Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Trump: Kemi nevojë për Groenlandën, nuk e përjashtoj ndërhyrjen ushtarake

By: armand
4 May 2025 at 17:46

Në intervistën e gjerë që u transmetua të dielën në NBC, Donald Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Groenlandën, ndërsa tha se ishte “shumë e pamundur” që ai ta bënte këtë me Kanadanë. Trump, i cili së shpejti supozohet të takohet me kryeministrin e ri kanadez, Mark Carney, tha se nuk […]

The post Trump: Kemi nevojë për Groenlandën, nuk e përjashtoj ndërhyrjen ushtarake appeared first on BoldNews.al.

Pas një errësire masive në Spanjë, pjesë të Groenlandës mbetën pa sinjal satelitor

29 April 2025 at 10:36

Zonat e largëta në Groenlandë kanë mbetur pa qasje në shërbimet kyçe që varen nga sinjalet satelitore, duke përfshirë internetin dhe telefonat, tha grupi më i madh i telekomunikacionit të Groenlandës mbrëmë vonë, dhe njoftoi se do të hetojë nëse humbja e sinjalit ishte e lidhur me rënien masive të rrjetit elektrik të Spanjës.

Kompania e telekomunikacionit të Groenlandës, Tussass, tha në një deklaratë se kishte humbur lidhjen me një qendër komunikimi satelitor të vendosur në Spanjë, nga e cila ofrohen shërbime telefonike, interneti, televizioni dhe radioje, raporton Reuters.

“Aktualisht, ne nuk kemi një lidhje me qendrën tonë të lidhjeve satelitore në Maspalomas, Spanjë, nga e cila varet ofrimi i shërbimeve për përdoruesit në zonën tonë satelitore”, tha kompania Tussass në një deklaratë.

Zonat e prekura janë vendbanime të largëta në Groenlandë dhe ende nuk është e mundur të thuhet me siguri se sa njerëz preken nga kjo ndërprerje e sinjalit satelitor.

Vonë mbrëmë, energjia elektrike filloi të rikthehej në shumë zona të Gadishullit Iberik, pasi një ndërprerje masive e energjisë la pjesën më të madhe të Spanjës dhe Portugalisë pa energji elektrike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pas një errësire masive në Spanjë, pjesë të Groenlandës mbetën pa sinjal satelitor appeared first on Euronews Albania.

Deklaratat e Trump për aneksim/ Groenlanda forcon lidhjet me Danimarkën

27 April 2025 at 21:39

Groenlanda po përpiqet të forcojë marrëdhëniet e saj me Danimarkën pas retorikës së mungesës së respektit nga administrata amerikane, tha sot kryeministri i ri i ishullit Arktik, Jens-Frederik Nielsen, sipas “Reuters”.

“Jemi në një situatë të politikës së jashtme që do të thotë se duhet të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin”, tha Nielsen në Kopenhagë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen.

“Kongresi nuk ka gjasa të mbështesë pushtimin e territorit gjysmë-autonom të Danimarkës, Groenlandës”, tha demokrati më i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kopenhagë.

Presidenti Donald Trump tha se dëshiron që SHBA-ja të pushtojnë Groenlandën dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë.

“Nuk besoj se ka mbështetje të vërtetë dypartiake në Kongres për të vepruar agresivisht ndaj Groenlandës”, u tha gazetarëve më 25 prill, udhëheqësi demokrat i pakicës Hakeem Jeffries, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Groenlanda forcon lidhjet me Danimarkën/ Deklaratat e Trump për aneksim…

27 April 2025 at 21:44

Presidenti Donald Trump tha se dëshiron që SHBA-ja të pushtojnë Groenlandën dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë.

“Nuk besoj se ka mbështetje të vërtetë dypartiake në Kongres për të vepruar agresivisht ndaj Groenlandës”, u tha gazetarëve më 25 prill, udhëheqësi demokrat i pakicës Hakeem Jeffries, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Groenlanda po përpiqet të forcojë marrëdhëniet e saj me Danimarkën pas retorikës së mungesës së respektit nga administrata amerikane, tha sot kryeministri i ri i ishullit Arktik, Jens-Frederik Nielsen, sipas “Reuters”.

“Jemi në një situatë të politikës së jashtme që do të thotë se duhet të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin”, tha Nielsen në Kopenhagë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen.

“Kongresi nuk ka gjasa të mbështesë pushtimin e territorit gjysmë-autonom të Danimarkës, Groenlandës”, tha demokrati më i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kopenhagë.

The post Groenlanda forcon lidhjet me Danimarkën/ Deklaratat e Trump për aneksim… appeared first on Sot News | Lajme.

Frederiksen i kërkon SHBA-së të mos aneksojë Groenlandën: Jemi të hapur për bashkëpunim!

By: armand
5 April 2025 at 15:47

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos tentojnë të aneksojnë asnjë vend, duke theksuar se një argument për sigurinë ndërkombëtare nuk justifikon veprime të tilla. Ajo theksoi gatishmërinë e Danimarkës dhe Groenlandës për të bashkëpunuar me SHBA-të në forcimin e sigurisë në Arktik dhe për të qenë më […]

The post Frederiksen i kërkon SHBA-së të mos aneksojë Groenlandën: Jemi të hapur për bashkëpunim! appeared first on BoldNews.al.

Trump kërkon të marrë Groenlandën, Putin: Këto plane kanë rrënjë të thella historike

By: armand
27 March 2025 at 20:01

Presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti sot një fjalim nga ku foli ndër të tjera edhe për deklaratat e përsëritura të Donald Trump, i cili ka shprehur dëshirën e tij për të bërë Groenlandën pjesë të territorit amerikan. Presidenti rus tha se ambiciet e Trump nuk përbëjnë befasi për të. Putin tha se plane të ngjashme […]

The post Trump kërkon të marrë Groenlandën, Putin: Këto plane kanë rrënjë të thella historike appeared first on BoldNews.al.

Votimet në Groenlandë, papritur në lojën globale

11 March 2025 at 16:20

Nën debatin e ndezur pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për të marrë Groenlandën, populli po zgjedh një parlament të ri. Pak më shumë se 50,000 votues me të drejtë vote në ishullin më të madh në botë japin të martën (11.03.) votën e tyre për një nga gjashtë partitë konkurruese.

Interes i madh

Groenlanda si ishulli më i madh në botë është pjesë e shtetit të Danimarkës, por gëzon autonomi të gjerë. Groenlanda ende ndan vetëm politikën e jashtme, sigurinë dhe financat me Danimarkën, por edhe kjo ka specifikat e veta.

Gorenlanda vendosi në vitin 1985 se nuk donte të ishte anëtare e Komunitetit Ekonomik Evropian, apoBashkimit Evropian, si Danimarka. Më parë, vështirë se dikush në botë ishte i interesuar për rezultatet e zgjedhjeve rajonale atje, ku rreth gjashtëdhjetë mijë groenlandezë, do të zgjedhin 31 anëtarë të Inatsisartut, parlamentit lokal.

Para zgjedhjeve të reja të martën interesi ishte shumë i madh, ndër të tjera edhe për shkak të pretendimeve territoriale të presidentit amerikan Donald Trump për të “marrë” Groenlandën si një territor të Shteteve të Bashkuara.

Ushtarakisht dhe strategjikisht, Groenlanda prej kohësh nuk ka qenë asgjë më shumë se një djerrinë e akullt pranë Polit të Veriut. Territori i saj është distanca më e shkurtër midis SHBA-së dhe Rusisë së sotme, kështu që në vitet 1950, Danimarka, si anëtare e NATO-s, i lejoi SHBA-së të krijonte atje bazën ajrore Thule në veriperëndim të Groenlandës. Sot ajo quhet Baza Hapësinore Pitufik dhe përdoret për zbulimin elektronik dhe zbulimin e hershëm të raketave të mundshme sovjetike që synojnë Shtetet e Bashkuara.

Nga nafta te uraniumi

Groenlanda është bërë interesante edhe për shkak të pasurisë së saj me minerale. Supozohet se atje ka naftë dhe gaz natyror, por edhe metale si ari, uraniumi apo zinku – kryesisht në jug.

Në mandatin e tij të parë, Trump i ofroi Danimarkës të “blinte” Groenlandën – gjë që Kopenhaga e refuzoi kategorikisht. Por Trumpi nuk ka shumë respekt për kufijtë kombëtarë. Ai kërkon ndryshime jo vetëm në Groenlandë, por edhe në Kanalin e Panamasë, marrjen e Rripit të Gazës, bashkimin e Kanadasë me SHBA etj.

Edhe para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi dërgoi djalin e tij Donald Jr me aeroplanin e tij nëGroenlandë në një “udhëtim turistik” të supozuar. Në fillim të marsit, Trump i tha Kongresit të SHBA se ai “mbështet të drejtën e tyre për të përcaktuar të ardhmen e tyre”, por shpejt më pas shtoi: “Unë mendoj se ne do të marrim Groenlandën”. “Në një mënyrë ose tjetër, ne do ta marrim atë.” Qytetarët e Groenlandës kanë një mendim tjetër. Në një sondazh thuhet se vetëm gjashtë për qind e groenlandezëve mund ta imagjinonin aneksimin nga SHBA-ja, ndërsa 85 për qind ishin kundër. Një mendim shumë më i përhapur është se Groenlanda duhet të bëhet një shtet plotësisht sovran.

Të huajt nuk kanë shumë shanse atje

Por në kërkimin e pavarësisë, pasuria minerale është një faktor kyç. Aktualisht, rreth një e treta e buxhetit të Groenlandës është e mbushur me para nga Danimarka, sepse Groenlanda, sipas standardeve moderne, është jashtëzakonisht e pazhvilluar.

Nuk ka pothuajse asnjë rrugë, sepse ato nuk mund të ndërtohen për shkak të akullit, e pjesa më e madhe e Groenlandës nuk mund të arrihet as me anije gjatë muajve të gjatë të dimrit.

Shumë banorë të rinj nuk shohin asnjë perspektivë, kështu që nëse nuk largohen, atëherë alkooli – dhe së fundmi, droga – duket se është e vetmja “rrugëdalje”, që është një problem i madh.

Pasuria minerale është një shans i madh për t’u dhënë të rinjve shpresë për një të ardhme më të mirë, por Groenlanda dëshiron të vendosë vetë se kush do të marrë koncesionet: kompanitë amerikane, rusët apo Kina, e cila gjithashtu shpreson të krijojë një terren atje.

Siç paralajmëron shërbimi sekret danez PET, shërbimet e huaja të inteligjencës janë me sa duket aktive edhe përpara zgjedhjeve në Groenlandë. Siç është tipike për shërbimet ruse, janë vërejtur “raste të shumta të regjistrimeve të dyshimta në internet”, të cilat janë të lidhura me individë “që kontribuojnë në polarizimin e opinionit publik”.

As amerikanët nuk po rrinë duarkryq. Sipas informacioneve të fundit, njerëz të afërt me Trumpin kanë shpërndarë kartëmonedha qindra dollarëshe në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk. Ndërsa deputeti groenlandez Kuno Fenker u takua në Uashington me republikanët e Trumpit që mbrojnë aneksimin e Groenlandës.

Zgjedhjet do të kalojnë, por rreziku jo

Johan Farkas, profesor në Universitetin e Kopenhagës, nuk beson se veprime të tilla, veçanërisht ato anonime përmes mediave sociale, kanë një ndikim të rëndësishëm: “Grenlanda është një komunitet shumë i vogël me lidhje të ngushta me njëri-tjetrin. Për mendimin tim, nuk është e lehtë të ndikohen përmes llogarive false në internet apo metodave të ngjashme”, thotë Farkas.

Megjithatë, politikanët groenlandezë janë të shqetësuar për mundësinë e ndikimit të huaj, ashtu si mbështetja e palodhshme e Elon Musk për populistët ekstremistë në vendet evropiane.

Kjo është arsyeja pse, në fillim të shkurtit, parlamenti i Groenlandës miratoi një ligj që ndalon plotësisht donacionet financiare të huaja ose anonime për partitë politike, me përjashtim të atyre nga Danimarka.

Profesor Farkas beson se kjo është përgjigja e duhur. Pas deklaratave të Trump, edhe kryeministri i Groenlandës, Mutte Egede, u shpreh në rrjetet sociale me një mesazh të qartë: “Ne nuk duam të jemi amerikanë apo danezë, ne jemi kalaalis”. Amerikanët dhe udhëheqësi i tyre duhet ta kuptojnë këtë.”

Egede është lideri i partisë së Komunitetit Inuit, e cila, së bashku me partinë socialdemokrate Përparimi, ka një shumicë bindëse në parlamentin rajonal. Por profesori Farkas paralajmëron: “Është e rëndësishme të vazhdohet të monitorohet nga afër situata dhe të kuptohet se ky kërcënim nuk do të zhduket thjesht pas zgjedhjeve.” “Për sa kohë që SHBA-ja synon të marrë nën kontroll Groenlandën, ekziston rreziku i fushatave të ndryshme të zgjerimit të ndikimit”, thekson eksperti./DW/

 Danezët kërkojnë… Kaliforninë në shkëmbim të Groenlandës!

By: Kult Plus
10 February 2025 at 22:45

Në përgjigje të planit të presidentit amerikan Donald Trump për të blerë GrOenlandën, një rajon autonom i Danimarkës, ka nisur një fushatë për ta bërë “Kaliforninë një territor danez”.

Lidhur me këtë nga faqja web “Danimarkifikimi” (Denmarkification) ka bërë një deklaratë lidhur me fushatën.

Në deklaratë thuhet se fushata synon blerjen e shtetit të Kalifornisë nga SHBA-ja dhe ta shndërrojë atë në territorin danez, në përgjigje të planit të Trumpit për të blerë Groenlandën.

Më tej thuhet se “Republikani Trump nuk e pëlqen Kaliforninë që është një nga bastionet e demokratëve. Trump nuk mund të thuhet se është fansi më i madh i Kalifornisë. Jemi të sigurt që do të jeni të gatshëm ta jepni këtë vend për një çmim të arsyeshëm”.

Deklarata thekson se Trump mund të bëjë çfarëdo që ai vendos dhe se qytetarët “nuk mund ta ndalojnë” atë.

“Nëse Trump dëshiron të shesë Kaliforninë, ai mund ta shesë atë”, thuhet në deklaratë.

Më tej deklarata iu referua çështjeve të diskutueshme në SHBA, duke pretenduar se sundimi i ligjit, kujdesi shëndetësor universal dhe politika e bazuar në fakte mund të mbizotërojnë në Kaliforni.

Deklarata rendit arsyet e zgjedhjes së Kalifornisë; si klima e saj e ngrohtë dhe me diell, dominimi teknologjik, prodhimi i avokados, liria dhe fakti që ajo ka Disneyland, një nga parqet argëtuese më të famshme në vend, dhe vuri në dukje se nëse shteti do të blihej, Disneyland do të riemërohej me emrin e autorit danez Hans Christian Andersenland.

“Ne madje do të japim furnizim të përjetshëm të pastave daneze për të ëmbëlsuar marrëveshjen”, thuhet në deklaratën, e cila deri më tani është nënshkruar nga rreth 200 mijë njerëz.

Groenlanda, një nga dy rajonet autonome së bashku me Ishujt Faroe nën Mbretërinë e Danimarkës, ndodhet 2 900 kilometra larg Danimarkës./ atsh/ KultPlus.com

Groenlanda shqyrton marrëveshjen politike mes SHBA dhe tre shteteve ishujt të Paqësorit

By: lia rda
6 February 2025 at 22:55

Përfaqësues të Groenlandës në Shtetet e Bashkuara janë takuar kohët e fundit me të paktën një ambasador nga shtetet ishuj të Paqësorit, të njohur ndryshe dhe me emrin Oqeania, për të mësuar më shumë rreth një marrëveshjeje politike që disa mendojnë se mund të krijojë një mundësi për ishullin në Arktik dhe Uashingtonin, ka mësuar Zëri i Amerikës.

Presidenti Donald Trump ka shprehur vazhdimisht interesin e tij për ta blerë ose për të marrë kontrollin e Groenlandës, një territor gjysmëautonom i Danimarkës, i pasur me burime natyrore.

Zoti Trump ka vënë dukje rëndësinë strategjike dhe pozicionin e ishullit në Oqeanin Arktik ku Rusia dhe Kina po përparojnë me shpejtësi.

Por komentet e presidentit amerikan kanë hasur në kundërshtinë e banorëve të ishullit si dhe udhëheqësve politikë të Danimarkës dhe Evropës.

Përfaqësuesit e Groenlandës nuk kanë pranuar të komentojnë për Zërin e Amerikës mbi takimin, i cili u përqendrua në një pakt që tre shtetet ishuj të Paqësorit kanë me Uashingtonin – njohur si Marrëveshja e Asociacionit të Lirë, ose ‘COFA’.

Marrëveshja i siguron Shteteve të Bashkuara qasje ushtarake tek të tre ishuj strategjikë të Paqësorit – në Republikën e Ishujve Marshall, Shtetet Federative të Mikronezisë dhe Republikën e Palau-s, në këmbim të ndihmës ekonomike.

Jackson Soram, ambasador i Shteteve Federative të Mikronezisë, në Shtetet e Bashkuara, i tha Zërit të Amerikës se diskutimet u zhvilluan në fund të janarit dhe u përqendruan në çështjet themelore si “dispozitat e ndihmës ekonomike dhe ato mbi sigurisë dhe mbrojtjen”.

Zoti Soram tha se u takua me përfaqësues nga Groenlanda dhe Ishujt Faroe, një tjetër territor danez i vetëqeverisur.

Alexander Grey, ish-shef i kabinetit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të zotit Trump, i cili ishte përfshirë në çështjet e Ishullit të Paqësorit, i tha Zërit të Amerikës se ai inkurajoi ambasadorët e këtyre ishujve, që të zhvillonin këto takime.

“Banorët e Groenlandës duan pavarësinë nga Danimarka”, tha zoti Grey në një përgjigje me email. Aktualisht ai është një nga partnerët e kompanisë ‘American Global Strategies’.

“Një Groenlandë e pavarur, me një numër të vogël popullsie, e me dëndësinë e dytë më të vogël në planet, do të dominohej shumë shpejt e sovraniteti i saj do të minohej nga Pekini dhe Moska”, shtoi ai.

Rusia ka rihapur bazat në rajon edhe pse Pekini ka investuar më shumë se 90 miliardë dollarë në projekte infrastrukturore në Rrethin Arktik. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Danimarka kanë baza ushtarake në Groenlandë.

Zoti Grey tha se dominimi i Arktikut nga Moska dhe Pekini përbën “një kërcënim strategjik unik” për Shtetet e Bashkuara.

Ai shtoi se një COFA “do të lejonte Groenlandën të ruajë sovranitetin e saj, ndërkohë që do të lejonte SHBA-të të sigurojë që sovraniteti të mbrohet realisht”.

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen ka thënë vazhdimisht se Groenlanda “nuk është në shitje”.

Por të hënën, ajo tha se Kopenhaga mirëpret investime shtesë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në ishullin strategjik.

“Pra, nëse kjo ka të bëjë me garantimin e sigurisë në këtë rajon, ne mund të gjejmë një rrugë për të bërë përpara”, tha ajo.

Marrëveshja në fushën e mbrojtjes SHBA-Groenlandë

Disa analistë thonë se as Uashingtoni dhe as Groenlanda nuk kanë nevojë për një marrëveshje si COFA për të rritur praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në këtë ishull.

Në vitin 2004, Shtetet e Bashkuara, Groenlanda dhe Danimarka nënshkruan Marrëveshjen Igaliku për të reduktuar praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Groenlandë në një bazë të vetme ajrore, bazën ajrore Thule, e cila është riemërtuar në Baza Hapësinore Pitfuffik.

Ajo i siguron Uashingtonit mbrojtje nga raketat si dhe mundësi për të vëzhguar hapësirën.

Marrëveshja e vitit 2004 parashikon që “çdo ndryshim i rëndësishëm lidhur me operacionet ose objektet ushtarake amerikane” në Groenlandë të bëhet përmes një procesi konsultimi mes Uashingtonit, Nuukut dhe Kopenhagenit.

“Uashingtoni mund t’i arrijë objektivat duke bashkëpunuar me Groenlandën dhe Danimarkën”, shkroi Otto Svendsen, studiues pranë Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike, në faqen e internetit të kësaj qendre, muajin e kaluar.

Gjatë një takimi informues nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare, në vitin 2022, u vu në dukje se marrëveshja COFA ka krijuar një varësi ekonomike mes Ishujve Marshall dhe Shteteve të Bashkuara, pasi kontributet amerikane përbëjnë rreth 70 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Ishujve Marshall.

Kjo është e kundërta e asaj që udhëheqësit e Groenladës thonë se duan.

Në kërkim të pavarësisë

Një ligj i vitit 2009, i quajtur Akti për Vetëqeverisjen e Groenlandës, hartuar nga Nuuk dhe Kopenhageni, përcakton hapat që duhen ndërmarrë- për një Groenlandë të pavarur, për çka është i nevojshëm referendumi.

Në fjalimin e mbajtur për Vitin e Ri, kryeministri i Groenlandës Mute Egede tha se “periudha para zgjedhore, me mbështetjen qytetare, duhet të përdoret për realizimin e këtyre hapave”, për të bërë të mundur mbajtjen e një referendumi gjatë zgjedhjeve parlamentare në prill.

Një anketim i vitit 2019 sugjeroi se më shumë se dy të tretat e qytetarëve të Groenlandës duan që të vijë një moment që Groenlanda të jetë e pavarur. Megjithatë, në një sondazh të publikuar në janar nga dy gazeta në Danimarkë dhe Grenlandë, 85 për qind thonë se nuk duan të jenë pjesë e Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, 55 për qind, e shohin interesin e Presidentit Trump ndaj Groenlandës si një mundësi.

Zoti Grey i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Grenlanda duhet të hyjnë në diskutime trepalëshe për marrëveshje.

“Duke punuar së bashku, Uashingtoni, Kopenhageni dhe Nuuku mund të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të ecin përpara drejt një marrëveshjeje pas-pavarësisë që funksionon për të gjitha palët”, tha ai në një përgjigje të dërguar me email.

Në vitin 2010, Groenlanda i tha Kombeve të Bashkuara se po shqyrtonte idenë për të negociuar idenë për pavarësi përmes një “një asociacioni të lirë” me Danimarkën.

Kryeministri Egede ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me Presidentin Trump, por ka thënë se “ne nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë”.

Ambasadori Soram tha se ai po përpiqet të bëjë bashkë ambasadorë nga arkipelagu Palau dhe Ishujt Marshall për të marrë pjesë në takime shtesë me Groenlandën, Ishujt Faroe dhe Danimarkën./voa

Groenlanda planifikon të ndalojë donacionet e huaja për partitë politike pas kërcënimit të Trump

By: Re Nato
4 February 2025 at 16:14

Groenlanda ka paraqitur plane për të ndaluar donacionet e huaja dhe anonime për partitë politike në vend pas një kërcënimi “shqetësues”.

Lëvizja vjen pasi administrata Trump ka këmbëngulur se presidenti amerikan është serioz për marrjen e kontrollit të ishullit Arktik, shkruan Sky News.

Të hënën, qeveria e Groenlandës paraqiti një propozim urgjent për të mbrojtur “integritetin e saj politik” në përgatitjen e zgjedhjeve që do të zhvillohen deri më 6 prill.

Qeveria deklaroi se donacionet e huaja ose anonime “mund të devijojnë plotësisht mundësinë e partive në Groenlandë që të marrin pjesë në një fushatë zgjedhore”.

Më herët, Trump ka thënë se beson se SHBA do të fitojë kontrollin e Groenlandës, pasi shfaqi interes për marrjen e territorit autonom danez në javët e fundit.

Trump shfaqi perspektivën e blerjes së territorit të gjerë të Arktikut gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2019 dhe ka thënë se kontrolli amerikan i Groenlandës është një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë ndërkombëtare./abcnews.al

Përpjekja për të marrë Groenlandën, Danimarka kërkon përgjigje të përbashkët evropiane ndaj Trump

By: Xhen Sila
28 January 2025 at 12:14

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen do të vizitojë Berlinin, Parisin dhe Brukselin teksa kërkon të formësojë një përgjigje të përbashkët evropiane ndaj planeve të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë Groenlandën.

“Danimarka është një vend i vogël me aleatë të fortë. Dhe është pjesë e një komuniteti të fortë evropian, ku së bashku mund të përballemi me sfidat … Me luftën në kontinent dhe ndryshimet në realitetet gjeopolitike, … uniteti është jetik,” tha ajo.

Turneu i saj pason një takim me kryeministrat e Suedisë dhe Norvegjisë, si dhe presidentin e Finlandës, në Kopenhagë në fundjavë. Danimarka njoftoi një ditë më parë se planifikon të investojë 2 miliardë euro për të rritur sigurinë e saj në rajonin e Arktikut me anije të reja, drone me rreze të gjatë dhe satelitë për të ndihmuar policinë e rajonit./abcnews.al

Mesazhet e Trump për të marrë Groenlandën nxitën debat, Krisafi: Vetëm një “kapriço” e presidentit të SHBA

27 January 2025 at 22:30

Deklaratat e përsëritura të Donald Trump se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Groenlandës nga Danimarka, kanë kthyer vëmendjen e botës tek kjo çështje,

Por ndërsa debati intensifikohet për të ardhmen e ishullit, banorët e tij thonë se vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e tyre.

Në një intervistë në emisionin “360 Gradë” në ABC News, Ledion Krisafi, ekspert i gjeopolitikës deklaroi se kërkesa apo pretendimet e ngritura nga Presidenti Donald Trump, nga pikëpamja e sigurisë nuk kanë aspak logjikë.

Më tej shtoi se kërkesat e përsëritura, i sheh vetëm si një “kapriço” të presidentit Trump.

“Ajo që kërkon Trump nga pikëpamja e sigurisë nuk ka logjikë. Nuk e ndalon asgjë SHBA të bëjë dy baza apo tre baza në Groenlandë. Danimarka është pjesë e NATO-s. Mendoj që logjika e Donald Trump është thjesht një “kapriço”, një mënyrë për të ngelur në histori. Pra nga pikëpamja e sigurisë, nuk ka logjikë, sepse në thelb është diçka që e ke, është pjesë e NATO-s”, tha ai.

Presidenti Trump nuk e ka përjashtuar përdorimin e trysnisë ekonomike ose ushtarake për të marrë Groenlandën nën kontroll.

Komentet e tij alarmuan aleatët evropianë. Megjithatë, Groenlanda thotë se mund të gjejë gjuhë të përbashkët me Uashingtonin.

/abcnews.al/

Deklarata e përsëritur e Trump për Groenlandën/ Bozheku: Pretendimet e tij lidhen me sigurinë. Goxhaj: Do shpërbënte rendin botëror

27 January 2025 at 22:20

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti deklaratën se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Groenlandës nga Danimarka.

Ai e cilësoi një gjë të tillë si të nevojshme për sigurinë ndërkombëtare.

Në emisionin “360 Gradë”, Enida Bozheku, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare, u shpreh se pretendimet e Trump, lidhen me sigurinë.

“Groenlanda ka një lloj statusi të posaçëm të fituar, me autonomi. Juridikisht Trump në mënyrë indirekte nuk e merr dot. Por këtu ka një debat, në statuse juridikë si Krimeja si Groenlanda kanë përputhshmëri sa i përket autonomisë së tyre. Pjesa e pretendimeve të Trump lidhet sipas tij me sigurinë”, u shpreh ajo.

Nga ana e tij kapiteni Dritan Goxhaj, u shpreh se këto lëvizje të Donald Trump sipas tij, kanë për qëllim që të shpërbëjë komplet rendin botëror.

“Kjo që po bën Trump është që gjithë këtë rendin botëror ta shpërbësh komplet”, tha ai.

Trump “frikëson” kryeministrin danez/ Zbardhet telefonata 45-minutëshe, me kërcënime e kërkesa!

By: admin
25 January 2025 at 01:06

Donald Trump ka përsëritur kërkesën e tij për të marrë në kontroll Groenlandën në një telefonatë me kryeministrin e Danimarkës, Mette Fredriksen.

Presidenti amerikan foli me Mette Frederiksen për 45 minuta javën e kaluar dhe u bë agresiv kur iu tha se Groenlanda nuk ishte në shitje, raporton Financial Times. Trump se do të vendosë tarifa ndëshkuese ndaj Danimarkës nëse ajo refuzon të heqë dorë nga territori i saj autonom në Arktik.

Frederiksen ofroi një bashkëpunim më të ngushtë me SHBA-në për bazat ushtarake dhe shfrytëzimin e mineraleve në ishull, por zyrtarë të lartë evropianë thanë se Trump nuk pranoi ofertën, duke kërkuar kontroll të plotë të Groenlandës.

“Ishte e tmerrshme. Ai ishte shumë i vendosur. Më parë ishte e vështirë ta merrje seriozisht. Por unë mendoj se tani është serioze dhe shumë e rrezikshme” tha një burim për The Times.

Një ish-zyrtar danez shtoi: Ishte një bisedë shumë e vështirë. Ai kërcënoi me masa specifike kundër Danimarkës, siç janë tarifa që synojnë të na dëmtojnë vetëm ne

Ky ngërç do të thellojë alarmin në Evropë pasi lidhjet transatlantike janë nën presion në rritje vetëm disa ditë pas kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Që nga marrja e detyrës, presidenti ka kërcënuar me tarifa të rënda për BE-në, ka kërkuar një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët e NATO-s dhe tha publikisht se kërkon aneksimin e Groenlandës, Kanalit të Panamasë dhe Kanadasë.

Trump hodhi idenë për të blerë Groenlandën edhe gjatë mandatit të tij të parë si president dhe e ringjalli propozimin para inaugurimit të tij. Ai ka deklaruar se kontrolli i këtij territori është një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Fuqitë evropiane shpresonin se komentet e Trump ishin hapi i parë në një negociatë për ndikim më të madh në Arktik, ku Rusia dhe Kina po zgjerojnë pozicionet e tyre strategjike. Kjo shpresë duket se është shkatërruar nga telefonata me Frederiksen.

“Qëllimi ishte shumë i qartë. Ata duan Groenlandën. Danezët janë krejtësisht të trembur”, tha zyrtar i informuar mbi telefonatën.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka komentuar akoma telefonatën. Frederiksen ka thënë se ajo e kuptoi “interesin e madh” të Trump për Groenlandën, por i përsëriti atij se nuk ishte në shitje. /Top Channel

The post Trump “frikëson” kryeministrin danez/ Zbardhet telefonata 45-minutëshe, me kërcënime e kërkesa! appeared first on Albeu.com.

Trump kërkon të marrë Groenlandën, eurodeputeti danez i përgjigjet ashpër në PE

22 January 2025 at 21:30

Politikani danez Anders Vistisen nuk u përmbajt kur i lëshoi ​​një mesazh publik Presidentit të SHBA-së, Donald Trump këtë javë, lidhur me planin e tij për ta bërë Grenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara.

“I dashur President Trump, dëgjo me shumë kujdes”, tha Vistisen të martën në Parlamentin Evropian. “Grenlanda ka qenë pjesë e mbretërisë daneze për 800 vjet. Është pjesë e integruar e vendit tonë. Nuk është në shitje.”

Vistisen vazhdoi të përdorte disa sharje që e futën në telashe me pjesën tjetër të Parlamentit Evropian.

“Më lejoni ta them me fjalë që mund ta kuptoni,” tha ai. “Z. Trump, f-k off!”

Nicolae Stefanuta, nënkryetar i Parlamentit Evropian, hyri dhe i tha Vistisen se gjuha nuk ishte e pranueshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

“Nëse përkthimi ishte i saktë, termi që keni përdorur nuk lejohet në këtë shtëpi dhe do të ketë pasoja për mesazhin që keni përdorur,” tha Stefanuta. “Nuk është në rregull në këtë shtëpi të demokracisë. faleminderit. Pavarësisht se çfarë mendojmë për zotin Trump, nuk është e mundur të përdoret një gjuhë e tillë.”

Vistisen dyfishoi deklaratën e tij dhe postoi mesazhin e tij në X, duke shkruar , “Grenlanda nuk është në shitje. Grenlanda ka qenë pjesë e Danimarkës për 800 vjet, më shumë se dyfishi i kohës që ka ekzistuar SHBA. Çdo patriot i vërtetë duhet të kuptojë se ky është një sulm i papranueshëm ndaj sovranitetit kombëtar!”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump kërkon të marrë Groenlandën, eurodeputeti danez i përgjigjet ashpër në PE appeared first on Euronews Albania.

Trump kërkoi Groenlandën, eurodeputeti danez i përgjigjet ashpër në PE

22 January 2025 at 21:49

Politikani danez Anders Vistisen shkaktoi një moment të tensionuar në Parlamentin Evropian me një mesazh të drejtpërdrejtë për Presidentin amerikan Donald Trump, lidhur me idenë e tij për të blerë Grenlandën. Vistisen u shpreh me një ton të ashpër dhe tha se Grenlanda ka qenë pjesë e Danimarkës për 800 vjet dhe nuk është në shitje, duke e mbyllur mesazhin e tij me një fjalor të paspecifikuar, i cili nxiti reagimin e kolegëve të tij në Parlamentin Evropian.

Pas përdorimit të gjuhës së papërshtatshme, nënkryetari i Parlamentit Evropian, Nicolae Stefanuta, i bëri një tërheqje vëmendjeje Vistisen, duke i kujtuar atij se përdorimi i fjalëve të tilla është i papranueshëm dhe do të kishte pasoja. Vistisen, megjithatë, mbrojti qëndrimin e tij dhe e përsëriti mesazhin, duke postuar edhe në X, duke theksuar rëndësinë e sovranitetit kombëtar të Danimarkës dhe duke kritikuar idenë e Trump-it si një “sulm” ndaj këtij sovraniteti.

Ky incident nxjerr në pah tensionet mes politikave të brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe përdorimin e gjuhës në politikë që mund të shkaktojë debate të mëdha për dinamikën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

The post Trump kërkoi Groenlandën, eurodeputeti danez i përgjigjet ashpër në PE appeared first on Sot News | Lajme.

Vëmendja drejt Groenlandës, delaratat e Presidentit Trump nxitin shqetësime dhe debat

22 January 2025 at 19:27

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti deklaratën se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Groenlandës nga Danimarka. Ai e cilësoi një gjë të tillë si të nevojshme për sigurinë ndërkombëtare. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga kryeqyteti i Groenlandës Nuuk, se deklarata e udhëheqësit të Shteteve të Bashkuara ka ngritur shqetësim në mes të popullsisë së vogël të ishullit.

E mbuluar nga akulli dhe me stuhi të shpeshta, Groenlanda është në sezonin e dimrit të Arktikut. Megjithatë, sytë e botës po i kushtojnë vëmendje ishullit të largët.

Donald Trump Jr, djali i presidentit, së fundmi shkoi në kryeqytetin Nuuk në përpjekje për të siguruar mbështetje për idenë e të atit, në një vizitë që zgjati vetëm disa orë.

Gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, disa orë pas inaugurimit, Presidenti Trump përsëriti qëndrimin se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Grenlandës nga Danimarka.

“Djali im dhe zyrtarët e mi shkuan atje para dy javësh dhe ata na duan. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Groenlanda është e nevojshme. Jo për ne. Është e nevojshme për sigurinë ndërkombëtare”, tha Presidenti Trump.

Groenlanda është pjesë e Danimarkës. Popullsia e ishullit prej 57,000 banorësh gëzon një shkallë të lartë autonomie. Qeveria e Groenlandës ka një mesazh të thjeshtë për botën.

“Ne nuk jemi mall, nuk jemi në shitje”, tha ministrja e qeverisë së Groenlandës Naaja Nathanielsen.

Presidenti Trump nuk e ka përjashtuar përdorimin e trysnisë ekonomike ose ushtarake për të marrë Groenlandën nën kontroll. Komentet e tij alarmuan aleatët evropianë. Megjithatë, Groenlanda thotë se mund të gjejë gjuhë të përbashkët me Uashingtonin.

“Nëse shihni përtej retorikës, dëgjoj dy mesazhe nga Shtetet e Bashkuara: Njëra është nevoja për të patur parasysh aspektin e sigurisë kombëtare dhe ne jemi plotësisht dakord me mesazhin amerikan në atë pikë. Mesazhi tjetër që dëgjoj është, ne duam të përfshihemi më shumë në sektorin mineral të Groenlandës. Kjo është sikur të trokisni në një derë të hapur”, tha ministrja Nathanielsen.

Groenlanda do të mbajë zgjedhjet jo më vonë se në muajin prill. Qeveria dëshiron të mbajë njëkohësisht një referendum për pavarësinë nga Danimarka.

Pas një kontrolli disa shekullor nga Danimarka, erërat politike të ndryshimit në Groenlandë po bëhen më të forta, thotë gazetarja vendase Arnaq Nielsen.

“Tani bëhet fjalë për shumë më tepër sesa marrëdhëniet e ndërlikuara mes Danimarkës dhe Groenlandës. Papritur na viziton Trump Jr dhe gjithçka shpërthen. Një numër i vogël njerëzish janë vërtet të lumtur që djali i presidentit erdhi në Groenlandë. Një grup tjetër i vogël njerëzish janë të zemëruar nga kjo”, thotë zoti Nielsen.

Lajmet tanimë kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave sociale. Disa yje të njohura të platformës ‘YouTube’ kanë ardhur në Groenlandë, duke shpërndarë dollarë amerikanë dhe kapele bejsbolli.

Jo të gjithë e mirëpresin këtë vëmendje. Banorët duken të ndarë në lidhje me komentet e Presidentit Trump.

“Mendoj se jemi në një situatë të tmerrshme. Politikanët tanë po e trajtojnë këtë krejtësisht gabim. Ata janë joshur nga diçka që është shumë më e madhe se sa mund të përballojnë”, thotë Per Chemnitz, banor i kryeqytetit Nuuk.

“Momentalisht, Groenlanda ka vëmendjen e gjithë botës. Kjo është vërtet e mirë dhe është koha që Groenlanda të ketë më shumë vëmendje”, thotë Aká Grønvold, një tjetër banor i kryeqytetit.

Kjo vëmendje duket se do të vazhdojë.

Sytë e botës tani janë në Groenlandë. Por ndërsa debati intensifikohet për të ardhmen e ishullit, banorët e tij thonë se vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e tyre./VOA

The post Vëmendja drejt Groenlandës, delaratat e Presidentit Trump nxitin shqetësime dhe debat appeared first on Sot News | Lajme.

Deklaratat e Trump për të zotëruar Groenlandën, Danimarka reagon ashpër: Nuk mund të merrni çdo gjë që doni

21 January 2025 at 18:27

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili përsëriti dëshirën e tij për të blerë Groenlandën gjatë një prej fjalimeve të tij.

Rasmussen theksoi se një veprim i tillë është i papranueshëm, duke deklaruar: “Nuk mundesh ta marrësh Groenlandën vetëm sepse doni ju. Sigurisht që nuk mund të kemi një rend botëror ku shtetet e mëdha, pavarësisht se si quhen, mund të marrin çdo gjë që duan.”

Ai shprehu shqetësim për retorikën e Trump lidhur me planet për zgjerimin e territoreve të SHBA-së përtej kufijve aktualë. Ndërkohë, mediat daneze raportuan se gjatë gjithë ditës janë zhvilluar bisedime urgjente mes politikanëve dhe drejtuesve të biznesit në Danimarkë për të analizuar pasojat dhe për të vendosur mbi reagimin e qeverisë ndaj deklaratave të presidentit amerikan.

Trump, në një nga fjalimet e tij inauguruese, u shpreh se Groenlanda është një vend i mrekullueshëm dhe theksoi rëndësinë e saj për sigurinë ndërkombëtare, duke rritur kështu shqetësimet për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Danimarkës.

The post Deklaratat e Trump për të zotëruar Groenlandën, Danimarka reagon ashpër: Nuk mund të merrni çdo gjë që doni appeared first on Sot News | Lajme.

6 herë më e madhe se Gjermania – Pse Groenlanda i përket një vendi të vogël si Danimarka, edhe pse është larg saj?

By: admin
20 January 2025 at 21:45

Nga David Ehl

Donald Trump që pas fitores në zgjedhje ka përsëritur deklaratat, se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Groenlanda është në pjesën më të madhe e mbuluar nga akulli, ishulli më i madh i botës ka vetëm, rreth 56.000 banorë. Ky territor është i pasur në lëndë të para dhe pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut. Ai i përket Danimarkës që prej 600 vjetësh, dhe gëzon autonomi të zgjeruar. Deri tani Groenlanda ka hequr dorë nga një pavarësi e plotë.

Çfarë kërkon Trump?

Pak para Krishtlindjes Trump sërish hapi diskutimin për Groenlandën. SHBA-ja është e mendimit, që “në interesin e sigurisë kombëtare dhe të lirisë në botë” është një “domosdoshmëri absolute”, ta posedosh dhe kontrollosh Groenlandën, deklaroi presidenti i ardhshëm. Me këtë republikani i referohet përpjekjes së dështuar të tij gjatë mandatit të parë duke propozuar më 2019 për ta blerë Groenalndën.

Djali i tij, Trump Jr. vizitoi (07.01.2025) ishullin, sikurse u komunikua gjatë një udhëtimi privat. Në të njëjtën ditë Trump Senior dha një konferencë shtypi në rezidencën e tij në Florida. Në deklarimin e tij ai nuk përjashtoi as hapat ushtarakë apo imponimin ekonomikisht për të vendosur kontrollin ndaj Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë. “Ky është një deal, që duhet të realizohet”, tha Trump.

Mund ta blejë Trump, Groenlandën?

Edhe njё herё tjetёr njё president i SHBA-sё ka dashur ta blejё Groenlandёn: Harry Truman, pas Luftёs sё Dytё Botёrore, pёr 100.000 Dollarё. Edhe atёherё qeveria daneze pati refuzuar. Për propozimin e tij për blerjen e ishullit më 2019 Trump mori një refuzim të prerë nga Danimarka dhe Groenlanda. Ngjashëm ishin reagimet edhe aktualisht. “Groenlanda na përket neve. Ne nuk jemi në shitje dhe asnjëherë nuk do të dalim në shitje”, deklaroi kryeministri i ishullit, Mute Egede. Në fjalimin e tij me rastin e vitit të ri megjithatë kryeministri i Groenlandës u shpreh për një pavarësi nga Danimakra.

Ç’mund të ndodhë me një pavarësi të Groenlandës?

Groenlanda që nga viti 1953 është koloni daneze dhe tani është një territor i vetëadministruar brenda mbretërisë. Që nga viti 2009 ishulli ka të drejtën të mbajë referendum për shpalljen e pavarësisë. Nëse ndodh kjo, Groenlanda mund të vendosë për një afrim me SHBA-në në formën e një marrëveshjeje asociimi ngjashëm si me ishujt Marshall, Mikronezinë dhe Palaun në Paqësor.

Shumica e banorëve të ishullit ndonëse duan pavarësinë në sfondin e varësisë ekonomike prej Danimarkës dhe BE-së janë skeptikë. Në pranverë në Groenlandë zhvillohen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Pavarësia nga Danimarka është një temë e rëndësishme në fushatën elektorale.

Çfarë u ofron Trump Groenlandës dhe banorëve të saj?

Trump i premton Groenlandës dhe 56.000 banorëve të saj mbrojtje, ndonëse deri tani ai asnjëherë nuk është shprehur për motivet e dëshirës së tij. Ekonoikisht dhe në aspektin gjeopolitik me këtë do të rritej influenca ndaj rajonit të pasur me lëndë të para. Pikërisht tani me shkrirjen e shtresave të akullit dhe daljen në pah të pasurive nëntokësore edhe Rusia dhe Kina gjithnjë e më shumë po përpiqen me ngulm të ngrenë pretendimet e tyre. SHBA-ja me shtetin federal të Alaskës pranë Árktikut që prej vitit 1951 ka një bazë aviacioni në veri-perëndim të Groenlandës.

Profesori i shkencave politike në Këln, Thomas Jäger në një intervistë për televizionin privat NTV, ka shprehur edhe një tjetër mendim të mundshëm që mund të ketë Trump: “Mund të përfytyrohet, se Trump dëshiron që ta vendosë veten në radhën e presidentëve me traditë, të cilët e kanë zgjeruar dukshëm territorin – në shekullin e 19, SHBA u shtrinë më tej në perëndim dhe pastaj blenë Alaskën. Kjo do ta bënte atë vërtetë një ndër presidentët e mëdhenj.”

Por pёrse Groenlanda, ishulli mё i madh i botёs – gjashtё herё mё i madh se Gjermania – i pёrket njё vendi tё vogёl siç ёshtё Danimarka? Gjeografikisht ishulli ndodhet qartazi nё Amerikёn e Veriut, skaji mё veri-perёndimor i Groenlandёs ndodhet fare pranё brigjeve tё Kanadasё.

Danimarka nё tё kundёrt ndodhet mё shumё se 3000 km larg Groenlandёs dhe midis tyre ndodhen Islanda dhe njё pjesё e Norvegjisё. Ka pasur mjaft konflikte, por mё nё fund danezёt fituan dhe pёrfundimisht Groenlanda e akullt mё 1933 i kaloi Danimarkёs.

Groenlanda ka qenё dikur e gjelbёr

Groenlanda quhet vendi i gjelbёr. Sepse edhe nёse sot as qё mund tё pёrfytyrohet – pasi 85 pёrqind e ishullit ndodhet nёn njё shtresё akulli – dikur nё Groenlandё ka qenё shumё mё ngrohtё. Studiuesit kanё gjetur gjurmё tё ADN-sё sё pemёve, tё fluturave dhe tё tjera insekteve. Para 450.000 deri nё 900.000 vjetёsh Groenlanda ka qenё e mbuluar prej pyjeve tё dendur.

Shtresa e akullit, qё ka ende njё trashёsi prej rreth 3800 metra, po pakёsohet sepse akullnajat shkrijnё. Pёrveҁ kёsaj bien gjithnjё e mё shumё shira, e kjo e intensifikon shkrirjen e akullnajave. Studiuesit kanё llogaritur qё niveli i detit nё mbarё botёn do tё rritej mё shumё se shtatё metra, nё rast se do tё shkrihej i gjithё akulli i Groenlandёs.

Pak njerёz, aspak rrugё

Sot nё Groenlandё janё vetёm brezat bregdetar pa akull tё banueshme. Kryesisht nё brigjet perёndimore klima fale rrymёs sё Golfstrimit ёshtё mё e pёrshtatshme pёr jetesё. Kёtu ndodhen edhe shumica e fshatrave si dhe kryeqyteti Nuuk. Ai ka 18.000 banorё dhe ёshtё qyteti mё i madh i Groenandёs. Gjithsej nё ishull jetojnё 56.000 banorё dhe dendёsia e popullsisё ёshtё mё e ulёta nё botё. Vetёm nё Artik jetojnё mё pak njerёz se nё Groenlandё.

Nё mbarё ishullin mungojnё rrugёt e hekurudhat, qё mund tё lidhin qytetet dhe fshatrat. Rrugё ka midis qyteteve, por ato pёrfundojnё nё periferi tё qytetit. Pёr tё shkuar nga njё qytet nё tjetrin banorёt e Groenlandёs pёrdorin avionё, anije, helikopterё, gomone ose slita me qen.

Me ndryshimin e klimёs edhe nё Groenlandё mund tё ndryshojё diçka.Mё pak akull nё kёtё ishull nёnkupton edhe mё shumё hapёsirё jetese pёr njerёzit. Shkrirja e akujve çliron lёndё tё para tё rёndёsishme, tё cilat janё tё mbrojtura: Ndёr tё tjera naftё, minerale tё rralla, gaz natyror dhe uran.

Sё shpejti do tё nisё gjuetia pёr elementё tё tillё. E presidenti i zgjedhur i SHBA-sё si biznesmen ka njё nuhatje tё fortё pёr tё tilla gjёra. /DW

The post 6 herë më e madhe se Gjermania – Pse Groenlanda i përket një vendi të vogël si Danimarka, edhe pse është larg saj? appeared first on Albeu.com.

Pse marrja e Groenlandës mund të jetë një marrëveshje e keqe për Trump

By: user 8
12 January 2025 at 15:04

Groenlanda mund të portretizohet si kufiri i ri për mineralet e çmuara dhe gjeopolitikën, por Donald Trump duhet të jetë i kujdesshëm se çfarë dëshiron kur kërkon kontrollin e ishullit të gjerë, të largët dhe pak të populluar të Arktikut.

Rreth 56,000 groenlandezë jetojnë në një vend të qeverisur në mënyrë autonome, ndërsa ish-sundimtari kolonial, Danimarka mbikëqyr politikën e tyre të jashtme dhe sigurinë. Për dekada, Groenlandezët kanë synuar, ose të paktën ëndërrojnë, të fitojnë pavarësinë e plotë. Kryeministri Múte Egede tha në fillim të kësaj jave se Groenlanda nuk është në shitje.

Sipas Ole Ellekrog, një gazetar danez që ka jetuar në Groenlandë, vendasit mbeten të pakënaqur për marrëdhëniet e tyre me Danimarkën. “Shumë kalaallit (groenlandez) që shpërngulen në Danimarkë … përballen me një injorancë dhe arrogancë të madhe nga populli danez,” tha Ellekrog për Politico.

“Është kjo pakënaqësi në rritje që ka bërë që shumë njerëz në Groenlandë të ndihen sikur janë gati të provojnë diçka tjetër,” tha Ellekrog, i cili shtoi se marrëdhëniet e tensionuara të të dy palëve hapin rrugën për figura të tilla si Trump “ndoshta pa e ditur ose ndoshta me zgjuarsi dhe me qëllim.” 

Kopenhageni gjithashtu paguan faturën për rreth gjysmën e buxhetit të ishullit, pengesa më praktike për pavarësinë për ekonominë e varur nga karkalecat.

“Kjo është një faturë prej diku midis 750 milion dollarë deri në 1 miliard dollarë në vit,” tha në një intervistë Jon Rahbek-Clemmensen, profesor i asociuar në Kolegjin Danez të Mbrojtjes. “Donald Trump nuk i pëlqen marrëveshjet e këqija, apo jo?” 

Lexo më tej: Manuali i bashkëjetesës me Trump: Fundi i Trudo si shembull për liderët botërorë 

E thënë ndryshe, Groenlanda është një komunë e mesme shumë e shtrenjtë për Danimarkën. Dhe Uashingtoni tashmë përfiton falas nga kjo status quo.

Investimet e Bashkimit Evropian në Groenlandë janë gjithashtu shumë më të mëdha se ato të Shteteve të Bashkuara. Përkundër kësaj, Brukseli është kryesisht duke pritur dhe duke parë.

“Është e qartë se sovraniteti i shteteve duhet të respektohet,” tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Anitta Hipper gjatë një konference për shtyp të mërkurën, duke shtuar se Brukseli mezi priste të punonte me administratën e ardhshme të SHBA drejt “një axhende më të fortë transatlantike”. 

Ndërsa Komisioni ka një zyrë të vogël përfaqësuese në Nuuk, posti vakant i të dërguarit special të BE-së për çështjet e Arktikut u plotësua vetëm në vjeshtë nga Claude Véron-Réville, tha Komisioni.

Objektivat e SHBA: Kontrollo

Marrja e Groenlandës, qoftë me blerje apo me forcë, nuk do të përmirësonte vërtet perspektivën e Uashingtonit. SHBA ka tre objektiva kryesorë në Groenlandë dhe ato janë përmbushur mirë sot. Së pari, Baza Hapësinore Pituffik (e njohur më parë si Baza Ajrore Thule) është një vend thelbësor ushtarak për sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe fuqinë ajrore mbi rajonin e Arktikut.

Së dyti, Groenlanda po afron vazhdimisht investitorët për të zhvilluar infrastrukturën e qëndrueshme të minierave për depozitat e saj të mineraleve të rralla të tokës dhe potencialisht edhe bakrit, argjendit, platinit dhe titanit. Kryeministri Egede ka udhëtuar në SHBA disa herë që kur u zgjodh në 2021 për të tërhequr investime private, por asnjë kompani nuk e ka bërë hapin.

Së fundi, SHBA-të duan të parandalojnë ndërhyrjen e Kinës. Nën presionin e Uashingtonit, Kopenhageni bllokoi një kompani shtetërore kineze nga zhvillimi i tre projekteve të aeroportit në ishull, duke përmendur se do të ishte një rrezik sigurie.

Duke përmbledhur, Rahbek-Clemmensen tha se “Shtetet e Bashkuara tashmë po marrin atë që duan. Dhe është e lirë.” 

Mineralet

Mallkimi i mineraleve

Burimet minerale të Groenlandës po bëhen më të aksesueshme pasi ndryshimet klimatike bëjnë që kapaku i saj i madh i akullit të tërhiqet, por projektet aktuale janë të pakta.

Miniera më e zhvilluar pranë skajit jugor të vendit, Kuannersuit ose Kvaneflejd, u bllokua efektivisht nga shfrytëzimi sepse depozitat e saj të tokës janë të përziera me uranium. Kompania që mban licencën e shfrytëzimit ka paditur qeverinë e Groenlandës për 11 miliardë dollarë.

Depozitat e tjera janë shumë më të vogla dhe më të vështira për t’u aksesuar, që do të thotë se shfrytëzimi i tyre do të kërkonte shuma të mëdha investimesh dhe shumë kohë për t’u zhvilluar.

Votuesit e Groenlandës do të shkojnë në qendrat e votimit më së voni në prill, me Egede duke lënë të kuptohet gjatë fjalimit të tij të Vitit të Ri se ai mund të propozojë gjithashtu një referendum për pavarësinë nga Danimarka. Megjithatë, ai është në një pozicion të ndërlikuar: Minierat mund t’i paguajnë Groenlandës rrugën drejt pavarësisë, duke zëvendësuar grantin vjetor të Danimarkës. Por votuesit e tij janë gjithashtu të shqetësuar për ndikimin e mundshëm mjedisor.

Mette Frederiksen, kryeministrja e Danimarkës, e ka trajtuar çështjen me kujdes politik, duke ia kaluar pyetjen Groenlandës, duke shmangur kështu ofendimin as të Donald Trump-it dhe as vetë banorëve të Groenlandës. Kur Trump sugjeroi më parë blerjen e ishullit, Frederiksen e quajti këtë ide “absurde.” Megjithatë, duke mos e kritikuar hapur këtë koment, Frederiksen mund të krijojë një hapësirë për bashkëpunim më të thellë mes Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe Grenlandës në rajonin e Arktikut.

“Kur stuhia të ketë kaluar, mund të ndodhë që SHBA-të dhe Groenlanda të mund të negociojnë një formë të re bashkëpunimi”, përfundoi Ellekrog.

Politico, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Pse marrja e Groenlandës mund të jetë një marrëveshje e keqe për Trump appeared first on Lapsi.al.

❌
❌