Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Partia Demokratike: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

By: V K
12 July 2025 at 12:33

Përmes një deklarate, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur shqetësime mbi mungesën e transparencës për shpenzimet e kryeministrit Edi Rama gjatë udhëtimeve të tij zyrtare.

Sipas Vangjelit, fluturimi i fundit i Ramës drejt Hagës, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, u realizua me një avion charter VIP të markës Gulfstream G IVSP, i cili nuk është pronë e shtetit shqiptar dhe dyshohet të jetë marrë me qira me kosto të larta, mes 6,500 dhe 7,500 dollarë për orë fluturimi.

Sipas marrëveshjes së vitit 2020 mes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Air Albania, fluturimet e kryeministrit duhet të kryhen me avionin Airbus A319 të regjistruar në emër të shtetit, por për fluturimin në Hagë është përdorur një avion tjetër, çka ngre pyetje mbi zbatimin e marrëveshjes dhe transparencën në shpenzimet.

PD kërkon nga qeveria të publikojë faturën tatimore të këtij udhëtimi, vlerën totale të shpenzuar për charterat e kryeministrit dhe mënyrën e pagesave ndaj ofruesit të shërbimit Air Albania, pasi në databazën e thesarit rezulton vetëm një pagesë simbolike prej 200 mijë lekësh që nga viti 2019.

Deklarata:

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar disa ditë më parë drejt Holandës për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, duke zbritur në aeroportin Schiphol në Hagë me një avion charter të markës Gulfstream G IVSP VIP, me numër regjistrimi TC-EMR (sipas pamjeve të publikuara nga mediat).

Ky avion nuk është në pronësi të shtetit shqiptar dhe, dyshohet të jetë marrë me qira me një kosto që varion nga 6,500 deri në 7,500 dollarë për orë fluturimi, duke përfshirë karburantin, ekuipazhin, shërbimin VIP dhe udhëtimin privat. Avioni “TC EMR” është i njohur ndërkombëtarisht për fluturimet luksoze dhe përdoret nga klientë të nivelit të lartë.

Në 30 Janar 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Air Albania me objekt ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posacme charter për KM e RSH.

Sipas pikës 3.1.6 të kësaj akt-marrëveshjeje Air Albania do të vendosë në dispozicion të DSHQ mjetin

Avion Air craft Airbus A319

Kapacitet mbartës 32 persona

Kodi i rregjistrimit TC -ANA

Vitet e përdorimit 20

Pagesat variojnë sipas destinacionit dhe sipas pikës pikës 3.2.4 , DSHQ merr përsipër pagimin e faturës tatimore lëshuar nga Air Albania.

Sipas mediave, e pyetur nga BIRN, Agjencia për Media dhe Informim deklaroi se: “Kryeministria nuk ka paguar ndonjëherë dhe nuk paguan për chartera, por ka një marrëveshje kuadër me kompaninë Air Albania, në një shumë vjetore mesatare të shpenzimeve vjetore të kryeministrit në vitet paraardhëse”.

Qytetarët shqiptarë në fakt meritojnë përgjigje të qarta lidhur me:

A është zbatuar pika 3.2.6 e akt marrëveshjes së lidhur ndërmjet Air Albania dhe DSHQ, duke qenë se avioni me të cilin KM fluturoi në Hagë është i ndryshëm nga ai i përcaktuar në aktmarrëveshje, dhe nëse po, kërkojmë të publikohet dakortësimi me shkrim i Air Albania

Sa është vlera e fluturimit të udhëtimit të KM në Hagë sipas faturës tatimore respektive lëshuar nga ofruesi i shërbimit?

Sa është çmimi i paguar deri tani nga DSHQ për udhëtimet charter të KM?

Duke qenë se në thesar nuk gjejmë fatura të ekzekutuara sipas nominimit akt marrëveshjes dt 30 Janar 2020, si është procedurar me pagesat në favor të ofruesit të shërbimit Air Albania, i cili sipas data bazës së spending data nga thesari që prej v.2019 deri tani, rezulton të ketë përfituar vetëm 200 mijë lek për udhëtime.

The post Partia Demokratike: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës? appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Bregu për World Economic Forum: Ndyshimet klimatike po cënojnë shëndetin e ekoniminë

By: fra nc
10 July 2025 at 11:45

World Economic Forum (WEF), një nga Forumet  më të rëndësishme ndërkombëtare për politika publike dhe zhvillim të qëndrueshëm, ka botuar sot një shkrim të Majlinda Bregut, në rolin e Komisioneres për Klimën dhe Shëndetin pranë OBSH Europë, mbi pasojat që ndryshimet klimatike kanë mbi shëndetin, tregun e punës dhe strukturën sociale, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimi hedh dritë mbi një të vërtetë të pakundërshtueshme: krizat klimatike nuk po djegin vetëm pyjet dhe tokën, po gërryejnë edhe sigurinë tonë ekonomike dhe shëndetësore. Dhe Ballkani Perëndimor është në vijën e parë të kësaj sfide.

“I nxehti ekstrem, siguria ushqimore, ndotja e ajrit, nuk janë më një rrezik i largët, por një realitet i përditshëm që rrit sëmundjet, godet më fort shtresat e pambrojtura dhe sfidon tregun e punës veçanërisht për komunitetet që varen nga industritë ndotëse”- shkruan Bregu duke theksuar më pas se çdo ditë ka raste emergjencash shëndetësore, nga i nxehti, nga ushqimi me pesticide, nga ndotja e ajrit prej blozës së makinave apo betonit. Por ka edhe një hall tjetër për ata që rrezikojnë të humbasin punën si rezultat i zhvillimit. Në gjithë Europën dhe sidomos në Ballkanin Perëndimor, kalimi i domosdoshëm drejt energjisë së rinovueshme, të gjelbër, po i bie ndesh një tregu pune të brishtë, duke vënë në rrezik edhe vendet e punës të shumë punëkërkuesve që s’kanë shumë alternative zgjedhjeje. Çdo vend është sot në presionin e ndërtimit apo fuqizimit të ekonomisë. Nuk them asgjë të re që konceptet e ekonomisë së qendrueshme, të pastër ose të gjelbër nuk duken kaq prioritare apo emergjente. Por, nëse mendojmë së “ kjo punë pret” mund t’i hapim rrugë një burim të ri problemesh të cilat nesër do të duan më shumë energji dhe buxhete për t’i zgjidhur. Nuk është çështje klime, është çështje jete. Ndotja që rrit sëmundjet kronike, pasiguria ushqimore që kërcënon shëndetin e familjeve, stresi dhe ankthi që po godet sidomos të rinjtë kanë nevojë për politika të qarta sot.

The post Bregu për World Economic Forum: Ndyshimet klimatike po cënojnë shëndetin e ekoniminë appeared first on Euronews Albania.

Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale

By: fra nc
4 July 2025 at 14:12

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit nën administratën aktuale po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon. Këto komente u bënë gjatë fjalimit të tij në samitin e 17-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO) që po zhvillohet në Khankendi, Azerbajxhan.

Erdogan theksoi rëndësinë e mosbraktisjes së kauzës palestineze dhe kritikoi qeverinë e Netanyahut, duke e akuzuar për kthimin e rajonit në “pellg gjaku”.

Në fjalën e tij, presidenti turk foli edhe për situatën në Afganistan, duke theksuar nevojën për mbështetje të sigurisë, paqes dhe zhvillimit të popullsisë atje.

Gjithashtu, Erdogan bëri thirrje për forcimin e lidhjeve me qipriotët turq në fushat e sportit, kulturës, ekonomisë dhe turizmit, si pjesë e bashkëpunimit rajonal.

Sa i përket energjisë së pastër, presidenti turk prezantoi Planin Kombëtar të Veprimit për Efikasitetin e Energjisë 2024-2030, me të cilin parashikohet ulja e emetimeve të dioksidit të karbonit me 100 milionë tonë. Ai gjithashtu përmendi projektin “Zero Mbeturina” si një element të rëndësishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke nënvizuar se që nga fillimi i këtij projekti janë parandaluar afërsisht 6 milionë tonë emetime të gazrave serrë.

Samiti i ECO-s mbahet nën temën “Vizioni i ri i ECO-s për një të ardhme të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës”.

The post Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale appeared first on Euronews Albania.

35 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

By: Kult Plus
2 July 2025 at 09:00

Sot bëhen 35 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë, po edhe të komuniteteve të tjera të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme socialiste në federatën jugosllave. / KultPlus.com

Tirana do të presë samitin e NATO-s në 2027 (Deklarata)

By: user 4
25 June 2025 at 15:29

Në deklaratën përfundimtare të samitit të NATO-s të mbajtur në Hagë, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare njoftuan se samiti i radhës pas atij të vitit 2026 në Turqi do të zhvillohet në Shqipëri, duke shënuar për herë të parë që Tirana do të presë një takim të këtij niveli historik të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Deklarata e Hagës rikonfirmon unitetin e Aleancës dhe përkushtimin ndaj nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, ku një sulm ndaj një anëtari konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve. Në një moment të tensionuar të sigurisë globale, NATO përvijon angazhime të reja financiare dhe strategjike, me objektiva konkrete deri në vitin 2035.

Duke përseritur angazhimin e palëkundur për mbrojtjen kolektive, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit, aleatët nënvizojnë nevojën për një përgjigje të unifikuar ndaj kërcënimeve të vazhdueshme që paraqet Rusia ndaj sigurisë euroatlantike, si dhe ndaj kërcënimeve të vazhdueshme nga terrorizmi. Në këtë kontekst, liderët e NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm investimet në mbrojtje, duke u zotuar që deri në vitin 2035 të alokojnë 5% të PBB-së vjetore për nevojat bazë ushtarake dhe sektorët e lidhur me sigurinë.

Mbështetja për Ukrainën mbetet pjesë e pandashme e kësaj strategjie. NATO deklaron se siguria e Ukrainës kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë e vetë Aleancës, dhe për këtë arsye, kontributet direkte ndaj mbrojtjes dhe industrisë ushtarake ukrainase do të llogariten në kuadër të shpenzimeve të mbrojtjes të vendeve anëtare.

Deklarata e Plotë

Ne, krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, jemi mbledhur në Hagë për të riafirmuar angazhimin tonë ndaj NATO-s, Aleanca më e fuqishme në histori, dhe ndaj lidhjes transatlantike. Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur ndaj mbrojtjes kolektive, siç është përcaktuar në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit – se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve. Ne mbetemi të bashkuar dhe të vendosur në përpjekjet tona për të mbrojtur një miliard qytetarët tanë, për të mbrojtur Aleancën dhe për të ruajtur lirinë dhe demokracinë tonë.

Të bashkuar përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë, në veçanti kërcënimit afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike dhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, Aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në nevojat thelbësore të mbrojtjes si dhe në shpenzime të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve tona individuale dhe kolektive, në përputhje me nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit. Investimet tona do të sigurojnë që të kemi forcat, kapacitetet, burimet, infrastrukturën, gatishmërinë për luftë dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për të penguar dhe mbrojtur, në përputhje me tre detyrat themelore të NATO-s: parandalim dhe mbrojtje, parandalim dhe menaxhim të krizave, dhe siguri bashkëpunuese.

Aleatët bien dakord që ky angazhim prej 5% do të përfshijë dy kategori thelbësore të investimeve në mbrojtje. Aleatët do të ndajnë të paktën 3.5% të PBB-së çdo vit, bazuar në përkufizimin e rënë dakord për shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s deri në vitin 2035, për të financuar nevojat thelbësore të mbrojtjes dhe për të përmbushur Objektivat e Aftësive të NATO-s. Aleatët bien dakord të dorëzojnë plane vjetore që tregojnë një rrugë të besueshme dhe graduale për të arritur këtë qëllim. Dhe Aleatët do të përfshijnë deri në 1.5% të PBB-së çdo vit për të, ndër të tjera, mbrojtur infrastrukturën tonë kritike, për të mbrojtur rrjetet tona, për të garantuar gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë civile, për të nxitur inovacionin dhe për të forcuar bazën tonë industriale të mbrojtjes. Trajektorja dhe ekuilibri i shpenzimeve sipas këtij plani do të rishikohen në vitin 2029, në dritën e mjedisit strategjik dhe Objektivave të përditësuara të Aftësive. Aleatët riafirmojnë angazhimet e tyre sovrane dhe të qëndrueshme për të ofruar mbështetje për Ukrainën, siguria e së cilës kontribuon në sigurinë tonë, dhe, në këtë drejtim, do të përfshijnë kontributet direkte për mbrojtjen e Ukrainës dhe industrinë e saj të mbrojtjes kur të llogarisin shpenzimet e tyre për mbrojtje.

Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për të zgjeruar me shpejtësi bashkëpunimin transatlantik në industrinë e mbrojtjes dhe për të shfrytëzuar teknologjinë në zhvillim dhe frymën e inovacionit për të avancuar sigurinë tonë kolektive. Ne do të punojmë për të eliminuar barrierat tregtare të mbrojtjes mes Aleatëve dhe do të përdorim partneritetet tona për të promovuar bashkëpunimin industrial të mbrojtjes.

Ne shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen bujare të ofruar nga Mbretëria e Holandës. Ne mezi presim takimin tonë të ardhshëm në Turqi në vitin 2026, i ndjekur nga një takim në Shqipëri.

The post Tirana do të presë samitin e NATO-s në 2027 (Deklarata) appeared first on Lapsi.al.

“Kërcënon” Ministri i Jashtëm Iranian: Nuk do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve me SHBA-në, për sa kohë…

24 June 2025 at 19:47

Në një intervistë për medien arabe Al-Araby al-Jadeed, Araghchi tha se Teherani ka marrë mesazhe nga Uashingtoni dhe se i ka kthyer përgjigje përmes ndërmjetësve dhe kanaleve jo të drejtpërdrejta.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Irani nuk do të rikthehet në bisedime me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që “agresioni” ndaj vendit të tij vazhdon.

“Përderisa agresioni kundër Iranit vazhdon, nuk do të ketë negociata të drejtpërdrejta,” deklaroi Araghchi, raporton CNN.

The post “Kërcënon” Ministri i Jashtëm Iranian: Nuk do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve me SHBA-në, për sa kohë… appeared first on Sot News | Lajme.

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), deklaroi se Deklarata e Tiranës nuk u miratua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Sipas tij, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk e votuan dokumentin përfundimtar.

“Ishte deklaratë e Tiranës. Patjetër që u votua nga shumica e vendeve anëtare të SEECP-së. U refuzua nga Serbia dhe Bosnja, të cilat kanë të drejtën e tyre për të mos e miratuar deklaratën e përbashkët”, tha Begaj.

Për Kosovën, Begaj u shpreh se, “ne ramë dakord që çështja e sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës është një çështje që unë e kam deklaruar në të gjitha daljet e mia publike, që është një çështje e padrejtë, një çështje që duhej zgjidhur shumë kohë përpara dhe nesër është shumë vonë, sepse sanksionet nuk janë vendosur për politikanët kosovarë, sanksionet janë vendosur për qytetarët e Kosovës për të pasur ato shërbime të mira publike”.

I pyetur nëse pjesa e sanksioneve do të jetë pjesë e deklaratës së përbashkët, Begaj u shpreh se, “është një deklaratë shtesë, që është e shënuar në protokoll, që bëhet bazuar në të gjithë ligjet ndërkombëtare, e bërë nga Prishtina”.

Lidhur me pretendimet e Serbisë, Begaj tha se, “Beogradi dhe Sarajeva kishin pretendimet e tyre për çështje të lidhura me sigurinë. Por unë mendoj që siguria nuk është vetëm brenda shtëpisë sonë. Siguria është një term dhe definicion më i përhapur më i gjerë dhe çfarë sot ndodh në botë është një rrezik për stabilitetin jo vetëm atje ku ndodh, por për të gjithë vendet e botës”.

“Ne kemi kuptuar shumë mirë se çfarë ndodhi me agresionin e pajustifikuar rus ndaj Ukrainës që solli, mbi të gjitha, probleme, jo vetëm për vendet e përfshira në konflikt, por po ashtu dhe për vendet e tjera për prishjen e zinxhirit të furnizimit”, tha Begaj.

I pyetur për qëndrimet në takim lidhur me tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Begaj tha se, “unë thashë që deklarata e Tiranës zyrtare u miratua nga shumica e vendeve pjesëmarrëse”.

“Kështu që kur them që u miratua nga shumica, përveç Beogradit dhe Sarajevës, të tjerët nuk kishin asnjë lloj pretendimi. Atë çfarë ne thamë është qëndrimi zyrtar i Shqipërisë. Politika e jashtme e Shqipërisë është 100% e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian. Kemi hapur dhe kapitullin përkatës për këtë gjë dhe besoj se është gjëja e duhur që ne kemi bërë”, deklaroi Begaj.

Samiti i SEECP-së u mbajt sot në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit Begaj, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit.

/r.e/j.p/

The post Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndeshja Shqipëri-Serbi, KMD apel qytetarëve: Shmangni gjuhën e urrejtjes

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror të futbollit “SHBA-2026”, institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi vëren një përfshirje të lartë sportive, antagoniste dhe emocionale të tifozerisë së organizuar.

Sipas një deklarate për mediet, KMD thotë se sporti duhet të shprehë vlera si ato të dinjitetit, gjithëpërfshirjes dhe respektit të cilat vlejnë për çdokënd.

“Në këtë kontekst, Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi apelon qytetarët në stadium të shmangnin shprehjet e papërshtatshme, parullat me gjuhë urrejtje dhe stereotipet etnike që mund të cenojnë dinjitetin e Njeriut”, thuhet në deklaratë.

Institucioni i KMD-së shprehet se “mbrojtja kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit etnik përbën një të drejtë të njeriut, e cila duhet të sigurohet dhe në fushën e sportit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi sëbashku autoritetet e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), do të monitorojnë ndeshjen në Tiranë”.

Komisioneri i fton të gjithë të gëzojmë e të mos urrejmë!

/a.f/

The post Ndeshja Shqipëri-Serbi, KMD apel qytetarëve: Shmangni gjuhën e urrejtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deputetët aktuale u rikthyen sot në Kuvend, nga zhgënjimi te gëzimi, ja deklaratat e tyre për zgjedhjet e 11 majit

29 May 2025 at 14:42

Mesditën e sotme është zhvilluar seanca e parë plenare pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit teksa disa deputetë, kur po hynin brenda Kuvendit iu përgjigjën interesit të gazetarëve për procesin që sapo kaloi. Demokratja Andia Ulliri, e cila ka depozituar një kërkesë në KQZ dhe pretendon mandatin e Arjan Ndojës në Durrës, tha se do të ndjekë të gjitha etapat.

“Në fakt, duke qenë se vertifikimi ende s’ka përfunduar do të presim një përgjigje të fundit nga KQZ, për të parë sesi do të procedohet me shpërndarjen e mandateve. Meqë jemi dhe së bashku, kam depozituar një kërkesë në KQZ, për çështjen e kodit zgjedhor dhe kuotës zgjedhore. Është dicka që e kam bërë duke e shqyryar me juristë dhe avokatë për të çuar deri në fund zbatimin e ligjit. Duke qenë se është çështje proceduriale do t’i kaloj të gjitha etapat dhe nëse do të marrë vëmendjen e duhur, se bëhet djalë për një kundërshtim të ligjit. Do të ndjekim të gjitha etapat për ta çuar deri në fund”, tha Ulliri.

Ligjvënësi Enkelejd Alibeaj që mbeti gjithashtu jashtë parlamentit, tha se do të dalë me kokën lart. Sipas tij, “fitoi Rama, Berisha por humbën shqiptarët”. Deputeti i PS-së Toni Gogu, i cili humbi për shkak të kuotës gjinore, tha se nuk ka asgjë për të ardhur keq.

“Absolutisht nuk më vjen keq për asnjë gjë. Ka qenë një garë ku PS ka bërë një super rezultat. Unë i kam hyrë politikës për të shërbyer dhe shërbesën mund ta vazhdosh me çdo kapacitet. Ashtu siç i udhëheq perëndia njerëzit e vet. Unë do të jem qytetar aktiv duke ngritur shqetësimet e asaj ku unë banoj erdha nga fshati, do vazhdoj në fshat, dhe do të mbështes ata njerëz që unë banoj dhe që më mbështetën në mënyrë spektakolare”, tha Gogu.

Deputetja Merita Bakiu tha se nga “pakti” Rama-Berisha, demokratët ngelën rrugëve teksa u shpreh e keqardhur.

“Më shumë që të bënim një betejë të drejtë më vjen keq vetëm për diçka. Pakti Rama-Berisha i la demokratët rrugëve. Jam me keqardhje për demokratët”, tha Bakiu.

Ligjvënësi Ferdinand Xhaferraj, i cili u tërhoq dhe nuk kandidoi tha se këtë zgjedhje që bëri e ka deklaruar vite më parë dhe se një gjë të tillë do të duhej të bënte edhe Berisha. Sipas tij, një person non grata nga SHBA dhe Britania si Berisha, nuk mund të pretendojë që të mundë Ramën.

“Ka qenë zgjedhja ime e deklaruar vite më parë, që kur kisha moralin për t’i kërkuar zotit Berisha që të bënte një hap më pas dhe më duhej të jepja shembullim tim. E kam deklaruar që s’kam pasur ambicie. Keqardhje ndjej për faktin se ku ndodhet vendi, keqardhje ndjej për faktin që opozita pësoi një humbje turpëruese, keqardhje ndjej për faktin që po flasim për zgjedhje të manipuluara, jo kush është zgjidhja. Mund të bie dakord me të gjitha akuzat që bën zoti Berisha për abuzimin në zgjedhje, por problemi shtrohet se a mundet të jetë berisha zgjidhja”, tha ai.

Nga ana tjetër Edmond Spaho i PD, që mbeti jashtë parlamentit pas kaq shumë vitesh, u shpreh se “Jeta nuk është vetëm parlament”. E ndërsa Nasip Naço theksoi sërish se me përfundimin e këtij mandati, merr fund edhe karriera e tij politike.

“Do të vazhdoj në profesionin tim. Iu uroj atyre që fituan suksese. Besoj se po çdo gjë ka një fund, kështu që ky ishte edhe fundi im politik”, u shpreh deputeti.

The post Deputetët aktuale u rikthyen sot në Kuvend, nga zhgënjimi te gëzimi, ja deklaratat e tyre për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Sot News | Lajme.

Rezultati i 11 majit/ Kryebashkiaku Ndreu reagon ndaj deklaratës së kandidatiti të PD-së Gjoni: Erdhët si të fortë po..

14 May 2025 at 11:46

Lidhur me një deklaratë të bërë më herët nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në këtë qark, Gjin Gjoni, ka reaguat Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Në një prononcim për mediat, Gjoni i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë pasi në qarkun ku dhe ai kandidoi u shitën votat deri në 500 euro.

Reagimi i Kryebashkiakut, Ndreu:

“Po shoh se keta “te paditurit “elektorale” ne Lezhe qe erdhen si “trima” e dalin si lepuj, se ju paskemi blere voten deri ne 500 euro!
Po ne Laç e ne Mirdite pse nuk e bleme, apo pertuam?! Po ne diaspore si shpjegohet qe ecen ne te njejtin trend fitorja? Pastaj ju sikur do i mbronit me ato skuadrat e famshme?! Ju ishit shpresa e madhe! Si ju vodhen e ju blene ne sy tuaj qe ishit aq te organizuar?! Ku ju shkoj trimeria aman? Pse nuk thu se nuk kishit takat me marre vota as aty ku lindet! 4 nga 5 kandidate qe ishit te PD nga Lezha, humbet ne qendrat tuaja te votimit ku lindet apo ku banoni! Ju paskan shitur fshati atëherë.

Vec kaq mjafton mos me tregu brockulla ne publik! U bete gazi botes! Na blene, na i vodhen! Por do e shkarkoni diku paaftesine, paditurine, sforcon per tu tregu trima pa qene, renien ne batakun e ndotur te militanteve qe cdo thagme qe e thonin ne raki, ju ne padituri totale e benit hit, denoncimet e njepasnjeshme, si te vetmen shprese me godit drejtues fushate nga PS, pa asnje argument, shpifjet, pergojimet, aludimet prej llafazani, shfaqjet e gangsterizmave, dhe presionet qe ju bete njerezve direkt!
Taktika juaj e qurravitjes dhe e akuzave pa baza nuk eshte argument! Lezha ka nevoje per zhvillim, projekte e jo per demonstrime force e sejmene qe vec mbajne ca militante me shprese! Per sa kohe te silleni keshtu poshte e me poshte do shkoni! Me pelqen menyra juaj sepse na sherben! Shihemi pas 2 vitesh ne nje tjeter gare ku do mekeni me rende se sot”. 

The post Rezultati i 11 majit/ Kryebashkiaku Ndreu reagon ndaj deklaratës së kandidatiti të PD-së Gjoni: Erdhët si të fortë po.. appeared first on Sot News | Lajme.

Rama ironizon Berishën: Thashë se ia hoqën vërtet damkën, qenkej nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot kreun e Partisë Demokratike, pas disa shkrimeve në media sipas të cilave thuhet se Departamenti i Shtetit Amerikan nuk e ndalon Berishën që të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuar të Amerikës.

Kryeministri shprehet se “thashë se ia hoqën vërtet damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…”.

Rama e quan këtë një tjetër “trushpëlarje shembullore që u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve”.

Sipas Kryeministrit, këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri.

Në video dëgjohen deklaratat e Berishës, nga takimi me naftëtarët tek pensionet 8 miliard.

Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot. /j.p/

The post Rama ironizon Berishën: Thashë se ia hoqën vërtet damkën, qenkej nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Unë dua të jem Papa i ri”, bën bujë deklarata e presidentit Donald Trump

3 May 2025 at 21:42

Një javë më parë, presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë në funeralin e të ndjerit Papa Françesku. Që atëherë, ai ka bërë “shaka” se është i interesuar të bëhet Papa i ardhshëm.

“Unë dua të jem Papa”, tha Trump.

“Kjo do të ishte zgjedhja ime e parë.”

Tani, ai ka bërë një hap më tej. Trump së fundmi ka publikuar një imazh me Al në Truth Social, ku shihet ai i veshur si Papë.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, imazhi u ripostua më pas nga llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në X, duke marrë mbi 20 milionë shikime.

Në përgjigje, shumë e kanë kritikuar postimin e Trumpit si thellësisht fyes për komunitetin katolik.

“Ndoshta postimi më mosrespektues në një det mosrespekti. Edhe pse unë nuk jam katolik”, shkroi një person.

Një person tjetër e përshkroi atë si “thellësisht fyese dhe të çmendur”.

“Ky është fjalë për fjalë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Vatikani është ende në pikëllimin e humbjes së Papa Françeskut dhe po përpiqet të zgjedhë pasardhësin e tij”, theksoi një tjetër

Rama: Krijuan një thashethem absurd, familja e presidentit Trump përgënjeshtroi “bufin”

TIRANE, 29 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se, se “bufi i kënetës” krijoi një thashethem, sipas të cilit Rama kishte shkuar në Beograd për të takuar djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’Sy”, Rama tha se ky thashethem absurd e detyroi ambasadorin Richard Grenell, por edhe djalin e Presidentit Trump që të dilnin dhe ta përgënjeshtronin me një deklaratë.

“E patë se çfarë ndodhi dje me zëdhënësin e “bufit”, me një “kukumjaçkë” që doli dhe tha Edi Rama dështoi në tentativën e tij për të shkuar në Beograd, për të takuar Vuçiçin dhe përmes Vuçiçit tek aneksi i kuzhinës për të bërë sikur takohet rastësisht me djalin e Trumpit? E kuptoni në çfarë marrëzie u ka futur bufi 80 e ca vjeçar që e ka ndarë mendjen që do të bëjë prapë çorap Shqipërinë? Si mund të katandiset një parti politike në këtë farë feje?! Godasin, krijojnë një thashethem absurd total. Unë nuk vajta as te funerali i Papës se vëllai im Vuçiçi në Beograd do më merrte dhe aty të takoja si rastësisht djalin e Trumpit dhe këtë po përpiqte ta bënte ambasadori Grenell që është një njeri i respektuar, me të cilin unë kam një njohje dhe një miqësi krejt normale, po që kurrën e kurrës as nuk do t’ia kërkoja një gjë të tillë”, pohoi Rama.

“Pse duhet të shkoja unë në Beograd që të takoja çunin e Presidentit, apo se kështu funksionon te “këneta” me çunin e babit? U detyruan ata dhe ambasadori dhe çuni që të përgënjeshtrojnë “kënetën” që deri dje bënte sikur hynte e dilte për salcë kosi te shtëpia e Trumpit. Na sollën dhe Latifin 6 milionë dollarë. Lëviz Tifja ku të duash ti me 6 milionë dollarë, por ç’lidhje ka kjo me Amerikën, me Presidentin e SHBA-së apo me politikën amerikane”, nënvizoi Kryeministri.

/r.e/a.f/

The post Rama: Krijuan një thashethem absurd, familja e presidentit Trump përgënjeshtroi “bufin” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Groenlanda forcon lidhjet me Danimarkën/ Deklaratat e Trump për aneksim…

27 April 2025 at 21:44

Presidenti Donald Trump tha se dëshiron që SHBA-ja të pushtojnë Groenlandën dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë.

“Nuk besoj se ka mbështetje të vërtetë dypartiake në Kongres për të vepruar agresivisht ndaj Groenlandës”, u tha gazetarëve më 25 prill, udhëheqësi demokrat i pakicës Hakeem Jeffries, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Groenlanda po përpiqet të forcojë marrëdhëniet e saj me Danimarkën pas retorikës së mungesës së respektit nga administrata amerikane, tha sot kryeministri i ri i ishullit Arktik, Jens-Frederik Nielsen, sipas “Reuters”.

“Jemi në një situatë të politikës së jashtme që do të thotë se duhet të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin”, tha Nielsen në Kopenhagë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen.

“Kongresi nuk ka gjasa të mbështesë pushtimin e territorit gjysmë-autonom të Danimarkës, Groenlandës”, tha demokrati më i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kopenhagë.

The post Groenlanda forcon lidhjet me Danimarkën/ Deklaratat e Trump për aneksim… appeared first on Sot News | Lajme.

Rama ironizon deklaratat e Berishës për mbylljen e platformës e-Albania

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ironizoi sot deklaratat e kreut të opozitës, Sali Berisha për mbylljen e platformës qeveritare e-Albania.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale Rama ka publikuar pjesë nga një prej fjalimeve në takimet elektorale të Berishës, teksa e ka mbuluar me një buf.

Berisha ka deklaruar se do të mbyllë paltformën e-Albania në 100 ditët e para do të kthejë zyrat për marrjen e shërbimeve siç kanë qenë.

Gjithashtu në video kryeministri Rama ka ndarë pamje nga radhët e gjata që qytetarët mbanin për të marrë shërbime në zyra.

Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.

/k.s/r.e/

The post Rama ironizon deklaratat e Berishës për mbylljen e platformës e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ylli i “Love on the Spectrum”, reagon ndaj deklaratave të RFK Jr. për autizmin

By: gaze tare
24 April 2025 at 09:24

James B. Jones, një prej pjesëmarrësve më të dashur të reality-show-t “Love on the Spectrum U.S.”, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Robert F. Kennedy Jr. (kandidat për President në SHBA), i cili ka thënë publikisht se autizmi shkaktohet nga vaksinat.

Në një prononcim ekskluziv për revistën People, Jones i quajti komentet e Kennedy-t “flagrantisht të pavërteta” dhe të rrezikshme për komunitetin autik. “Të thuash se autizmi është rezultat i vaksinave nuk është vetëm e pasaktë shkencërisht, por është edhe fyes për njerëzit si unë”, u shpreh ai.

Jones, i cili është bërë një zë i rëndësishëm për ndërgjegjësimin rreth autizmit, theksoi rëndësinë e pranimit dhe respektimit të diversitetit neurologjik. Ai theksoi se shpërndarja e informacioneve të gabuara nga figura publike si Kennedy vetëm sa shton stigmën dhe dezinformimin.

Deklaratat e RFK Jr. kanë shkaktuar reagime të shumta, jo vetëm nga komuniteti shkencor, por edhe nga individë që jetojnë me autizëm, të cilët i konsiderojnë këto pretendime të rrezikshme dhe të dëmshme.

The post Ylli i “Love on the Spectrum”, reagon ndaj deklaratave të RFK Jr. për autizmin appeared first on iconstyle.al.

BSH: Sektori financiar, i qëndrueshëm në gjashtëmujorin e dytë të 2024-ës

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori sot në shqyrtim dhe miratoi Deklaratën e Raportit të Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë 2024.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024, veprimtaria e sektorit financiar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme.

Depozitat dhe kreditë u zgjeruan, pavarësisht efektit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit, kapitalizimi i veprimtarisë mbeti në nivele të mira, ndërsa fitimi u përmirësua në mënyrë të ndjeshme. Rreziqet e veprimtarisë vlerësohen në nivele të kontrolluara dhe në tërësi sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj tyre. Megjithatë, sfidat për veprimtarinë bankare dhe financiare vlerësohen në rritje, ndaj performanca më e mirë financiare duhet të përdoret nga bankat për të përmirësuar infrastrukturën e administrimit të rreziqeve.

Sipas BSH-së, zhvillimet ekonomike gjatë periudhës ishin pozitive, ndikuar nga ecuria e mirë e konsumit dhe investimeve, si edhe performanca e fortë e sektorit të turizmit.

Rritja ekonomike u shoqërua me ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit e të pagave. Politika fiskale ruajti një prirje konsoliduese gjatë pjesës më të madhe të vitit, në kushtet e rritjes së ndjeshme të të ardhurave fiskale. Presionet inflacioniste erdhën në rënie, ndaj Banka e Shqipërisë lehtësoi politikën e saj monetare. Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme dhe lidhen kryesisht me pasigurinë dhe ndikimin që përcjellin zhvillimet ndërkombëtare. Në këto kushte, mbetet e rëndësishme që politikat ekonomike dhe financiare të autoriteteve publike dhe veprimet e pjesëmarrësve të tregjeve, të synojnë ruajtjen e rezervave financiare që mbështesin mirëfunksionimin e veprimtarisë së tyre.

Raporti i Stabilitetit Financiar është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, me qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij. Në hyrje të dokumentit vendoset Deklarata e Stabilitetit Financiar, publikimi çdo gjashtë muaj i së cilës është një kërkesë që buron nga Ligji “Për Bankën e Shqipërisë”.

Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera mbi aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.

/a.f//r.e/

The post BSH: Sektori financiar, i qëndrueshëm në gjashtëmujorin e dytë të 2024-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ironizon Berishën për dividentin: Ndizufiku llampa e shkretë…


TIRANË, 2 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me taksën e dividentit.

“Bufi, ndizufiku llampa e shkretë…”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ku dëgjohen deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha, i cili shprehet se taksa e dividentit do të shkojë 10%.

Ndërkohë një sipërmarrës në takim e kujton se taksa është aktualisht 8% dhe duhet të hiqet fare.

Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.

/m.m/r.e/j.p/

The post Rama ironizon Berishën për dividentin: Ndizufiku llampa e shkretë… appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ymeri: Shëndetësia në krizë, Partia e Lirisë program për financim të mjaftueshëm për ilaçe

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë pranë Partisë së Lirisë, Florida Ymeri u shpreh sot gjatë një deklarate për mediet, se sektori  i Shëndetësisë po përballet me një krizë alarmante për shkak të mungesës së medikamenteve thelbësore për trajtimin e pacientëve kryesisht me sëmundje tumorale. Sipas Ymerit, aktualisht, në shërbimin onkologjik mungojnë disa preparate bazë.

“Kjo situatë ka sjellë pasoja të rënda për pacientët dhe familjarët e tyre. Shumë prej tyre detyrohen të blejnë ilaçet në tregun privat me çmime të papërballueshme, duke shpenzuar nga 400 mijë lekë deri në 2-3 milionë lekë për një cikël trajtimi. Ndërkohë, pacientët që nuk kanë mundësi financiare, po kthehen në shtëpi pa trajtim, duke i ekspozuar ndaj përkeqësimit të sëmundjes dhe humbjes së jetës”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë pranë PL-së, thekson se “mungesa e barnave është e lidhur ngushtë me problemet e furnizimit dhe varësinë e sistemit shëndetësor nga importet, një situatë që përsëritet çdo vit dhe që tregon dështimin e menaxhimit të furnizimeve mjekësore”.

“Spitalet mbeten të varura nga operatorët ekonomikë të kontraktuar, të cilët shpesh vonojnë furnizimin, ndërsa pacientët mbeten në mëshirën e fatit”, u shpreh Ymeri.

Ajo nënvizoi se Partia e Lirisë ka prezantuar një plan të qartë për reformimin e shëndetësisë, duke përfshirë: rritjen e shpenzimeve për shëndetësinë në nivelin 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, për të garantuar financim të mjaftueshëm për ilaçe dhe pajisje mjekësore.

Po ashtu, sipas saj, në programin e Partisë së Lirisë parashikohet dyfishimi i pagave të mjekëve dhe infermierëve për të ndaluar largimin e tyre nga vendi, sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna duke asgjësuar kontrabandën dhe duke krijuar një treg farmaceutik të sigurt. /j.p/

The post Ymeri: Shëndetësia në krizë, Partia e Lirisë program për financim të mjaftueshëm për ilaçe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ironizon deklaratat e Berishës: Bufi në rrjedhje të lirë

31 March 2025 at 12:33


TIRANË, 31 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste  ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Bufi në rrjedhje të lirë…”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ku dëgjohen deklaratat e kreut të PD-së sipas së cilit “projekti i Edi Ramës është Shqipëra pa opozitë”.

Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.

/m.m//a.f/

The post Rama ironizon deklaratat e Berishës: Bufi në rrjedhje të lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌