Pavarësisht kritikave nga organizatat humanitare, Izraeli deklaroi se furnizimet kryesore janë gati për t’iu dorëzuar palestinezëve.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit Nadav Shoshani, ndau një foto ku njoftoi se 950 kamionë me ndihma, të cilat siç thotë ai janë për organizatat ndërkombëtare që t’i marrin dhe t’ua shpërndajnë civilëve në Gaza.
“Kjo ndodhi pasi Izraeli lehtësoi hyrjen e ndihmave në Gaza”, shton ai.
Agjencitë e ndihmës nuk e kundërshtojnë faktin se brenda Gazës ka ndihmë, por këto organizata pretendojnë se u është “bllokuar qasja ose shpërndarja e tyre” nga kufizimet e qeverisë izraelite.
Megjithatë, Izraeli thotë se sistemi i drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës që nga maji, parandalon vjedhjen e furnizimeve nga Hamasi.
TEL AVIV, 22 korrik /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite iu përgjigj sot akuzave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – e cila pretendon se IDF ka sulmuar objektet e agjencisë së OKB-së në Gazën qendrore dhe ka arrestuar anëtarë të stafit.
IDF tha se ushtarët ishin qëlluar dje me armë zjarri në qytetin Deir al-Balah, dhe ata kishin hapur zjarr në drejtimin nga kishin filluar të shtënat.
Megjithatë, ushtria nuk specifikoi nëse të shtënat kishin ardhur nga ambientet e OBSH-së, në Deir al-Balah.
OBSH tha se një strukturë akomodimi për stafin ishte sulmuar dje dhe një depo qendrore ishte dëmtuar gjatë një incidenti të dielën.
Sipas një raporti të agjencisë izraelite të lajmeve “Ynet”, duke cituar një zëdhënës ushtarak, ushtria është në dijeni të pretendimeve se një kompleks banimi që strehonte punonjës të OBSH-së ishte goditur.
Sipas ushtrisë, asnjë punonjës i agjencisë nuk ishte plagosur.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan publikisht se disa individë ishin arrestuan në Deir al-Balah të dyshuar për “përfshirje në terrorizëm”- po nuk sqaruan nëse të arrestuarit ishin punonjës të OBSH-së apo të afërm të tyre, siç ka pretenduar agjencia e OKB-së.
“Shumica e të arrestuarve u liruan pas marrjes në pyetje”, tha ushtria.
Në një deklaratë dje, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se stafi i OBSH-së dhe të afërmit e tyre (meshkuj) ishin prangosur, zhveshur, kontrolluar me armë dhe marrë në pyetje.
“Ndonjëherë gjatë marrjes në pyetje në terren, është e nevojshme që individët e dyshuar për aktivitet terrorist të heqin përkohësisht rrobat e tyre – në mënyrë që të sigurohemi se nuk po fshehin rripa shpërthyes ose armë të tjera”, tha ushtria izraelite duke iu përgjigjur pretendimit. //a.i/
TEL AVIV, 21 korrik /ATSH-ANSA/- Izraeli ka kundërshtuar deklaratën e përbashkët të 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gazë, tha sot Ministria e Jashtme izraelite.
Sipas Izraelit deklarata e tyre është e shkëputur nga realiteti dhe i dërgon mesazhin e gabuar Hamasit – i cili e nisi këtë luftë dhe po e zgjat atë dhe është pala e vetme përgjegjëse për mungesën e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushimi,ë
“Ekziston një propozim konkret për një marrëveshje armëpushimi: Izraeli i ka thënë vazhdimisht “Po” këtij propozimi, ndërsa Hamasi ka refuzuar me kokëfortësi ta pranojë atë”, tha ministria.
“Në një moment kaq delikat në negociatat në vazhdim, është më mirë të shmangen deklarata të tilla”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
“Të gjitha deklaratat dhe kërkesat duhet t’i drejtohen palës së vetme përgjegjëse për mungesën e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushimi: Hamasit, i cili e nisi këtë luftë dhe po e zgjat atë”, thuhet në deklaratën e postuar në X.
“Në vend që të pranojë një armëpushim, Hamasi është i angazhuar në një fushatë për të përhapur gënjeshtra për Izraelin. Në të njëjtën kohë, Hamasi po vepron qëllimisht për të rritur fërkimet dhe dëmin ndaj civilëve që mbërrijnë për të marrë ndihmë humanitare”, tha Ministria e Jashtme Izraelite.
“Deklarata e 25 vendeve nuk ushtron presionin mbi Hamasin dhe nuk arrin të njohë rolin dhe përgjegjësinë e tij në këtë situatë. Hamasi është përgjegjësi i vetëm për vazhdimin e luftës dhe vuajtjet nga të dyja palët”, tha ministria. //a.i/
BEJRUT, 21 korrik /ATSH/- Ambasadori amerikan në Turqi dhe i dërguari i posaçëm për Sirinë, Tom Barrack, shprehu mbështetjen e SHBA-së për qeverinë e re të Sirisë dhe kritikoi ndërhyrjen e fundit të Izraelit në Siri, të cilën ai tha se erdhi në një kohë të papërshtatshme, duke i komplikuar përpjekjet për të stabilizuar rajonin, sipas AP.
Ai iu referuar përleshjeve në provincën jugore të Sirisë, Sweida, midis milicive të pakicës fetare Druze dhe fiseve beduine myslimane sunite.
Forcat qeveritare siriane ndërhynë, në dukje për të rivendosur rendin, por përfunduan duke mbështetur beduinët para se të tërhiqeshin sipas një marrëveshjeje armëpushimi me fraksionet Druze.
Qindra persona u vranë në luftime, dhe disa luftëtarë qeveritarë dyshohet se kanë qëlluar për vdekje civilë Druze dhe kanë djegur dhe plaçkitur shtëpi.
Izraeli ndërhyri javën e kaluar në emër të druzëve, të cilët shihen si një pakicë besnike brenda Izraelit dhe shpesh shërbejnë në ushtrinë e tij.
Izraeli nisi dhjetëra sulme ndaj konvojeve të forcave qeveritare në Sweida dhe goditi selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Damaskun qendror.
Gjatë fundjavës, Barrack njoftoi një armëpushim midis Sirisë dhe Izraelit.
Forcat qeveritare siriane janë ridislokuar në Sweida për të ndaluar përleshjet e ripërtërira midis druzëve dhe beduinëve. //a.i/
Pretendimi: Snajperisti izraelit që duket në këtë imazh vdiq pasi ra nga një ndërtesë në Gaza duke tentuar të vrasë një bletë
Verdikti: E pavërtetë
‐———————————
Në rrjete sociale po qarkullon pretendimi i pazakontë se një snajperist izraelit, Alias Nada, ra nga kati i 13-të i një godine në Gaza, teksa përpiqej të vriste një bletë.
Megjithatë, asnjë provë nuk sillet për të mbështetur këtë pretendim që i ngjan më shumë një fabule.
Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se burri në imazhin që shoqëron postimin është vërtet një snajperist izraelit.
Megjithatë, kjo është e vetmja lidhje mes tij dhe historisë që rrëfen postimi i mësipërm.
Sipas Fondacionit Hind Rajab, një organizatë ligjore dhe për të drejtat e njeriut me seli në Bruksel, snajperisti në foto është Dani Adonya Adega.
Sipas deklaratës së Fondacionit më 14 korrik, Adega shërbeu si snajper në divizionin e 252 të ushtrisë izraelite. Në fillim të këtij viti, ai postoi një imazh në rrjetet sociale duke mbajtur një pushkë snajperi me mbishkrimin: “4 fishekë, 0 huq”
Fondacioni deklaroi se Divizioni 252 operonte në boshtin Netzarim, ku snajperët dhe patrullat e blinduara izraelite u dokumentuan duke qëlluar sistematikisht civilët, shumica e të cilëve ishin fëmijë. Ai theksoi se vrasjet ndodhën gjatë një armëpushimi të shpallur dhe jo në kontekstin e luftimeve të armatosura, duke e bërë incidentin një akt vrasjeje të paramenduar.
Deklarata shtoi se rreth 170 civilë palestinezë u vranë gjatë periudhës së armëpushimit, duke e përshkruar këtë si një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe një krim të mundshëm lufte.
Fondacioni Hind Rajab tha se kishte siguruar prova të dokumentuara që tregojnë se Adega ndodhej në Portugali dhe u bëri thirrje autoriteteve portugeze ta arrestojnë dhe ndjekin penalisht atë bazuar në parimin e juridiksionit universal.
Ndërkaq, megjithëse postimi citon median turke Anadolu, nga një kërkim me fjalë kyçe nuk rezulton që agjensia të ketë raportuar ndonjë lajm të tillë.
GAZA, 21 korrik /ATSH/ – Izraeli ka nisur një sulm tokësor dhe ajror në qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore, ku nuk kishte nisur asnjëherë më parë një sulm tokësor, sipas BBC.
Zona është e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur nga Gaza jugore – supozohet gjithashtu se pengje izraelite po mbahen atje
Operacioni izraelit filloi sot herët dhe gazetarët vendas i thanë BBC-së se tanket dhe automjetet ushtarake u futën në qytet, nën një artileri të rëndë dhe mbulim ajror.
Sulmet ajrore izraelite në pjesë të tjera të Gazës vazhdojnë.
Ndërkohë, një mjek vendas dhe zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi, thanë se 19 persona kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit në Gaza.
Izraeli nuk lejon BBC-në dhe mediat e tjera ndërkombëtare në Gaza të raportojnë lirisht./ a.jor.
Siç edhe paralajmëruan një ditë më parë, Forcat izraelite kanë nisur një sulm tokësor dhe ajror në qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore.
Kjo ka shkaktuar valë të reja zhvendosjeje të civilëve.
Operacioni filloi herët të hënën, vetëm disa orë pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime për evakuim për banorët e gjashtë blloqeve të banimit në pjesën jugperëndimore të qytetit.
Zona është aktualisht e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur nga Rafah dhe Khan Younis, në Gazën jugore.
Ende nuk kishte lindur dielli, kur Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa u shfaq para kamerave të televizionit kombëtar për të bërë disa njoftime të enjten e kaluar. Luftimet e përgjakshme mes beduinëve sunitë dhe pakicës druze, që morën disa qindra jetë në provincën jugore të Suwayda, kanë përfunduar, deklaroi Al-Sharaa. Al Sharaa gjithashtu konfirmoi se trupat qeveritare ishin tërhequr nga rajoni. Në fjalimin e […]
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka munguar në mbledhjen e kabinetit. Ishte zyra e kryeministrit izraelit që njoftoi se Netanyahu është helmuar nga ushqimi duke bërë që të mungojë në mbledhje.
Ndërkohë është sqaruar se për tri ditët e ardhshme do ta menaxhojë punën nga shtëpia. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, ai është ndjerë keq gjatë natës dhe më pas u ekzaminua në shtëpi nga një mjek.
Më tej sipas informacioneve nga zyra e tij, tashmë gjendja shëndetësore e kryeministrit izraelit është e mirë.
Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza raportoi se sulmet izraelite vranë të paktën 26 persona dhe lanë të plagosur mbi 100 të tjerë pranë dy qendrave të ndihmës në jug të territorit palestinez. Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Basal i tha AFP-së se 22 vetë u vranë në jugperëndim të Han Junisit dhe 4 të tjerë në afërsi të një qendre në veriperëndim të Rafahut, duke fajësuar “sulmet izraelite”. Ushtria izraelite bëri të ditur se po heton këto pretendime.
Për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj mediave ndërkombëtare, raportimet për numrin e viktimave dhe detajet për sulmet e raportuara, nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Lufta në Gaza, që më 7 tetor 2023 u nxit nga sulmi ndaj Izraelit i kryer nga Hamasi, grup palestinez i shpallur “organizatë terroriste” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare në enklavën palestineze.
Mbi 2 milion persona që jetojnë në Gaza po përballen me mungesa të furnizimeve ushqimore e të furnizimeve të tjera elementare. Në anën tjetër, mjekët kanë raportuar për rritje të madhe të rasteve të kequshqyerjes.
Raportimet për sulmet ndaj personave që kërkojnë ndihma pranë qendrave të shpërndarjes janë të përditshme dhe autoritetet palestineze fajësojnë Izraelin lidhur me këto raste. Një ditë më parë, Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza bëri të ditur se ishin 9 persona që mbetën të vrarë pranë qendrës për shpërndarjen e ndihmës në veriperëndim të Rafahut.
Fondacioni Humanitar për Gazën e që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, mori përsipër shpërndarjen e ndihmës në Gaza në fund të muajit maj. Ky fondacion deklaroi se të mërkurën e kaluar, 20 persona vdiqën në Han Junis. Por, për vdekjen e tyre, fondacioni fajësoi “personat e armatosur të lidhur me Hamasin” duke pretenduar se ata shkaktuan “skena kaotike e të rrezikshme”, si dhe “qëlluan drejt personave që kërkonin ndihma”.
Më herët gjatë javës që po lëmë pas, Kombet e Bashkuara njoftuan se kanë regjistruar 875 të vrarë në Gaza. Ata po tentonin të merrnin ndihma dhe mes tyre ishin 674 që kanë humbur jetën “në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën”, që kur ky fondacion nisi operacionet për shpërndarjen e ndihmës
Forcat e Ministrisë së Brendshme të Sirisë kanë nisur dislokimin në Suveida, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara që synon të shmangë ndërhyrjen e mëtejme të ushtrisë izraelite në provincën e banuar me shumicë druze. Izraeli ka bombarduar forcat e ministrisë siriane si në Suveida ashtu edhe në Damask më herët gjatë […]
Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror izraelit pranë një qendre ndihmash në veri të qytetit Rafah, në Rripin e Gazës. Lajmi është konfirmuar nga Kompleksi Mjekësor Nasser dhe është raportuar nga rrjeti Al Jazeera. Sipas burimeve nga terreni, bombardimi ndodhi në një zonë të populluar me civilë të […]
UASHINGTON, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Sirinë, Thomas Barrack.
Përplasjet mes beduinëve sunitë dhe komunitetit druz janë përshkallëzuar në ditët e fundit, kryesisht në qytetin Suvejda, ku shumica e popullsisë është druze.
Ushtria siriane është vendosur në zonë dhe mbi 500 persona kanë humbur jetën nga dhuna.
Izraeli ndërmori të mërkurën sulme ajrore ndaj disa objektiva ve në Damask, duke deklaruar se qëllimi ishte mbrojtja e pakicës druze, të cilët i cilësoi si aleatë.
Shumë pjesëtarë të komunitetit druz shërbejnë vullnetarisht në ushtrinë izraelite.
Barrack tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa, me mbështetjen e sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, kishin rënë dakord për një armëpushim që është “përqafuar” nga Turqia, Jordania dhe vendet fqinje.
“U bëjmë thirrje druzëve, beduinëve dhe sunitëve të ulin armët dhe, së bashku me pakicat e tjera, të ndërtojnë një identitet të ri dhe të bashkuar sirian, duke ndërtuar paqe dhe mirëqenie me fqinjët e tyre”, tha Barrack./ /Ad.Ab./
LUBJANE, 17 korrik /ATSH-AA/ – Sllovenia u bë shteti i parë anëtar i BE-së që zyrtarisht shpall dy ministra izraelitë si persona non grata, duke përmendur si arsye rolin e tyre në atë që e quajti “situatë e padurueshme” në Gaza, njoftoi sot ministrja e Jashtme Tanja Fajon.
“Pas seancës së sotme qeveritare, kemi miratuar vendimin për të shpallur ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare (Itamar Ben-Gvir) dhe ministrin e Financave (Bezalel Smotrich) si persona non grata në Republikën e Sllovenisë”, tha Fajon, sipas një postimi të ndarë nga Ministria e Jashtme sllovene në X.
“Ky është presion mbi qeverinë izraelite për të përmirësuar situatën e padurueshme në Gaza dhe për t’i dhënë fund vuajtjeve të civilëve”, tha ajo.
Ky hap i Sllovenisë vjen pas njohjes së Shtetit të Palestinës në qershor.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka kryer një ofensivë brutale në Gaza që nga fundi i tetorit 2023, duke vrarë gati 58.600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi dhe përhapje të sëmundjeve.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze. /os/
TEL AVIV, 17 korrik /ATSH/- Izraeli arriti një armëpushim në Siri nëpërmjet veprimeve të dhunshme, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu, sipas “Jerusalem Post”.
“Ne kemi krijuar një politikë të qartë, demilitarizimin e zonës në jug të Damaskut dhe mbrojtjen e vëllezërve tanë, Druzëve”, shtoi Netanyahu.
“Unë i dhashë udhëzime IDF-së të vepronte me forcë sepse regjimi i Damaskut dërgoi ushtrinë e tij në jug të kryeqytetit dhe masakroi Druzët”, tha ai.
“Si rezultat i veprimeve tona të intensifikuara, është vendosur një armëpushim dhe forcat siriane u tërhoqën sërish në Damask”, theksoi ai.
Qeveria e presidentit sirian Ahmed al-Sharaa së shpejti do të tërheqë forcat e saj nga zonat me popullsi Druze”, tha një zyrtar izraelit dje në mbrëmje.
“Druzët e Sirisë kishin arritur një marrëveshje armëpushimi me qeverinë siriane në Sweida, e cila do të hynte në fuqi menjëherë”, tha dje udhëheqësi fetar druz, Sheikh Yousef Jarbou.
Një armëpushim i shpallur të martën në mbrëmje u prish vetëm pas disa orësh. Pati ende zjarr nga forcat qeveritare në qytetin kryesisht druz të Sweida-s, pasi u bë njoftimi.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, SANA, mbështeti raportet për një marrëveshje armëpushimi, duke shtuar se pikat e kontrollit të sigurisë ishin vendosur në të gjithë Sweida-n. //a.i/
DAMASK, 17 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa akuzoi sot Izraelin se po përpiqej ta përfshinte Sirinë në luftë dhe theksoi se vendi i tij nuk do të binte në këtë kurth.
“Ne, populli i Sirisë, e dimë shumë mirë se kush po përpiqet të na fusë në luftë dhe kush po punon për të na përçarë”, tha al-Sharaa në një fjalim të transmetuar në televizionin kombëtar.
“Nuk do t’u japim atyre mundësinë të ngatërrojnë popullin tonë në një luftë që shërben vetëm për të copëtuar atdheun tonë dhe për të mbjellë shkatërrim”, shtoi ai.
Al-Sharaa fajësoi Izraelin për shfrytëzimin e paqëndrueshmërisë pas ndryshimit të regjimit, duke e akuzuar atë për goditje të infrastrukturës civile dhe për përpjekjen për të penguar rindërtimin në vend.
“Vetëm pushteti nuk garanton fitoren dhe ndezja e një lufte nuk është e njëjtë me kontrollin e rezultatit të saj. Ne jemi më të fortë se çdo përpjekje për të na copëtuar”, theksoi Al-Sharaa.
Duke iu drejtuar trazirave të brendshme në provincën jugore të Sweidës, al-Sharaa tha se qeveria kishte ndërhyrë për t’i dhënë fund përleshjeve të armatosura midis grupeve lokale.
Përleshjet midis beduinëve sunitë dhe civilëve druzë janë përshkallëzuar ditët e fundit, të përqendruara në qytetin me shumicë druze, Sweida, me trupa qeveritare siriane të vendosura në zonë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha dje se numri i të vdekurve nga dhuna ishte rritur në 360.
Al-Sharaa fajësoi “fraksionet e jashtëligjshme” për refuzimin e dialogut dhe nxitjen e çrregullimeve, ndërsa akuzoi Izraelin për shfrytëzimin e trazirave përmes sulmeve ndaj infrastrukturës civile për të penguar përpjekjet e paqes.
Ai gjithashtu riafirmoi vendin e komunitetit druz në shoqërinë siriane, duke nënvizuar angazhimin e shtetit për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre, dhe paralajmëroi kundër përpjekjeve për ta përfshirë atë në agjendat e huaja./ /Ad.Ab./
Pretendimi: Kjo video tregon arkivolët e ushtarëve izraelitë të vrarë nga Irani
Verdikti: Gjeneruar me AI
—————————————————–
Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, duket se tregon dhjetëra arkivolë të mbuluar me flamurin izraelit dhe mban mbishkrimin “Fuqia e Iranit,” duke lënë të kuptohet se arkivolët përmbajnë viktimat izraelite të sulmeve iraniane.
Megjithatë, video e mësipërme përmban tregues të zakonshëm të pamjeve të gjeneruara me anë të programeve të inteligjencës artificiale (AI).
Që me vështrimin e parë, dallohet se flamujt që mbulojnë arkivolët e supozuar variojnë në pamje dhe nuk i përmbahen një standarti.
Për më tepër, në disa prej tyre duket se ka mbishkrime të cilat, kur i zmadhojmë, vërejmë se nuk kanë ndonjë kuptim dhe nuk i përngjasojnë ndonjë fjale të shkruar me alfabetin latin, hebre, apo tjetër.
“Emrat” mbi arkivolet e pretenduar në fakt janë simbole të pakuptimta
Simbolet e pakuptimta në vend të fjalëve të shkruara me shkronja janë dëshmi e përpjekjes dhe dështimit së programit të inteligjencës artificiale për të gjeneruar tekst koherent brenda një imazhi.
Sipas Times of Israel, sulmet me raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit gjatë 12 ditëve të luftës morën jetën e 28 personave – të gjithë civilë, përveç njërit.
Ushtria izraelite goditi ministrinë siriane të mbrojtjes në Damask dhe forcat qeveritare në Sirinë jugore për të tretën ditë me radhë të mërkurën, ndërsa luftimet vdekjeprurëse sektare në provincën kryesisht druze të Suweidës vazhduan.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se po “punohet për të shpëtuar vëllezërit tanë Druzë”. Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, akuzoi Izraelin për shkaktimin e një “përshkallëzimi në shkallë të gjerë”.
Më shumë se 350 persona raportohet se janë vrarë që nga e diela, kur shpërthyen përleshjet midis milicive druze dhe fiseve beduine në Suweida, shkruan BBC.
Ushtria siriane thuhet se filloi të tërheqë forcat e saj nga Suweida vonë të mërkurën, pasi SHBA-të thanë se kishin rënë dakord për “hapat” për t’i dhënë fund dhunës.
“Kemi rënë dakord për hapa specifikë që do t’i japin fund kësaj situate shqetësuese dhe të tmerrshme sonte”, shkroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në X.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, Sana, raportoi se trupat po largoheshin nga Suweida si pjesë e një marrëveshjeje midis qeverisë dhe udhëheqësve fetarë të Suweidas, pas “përfundimit të ndjekjes së grupeve të jashtëligjshme nga ushtria”.
Ministria e Jashtme siriane tha se vendi “mirëpret përpjekjet e bëra nga SHBA-ja dhe palët arabe” për të “zgjidhur krizën aktuale” në mënyrë paqësore.
Izraeli ende nuk ka komentuar mbi përpjekjet për armëpushim./abcnews.al
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se vendi i tij është i gatshëm t’i përgjigjet çdo sulmi të ri ushtarak, duke theksuar se Irani mund t’u shkaktojë armiqve një goditje edhe më të rëndë se gjatë përplasjes 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar.
Në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror, Khamenei e quajti Izraelin “një tumor kanceroz” dhe akuzoi SHBA-në për bashkëpunim në “krimet izraelite”.
“Lufta kundër SHBA-së dhe qenit të saj në zinxhir, Izraelit, është e lavdërueshme”, deklaroi ai.
Komentet vijnë mes kërcënimeve të reja nga SHBA dhe BE për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor deri në fund të gushtit.
TEL AVIV/DAMASK 16 korrik /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite tha sot se avionët e saj luftarakë sulmuan hyrjen e selisë së udhëheqjes ushtarake të Sirisë, pranë Damaskut.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në BM, tha se Izraeli nisi dy sulme ajrore të njëpasnjëshme pranë selisë së Shtabit të Përgjithshëm në Damask, duke plagosur dy persona.
Ushtria izraelite tha se operacioni ishte një përgjigje ndaj trazirave në Sirinë jugore, ku forcat qeveritare janë akuzuar për shtypje të dhunshme kundër pakicës druze.
Izraeli tha se po monitoronte veprimet e qeverisë siriane dhe synonte të mbështeste komunitetin druze, duke i përshkruar ata si aleatë.
Shumë druzë shërbejnë vullnetarisht në ushtrinë izraelite.
Sipas observatorit, forcat kanë ekzekutuar civilë druzë gjatë shtypjes.
Monitoruesi vlerëson se rreth 250 njerëz janë vrarë në dhunë që nga e diela.
Që nga fillimi i vitit, observatori ka dokumentuar 70 sulme izraelite në territorin sirian, 60 nga ajri dhe 10 nga toka, duke synuar ose dëmtuar rreth 102 vende, duke përfshirë depo armësh, pozicione ushtarake dhe automjete./ /Ad.Ab./