Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në Shqipëri s’duan të rrinë as refugjatët nga Siria e Afganistani, rënie drastike e aplikimeve për azil

4 July 2025 at 16:34

Ulet numri i azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT) në vitin 2024, numri i kërkesave për azil në vendin tonë ka rënë me 157 aplikime më pak se sa vitin e kaluar. Konkretisht gjatë vitit 2024 ka pasur gjithsej 104 kërkesa për azil, ndërsa në vitin 2023 janë regjistruar 261 […]

The post Në Shqipëri s’duan të rrinë as refugjatët nga Siria e Afganistani, rënie drastike e aplikimeve për azil appeared first on BoldNews.al.

Basti me Nigel Farage si gafa me Trumpin

By: user 2
30 June 2025 at 16:33

Në këtë periudhë vape, ku vala e të nxehtit vret shumë lajme, Edi Rama ka ditur të kapë titujt mediave vendase dhe atyre britanike, duke u përfshirë në një polemikë identitaro- humoristike me liderin e “Reform UK”. Replikat kundër Nigel Farage, që kërkon zbrazjen e burgjeve të vendit të tij nga “kriminelët shqiptarë”, të cilët i sheh si një të keqe për Britaninë, do duhej, parimisht, të duartokteshin.

Po ashtu edhe etiketimet për “vendin e erët” që ka fobi ndaj të huajve mund të qëndronin në këtë kontekst.

Përplasja Rama – Farage/ “The Telegraph”: Sa shqiptarë janë në burgjet britanike

Por ama, përpara se të bëjmë patriotin e fasadës ne duhet të ndalemi pak në sfondin e kësaj polemike dhe në bastin që vuri shefi i qeverisë për numrin e bashkëkombasve tanë që gjenden në qelitë e ishullit. Farage, duke iu referuar një të përditshmeje me reputacion të së djathtës, “The Telegraph”, pretendon se 1 në çdo 50 shqiptarë që gjendet në vendin e tij, ka përfunduar pas hekurave.

Rama, duke e tallur, duke botuar një foto të të dyve me rrobabanje të gjeneruar me IA, e ka sfiduar se do ta ftonte të pushonte në brigjet tona, nëse kjo shifër rezultonte e vërtetë. 

Sipas kryeministrit numri i bashkëkombasve tanë në Britani është tre fish më i lartë prandaj dhe numërohen më pak se 1/100 shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uellsit.

Por, përtej faktit se kush ka të drejtë për numrat dhe përqindjet, pyetja që ngrihet është: a i intereson komunitetit shqiptar atje dhe imazhit tonë në përgjithësi, fokusimi i vëmendjes tek shqiptarët e burgosur?

Pavarësisht nëse Farage e ka të ekzagjeruar llogarinë dhe ajo e shefit të qeverisë mund të jetë më pranë së vërtetës, gjithçka që mbetet në mend nga tërë kjo polemikë, nuk është diskreditimi i gënjeshtrës së liderit të ekstrmit të djathtë, por asocimi i emigrantit shqiptar me burgaxhiun. Duke u ndërkallur në këtë debat, më shumë se të luajë patriotin, mburojë për çunat e Londrës, Rama i jep krahë stigmatizueve të tyre. Edhe më të fortë e bën këtë përshtypje fakti se ai është idhtar i një teorie që e predikon shpesh, asaj se shpifja, e keqja, e errëta, kërkojë shumë mund që të mposhten nga e vërteta dhe dirta. Pikërisht për këtë ai ka zgjedhur që në Shqipëri të mos i japë përgjigje pjesës më të madhe të akuzave kundër tij. Si një mjeshtër i komunikimit dhe i teknikave të manipulimit të opinionit, ai është i ndërgjegjshëm se imazhi negativ edhe kur mposhtet, gjithësesi e lë një njollë.

Atëherë, pse u përfshi në këtë debat kundër parimve të veta, të afishuara, i bindur se tezgjatja dhe mediatizimi i tij nuk do t’i bënte mirë  shqiptarëve të Britanisë? 

E vetmja përgjigje logjike për këtë është se duke u angazhuar në përplasje me ksenofobin Nigel Farage, atë nuk e shqetësonte as imazhi i emirantëve të atjeshëm, as roli prej Skënderbeu në mbrojtje të bashkëkombasve. Kjo polemikë Edi Ramës i shërben për tjetër gjë. Ai do të jëtë me çdo kusht favoriti i etablishmentit evropian, i elitave që duan të ruajnë status quo-në dhe që ende janë dominante në perëndim. Vetëm përmes tyre ai mund të sigurojë legjitilitetin e brendshëm dhe të vijojë mbyljen e syve ndaj regjimit autoratik që ka ngritur.

Natyrisht, për të garantuar përkëdheljen e këtij establishmenti nuk ka target më të mirë se goditja e Nigel Farge. Ish kryqëtari i Brexit, njeriu që prej më shmë se dy dekadash shndërroi në kauzë të të vetën daljen nga BE, duke denoncuar elitat polktike dhe emigracionin e pakontrolluar, ka qenë halë në sy për të gjithë ata që tenton të joshë Edi Rama.

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi me ish frymëzuesin e Brexit-it, së fundi, është një deja vue e asaj që pamë me sharjet kurndër Trumpit në fushatën elektorale të 2016, kur ai u etiketua si “fatkeqësi për botën” dhe “turpi i njerëzimit”.

Ndonëse edhe atëherë deklaratat kundër kandidatit miliarder u bënë gjoja me preokupimin se fitorja e tij e mundshme do rrënonte marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA-në, gjithçka u ndërrmor në emër të Sorosit, klintonëve dhe elitave sunduee, në Francë, apo Gjermani.

Kampet me refugjatë/ A do t;u përgjunjet Rama edhe britanikëve?

Atëherë Rama nuk besonte se lideri i MAGA do e mundte Hillary Clintonin, ashtu si dhe sot nuk beson që shefi i “Reform UK”, ka shance të mbërrijë në 10, Downing Street.

Por, ama kur çudia e parë ndodhi, ai s’la akrobaci pa bërë për të rikuperuar gafën e dikurshme, duke shkuar deri tek falja e Sazanit. Tani duhen kryqëzuar gishtat për fatin e keq të Nigel Farage, për të mos hubur llokma të tjera Shqipërie. Ose për të mos pasur burgje të tjera si ato të Melonit, që, tani për tani, thuhet se britanikëve nuk do tu jepen kurrë.

©Lapsi.al

The post Basti me Nigel Farage si gafa me Trumpin appeared first on Lapsi.al.

Kampet me refugjatë/ A do t’u përgjunjet Rama edhe britanikëve?

By: user 4
29 June 2025 at 20:58

Shqipëria mori vëmëndjen e titujve kryesorë të mediave britanike javës që kaloi; jo si një destinacion turistik i këshilluar për pushime, por për çështjen shqetësuese të refugjatëve të paligjshëm në Britani, një temë në të cilën vendi ynë konsiderohet ende opsion shkarkimi.

Hapësirën kryesore në media e vodhi replika me deputetin kontrovers të Reform UK, Nigel Farage i cili është aty sa herë flitet kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë. Rama u përpoq ta zbusë retorikën e Farage të mbushur me fjalë si “kriminelë shqiptarë” dhe “të burgosur shqiptarë”, ndërsa e ftoi të vizitojë vendin tonë për të kaluar pushimet “me disa nga njerëzit më të ngrohtë që do të takojë ndonjëherë”.

 

https://t.co/5yfTLPfoAB

Ooopsss… Mr.@Nigel_Farage himself has just challenged me on the facts!

What an honor — for a “giant man,” as he described me (meaning, of course, from a “tiny country”) — to earn the attention of Britain’s unrivaled virtuoso of headline politics.

He…

— Edi Rama (@ediramaal) June 27, 2025

Sipas Ramës, nëse rezulton e pavërtetë se 1 në 50 shqiptarë në Britani është i burgosur, siç pretendon Farage, politikani pro-brexit është i ftuar t’i kalojë pushimet në Shqipëri. Kur The Telegraph publikoi sërish një llogaritje të shifrave me të cilin mbështeste Farage, Edi Rama kundërshtoi sërish duke thënë se në Britani jetojnë 100 mijë shqiptarë më shumë nga sa llogarit Home Secretary ndaj dhe shifrat e Farage ishin të pasakta.

Mesazhin e dytë, Rama e shoqëroi me një foto qesharake të prodhuar nga inteligjenca artificiale, ku kryeministri shqiptar dhe politikani britanik janë së bashku në plazh.

Akuzat e Farage për hipokrizi

Shpërthimi i Farage në studion televizive të GBNews iu drejtua direkt Edi Ramës dhe ishte me tone përbuzëse dhe ultimative: “A e di që 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britani janë të burgosur? Ndaj trego pak vullnet të mirë dhe merri të gjithë që nesër, se ne nuk i duam”. VIDEO KETU

Si një politikan që ka marrë përsipër t’i japë zë frustrimit të anglezëve kundër të huajve që abuzojnë me ligjet në Angli, Farage ishte i drejtpërdrejtë. Më tej, ai e akuzoi kryeministrin shqiptar për një reagim hipokrit në raport me britanikët, të cilët kanë këmbëngulur prej vitesh në hapjen e burgjeve për refugjatët, njësoj siç bëri Meloni.

Madje, siç e shihni në foton më lart, standarti i dyfishtë i Ramës në raport me britanikët, e ka lënë Farage të pataksur.

“Si mund të na kritikojë ne, kur ai kaloi muaj të tërë duke negociuar me kryeministren e Italisë, Melonin?
Ai kishte rënë dakord të merrte një numër të madh emigrantësh të tyre përtej Mesdheut. Në fund nuk mori aq shumë, por ai i bëri ato negociata!” – dëgjohet të thotë Farage në studion e GBNews, i habitur nga standardi i dyfishtë i Ramës.

“Kjo është hipokrizi në një shkallë sipërore! Apo jo?” i drejtohet ai të ftuarve të tjerë.

“Por prit një sekondë – ai thotë se fakti që ne mendojmë të dërgojmë të paligjshmit diku tjetër do të thotë se ne jemi në një vend të errët, ndërkohë që ai vetë negocion për të marrë të njëjtët njerëz nga italianët” vazhdon Farage, me tone habitore.

Akuzat e Farage për hipokrizinë e Ramës nuk janë pa baza. Në fund të fundit, nëse ishte vetë Edi Rama që firmosi një protokoll me Xhorxhia Melonin për hapjen e burgjeve për refugjatët e Italisë, ai nuk ka pse të indinjohet nëse shtete të tjera ngulmojnë për një marrëveshje të ngjashme.

Ndaj reagimi i Ramës që e quan të papranueshme dhe qesharake kërkesën nga Keir Starmer, duket vërtet një hipokrizi.

Përgjia e ashpër e Ramës, Britania në “një vend të errët”

Akuzat për hipokrizi të Farage erdhën pas një prononcimi të vrazhdë, aspak diplomatik, me të cilin Edi Rama refuzoi publikisht, për të disatën herë kërkesën e britanikëve për të krijuar qendra për refugjatë në Shqipëri, sipas modelit të Italisë.

“Është një nga ato gjëra që dhjetë vite më parë thjesht nuk do të ishin të imagjinueshme… që Britania të kërkonte vende për të hedhur emigrantët,” tha Rama nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë. “Fakti që sot jo vetëm që është e imagjinueshme, por po ndodh, nuk është për shkak se Keir Starmer apo [Rishi] Sunak po bëjnë diçka skandaloze; është për shkak të vendit tuaj që ndodhet në një vend shumë të errët.”

“Tetëdhjetë për qind e gjërave që thuhen, shkruhen, ose pranohen si pjesë normale e diskursit në Britaninë e sotme janë gjëra që [para Brexit-it] do të ishin krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme,” tha ai.

Përgjigjia e Ramës për Britaninë e Madhe është një JO e prerë të cilën kryeministrat britanikë në të shkuarën nuk kanë dashur ta dëgjojnë.

Deklaratat e Keir Starmer/ Imazhi i Shqipërisë si “kosh” refugjatësh

Britanikët: Rama turpëroi Keir Starmerin në Tiranë!

“Kam qenë i qartë për këtë që kur Boris Johnson më pyeti dhe kur Rishi më pyeti… Gjithmonë kam thënë jo.” është shprehur Rama, i cili nuk e fsheh irritimin, kur britanikët këmbëngulin njëri pas tjetrit për të njëjtën temë.

Starmer, Sunak, Johnson një kërkesë për Shqipërinë

Rreth një muaj më parë, në një nga vizitat e rralla për një kryeministër britanik në Shqipëri, Keir Starmer kaloi një moment të pakëndshëm gjatë konferencës me Edi Ramën.

Ndërsa kishte mohuar për gazetarët anglezë kërkesën për kampe refugjatësh drejtuar Shqipërisë dhe pasi e kishte anuluar publikisht idenë e Rishi Sunak, Edi Rama e nxorri zbuluar me një lëvizje fare pa takt, kur ia dha përgjigjen negative gjatë konferencës për mediat.

“Kam qenë shumë i qartë që nga dita e parë kur e nisëm këtë proces me Italinë, se ishte një marrëveshje e vetme, për shkak të marrëdhënies sonë të ngushtë dhe për shkak të situatës gjeografike që e bën të logjikshme” tha Rama.

Ai shtoi më pas “Na kanë pyetur disa vende nëse ishim të hapur për marrëveshje të tjera dhe ne u thamë ‘jo’, sepse jemi besnikë ndaj martesës me Italinë – dhe pjesa tjetër është vetëm dashuri.” u shpreh Rama.

Me këto fjalë, Rama e vendosi Starmer përballë një fushate anti-qeveritare nga mediat britanike, të cilat e quajtën vizitën në Shqipëri një turp për kryeministrin e tyre.

Me të njëjtën ëndje e ka parë Edi Ramën edhe Rishi Sunak, aq më tepër kur u njoftua se Xhorxhia Meloni kishte gjetur mënyrën për ta bindur kryeministrin e Shqipërisë t’i japë dritën jeshile për një burg gjigand për refugjatët e Italisë në veri të Shqipërisë.

Fill pas firmosjes së paktit me Melonin, në Romë u organizua një drekë pune për të tre. As Rishi Sunak nuk e bindi dot Ramën, ndërsa gazetarët nxituan në Gjadër dhe titujt kryesorë ngrinin pyetjen retorike: Kujt i duhet Ruanda kur kemi Shqipërinë?

Me Boris Johnson, Rama ka treguar se e kishte më të thjeshtë t’i thoshte JO, pasi propozimi iu bë përmes telefonit. Gjatë një interviste për Financial Times, Rama rrëfeu se “Boris Johnson më telefonoi dhe më tha, ju komplimentoj për udhëheqjen tuaj, le të bëjmë diçka së bashku. Le të kemi një marrëveshje që Britania të sjellë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm për t’i mbajtur atje, për t’i përpunuar. Unë thashë, më falni, kjo nuk është e mundur” citon Financial Times.

Ndryshe nga marrëveshja italiane, e cila është për strehimin deri në 3,000 njerëzve në të njëjtën kohë, oferta e Mbretërisë së Bashkuar nuk ishte “një numër fiks”.

“Ishte për të gjithë ata që vijnë në Britani.  .  .  si një tranzit. Unë thashë se nuk ka asnjë mënyrë. Pastaj, kishim të tjera që nuk do t’i përmend. Ndër vendet më të pasura në Evropë” ka treguar Rama në prononcimin për FT.

Shpërthimi i pazakontë i Ramës ndaj britanikëve

Duket sikur me mesazhet e çlirëta në X me Nigel Farage, Rama po tenton ta zbusë disi vrazhdësinë me të cilën ka refuzuar propozimet e britanikëve për kampe refugjatësh.

Këto refuzime bëhen akoma më të hidhura nëse iu shtohet turpërimi publik i Keir Starmerit në Tiranë gjatë muajit maj, shoqëruar nga prononcimi tek The Guardian disa ditë më parë, kur Rama e përshkruan Britaninë e Madhe si një shtet që po qëndron në një “vend të errët”.

Ky vend i errët tingëllon çuditshëm, për më tepër kur i referohet një prej vendeve më të fuqishme të NATO-s dhe një prej aleatëve tradicionalë të Shqipërisë.

Shqipëria si “modeli Ruanda”, Rama si Pol Kagame

Në këto kushte, kur palët po e tendosin marrëdhënien mes tyre, nuk duhet lënë jashtë vëmëndjes se ambasadorët britanikë sa herë dalin në mediat shqiptare përmendin një listë me politikanë non-grata, që thonë se ekziston, por që nuk del asnjëherë./Lapsi.al

The post Kampet me refugjatë/ A do t’u përgjunjet Rama edhe britanikëve? appeared first on Lapsi.al.

Gonzato: Shqipëria partner me rëndësi! Ministri Hoxha: Punojmë të ndërtojmë sistem azili në përputhje me BE

By: redi
20 June 2025 at 18:24

Në ditën botërore të refugjatëve, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin e Shqipërisë ndër vite në ndihmën e dhënë për menaxhimin e flukseve, duke marrë shembujt strehimin e hebrenjve, shqiptarëve të Kosovës dhe afganëve pak vite më parë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale thekson se refugjatët dhe kërkuesit e azilit të trajtohen me…

Source

​Sot Dita Botërore e Refugjatëve

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Dita Botërore e Refugjatëve është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar refugjatët në të gjithë botën.

Dita Botërore e Refugjatëve shënohet çdo 20 qershor dhe hedh dritë mbi të drejtat, nevojat dhe ëndrrat e refugjatëve, duke ndihmuar në mobilizimin e vullnetit politik dhe burimeve në mënyrë që refugjatët jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të lulëzojnë.

Shumë aktivitete të mbajtura në Ditën Botërore të Refugjatëve krijojnë mundësi për të mbështetur refugjatët.

Dita Botërore e Refugjatëve u mbajt globalisht për herë të parë më 20 qershor 2001 për të përkujtuar 50-vjetorin e Konventës së vitit 1951 në lidhje me Statusin e Refugjatëve. Fillimisht njihej si Dita e Refugjatëve të Afrikës, përpara se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ta caktonte zyrtarisht si një ditë ndërkombëtare në dhjetor 2000.

Çdo vit, Dita Botërore e Refugjatëve shënohet nga një sërë ngjarjesh në shumë vende të globit në mbështetje të refugjatëve.

Këto aktivitete drejtohen nga ose përfshijnë vetë refugjatët, zyrtarë qeveritarë, komunitete pritëse, kompani, personazhe të famshëm dhe nxënës shkollash.

The post ​Sot Dita Botërore e Refugjatëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

15 May 2025 at 13:30

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pas vizitës me homolun e tij, Edi Rama, kanë në një konferencë të përbashkët për mediat. Pas pyetjes nga gazetarët, Edi Rama e ka mohuar që të ketë më Britaninë e Madhe apo me vende të tjera marrëveshje të ngjashme […]

The post Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama appeared first on BoldNews.al.

Trump shpjegon pse u dha statusin e refugjatit afrikano-jugorëve të bardhë

12 May 2025 at 19:21

Presidenti amerikan Donald Trump u pyet të hënën në lidhje me dhënien e një rruge të përshpejtuar për statusin e refugjatit për afrikano-jugorët e bardhë, ndërkohë që nuk lejon refugjatë nga vende të tilla si Sudani dhe Republika Demokratike e Kongos.

Trump u përgjigj pjesërisht: “Sepse po vriten. Dhe ne nuk duam të shohim njerëz të vriten, është një gjenocid që po ndodh. Fermerët po vriten. Rastësisht janë të bardhë”, transmeton Telegrafi.

Komentet e presidentit erdhën ndërsa një fluturim i financuar nga Shtetet e Bashkuara që mbante gati 50 afrikano-jugorë të bardhë u nis nga Johanesburgu të dielën, duke shënuar grupin e parë të afrikano-jugorëve që u është dhënë statusi i refugjatit sipas një politike të re nga Trump.

Administrata Trump pothuajse e anuloi programin amerikan të refugjatëve në Ditën e Inaugurimit, duke shkaktuar shqetësime nga grupet e avokimit të imigracionit dhe të të drejtave të njeriut se refugjatët do të liheshin në situata të rrezikshme në vendet e tyre të origjinës.

Trump tha se sistemi ishte abuzuar dhe vendi nuk mund të vazhdonte të mirëpriste kaq shumë migrantë.

Afrikano-jugorët e bardhë thonë se janë përballur me dhunë dhe përjashtim ekonomik për shkak të racës së tyre, por zhvendosja e tyre e përshpejtuar në SHBA po tërheq kritika të ashpra nga grupet humanitare dhe zyrtarët e Afrikës së Jugut.

Në një njoftim të hënën në mëngjes, Ambasada dhe Konsullatat e SHBA-së në Afrikën e Jugut thanë se programi ishte i hapur për afrikano-amerikanët ose pakicat e tjera racore, në vend që mund të provonin “një përvojë të kaluar persekutimi ose frikë nga persekutimi në të ardhmen”.

Kur u pyet për arsyetimin e hapjes së rrugës së përshpejtuar për grupin të hënën, Trump tha:

“Është një gjenocid që po ndodh dhe ju njerëz nuk doni të shkruani për të. Është një gjë e tmerrshme që po ndodh dhe fermerët po vriten; ata rastësisht janë të bardhë. Nëse janë të bardhë apo të zinj nuk ka rëndësi për mua, por fermerët e bardhë po vriten brutalisht dhe toka e tyre po konfiskohet në Afrikën e Jugut”, shtoi ai.

“Gazetat dhe media televizive, as nuk flasin për këtë. Nëse do të ishte e kundërta, ata do të flisnin për të, kjo do të ishte e vetmja histori për të cilën flasin. Nuk më intereson se kush janë ata. Nuk më intereson raca e tyre, ngjyra e tyre, nuk më intereson gjatësia e tyre, pesha e tyre, nuk më intereson asgjë, thjesht e di që ajo që po ndodh është e tmerrshme”, theksoi Trump.

Presidenti amerikan tha se në thelb “ua kishte zgjeruar shtetësinë këtyre njerëzve”.

Të hënën në mëngjes, rreth 49 persona ishin në fluturimin e parë për në SHBA. Atyre u ishte dhënë statusi i refugjatit, i cili mund të çojë në shtetësinë amerikane. Të sapoardhurit do të kenë gjithashtu të drejtë për përfitime qeveritare.

SHBA-të kanë pretenduar se qeveria e Afrikës së Jugut po u merr tokën fermerëve të bardhë pa asnjë kompensim, diçka që e mohojnë.

Të premten, përpara fluturimeve të para për në SHBA, Ministria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit e vendit zhvilloi bisedime me homologët amerikanë dhe shprehu shqetësime në lidhje me përdorimin e programit të refugjatëve.

Departamenti përsëriti se mendonte se akuzat për diskriminim ishin të pabaza, përfshirë ato nga presidenti Trump dhe Elon Musk, i cili është afrikano-jugor, se njerëzit e bardhë në vend po vriteshin masivisht.

Në shkurt, një gjykatë e Afrikës së Jugut vendosi që pretendimet për një gjenocid të bardhë ishin “qartësisht të imagjinuara” dhe “jo reale”.

Shifrat e policisë treguan rreth 44 vrasje në ferma dhe toka bujqësore në vitin 2024, me tetë fermerë midis tyre.

Kjo nuk e ka ndaluar administratën Trump të ecë përpara me programin, në një kohë kur shumica e kombeve të tjera, të cilat më parë kishin rrugë drejt statusit të refugjatit në SHBA, e kanë të prerë këtë rrugë.

Jugafrikanët e bardhë përbëjnë rreth 7 përqind të popullsisë së vendit, por zotërojnë rreth 70 përqind të tokës bujqësore komerciale të tij. /Telegrafi/

 

 

The post Trump shpjegon pse u dha statusin e refugjatit afrikano-jugorëve të bardhë appeared first on Telegrafi.

Mori 6 refugjatë në kufi me Greqinë e do i çonte në Mal të Zi, arrestohet një sirian në Devoll

29 April 2025 at 09:51

Policia për Kufirin dhe Migracionin në Korçë ka goditur një tentativë për dhënie ndihmë për kalim të kufirit në mënyrë të paligjshme. Si rezultat, është kapur një sirian, i cili akuzohet se organizonte dhe zhvillonte veprimtarinë e dhënies ndihmë për kalimin të kufirit në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit. Ai ndihmonte emigrantët nga Vendet e […]

The post Mori 6 refugjatë në kufi me Greqinë e do i çonte në Mal të Zi, arrestohet një sirian në Devoll appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodh me miliona refugjatë ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja në vendlindje?

29 March 2025 at 21:23

Nëpër Evropë janë rreth 4.3 milionë refugjatë ukrainas që ndoshta mund ta kenë mundësinë për t’u kthyer në një Ukrainë paqësore, por një pjesë e tyre nuk do ta donte më kthimin.

Në Republikën Çeke, refugjatët ukrainas tani përbëjnë 3.6 për qind të popullsisë – përqindjen më të madhe në Evropë për kokë banori. Një sondazh i kryer së fundmi tregon që më pak se çereku i tyre planifikojnë të kthehen në Ukrainë pasi t’iu skadojnë vizat e refugjatëve.

Anna Naduda, artiste dhe mësuese, është njëra prej atyre që shpreson se do mbetet në Çeki. Ajo e ka humbur djalin e saj të vogël në një aksident tragjik para nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022.

“Frikësohem shumë nga ideja e humbjes së fëmijës tjetër, të humbjes së djalit tim”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Naduda flet me shumë dashamirësi për kryeqytetin çek, ku ka gjetur strehim bashkë me djalin e saj.

“Përvoja ime dhe e djalit tim është që Praga na ka pritur me shumë dashamirësi”, ka thënë artistja, teksa ka qenë duke formësuar një skulpturë në një paralagje të kryeqytetit çek.

Djali 11-vjeçar i artistes ka mësuar gjuhën çeke dhe është adaptuar në një shkollë, ku shoqërohet me shumë miq.

“Dua që fëmija im të rritet në një ambient stabil dhe pozitiv”, ka thënë Naduda.

Anna Naduda.
Asaj i është lëshuar viza përmes një direktive të lëshuar nga BE-ja për anëtarët e saj, më 2022, e cila është në fuqi deri në mars të vitit 2026.

Çfarë ndodh pas asaj date “do të vendoset varësisht prej përfundimit të luftës”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Hana Mala, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Sipas të gjitha mundësive do të ketë periudhë transicioni përgjatë së cilës refugjatët do të kenë kohë për të vendosur për të ardhmen e tyre – ose duke kaluar në ndonjë leje tjetër të qëndrimit, ose duke u kthyer në shtëpi”.

Viza të reja për refugjatët
Shumë prej 389.000 ukrainasve në Republikën Çeke që janë me viza të përkohshme, përballen me sfida të reja për të qëndruar në këtë shtet, nëse arrihet marrëveshje për armëpushim.

Prej 1 prillit, refugjatët ukrainas do të mund të aplikojnë për viza të posaçme të qëndrimit që do t’iu siguronin leje për të qëndruar edhe pas përfundimit të luftës, dhe do t’ua hapnin rrugën për lejeqëndrim të përhershëm.

Mirëpo, aplikuesit duhet t’i fitojnë brenda vitit të paktën 440.000 korona (19.200 dollarë).

Ky prag rritet për 110.000 korona për çdo vartës të një familjeje.

“Më duhet të fitoj më shumë”, ka thënë Naduda duke qeshur.

“Ky është synimi im për këtë vit”.

Ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakushan ka sugjeruar se refugjatët do të kenë edhe mundësi tjera për të qëndruar, nëse dëshirojnë.

“Për ata do të vlejnë rregullat e njëjta sikurse për shtetasit tjerë të huaj”, ka thënë ai në shkurt.

Rakushan ka thënë se sondazhet sugjerojnë që rreth 200.000 çekë mund të qëndrojnë.

“Kjo është situatë që sigurisht mund ta menaxhojmë”, ka shtuar ai.

Mirëpo, avokatët e imigrimit, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë thënë se mundësitë do të jenë të kufizuara.

Hana Frankova, udhëheqëse e çështjeve ligjore në Organizatën për Ndihmë ndaj Refugjatëve, me bazë në Republikën Çeke, ka thënë se në rast të paqes, dhe pa zgjatje të afatit të vizave të përkohshme, “refugjatët ukrainas, në teori, do të mund të aplikojnë për azil”.

Por, sipas saj, kjo do të vlejë vetëm për dikë që ka arsye për këtë kërkuar azil.

Ekspertja ligjore vlerëson që vetëm 10 për qind e refugjatëve ukrainas në Republikën Çeke do të mund të fitonin lejeqëndrime të posaçme, duke marrë parasysh pragun që kërkohet për të hyra.

Svatava Pospiskova, eksperte për viza në kompaninë Czech Visa Lawyer, beson që nëse do të ketë armëpushim, dhe skema e vizave aktuale nuk do të vazhdohet, atëherë refugjatët ukrainas do të kenë “mundësi për të jetuar në Republikën Çeke për 90 ditë, siç mundëson viza turistike, por nuk do të mund të punojnë për të jetuar”.

Ajo ka treguar se ukrainasit do të duhet të aplikojnë për leje të qëndrimit në Ambasadën çeke në Ukrainë.

Yulia Dobrynina.
Yulia Dobrynina është fotografe dhe ish-avokate, e cila ka ikur prej Kievit më 2022 dhe tani punon në një organizatë joqeveritare, e cila u ndihmon të huajve që të integrohen në Pragë.

Dobrynina beson se gratë me fëmijët e tyre do të bëjnë gjithçka për të qëndruar larg Ukrainës, duke thënë se kanë pak besim që pushtimi rus do të marrë fund me një marrëveshje për paqe.

“Ne përballemi me luftë jo vetëm në këta tre vjet, por që 300 vjet, ata gjithmonë kthehen mbrapsht, ata gjithmonë kanë dashur të na vrasin”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Dobrynina synon të qëndrojë në Republikën Çeke edhe pas përfundimit të luftës.

“Nuk kam ku të kthehem”, ka thënë ajo, duke treguar se vendlindja e saj, Melitopoli, tani është territor që kontrollohet nga rusët.

Ajo nuk është e sigurt nëse të hyrat e saj do të jenë të mjaftueshme për të aplikuar për vizë të posaçme.

“Nuk e di, mund të jetë një koronë më shumë, një koronë më pak”, ka thënë ajo, duke iu referuar valutës çeke.

Refugjatët në Poloni dhe Gjermani
Në Gjermani dhe Poloni ka më së shumti refugjatë ukrainas – 1.16 milion dhe 992.000, respektivisht – sipas të dhënave të BE-së.

Në të dyja shtetet ka pasur lëvizje drejt zvogëlimit të ndihmave që ndan shteti për refugjatët ukrainas.

Kryeministri polak, Donald Tusk ka bërë propozime në këtë drejtim në fillim të janarit, derisa kancelari potencial gjerman, Friedrich Merz ka bërë sugjerime të ngjashme vitin e kaluar.

“Në fillim, shumë njerëz janë ofruar për të ndihmuar, e kuptonin situatën në Ukrainë”, ka thënë Angelika Gumz, pronare e një kafiterie ukrainase në Berlin, në disa përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë në muajin shkurt.

“Me kalimin e kohës qasjet kanë ndryshuar”.

Ukrainasit duke shpalosur flamurin e tyre në Urën e Karlit në Pragë, më 19 janar.
Refugjatët ukrainas i kanë paqartësitë e njëjta edhe në vendet tjera evropiane.

Shkalla e përfitimeve për refugjatët është bërë temë diskutimi dhe në Republikën Çeke.

Statistikat zyrtare tregojnë se refugjatët kanë qenë në lloj barre për ekonominë çeke prej vitit 2022, por që trendi tani është pozitiv.

Rreth 62 miliardë korona (2.7 miliardë dollarë) u janë ndarë refugjatëve prej shkurtit të vitit 2022.

Mirëpo më 2024, refugjatët ukrainas kanë kontribuuar me 5.7 miliardë korona më shumë sesa që kanë marrë prej shtetit çek.

The post Çfarë ndodh me miliona refugjatë ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja në vendlindje? appeared first on Sot News | Lajme.

KOMENT – Çfarë do të ndodhë me miliona refugjatë ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja në vendlindje?

VARSHAVE, 29 mars /ATSH/ – Nëpër Evropë janë rreth 4.3 milionë refugjatë ukrainas që ndoshta mund ta kenë mundësinë për t’u kthyer në një Ukrainë paqësore, por një pjesë e tyre nuk do ta donte më kthimin.

Në Republikën Çeke, refugjatët ukrainas tani përbëjnë 3.6 për qind të popullsisë – përqindjen më të madhe në Evropë për kokë banori.

Një sondazh i kryer së fundmi tregon që më pak se çereku i tyre planifikojnë të kthehen në Ukrainë pasi t’iu skadojnë vizat e refugjatëve.

Anna Naduda, artiste dhe mësuese, është njëra prej atyre që shpreson se do mbetet në Çeki. Ajo e ka humbur djalin e saj të vogël në një aksident tragjik para nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022.

“Frikësohem shumë nga ideja e humbjes së fëmijës tjetër, të humbjes së djalit tim”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Naduda flet me shumë dashamirësi për kryeqytetin çek, ku ka gjetur strehim bashkë me djalin e saj.

“Përvoja ime dhe e djalit tim është që Praga na ka pritur me shumë dashamirësi”, ka thënë artistja, teksa ka qenë duke formësuar një skulpturë në një paralagje të kryeqytetit çek.

Djali 11-vjeçar i artistes ka mësuar gjuhën çeke dhe është adaptuar në një shkollë, ku shoqërohet me shumë miq.

“Dua që fëmija im të rritet në një ambient stabil dhe pozitiv”, ka thënë Naduda.

Asaj i është lëshuar viza përmes një direktive të lëshuar nga BE-ja për anëtarët e saj, më 2022, e cila është në fuqi deri në mars të vitit 2026.

Çfarë ndodh pas asaj date “do të vendoset varësisht prej përfundimit të luftës”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Hana Mala, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Sipas të gjitha mundësive do të ketë periudhë transicioni përgjatë së cilës refugjatët do të kenë kohë për të vendosur për të ardhmen e tyre – ose duke kaluar në ndonjë leje tjetër të qëndrimit, ose duke u kthyer në shtëpi”.

Viza të reja për refugjatët

Shumë prej 389.000 ukrainasve në Republikën Çeke që janë me viza të përkohshme, përballen me sfida të reja për të qëndruar në këtë shtet, nëse arrihet marrëveshje për armëpushim.

Prej 1 prillit, refugjatët ukrainas do të mund të aplikojnë për viza të posaçme të qëndrimit që do t’iu siguronin leje për të qëndruar edhe pas përfundimit të luftës, dhe do t’ua hapnin rrugën për lejeqëndrim të përhershëm.

Mirëpo, aplikuesit duhet t’i fitojnë brenda vitit të paktën 440.000 korona (19.200 dollarë).

Ky prag rritet për 110.000 korona për çdo vartës të një familjeje.

“Më duhet të fitoj më shumë”, ka thënë Naduda duke qeshur.

“Ky është synimi im për këtë vit”.

Ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakushan ka sugjeruar se refugjatët do të kenë edhe mundësi tjera për të qëndruar, nëse dëshirojnë.

“Për ata do të vlejnë rregullat e njëjta sikurse për shtetasit tjerë të huaj”, ka thënë ai në shkurt.

Rakushan ka thënë se sondazhet sugjerojnë që rreth 200.000 çekë mund të qëndrojnë.

“Kjo është situatë që sigurisht mund ta menaxhojmë”, ka shtuar ai.

Mirëpo, avokatët e imigrimit, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë thënë se mundësitë do të jenë të kufizuara.

Hana Frankova, udhëheqëse e çështjeve ligjore në Organizatën për Ndihmë ndaj Refugjatëve, me bazë në Republikën Çeke, ka thënë se në rast të paqes, dhe pa zgjatje të afatit të vizave të përkohshme, “refugjatët ukrainas, në teori, do të mund të aplikojnë për azil”.

Por, sipas saj, kjo do të vlejë vetëm për dikë që ka arsye për këtë kërkuar azil.

Ekspertja ligjore vlerëson që vetëm 10 për qind e refugjatëve ukrainas në Republikën Çeke do të mund të fitonin lejeqëndrime të posaçme, duke marrë parasysh pragun që kërkohet për të hyra.

Svatava Pospiskova, eksperte për viza në kompaninë Czech Visa Lawyer, beson që nëse do të ketë armëpushim, dhe skema e vizave aktuale nuk do të vazhdohet, atëherë refugjatët ukrainas do të kenë “mundësi për të jetuar në Republikën Çeke për 90 ditë, siç mundëson viza turistike, por nuk do të mund të punojnë për të jetuar”.

Ajo ka treguar se ukrainasit do të duhet të aplikojnë për leje të qëndrimit në Ambasadën çeke në Ukrainë.

Yulia Dobrynina është fotografe dhe ish-avokate, e cila ka ikur prej Kievit më 2022 dhe tani punon në një organizatë joqeveritare, e cila u ndihmon të huajve që të integrohen në Pragë.

Dobrynina beson se gratë me fëmijët e tyre do të bëjnë gjithçka për të qëndruar larg Ukrainës, duke thënë se kanë pak besim që pushtimi rus do të marrë fund me një marrëveshje për paqe.

“Ne përballemi me luftë jo vetëm në këta tre vjet, por që 300 vjet, ata gjithmonë kthehen mbrapsht, ata gjithmonë kanë dashur të na vrasin”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Dobrynina synon të qëndrojë në Republikën Çeke edhe pas përfundimit të luftës.

“Nuk kam ku të kthehem”, ka thënë ajo, duke treguar se vendlindja e saj, Melitopoli, tani është territor që kontrollohet nga rusët.

Ajo nuk është e sigurt nëse të hyrat e saj do të jenë të mjaftueshme për të aplikuar për vizë të posaçme.

“Nuk e di, mund të jetë një koronë më shumë, një koronë më pak”, ka thënë ajo, duke iu referuar valutës çeke.

Refugjatët në Poloni dhe Gjermani

Në Gjermani dhe Poloni ka më së shumti refugjatë ukrainas – 1.16 milion dhe 992.000, respektivisht – sipas të dhënave të BE-së.

Në të dyja shtetet ka pasur lëvizje drejt zvogëlimit të ndihmave që ndan shteti për refugjatët ukrainas.

Kryeministri polak, Donald Tusk ka bërë propozime në këtë drejtim në fillim të janarit, derisa kancelari potencial gjerman, Friedrich Merz ka bërë sugjerime të ngjashme vitin e kaluar.

“Në fillim, shumë njerëz janë ofruar për të ndihmuar, e kuptonin situatën në Ukrainë”, ka thënë Angelika Gumz, pronare e një kafiterie ukrainase në Berlin, në disa përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë në muajin shkurt.

Refugjatët ukrainas i kanë paqartësitë e njëjta edhe në vendet tjera evropiane.

Shkalla e përfitimeve për refugjatët është bërë temë diskutimi dhe në Republikën Çeke.

Statistikat zyrtare tregojnë se refugjatët kanë qenë në lloj barre për ekonominë çeke prej vitit 2022, por që trendi tani është pozitiv.

Rreth 62 miliardë korona (2.7 miliardë dollarë) u janë ndarë refugjatëve prej shkurtit të vitit 2022.

Mirëpo më 2024, refugjatët ukrainas kanë kontribuuar me 5.7 miliardë korona më shumë sesa që kanë marrë prej shtetit çek, shkruan REL.   /os/

The post KOMENT – Çfarë do të ndodhë me miliona refugjatë ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja në vendlindje? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë ndodh me miliona refugjatë ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja në vendlindje?

By: Ela
29 March 2025 at 18:55

Nëpër Evropë janë rreth 4.3 milionë refugjatë ukrainas që ndoshta mund ta kenë mundësinë për t’u kthyer në një Ukrainë paqësore, por një pjesë e tyre nuk do ta donte më kthimin. Në Republikën Çeke, refugjatët ukrainas tani përbëjnë 3.6 për qind të popullsisë – përqindjen më të madhe në Evropë për kokë banori. Një […]

The post Çfarë ndodh me miliona refugjatë ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja në vendlindje? appeared first on BoldNews.al.

Do të vijnë elementët e rrezikshëm/ Qendrat e refugjatëve në Lezhë do të kthehen në burgje riatdhesimi

By: Ardit
24 March 2025 at 10:06

Qeveria italiane ka ndryshuar plan 180 gradë me dy qendrat e emigrantëve të ndërtuara në Shqipëri. Fillimisht këto qendra u ndërtuan për të strehuar emigrantët në pritje të azilit. Por e përballur me bllokimet e gjykatave, qeveria italiane ka vendosur që qe qendrat e Gjadrit dhe Shëngjinit të konvertohen në burgje për riatdhesimin e emigrantëve […]

The post Do të vijnë elementët e rrezikshëm/ Qendrat e refugjatëve në Lezhë do të kthehen në burgje riatdhesimi appeared first on BoldNews.al.

Pezullimi i ndihmave amerikane/ Refugjatët Rohingya në Bangladesh rrezikojnë të mbeten pa ushqime

By: Re Nato
21 March 2025 at 23:36

Ndërprerja e ndihmës amerikane ka pasur pasoja për shumë vende në të gjithë botën.

Të prekur janë edhe refugjatët Rohinxha që janë zhvendosur nga Mianmari në Bangladesh.

Të dëbuar nga shtëpitë e tyre, shumë nga Rohinxha kanë jetuar që atëherë në vendbanime refugjatësh të varur tërësisht nga ndihma humanitare.

Kjo ndihmë – e udhëhequr kryesisht nga Shtetet e Bashkuara – rrezikon të ndërpritet, pas dekretit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të ngrirë pjesën më të madhe të ndihmës së jashtme të vendit të tij.

Për më shumë se 1 milion refugjatë Rohinxha në Bangladesh do të thotë se ata mund të mbeten me shumë pak ushqim dhe para për të mbijetuar.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së tha se nëse nuk është në gjendje të mbledhë fonde, nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të përgjysmojë racionet e ushqimit në 6 dollarë në muaj nga 12.50 dollarë.

Çdo rënie e ndihmave humanitare mund të ketë ndikim ekstrem në jetën e refugjatëve Rohinxha.

Rohinxha janë një grup i pakicës etnike myslimane që kanë jetuar për shekuj në Myanmar me mbizotërim budist. Ata nuk njihen si një grup etnik zyrtar dhe u është mohuar shtetësia që nga viti 1982, duke i bërë ata popullsinë më të madhe pa shtetësi në botë.

Mbytet anija me refugjatë në Lampedusa, 6 të vdekur dhe 40 të zhdukur

19 March 2025 at 11:52

Të paktën 6 refugjatë nga vendet afrikane kanë humbur jetën nga përmbytja e një anije në jug të ishullit të Lampedusës në Itali, ndërsa 40 të tjerë janë zhdukur. “La Repubblica” raporton se  anija ishte nisur më 16 mars me 56 persona nga Sfax, Tunizi, sipas të mbijetuarve. 24 orë më vonë, shumë refugjatë ranë […]

The post Mbytet anija me refugjatë në Lampedusa, 6 të vdekur dhe 40 të zhdukur appeared first on BoldNews.al.

600 deri në 800 euro për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 41-vjeçari në Devoll

15 March 2025 at 12:26

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, pasi akuzohet se ndihmonte kundrejt fitimit 600 deri në 800 euro shtetas të ndryshëm për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme Në kuadër të operacionit të koduar “Green Border” është vënë në pranga shtetasi B. M., banues në fshatin Tresenik, Devoll, teksa […]

The post 600 deri në 800 euro për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 41-vjeçari në Devoll appeared first on BoldNews.al.

Lufta me Rusinë, 6.8 milionë refugjatë ukrainas në botë

By: Ardit
8 March 2025 at 19:52

Ndërkohë që lufta në Ukrainë hyri në vitin e katërt, 6.8 milionë ukrainas vazhdojnë të jetojnë si refugjatë. Studiuesit thonë se më pak se gjysma planifikojnë të kthehen pas përfundimit të luftës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Lesia Bakalets njofton nga Kievi për përpjekjet që mund të bëhen për të nxitur një numër më të […]

The post Lufta me Rusinë, 6.8 milionë refugjatë ukrainas në botë appeared first on BoldNews.al.

“Modeli i Shqipërisë” para Gjykatës Evropiane

By: Ela
26 February 2025 at 08:28

Jo vetëm Roma por edhe shumë vende të tjera po shikojnë me interesim të madh drejt Luksemburgut. Në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë filloi të martën (25.02.) procesi lidhur me kampet italianetë ndërtuara në Shqipëri, për vendosjen e azilkërkuesve nga vende të tjera. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka rekomanduar shprehimisht që vendet e […]

The post “Modeli i Shqipërisë” para Gjykatës Evropiane appeared first on BoldNews.al.

“Nuk marrim refugjatë nga Palestina”, Rama: S’ka për të ndodhur, të paktën jo gjatë qeverisjes sime

16 February 2025 at 09:44

“Nuk kuptova pse më kërkuat dëshpërimisht që të isha pjesë e këtij paneli për Lindjen e Mesme”. Kjo ishte ndër fjalitë e para që kryeministri shqiptar Edi Rama tha gjatë aktivitetit të zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me titull: “Përtej konfliktit: Vlerësimi i rrugëve dhe pengesave që çojnë drejt paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, pasditen e së shtunës (15.02).

Lufta në Gazë dhe konflikti Izrael-Palestinë ishte tema e këtij takimi, në të cilin njerëz nga politika, bota akademike, shoqëria civile dhe media kishin mbushur thuajse të gjithë sallën në “Amerikahaus” në Mynih.

Në panel ishin lajmëruar si folës edhe kancelari austriak Alexander Schallenberg dhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan Al Saud, të cilët e anuluan ardhjen në çastet e fundit dhe u zëvendësuan nga politikani gjerman Armin Laschet, i partisë CDU dhe ish-kryeministri i Libanit, Najib Mikati.

Paneliste ishte edhe Suzanne Maloney, zëvendëspresidente dhe drejtuese e programit të Politikës së Jashtme “Brookings Institution” në SHBA, eksperte e Lindjes së Mesme dhe kryesisht Iranit, njëkohësisht ish-këshilltare e rajonit për qeveritë republikane dhe demokrate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Palestinezë në Shqipëri?

Presidenti amerikan Donald Trump, tha pak ditë më parë gjatë një konference për shtyp se Shqipëria është në listën e vendeve që ai po merr në konsideratë për dërgimin e refugjatëve palestinezë.

“Asnjë nuk na ka pyetur nga administrata Trump por dhe nëse do të na pyesin – çka nuk është e logjikshme, sepse ne jemi në mes të Europës dhe si mund të vijnë tek ne qindra-mijëra vetë… – gjithsesi kjo është pjesë logjistike dhe ne jemi një vend i vogël. Por kjo nuk ka për të ndodhur, të paktën jo gjatë qeverisjes sime” – u shpreh Rama.

Duke sjellë në vëmëndjen e të pranishmëve mikpritjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, pranimin e 7 mijë muxhahedinëve dhe strehimin e afganëve që u larguan pas rikthimit në pushtet të talebanëve në vitin 2021 dhe që u strehuan në Shëngjin, ku ende vazhdon të jetë një pjesë e tyre – Rama deklaroi se situata me palestinezët është ndryshe.

“Ne na vjen shumë keq për këta njerëz të cilët janë viktima të një prej diktaturave më të egra që ka ekzistuar ndonjëherë, që është Hamasi, por ne nuk jemi pjesë e kësaj historie dhe nuk do të jemi kurrë” – deklaroi Rama, duke theksuar se edhe shifrat kanë rëndësi.

Ideja e Trumpit për strehimin e palestinezëve në vende të ndryshme të botës shihet si diçka krejtësisht e gabuar edhe nga Suzanne Maloney. “Nuk është aspak normale që këta njerëz të largohen me forcë nga toka e tyre” – u shpreh ajo.

“Nga dega në degë”

Ish-kryeministri libanez Mikati tha se “BE-ja ka lënë një vakuum shumë të madh në Lindjen e Mesme” dhe se drejtuesit e BE-së duhet të jenë më të pranishëm në rajon. Laschet nga ana e tij komentoi se “Evropa nuk mund të ndihmojë, por duhet të jetë pjesë e procesit”.

Rreth një muaj më parë, ministrja e Jashme gjermane Annalena Baerbock vizitoi Sirinë, vend i dalë nga një luftë e gjatë dhe pushteti shtypës i Bashar Al-Asad. Ky takim u soll si shembull pozitiv i rolit dhe mbështetjes evropiane në Lindjen e Mesme, gjë për të cilin Rama, nuk ra dakord.

E teksa Laschet mbrojti rolin e Gjermanisë dhe Bashkimit Europian në rajon, Rama habiti të gjithë të pranishmit në sallë duke e reduktuar kryediplomaten gjermane tek pamja e saj e jashtme. “Ajo është e bukur” ishte komenti i Ramës për vizitën e ministres Baerbock në Siri.

Pjesën më të madhe të kohës së panelit kryeministri shqiptar e kaloi duke dalë krejtësisht nga tema. Rama u përqendrua sërish tek BE-ja dhe duke ironizuar mënyrën e funksionimit të saj, tha se BE-ja është një strukturë e cila sipas tij “shpik çdo javë normativa dhe rregullore të reja”.

Rama madje mori herë pas here rolin e moderatorit, duke mos i lënë shumë hapësirë për të folur moderatores së vërtetë të seksionit, Mayssoun Zein Al Din, e cila jo rrallëherë u vu në siklet prej injorimit që ai i bëri shpeshherë gjatë bisedës, ku të tjera pyetje i bëheshin dhe të tjerave u përgjigjej/DW

Xhiro nëpër det, 43 emigrantët në Gjadër do të dërgohen në Itali

By: redi
31 January 2025 at 21:10

Ndalimet e të 43 emigrantëve që ishin dërguar në Shqipëri nuk u vërtetuan. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Romës kanë pezulluar vendimin dhe kanë referuar dokumentet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Azilkërkuesit do të transferohen nesër në Itali. Edhe transferimet e mëparshme të emigrantëve në Shqipëri të organizuara nga qeveria tetorin dhe nëntorin e kaluar u anuluan me vendime të…

Source

Refugjatët xhiro në Adriatik, mëngjesi i gjen në Shëngjin, darka në Itali

By: redi
28 January 2025 at 18:52

Sa një kafe zgjati aventura e katër emigrantëve që mbërritën mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit, në bazë të marrëveshjes së arritur mes qeverive Rama dhe Meloni. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mes 49 emigrantëve që u akomoduan në Shqipëri, 3 të mitur dhe një person me probleme shëndetësore do të kthehen sonte në mbrëmje në Itali, duke bërë kështu vetëm një xhiro vajtje ardhje në…

Source

❌
❌