Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Akademia e Forcave të Armatosura hap aplikimet për vitin akademik 2025–2026

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Akademia e Forcave të Armatosura ka hapur aplikimet për vitin akademik 2025–2026.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehet në një postim në rrjetet sociale se kjo nuk është vetëm karrierë ushtarake, por edhe formim profesional në disa drejtime të rëndësishme.

Duke e cilësuar si një dritare për një të ardhme me uniformë dhe karrierë, Vengu fton të rinjtë që të bashkohen me të rinjtë dhe të rejat që zgjedhin sfidën, disiplinën dhe dinjitetin, dhe të zgjedhin Akademinë që formon liderët e së ardhmes.

Aplikimi realizohet vetëm online përmes portalit zyrtar www.ualbania.al.

/gj.m/j.p/

 

The post Akademia e Forcave të Armatosura hap aplikimet për vitin akademik 2025–2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

600 vende në administratë dhe institucione publike, Rama thirrje të rinjve: Aplikoni për Programin Kombëtar të praktikave të punës

By: lindita
9 July 2025 at 11:27

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Rama thotë se programi ofron mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publike. “600 vende praktike në administratë dhe institucione publike Trajnim i dedikuar nga ASPA Kompensim financiar gjatë praktikës Mundësi kontrate pune 1-vjeçare…

Source

Në Shqipëri s’duan të rrinë as refugjatët nga Siria e Afganistani, rënie drastike e aplikimeve për azil

4 July 2025 at 16:34

Ulet numri i azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT) në vitin 2024, numri i kërkesave për azil në vendin tonë ka rënë me 157 aplikime më pak se sa vitin e kaluar. Konkretisht gjatë vitit 2024 ka pasur gjithsej 104 kërkesa për azil, ndërsa në vitin 2023 janë regjistruar 261 […]

The post Në Shqipëri s’duan të rrinë as refugjatët nga Siria e Afganistani, rënie drastike e aplikimeve për azil appeared first on BoldNews.al.

“Rin Camp 2025″, Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi sot çeljen e aplikimeve për në “Rin Camp 2025”.

Duke u bërë apel të rinjve të marrin pjesë në këtë kamp veror, Muzhaqi tha se “të gjithë të rinjtë 18–25 vjeç që duan të rriten profesionalisht, të fuqizohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të aplikojnë deri më 22 qershor 2025”.

“A je gati të provosh një përvojë që të sfidon dhe frymëzon? Nga 2-5 korrik rikthehemi me Rin Camp. Do flasim për çështje që na prekin, do mësojmë nga njëri-tjetri dhe do të ndërtojmë projekt ide dhe rrjete bashkëpunimi. Dhe po do ia kalojmë super bashkë, trajnime, art, sport, shëndet mendor. Të folurit në publik dhe plot të ftuar interesantë. Të gjitha këto në një kamp të vetëm, nëse do që zëri yt të dëgjohet dhe idetë e tua të marrin jetë, kjo është thirrja jote. Apliko tani vendet janë të kufizuara. Dhe të presim në Jalë”, tha Muzhaqi në një video të publikuar në rrjetet sociale.

RinCamp është një aktivitet që ka në qendër të rinjtë dhe synon të aktivizojë dhe të mbështesë angazhimin e tyre në sferën rinore, ngritjen e kapaciteteve personale dhe profesionale, fuqizimin e të rinjve etj.

Përgjatë këtyre ditëve, të rinjtë do të angazhohen në një sërë aktivitetesh të cilat do të kenë në fokus përfshirjen rinore dhe shëndetin mendor.

Gjithashtu, ata do të trajtojnë e zgjerojnë njohuritë e tyre në kohezion të plotë me qëllimet dhe objektivat specifikë të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

/k.s/a.f/r.e/

The post “Rin Camp 2025″, Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

5 June 2025 at 14:05

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot mësuesit shqiptarë në diasporë se janë hapur aplikimet në regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë për vitin 2025. MEPJ i drejtohet me një mesazh mësuesve që duan të japin kontributin e tyre.

“A e ndien se gjuha jonë është më shumë se fjalë? Ajo është rrënjë, kujtim, identitet! Nëse dëshiron të japësh kontributin tënd, atje ku gjuha shqipe dëgjohet më rrallë, por ndihet më fort, është koha të bëhesh pjesë e Regjistrit Shtetëror të Mësuesve të Diasporës”, theksoi MEPJ në një postim në rrjetet sociale.

MEPJ thekson se afati i aplikimit është deri më 30 shtator 2025 dhe dokumentet do të dorëzohen me postë ose elektronikisht.

The post Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë appeared first on Sot News | Lajme.

69.917 aplikime në skemën e mbështetjes në Bujqësi, AZHBR nis verifikimin e dosjeve

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 kanë aplikuar 69.917 fermerë për të përfituar financim nga fondet e vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Sipas të dhënave nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, krahasuar me një vit më parë, numri i aplikimeve ka shënuar rritje të lehtë me rreth 60 fermerë më shumë.

Aplikimet në 8 masat mbështetëse të Skemës Kombëtare në Bujqësi janë hapur më 14 prill dhe janë mbyllur me 30 maj 2025 dhe sipas të dhënave të AZHBR, interesi me i  lartë ka rezultuar për mbështetjen me naftë.

Pas aplikimit me vetëdeklarim në e-Albania, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural nis procesin e verifikimit dhe plotësimin e dosjeve për secilin aplikant. Një pjesë e mirë e dokumentacionit gjenerohet direkt nga e-albania, ndërsa pjesa tjetër duhet të dorëzohet nga fermerët.

Ndër kriteret kryesore është toka në pronësi apo përdorim të fermerëve përmes një kontrate qiraje të noterizuar si dhe mospasja e detyrimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Nga ana tjetër,  për mbjelljet e bëra paraprakisht apo për numrin e krerëve në blegtori dhe numrin e koshereve në bletari, do të kryhet verifikimi në terren. Pas përfundimit të të gjithë procedurës, do të nisë disbursimi i fondeve për fermerët.

Këtë vit, fermerët do të përfitojnë pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në bujqësi.

Fondi është 3.2 miliardë lekë dhe do t’i jepet më shumë prioritet financimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat do mund të përfitojnë në masën 100%. /j.p/

The post 69.917 aplikime në skemën e mbështetjes në Bujqësi, AZHBR nis verifikimin e dosjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 68 mijë aplikime nga fermerët për masat mbështetëse në bujqësi, ja kur mbaron afati

30 May 2025 at 14:34

30 maji është afati i fundit për aplikimin e fermerëve për të përfituar nga skema kombëtare e subvencioneve ndërsa deri më tani mësohet se kanë aplikuar mbi 68 mijë fermerë në të gjithë vendin.

Interesi këtë vit ka qenë i lartë sidomos për skemën e naftës ku janë regjistruar mbi 51 mijë aplikime por nuk mbeten pas edhe aplikimet për blegtorinë.

Në qarkun e Korçës mësohet se deri më tani kanë aplikuar rreth 12 mijë fermerë.

Edhe pse dita e fundit në zyrat rajonale ka pasur interes për të aplikuar nga fermerët.

Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 prill dhe do të jenë të hapura  deri mesnatën e 30 majit

The post Mbi 68 mijë aplikime nga fermerët për masat mbështetëse në bujqësi, ja kur mbaron afati appeared first on Sot News | Lajme.

Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë”, si mund të bëheni pjesë

30 May 2025 at 12:50

Janë hapur aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025.

Nga data 2 qershor deri më 16 qershor 2025, aplikimet janë të hapura në platformën e-Albania, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e sistemit arsimor.

Lajmin e ka njoftuar edhe kreu i qeverisë Edi Rama, duke bërë thirrje për aplikim për të gjithë të interesuarit.

Për më shumë informacion: https://arsimi.gov.al/mesues-per-shqiperine/

The post Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë”, si mund të bëheni pjesë appeared first on Sot News | Lajme.

Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s

By: user7
20 May 2025 at 08:51

Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme në shtetet e Bashkimit Europian (BE) kanë vijuar tendencën rënëse të fortë edhe në dy muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Eurostat, në janar-shkurt u shënuan gjithsej 980 apkikime për azil në një nga vendet e BE-së, duke shënuar një rënie prej 19.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët i aplikimeve që nga 2021-i, kur shifrat ishin minimale për shkak të kufizimeve të lëvizjes si rrjedhojë e pandemisë.

Që prej vitit 2022, kur arritën një kulm të ri, aplikimet për azil shënuan një rënie të vazhdueshme në vitet në vijim, si një tregues i ngadalësimit të fenomenit të emigracionit. Gjithsesi, ky tregues mbetet i pamatshëm, teksa një pjesë e madhe e atyre që emigrojnë po largohen me kontrata pune, apo përmes bashkimit familjar.

Franca vijon të jetë desinacioni kryesor i azilantëve, e ndjekur nga Gjermania, me të dy këto shtete që kanë parë rënie të fluksit në dy muajt e parë të vitit. Në muajin shkurt 2025, rreth 59 mijë qytetarë jo të BE-së kërkuan për herë të parë mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo përfaqëson një rënie të ndjeshme prej 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 12% më pak krahasuar me janarin 2025.

Përveç tyre, u regjistruan edhe 7 630 aplikime të përsëritura, një rritje modeste prej 6% nga viti i kaluar, por në rënie krahasuar me muajin janar. Për të disatin muaj me radhë, Venezuelianët përbëjnë grupin më të madh të kërkuesve të azilit, me mbi 8 300 aplikime të reja në shkurt. Pas tyre renditen afganët (5 610) dhe sirianët (4 630), dy prej grupeve që tradicionalisht kanë dominuar statistikat e migrimit.

Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia vazhdojnë të jenë vendet që përballen me pjesën më të madhe të fluksit. Vetëm këto katër vende kanë pranuar 77% të kërkesave për azil, me Spanjën në krye të listës (12 805 aplikime). Në raport me popullsinë, Greqia rezulton me numrin më të lartë të aplikimeve për çdo 100 mijë banorë (40.2), e ndjekur nga Spanja (26.3) dhe Luksemburgu (25.6).

Në shkurt, 1 720 të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar për herë të parë azil në BE. Shumica vijnë nga Siria, Afganistani dhe Egjipti – fëmijë që shpesh udhëtojnë vetëm dhe në kushte të rrezikshme, në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje më të mirë. Gjermania ka regjistruar numrin më të lartë të kërkesave nga të miturit e pashoqëruar (575), e ndjekur nga Spanja (330) dhe Greqia (245)./ Monitor

The post Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s appeared first on Lapsi.al.

Koçiu: 227 vende pune të hapura për mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u ka bërë thirrje sot mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri që të aplikojnë për vendet e hapura të punës në qendrat shëndetësore verore në vend.

Thirrja e MSHMS vjen ndërsa nis sezoni turistik gjatë të cilit hapen qendrat shëndetësore verore nga jugu në veri për t’u ardhur në ndihmë turistëve vendas dhe të huaj.

Ministrja Koçiu u ka bërë thirrje profesionistëve të shëndetësisë që të bashkohen në ekipet mjekësore për të dhënë kontributin e tyre për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.

“Nga bregdeti në zonat malore, qendrat shëndetësore verore presin profesionistë të përkushtuar”, shkruan Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Koçiut, janë 227 vende pune të hapura për mjekë dhe infermierë, ndërsa afati i fundit për të aplikuar është 20 maj 2025.

“Shërbimi juaj është i domosdoshëm për pushuesit vendas dhe të huaj”, thotë Koçiu.

Vitin e kaluar, 34 qendra shëndetësore verore ofruan shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave më të frekuentuara turistike të shpërndara gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë periudhës 1 qershor 2024 deri në 30 shtator 2024 në këto qendra shëndetësore verore u realizuan 80 765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj.

/j.p/r.e/

The post Koçiu: 227 vende pune të hapura për mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet e të rinjve në universitete, ja data e aplikimeve me Formularin A1/A1Z

10 May 2025 at 11:45

Sa më shumë afrohet data e aplikimeve në universitete, aq më tepër ngushtohet “laku” për maturantët e rinj e të vjetër. Por shpesh Ministria e Arsimit jep mundësi shtesë duke zgjatur afatet apo rihapur për të disatën herë afatin e aplikimeve me formularët A1 dhe A1Z.

Plotësimi i tyre është një hap ndërmjetës midis gjimnazit dhe universitetit, pasi aty përcaktohen qartë lëndët me zgjedhje, të cilat jepen në provim dhe medoemos duhet të kenë lidhje me programin e preferuar për studime. Së paku, orientimin. Kështu, në mesin e javës së ardhshme, në datat 12 dhe 13 maj portali i maturës do të jetë i hapur për të pritur ndoshta maturantët e fundit që kanë mbetur pa aplikuar ende në portalin e dedikuar posaçërisht për maturën shtetërore.

“QSHA urdhëron miratimin e periudhës së aplikimeve me formularin A1 dhe AIZ, për MSH 2025, në datat 12-13 maj 2025, ora 08.00 – 16.00. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe institucionet arsimore”, citohet në urdhrin nr.92 të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, i cili ngarkon thuajse të gjitha njësitë apo zyrat arsimore vendore ta zbatojnë atë.

PROCEDURA

Sipas agjencisë, formulari A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/ A1Z, në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/ A1Z plotësohen fillimisht “online” nëpërmjet portalit “e-Albania” dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.

“Maturanti/kandidati bën aplikim ‘online’ fillimisht në portalin qeveritar ‘e-Albania’ dhe më pas, në sistemin ‘Ematura’ në periudhën 3 shkurt-12 shkurt 2025. Aplikimi në sistemin ‘Ematura’ bëhet edhe sipas afateve të vendosura në QSHA”, citohet në njoftimin e AKAP.

Brenda marsit do të caktohen qendrat ku do kryhen provimet, ndërsa baza e të dhënave për të gjithë maturantët do jetë gati brenda muajit prill. Referuar kalendarit të ministrisë, gjithçka do të ketë mbaruar më 20 qershor, kur të jenë verifikuar dhe konfirmuar në sistem rezultatet e të gjithë maturantëve.

“Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z. Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Plotësimi i formularëve A1/A1Z bëhet dy herë. Fillimisht “online” në portalin qeveritar “e-Albania”.

Në këtë portal maturantët e bëjnë vetë plotësimin duke plotësuar fillimisht formularin A1/ A1Z, ku ruhen të dhënat personale si dhe provimet të cilave do t’u nënshtrohet, ose mbarten notat në rast se ka dhënë një ose më shumë provime, për ata që plotësojnë formularin A1. Më pas plotësimi i tyre bëhet në portalin e Maturës Shtetërore sipas një plani kalendar që pritet të publikohet nga MAS. Plotësimi i formularit A1Z bëhet në shkollat ekzistuese, ku kandidati ka bërë shkollën e mesme ose në shkollën ku e përcakton komisioni i Maturës Shtetërore. Procesi i plotësimit të formularit A1 dhe formularit A1Z nuk bëhet individualisht nga maturanti, por ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem dhe vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e formularit A1. Në pikat 1-6 maturanti në bashkëpunim me mbikëqyrësin duhet të vendosë të dhënat personale dhe disa të dhëna të shkollës. Ndërsa në pikën 7 të formularit A1, maturantët duhet të shënojnë edhe nëse do të aplikojnë për studime jashtë vendit. Disa pika të këtij formulari plotësohen vetëm nga mbikëqyrësi, nga 10-14, ku në pikën 14 shënohet gjuha e huaj që në planin mësimor të shkollës trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar, në nivelin gjuhësor B1. Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti dhe mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës, ku plotësohen formularët A1.

The post Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet e të rinjve në universitete, ja data e aplikimeve me Formularin A1/A1Z appeared first on Sot News | Lajme.

Aplikimi për stacionet e plazhit shtyhet deri më 31 maj

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Qeveria ka shtyrë deri më datë 31 maj 2025 afatin për subjektet private që duan të aplikojnë për të lidhur kontratën e qirasë për të ushtruar veprimtarinë e tyre në stacionet e plazhit.

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në vendimin “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e qeverisë, subjektet private që duan të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në stacionet e plazhit, kanë afat deri më 31 maj 2025 për të aplikuar për të lidhur kontratën e qirasë për përdorimin e hapësirës së plazhit.

Të drejtën për të përdorur hapësirën e plazhit e kanë subjektet private që janë të kategorizuara si: “Bujtinë, Fjetinë (Hostel), Hotel, Resort, Qendër kurative, Fjetje dhe mëngjes, Apartament/vilë”, që kanë jo më pak se 5 dhoma dhe “Bllok apartamentesh”, që janë dy ose më shumë apartamente në të njëjtën vendndodhje dhe menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik, që kanë jo më pak se 5 dhoma.

Në vendimin e qeverisë thuhet se faza e dytë e aplikimit të subjektit, për stacion plazhi do të jetë brenda datës 30 prill, nga 30 marsi që ka qenë caktuar në rregullore, pra është shtyrë me një muaj.

Faza e parë është ajo e aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit, ndërsa në të dytën saktësohet aplikimi, gjenerohet mandati i pagesës dhe caktohet plan-vendosja përkatëse të stacionit të plazhit.

Të gjitha subjektet e interesuara mund të kryejnë aplikimin e tyre në portalin e-Albania duke kërkuar shërbimin “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë së stacion plazhi”.

Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
/k.s//a.f/

The post Aplikimi për stacionet e plazhit shtyhet deri më 31 maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllen aplikimet për diasporën, mbi 231 mijë emigrantë regjistrohen për të votuar më 11 maj

5 March 2025 at 08:00

Mesnatën e kaluar është mbyllur afati për regjistrimin në platformën e KQZ-së të emigrantëve shqiptarë që duan të votojnë me postë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Sipas shifrave të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, janë 294, 155 mijë shqiptarë të diasporës që kanë bërë kërkesën për regjistrim, prej të cilëve iu është miratuar kërkesa […]

The post Mbyllen aplikimet për diasporën, mbi 231 mijë emigrantë regjistrohen për të votuar më 11 maj appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – EUAA: Më pak kërkesa për azil në Evropë në vitin 2024

BRUKSEL, 3 mars /ATSH-DPA/ – Numri i kërkesave për azil në Bashkimin Evropian, Norvegji dhe Zvicër ra me rreth 11% vitin e kaluar, sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) me qendër në Maltë.

Në një raport të publikuar sot, agjencia tha se rreth 1,01 milion aplikime për azil janë paraqitur në vitin 2024.

”Kjo ishte një rënie e lehtë krahasuar me shifrën e vitit 2023 prej 1,14 milionë”, tha EUAA.

Sirianët paraqitën më pak aplikime se një vit më parë, por gjithsesi ishin grupi që aplikonte më shumë për mbrojtje.

Pavarësisht një tendence në rënie, Gjermania ende pranoi më së shumti aplikime me 237 000 të tilla, që përfaqëson 23% të të gjitha aplikimeve të paraqitura.

”Gati një e treta e të gjitha aplikimeve në Gjermani u parashtruan nga shtetas sirianë, të ndjekur nga shtetasit afganë dhe turq”, thuhet në raport.

Qiproja dhe Greqia morën më së shumti aplikime për frymë.

Në fund të vitit 2024, kishte rreth 4,4 milionë përfitues të mbrojtjes së përkohshme në 27 vendet anëtare të BE-së, si dhe në Norvegji dhe Zvicër, të cilët ishin larguar nga Ukraina pas pushtimit të plotë të Rusisë ndaj fqinjit të saj.

”Gjysma u pritën në Gjermani dhe Poloni, por Republika Çeke priti më shumë përfitues për frymë”, tha EUAA./  a.jor.

The post BRUKSEL – EUAA: Më pak kërkesa për azil në Evropë në vitin 2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime

19 February 2025 at 14:00


TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot bizneset të aplikojnë për t’u vendosur në Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor në vend.

“Nëse jeni një biznes i konsoliduar që kërkon inovacion, një startup teknologjik apo inovator, një institucion arsimor dhe kërkimor, ose një nomad digjital, kjo është një mundësi për t’u bërë pjesë e një ekosistemi inovacioni dhe rritjeje”, tha ai.

Gonxhja theksoi se prioritet do të kenë aplikantët me numrin më të lartë të punonjësve dhe të ardhurave të deklaruara.

Procesi, informoi ai, zgjat tri javë dhe do të ketë mbështetje përmes takimeve dhe seminareve online.

Përmes mbështetjes strategjike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Durana Tech Park synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase, ndërsa nxit zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar. Me fokus në kërkimin, inovacionin dhe prodhimin në sektorin e teknologjisë, ky park teknologjik është projektuar për të krijuar një grup ekspertësh të aftë dhe për të shtyrë përpara rritjen ekonomike.

Durana Tech Park ofron një regjim tatimor shumë të favorshëm, i krijuar enkas për të maksimizuar fitimin e kompanive rezidente në techpark: 0% TVSH dhe 0% tatim mbi fitimin për kompanitë rezidente, si një avantazh i madh krahasuar me rajonin, ku TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin mund të arrijnë deri në 20% dhe 15%, respektivisht. 0% tatim mbi të ardhurat personale për 10 vite për punonjësit. Kontributet shoqërore për punonjësit kufizohen në 95 euro/muaj, me një kontribut të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore prej vetëm 3,4%, duke sjellë kursime të mëdha në kostot e punës.

Durana Tech Park është vendosur në Xhafzotaj. Vendndodhja është strategjike për shkak të afërsisë së saj (15 minuta) me Portin e Durrësit (më i madhi në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në Adriatik) dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (20 minuta).

Gjithashtu garanton akses në tregjet më të mëdha dhe më të kualifikuara të punës në vend (Tirana dhe Durrësi), ku përqendrohen 75% e institucioneve të arsimit të lartë dhe qendrave kërkimore.

Zona është mjaft e madhe, me një sipërfaqe prej rreth 26 ha gjithsej. Kjo pronë është e ndarë në tri pjesë të veçanta që nuk janë direkt të lidhura, edhe pse janë pranë njëra-tjetrës.

/r.e/

The post Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Mbi 7 mijë aplikime nga mësuesit që synojnë tre shkallët e reja të kualifikimit

12 February 2025 at 13:48


TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur zbatimin e sistemit të ri të kualifikimit të mësuesve, një reformë e cila synon ngritjen e standardeve profesionale dhe përgatitjen e tyre për sfidat e ndryshimeve të shpejta në teknologji, pedagogji dhe nevoja sociale.

Gjatë një takimi me mësuesit në shkollën “Hasan Vogli” në Tiranë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi se ky sistem siguron zhvillim të vazhdueshëm profesional, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së arsimit.

“Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve ka në fokus trajnimin dhe edukimin në vazhdim të mësuesve. Vetëm për vitin 2024 dhe në vazhdim 2025, ne do të trajnojmë mbi 20 mijë mësues. Kualifikimi i mësuesve është një nga shtyllat kryesore të reformës arsimore, duke siguruar një proces të qartë dhe transparent që garanton standarde të larta profesionale. Për herë të parë, mësuesit do të përfitojnë trajnime falas dhe do të jenë pjesë e një sistemi që garanton transparencë dhe meritokraci. Kemi dyfishuar mbështetjen financiare për shkallët e kualifikimit, duke përforcuar sistemin e vlerësimit dhe promovimit të mësuesve sipas aftësive të tyre”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se ky sistem sjell një ndryshim thelbësor në mentalitetin dhe qasjen ndaj zhvillimit profesional të mësuesve.

“Këtu kemi një ndryshim edhe të qasjes, por edhe të mentalitetit. E para, mësuesit, përpos faktit që tashmë kanë nisur një karrierë në sistemin tonë arsimor, mbështeten nga shteti përmes trajnimit dhe edukimit në vazhdim. E dyta, mësuesve u garantohet që në vitet e para të karrierës të mundësohet aftësimi i tyre sa më i mirë dhe, në një periudhë 3-vjeçare, përmes testimit të informatizuar, ne do të garantojmë edhe transparencë, edhe meritokraci për sa i përket përfitimit të shkallës së kualifikimit për gradën “Mësuesi i kualifikuar”. Më pas kemi edhe dy shkallët e tjera të kualifikimit, që është “Mësuesi specialist” dhe “Mësuesi Mjeshtër”, ku edhe aty do të kemi më shumë integrim të projekteve novatore, por edhe të mundësisë që lëndë të ndryshme të integrohen përmes teknologjisë dhe inovacionit në këto projekte, ku vetë mësuesit do të vlerësojnë mësuesit që futen në këtë testim sipas shkallëve të kualifikimit”, vijoi ajo.

Një aspekt kyç i reformës është digjitalizimi i procesit të kualifikimit, duke garantuar vlerësim të shpejtë dhe objektiv të aftësive profesionale. Ministrja Mantirliu tha se ka patur një numër të konsderueshëm aplikimesh nga mësuesit për të përfituar tre gradat e kualifikimit.

“Deri tani, në sistemin e kualifikimeve janë dorëzuar mbi 7 mijë aplikime nga mësuesit që synojnë të përftojnë një nga tre shkallët e reja të kualifikimit. Vetëm për gradën e ‘Mësuesit të Kualifikuar’, kemi rreth 3 mijë aplikime, duke përshirë edhe edukatorët e arsimit parashkollor”, vuri në dukje Manastirliu.

Nga ana e tyre mësuesit pjesëmarrës në këtë takim vlerësuan reformën dhe mundësitë e reja që ajo sjell sipas tyre dhe se ky sistem u jep mundësinë të aftësohen profesionalisht por dhe të rriten në karrierë.

The post Manastirliu: Mbi 7 mijë aplikime nga mësuesit që synojnë tre shkallët e reja të kualifikimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet sot aplikimi për 120 lexues të rinj të matësve elektrikë

22 January 2025 at 14:18

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) çel sot aplikimet për lexues të rinj të matësve të energjisë elektrike.

Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi gjatë takimit me punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ku e pranishme ishte edhe zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se do të punësohen 120 lexues të rinj të matësve.

Nga ana tjetër ai informoi se po investohet për të vendosur matës inteligjentë në të gjithë territorin e vendit.

“Duam të kemi thithje të lexuesve të rinj sa më shpejt. Kërkohet që aplikanti të ketë përfunduar shkollën e mesme dhe të ketë dëshmi të pastër penaliteti.”, tha ai.

Karakaçi siguroi se për çdo moslexim të pasaktë të lexuesve që rëndon qytetarët, do të ketë penalitete.

“Janë vendosur filtra shtesë që të ruhet ajo kategori klientësh familjarë që shpesh herë mund të kalojnë fashën 700 kilovat”, deklaroi Karakaçi.

Një element i rëndësishëm, theksoi ai, është se numri i ankesave në 2024 shënoi ulje me 30%, krahasuar me 2023-shn.

/a.f/

The post Hapet sot aplikimi për 120 lexues të rinj të matësve elektrikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten sërish aplikimet e shqiptarëve për azil në vendet e BE-së, ja 3 shtetet me kërkesat më të larta

16 January 2025 at 13:59

Pas disa muajsh ngadalësimi, aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë rifilluar sërish rritjen në muajin tetor. Të dhënat e Eurostat, të përpunuara nga Monitor bënë të ditur se në tetor 2024 u shënuan gjithsej 685 kërkesa për azil, që është numri më i lartë që nga shkurti i këtij viti, kur shifra ishte 750.

Gjithsesi, në raport me 2023-n, ikjet përmes kërkesave për mbrojtje të përkohshme kanë shënuar rënie, Gjithsej për periudhën janar tetor 2024, kishte 6170 kërkesa për azil, me një rënie prej 19.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri më i lartë i aplikimeve në 5 vitet e fundit u regjistrua në 2022-2, kur një valë e re emigracioni përfshiu vendin. Në janar tetor 2022 kishte gjithsej rreth 11 mijë kërkesa për azil.

Franca vijon të jetë shteti kryesor ku shkojnë pjesë më e madhe e atyre që aplikojnë për mbrojtje të përkohshme. Në janar-tetor të 2024, në këtë shtet, që njihet për politikat e tij sociale, u regjistruan gati 2 mijë kërkesa. Më pas vijon te renditet Italia (1550), Gjermania (1250), Greqia (850).

Europa

Në tetor 2024, 86 945 shtetas jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil në vendet e Bashkimit Europian, një rënie prej 24 për qind krahasuar me tetorin e vitit 2023. Kishte gjithashtu 7 475 aplikantë të mëpasshëm, që përfaqëson një rritje prej 11% krahasuar me tetorin 2023 (6 725).

Sirianët mbeten grupi më i madh i azilkërkuesve

Sirianët mbeten grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (15 815 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga venezuelianët (7 305), afganët (5 870) dhe turqit (4 640). Gjermania (20 565), Spanja (15 780), Italia (13 715) dhe Franca (13 135) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikantëve për herë të parë për azil, duke përbërë 73% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Norma totale e BE-së e aplikantëve për azil për herë të parë në tetor 2024 ishte 19.4 për njëqind mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të aplikimeve për herë të parë u regjistruan në Greqi (79.4), përpara Qipros (51.3). Gjithsej 3 295 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, ku shumica e tyre vinin nga Siria (1 095) dhe Afganistani (450). Vendi i BE-së që mori numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (1 010), e ndjekur nga Greqia (445), Spanja (340), Holanda (325) dhe Belgjika (295)./monitor

The post Rriten sërish aplikimet e shqiptarëve për azil në vendet e BE-së, ja 3 shtetet me kërkesat më të larta appeared first on Sot News | Lajme.

Vengu: 13-31 janar, aplikimet për t’u bërë pjesë e Forcave Speciale

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot se “rritja e interesit për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura është një tregues i qartë i investimeve që qeveria shqiptare po bën në kapacitetet njerëzore”.

Në një postim në rrjetet sociale, Vengu tha se “nga data 13-31 janar 2025 të gjitha njësitë do të informohen për kërkesat dhe përfitimet e anëtarësimit në Forcat Speciale dhe sinjalet janë pozitive”.

“Interesi për t’u bërë pjesë e Forcave Speciale është rritur ndjeshëm, kryesisht nga oficerët e rinj të cilët po ndjekin Kursin Bazë të Oficerit, i cili përfundon më 20 mars 2025 me më shumë se 40 oficerë, ushtarë nënoficerë kanë shprehur interes për të kaluar në radhët e Forcave Speciale”, theksoi Vengu.

Ministri Vengu u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm në transformimin rrënjësor të mendësisë dhe rritjes profesionale dhe sasiore të një prej reparteve më të rëndësishëm të Forcave të Armatosura.

Vengu vuri në dukje se kapitali njerëzor dhe modernizimi i FA do të vazhdojnë të jenë prioritetet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025.

/k.s/r.e/

The post Vengu: 13-31 janar, aplikimet për t’u bërë pjesë e Forcave Speciale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas, ja sa pensionistë do të përfitojnë në Tiranë

18 December 2024 at 12:01

Kjo e moshuar e moshës 74 vjeç po aplikon për abone falas nga 1 Janari në transport publik. Mesatarisht ajo shpenzonte 2400 lekë të reja në muaj vetëm për transport publik, nga një pension mesatar.

“Jam 74 vjeç, po aboneja më duhet se vazhdoj punoj. Zgjedhja ime sepse pensionin e kam të vogël, 178 mijë. Për ne është ndihmë e madhe se harxhoj 80 Lekë vajtje-ardhje”, tha pensionistja.

Si kjo e moshuar janë edhe me dhjetëra të tjerë të cilët janë paraqitur pranë njësive administrative për të aplikuar për abone falas. “Jam 82 vjeç, qarkulloj sepse edhe dalim mërzitemi, edhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për ne”, tha një i moshuar.
“Unë jam në një moshë madhore 80 vjeç. Kjo është një ndihmë shumë e madhe”, tha një e moshuar.

Përfaqësues të njësisë administrative thonë se interesi i të moshuarve për t’u pajisur me abone falas është e lartë.
“Interesi ka qenë i lartë me dhjetëra pensionistë janë paraqitur. Brenda 24 orëve janë 65 regjistrime”, tha Erjola Ndoci, përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, njësia 10.

Pas aplikimit me kartë identiteti, pensionistët duhet të tërheqin abone vetëm në 5 pika të autorizuara nga Bashkia e Tiranës dhe që janë të shpërndara në kryeqytet.

“Konkretisht janë 5 pika të tërheqjes së aboneve, kioska tek 15 katëshi, rruga “Urani Pano”. Pika e dytë tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamet Gjollesha”. Pika e tretë tek Biblioteka Kombëtare, rruga “Luigj Gurakuqi”, tek kioska tek “Brryli” bulevardi Zhan D’Ark , tek Stacioni i Trenit, rruga “Reshit Petrela””, tha Ndoci.

Deri në fund të Dhjetorit pensionistët mund të aplikojnë për të përfituar abone falas. Janë 177 mijë pensionistë që prietet të përfitojnë nga vendimi i Bashkisë së Tiranës.

The post Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas, ja sa pensionistë do të përfitojnë në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌