Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 July 2025Main stream

“Dasma shkodrane”, monumenti që Kol Idromeno i dedikoi traditës dhe kulturës, historisë dhe pasurisë shpirtërore të Shkodrës

By: berti
22 July 2025 at 15:57

Nga Albert Vataj Ka çaste kur një vepër arti bëhet më shumë se një dritare mbi të shkuarën; ajo kthehet në një rit të gjallë, një këngë pa zë që rreh në zemrën e kujtesës. “Dasma shkodrane”, kjo kryevepër e Kol Idromenos e vitit 1924, është një prej atyre mrekullive ku historia dhe arti bashkëjetojnë në një përqafim të rrallë. Një kanavacë ku ngjyrat janë të rrahura nga drita e një qyteti që…

Source

Gjergj Luca: “Qefi osht; shumë punë, sakrifica, mundime, përpjekje… osht jetë” o “Jeta Osh Qef”

By: berti
21 July 2025 at 23:14

Në një reagim të drejtpërdrejtë dhe plot temperament, sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca iu përgjigj një akuze të shpërndarë së fundmi në redaksinë e JOQ, sipas së cilës, në një zonë të bregdetit të Sarandës, një pjesë e malit do të ishte prerë, terreni do të ishte betonuar dhe mbi të do të ishte nisur ndërtimi i një strukture metalike. Qytetari që kishte dërguar pamjet pretendonte se bëhej fjalë…

Source

Yesterday — 21 July 2025Main stream

Robert Burns, poeti që filloi me dedikime dashurie dhe u shndërrua në një bard skocez

By: berti
21 July 2025 at 16:02

Nga Albert Vataj NE PERVJETORIN E NDARJES NGA JETA TE POETIT Në horizontin e madh të poezisë, ku zërat shuhen e të tjerë ngrihen si stuhitë e shpirtit, Robert Burns nuk është thjesht një poet, por një vegim i papërsëritshëm që e ktheu këngën e fshatit në himn të përjetësisë. Ai lindi dhe u rrit në pluhurin dhe dritën e jetës së thjeshtë rurale, por vargjet e tij ishin si një uragan që fryu mbi…

Source

Before yesterdayMain stream

Françesko Petrarka, “Babai i Humanizmit” dhe urëlidhja mes Mesjetës dhe Rilindjes

By: berti
20 July 2025 at 15:17

Nga Albert Vataj Më 20 korrik 1304, në qytetin toskan të Arezzos, lindi një prej figurave më ndriçuese të historisë së letërsisë dhe mendimit evropian, Françesko Petrarka. Fëmijëria e tij u formësua në një kohë lëvizjesh të mëdha shoqërore dhe shpirtërore, kur familja e tij, për arsye politike, u transferua në Avignon të Francës, atëherë selia e papatit. Ishte pikërisht aty…

Source

Turqia fiton një betejë të gjatë ligjore me SHBA për statujën e perandorit romak, filozofit Mark Aurel

By: berti
20 July 2025 at 12:50

Pas më shumë se gjysmë shekulli, një statujë bronzi e rrallë e perandorit romak Mark Aureli është kthyer në Turqi, duke mbyllur një kapitull të gjatë betejash ligjore dhe përpjekjesh diplomatike. Ky riatdhesim është cilësuar si një “arritje historike” për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, bëri të ditur se statuja ishte nxjerrë…

Source

BBC: Trupi ynë, një mozaik kërpudhash që ndoshta ndikon edhe në trurin tonë

By: berti
20 July 2025 at 12:17

Në trupin tonë jetojnë miliona forma të jetës që shpesh i harrojmë, duke bashkëjetuar me ne në heshtje. Prej kohësh kemi mësuar të flasim për bakteret dhe viruset si pjesë e pandashme e ekosistemit tonë të brendshëm, por një tjetër botë mikroskopike, po aq misterioze sa edhe e pazbuluar plotësisht, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e shkencës: kërpudhat. Ky material i BBC-së hedh një dritë…

Source

Giuseppe Massani, fotografi fashist që zbuloi dhe maskoi realitetin e Shqipërisë së vitit 1940

By: berti
20 July 2025 at 11:21

Nga Albert Vataj Në një epokë të trazuar, kur Europa po tronditej nga marshimi i fashizmit dhe retorika e Musolinit kumbonte përtej brigjeve të Adriatikut, një sy i mprehtë, ai i Giuseppe Massanit, shihte dhe regjistronte një Shqipëri që ndodhej mes realitetit të saj të vjetër dhe imazhit të ri që propaganda donte t’i jepte. Fotografitë e tij, të botuara në vëllimin “Albania: testo e foto di…

Source

20 korrik 1969, “Apollo 11” mbërrin në hënë. Një hap i vogël për njeriun, por një hop gjigant për njerëzimin

By: berti
20 July 2025 at 08:26

Nga Albert Vataj Ishte një ditë korriku, kur njerëzimi ngriti sytë drejt qiellit me një besim të ri dhe një ankth të papërshkrueshëm. 20 korrik 1969 nuk ishte më një datë në kalendar, por një portë që u hap drejt së panjohurës. Në atë çast, planeti ynë u bë më i vogël dhe ëndrrat më të mëdha. Ky hap i parë, i dridhur dhe i ndrojtur, në një botë që për shekuj ishte strehë legjendash…

Source

“Pazari i humbur i Shkodrës”, një përqafim i përmallshëm me kohën përmes ringjalljes së kujtesës

By: berti
19 July 2025 at 13:07

Nga Albert Vataj Në Shkodër asgjë nuk humbet, e aq më pak Pazari, një nga ikonat e kohjes dhe historisë së qytetit. Sepse në Shkodër, aty ku çdo gur rruge mban në vete një copë histori dhe çdo erë mëngjesi bart një aromë kujtese, u hap një dritare e re mbi të kaluarën, një ftesë për të ecur nëpër gjurmët e qytetit që di të jetësojë vlerat e veta. Shkodra, qyteti i madhështisë së heshtur…

Source

Kush ishte Marilyn Monroe e vërtetë, përtej ikonës së Hollivudit dhe vezullimit të famës?!

By: berti
18 July 2025 at 16:13

Nga Albert Vataj Në qiellin e kulturës moderne, ku yjet shpesh fiken shpejt, ekziston një dritë që nuk u zbeh kurrë: Marilyn Monroe. Ajo lindi si Norma Jeane Mortenson më 1 qershor 1926, në Los Anxhelos, por lindi për botën si një metaforë e bukurisë së trazuar dhe e brishtësisë që sfidon përjetësinë. Figura e saj nuk është thjesht një portret që ka dekoruar ekranin e argjendtë…

Source

Shtjefën Palushi-Tefa, personazhi ikonik i karikaturës, satirës dhe traditës shkodrane të humorit

By: berti
18 July 2025 at 12:53

Nga Albert Vataj Shkodra ka trashëguar një traditë të pasur të humrit, satirës, barcaletës, bejtes, sarkazmës, karikaturës, dhe krejtçfarë mëndja dhe shpirti në një nevojë për t’u ndeshur me të keqen dhe çliruar prej çdo kufizimi, krijon të qeshurën, jeton me të duke e përdorur si një antitrup. Të gjitha ata që patën fatin të kishin artin e të qeshurës, dhe jo vetëm, si emër, jetë dhe vepër…

Source

Adam Smith, humanisti që hodhi themelet e një Akropoli, mbi të cilin ndërtohet gjithë ekonomia moderne

By: berti
17 July 2025 at 16:10

NE PERVJETORIN E NDARJES NGA JETA TE ADAM SMITH Nga Albert Vataj Në thellësinë e periudhës së hershme moderne, kur Europa përjetonte përplasjen mes dritës së iluminizmit dhe hijes së strukturave feudale, u ngjiz një diskurs i ri, një fije e artë që lidhte filozofinë me ekonominë. Kjo fije nuk ishte veçse përpjekja për të kuptuar dinamikat e pasurisë, të pronës dhe të shkëmbimit…

Source

Brenda Rolls Royce, makinës më të kushtueshme në histori, dhurata e baronit të biznesit, Clarence Gasque për gruan e tij Maude

By: berti
17 July 2025 at 14:45

Nga Albert Vataj Nuk mund të thuhet se Rolls Royce Phantom Brougham De Ville ishte vetëm një dhuratë surprizë e një bashkëshorti për gruan e tij, por edhe makina më unike dhe e patëdytë e prodhuar me shasinë e Rolls Royce, një makine legjendare, që ishte dhe mbeti si e tillë. Brendësia në Rolls Royce Phantom Brougham De Ville, të vitit 1926, nuk je tamam si brenda një makine të personalizuar…

Source

“Shqiptarja” e francezit Jean-Baptiste Camille Corot, bukuria delikate dhe meditativja shprehëse e gruas

By: berti
16 July 2025 at 09:10

Nga Albert Vataj Piktura nuk rreket të tregojë vetëm sipërfaqen e dukshme të gjërave, hirin dhe kumtin rrezellites të së bukurës, se sa ngulmueshëm ajo del nga shpërthimi mëtues për t’i dëshmuar botës përmes artit, shpirtin e atij që ngre tempuj teksa i blatohet krijimit. Njëjt është jetësuar edhe kjo tablo. “Shqiptarja” një pikturë e rëndësishme e galerisë së piktorit francez…

Source

12 sekondat që shtytën njeriun pas 12 mijë vitesh drejt Hënës

By: berti
16 July 2025 at 09:00

Nga Albert Vataj Sot 56 vite më parë, pas një betejë ngadhënjyese prej 25 miliard dollarësh, të shkencës dhe sfidës më të kurajshme të njeriut, më 16 korrik 1969, shkëputët nga platforma Kennedy Space Center anijen kozmike Saturn V, e cila mbante në bordin e saj, astronautët, Neil Armstrong, Edwin Aldrin dhe Michael Collins, të përzgjedhurit e misionit “Apollo 11”. Destinacioni ishte Hëna…

Source

Lisa del Giocondo, fisnikja që koha e ktheu në misterin më magjepsës të artit botëror, e njohur si Mona Lisa

By: berti
15 July 2025 at 16:12

Nga Albert Vataj Ajo ishte një grua e gjallë, me frymë të butë dhe me një brendësi që s’e përshkruan dot fjala. Një fisnike italiane nga familja e njohur Gherardini e Firencës, e lindur më 15 qershor 1479 dhe e ndarë nga jeta më 15 korrik 1542. Por historia do ta njihte me një emër të dytë, një emër që nuk i përket më një njeriu, por një misteri të pambarim: Mona Lisa. Lisa del Giocondo ishte…

Source

Xhixha dhe Milot, dy shqiptarë në “Artis Suavitas 2025”, një mbrëmje nderimi, dhimbjeje dhe ndritjeje

By: berti
14 July 2025 at 20:10

Nga Albert Vataj Nga Paestum-i antik, një thirrje moderne për kujtesë, kulturë dhe qytetari të ndërgjegjshme Në zemër të kompleksit monumental të Paestum-it, në hijen madhështore të Tempullit të Neptunit, mbrëmjen e 13 korrikut 2025 u mbajt ceremonia përmbyllëse e edicionit të gjashtë të Çmimit Artis Suavitas, një mbrëmje e përthithur nga emocionet, drita e përkushtimit njerëzor dhe përvijimi i…

Source

Frank “Rocky” Fiegel, personazhi i filmave për fëmijë, Popeye, ai ishte aq real sa dhe i vërtetë deri në fenomen

By: berti
13 July 2025 at 09:17

Nga Albert Vataj Popeye është gjithnjë ai me llullë në gojë, ai që përfshihet në zënka detarësh për Olive Oyl dhe pikërisht atëherë kur gjithçka është kundër tij, spinaqi i jep superfuqi për të fituar. Kaq dhe ndoshta jo më shumë, por jo. Popeye nuk ishte thjeshtë një personazh trill i filmave për fëmijë, ai ishte aq real sa dhe i vërtetë deri në fenomen. Në universin e fëmijërisë sonë…

Source

Librat gjigandë të kujtesës së kohës, një murmurim shekullor që ruan përmes fjalës së shkruar ritmin e historisë

By: berti
13 July 2025 at 07:50

Nga Albert Vataj Të njohur si “Velké knihy” ose “Librat Gjigandë”, këta kolosë të dorëshkrimit janë më shumë se objekte bibliografike, ata janë kujtesa e skalitur e një epoke, një murmurim shekullor që ruan përmes fjalës së shkruar ritmin e historisë, frymën e ligjeve dhe peshën e mendimit politik e kulturor të një bote që ndryshonte përmes luftërave, reformave dhe ideve.

Source

Andon Zako Çajupi, rilindasi që kontribuo me penë dhe me vepër për çështjen kombëtare shqiptare

By: berti
11 July 2025 at 08:27

Nga Albert Vataj Në arkitekturën shpirtërore të kombit shqiptar, në themelin e ndërgjegjes sonë atdhetare dhe të letërsisë si instrument zgjimi e mobilizimi, figura e Andon Zako Çajupit qëndron si një majë e ndritur, e vetëtimtë dhe fshikulluese njëherazi. Nuk mund të përfytyrohet historia e Rilindjes Kombëtare pa këtë mendje të mprehtë dhe zemërzjarrtë që, përmes fjalës së gdhendur me flakën e…

Source

❌
❌