Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 July 2025Main stream

SHBA – Trump: Hamasi nuk dëshiron marrëveshje armëpushimi në Gazë

25 July 2025 at 20:03

UASHINGTON, 25 korrik /ATSH/-  Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Hamasi nuk dëshironte një marrëveshje armëpushimi në Gazë dhe se ai besonte se udhëheqësit e grupit militant tani do të “ndiqeshin”, sipas “abc news”.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi Steve Witkoff, i dërguari i SHBA-së në Lindjen e Mesme, ndërpreu bisedimet indirekte me grupin militant palestinez, në Doha dhe mes shqetësimeve në rritje ndërkombëtar për krizën humanitare në Gazë.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli dhe aleatët e tij do të ndjekin “opsione alternative” për të kthyer pengjet e mbetura të 7 tetorit dhe për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në territor, duke shkaktuar shqetësimin se SHBA-ja dhe Izraeli kanë braktisur bisedimet për armëpushim.

“Është shumë keq, pasi ka arritur në një pikë ku do të duhet të përfundojmë punën”, tha presidenti i SHBA-së.

“Mendoj se ata do të ndiqen”, tha Trump duke iu referuar udhëheqësve të Hamasit.

Deklarata e Trump lë pak ose aspak hapësirë për rifillimin e negociatave për të ndaluar luftimet, në një kohë kur shqetësimi ndërkombëtar po rritet për shkak të përkeqësimit të urisë në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Trump reagoi gjithashtu ndaj njoftimit të presidentit francez Emmanuel Macron se Franca do të ishte fuqia e parë e madhe perëndimore që do të njihte shtetin e pavarur palestinez.

“Ai është një djalë shumë i mirë, më pëlqen, por kjo deklaratë nuk ka peshë”, tha Trump.

Netanyahu e quajti vendimin një “shpërblim për terrorizmin”.

Vendet perëndimore janë angazhuar për dekada të tëra për një shtet të pavarur palestinez, por prej kohësh kanë thënë se ai duhet të lindë nga një proces paqeje i negociuar.

Dy fuqitë e tjera të mëdha të Evropës, Britania e Madhe dhe Gjermania, e bënë të qartë se nuk kishte plane për të vepruar menjëherë për shtetësinë palestineze. //a.i/

The post SHBA – Trump: Hamasi nuk dëshiron marrëveshje armëpushimi në Gazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Izraeli dhe SHBA-ja tërheqin ekipet negociuese, shenjë e dështimit të bisedimeve me Hamasin

24 July 2025 at 22:47

TEL AVIV, 24 korrik /ATSH-DPA/- Ekipet negociuese amerikane dhe izraelite të përfshira në përpjekjet për të siguruar një armëpushim midis lëvizjes militante palestineze Hamas dhe Izraelit në Rripin e Gazës janë tërhequr, një shenjë se bisedimet mund të jenë në prag të dështimit.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, shkroi në platformën X se Hamasi nuk ishte i gatshëm të arrinte një armëpushim.

“Edhe pse ndërmjetësit kanë bërë përpjekje të mëdha, grupi islamist nuk duket se po vepron në një mënyrë të koordinuar ose të ndershme”, tha ai.

“Tani do të shqyrtojmë mundësi alternative për të sjellë pengjet në shtëpi dhe do të përpiqemi të krijojmë një mjedis më të qëndrueshëm për popullin e Gazës”, tha Witkoff.

“Është turp që Hamasi ka vepruar në këtë mënyrë egoiste. Ne jemi të vendosur të kërkojmë një fund të këtij konflikti dhe një paqe të përhershme në Gaza”, shtoi ai.

SHBA-ja, së bashku me Katarin dhe Egjiptin, veprojnë si ndërmjetës midis Izraelit dhe Hamasit, pasi dy palët ndërluftuese nuk flasin drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.

Në tryezën e negociatave u paraqit propozimi për një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit Hamasi do të lironte 10 nga pengjet e mbetura. //a.i/

 

The post FOKUS – Izraeli dhe SHBA-ja tërheqin ekipet negociuese, shenjë e dështimit të bisedimeve me Hamasin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Alarmi për krizën humanitare në Gaza, Izraeli: 950 kamionë me ndihma presin të shpërndahen

23 July 2025 at 09:19

Pavarësisht kritikave nga organizatat humanitare, Izraeli deklaroi se furnizimet kryesore janë gati për t’iu dorëzuar palestinezëve.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit Nadav Shoshani, ndau një foto ku njoftoi se 950 kamionë me ndihma, të cilat siç thotë ai  janë për organizatat ndërkombëtare që t’i marrin dhe t’ua shpërndajnë civilëve në Gaza.

“Kjo ndodhi pasi Izraeli lehtësoi hyrjen e ndihmave në Gaza”, shton ai.

Agjencitë e ndihmës nuk e kundërshtojnë faktin se brenda Gazës ka ndihmë, por këto organizata pretendojnë se u është “bllokuar qasja ose shpërndarja e tyre” nga kufizimet e qeverisë izraelite.

Megjithatë, Izraeli thotë se sistemi i drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës që nga maji, parandalon vjedhjen e furnizimeve nga Hamasi.

/abcnews.al/

Sulmet izraelite në Gaza, zyrtarët shëndetësorë: Vriten 93 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë

By: Elva
16 July 2025 at 08:10

Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, […]

The post Sulmet izraelite në Gaza, zyrtarët shëndetësorë: Vriten 93 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë appeared first on BoldNews.al.

IZRAEL – Netanyahu: Nëse negociatat me Hamasin dështojnë brenda 60 ditëve, do të përdorim forcën

10 July 2025 at 22:13

TEL AVIV, 10 korrik /ATSH-ANSA/- Jemi të vendosur t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Në fillim të këtij armëpushimi, ne do të hyjmë menjëherë në negociata për t’i dhënë fund luftës përgjithmonë”, tha ai.

“Por, për të arritur këtë qëllim, nevojiten disa kushte minimale si, çarmatimi i Hamasit, demilitarizimi i Gazës dhe shkatërrimi i kapaciteteve ushtarake të Hamasit”, shtoi ai.

“Nëse këto arrihen përmes diplomacisë, aq më mirë”, theksoi Netanyahu.

“Por, nëse kjo nuk ndodh brenda 60 ditëve nga armëpushimi, ne do ta arrijmë atë me mjete të tjera, përmes përdorimit të forcës, fuqisë së ushtrisë sonë heroike”, tha kryeministri izraelit. //a.i/

 

 

 

The post IZRAEL – Netanyahu: Nëse negociatat me Hamasin dështojnë brenda 60 ditëve, do të përdorim forcën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BBC: Zyrtari i lartë i Hamasit pranon humbjen e kontrollit në shumicën e pjesëve të Gazës

6 July 2025 at 23:38

Një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë në grupin militant Hamas ka thënë se grupet e armatosura palestineze kanë humbur 80 për qind të kontrollit mbi Rripin e Gazës.

Koloneli ka thënë se sistemi komandues dhe kontrollues i Hamasit ka dështuar pas sulmeve të pareshtura izraelite ndër muaj, që kanë shkatërruar lidershipin politik, ushtarak e të sigurisë të grupit islamik.

Zyrtari ishte plagosur në fillim të luftimeve, që nisën më 7 tetor 2023, kur Hamasi vrau mbi 1200 izraelitë në sulmet ndaj Izraelit. Që nga ajo kohë ai nuk ka kryer detyrat si pasojë e problemeve shëndetësore.

Në një mesazh për BBC-në, zyrtari ka thënë se Hamasi është afër kolapsit total.

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

6 July 2025 at 17:38

Izz al-Din al-Haddad, i njohur ndryshe si Abu Suheib, është figura enigmatike që prej disa muajsh drejton Hamasin në Gaza. I quajtur “Fantazma” për shkak të profilit të ulët, por ndikimit të fortë, ai ka trashëguar komandën pas vrasjes së paraardhësve dhe konsiderohet sot si njeriu që mban frenat e vendimeve strategjike. 55-vjeçari, me origjinë […]

The post “Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës appeared first on BoldNews.al.

IZRAEL – Netanyahu: Të papranueshme ndryshimet e kërkuara për armëpushimin nga Hamasi

TEL AVIV, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se organizata militante palestineze Hamas po kërkon ndryshime “të papranueshme” në një propozim të ri për armëpushim në Rripin e Gazës.

“Ndryshimet që Hamasi po kërkon të bëjë në propozimin e Katarit na u përcollën mbrëmë dhe janë të papranueshme për Izraelin”, tha sot zyra e Netanyahut, në një postim në median sociale.

”Kryeministri izraelit gjithashtu urdhëroi që një delegacion të dërgohej në Doha për bisedime indirekte me Hamasin”, njoftoi zyra e tij.

Ekipi negociator ishte planifikuar të nisej të dielën. Sipas raporteve të medias, Netanyahu do të niset për në Uashington po atë ditë.

Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, po përqendrohen në arritjen e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi.

Përpjekjet për të siguruar një armëpushim të përkohshëm kanë ngecur prej muajsh, por ndërmjetësit kohët e fundit paraqitën një propozim tjetër, i cili sipas raporteve parashikon ndërprerjen e armiqësive në Rripin e Gazës për të paktën 60 ditë, lirimin e 10 pengjeve izraelite dhe kthimin e mbetjeve të pengjeve të vdekura.

Në këmbim, një numër i madh i të burgosurve palestinezë do të liroheshin nga burgjet izraelite.

Gjatë armëpushimit, të dy palët do të përpiqeshin të negocionin një fund të përhershëm të luftës.

Hamasi tha të premten se ia kishte dorëzuar miratimin e tij për propozimin e fundit të ndërmjetësimit Katarit dhe Egjiptit.

Netanyahu do të takohet nesër me presidentin amerikan, Trump./ a.jor.

The post IZRAEL – Netanyahu: Të papranueshme ndryshimet e kërkuara për armëpushimin nga Hamasi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin

By: Ardit
6 July 2025 at 09:20

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën (06.07.) se do të dërgojë një delegacion në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të zhvilluar bisedime për armëpushim me Hamasin, por i hodhi poshtë propozimet e Hamasit për ndryshime në projekt-marrëveshjen për armëpushim. “Ndryshimet që po kërkon të bëjë Hamasi në propozimin e Katarit na u përcollën […]

The post Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin appeared first on BoldNews.al.

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

By: armand
4 July 2025 at 21:50

Reuters ka raportuar se Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim armëpushim 60-ditor në Gaza dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve, të formuluar nga SHBA, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulime. Draft-marrëveshja u miratua këtë javë nga Ministri Izraelit i Çështjeve Strategjike Ron Dermer gjatë vizitës së tij në Uashington. “Ne u kemi dorëzuar ndërmjetësve, […]

The post Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve appeared first on BoldNews.al.

Hamasi jep përgjigje pozitive për armëpushim me Izraelin

4 July 2025 at 22:41

Grupi militant palestinez, Hamas  ka njoftuar se i ka dhënë “përgjigje pozitive” ndërmjetësuesve lidhur me propozimin amerikan për armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve me Izraelin.

Sipas Hamasit, mënyra e zbatimit të marrëveshjes kërkon raund të ri negociatash.

“Lëvizja është plotësisht e gatshme të hyjë menjëherë në një raund negociatash për të diskutuar mekanizmin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje,” thuhet në deklaratën e grupit.

Propozimi i administratës Trump erdhi mbi 20 muaj pas nisjes së konfliktit dhe më shumë se tre muaj pas përfundimit të marrëveshjes së mëparshme.

Propozimi amerikan parasheh armëpushim 60-ditor, gjatë së cilës do të punohet për të gjetur zgjidhje të përhershme për Gazën.

Pas 57 mijë të vrarëve, a po vjen fundi i luftës në Gaza?

By: user 8
4 July 2025 at 20:05

Udhëheqësit e Hamasit janë pranë pranimit të një marrëveshjeje të propozuar për një armëpushim në Gaza, por kërkojnë garanci më të forta që çdo ndalim i luftimeve do të çojë në një përfundim të përhershëm të luftës 20-mujore, kanë thënë burime pranë grupit.

Zyrtarët e Hamasit publikuan një deklaratë të premten duke konfirmuar se, përpara se të përgjigjen zyrtarisht, ata po flasin me “fraksione të tjera palestineze” për propozimet e reja të armëpushimit që tashmë janë pranuar nga Izraeli.

Grupi islamik militant ka qenë nën presion të madh muajt e fundit, me udhëheqjen e tij ushtarake të shkatërruar dhe ushtrinë izraelite që ka detyruar luftëtarët e Hamasit të tërhiqen nga ish-bastionet në pjesët jugore dhe qendrore të Gazës.

Në ditët e fundit, Izraeli ka shtuar ofensivën, duke nisur një valë të fuqishme sulmesh ajrore në të gjithë Gazën, duke vrarë më shumë se 250 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve mjekësorë dhe të mbrojtjes civile.

Fraksione të ashpra brenda Hamasit e kanë pranuar me ngurrim nevojën për një armëpushim për t’i dhënë mundësi organizatës të rigrupohet dhe të planifikojë një strategji të re, tha një burim i njohur me debatin e brendshëm.

Që nga kolapsi i një armëpushimi të mëparshëm në mars, më shumë se 6,000 njerëz janë vrarë në Gaza dhe një krizë e rëndë humanitare është përkeqësuar.

Përpjekjet për një armëpushim të ri në Gaza morën vrull pasi SHBA arriti një marrëveshje për të ndalur konfliktin 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit muajin e kaluar.

Të martën, Trump njoftoi se Izraeli kishte pranuar kushtet e nevojshme për të finalizuar një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit palët do të punonin për t’i dhënë fund luftës. Kur u pyet të enjten nëse Hamasi kishte pranuar kornizën e fundit të marrëveshjes së armëpushimit, ai tha: “Do të shohim çfarë ndodh. Do ta dimë gjatë 24 orëve të ardhshme.” 

Benjamin Netanyahu pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit të dielën për bisedime me Trump mbi luftën në Gaza, luftën e fundit mes Izraelit dhe Iranit, si dhe çështje të tjera rajonale.

Kryeministri izraelit ka kundërshtuar prej kohësh një përfundim të përhershëm të luftës në Gaza, pjesërisht për të ruajtur mbështetjen e aleatëve të tij të ekstremit të djathtë në koalicionin qeverisës. Por sukseset e Izraelit në luftën me Iranin kanë forcuar pozicionin e tij politik dhe sondazhet në Izrael tregojnë mbështetje të fortë për një marrëveshje.

Një zyrtar i lartë izraelit i tha Channel 12, një rrjet kryesor televiziv në Izrael: “Duke gjykuar nga sinjalet nga Hamasi, ka një probabilitet të lartë që të nisim bisedime të ndërmjetme në ditët në vijim. Nëse ka pëlqim për bisedime të tilla, do të ketë një marrëveshje.” 

Zyrtarë të tjerë izraelitë i thanë agjencisë Reuters se përgatitjet janë bërë për të miratuar marrëveshjen e armëpushimit dhe se një delegacion izraelit është duke u përgatitur për t’iu bashkuar bisedimeve indirekte të ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti për të finalizuar marrëveshjen nëse Hamasi përgjigjet pozitivisht.

Propozimi përfshin lirimin e 10 pengjeve izraelite të gjalla që mbahen në Gaza që nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit në tetor 2023 që shkaktoi konfliktin, si dhe kthimin e trupave të 18 të tjerëve, në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet izraelite, sipas një zyrtari të njohur me negociatat, i cili foli të enjten.

Hamasi mori peng 251 persona gjatë sulmit të vitit 2023. Besohet se më pak se gjysma e 50 që mbeten ende në Gaza janë ende gjallë.

Sipas marrëveshjes, ndihma humanitare do të hynte menjëherë në Gaza dhe ushtria izraelite do të tërhiqej gradualisht nga pjesë të territorit. Negociatat për një armëpushim të përhershëm do të fillonin menjëherë.

“Shpresojmë me të vërtetë që kjo marrëveshje është përfundimtare, por gjithçka do të varet nga ajo që Hamasi është i gatshëm të pranojë,” tha Mike Huckabee, ambasadori amerikan në Izrael, për Channel 12 të enjten. “Një gjë është e qartë: presidenti dëshiron që kjo të marrë fund. Kryeministri dëshiron që kjo të marrë fund. Populli amerikan dhe populli izraelit duan që kjo të marrë fund.” 

Dërgimi i më shumë ndihmave në Gaza ka qenë një nga kërkesat kryesore të Hamasit gjatë gjithë negociatave. Izraeli vendosi një bllokadë 11-javore në mars, e cila u zbut vetëm pak në maj pas presionit të madh ndërkombëtar, ndërsa kërcënohej uria masive.

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë private sekrete e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli që ishte ngarkuar me shpërndarjen e ushqimit në Gaza, është përfshirë nga polemika. Qindra persona janë vrarë nga zjarri izraelit ndërsa kërkonin ndihma në pikat e GHF-së dhe pasi ishin mbledhur në turma në vende ku karvanët e dërguar nga OKB ishin ndaluar.

Të premten, një raport i BBC-së citoi një ish-punonjës të GHF-së që përshkruante kolegët duke hapur zjarr ndaj palestinezëve që nuk kishin paraqitur asnjë kërcënim, me shumë që duket se ishin plagosur rëndë në disa raste.

Punonjësi i GHF-së i tha BBC-së se ai dhe të tjerë nuk kishin marrë rregulla të qarta angazhimi apo procedura standarde veprimi, dhe ishin udhëzuar nga një drejtues ekipi: “Nëse ndiheni të kërcënuar, qëlloni, qëlloni për të vrarë dhe pyetjet bëjini më vonë.” 

GHF-ja tha se akuzat, të cilat ishin bërë gjithashtu nga ish-punonjës të cituar nga Associated Press të enjten, ishin kategorikisht të pavërteta dhe se asnjë civil nuk kishte qenë nën zjarr në vendet e shpërndarjes së tyre. Ushtria izraelite ka mohuar çdo qëllim për të dëmtuar civilët që kërkonin ndihmë, duke thënë se kishte qëlluar vetëm të shtëna paralajmëruese.

Duke folur me gazetarët ndërsa ishte rrugës për në një tubim në Iowa të enjten, Trump tha: “Unë dua që njerëzit e Gazës të jenë të sigurt. Kjo është më e rëndësishmja nga gjithçka. Ata kanë kaluar nëpër ferr.” 

Netanyahu vizitoi kibucin Nir Oz të Izraelit të enjten për herë të parë që nga sulmi i Hamasit në vitin 2023. Ky komunitet ishte një nga më të goditurit në atë sulm, ku gati një në katër banorë u rrëmbyen ose u vranë.

Ai tha: “Ndjej një angazhim të thellë, para së gjithash për të siguruar kthimin e të gjithë pengjeve tona, të gjithë atyre. Janë ende 20 që janë gjallë dhe ka edhe të vdekur, dhe ne do t’i kthejmë të gjithë.” 

Kryeministri është kritikuar ashpër për refuzimin për të marrë përgjegjësi për dështimet që lejuan sulmin e vitit 2023, gjatë të cilit militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë 1,200 persona, kryesisht civilë, dhe është akuzuar vazhdimisht për prioritetin që i jep mbijetesës së tij politike mbi fatin e pengjeve.

Fushata ushtarake hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 57,000 persona në Gaza, gjithashtu kryesisht civilë, sipas një numërimi nga ministria e shëndetësisë në territor që konsiderohet i besueshëm nga OKB dhe shumë qeveri perëndimore.

Ushtria izraelite tha se “ndjek të drejtën ndërkombëtare dhe merr masa të mundshme për të zvogëluar dëmin ndaj civilëve” kur godet “objektiva terroriste”. 

Përshtati nga The Guardian, ©LAPSI.AL 

The post Pas 57 mijë të vrarëve, a po vjen fundi i luftës në Gaza? appeared first on Lapsi.al.

IZRAEL – Netanyahu: Do të eliminojmë Hamasin deri në themelet e tij

TEL AVIV, 3 korrik, /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha dje se nuk do të ketë “më Hamas” në Gazën e pasluftës, pasi organizata militante palestineze thuhet se po shqyrton propozimin e ri të ndërmjetësimit për një armëpushim në territor.

“Po ju them – nuk do të ketë më Hamas. Ne nuk do të kthehemi pas. Ka mbaruar”, tha Netanyahu në një fjalim në qytetin jugor izraelit, Ashkelon.

“Ne do t’i lirojmë të gjithë pengjet tona. Ne do ta eliminojmë Hamasin deri në themelet e tij”, shtoi ai.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të martën se Izraeli kishte rënë dakord për kushtet e nevojshme për një armëpushim 60-ditor në konflikt, i cili tani është në muajin e 21-të.

Gjatë kësaj kohe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punonin me të gjitha palët për t’i dhënë fund luftës. Trump i bëri thirrje Hamasit të binte dakord me marrëveshjen.

Hamasi tha dje se do ta shqyrtonte propozimin nga ndërmjetësit.

Ministri i Jashtëm Gideon Saar tha se shumica e qeverisë izraelite e mbështeste marrëveshjen për Gazën që përfshinte lirimin e pengjeve.

“Nëse na lind mundësia, nuk duhet ta humbasim!”, shkroi Saar në X.

Netanyahu do të takohet me Trump në Uashington javën e ardhshme. //a.i/

The post IZRAEL – Netanyahu: Do të eliminojmë Hamasin deri në themelet e tij appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Hamasi: Po vlerësojmë planin për armëpushimin 60-ditor me Izraelin

GAZA, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Në deklaratën e parë zyrtare që nga postimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump, sipas të cilit ”Izraeli ka rënë dakord për kushtet e nevojshme për një armëpushim 60-ditor në luftën e Gazës”, Hamasi tha se ”ndërmjetësit po bëjnë përpjekje intensive për të kapërcyer dallimet midis palëve dhe për të arritur një marrëveshje kornizë që do të lejojë hapjen e një raundi serioz negociatash”.

”Po i qasemi situatës me shumë përgjegjësi duke zhvilluar konsultime kombëtare dhe duke diskutuar propozimet që na janë paraqitur, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje që do të sigurojë fundin e agresionit, tërheqjen e forcave dhe ndihmën humanitare emergjente për popullin tonë në Rripin e Gazës”, tha Hamasi.

”Izraeli ka rënë dakord për kushtet e nevojshme për një armëpushim 60-ditor në luftën e Gazës dhe tani i takon Hamasit ta pranojë marrëveshjen”, tha dje në mbrëmje presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Gjatë periudhës dymujore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me të gjitha palët për t’i dhënë fund konfliktit”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Shpresoj, për të mirën e Lindjes së Mesme, që Hamasi ta pranojë këtë marrëveshje sepse situata nuk do të përmirësohet, por vetëm do të përkeqësohet”, tha Trump në postimin e tij./  /os/

The post GAZA – Hamasi: Po vlerësojmë planin për armëpushimin 60-ditor me Izraelin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

2 July 2025 at 20:04

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim në Rripin e Gazës.

Derisa grupi militant – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera – la të kuptohej se është i hapur për një marrëveshje, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se “nuk do të ketë Hamas” në Gazën e pasluftës.

Asnjëra palë nuk tha troç se e pranon propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Hamas këmbënguli në qëndrimin e vet të kahershëm se çdo marrëveshje duhet të sjellë përfundimin e luftës në Gazë.

Trump tha të martën se Izraeli ishte pajtuar për një armëpushim 60-ditor në Gazë dhe i bëri thirrje Hamasit ta pranojë marrëveshjen para se të përkeqësohen edhe më shumë kushtet për të.

Presidenti amerikan është duke e rritur trysninë mbi Qeverinë izraelite dhe Hamasin që të arrijnë pajtueshmëri për armëpushim, marrëveshje për pengjet dhe për t’i dhënë fund luftës.

Trump tha se koha prej 60-ditësh do të përdorej për të punuar drejt përfundimit të luftës. Por, Izraeli thotë se nuk do ta pranojë përfundimin e luftës derisa Hamasi të jetë mposhtur.

Trump theksoi se marrëveshja mund të arrihet qysh javën e ardhshme.

Por, reagimi i Hamasit, që theksoi kërkesën e vet për përfundimin e luftës, ngriti pikëpyetje nëse oferta e fundit nga ai mund t’i ndërpresë vërtet luftimet.

Zyrtari i Hamasit, Taher al-Nunu, tha se grupi militant është “i gatshëm dhe serioz për të arritur një marrëveshje”.

Ai theksoi se Hamasi është “i gatshëm ta pranojë çdo nismë që qartazi çon në përfundimin e plotë të luftës”.

Një delegacion i Hamasit pritet të takohet të mërkurën në Kajro me ndërmjetës nga Egjipti dhe Katari për të diskutuar propozimin, sipas një zyrtari egjiptian që foli në kushte anonimiteti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se… appeared first on Euronews Albania.

Tmerri në Gaza/ Netanyahu nuk tërhiqet: Hamasin do ta eliminojmë plotësisht

By: user 8
2 July 2025 at 17:42

“Po ju them qartë: Hamasi nuk do të ekzistojë më. Nuk do të ketë ‘Hamastan’. Nuk ka kthim prapa. Ka mbaruar. Do t’i lirojmë të gjithë pengjet tona. Si mund ta them këtë? Do t’i eliminojmë plotësisht”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, sipas zyrës së tij.

“Mundësitë para nesh janë të jashtëzakonshme. Nuk do t’i shpërdorojmë ato. Kemi një mundësi të madhe: të mposhtim armiqtë tanë dhe të sigurojmë të ardhmen tonë… do ta lidhim Azinë dhe Lindjen e Mesme, përfshirë Gadishullin Arabik, burimet e tij të mëdha të energjisë, me Perëndimin. Kjo do të ndodhë”, shtoi ai.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë i Izraelit, Yariv Levin, tha se ka ardhur koha për të aneksuar Bregun Perëndimor. “Mendoj se kjo periudhë është një moment mundësie historike që nuk duhet ta humbasim”, duke iu referuar aneksimit të territorit të kontestuar.

“Ka ardhur koha për sovranitet, koha për të zbatuar sovranitetin. Qëndrimi im për këtë çështje është i vendosur, është i qartë”, tha Levin. Ministri tha se çështja duhet të jetë “në krye të listës së prioriteteve”.

The post Tmerri në Gaza/ Netanyahu nuk tërhiqet: Hamasin do ta eliminojmë plotësisht appeared first on Lapsi.al.

“E shkuara ka marrë fund”, Netanyahu i prerë: “Nuk do të ketë më Hamas, as Hamastan

2 July 2025 at 16:35

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se nuk do të ketë më Hamas.

“Nuk do të ketë Hamas. Nuk do të ketë Hamastan. Ne nuk do të kthehemi më tek e shkuara. Ka mbaruar.“, u shpreh ai.

Më herët Hamasi tha se është i hapur për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin që “çon qartë në përfundimin e plotë të luftës”, por nuk pranoi propozimin 60-ditor të presidentit amerikan Donald Trump

Në një deklaratë, Hamasi përsëriti gjithashtu se synon një marrëveshje që do të siguronte tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Një delegacion i Hamasit u takua sot në Kajro me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë, sipas një zyrtari egjiptian.

 

The post “E shkuara ka marrë fund”, Netanyahu i prerë: “Nuk do të ketë më Hamas, as Hamastan appeared first on Sot News | Lajme.

‘Marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza’, Hamas i përgjigjet Trump: Armëpushim, por jo…

2 July 2025 at 11:59

Hamasi sugjeroi të mërkurën se ishte i hapur për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, por nuk pranoi një propozim të mbështetur nga SHBA-të, të njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump disa orë më parë, duke këmbëngulur në qëndrimin e tij të kahershëm se çdo marrëveshje do t’i japë fund luftës në Gaza.

Trump tha të martën se Izraeli kishte rënë dakord për kushtet e një armëpushimi 60-ditor në Gaza dhe i kërkoi Hamasit ta pranonte marrëveshjen përpara se kushtet të përkeqësoheshin.

Udhëheqësi amerikan ka rritur presionin mbi qeverinë izraelite dhe Hamasin për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe një marrëveshje për pengjet, si dhe për t’i dhënë fund luftës, shkruan AP.

Trump tha se periudha 60-ditore do të përdoret për të punuar drejt përfundimit të luftës – diçka që Izraeli thotë se nuk do ta pranojë derisa Hamasi të mposhtet. Ai tha se një marrëveshje mund të arrihet që javën e ardhshme.

Por përgjigjja e Hamasit, e cila theksoi kërkesën e tij që lufta të mbaronte, ngriti pyetje nëse oferta e fundit mund të materializohej në një pauzë të vërtetë të luftimeve.

Zyrtari i Hamasit, Taher al-Nunu, tha se grupi militant ishte “i gatshëm dhe serioz në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje”.

Ai tha se Hamasi ishte “i gatshëm të pranonte çdo iniciativë që çon qartë në përfundimin e plotë të luftës”.

Një delegacion i Hamasit pritet të takohet me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë në Kajro të mërkurën për të diskutuar propozimin, sipas një zyrtari egjiptian. Zyrtari foli në kushte anonimiteti, sepse nuk ishte i autorizuar të diskutonte bisedimet me median.

The post ‘Marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza’, Hamas i përgjigjet Trump: Armëpushim, por jo… appeared first on Sot News | Lajme.

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

By: Ela
2 July 2025 at 08:07

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje militantëve të Hamasit – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – që të bien dakord me atë që e cilësoi si “propozim përfundimtar” për armëpushim 60-ditor me Izraelin në Gazë. “Shpresoj, për të mirën e Lindjes së Mesme, që Hamasi ta […]

The post Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor appeared first on BoldNews.al.

Trump: Izraeli pranon kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza

By: user 11
2 July 2025 at 07:23

Presidenti Donald Trump tha të martën se Izraeli kishte “rënë dakord për kushtet e nevojshme” për të finalizuar një armëpushim në Gaza, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë nëse Hamasi do t’i pranonte kushtet.

Dy zyrtarë të administratës thanë se Hamasi ende duhej të binte dakord me marrëveshjen. Në një postim në rrjetin social Truth, Trump tha se Katari dhe Egjiptianët do ta zbatonin atë.

“Përfaqësuesit e mi patën sot një takim të gjatë dhe produktiv me izraelitët për Gazën”, shkroi Trump. “Izraeli ka rënë dakord për kushtet e nevojshme për të finalizuar ARMËPUSHIMIN 60-ditor, kohë gjatë së cilës ne do të punojmë me të gjitha palët për t’i dhënë fund Luftës. Katarianët dhe egjiptianët, të cilët kanë punuar shumë për të ndihmuar në sjelljen e Paqes, do të paraqesin këtë propozim përfundimtar. Shpresoj, për të mirën e Lindjes së Mesme, që Hamasi ta pranojë këtë Marrëveshje, sepse nuk do të përmirësohet – VETEM DO TË PËRKËQENOHET. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”

CNN raportoi më parë se zyrtarët e Katarit i kishin paraqitur të martën si Hamasit ashtu edhe Izraelit një propozim të ri për një armëpushim 60-ditor, i cili mbështetet nga administrata Trump, sipas një burimi të njohur me çështjen.

Propozimi u finalizua pas muajsh përpjekjesh prapa skenave të udhëhequra nga i dërguari special i Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff.

The post Trump: Izraeli pranon kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza appeared first on Lapsi.al.

❌
❌