Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 August 2025Main stream

QELQ Tirana’s Glass Hub, të rinjtë mësojnë të projektojnë artin e projektimit me qelq

14 August 2025 at 19:01

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Në zemër të Tiranës, një udhëtim kreativ mori jetë, duke i dhënë një dimension të ri artit të qelqit dhe duke i frymëzuar të rinjtë të shprehin veten përmes një materiali sa delikat, aq edhe magjepsës.

Kursi intensiv në QELQ Tirana’s Glass Hub shndërroi ditët e zakonshme në përvoja të jashtëzakonshme, ku energjia rinore u përzie me ide të guximshme, duke prodhuar vepra që mbartnin jo vetëm formë, por edhe histori e qëllim.

Nga momentet e para të punës, gjithçka filloi me një skicë, një ide e vogël në letër, që më pas u shndërrua në objekt.

Pjesëmarrësit mësuan të thyejnë qelqin me kujdes, duke e trajtuar atë jo si një material të zakonshëm, por si një mundësi për të folur ndryshe, për të treguar rrëfime personale dhe për të eksperimentuar me format dhe ngjyrat.

Ky kurs nuk ishte thjesht një trajnim mbi teknikat e punimit me qelq, por edhe për të reflektuar mbi mënyrën se si e trajtojmë mjedisin dhe materialet që na rrethojnë.

Të rinjtë u bënë pjesë e një filozofie që vlerëson riciklimin, kujdesin dhe përdorimin me vetëdije të burimeve.

Projekti u kthye kështu në një pikë takimi mes artit, kreativitetit dhe ndërgjegjësimit ekologjik, duke krijuar një hapësirë ku çdo fragment qelqi mbartte një mesazh.

Mbështetja e MEKI bëri të mundur këtë përvojë transformuese, duke u ofruar të rinjve një platformë për të mësuar, për të krijuar dhe për të lënë gjurmën e tyre përmes një materiali që deri dje mund të ishte parë thjesht si mbetje.

/r.e//a.f/

The post QELQ Tirana’s Glass Hub, të rinjtë mësojnë të projektojnë artin e projektimit me qelq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Koçiu: 73 mjekë të rinj iu shtuan spitaleve publike në korrik

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ 73 mjekë të rinj u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në 25 spitalet publike në vend gjatë muajit korrik, duke plotësuar nevojat dhe forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Lajmin e bëri me dije, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ndërsa tha se do të ketë më shumë mjekë specialistë atje ku ka më shumë nevojë.

Koçiu u shpreh se “aktualisht, 850 mjekë janë në specializim afatgjatë, prej tyre 394 me kontratë pune me MSHMS menjëherë pas përfundimit të studimeve”.

Sipas ministres Koçiu, që prej rihapjes në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.

Mjekët specializantë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për katër vite gjatë formimit të tyre do të marrin 80% të pagës së mjekut specialist, dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familje” dhe “mjekësi urgjence”.

“Dhe për ata të rinj dhe të reja që zgjedhin specialitetin mjekësi urgjence apo mjekësi familjare, të cilat për ne janë degë prioritare, kemi dhënë mundësinë që të hyhet pa testimin e formalizuar dhe gjatë kohës që kryejnë specializimin, të paguhen me 100% të pagës së mjekut të përgjithshëm”, u shpreh Koçiu.

/e.i/r.e/

The post Koçiu: 73 mjekë të rinj iu shtuan spitaleve publike në korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Personeli i Ambasadës Amerikane takohet me deputetët e rinj të dalë nga 11 Maji: Presim me kënaqësi të punojmë

By: redi
6 August 2025 at 19:11

Personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, zhvilloi një takim me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se ata presin me kënaqësi që të punojnë me ligjëvënësit e rinj. “Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri…

Source

Anija “Bel Espoir” në Durrës, të rinjtë ndanë mesazhe shprese, dialogu e solidariteti

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Për herë të parë në vendin tonë mbërriti dy ditë më parë anija “Bel Espoir”, si pjesë e nismës frymëzuese MED25, “Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor”, mbështetur nga Selia e Shenjtë dhe Dioqeza e Marsejës.

Gjatë kësaj ndalese në Portin e Durrësit, 25 të rinj nga brigje të ndryshme të Mesdheut, përfshirë zona të prekura nga konflikte, ndanë me publikun shqiptar mesazhe shprese, dialogu e solidariteti.

Në bordin e kësaj “shkolle lundruese”, ata ndërtojnë ura miqësie përmes debateve, reflektimeve shpirtërore dhe bashkëjetesës ndërfetare.

Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit, solli një mesazh për drejtësi dhe humanizëm në rajonin tonë, ndërsa Atë Alexis Leproux, drejtues i Takimeve të Mesdheut 2025, vlerësoi Shqipërinë si një qendër historike e bashkëjetesës ndërfetare dhe një shembull frymëzues për paqen mes popujve.

Nga 4 deri më 6 gusht, Durrësi dhe Tirana u bënë skena e aktiviteteve reflektuese dhe bashkëbisedimeve me të rinjtë për tema jetike si migracioni, bashkëjetesa dhe sfidat e përbashkëta mesdhetare.

Falë mikpritjes së Portit të Durrësit, Shqipëria u bë pjesë e këtij udhëtimi unik që synon të bashkojë mbi 200 të rinj nga e gjithë hapësira mesdhetare, në një rrugëtim 8-mujor drejt Triestes, ku do të mbahet Festivali i Rinisë Mesdhetare.

/k.s//a.f/

The post Anija “Bel Espoir” në Durrës, të rinjtë ndanë mesazhe shprese, dialogu e solidariteti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Papa frymëzon 120 mijë të rinj në Sheshin e Shën Pjetrit të mbushur me simbole palestineze: Bërtisni për paqe

By: V K
30 July 2025 at 10:05

Një valë entuziazmi dhe shprese pushtoi të martën Sheshin e Shën Pjetrit dhe të gjithë zonën e Vatikanit, ku rreth 120,000 të rinj nga e gjithë bota u mblodhën për të hapur Jubileun e tyre me një meshë mikpritëse. Prania masive, e papritur në këtë shkallë qysh në fillim të ngjarjeve, dëshmon dëshirën e madhe për t’u bashkuar me thirrjen e Papës.

Papa bëri një paraqitje të papritur, duke përshëndetur turmën nga Popemobile dhe duke i dhënë energji të rinjve, shumë prej të cilëve nuk kishin arritur të hynin në Sheshin e Shën Pjetrit për shkak të numrit të madh.

Mesazh shprese dhe thirrje për paqe

Në fund të kremtimit, i kryesuar nga Imzot Rino Fisichella, Papa i drejtoi një mesazh të fuqishëm të rinjve:

“Ju jeni kripa e tokës, ju jeni drita e botës… bota ka nevojë për mesazhin e shpresës dhe ju jeni kjo shenjë shprese në botë.” Ai theksoi rolin e tyre në ndriçimin e Romës, Italisë dhe mbarë botës.

Më pas, Papa bëri një thirrje të qartë dhe të bujshme për paqe, duke theksuar se “britma jonë duhet të jetë për paqe në botë”, “ne duam paqe në botë”, dhe “ne lutemi për paqe dhe jemi dëshmitarë të paqes dhe pajtimit”. Ai e mbylli përshëndetjen me fjalët: “Shihemi! Do të takohemi në Tor Vergata. Javë të mbarë!”, duke lënë të kuptohet për takime të tjera me të rinjtë.

Në një moment simbolik dhe tejet domethënës, gjatë ofrimit në meshë, dy të rinj palestinezë shfaqën një keffiye në altar – një simbol kulturor dhe politik i Palestinës. Flamujt palestinezë valëviteshin gjithashtu në Via della Conciliazione. Kjo veprimtari u shoqërua me duartrokitje të gjata dhe të fuqishme nga mijëra të rinj të pranishëm, kur pamjet e të rinjve palestinezë u shfaqën në ekranet gjigante. Ky moment thekson qartësisht ndjeshmërinë e thellë ndaj çështjeve të prekura nga lufta, veçanërisht në kontekstin e thirrjes së Papës për paqe.

Pjesëmarrja e paprecedentë dhe mesazhi i Papës Leo

Bumi i pjesëmarrjes në këtë festim fillestar konfirmon vlerësimet se numri i të rinjve mund të arrijë deri në një milion deri në fund të javës së Jubileut. Komisioneri i policisë së Romës, Roberto Massucci, shprehu optimizëm, duke vënë në dukje se “gjithçka po shkon mirë” dhe se “do të ketë një pjesëmarrje të madhe”.

Mëngjesi i sotëm shënoi edhe një takim të veçantë mes Papës Leo dhe influencuesve, si dhe një grupi katekumenësh francezë. Papa Leo foli për çështje që ndikojnë jetën e brezave të rinj, si mediat sociale, lajmet e rreme, seksi dhe drogat. Mbi të gjitha, ai theksoi nevojën për të ndërtuar rrjete dhe ura, pasi bota ka një dëshpërim të madh për paqe dhe marrëdhënie të vërteta.

Papa Leo XIV u kërkoi të rinjve të “heqin dorë nga një kulturë vdekjeje kaq e përhapur në shoqërinë tonë,” e cila manifestohet në “indiferencë, përbuzje për të tjerët, drogë, ndjekje të një jete të lehtë, seksualitet që bëhet argëtim dhe objektivizim i personit njerëzor, [dhe] padrejtësi.” Kjo thirrje e fuqishme synon të frymëzojë të rinjtë të jenë agjentë të ndryshimit dhe paqes në një botë të trazuar./ ANSA

 

The post Papa frymëzon 120 mijë të rinj në Sheshin e Shën Pjetrit të mbushur me simbole palestineze: Bërtisni për paqe appeared first on Albeu.com.

“PD t’ju hapë derën të rinjve”/ Salianji: Të gjejmë mekanizmat për të rrëzuar regjimin

By: Ardit
12 July 2025 at 18:06

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për situatën në PD dhe sfidat e opozitës pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Salianji theksoi se PD duhet t’u hapë dyert të rinjve dhe të gjejë mekanizma për bashkimin e të gjitha prurjeve brenda partisë. Sipas tij, opozita ndodhet në kushte rezistence përballë një regjimi, […]

The post “PD t’ju hapë derën të rinjve”/ Salianji: Të gjejmë mekanizmat për të rrëzuar regjimin appeared first on BoldNews.al.

600 vende në administratë dhe institucione publike, Rama thirrje të rinjve: Aplikoni për Programin Kombëtar të praktikave të punës

By: lindita
9 July 2025 at 11:27

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Rama thotë se programi ofron mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publike. “600 vende praktike në administratë dhe institucione publike Trajnim i dedikuar nga ASPA Kompensim financiar gjatë praktikës Mundësi kontrate pune 1-vjeçare…

Source

Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin

By: Ardit
6 July 2025 at 14:48

Nga Lutfi Dervishi Shqipëria, nuk ka nevojë të kopjojë Maqedoninë për të luftuar plakjen, duke vendosur taksë për beqarët. Plani kombëtar kundër plakjes PKKP: 1. Taksa për të rinjtë që s’kanë ikur Në vend që të penalizojmë beqarët, siç duan të bëjnë në Maqedoni, ne do të penalizojmë ata që qëndrojnë në Shqipëri nën moshën […]

The post Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin appeared first on BoldNews.al.

“PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”, gazetarja zbulon detajet: Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

5 July 2025 at 20:44

Gazetarja  Fjorela Beleshi ishte e ftuar në  një emision televiziv ku foli në lidhje me vizitat e fundit të kryeministrit Rama në bashkitë e Vlorës dhe Tiranës, dhe pasojat e tyre.

Sipas Beleshit, ky nuk është një aksion për kazanët e plehrave, por duket si një organizim i PS për zgjedhjet në Tiranës. Ajo shtoi se emrat e kabinetit të ri qeveritar mund të zbulohen në fund të gushtit.

“Ky nuk është një aksion vetëm për kazanët e plehrave. Duket si një organizim që PS po pret që Tirana të shkojë në zgjedhje. Ai ka thënë që nuk e di  që do ketë zgjedhje, por iu ka thënë që të jenë gati. Po presin vendimin e Gjykatës së Lartë më 8 korrik. Kryeministri po ndërhyn tek autonomia vendore. Jo vetëm po ndërhyn, por kryetarja e komanduar shkon në PS për të marrë detyrat. Në Vlorë, edhe pse drejtorët kanë dhënë dorëheqjen, çka tregon se Rama po ndërhyn hapur në punët e bashkisë. Nga fundi i gushtit mund të kemi emrat e reja të kabinetit”, tha Beleshi.

The post “PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”, gazetarja zbulon detajet: Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj appeared first on Sot News | Lajme.

Ulet papunësia tek të rinjtë në tremujorin e dytë të 2025-ës

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Tregu i punës për të rinjtë vijoi të shfaqë përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë një rritje të shkallës së punësimit për grupmoshën 15-29 vjeç, e cila është rritur me 0,9 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të vitit, dhe me 1,4 pikë përqindje në raport me tremujorin e fundit të vitit 2024.

Paralelisht, është shënuar edhe një ulje e konsiderueshme e shkallës së papunësisë për të njëjtën grupmoshë.

Aktualisht, papunësia te të rinjtë është në nivelin 17,9%, çka përfaqëson një ulje me 2,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të 2024-ës dhe me 1,3 pikë përqindje krahasuar me fundin e atij viti.

Një pjesë e madhe e të rinjve që nuk janë aktivë ekonomikisht, pra që nuk janë as në punë dhe as në kërkim aktiv të saj, deklarojnë se janë nxënës, studentë ose ndjekin forma të ndryshme trajnimi.

Konkretisht, 72,7 % e të rinjve ekonomikisht jo-aktivë i përkasin kësaj kategorie.

Ndërkohë, një përqindje shumë e vogël, vetëm 1,1 %, janë klasifikuar si të papunë të dekurajuar, të rinj që kanë hequr dorë nga kërkimi i një vendi pune për shkak të mungesës së besimit se do të gjejnë punësim.

Të dhënat pasqyrojnë një ecuri pozitive të tregut të punës për të rinjtë, e ndikuar nga dinamika të reja në ekonomi, politika nxitëse të punësimit dhe përfshirje më e lartë në programe edukimi dhe trajnimi profesional. /a.gj/j.p/

 

The post Ulet papunësia tek të rinjtë në tremujorin e dytë të 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA “prodhon” 1000 milionerë të rinj çdo ditë

22 June 2025 at 21:48

Shtetet e Bashkuara krijuan 1,000 milionerë të rinj çdo ditë të vitit të kaluar, sipas një raporti të ri nga banka e investimeve UBS. Kombi i tejkaloi vendet e tjera në rritjen e pasurisë gjatë vitit 2024, me më shumë se 379,000 njerëz që u bënë milionerë për herë të parë, sipas Raportit vjetor Global […]

The post SHBA “prodhon” 1000 milionerë të rinj çdo ditë appeared first on BoldNews.al.

Punësimi i të rinjve, mbahet takimi i parë për programin IPA 2024–2027

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u zhvillua mbledhja e parë për këtë vit e Komitetit të Monitorimit Sektorial IPA, në kuadër të Programit Operacional “Punësimi i të Rinjve 2024–2027”.

Programi ka si qëllim kryesor përfshirjen e plotë të të rinjve në tregun e punës, me fokus të veçantë tek grupi NEET, të rinj të moshës 15-29 vjeç që nuk janë të përfshirë në arsim, punë apo trajnim.

Me një buxhet total prej 63.48 milionë euro, nga të cilat 50 milionë financohen nga Bashkimi Evropian dhe 13.48 milionë nga qeveria shqiptare, programi do të mbështesë tri fusha prioritare: rritja e punësimit të të rinjve; përmirësimi i arsimit dhe formimit profesional;  forcimi i kapaciteteve institucionale për zbatimin efektiv të programit.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e objektivave të programit dhe për adresimin e nevojave të brezit të ri.

“Angazhimi ynë është i plotë për të ndërtuar politika të efektshme, transparente dhe me ndikim të drejtpërdrejtë për brezin e ri në Shqipëri”, u shpreh Manjani.

Gjatë takimit u riafirmua angazhimi i përbashkët për krijimin e mundësive konkrete për punësim dhe trajnim profesional për të rinjtë shqiptarë, si dhe në forcimin e institucioneve për menaxhimin transparent dhe efikas të fondeve të BE-së.

Në tryezën konsultative morën pjesë përfaqësues nga institucionet bashkëdrejtuese të programit, përfshirë Koordinatorin Kombëtar të IPA-s, Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, si dhe aktorë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në zbatimin e programit. /j.p/

The post Punësimi i të rinjve, mbahet takimi i parë për programin IPA 2024–2027 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në 2024-n popullsia në moshën 0-29 vjeç u tkurr, 29 mijë të rinj më pak

By: user 11
17 June 2025 at 08:31

Vetëm për një vit nga 2023 në 2024 popullsia e re në moshën 0-29 vjeç u tkurr me 29 mijë e 300 banorë ose 4 për qind, gati trefishi i popullsisë së përgjithshme. Të dhënat tregojnë se numri i të rinjve është tkurrur në një vit në masën e bashkisë Kavajë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë një prirje të fortë tkurrjeje në çdo grup-moshë prej 0 deri 29 vjeç.

Numri i foshnjave (0-4 vjeç) nga 2023 në 2024 ra me 2,5 % duke pasqyruar normat e ulëta të fertilitetit, prej vitesh nën 1,5 fëmijë për grua.

Në grupin 20-29 vjeç numri i popullsie u tkurr me rreth 12 800 persona (gati gjysma e rënies totale). Kjo është mosha më e prirur të emigrojë për studime, punë sezonale apo kontrata të përhershme në BE.

Sipas “Youth Study 2024”, 1 në 3 të rinj shpreh dëshirë të largohet kryesisht për paga e standard jetese më të lartë; 1 në 5 synon të mos kthehet.

Tregu europian i punës, programet e mobilitetit (“Erasmus+”, vizat pune sezonale në BE, marrëveshjet MB-Shqipëri) veprojnë si faktorë që po nxisin më tej largimin e të rinjve.

Sakaq kalimi nga një grup moshë në tjetrën në tjetrën e bën rënien dukshëm më të thellë te 25-29-vjeçarët.

Maturantët e 2018-ës sot janë të punësuar kudo në tregun europian, pasi shumë prej tyre zgjedhin të largohen duke krijuar një boshllëk të madhe në tregun vendas të punës. Brezi i lindur më 1995-2000 (relativisht i madh) po dalin nga segmenti 20-24 vjeç, ndërsa hyrjet e reja 0-4 vjeç janë shumë më pak.

Tkurrja e fortë e të rinjve po vë në vështirësi shkollat pasi për shkak të regjistrimeve më të pakta mbyllen shkollat në zonat rurale, teksa tregu i punës po përballet me mungesë punonjësish në të gjithë sektorët që nga IT, turizëm, shërbime. Kjo mungesë po shkakton presion për rritjen e pagave dhe furnizimin me punonjës të huaj.

Financat publike pritet të përballen me shpenzime më të larta për skemat e pensioneve, në një kohë që numri i kontribuuesve do të vijë në rënie.

Tkurrja e grup-moshave 0-29 vjeç nuk është thjesht një statistikë, por paralajmëron transformime të thella në tregun e arsimit, në ekonomi dhe në strukturën shoqërore shqiptare. Tregu i punës në Shqipëri ofron ende paga më të ulëta se vendet fqinje, ndërkohë që mungesa e stafeve të kualifikuara (mësues, infermierë, inxhinierë) krijon spirale “brain-drain”.

Demografët lajmërojnë se nëse institucionet nuk veprojnë sot, duke venë popullsinë dhe rritjen e saj si prioritet, fenomenet lindshmëri-emigracion do të imponojë ndryshime shumë më të kushtueshme. Sakaq, Shqipëria rrezikon të përballet me një hendek të përhershëm, ku mungesa e kapitalit njerëzor do të kufizojë rritjen ekonomike dhe aftësinë për t’u integruar me sukses në tregun unik evropian./ Monitor

The post Në 2024-n popullsia në moshën 0-29 vjeç u tkurr, 29 mijë të rinj më pak appeared first on Lapsi.al.

Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj dhe më të shumtë në Gjermani

12 June 2025 at 08:25

Ekstremistët nga e djathta dhe e majta në Gjermani po shtohen, ndërsa ekstremistët janë gjithnjë e më të rinj. Po rritet edhe ndikimi i “Shtetit Islamik”. Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt (CSU) është në këtë detyrë vetëm rreth pesë javë, por ai është i vetëdijshëm se po ndihmon në drejtimin e një vendi dhe […]

The post Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj dhe më të shumtë në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

Garancia Rinore, 63,5 milionë euro për punësimin dhe arsimin e 60 mijë të rinjve

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Garancia Rinore për të Rinjtë, një program kombëtar prej 63.5 milionë eurosh, është miratuar si pjesë e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023-2030, me qëllim mbështetjen e 60,000 të rinjve në Shqipëri.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se ky program, i financuar nga Bashkimi Europian dhe buxheti i shtetit, do të ofrojë mundësi punësimi, formim profesional, mbështetje për arsimim dhe fuqizim institucional.

“Qëllimi kryesor i programit është që çdo i ri që është i papunë dhe jashtë sistemit arsimor apo formimit profesional (NEET) të marrë një ofertë konkrete brenda 4 muajve nga momenti i regjistrimit”, theksoi ai.

Programi po zbatohet fillimisht në tre rajone pilote, Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, me përfshirjen e nëntë bashkive në total.

Deri tani janë regjistruar 1082 të rinj, nga të cilët 55% janë femra.

Sipas të dhënave zyrtare, 71% e të rinjve të përfshirë kanë marrë një ofertë punësimi, arsimi ose trajnimi, ndërsa 764 prej tyre janë integruar në tregun e punës ose në sistemin arsimor.

Për vitin 2025 synohet identifikimi i 1500 të rinjve dhe referimi i 800 prej tyre në skemë.

“Deri në vitin 2030 objektivi është që 40 mijë të rinj të përfitojnë nga programi dhe të arrihet ulja e nivelit të NEET në 15%, në përputhje me mesataren e Bashkimit Europian”, tha ministri.

/a.f/

The post Garancia Rinore, 63,5 milionë euro për punësimin dhe arsimin e 60 mijë të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Miq dhe të afërmit realizojnë një murale në përkujtim të dy të rinjve

9 June 2025 at 14:46

Për realizimin e saj kanë marrë pjesë edhe shokë të klasës, nxënës të shkollës Industriale Pavarësia ku dy të rinjtë mësonin çdo ditë.

Miq dhe të afërt të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me motor më 1 qershor në Vlorë.

Një murale në përkujtim të të ndjerëve Luan Llanaj, 19 vjeç, si dhe Tomor Mbrati, 17 vjeç. Shok dhe miq të viktimave, po punojnë tashmë prej disa ditësh, në përfundimin e kësaj vepre, në përkujtim të miqve të tyre. Ajo është realizuar me bojëra, në vendin ku dy të rinjtë humbën jetën.

Luan Llanaj, dhe Tomor Mbrati humbën jetën tragjikisht pasi po ktheheshin në shtëpi me motor, kur goditën një prej shtyllave të ndriçimit rrugor. Dy të rinjtë, më pas u përplasën në tokë, ku 19-vjecari Llanaj gjeti vdekjen në vend në mënyrë tragjike,.

Ndërsa të miturit Mbrati iu dha ndihma e parë, u transportua në spitalin e Vlorës me shenja jete dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por pa mundur dot të shpëtojë.Në vendin e ngjarjes edhe sot ka shenja të aksidentit tragjik, teksa nuk mungojnë as tufat me lule dhe qirinjtë në përkujtim të dy viktimave.

Të dy ishin nxënës të shkollës Industriale Pavarësia, një prej shkollave profesionale në qytet. Ndërkohë që për të mbajtur familjen punonin në një servis, nga ku me rrogën e parë të punës, ishte blerë edhe motori që i mori jetën. Një prej djemve ishte shtylla kryesore e familjes, që megjithëse në moshë të vogël punonte për të mbajtur me të ardhura familjen e tij. Të rinj shumë afër punës, të aftë profesionalisht, të urtë dhe djem pa probleme.

The post Aksidenti tragjik në Vlorë/ Miq dhe të afërmit realizojnë një murale në përkujtim të dy të rinjve appeared first on Sot News | Lajme.

Praktikë dhe punësim për të rinjtë/ Programi, trajnohen 600 individë, punësohen 250

5 June 2025 at 15:23

Të rinjtë do të kenë më shumë mundësi trajnimi dhe punësimi në administratë. Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin i cili parashikon që Çdo vit do trajnohen 600 të rinj dhe 250 prej tyre do kualifikohen për punësim sipas klasifikimit nga institucionet përkatëse.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës synon të përfshijë pjesëmarrësit në një eksperiencë pune me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre praktike në njohje me sistemin administrativ publik. Një nga kriteret, kryesore që duhet të plotësojë aplikanti për t’u bërë pjesë e këtij programi, janë mosha e cila është përcaktuar 21-29 vjeç.

Programi parashikon 3 muaj trajnim dhe 1 vit punësim me kontratë. Praktika dhe viti i kontratës do njihen edhe si vjetërsi pune. Shpenzimet i heq të jitha buxheti i shtetit dhe pagesa ditore do të jetë 500 lekë, kurse të rinjtë do të kenë edhe trajtim me ushqim.Pagesa e kompensimit financiar do të kryhet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, e cila programon në buxhetin e saj fondet e nevojshme për këtë qëllim”, theksohet në vendim.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës realizohet nga ministria përgjegjëse për rininë, e cila mbështetet nga institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike që ofrojnë gatishmëri për pranimin e praktikantëve. Ministria përgjegjëse për rininë kryen rolin e sekretariatit teknik të programit për koordinimin ndërinstitucional. Shpallja e thirrjes vjetore dhe procesi i aplikimit për profesionistët e rinj realizohet përmes platformës zyrtare elektronike të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që administrohet nga ministria përgjegjëse për rininë.

The post Praktikë dhe punësim për të rinjtë/ Programi, trajnohen 600 individë, punësohen 250 appeared first on Sot News | Lajme.

U gjetën lëndë narkotike në banesën e tyre, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Greqi

By: user 11
3 June 2025 at 09:24

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy të rinj të moshës 19 dhe 20 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Mudania në Chalkidiki, policia gjeti dhe sekuestroi sasi të lëndës narkotike kanabis në total pesë pako, një peshore elektronik, 2 telefona celularë dhe 240 euro.

The post U gjetën lëndë narkotike në banesën e tyre, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Greqi appeared first on Lapsi.al.

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Vlorë

2 June 2025 at 09:26

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më 1 qershor, pas një aksidenti me motor në vendin e quajtur Pusi i Mezinit në Vlorë. Ata po ktheheshin nga puna nga servisi ndërsa në vendin e ngjarjes, miqtë dhe shokët kanë vendosur buqeta, qirinj dhe një çelës servizi si simbol përkujtimi.

Banorët e zonës i përshkruajnë të rinjtë si persona shumë të urtë, punëtorë dhe me familje të respektuara. Në një intervistë, një nga fqinjët e tyre shprehet i shokuar nga kjo humbje e rëndë, duke theksuar se i njeh familjet e tyre dhe se njëri nga djemtë jetonte vetëm me nënën dhe punonte fort për të mbajtur familjen.

Nga informacionet e shkollës ku ndodheshin, ata ishin nxënës të mirë dhe punëtorë. 19-vjeçari ishte në vitin e katërt të shkollës dhe pritej të përfundonte këtë vit, ndërsa punonte edhe në servis ku kryente praktikën.

The post Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë në hyrje të qytetit të Vlorës/ Dy të rinj humbin kontrollin dhe përplasen me shtyllën elektrike, njëri prej tyre humb jetën, një në gjendje kritike

By: V K
1 June 2025 at 14:27

Mesditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës.

Narja ndodhi rreth orës 13:35, në rrugën nacionale Vlorë-Fier, pranë një karburanti, kur një motomjet tip ‘Piaggio’, me targa AK653, ka humbur kontrollin dhe si pasojë kanë dalë jashtë rruge.

Policia vendore bëri me dije se mjeti është përplasur me shtyllën elektrike fillimisht dhe me një shtyllë tjetër druri.

Kjo përplasje ka qenë fatale, pasi kanë mbetur të dëmtuar rëndë dy persona, për momentin të paidentifikuar, të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal Vlorë, teksa njëri prej tyre për fat të keq humbi jetën.

The post Aksident i rëndë në hyrje të qytetit të Vlorës/ Dy të rinj humbin kontrollin dhe përplasen me shtyllën elektrike, njëri prej tyre humb jetën, një në gjendje kritike appeared first on Albeu.com.

❌
❌