Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

BEN BLUSHI: A DO PRISHET MURI I BERLINIT NË TIRANË

By: njeshi
11 July 2025 at 20:37

Nga Ben Blushi- Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes të Tiranës, siç ndante dikur Muri i Berlinit kapitalizmin nga komunizmi. Muri për të cilin po flas ndan dy nga rrugët kryesore të Tiranës, rrugën e Bogdanëve dhe rrugën e Ambasadave. Dikur këto akse paralele ishin të bashkuara dhe njerëzit që jetonin në këtë zonë kalonin nga njëra te…

Source

Ambasadori palestinez në Shqipëri, Sami Mhanna, bën apel për drejtësi dhe paqe: Populli i Gazës meriton të jetojë me dinjitet, si çdo komb tjetër!

By: nilda
11 July 2025 at 14:03

“Intervistë ekskluzive për Argumentum.al me SHTZ. Sami Mhanna, Ambasador i Shtetit të Palestinës në Shqipëri.” Intervistoi: Marjana Doda Ndërsa konflikti Izrael-Gaza hyn në muajin e tij të 16-të, i shënuar nga humbje të mëdha njerëzore, Argumentum.al zhvilloi një intervistë ekskluzive me Shkëlqesinë e Tij Sami Mhanna, Ambasadorin e sapoemëruar të Shtetit të Palestinës në Republikën e…

Source

Before yesterdayMain stream

Bregu për World Economic Forum: Ndyshimet klimatike po cënojnë shëndetin e ekoniminë

By: fra nc
10 July 2025 at 11:45

World Economic Forum (WEF), një nga Forumet  më të rëndësishme ndërkombëtare për politika publike dhe zhvillim të qëndrueshëm, ka botuar sot një shkrim të Majlinda Bregut, në rolin e Komisioneres për Klimën dhe Shëndetin pranë OBSH Europë, mbi pasojat që ndryshimet klimatike kanë mbi shëndetin, tregun e punës dhe strukturën sociale, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimi hedh dritë mbi një të vërtetë të pakundërshtueshme: krizat klimatike nuk po djegin vetëm pyjet dhe tokën, po gërryejnë edhe sigurinë tonë ekonomike dhe shëndetësore. Dhe Ballkani Perëndimor është në vijën e parë të kësaj sfide.

“I nxehti ekstrem, siguria ushqimore, ndotja e ajrit, nuk janë më një rrezik i largët, por një realitet i përditshëm që rrit sëmundjet, godet më fort shtresat e pambrojtura dhe sfidon tregun e punës veçanërisht për komunitetet që varen nga industritë ndotëse”- shkruan Bregu duke theksuar më pas se çdo ditë ka raste emergjencash shëndetësore, nga i nxehti, nga ushqimi me pesticide, nga ndotja e ajrit prej blozës së makinave apo betonit. Por ka edhe një hall tjetër për ata që rrezikojnë të humbasin punën si rezultat i zhvillimit. Në gjithë Europën dhe sidomos në Ballkanin Perëndimor, kalimi i domosdoshëm drejt energjisë së rinovueshme, të gjelbër, po i bie ndesh një tregu pune të brishtë, duke vënë në rrezik edhe vendet e punës të shumë punëkërkuesve që s’kanë shumë alternative zgjedhjeje. Çdo vend është sot në presionin e ndërtimit apo fuqizimit të ekonomisë. Nuk them asgjë të re që konceptet e ekonomisë së qendrueshme, të pastër ose të gjelbër nuk duken kaq prioritare apo emergjente. Por, nëse mendojmë së “ kjo punë pret” mund t’i hapim rrugë një burim të ri problemesh të cilat nesër do të duan më shumë energji dhe buxhete për t’i zgjidhur. Nuk është çështje klime, është çështje jete. Ndotja që rrit sëmundjet kronike, pasiguria ushqimore që kërcënon shëndetin e familjeve, stresi dhe ankthi që po godet sidomos të rinjtë kanë nevojë për politika të qarta sot.

The post Bregu për World Economic Forum: Ndyshimet klimatike po cënojnë shëndetin e ekoniminë appeared first on Euronews Albania.

Analiza/Berisha nuk synon vetë të fitojë!

By: njeshi
9 July 2025 at 06:42

Në çdo vend normal, ku qeveria qendrore kontrollon gjithçka – nga administrata publike deri te sistemi i drejtësisë e media – opozita duhej të ishte flamuri i shpresës dhe ndryshimit. Në Shqipëri, ndodh e kundërta. Pavarësisht pakënaqësive të shumta, abuzimeve, arrogancës dhe konsumimit të gjatë të pushtetit nga Edi Rama dhe Partia Socialiste, opozita jo vetëm që nuk fiton, por duket sikur nuk…

Source

Martin Leka, nga “Koha Jonë” te “… një kohë mashtrimi universal, ku të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”

By: berti
8 July 2025 at 21:02

NE VEND TE NJE KARTOLINE, SOT PER DITELINDJE Nga Albert Vataj Për disa, emri i Martin Lekës mund të kalojë në heshtjen e zakonshme të emrave dhe zhurmën e ububushme të rrjeteve sociale, spektaklin e atyshmërisë boshe dhe virtuozitetin e krijimit të yjeve që tentojnë fluturimin nga kotësia e despotizmit të algoritmit e në qendër të galaksisë. Por për ata që e përjetuan zgjimin e fjalës së…

Source

Fundi i fjalës së shtypur, një elegji për gazetën që shuhej ngadalë para syve tanë

By: berti
6 July 2025 at 11:18

Nga Albert Vataj “The Newspaper” e fotografuar nga Sándor Kereki në Budapest, më 1975, na kujton me forcë poetike se si një gazetë e thjeshtë mund të ngërthente brenda saj universin e një qyteti, të një kohe, të një njeriu. Sot ajo fotografi mbetet si dëshmi e një epoke që po ikën, dhe e një zbrazëtie që nuk kemi ende kurajë ta pranojmë si humbjen tonë më të thellë. Po numërojmë ditët e fundit…

Source

Satira e Gjekmarkajt: Një brengë e madhe i mundon socialistët, a do jetë Zeqineja e Roskovecit…

By: lindita
5 July 2025 at 14:33

Nga Agron Gjekmarkaj Kam marrë shumë mesazhe këto ditë nga miqtë e kronikës, të cilëve në ethet e mëdha të fushatës që sapo kaloi mezi u pritej rikthimi i saj. Madje njëri syresh më tha mezi po durojmë o qerrata deri në shtator kur kronika të pasurohet me personazhet e rinj, që duket sikur janë krijuar fiks për të. Ju rritë ndera, Zoti ja shtoftë erzin Babos teksa qëndiste listën e…

Source

10 arsye pse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte

By: redi
4 July 2025 at 19:15

Nga: Roland Qafoku Sot është 4 korriku, dita e Pavarësisë së SHBA-ve. Nuk besojmë se ka një komb tjetër në rruzull që festa e pavarësisë të një kombi tjetër të ketë kaq shumë rëndësi sa festa kombëtare e SHBA-ve për Shqipërinë. Jemi populli më proamerikan në Botë. Jemi populli që miqësinë ndaj Amerikës e kemi të shfaqur masivisht por jemi edhe populli më mirënjohës për atë që SHBA ka bërë për…

Source

Ben Andoni: PS-ja do ta përçajë opozitën me ”të panjohurit”

By: redi
3 July 2025 at 21:36

Nga Ben Andoni Mandati IV i socialistëve do jetë sfidues për Shqipërinë. Është premtuar që Shqipëria të hapë shumë shpejt të gjithë grup-kapitujt e integrimit dhe të nisë periudhën e vështirë të përafrimit të legjislacionit për t’i përmbyllur ato pastaj në vazhdimësi. Metodologjia e re është e bukur dhe ndjellëse, por malorja nis në periudhën kur fillohet dhe mbyllen kapitujt. Opozita do të jetë…

Source

Dy gabimet e Opozitës që humbi zgjedhjet e 11 majit

By: njeshi
3 July 2025 at 17:08

Nga Eduard Zaloshnja Tani që rinumërimi i votave përfundoi në dy qarqet më të mëdha të vendit (ku u përcaktuan pothuaj 40% e mandateve parlamentare), mund të bëhet një analizë e efekteve të dy gabimeve taktike të opozitës (së vjetër e të re), të cilat u diskutuan gjerë e gjatë para zgjedhjeve të 11 majit. Gabimi 1 (i opozitës së vjetër) Teksa PS-ja i mbushi listat e hapura të kandidatëve me…

Source

Sot 35 vite nga 2 korriku 1990, dita kur liria mposhti frikën dhe ëndrra sfidoi diktaturën

By: berti
2 July 2025 at 08:54

Nga Albert Vataj Askush nuk do të besonte atë që ndodhi 2 korrikun e vitit 1990. Ishte dhe mbeti një akt i pashoq guximi dhe vetmohimi. Frika ishte mposhtur, së bashku me të edhe diktatura. Ajo kohë ka mbetur kujtesë në histori si dita kur ambasadat; ajo gjermane, franceze, italiane dhe greke, do të bëhen streha e parë e vullneteve të lirisë. Përtej atyre kangjellave dhe mureve rrethues…

Source

Kopraci

By: redi
1 July 2025 at 21:44

Nga Umberto Galimberti Kur paraja bëhet qëllimi përfundimtar, të gjitha mallrat që nuk janë të natyrës ekonomike, siç janë inteligjenca, kultura, arti, forca, bukuria, dashuria, pushojnë së qeni vlera në vetvete për kopracin, sepse ato bëhen të tilla vetëm për aq sa mund të shndërrohen në para, të cilat, në këtë pikë, u duken syve të kopracit si forma abstrakte e të gjitha kënaqësive që nuk…

Source

Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, u fsheh për të mbijetuar

By: njeshi
30 June 2025 at 08:56

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, nga syri i publikut gjatë luftës Izrael-Iran mund të jetë një moment përcaktues për udhëheqjen e tij dhe të ardhmen e Republikës Islamike. Përderisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte gjithë kohës i pranishëm në publik – duke bërë përditë deklarata dhe duke treguar vendosmëri – Khamenei…

Source

SOFJE – Shqipëria pjesë e Forumit IV të Biznesit Ballkanik

28 June 2025 at 16:20

SOFJE, 28 qershor /ATSH-BTA/- Përfaqësues të shtatë vendeve të Ballkanit kanë marrë pjesë sot në Forumin e Biznesit Ballkanik të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Turke, në Sofje.

Forumi bashkon për të katërtin vit radhazi sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve dhe investitorë.

Edicioni i këtij viti i kushtohet dialogut strategjik, rritjes së drejtuar nga inovacioni dhe partneriteteve biznes-me-biznes me vlerë të shtuar.

Në fjalën e tij përshëndetëse në fillim të Forumit, pronari i “Regnum Bullgaria”, Ufuk Ozturk, raportoi se “Regnum” është aktiv në katër fusha – energji, transport karburanti, energji të rinovueshme dhe mikpritje dhe pasuri të paluajtshme.

Ai ka operuar në Bullgari që nga viti 2000 dhe po kërkon të zgjerojë operacionet e tij edhe në vende të tjera të Ballkanit.

Kryetari i Këshillit të Biznesit Turko-Bullgar, Mustafa Zeki Saribekir tha se anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Shengen do të thotë që Sofja dhe Parisi janë praktikisht të barabartë.

“Falë Bullgarisë mund të shkojmë në Evropë. Unë gjithashtu i ftoj kompanitë bullgare të përdorin Turqinë për të hyrë në tregun Lindor”, shtoi ai.

“Forumi i Biznesit në Ballkan ka një pjesëmarrje në rritje, duke reflektuar si diversitetin kulturor dhe historik të Gadishullit Ballkanik, ashtu edhe realitetin që ndryshon me shpejtësi”, tha zëvendëskryetarja e Bashkisë së Banskos, Sashka Vachkova.

“Potenciali për bashkëpunim të vendeve të Ballkanit në fusha të tilla si inovacioni, teknologjia, tregtia, energjia, logjistika, të cilat janë fokusi i forumit të këtij viti, është i madh”, shtoi ajo.

Forumi i Biznesit në Ballkan mbahet nën sloganin “Ballkani: Një urë ekonomike midis Lindjes dhe Perëndimit”.

Në të marrin pjesë përfaqësues nga Bullgaria, Turqia, Rumania, Greqia, Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia.

Forumi është organizuar në partneritet me Bordin e Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë të Turqisë – DEIK / Këshilli i Biznesit Turko-Bullgar, Agjencinë Bullgare të Promovimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Agjencinë InvestBulgaria, Seksionin Tregtar të Ambasadës Turke në Sofje, Dhomën e Tregtisë Bullgaro-Rumane, Dhomën e Tregtisë Bullgaro-Shqiptare, Dhomën e Tregtisë Bullgaro-Maqedonase. //a.i/

The post SOFJE – Shqipëria pjesë e Forumit IV të Biznesit Ballkanik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse Sali Berisha s’do e japë kurrë dorëheqjen!

By: njeshi
26 June 2025 at 23:05

Nga Indrit Vokshi E kishte pyetur dje gazetari Osman Stafa, se pse nuk zbaton statutin që parashikon dorëhqeje? Jo, Osman, shiko, mos keqinterpreto ti Osman, se statuti flet për humbje zgjedhjesh, jo për farsë. Osmani ishte krejt në rregull, spo keqinterpretonte asgjë, sepse statuti ashtu thotë; nëse partia nuk rezulton fituese, kryetari largohet. Ishte Berisha ai i cili po manipulonte.

Source

OKB: 80 vjet nga dita e formimit të organizatës ndërkombëtare universale

By: lindita
25 June 2025 at 12:22

Artikull i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.A.Zaytsev, me rastin e 80-vjetorit të formimit të OKB-së 80 vjet më parë, më 26 qershor 1945, u nënshkrua Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky ishte rezultati kryesor i Konferencës së San Franciskos (prill-qershor 1945, SHBA), puna e së cilës kishte për qëllim zhvillimin e parimeve dhe strukturës së Organizatës së ardhshme Botërore.

Source

Pekin, Manjani në Forumin e Davosit Veror: Shqipëria në platformat ndërkombëtare të dialogut ekonomik dhe politik

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Zëvendësministrja Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani zhvilloi në Pekin, Kinë një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kinë, Riza Poda, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Nivelit të Lartë Summer Davos – World Economic Forum 2025 në Tianjin.

Manjani e vlerësoi këtë takim, një mundësi të mirë për të shkëmbyer mendime mbi zhvillimet ekonomike globale.

“Diskutuam mbi rëndësinë që ka për Shqipërinë përfshirja aktive në platformat më të rëndësishme ndërkombëtare të dialogut ekonomik dhe politik”, tha ajo.

Manjani vuri në dukje se përfaqësimi dhe angazhimi i Shqipërisë në forume të tilla është thelbësor për të forcuar praninë e Shqipërisë në arenën globale.

“Ne synojmë nxitjen e partneriteteve strategjike dhe për të sjellë më shumë mundësi zhvillimi në sektorët prioritarë të ekonomisë së vendit tonë”, tha Manjani.

Forumi i Davosit 2025 mbahet nga data 24 deri më 26 qershor në Bashkinë Tianjin të Kinës veriore.

Forumi i Davosit Veror i këtij viti ka temën “Sipërmarrja në Epokën e Re” dhe pritet të mbledhë rreth 1,800 pjesëmarrës nga mbi 90 vende dhe rajone.

1 nga 4

/a.f/

The post Pekin, Manjani në Forumin e Davosit Veror: Shqipëria në platformat ndërkombëtare të dialogut ekonomik dhe politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Politikanë abuzues!

By: njeshi
21 June 2025 at 09:40

Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakumit ligjor nga partitë parlamentare, të cilat po e zvarrisin pa afat konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve, deputetët dështuan ta përmbyllin këtë proces, ndërsa partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës…

Source

Shqipëria në detin e hapur të gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

By: redi
19 June 2025 at 17:44

Nga Marjana Doda “Amerika nuk ka miq ose armiq të përhershëm, por vetëm interesa”.-(America has no permanent friends or enemies, only interests)-Henry Kissinger. Kjo thënie e Henry Kissinger-it, një prej arkitektëve më të sofistikuar të diplomacisë së shekullit të 20-të, na kujton një të vërtetë të thjeshtë por thelbësore në marrëdhëniet ndërkombëtare: në fund të ditës, çdo shtet udhëhiqet nga…

Source

Gurali Brahimllari: Gjykata Rajonale e Berlinit deklaroi të papërdorshme transkriptet e EnchroChat

By: redi
19 June 2025 at 17:32

Nga avokat Gurali Brahimllari Ndonëse Gjykata Kushtetuese në vendimin e shpallur në datën 30.12.2024 (dhe të publikuar nën presionin e përgjimeve më 12.02.2025) zgjodhi të mos jepte përgjigje për çështjet esenciale të rezultateve të përgjimeve të platformës SkyECC, Gjykatat e vendeve të BE gjithnjë e më shpesh, po konkludojnë në papërdorshmërinë e transkripeteve të bisedave të enkriptuara për…

Source

❌
❌