Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Surpriza e radhës/ Kompleks gjigant dhe disa kulla në Vlorë

By: user 8
10 July 2025 at 17:43

Qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të një rezidence banesash dhe kullash në Vlorë me gati 90 mijë metra ndërtim, në një tokë plot 20 mijë e 500 metra katrorë, në vijën bregdetare të Vlorës. Kjo sipërfaqe, në një nga zonat më të rëndësishme turistike dhe urbane të vendit, duket se po shkon drejt zbatimit pa u bërë asnjë konsultim publik dhe pa u bërë transparente planet për qytetin.

Projekti është zbuluar për herë të parë më 9 korrik nga vetë studioja ndërkombëtare Oppenheim Architecture, që ka publikuar planet arkitekturore në faqen e saj zyrtare.

“Ndërsa Vlora, Shqipëri, vazhdon të zhvillohet përgjatë vijës së saj bregdetare në Adriatik, Oppenheim Architecture prezanton një shtresë të re në strukturën urbane të qytetit me një zhvillim në shkallë të gjerë. E vendosur në një kryqëzim mes qytetit të vjetër, Pyllit të Sodës dhe një marine të sapondërtuar, Zhvillimi Urban i Plazhit të Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 20,465 metrash katrorë dhe shton 89,320 metra katrorë ndërtim të ri. Në zemër të tij ndodhet një promenadë qendrore për këmbësorë, që shtrihet nga bulevardi deri në plazh, e menduar si një shtyllë publike që lidh arkitekturën me peizazhin dhe jetën e përditshme me ritmet më të gjera të qytetit.” – sqaron studio Oppenheim.

Sipas përshkrimit të studios, projekti mbështetet mbi një model që frymëzohet nga fshatrat tradicionale shqiptare dhe synon të krijojë një jetë urbane aktive dhe të ngjashme me komunitetet e dikurshme.

Sipas studios Oppenheim, në qendër të kompleksit nuk janë vetëm ndërtesat e ulëta. Tre kulla do të ngrihen mbi strukturën ekzistuese urbane, duke dominuar zonën e re.

“Tre kulla, të vendosura brenda strukturës së blloqeve, ngrihen mbi përmasën modeste të lagjes. Pozicionimi i tyre ruan korridoret pamore dhe hapësirat e hapura, ndërsa fasadat e tyre ndjekin të njëjtin gjuhë dizajni për të mbajtur koherencën arkitekturore.” – njofton Oppenheim Architecture, ndërsa zbulon se klienti për këtë projekt të përmasave gjigante është kompania Feniks Konstruksion Sh.P.K.

Kjo kompani, në pronësi të Ilir Shytit dhe Jaho Shtytit, ka në zotërim shoqërinë “Agrocon Albania”, dhe ka fituar në 20 nëntor 2017 statusin e “investitorit strategjik” për projektin “Agrocon”, ndërtim ferme bujqësore në Krutje të Lushnjes.

Përshkrimi i kompanisë tregon se ajo merret me disa biznese.

Ky projekt është një tjetër shembull i një politike të njëanshme të zhvillimit urban nga qeveria Rama. Asnjë transparencë, asnjë plan publik, asnjë konsultim me qytetarët për mënyrën si transformohet një hapësirë kaq e rëndësishme në një zonë me kulla dhe beton. Lapsi.al sjell këtë informacion që qeveria nuk e ka bërë publik, por që i rrjedh përmes firmave ndërkombëtare të arkitekturës.

Vlora në veçanti është kthyer në objektin e veprimeve më arbitrare të qeverisë. Mjafton të kujtojmë projektin për faljen e ishullit të Sazanit dhe zonës së Zvernecit për Jared Kushnerin, që shqiptarët e mësuan nga New York Times. Njësoj si sot, vendimet merren në errësirë, ndërsa publiku informohet nga jashtë vendit.

©Lapsi.al 

The post Surpriza e radhës/ Kompleks gjigant dhe disa kulla në Vlorë appeared first on Lapsi.al.

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave

By: Ardit
1 July 2025 at 18:43

Nga Klodian Tomorri Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me episode të dokumentuara të marrëzisë kolektive. Shpesh ato janë shndërruar në kriza që kanë gjunjëzuar ekonomitë e perandorive të mëdha të globit, si kriza e aksioneve të Misisipit apo fluska e Detit Jugor. Në raste të tjera, ato kanë rrënuar jetët e mijërave […]

The post Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave appeared first on BoldNews.al.

Nga Dua Lipa te Rihanna/ Pse të gjithë VIP-at po çmenden për kukullat Labubu

By: user 6
30 June 2025 at 21:30

I kemi parë të varura në çantat e Rihannës, Dua Lipës dhe Chiara Ferragni, në krahët e yjeve koreanë të muzikës pop (duke filluar me Lisën dhe Rosé nga BLACKPINK) dhe në videot e dhjetëra e dhjetëra krijuesve. Italia i është nënshtruar gjithashtu manisë për Labubu, një lodër me një shprehje paksa shqetësuese e krijuar nga stilisti nga Hong Kongu, Kasing Lung dhe të prodhuara nga Pop Mart.

Një pjesë e sharmit të Labubu është se ato shpesh shiten në kuti të mbuluara, domethënë në kuti të mbyllura ku ti nuk e di se cili personazh do të jetë brenda.

Çfarë janë Labubu?

Duket se frymëzimi i Kasing Lung për krijimin e Labubu-ve erdhi nga dashuria e tij për përrallat. Kafshët e vogla kanë dhëmbë të mprehtë të dalë, veshë të mprehtë, një trup me qime, sy të mëdhenj dhe një buzëqeshje që është në mes të keqdashjes dhe talljes.

Të lindura në vitin 2015, ato filluan të kenë gjithnjë e më shumë sukses që kur Pop Mart i mirëpriti në familjen e saj të lodrave dhe më pas shpërthyen nga viti 2024 e më pas.

Ekzistojnë disa variacione, por seria tematike më e popullarizuar nga të gjitha është “The Monsters” e disponueshme në formate të ndryshme, nga varëse çelësash prej pelushi deri te figura vinili. Jashtë dyqaneve Pop Mart ato janë shumë të vështira për t’u gjetur, por në internet mund të gjeni diçka.

Të famshmit e çmendur pas Labubu

Sekreti i tyre është të jenë të koleksionueshëm, paksa të personalizueshëm – ekziston një treg dytësor rrobash dhe aksesorësh për Labubu, madje edhe ato firmato – dhe mbi të gjitha të lehtë për t’u varur në çanta dhe kuleta.

Kjo është arsyeja pse emra si Rihanna, Emma Roberts, Dua Lipa janë dashuruara me to, pa harruar reperen tajlandeze Lisa, yllin e White Lotus dhe grupit të vajzave Blackpink, e cila kohët e fundit shpërtheu në bum duke i thënë Vanity Fair se i shpenzon “të gjitha paratë e saj” për Labubu dhe aksesorë.

Edhe Alcaraz mori një si dhuratë nga Zheng Qinwen, tenistja kineze që fitoi pesë tituj WTA. Shkurt, një fenomen i vërtetë. ©LAPSI.al

The post Nga Dua Lipa te Rihanna/ Pse të gjithë VIP-at po çmenden për kukullat Labubu appeared first on Lapsi.al.

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës, maskim i bukur për pastrimin e parave?

By: user 6
25 June 2025 at 23:25

Gazeta gjermane “Die Zeit” i ka kushtuar së fundmi një artikull festivalit të parë ndërkombëtar të arkitekturës, i cili u zhvillua para pak muajsh në Tiranë dhe ku morën pjesë rreth 150 arkitektë nga e gjithë bota. Një prej temave kryesore të trajtuara në artikull bën fjalë për ndërtimet e shumta që po zhvillohen në kryeqytet, veçanërisht ai i kullave shumëkatëshe që po rrethojnë qendrën e Tiranës.

Sipas “Die Zeit”, arkitektët e ftuar shprehën shqetësime të thella lidhur me destinacionin e këtyre ndërtesave dhe identitetin e blerësve të mundshëm, duke ngritur dyshime nëse këto projekte mund të shërbejnë si mjete për pastrim parash.

Në artikull theksohet se, ndërsa kryeministri Edi Rama promovon idenë se “e ardhmja e Evropës po ndërtohet në Tiranë”, disa pjesëmarrës e perceptojnë këtë vizion si një fasadë që fsheh pastrim parash, ku ndërtimet shfaqen tërheqëse në aspektin estetik, por lënë hapësirë për shqetësime serioze në lidhje me burimin e financimit.

“Atmosfera gjatë festivalit ‘Bread-and-Heart’ ishte një përzierje entuziazmi dhe shqetësimi. Një prej paqartësive kryesore ishte pyetja: kush do të jetojë në të gjitha këto ndërtesa? Po ashtu, u ngritën dyshime për natyrën e financimeve, me pretendime se kemi të bëjmë me pastrim parash në një nivel të lartë estetik. Megjithatë, ekziston shpresa që investimet e bëra do të përmirësojnë cilësinë e jetës në qytet, në një formë apo një tjetër,” – shkruhet në artikull.

Gjithashtu, artikulli thekson se në Shqipëri mbi 10% taksa mbi vlerën totale të ndërtimit duhet të paguhet që në fazën fillestare të projekteve, një shkallë më e lartë taksimi krahasuar me shumë vende evropiane. Këto fonde përfundojnë në arkën e shtetit, por pyetjet mbeten: A përbën kjo një mënyrë të mirë për të zgjeruar burimet financiare të shtetit, apo përkundrazi, një mundësi për legjitimimin e pastrimit të parave?

“Qëllimi i ndërtuesve është të ndërtojnë një qytet që bazohet në përzgjedhje të kujdesshme, jo thjesht në rregullime sipërfaqësore; ata synojnë të krijojnë bukuri, dizajn dhe teknologji për njerëzit. Shqipëria ka aktualisht rreth 2.5 milionë banorë, prej të cilëve 600 mijë jetojnë në Tiranë. Vendi përballet me një shkallë të lartë emigrimi, ndërsa kryeqyteti përjeton rritje banorësh. Diaspora shqiptare numëron deri në dhjetë milionë anëtarë jashtë vendit. Një shpresë tjetër është që përmes këtij bumit ndërtimor do të futen investime që do të nxisin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë,” vijon artikulli.

Megjithatë, kjo shpresë ngre edhe debate dhe dyshime gjatë festivalit. “Në Shqipëri, taksa mbi vlerën totale të ndërtimit është mbi 10%, ndjeshëm më e lartë se në vende të tjera evropiane. Këto fonde përfundojnë në arkën e shtetit, por pyetjet mbeten nëse kjo qasje zgjeron mundësitë financiare të qeverisë apo në të kundërt, shërben si një rrugë për pastrimin e parave,” theksohet më tej, duke përmendur edhe qëndrimet e opozitës, e cila e konsideron këtë problematikë si të thellë, sidomos pas arrestimit në shkurt të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën akuza për korrupsion dhe lidhje të afërta me Edi Ramën.

Në fund, gazeta përshkruan një panoramë të ndërlikuar në Tiranë, ku ngrihen pyetje të rëndësishme mbi ekonominë politike, demokracinë dhe traditat, ndërsa arkitektë të njohur perëndimorë diskutojnë se si projektet e mëdha ndërtimore mund të nxisin avancimin e një vendi që ende përballet me sfida të mëdha.

“Pra, në Tiranë dhe pjesë të tjera të Shqipërisë, veçanërisht përgjatë bregdetit të lakmuar bashkëjetojnë pyetje të thella mbi zhvillimin politik dhe social, ndërsa arkitektë ndërkombëtarë debatojnë mbi rolin e projektit urbanistik në kalimin drejt shekullit 21. Edi Rama ka zgjedhur një rrugë kontradiktore, por e ndjek me vendosmëri. Vitin tjetër arkitektët do të kthehen në festival, ndërsa ndërtime të shumta do të vazhdojnë të ngrihen shpejtësia është një nga premtimet kryesore të Shqipërisë sot. Godinat do të qëndrojnë, por mbetet për t’u parë se cilat do të jenë pasojat reale dhe nëse premtimet e tjera do të plotësohen,” përfundon artikulli. /LAPSI.al

The post Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës, maskim i bukur për pastrimin e parave? appeared first on Lapsi.al.

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

18 June 2025 at 22:51

Të famshëm, të shtrenjtë por që në Shqipëri gjithnjë i kanë shoqëruar pikëpyetje të shumta: a po përdoren nga pushteti për të ndihmuar rregullimin estetik të parave të pista që po depërtojnë në sektorin e ndërtimit? Kontestimet e projekteve të kullave me dhjetëra kate që po mbijnë çdo ditë në kryeqytetin e Shqipërisë i preku […]

The post Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin appeared first on BoldNews.al.

“Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera

15 June 2025 at 18:59

Ndërsa kullat shumëkatëshe shtohen dita-ditës, ajo që ka më pak rëndësi është siguria e atyre që i ndërton. Sektori i ndërtimit dhe ai minerar po shndërrohen në arenat më të rrezikshme, ku humbja e jetës është bërë statistikë dhe drejtësia një iluzion. Me dhjetëra kantiere në zhvillim e sipër, punonjës të pa pajisur me mjete […]

The post “Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera appeared first on BoldNews.al.

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

By: Ardit
13 June 2025 at 15:20

Xhafer Lila banon në një prej pallateve pas shkollës Emin Duraku në Tiranë. Ai dhe një grup banorësh po protestojnë prej muajsh, pasi mësuan se në hapësirën mes pallateve dhe oborrit të shkollës do të ndërtohet një kullë 16 katëshe. “Nuk e di si mund të lejohet një katrahurë e tillë, për më tepër ngjitur […]

The post Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën appeared first on BoldNews.al.

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

11 June 2025 at 09:32

Nga Boldnews.al Në 22 Maj të vitit 2025, Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur përfundimisht për shfuqizimin e një gjobe me vlerë 63 milionë lekë të reja (mbi 600 mijë euro), të vendosur nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranë ndaj kompanisë “TDT & Partners”, e cila po ndërton kullën “Book Building”, […]

The post “Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian appeared first on BoldNews.al.

“Ekspozita Building”/ Kulla e Ervin Matës që ngrin në zemër të Tiranës, dyshime mbi financimin

24 May 2025 at 12:26

Një projekt gjigant ndërtimi, i firmosur nga zyrtarë të lartë të qeverisë, sot qëndron i braktisur në zemër të kryeqytetit. Dokumente zyrtare dhe analiza ekspertësh ngrejnë hije dyshimi për një rrjet të ndërlikuar financimesh të dyshimta, të lidhura me pastrim parash dhe trafik ndërkombëtar droge, në një sektor ndërtimi që vazhdon të rritet përtej logjikës […]

The post “Ekspozita Building”/ Kulla e Ervin Matës që ngrin në zemër të Tiranës, dyshime mbi financimin appeared first on BoldNews.al.

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

18 May 2025 at 22:37

Një nga projektet më të diskutuara ka qenë ndërtimi i kullës ngjitur me Sahatin e Tiranës, një nga monumentet e pakta kuturore që kanë ngelur nga e kaluara. Një identitet i kryeqytetit për dhjetëra vite, teksa tani mund të shihet vetëm me dylbi dhe ngjan vetëm si një “lodër” në krahasim me ndërtimet që e […]

The post Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës appeared first on BoldNews.al.

Kulla e heshtjes, ndërtimi 16-katësh që sfidon ligjin dhe komunitetin në zemër të Tiranës

7 May 2025 at 17:15

Ndërsa mbante postin e Ministres së Kulturës dhe më herët si Këshilltare për Çështjet e Territorit në Kryeministri, Elva Margariti nuk deklaroi asnjëherë pronësinë mbi truallin ku sot ndërtohet “The Prime Tower”. Kjo pronë i përket familjes së saj dhe është bërë objekt lejeje ndërtimi gjatë kohës që ajo ishte në detyrë. Në një nga […]

The post Kulla e heshtjes, ndërtimi 16-katësh që sfidon ligjin dhe komunitetin në zemër të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Rama e nis ditën me rezolutën e PPE: Një mal me broçkulla! Boria e parë e humbjes ra në Spanjë

1 May 2025 at 09:14

Edi Rama, në rubrikën e sotme “Sy më sy” e ka nisur direkt duke komentuar rezolutën e Jashtëzakonshme me titull “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”, të miratuar ditën e djeshme në Kongresin e PPE-së. Në rezolutën e propozuar nga PD ngrihet alarmi për rrezikun serioz që i kanoset demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare të […]

The post Rama e nis ditën me rezolutën e PPE: Një mal me broçkulla! Boria e parë e humbjes ra në Spanjë appeared first on BoldNews.al.

Bizneset “braktisin” ndërtimin e kullave? Rishpallet për herë të tretë thirrja për “LIFT Tower”

1 May 2025 at 08:49

Korporata e Investimeve Shqiptare hapi për herë të tretë thirrjen e lidhur me kontratën “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i LIFT Tower”, pjesë e nënprojektit “Ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës Shqiptare”. Si pjesë e nismës së qeverisë për të zhvilluar disa prona shtetërore përmes bashkëpunimit me privatin, interesi për këtë projekt është shfaqur i luhatur. […]

The post Bizneset “braktisin” ndërtimin e kullave? Rishpallet për herë të tretë thirrja për “LIFT Tower” appeared first on BoldNews.al.

Edhe te pallati i sportit “Asllan Rusi” pritet të “mbijnë” kulla?

24 April 2025 at 19:11

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka autorizuar Korporatën e Investimeve të nisë punën për hartimin e projketit në zonën e pallatit të sporteve “ Asllan Rusi’”, i cili do të financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar dhënien e autorizimit për Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH) për të nisur punën mbi […]

The post Edhe te pallati i sportit “Asllan Rusi” pritet të “mbijnë” kulla? appeared first on BoldNews.al.

PLANI/ Shembje dhe kulla pas Muzeut Kombëtar, do të rrafshohen rreth 35 ndërtesa

8 April 2025 at 15:48

Mbi 17,000 m2 truall në qendër të Tiranës, ku aktualisht ndodhen rreth 35 ndërtesa, përfshirë katër pallate deri në 9 kate, si dhe godinat publike të Teatrit Metropolitan dhe “Info-Point” i bashkisë, pritet të rrafshohen për t’i hapur rrugë një plani për kulla. Kjo u mësua të hënën gjatë konkursit ndërkombëtar për të ashtuquajturin Masterplan i […]

The post PLANI/ Shembje dhe kulla pas Muzeut Kombëtar, do të rrafshohen rreth 35 ndërtesa appeared first on BoldNews.al.

Elton Laska: Pastrimi i parave në ndërtim, i vetmi “program” i Edi Ramës!

By: Ela
5 April 2025 at 22:43

Sekretari i Përgjithshëm i “Shqipëria Bëhet”, Elton Laska, teksa ka publikuar një foto në Facebook ku shihet një kantier ndërtimi, ashtu siç është kthyer prej kohësh edhe i gjithë kryeqyteti, shprehet se pastrimi i parave në ndërtim është i vetmi “program” i Edi Ramës. Laska deklaron se Rama e ka kthyer pastrimin e parave në ndërtim […]

The post Elton Laska: Pastrimi i parave në ndërtim, i vetmi “program” i Edi Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Projekti me kulla/ Shpallet fituesi i konkursit për rijetëzimin e stadiumit “Selman Stërmasi”

By: D Marku
4 April 2025 at 19:50

OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k, shpallet fituese e konkursit për rijetëzimin e staduimit ‘Selman Stërmasi”.

Në fazën finale të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ishin 5 skuadrat finaliste, ku OMA u zgjodh fituese.

Skuadrat finaliste peezantuan konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s.

The post Projekti me kulla/ Shpallet fituesi i konkursit për rijetëzimin e stadiumit “Selman Stërmasi” appeared first on Albeu.com.

“Ka përdorur vajzën e tezes”/ Denoncimi i avokatit Beqiri: Ilir Meta po pastron 210 mln euro me 12 kulla në Rumani

4 April 2025 at 09:52

Avokati Idajet Beqiri denoncoi në studio televizive një tjetër çështje që lidhet me pasuritë e ish-presidentit të arrestuar që prej 21 tetorit 2024, Ilir Meta, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë. E jo vetëm, por edhe me disa pasuri në vila e shtëpi të kreut të PD-së, Sali Berisha, për të cilat tha se i ka kallëzuar në SPAK, ua ka bërë gati të kopsitura dhe madje me lokacione, por “ata flenë mbi dosjet e tyre”.

Beqiri denoncoi edhe me fotografi rastin që ka të bëjë me një lagje luksi me 12 kulla të ndërtuara në Rumani, një kompleks gjigant i quajtur “Dielli”, 12 km larg Bukureshtit dhe shumë të tjera në proces, që e cilësoi si të ngjashme me modelin “Komuna e Parisit” në Tiranë.

“Janë 210 mln euro të pastruara në Rumani. Po bëhet si Parisi i Vogël. Kompleksi ‘Dimri’ e ka. 12 km larg Bukureshtit. Janë miliona euro këto në fotografi. Firma prestigjoze, pishina, rezidenca, dyqane me qira. Këto janë të ish-presidentit Ilir Meta.

SPAK le të vejë te vajza e tezes së Ilir Metës dhe burri i saj, të verifikojë, SPAK i jap provat me hetimin e parë që kam bërë vetë. Le të shkojë dhe ta verifikojë, ta gjejë, por besoj se do veprojë njëlloj si me të tjerat. Janë 12 kulla të ngjashme, si me Komunën e Parisit në Tiranë, një pjesë kanë mbaruar”, tha avokati. Më tej ai theksoi se prokurorët flenë mbi dosje, madje edhe për rastin e pasurive të Berishës, ku shtoi se ia ka gjetur pasuritë gjithandej nëpër Europë dhe denoncuar deri edhe me zona se ku ndodhen.

“Ata i kanë dosjet gati, ata flenë në to, zënë pluhur dosjet, le të rrinë atje, një ditë do shkundet ky pluhur, por atëherë do jetë e rëndë. I kemi thënë SPAK ndiq paranë, të shikojë vilat e Berishës në Greqi, Belgjikë, Itali, Angli etj., ia kemi dhënë me zona konkrete, edhe për Metën, pse nuk veprojnë. U gjetën vilat e Berishës jashtë vendit dhe u denoncuan”, shprehet avokati

Ai mori për referencë rast të ngjashëm ku prokurorët i anashkalojnë qëllimisht hetimet për dosjet e denoncuara, duke e krahasuar me çështjen “Haklaj”.

“Edhe dosjen e Haklajve prokuroria e mbylli, e harroi njëlloj si të tjerat. Dhe prokurori ishte Besim Hajdarmataj, ish-prokurori i Krimeve të Rënda, emri i tij ishte atje. Ia çuam edhe me emrin e autorit, Lumneshit, ia kemi dhënë. Ai vetëm kaq duhet të verifikonte, por nuk e ka bërë. Bënte udhëtime me avion dhe flinte në hotel me 5 yje. Tani është i kallëzuar për organizatë kriminale, e kjo nuk është mirë”, kujton avokati rastin në fjalë.

The post “Ka përdorur vajzën e tezes”/ Denoncimi i avokatit Beqiri: Ilir Meta po pastron 210 mln euro me 12 kulla në Rumani appeared first on Sot News | Lajme.

Kush i vodhi “sekretet” e SPAK? Klodiana Lala: U kontrollua në një kullë të Tiranës

By: user 6
3 April 2025 at 21:34

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për skandalin me ndërhyrjen në email-et e tre prokurorëve, ku janë marrë të dhëna hetimore. Lala tha se ka dyshime që kjo të jetë vepër me sfond mafioz, ndërkohë që materialet që janë marrë, kanë të bëjnë me hetimet për një politikan, një biznesmen dhe punonjësen e kompanisë së biznesmenit. Lala tha se lidhur me këtë SPAK po heton dhe shtoi se është kontrolluar një zyrë në një kullë të Tiranës, nga ku dyshohet se është kryer hakerimi.

“Në 12 mars 2025 sistemet e brendshme të SPAK janë vënë në shënjestër të një hakerimi dhe është synuar të merren dosjet e prokurorëve. Nga hetimet, rezulton se hakerat kanë hyrë në kompjuterat e tre prokurorëve, Enkelejda Millonai që ka dosje të politikës, te prokurorja Elida Karçini dhe Behar Dibra. Këto tre kompjuter nuk kanë qenë të mbrojtur në atë lloj forme sa të mos depërtoheshin nga hakerat. Është synuar edhe hakerimi i kompjuterit të Altin Dumanit, por ka rezultuar se email-i i zotit Dumani nuk ësht hakeruar. Nga këto tre kompjuter janë marrë disa dojse.

Arnold Rrokaj, ish punonjës i IMT, ka bërë hakerimin përmes pajisjeve. Nga telefoni i Zambak GJonit, ish drejtor i paraburgimit të Vlorës, janë dërguar në të paktën katër persona të tjerë, dy shpërndarje të dosjeve kanë shkuar në adresë të dy gazetarëve.

SPAK e pranon që materialet janë pjesë e dosjeve por jo dosje të plota hetimore. Dyshoj edhe pse nuk është konfirmuar, se ka të bëjë me mosndryshimin e passwordeve në kompjuterat e prokurorëve. Së dyti, punonjësi i IT kur ka patur sinjalizim, kur kishte tentative për tu hapur email jashtë, duhet të bëhej shkëputje totale. Mendoj se SPAK duhet të japë shpjegim dhe të ketë detajime dhe hetim të plotë.

Nuk e shoh si histori të Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonajt. Po në këtë emision kam thënë, që në SPAK po zhvillohet një ngjarje, që jo për nga personazhet por nga mënyra si veprohet është tërësisht mafioze. Këtu është thelbi i kësaj gjëje. Materialet lidhen me hetimet ndaj një ish ministri, që është deputet aktual. Një biznesmeni dhe një punonjëse në kompaniën e këtij biznesmeni. Pavarësisht se materialet janë sensitive, nuk është e gjithë dosja hetimore. Se një dosje mund të ketë 70 fashikuj. Pra janë marrë materiale hetimore, por jo e gjithë dosja.

Është zbuluar një zyrë nga është bërë hakerimi. Zyra në një nga kullat në Tiranë. Është bërë kontroll në këtë zyrë. Pajisjet po kqyren nga prokurorët. Nuk mund ta them se ku, në këtë mënyrë mund të dëmtojmë një hetim, nuk e shoh si një histori të dy zyrtarëve. E shoh si histori mafioze, me qëllime të përcaktuara, shkatërrimi i reputacionit të SPAK, lufta e klaneve brenda mazhorancës Të gjithë personat rezultojnë të lidhur me një eksponent të lartë të PS. SPAK të na thotë nëse është i përfshirë.

Nuk është histori e Arnoldit dhe Zambakut, por më e lartë nga një grup i strukturuar mafioz, me prapavijë dhe qëllime mafioze. Sa do të shkojë SPAK te kreu i grupit, të na e thonë prokurorët. Ku kanë përfunduar materialet? A ka ndërhyrje? A janë përdorur për shantazh?”, – tha Lala. /TPZ

The post Kush i vodhi “sekretet” e SPAK? Klodiana Lala: U kontrollua në një kullë të Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Prokurorë të shkarkuar, skafistë, mashtruesë dhe të dënuar/ Ja kush janë ndërtuesit e kullave të Ramës

By: Ardit
31 March 2025 at 12:19

Pak ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi lejen e ndërtimit për rezidencën Sima Tower në rrugën Bedri Karapici. Kompanitë përfituese të lejes janë Sima Com Alb dhe Alb Vizion Construction. Kompania Alb Vizion Construction zotërohet nga dy bashkëshortë. Ata janë Ardita Prendi dhe Bardhok Lleshi. Zoti Lleshi ka qenë prokuror në […]

The post Prokurorë të shkarkuar, skafistë, mashtruesë dhe të dënuar/ Ja kush janë ndërtuesit e kullave të Ramës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌