Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Goxhaj: Evropa, në një garë armatimi që është e panevojshme

By: Re Nato
10 July 2025 at 22:40

Ish kapiteni Dritan Goxhaj thotë se Evropa po hyn në një garë armatimi, që sipas tij është e panevojshme.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Goxhaj u shpreh se kushdo që fillon luftën, bën gabime në përllogaritje.

“Unë mendoj se kemi propagandë nag të gjitha anët, për të futur Evropën drejt një gare armatimi. Unë mendoj që është e panevojshme kjo garë armatimi, do i shkaktojë të njëjtën gjë Evropës që i shkaktoi gara e armatimit, që Bashkimi Sovjetik bëri me SHBA, dhe u shpërbë. E njëjta gjë mund të vijë për Evropën, për këtë garë armatimi të panevojshme. Kushdo që fillon luftën, ka bërë gjithnjë një gabim në përllogaritje. Përllogaritja mund të jetë në aspekin e kundërpërgjigjes, ose në aspektin e goditjes që ti jep. Gjithnjë kemi një përllogaritje të tillë, të gabuar në këtë aspekt. Ne themi se po hyjmë në luftë, por bota, që prej 1945 ka qenë në luftë. Luftërat kanë eksiztuar, por nuk kanë qenë afër nesh”, theksoi ai./abcnews.al

Pas Covid 19, do bombardohemi?/ Goxhaj: Virusi, një konspiracion. Në Izrael, njerëzit u vranë duke shkuar në strehimore

10 July 2025 at 21:44

Kapiteni Dritan Goxhaj, i ftuar në programin ‘360 gradë’, komentoi zhvillimet e viteve të fundit globale, virusi Covid 19 dhe lufta që po ‘infekton’ vendet e Lindjes së Mesme dhe Ukrainën.

Goxhaj u shpreh se virusi ishte një konspiracion sepse qarkulloi por jo në sasinë që u propagandua që sillte vdekjen. Sa i takon luftës, Goxhaj u shpreh se kaosi në luftë është i papërmbajtshëm dhe se në Izrael shumë njerëz u vranë në tentativa për të shkuar në strehimore.

“Një virus qarkulloi por jo në sasinë që u propagandua, nuk ishte ajo vdekjeprurje që ky virus bënte. Ishte më shumë konspiracion, virusi vijon ende dhe pse ka pësuar mutacion. Ose kemi fituar imunitet, ose nuk ka qenë një virus kush e di çfarë ishte.

Shërbeu si një stërvitje në aspektin e atyre që menaxhojnë popullatën. Në rast lufte, kaosi nuk është i përmbajtshëm. Në emergjenca zhvendosja e popullatës nuk është e detyrueshme. Në rastin e Izraelit, pati njerëz të vrarë nga nxitimi se kush do shkonte në strehime. Vendet nordike nuk u mbyllën siç u mbyll perëndimi. Numri i të vaksinuarve në perëndim është më i vogël se i të pavaksinuarve. Pra nuk i besuan qeverisë dhe dhunën që përdori qeveria duke nxjerrë ushtrinë në rrugë. U përdor dhuna për të trembur popullin.” / abcnews.al

“Të rinjtë po punojnë nën rrogoz!” Karamuço: Janë zbardhur ngjarjet kriminale deri 2021, të tjerë s’bien në sy…

7 July 2025 at 22:33

“SPAK ka ‘gjunjëzuar’ shumë banda kriminale, por ka të tjera që ende nuk njihen!” Këtë tha profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço në emisionin “360 Gradë” duke shtuar se kjo është një sfidë për Gjykatën e Posaçme.

Sipas tij janë zbardhur vetëm ngjarje, që kanë ndodhur deri në mars të 2021.

“Edhe në Shkodër ka emra të rinj, që do t’i marrim vesh kur të fillojnë bëmat e reja! Edhe për Lezhën, Kukësin, janë disa zona që nuk i kemi llogaritur, por na dalin që kanë aktivitet. Kemi Rrëshenin, Dibrën, kemi Korçën që vijnë të dhëna nga policia greke, që thotë kalojnë kokainë, kalojnë heroinë. Kush grup i ka në posedim? Janë disa grupe që kanë punuar nën rrogoz, me vitrinën e bizneseve të tyre të ligjshme! E s’kanë rënë në sy. Këtu është puna e SPAK, të luftojë dhe këta që s’bien në sy se janë të rrezikshëm,” sqaroi Ervin Karamuço.

Ai shtoi se SPAK ka kapacitete dhe mjetet që të zbulojë figurat e reja të krimit.

Ndërsa gazetarja, Anduena Llabani sqaroi se teknologjia po sofistikon grupet kriminale. Shumë nga ta shtoi gazetarja, janë ndarë në nëngrupe për shkak të eliminimit të krerëve.

Ajo bëri të ditur se janë të shpërndarë në Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe se mes tyre ka konflikte të brendshme, që jo në pak raste kanë kryer ekzekutime mafioze.

“Grupet janë prekur nga SPAK, por kanë ende ndikime në zonat ku kanë vepruar. Rrënjët e tyre janë shumë të thella,” përfundon Llabani.

/abcnews.al/

Vendimi i NATO-s! 1.3 mld euro armatim për Shqipërinë/ Krisafi: Afati 10 vjet! Prenga: Më shumë mjete të blinduara dhe…

7 July 2025 at 22:12

Mbrojtja në vendit tonë pritet të marrë hov të ri zhvillimi. Vendimin e NATO-s për 5% të PBB për mbrojtjen dhe sigurinë duhet ta përqafojnë të gjitha vendet anëtare përfshi dhe Shqipërinë.

Në këtë kohë të trazuar në Ballkan ku lufta Rusi-Ukrainë s’po ndalon, ushtarakë dhe ekspertë diskutuan mbi këtë temë të rëndësisë të lartë në emisionin “360 Gradë”.

Eksperti i gjeopolitikës, Ledion Krisafi sqaroi se do të duhen 10 vite që Shqipëria të caktojë 1.3 miliardë euro për mbrojtjen.

Ai theksoi se gjatë këtyre viteve buxheti i Shqipërisë duhet të dyfishohet, që 1.3 miliardë Euro të jenë lehtësisht të gjendshme, për të fuqizuar ushtrinë, për të blerë armatime apo dhe trajnimet e ushtarakëve.

Ndërsa sipas gjerneral Ded Prengës, prioritet duhet t’i jepet mondernizmit të ushtrisë, ku mjetet e blinduara ushtarake duhet të jenë të parat, që duhet të blihen dhe të shtohen në numër. Kjo sa i përket forcave tokësore. Ai shtoi se atyre ajrore ju nevojten helikopterë multifunksionalë, ndërsa forcave detare shtim të anijeve për operacione, pra jo vetëm për patrullime.

Pse Berisha pasi humb zgjedhjet lyp qeveri teknike? Dashnor Sula: “Këngë” e vjetër, por këto beteja gjithmonë janë shuar!

3 July 2025 at 22:33

TIRANË-  Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, fakt që u provua edhe nga procesi i rinumërimit të votave, Sali Berisha nuk e shikon problemin në radhët e veta, por përpiqet të justifikojë goditjen me argumentin se zgjedhjet janë vjedhur dhe nuk kishte garë politike.

Ai ka artikuluar tezën e krijimit të një qeverie teknike. Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ftuar në “360 gradë” thotë se kjo tezë është për të blerë kohë, me qëllim që të largoi vëmendjen nga shqetësimi real i demokratëve, që është humbja e zgjedhjeve.

“Nuk është rasti i parë, njihet qasja e doktorit në raport me kundërshtarin apo me retorikën që përdor, që mban stekën  lart dhe në fund pastaj, në shumë beteja që i ka artikuluar, përfshirë dhe qeverinë teknike dhe shumë gjëra të tjera dhe në fund janë shuar ato beteja dhe pa asnjë lloj rezultati, edhe ky rast kështu do jetë.  Është konsum para pushimeve të gushtit dhe që të mbajë gjallë… deri sa të vijë parlamenti. Në shtator fillon një gjë tjetër, ngritjen e një narrative tjetër dhe kështu dëshiron të shtyjë dhe kjo është e qartë.

Ai theksoi se Sali Berisha ka shuar zërat kritikë në partinë Demokratike dhe nuk ka asnjë konkurrent.

“Opozita s’ka konkurrues ndaj Berishës dhe kjo është disfatike dhe nuk ka njëri që t’i dalë përballë, as me zë ndryshe, as me konkurrim dhe në gjithçka. Vetëm Tabaku kemi një deputete të votuar, ndërsa gjithë lista tjetër janë deputetë të emëruar, pra janë deputetë pa vota”, tha ai/ abcnews.al

Koreja e Veriut në krah të Rusisë, po Europa?! Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare: Perëndimi s’është ende gati…

By: Rovena
3 July 2025 at 22:07

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enika Abazi, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC Neës, u shpreh se një zhvillim i mundshëm ku trupa nga Koreja e Veriut do të angazhoheshin në luftën në Ukrainë, mund të krijojë presion mbi vendet europiane për të dërguar forca ushtarake.

Ajo theksoi se, ndonëse mbështetja për sovranitetin e Ukrainës mbetet e fortë, vendimi për paqe dhe negociata i takon vetë Ukrainës.  Abazi vuri në dukje gjithashtu se dinamika globale, veçanërisht konflikti në Lindjen e Mesme, ndikon në kapacitetin e fuqive perëndimore për të reaguar.

Sipas saj, konflikti po merr gjithnjë e më shumë karakterin e një lufte konvencionale dhe shtetet duhet të jenë të përgatitura për këtë realitet të ri.

“Më duket pak problematike fakti që meqenëse trupat koreano-verirore do të shkojnë në të luftojnë në Ukrainë, Europa do e ndjejë veten të detyruar që të çojë trupa. Kjo është thënë gjithmonë, por opinioni publik në vendet perëndimore nuk është akoma gati për të marrë pjesë, apo të shkuar dhe për të luftuar si ushtarë në Ukrainë.

Pavarësisht se ka një mbështetje të fuqishme për sovranitetin e Ukrainës, por vazhdimisht edhe presidenti Macron ka thënë që paqja, diskutimet dhe negociatat që ka i ngelen Ukrianës për të vendosur. Këtu më shumë ka të bëjë me faktin e dëshirës dhe mundësisë, sepse kemi edhe konfliktin e madh që po ndodh në Lindjen e Mesme dhe Amerika ka bërë një furnizim shumë të madh të Izraelit dhe vazhdon që ta furnizojë.

Izraeli nuk është ai që ka prodhuar gjithë ato armatime që ka përdorur, përkundrazi janë të furnizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe arsyeja që dha Trump për ndërprerjen e furnizimeve të Ukrainës, ishte që ‘tashmë depot tona po zbrazen dhe ne duhet që të mendojmë për sigurinë tonë’. Po shikojmë që lufta po bëhet më konvencionale dhe në një mënyrë apo në një tjetër shtetet duhet që të jenë të përgatitura”, tha ekspertja./abcnews.al

“Pësoi goditje”/ Goxhaj: Telefonata e Macron me Putin për çështjen e prezencës ushtarake franceze në Odesa

3 July 2025 at 21:37

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, kapiteni Dritan Goxhaj foli për zhvillimet e luftës në Ukrainë, duke u fokusuar te biseda telefonike zhvilluar me presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas Goxhajt, fokusi në këtë bisedë telefonike, më shumë se sa lufta në Ukrainë ka qenë për çështjen e prezencës ushtarake franceze në Odesa e cila ka pësuar një goditje.

“Biseda telefonike ka ardhur dy ditë pas një deklarate të bërë nga ish-kancelarja Merkel e cila ka thënë se Evropa duhet të mbajë kontakte me Rusinë. Më pas ka ardhur telefonata e Macron me Putin. Pjesa më e madhe e bisedës nuk ka qenë për Ukrainën, por më shumë për çështjen e prezencës ushtarake franceze në Odesa e cila ka pësuar një goditje. Para një jave u godit një qendër ku këta qëndronin dhe biseda besoj ishte mbi këtë, pasi besoj ky është problemi më i madh i Francës. Ajo që është interesante është se kërkesa për bisedime ka ardhur nga ana e Perëndimit. Rusët kanë filluar një koncept të ri, po luftohet për të shkatërruar tërësisht qenësinë e shtetit ukrainas. Po bombardohen objekte infrastrukturore. Më pas kemi këtë bisedë, duke thënë se e vetmja mënyrë për të mbyllur luftën në Ukrainë është të flasim direkt me Ukrainë”, tha ai.

“Berisha po mban peng PD-në”, Llabani: Janë formuar fraksione dhe blloqe influence kundër tij brenda partisë

By: Rovena
30 June 2025 at 22:52

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, gazetarja Anduena Llabani hodhi dritë mbi përçarjen e thellë brenda Partisë Demokratike, duke e cilësuar Sali Berishën si figurën kryesore që po përpiqet të ruajë kontrollin mbi partinë, pavarësisht statusit të tij si “non grata” dhe përballjes me drejtësinë.

Sipas Llabanit, brenda PD-së janë krijuar disa fraksione: grupet pro-Berishës, fraksionet kundër tij që kërkojnë reformim të brendshëm, si dhe grupet pragmatike që synojnë largimin e tij pa dëmtuar më tej strukturën e partisë.

Ajo vuri në dukje se disa nga këto blloqe mbështeten nga lobime ndërkombëtare, përfshirë ato nga SHBA dhe vendet perëndimore.

“Atë që njerëzit nuk kanë arritur akoma që të kuptojnë është se kush janë këto grupime, ose kush janë aktorët kryesorë. I pari është Berisha, i cili edhe pse është ‘non grata’ edhe pse është në një proces gjyqësor kërkon me doemos që të mbajë kontrollin e PD. Ka baza të forta brenda PD, sidomos në strukturat e vjetra.

Mendon se mbajtja e lidershipit do e ruajë PD-në me shpresën se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë forcë e parë ose e dytë. Kemi edhe fraksionet ant-Berishë, për të cilat është folur sidomos kur PD humbi rezultatet. Janë njerëz zyrtarë, janë figura të reja, por edhe të vjetra. Mendoj se këta ish-pjesëtarë, ish-zyrtarë, dhe këta njerëz të rinj dhe të vjetër që kanë qenë brenda PD dhe në krah të Berishës mendojnë se nuk mund të rikuperohet më dhe të vijnë me Berishën në krye.

Por kërkojnë që të krijojnë blloqe influence, duke marrë parasysh edhe me lobingje që vijnë nga Perëndimi dhe nga Amerika. Kemi dhe grupet pragmatike, që janë ata personazhe që nuk janë as pro dhe as kundër Berishës, por që në fund të ditës, kërkojnë që Berisha të largohet, por pa sjellë një rezultat shkatërrimtar për PD-në”, tha gazetarja./abcnews.al

“Cikli politik i ka përfunduar”, Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

30 June 2025 at 22:30

TIRANË– Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së tij.

Kështu u shpreh Shemsi Prençi nga studioja e emisionit “360 Gradë” në ABC News.

Ai theksoi se Berisha nuk mund t’i bëjë moral demokratëve, pasi aktet e tij treguan se nuk janë në një rreze veprime me të demokratëve.

Ai theksoi e Berisha e ka mbyllur tashmë ciklin e tij politik.

“Rikthimi “i fuqishëm” i Berishës, e them në në thonjëza, që ishte trumbetuar me të madhe me sloganin me të cilin erdhi në krye të PD ishte një rikthim për të mbrojtur kokën e tij dhe të familjes, por jo për të forcuar pozitat e PD, sepse diferenca prej 300 mijë votash nga rezultati i 2021 në 2025, është minus 300 mijë vota.

Kjo tregon se nuk mund të ketë një rikthim të suksesshëm të një lidershipi që ka humbur të drejtën për t’i dhënë moral PD, pasi ai vetë e keqpërdori PD për interesat personale dhe të familjes. Cikli politik i Berishës ka përfunduar”, tha ai në “360 gradë“/abcnews.al

SPAK bën namin, ‘të kalben’ në burg/ Llabani: ‘Sterilizimi’ deri në Kosovë. Tenderi mbi 100 milionë euro, pasuritë e të akuzuarve…

26 June 2025 at 22:34

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi detaje të reja lidhur me dosjen Sterilizimi. Sipas Llabanit, kjo ccështje shtrihet përtej kufijve të vendit tonë deri në Kosovë. Gazetarja shtoi më tej se tenderi që kanë marrë kalon mbi 100 milionë euro dhe pasuritë e personave të përfshirë janë investuar në biznese, janë hedhur në emër të familjarëve të tretë ose nuk gjenden.

“Askush nuk e di që sterilizimi ka qenë vetëm në Tiranë, kishte shkuar deri në Kosovë. Të njëjtët kompani do të shtriheshin edhe në Kosovë. Beqja është përfitues dhe ortak, ka krijuar kushtet dhe ka lejuar që njerëz të afërt të tij të marrin një tender që kalojnë 100 milionë euro duke shfrytëzuar postin e tij.

Lekët janë investuar në emra të tjerë. Këta zyrtarë që sot janë në SPAK pjesa më e madhe e pasurisë është investuar jashtë, ose janë hedhur në emër të familjarëve të tretë ose nuk gjenden. Paratë e Beqjas janë investuar në biznese në Tiranë, nuk janë sekuestruar ende.” / abcnews.al

‘Samiti i NATOS në Shqipëri, arritje për vendin tonë’, Shala: 5 për qind e GDP, për investime në infrastrukturë, porte dhe ushtri

26 June 2025 at 22:21

Nga samiti i NATOS, i cili u mbajt në Hagë, vendet anëtare do t’i dedikojnë 5 për qind të GDP vjetore fushës së mbrojtjes dhe sigurisë, ‘tarifë’ që do të preki dhe Shqipërinë. Por si paraqitet situata në vendin tonë?

Për ekspertin e sigurisë Xhavit Shala, afro 1.3 miliardë dollarë do të shërbejnë për këtë drejtim në vendin tonë, ku sipas tij do të ketë investime në infrastrukturë, në porte dhe në ushtri. Shala shtoi më tej se mbajtja e samitit të NATOS në vendin tonë në vitin 2027 është një arritje.

“Nuk janë shumë po të mendosh për ccfarë duhen, i bie të blihen armatim modern. Problem është se ku do gjenden. Armatimety do të blihen në tregun e BE.

1.5 për qind janë investime në infrastrukturë, porti i Durrësit dhe do të ketë pjesë ushtarake. Është lajm shumë interesant që në 2027 do të bëhet samiti i NATOS në vendin tonë. Është arritje për vendin tonë.” / abcnews.al

Tensione në Lindjen e Mesme/ Shala: Trump realizoi premtimin e fushatës. Mes Iranit dhe SHBA, marrëveshje e heshtur

23 June 2025 at 22:33

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Xhavit Shala komentoi vatrën e nxehtë të konflikteve në Lindjen e Mesme. Me ndërhyrjen e SHBA në konfliktin mes Iranit dhe Izraelit, Shala tha se Trump është i kënaqur sepse ka realizuar një prej premtimeve të tij gjatë fushatës që ka të bëj pikërisht me Iranin. Më tej, Shala tha se mes Iranit dhe SHBA ka një marrëveshje të heshtur që të mbeten të dyja palët e kënaqura.

“Trump është i kënaqur sepse ka realizuar një prej premtimeve të tij dhe të fushatës që do detyrojë Iranin të nënshkruajë marrëveshjen. Si dhe premtimin për 2 muaj kohë ndaj Iranit, harxhoi kapacitetet që nuk mund t’i mbulonte vetë Izraeli.

Gjerat kanë shkuar sipas interesave të Trump. Ai këmbënguli që të mos reagojë, bëri presion dhe kjo e regjimit dhe rënies së tij është një marrëveshje. Është një marrëveshje e heshtur mes dy palëve Amerikanëve dhe Iranianëve, të ngelen të kënaqur të dy palët. Gjeneralët që u vranë janë efekt anësor, një gur që duhet të eleminohet.” / abcnews.al

Lindja e Mesme ‘nën tension’/ Hoxhë Kokamani nga Irani: Populli kërkon hakmarrje. Iranianët, festë në shesh për goditjen e bazave amerikane

23 June 2025 at 21:44

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të jenë ‘të zjarrta’ me sulme mes Iranit dhe Izraelit. Së fundmi, Irani sulmoi bazat amerikane në Katar, si një përgjigje ndaj SHBA dhe jo një front i ri ‘lufte’ me Katarin.

Hoxhë Eni Kokamani, drejtpërdrejtë nga Irani tha se pak minuta më parë kishte një festë në një prej shesheve të Teheranit për sulmin që u krye ndaj bazës amerikane. Kokamani tha më tej se populli iranian kërkon hakmarrje ndaj kujtdo që ndërhyn në vendin e tyre.

“Për tre ditë për arsye sigurie interneti u bllokua. Qytetarët tani mund të shohin çdo gjë, në çdo vend të botës, por ka disa aplikacione të censuruar.

Për shkak të sanksioneve, ekonomia sidomos vitet e fundit ka rënë pak. Para 10 viteve kur kam ardhur unë, kam marrë vesh që një roje merrte 6000 dollarë rrogë, ndërsa gazetarë dhe punonjës të tjerë me siguri më shumë. Vitet e fundit kemi një inflacion, kanë rënë pagat dhe ka përfunduar në 300 dollarë.

Para disa minutash kishte një festë në një prej shesheve të Teheranit për sulmin që u krye ndaj bazës. Populli iranian kërkon hakmarrje për ndërhyrjet e vendeve të tjera në vendin e tyre, sepse janë patriotë. Sot sulmi i fundit u bë pranë kullës Pilat në qendër të Teheranit.dëgjohen zhurmat dhe shpërthimet.” / abcnews.al

“Kampi në gjumë letargjik, por Shqipëria e ekspozuar ndaj rrezikut”, Llabani: Iranianët në Manzë nën vëzhgim të shtuar

By: Rovena
19 June 2025 at 22:37

Gazetarja Anduena Llabani ngritui shqetësimin për rrezikshmërinë e mundshme që i kanoset Shqipërisë për shkak të pranisë së kampit të iranianëve në Manzë të Durrësit.

E ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC Neës, ajo deklaroi se prej disa ditësh strukturat e Policisë së Shtetit kanë intensifikuar masat e sigurisë dhe po monitorojnë nga afër situatën në kamp, ku aktualisht ndodhen rreth 2800-3000 persona, mes të cilëve edhe ish-ushtarakë apo të plagosur nga përplasjet e mëparshme.

Llabani theksoi se, pavarësisht se lejet e qëndrimit rinovohen rregullisht nga autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare, kampi vazhdon të përbëjë një pikë delikate për sigurinë kombëtare, duke shtuar se banorët e tij ndodhen në një “gjendje letargjike”, por nuk përjashtohet rreziku i aktivizimit në të ardhmen.

“Prej 4-5 ditësh policia e shtetit dhe strukturat kanë marrë përsipër që të jenë shumë vigjilentë që të jenë afër kampit në Manzë. Ka një vigjilencë shumë të madhe. Aktualisht qëndrojnë 2800-3000 persona. Një pjesë e mirë e tyre janë ushtarakë, një pjesë e tyre janë të plagosur nga luftuat më parë. Janë personazhe që shteti shqiptar, por dhe OKB apo ambasada amerikane, rinovojnë lejet e qëndrimit të tyre, aktualisht ata nuk i kanë të revokuar që bën të jenë as në qiell dhe as në tokë.

Ka disa spekulime në fakt edhe për përfaqësimin islamik që u bëhen këtyre personave, duke e sjellë në vëmendjen kampin si një qendër që mund të sjellin probleme, por që për momentin janë në gjumë letargjik”, tha Llabani.

Po ta vesh re Shefi Suprem i Irani, Ali Hosseini Khamenei njërënë dorë nuk e lëviz sepse i kanë bërë atentat më parë. Kanë qendër grup i rrezikshëm në Iran, ku irani i përcakton si hgrup terrorist dhe grup tradhtar përkrah Irakut./abcnews.al

Amerika në luftë? Krisafi: Dy skenarët e mundshëm për konfliktin Izrael-Iran

19 June 2025 at 21:28

Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet shqetësuese, mes tensioneve në rritje ndaj dy vendeve Izraelit dhe Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump në deklaratat e tij ka dhënë afat dy javë për Iranin që t’i jepet fund konfliktit.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi në emisionin “360 Gradë” në ABC News, shpalosi dy skenarë që sipas tij janë më të mundshëm për të ndodhur. Referuar zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, Krisafi theksoi se Irani ose do të kapitullojë në tavolinë, ose ekziston mundësia që të eliminohet Ayatollah Khamenei.

“Irani dhe regjimi do kapitullojnë në tavolinë, në kuptimin që do heqin programin bërthamor vetë. Skenari i dytë i mundshëm është që Ayatollah Khamenei eliminohet dhe regjimi bie Nuk mendon që SHBA do futen në luftë si ajo në Irak. Trump tha që mbi të gjitha nuk dëshiron bombardime, por ka lënë mundësi të hapura. Iranianët ndodhen në një situatë nuk kanë shpëtim ose do të dorëzohen vetë…Por nga ajo që kemi parë, iranianët nuk janë popull që dorëzohen vetë. Nuk besoj që Donald Trump do futet në luftë tërësisht, por do japë goditje përfundimtare”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Përplasja Izrael-Iran/ Anduena Llabani: Në Manëz janë shtuar masat e sigurisë

16 June 2025 at 22:56

“Është një nga qendrat që strehohen këta shtetas që kanë ardhur këtu me një marrëveshje të SHBA. Që prej tri ditësh në Manëz ka masa të shtuara të sigurisë”, kështu deklaroi gazetarja Llabani.

Gazetarja Anduena Llabani tha në emisionin “360 Gradë” në ABC News, se në Manëz prej disa ditësh ka masa të shtuara.

Gjatë intervistës në studion e “360 Gradë”, gazetarja Llabani komentoi konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

“Duhet të dimë që një pjesë e mirë e personave që kanë vite që kanë ardhur janë në moshë të thyer, nuk janë në gjendje për të krijuar situata të rrezikshme sa i përket reagimit fizik. Por në fokus ka qenë fakti se nëpërmjet telekomunikacionit kanë qenë në gjendje të ngrenë sisteme…”, tha mes të tjerash ajo.

/abcnews.al/

Konflikti Izrael-Iran/ Eksperti i Sigurisë: Rusia dhe Kina janë përpjekur të jenë mbi palët, thirrje për paqe

16 June 2025 at 22:45

Sulmet mes Izraelit dhe Iranit ka kanë vijuar mes tyre, me Izraelin që ka synuar të godasë infrastrukturën e Iranit.

Gjatë intervistës në emisionin “360 Gradë” në ABC News eksperti i Sigurisë Xhavit Shala, u ndal tek roli i Rusisë dhe Kinës, në këtë konflikt.

“Rusia dhe Kina kanë marrëveshje strategjike sigurie mbrojtje me Iranin. Këto marrëveshje janë të përcaktuara me detaje. Dhe mendohet që në këmbim të ndihmës që i dha Rusisë, kur ishte në vështirësi për dronët që merrte nga Irani, me siguri bëhet fjalë që i kanë dhënë edhe teknologji.

Ai tha se në këtë konflikt, Rusia dhe Kina janë përpjekur të jenë mbi palët duke bërë thirrje për paqe.

“Ato po përpiqen të jenë mbi palët duke bërë thirrje për palët për paqe. Kina merr shumë nga Irani naftë, dhe këtu janë drejtpërdrejt interesat e Kinës. Nëse konflikti zgjerohet i fituar do dalë Rusia sepse do ketë rritje të çmimeve dhe shtohet më shumë buxheti i luftës”, shtoi ai.

Eksperti Shala: Ka pasur një plan për goditje raketore të bazës në Manëz

16 June 2025 at 21:25

Izraeli dhe Irani po vazhdojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit ndërsa tensionet vijojnë të jenë në rritje.

Eksperti i Sigurisë, Xhavit Shala në një intervistë në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për konfliktin në Lindjen e Mesme duke u fokusuar më konkretisht në sulmet me Izraelit dhe Iranit.

Gjatë intervistës, eksperti Shala u shpreh se Izraeli për eliminimin e figurave me peshë të Iranit, të forcave drejtuese përdori të njëjtën taktikë si ajo që përdori për të goditur Hezbollah duke treguar edhe forcën e tyre.

Ndërkohë, eksperti Shala ngriti një tjetër shqetësim duke thënë se ka disa elementë që e lidhin me Shqipërinë këtë situatë, duke kujtuar edhe sulmin kibernetik iranian, ndërsa nënvizoi se kishte një plan për goditje raketore të bazës së Manzës.

“Programi balistik i Iranit është shumë i përparuar dhe kjo është pranuar edhe nga izraelitët. Ata kanë një program të zhvilluar reketor. Edhe pse nga ana procedurale asnjë shtet zyrtarisht nuk i ka shpallur luftë tjetrit. Izraeli përdori të njëjtën taktike që përdori me Hezbollah, taktika tregon edhe forcën e tyre. Pasi në Iran arritën të godasin shumë komandantë. Por ka disa gjëra që na lidhin edhe ne si Shqipëri. Pasi ka pasur një reagim të ashpër të qeverisë iraniane që ne i pranuam ata. Izraeli dhe Irani në vitin 2022 kanë bërë përgatitje dhe planifikim për goditje raketore të bazës së Manëz, por u mjaftuan me sulmin kibernetik që ata bënë. Bënë një sulm të tillë me pasoja, por mbështetja që patëm ne me ndërkombëtarët e la idenë e goditjes raketore në letër”, tha mes të tjerash ai.

Ankesat paszgjedhore në PD/ Kalaja: Nëse nuk miratohet në Kushtetuese, do t’i drejtohem Strasburgut. S’jam dakort për hapjen e pjesshme të kutive

12 June 2025 at 22:25

Kandidati nga rradhët e Partisë Demokratike Aulon Kalaja foli më tepër lidhur me situatën paszgjedhore në PD dhe jo vetëm.

Kalaja tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe nëse nuk miratohet do të shkojë në Strasburg. Më tej, ai shtoi se ka dorëzuar video sesi i janë marrë votat në Durrës, por edhe episode sesi vota të PD janë marrë nga socialistët.

“Komisioni i Venecias dhe OSBE-ODIHR kanë thënë futini kandiatët që të jenë legjitim në proces, nuk u mor parasysh. Ne do të shkojmë në Gjykatë Kushtetuese. Unë jam dakort që gjyqtarët të mos korruptohen dhe të rriten rrogat.

Nëse nuk miratohet në Kushtetuese, do të shkojë në Strasburg. Unë po e bëj për të vendosur një standart për kandidatë të tjerë. Pardje kam dorëzuar një video sesi më janë marrë votat në Durrës. Është e shumëanshme, kam dorëzuar dhe filmime sesi vota të PD i ka marrë PS. Në një vendimarrje të çuditshme që unë nuk jam dakort thonë që do hapet vetëm një pjesë e kutive.”

/ abcnews.al

❌
❌