Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Fëmijët e gruas shqiptare që u v*a nga burri në Greqi, do të jetojnë me tezen e tyre

By: Elva
27 August 2025 at 18:42

Katër fëmijët e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci, e cila u vra pak ditë më parë nga bashkëshorti i saj, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, do të zhvendosen për të jetuar me tezen e tyre në Skiathos, raportojnë mediat greke. Kujdestaria e katër fëmijëve do t’i jepet motrës së viktimës. Avokatja e familjes ka raportuar se disa detaje […]

The post Fëmijët e gruas shqiptare që u v*a nga burri në Greqi, do të jetojnë me tezen e tyre appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 26 August 2025Main stream

U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit

By: Elva
26 August 2025 at 18:46

Ditën e sotme, në Korçë është kryer ceremonia mortore për 36-vjeçaren Marjola Nakoleci, e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, disa ditë më parë në Volos. Familjarët ndodhen në një gjendje të rëndë shoku dhe kanë refuzuar të kontaktojnë me median për shkak të situatës së rënduar emocionale. Vajza e […]

The post U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit appeared first on BoldNews.al.

V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

By: Elva
26 August 2025 at 16:15

Dëshmia e plotë e 40-vjeçarit Pandeli Nakoleci në Gjykatën e Volosit ka zbuluar rrëfimin e tij pas ngjarjes tragjike që përfshiu gruan e tij, Marjola Nakoleci. Ai ka pranuar pendimin për aktin e rëndë dhe ka theksuar se do të duhej të kishte zgjedhur rrugën e arsyes për të menaxhuar konfliktet martesore. Sipas tij, jeta […]

The post V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

By: M C
25 August 2025 at 22:35

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me kusht. Prokurori kishte ngritur padi penale kundër tre të afërmve të vajzës për ekspozimin e një të mituri në rrezik, pasi nëna, babai dhe gjyshi ishin në shtëpi kur 4-vjeçarja u zhduk.

Ata u liruan me kushtin kufizues të ndalimit të daljes nga vendi. Funerali i vajzës pritet të zhvillohet të martën më 26 gusht në Loggos, Paxos. Nga informacionet aktuale dyshohen dy skenarë të mundshëm: ose të gjithë anëtarët e familjes po flinin në kohën kur vajza e vogël doli nga shtëpia, ose vetëm babai po pushonte ndërsa nëna po bënte punët e shtëpisë, duke rezultuar në humbjen e vogëlushes.

Fëmija, i cili dyshohet se fillimisht po luante në dhomën e ndenjes, duket se ka dalë në lagje vetëm dhe ka ecur drejt vilës, ku më vonë u gjet në pishinë. Pyetjet thelbësore që po hetohen kanë të bëjnë me kohën kur vajza e vogël doli nga shtëpia dhe çfarë ndodhi në periudhën afërsisht 50-minutëshe – nga ora 16:00, kur familja kuptoi se ajo ishte zhdukur, deri në orën 16:50, kur u gjet e vdekur.

“Jam vërtet e shkatërruar. Policia mori burrin tim, fëmijën tim dhe dhëndrin tim për të shkuar në prokurori. Jam në shok, jam vetëm, jam gati të vdes”, tha gjyshja e 4-vjeçares për mediat greke.

The post 4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit appeared first on Albeu.com.

Krimi në familjen shqiptare në Greqi, djali u përpoq të shpëtonte nënën nga babai

By: Elva
25 August 2025 at 19:29

Detaje të reja dalin nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur u përpoqën të ndërhynin për të ndaluar babanë 40-vjeçar që të mos i merrte jetën nënës së tyre. Djali 13-vjeçar i familjes iu hodh babait për ta ndaluar dhe për të mos lejuar përdorimin e thikës, por […]

The post Krimi në familjen shqiptare në Greqi, djali u përpoq të shpëtonte nënën nga babai appeared first on BoldNews.al.

Babai i v*au nënën, vajza e Marjola Nakolecit tregon detaje të reja: Mami i tha të ndahen

By: Elva
25 August 2025 at 18:10

Ngjarja tragjike në Greqi, ku 40-vjeçari shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, po zbardhet dita-ditës nga dëshmitë rrëqethëse të familjarëve. Vajza e çiftit, vetëm 18 vjeçe, ka treguar për mediat greke se ka qenë dëshmitare e çdo momenti, ndërsa i ati godiste për vdekje nënën e saj, përpara syve të saj dhe […]

The post Babai i v*au nënën, vajza e Marjola Nakolecit tregon detaje të reja: Mami i tha të ndahen appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Greqi/ 40-vjeçari shqiptar që v*au gruan e tij: Ishte shtatzënë, fëmija nuk ishte i imi

By: Elva
25 August 2025 at 17:04

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që i mori jetën bashkëshortes së tij në Greqi ka dhënë dëshminë para autoriteteve, ku ka rrëfyer versionin e tij tronditës për krimin. Sipas të akuzuarit, gruaja e tij 36-vjeçare ishte shtatzënë, por fëmija nuk ishte i tij. Ai pretendon se kishte dyshuar për një lidhje jashtëmartesore dhe se viktima ia […]

The post Tragjedia në Greqi/ 40-vjeçari shqiptar që v*au gruan e tij: Ishte shtatzënë, fëmija nuk ishte i imi appeared first on BoldNews.al.

Vrau gruan në Greqi, motra e 36-vjeçares rrëfen detajet tronditëse: E kërcënonte, ndërsa fëmijëve u thoshte se…

By: V K
25 August 2025 at 09:12

Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e cila la pas katër fëmijë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, janë zbardhur detaje tronditëse, pasi motra e 36-vjeçares foli për abuzimin që Marjola përjetoi në martesën e saj.

Ajo zbuloi se gruaja duroi dhunë fizike dhe seksuale, me bashkëshortin e saj që e përdhunonte dhe e linte shtatzënë për ta mbajtur robëreshë.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se; “nëse ajo divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”.

Sipas saj, çifti u takua në një moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, tha motra e 36-vjeçares, duke shtuar:

“Ai e la shtatzënë me qëllim. E përdhunoi që ajo të mos divorcohej prej tij”, tha ajo, duke përshkruar ngjarjet e tmerrshme që po ndodhnin në jetën e çiftit, të cilat në fund përfunduan në tragjedi.

“Ai e kërcënoi se nëse ajo do të divorcohej prej tij, do t’i bënte më keq, madje edhe fëmijëve të tij. Do t’i rrihte”, tha ajo.

“Motra ime u dashurua me këtë kopil që në moshë të vogël. Kur ajo lindi fëmijë, ai ndryshoi, u bë abuziv dhe e rrihte. U thoshte fëmijëve: ‘Rrini larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, tha motra e viktimës.

The post Vrau gruan në Greqi, motra e 36-vjeçares rrëfen detajet tronditëse: E kërcënonte, ndërsa fëmijëve u thoshte se… appeared first on Albeu.com.

“E linte shtatzënë që ajo të mos divorcohej”, dëshmia tronditëse e motrës së 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Greqi

24 August 2025 at 23:13

Motra e 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në Volos të Greqisë, ka rrëfyer për abuzimin që viktima përjetoi në martesën e saj.

Siç zbuloi ajo për mediat greke, viktima duroi dhunë fizike dhe seksuale, pasi bashkëshorti e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ajo të mos ndahej.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se “nëse divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”.

Sipas saj, çifti u takua në moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi kur ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, ka deklaruar motra e 36-vjeçares.

Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk ka bërë denoncim në polici.

“Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte”, tha ajo.

“Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, shtoi motra e 36-vjeçares./Top Channel

The post “E linte shtatzënë që ajo të mos divorcohej”, dëshmia tronditëse e motrës së 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Greqi appeared first on Telegrafi.

Vrasja e rëndë në Volos: Shqiptari përballet me drejtësinë pas krimit para syve të fëmijëve

By: gaze tare
24 August 2025 at 15:16

Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Volosit vijon të zërë vend në mediat greke, ndërsa detaje të reja dalin në dritë.  40-vjeçari shqiptar u paraqit këtë të diel në gjykatë, akuzuar për vrasje me dashje të bashkëshortes së tij 36-vjeçare, e kryer para syve të fëmijëve të tyre.

Gjatë përballjes me gazetarët, ai refuzoi të japë përgjigje mbi motivin e krimit dhe pendesën, duke qëndruar i heshtur me kokën ulur. Brenda ambienteve të gjykatës, ai është përballur me vajzën e tij 18-vjeçare, të cilës i ka thënë: “Isha i hutuar, nuk doja ta bëja,” sipas mediave greke.

Autoritetet kanë nisur një hetim social për të përcaktuar kujdestarinë e fëmijëve të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e të afërmve të nënës. Gjithashtu, po hetohet një shtrim i mëparshëm i autorit në spital psikiatrik.

Pas krimit, 40-vjeçari u arratis dhe u kap pas më shumë se 24 orësh në një bar të braktisur pranë banesës së tij. Ai kishte ndryshuar rrobat dhe nuk kishte me vete telefon ose armë. Dëshmitë tregojnë se gjatë arrestimit ai tha: “Ajo po më tradhtonte. E bëra mirë. Nuk pendohem për asgjë.”

Nesër pritet kryerja e autopsisë në Selanik për të sqaruar shkaqet e vdekjes së viktimës.

The post Vrasja e rëndë në Volos: Shqiptari përballet me drejtësinë pas krimit para syve të fëmijëve appeared first on iconstyle.al.

I rrethuar nga policia, momenti kur mbërrin në gjykatë 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan

By: Ela
24 August 2025 at 11:22

40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para prokurorit në Volos. Gjatë mbërritjes, gazetarët e pyetën: “Pse e bëre?” dhe nëse pendohesh, por ai nuk foli teksa mbante kokën poshtë. Sipas dëshmitarëve, gjatë arrestimit ai deklaroi se e vrau […]

The post I rrethuar nga policia, momenti kur mbërrin në gjykatë 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan appeared first on BoldNews.al.

Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, i rrethuar nga policia, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë (VIDEO)

By: V K
24 August 2025 at 11:19

Paraditen e sotme 24 gusht, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit para prokurorit në Volos të Greqisë.

Gjatë mbërritjes, gazetarët e pyetën: “Pse e bëre”? dhe nëse pendohesh, por ai nuk foli teksa mbante kokën poshtë.

Sipas dëshmitarëve, gjatë arrestimit ai deklaroi se e vrau gruan sepse e tradhtonte, duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte. Nuk pendohen për asgjë.”

Pas ngjarjes, i dyshuari fshihej më shumë se 24 orë në një parcelë me bar, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij. Ai kishte veshur rroba të tjera, ndërsa nuk u gjet as telefoni i tij, as thika.

Autoritetet kishin nisur një ndjekje intensive, ndërsa një fqinj njoftoi policinë për një person që lëvizte në zonë me veshje të ndryshme.

40-vjeçari u arrestua gjatë një kontrolli të policisë. Sipas burimeve, nuk ka histori dhune në familje, megjithëse i dyshuari kishte pasur më parë kontakte me policinë.

Trupi i viktimës, Marjola Nakoleci, është dërguar në Mjekësinë Ligjore të Selanikut, ku pritet të kryhet autopsia më 25 gusht 2025.

 

The post Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, i rrethuar nga policia, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë

By: V K
24 August 2025 at 08:13

Pandeli Nakoleci, 40-vjeç, pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi, pas vrasjes së bashkëshortes së tij 36-vjeçare, ngjarje e rëndë që ndodhi në qytetin e Volosit, para syve të fëmijëve të tyre.

Pas krimit, ai arriti t’i shpëtonte policisë për mbi 30 orë, duke u fshehur në një parcelë me shkurre vetëm 200 metra larg banesës së familjes.

Arrestimi u bë pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00, falë një telefonate nga një banor që kishte vënë re lëvizjet e tij.

Nakoleci u kap pa bërë rezistencë dhe, sapo iu vunë prangat, tha përpara oficerëve: “Më tradhtonte. Çfarë duhej të bëja ndryshe”?

Sipas hetimeve, 40-vjeçari e goditi me thikë bashkëshorten, Marjola Nakoleci, dy herë: njëherë në qafë dhe më pas në shpinë.

Pamjet e kamerave të sigurisë, ndihmuan policinë të rindërtonte itinerarin e tij pas ngjarjes dhe të zbulonte vendstrehimin.

Autoritetet greke bënë me dije se Nakoleci nuk kishte precedentë për dhunë në familje, por në të kaluarën kishte qenë i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjit për narkotikët.

Po ashtu, më 28 qershor 2025, me urdhër të prokurorisë, ai ishte dërguar për ekzaminim dhe trajtim në një klinikë psikiatrike.

The post Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë appeared first on Albeu.com.

Vr*u gruan, deklarata shokuese e Pandeli Nakolecit: Ia bëra mirë, e meritonte! Nuk pendohem

By: Ardit
23 August 2025 at 19:45

Pas arrestimit, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e tij 36 vjeçare, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për krimin që kreu. Mediat greke shkruajnë se në momentin e arrestimit ai ka thënë përpara policëve, se kishte bërë shumë mirë që e kishte vrarë atë. “Gruaja ime […]

The post Vr*u gruan, deklarata shokuese e Pandeli Nakolecit: Ia bëra mirë, e meritonte! Nuk pendohem appeared first on BoldNews.al.

Burri vrasës nuk pendohet/ 40-vjeçari pas arrestimit në Greqi: E vrava se më tradhtonte

23 August 2025 at 19:16

Mori fund arratia për Pandeli Nakolecin. 40-vjeçari që vrau bashkëshorten ra në prangat e policisë greke rreth 24 orë pas krimit të rëndë. Ai ishte fshehur në qendër të qytetit të Volos, në një parking, rreth 200 metra larg shtëpisë

Sipas mediave greke, fjalët e para te 40-vjecarit pas arrestimit ishin se ai nuk ishte penduar: “Gruaja po me tradhtonte, çfarë duhet te beja”, mësohet te ketë thënë ai.

Pasi goditi disa herë me thikë në qafë dhe në shpinë bashkëshorten Marjola Nakoleci, 36-vjeçe, autori u arratis menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Krimi makabër ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit, në pallatin ku ata jetonin. Debati nisi fillimisht në banesë dhe 36-vjeçarja tentoi të arratisej, por Pandeli Nakoleci e arriti te shkallët e pallatit dhe e goditi për vdekje.

Vajza e madhe e çiftit gjeti nënën e saj të mbuluar nga gjaku në hyrje të ndërtesës dhe tregoi për mediat greke se prindërit kishin konflikte, për shkak të xhelozisë së 40-vjeçarit ndaj bashkëshortes. Autori njihej gjithashtu si përdorues i lëndëve narkotike dhe familjarë të tij treguan për Abc News se ai kishte pasur probleme të shëndetit mendor.

Çifti kishte pasur shumë debate kohët e fundit, ndërsa autori 40-vjeçar qershorin e kaluar me urdhër të prokurorit, u dërgua në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, pasi tentoi vetëvrasje.

Pandeli Koleci ishte arrestuar dy herë më parë për posedim droge në vitin 2019, ndërsa në vitin 2018 ai u dënua me një vit burg për dëshmi të rreme. Në vitin 2020 ai u dënua me 4 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Më herët, në vitin 2013, ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në shtetin fqinj.

E mitura shqiptare humbi jetën pasi u mbyt në pishinë, familjarët: U zhduk papritur…

By: Ardit
23 August 2025 at 17:13

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja tragjike e 4-vjeçares shqiptare, që u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paksos, pranë shtëpisë ku jetonte me familjen e saj. Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare kërkuan dhe morën një afat për të dëshmuar para gjykatës. Prokurori ngriti padi penale kundër tre të […]

The post E mitura shqiptare humbi jetën pasi u mbyt në pishinë, familjarët: U zhduk papritur… appeared first on BoldNews.al.

“Pa mesazhin në telefon”: Zbardhen detaje tronditëse të vrasjes së shqiptares nga i shoqi

By: gaze tare
23 August 2025 at 10:04

Zbulohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ka tronditur komunitetin në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar, Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare, Marjola, para fëmijëve të tyre. Sipas mediave greke, shkak i krimit dyshohet të ketë qenë një mesazh në celularin e gruas, që nxiti xhelozinë e sëmurë të autorit, i cili dyshonte për një lidhje jashtëmartesore të saj.

Pas krimit, 40-vjeçari u arratis dhe mori me vete edhe thikën e përdorur për vrasjen. Policia nisi menjëherë kërkimin, duke përdorur pamjet nga kamerat e sigurisë për të hartëzuar rrugën e ndjekur nga autori dhe duke kontrolluar qytetin dhe strehimet e mundshme ku ai mund të fshihej. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë edhe veten, pasi ka një historik të problemeve psikike dhe tentativash për vetëvrasje.

Sipas raportimeve, më 28 qershor 2025, ai ishte transferuar në klinikën psikiatrike të Volosit pasi kishte tentuar të vriste veten në verandën e shtëpisë, përpara fëmijëve, dhe thuhet se ndodhej nën ndikimin e drogës. Në vitin 2019, ai ishte arrestuar tre herë për posedim dhe trafik droge, duke qëndruar në burg vetëm për dy muaj dhe duke pasur më pas probleme financiare.

Dëshmitarët okularë tregojnë skena tronditëse. Njëri prej tyre tha: “Dëgjova fëmijët duke vrapuar poshtë shkallëve. E pashë në verandë duke vrapuar. Pastaj dëgjova zëra, fëmijët po bërtisnin. Ai mbante diçka në duar.” Një fqinj shtoi: “Pashë një dritare të thyer dhe një grua me gjak. Pashë një zotëri që po vraponte me një mjet të mprehtë në duar, duke bërtitur ‘po më ndjekin’, zbathur.”

Ngjarja ndodhi brenda shtëpisë, ku pas një debati, 40-vjeçari sulmoi gruan me thikë. Ajo tentoi të arratisej, por u ndoq poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri, duke rënë mbi një vetratë xhami dhe duke marrë plagë që sipas spitaleve nuk dukeshin fatale, por që dyshohet se çuan në vdekjen e saj.

Fëmijët e familjes, të moshës 5 deri 18 vjeç, janë të tronditur nga tmerri që panë. Njëri prej tyre i pëshpëriti policisë: “E pashë babin duke e goditur mamin me thikë”. Komuniteti vendas është i shokuar, pasi nuk kishte pasur histori dhune në familje dhe askush nuk e priste një tragjedi të tillë.

The post “Pa mesazhin në telefon”: Zbardhen detaje tronditëse të vrasjes së shqiptares nga i shoqi appeared first on iconstyle.al.

“Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u v*a nga bashkëshorti në Greqi, flet e motra: Nuk ishte me probleme mendore

By: Elva
23 August 2025 at 09:59

Motra e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci, e cila u vra dje nga bashkëshorti i saj, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë dhe dhunën që familja kishte përjetuar më parë. Ajo ka deklaruar për Euronews Albania se autori i krimit, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, nuk kishte probleme të shëndetit mendor, por ushtronte dhunë psikologjike ndaj fëmijëve […]

The post “Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u v*a nga bashkëshorti në Greqi, flet e motra: Nuk ishte me probleme mendore appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Greqi/ Vajza 4-vjeçare shqiptare gjendet e mbytur në pishinë, arrestohet nëna

By: Elva
23 August 2025 at 08:13

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ishullin Paxos të Greqisë, ku një vajzë 4-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht pasi u gjet e mbytur në një pishinë. E mitura ishte fëmija i vetëm i një familjeje shqiptare që prej vitesh jetonte dhe punonte në ishull Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, rreth orës […]

The post E rëndë në Greqi/ Vajza 4-vjeçare shqiptare gjendet e mbytur në pishinë, arrestohet nëna appeared first on BoldNews.al.

Nga d*oga tek xhelozia, zbardhen detaje tronditëse nga v*asja e shqiptares në Greqi

By: Elva
22 August 2025 at 21:11

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Greqinë, pasi një 40-vjeçar shqiptar, Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare, Marjola, para syve të katër fëmijëve të tyre, pas një sherri të ndezur për shkak të xhelozisë. Sipas mediave greke, ajo që e çoi autorin drejt krimit ishte një mesazh i gjetur në celularin e […]

The post Nga d*oga tek xhelozia, zbardhen detaje tronditëse nga v*asja e shqiptares në Greqi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌