Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tiranë/ Dhunoi ish-gruan, bashkëjetuesin dhe vëllain e tij, arrestohet 39-vjeçari

By: user 11
21 June 2025 at 15:07

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili akuzohet se në bashkëpunim me kushëririn e tij, ka dhunuar ish-gruan, bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e këtij të fundit.

Denoncimi është bërë në policinë e Tiranës nga ish-gruaja e 39-vjeçarit, shtetasja me iniciale B. Xh..

Ajo ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj mbrëmjen e djeshme, së bashku me kushëririn e tij 30-vjeçarin me iniciale G. L., e kanë dhunuar.

Gjithashtu ka deklaruar, se ata kanë goditur me bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e këtij të fundit, shtetasit me iniciale F. P dhe E. P..

Ndërkohë 39-vjeçari me iniciale E. Xh., është arrestuar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 30 vjeç(kushuriri i 39-vjeçarit) pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasja B. Xh(ish-bashkëshortja e shtetasit E. Xh), se 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir ka ushtruar dhunë ndaj saj si dhe sëbashku me kushuririn e tij kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e bashkëjetuesit shtetasit, F. P dhe E. P.

Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P dhe E. P, pasi gjatë konfliktit mbrëmjen e sotme kanë goditur me grushta shtetasin E. Xh.,”- njoftoi policia.

The post Tiranë/ Dhunoi ish-gruan, bashkëjetuesin dhe vëllain e tij, arrestohet 39-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

U arrestua në Elbasan/ Mediat italiane: Zamir Halili është dënuar me burg për përdhunim e ish-gruas

18 June 2025 at 19:15

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 50-vjeçarit Zamir Halili, i cili u vu në pranga nga forcat Operacionale të Policisë së Shtetit më 11 Qershor në Elbasan. Ai rezulton i dënuar me 7 vjet burgim në Itali për krime kundër personit dhe krime seksuale. Mediat italiane raportojnë se Zamir Halili ishte shpallur në […]

The post U arrestua në Elbasan/ Mediat italiane: Zamir Halili është dënuar me burg për përdhunim e ish-gruas appeared first on BoldNews.al.

“Corriere” zbardh dëshminë tronditëse të shqiptarit që vrau ish-gruan e tij

By: user 6
15 June 2025 at 21:24

Një skenë tronditëse e një vrasjeje të paramenduar. 45-vjeçarja shqiptare Gentiana Kopili (Hudhra) u godit për vdekje me një thikë me një teh rreth 30 centimetra të gjatë, nga ish-burri i saj të shtunën në mbrëmje në Tolentino (në zonën e Maceratës) të Italisë. “Corriere” shkruan se burri iu afrua me një skuter.

Nuk ishte rastësi që ai, 55-vjeçari shqiptar Nikollaq Hudhra mbërriti në qendër të fshatit me atë mjet të pazakontë. Nëse do të kishte mbërritur me makinë, gruaja “do ta kishte njohur” dhe ndoshta duke ikur me vrap.

Gentiana, gruaja që nuk foli kurrë për dhimbjen!

Fakti është se ajo u godit menjëherë me thikë. Disa herë, me egërsi. Gentiana (një kujdestare shtëpish, ndërsa ish-burri i saj një fermer që punon në zonën e Perugias) bërtiti dhe ra përtokë. Hudhra e goditi më pas me shqelma. Pjesa tjetër është filmuar me telefona celularë nga dritaret e disa dëshmitarëve. Burri u ul në një stol, i palëvizshëm, me shikimin e kthyer nga pika e sulmit.

Shfaqet një burrë tjetër, i shokuar. Ai ecën i nervozuar para-mbrapa pranë trupit ndërsa një dëshmitar tjetër mbetet në këmbë, i palëvizshëm, me shikimin e tij të fiksuar te vrasësi i dyshuar, pothuajse i paralizuar nga tronditja. “Bëra atë që duhej të bëja, tani telefononi policinë” – pëshpëriti Hudhra. Ata mbërrijnë pak më vonë dhe e prangosin.

Gentiana, gruaja që nuk foli kurrë për dhimbjen!

Hetimet e para përcaktojnë paramendimin e kësaj vrasjeje. Ajo është gruaja e 33-të që vritet në Itali që nga fillimi i vitit. Hetuesit gjetën në makinën e autorit një palë thikash të tjera. Atë me të cilën vrau Gentianën e mbështolli në një qese duke e futur nën tutat që përdorte për punë dhe u nis në vendin ku ndodhi sulmi.

Gentiana, gruaja që nuk foli kurrë për dhimbjen!

Gruaja ishte në telefon me një mik kur u godit nga pas për herë të parë. Numri i përgjithshëm i goditjeve me thikë ishte rreth 10. I marrë në pyetje nga karabinierët dhe i ndihmuar nga avokatja Lucia Testarmata, ai pranoi gjithçka. Tha se e kishte kaluar ditën me djalin e tij më të vogël, Marion, 21 vjeç (më i madhi, Samueli, është 23 vjeç).

Pastaj shkoi në Tolentino për të vrarë Gentianën. Tha se e bëri për të “shpëtuar fëmijët e tij. Ajo donte t’i helmonte, donte të më helmonte mua. Më duhej t’i shpëtoja. Ishte hera e tretë që doja ta bëja. Ia dola me skuter sepse ajo e njeh makinën time” – tha ai.

Gentiana, gruaja që nuk foli kurrë për dhimbjen!

Një tablo e qartë për hetuesit, të cilët po vlerësojnë nëse duhet të kryejnë një vlerësim psikiatrik mbi autorin, të cilin megjithatë e kanë akuzuar për vrasje me paramendim dhe mizori. Vrasësi e kaloi natën e parë në izolim në burgun Montacuto në Ankona dhe seanca masës së sigurisë duhet të zhvillohet të hënën ose të martën. Kohët e fundit, shpjegojnë hetuesit, “nuk ka pasur shenja të një rreziku të afërt për sigurinë e gruas” e cila shkonte rregullisht në punë si kujdestare. ©Përgatiti LAPSI.al

The post “Corriere” zbardh dëshminë tronditëse të shqiptarit që vrau ish-gruan e tij appeared first on Lapsi.al.

Një tragjedi shqiptare në Itali, që zbulon plagët e një sistemi

15 June 2025 at 19:32

Nga Alba Kepi “Po, e bëra. E vrava për të shpëtuar fëmijët.” Ky pretendim – absurd dhe i dhimbshëm – pasqyron një nga narrativat më të rrezikshme që përdoren për të justifikuar feminicidin. Feminicidi nuk është kurrë një krim pasioni, por një krim shoqëror, rezultat i një kulture ende të zhytur në pabarazi gjinore. Kur […]

The post Një tragjedi shqiptare në Itali, që zbulon plagët e një sistemi appeared first on BoldNews.al.

Rrahu gruan e fëmijët dhe qëlloi me kallash drejt policisë, arrestohet 45-vjeçari

7 May 2025 at 11:12

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale brenda familjes në fshatin Kus.

Në pranga është vënë një 45-vjeçar, i cili dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur dhe rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë pasi qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre, gjatë ndërhyrjes në banesën e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç”, bëri me dije policia.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje.

 

The post Rrahu gruan e fëmijët dhe qëlloi me kallash drejt policisë, arrestohet 45-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Ngjarje e rëndë në Prizren/ Babai plagos gruan dhe dy vajzat, 15-vjeçarja humb jetë, vajza tjetër në gjendje kritike

By: V K
6 May 2025 at 08:51

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një person ka vrarë për vdekje vajzën e tij 15-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën ‘Shotë Galica’.

Policia është ndalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tri persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Ai theksoi dyshohet se burri ka qelluar me thikë gruan e tij dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai shtoi se edhe vajza tjetër 10-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar menjëherë në spital.

The post Ngjarje e rëndë në Prizren/ Babai plagos gruan dhe dy vajzat, 15-vjeçarja humb jetë, vajza tjetër në gjendje kritike appeared first on Albeu.com.

Vrau partneren/ Zbardhet dëshmia e amerikanit: Ishim të dy të dehur, kohët e fundit ziheshim shpesh

3 May 2025 at 13:59

Është zbardhur dëshmia e dhënë para Policisë së Shkodrës e shtetasit amerikan Brandon Saporito, 57 vjeç i cili u arrestua pasi paraditen e djeshme vrau bashkëshortne e tij, shtetasen amerikane Sandra Holley (Saporito), 53 vjeçe. Para hetuesve, mësohet se Saporito është shfaqur i penduar për krimin, ndërsa sipas tij vrasjen e ka kryer pasi të dy […]

The post Vrau partneren/ Zbardhet dëshmia e amerikanit: Ishim të dy të dehur, kohët e fundit ziheshim shpesh appeared first on BoldNews.al.

Masakroi me thikë bashkëshorten/ Arrestohet turisti amerikan

By: user7
3 May 2025 at 11:37

Policia ka arrestuar 57-vjeçarin Brandon Saporito, i cili paraditen e së premtes (2 Maj) vrau me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito. Policia bën të ditur se turisti amerikan e ka dhunuar e goditur me sende të forta 54-vjeçaren dhe më pas e ka goditur me mjet prerës duke i marrë jetën. 57-vjeçari raportohet se e ka kryer krimin në gjendje të dehur dhe për motive të dobta. Ndërsa ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

The post Masakroi me thikë bashkëshorten/ Arrestohet turisti amerikan appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet amerikani që vrau bashkëshorten në Shkodër

3 May 2025 at 10:32

Policia e Shkodrës ka njoftuar arrestimin e turistit amerikan, i cili paraditen e djeshme vrau bashkëshorten me thikë dhe më pas tentoi edhe vetë t’i jepte fund jetës. Në pranga është vënë shtetasi amerikan Brandon Saporito, 57 vjeç i cili vrau bashkëshortne e tij, shtetasen amerikane Sandra Holley (Saporito), 53 vjeçe. Pasi vrau partneren, autori […]

The post Arrestohet amerikani që vrau bashkëshorten në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Krimi në Shkodër/ Vrau në gjendje të dehur bashkëshorten, arrestohet shtetasi amerikan Brandon Saporito

By: V K
3 May 2025 at 10:26

Ditën e djeshme, një turist amerikan vrau me thikë bashkëshorten e tij në Shkodër. Njarja ndodhi në hotelin ku çifti po qendronte.

Policia e Shkodrës, ka arrestuar shtetasin amerikan Brandon Saporito 57-vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Saporito dyshohet se në datën 2 maj, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54-vjeçe.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër, arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57-vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme (2 maj) në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

The post Krimi në Shkodër/ Vrau në gjendje të dehur bashkëshorten, arrestohet shtetasi amerikan Brandon Saporito appeared first on Albeu.com.

Vrasja në Shkodër/ Si ndodhi krimi i rëndë, çifti amerikan kishin mbërritur në Shqipëri mbi 1 muaj më parë

By: V K
3 May 2025 at 08:57

Ditën e djeshme, tjetër krim i rëndë familjar u regjistrua në vendin tonë ku viktima dhe autori janë shtetas të huaj. Banorët e një lagjes lajmëruan policinë, për një sherr të madh në një banesë të marrë me qira.

Policia kur shkoi në vendin e ngjarjes, konstatoi se gruaja ishte e pajetë pasi ishte goditur me mjet prerës nga bashkëshorti i saj.

Policia bëri me dije se turistja amerikane Sandra Saporito, 54-vjeçe, u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj, Brendon Saporito 57-vjeç.

Çifti amerikan kishte marrë një banesë me qira në lagjen historike të Shkodrës, Gjuhadol. Mëngjesin e të premtes, rreth orës 10:00, Brendon e qëlloi disa herë me thikë partneren në banesë duke i marrë jetën.

Dyshohet se autori i dyshuar i krimit në gjendje të dehur ka goditur 54-vjeçaren me thikë dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës në kushtet e tronditjes psikologjike, duke prerë damarët.

Nga profili në Facebook i autorit, shihet se kanë hyrë në Rinas më 27 mars, ndërsa në foton e publikuar, Sandra Saporito shkruan se kanë mbërritur shëndoshë e mirë në Tiranë dhe ndodhen të ulur në ambientet e një bar kafeje.

Ata ishin nisur në drejtim të Shqipërisë nga aeroporti i Miamit, në datën 26 mars. Ndërkohë motivet e krimit mbeten të paqarta. Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S. Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse”, njofton policia.

The post Vrasja në Shkodër/ Si ndodhi krimi i rëndë, çifti amerikan kishin mbërritur në Shqipëri mbi 1 muaj më parë appeared first on Albeu.com.

Krimi në Shkodër/ Kishin ardhur me pushime në Shqipëri, kush është turisti amerikan që vrau gruan

By: V K
2 May 2025 at 11:52

Detaje të reja dalin nga krimi në familje që tronditi Shkodrën paraditen e sotme (2 Maj) ku Brandon Saporito masakroi me thikë gruan e tij, 54-vjeçaren Sandra Holley.

Janë zbuluar pamjet nga çifti amerikan i përfshirë në vrasjen e ndodhur sot në Shkodër.

Nderkohe policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një turist amerikan i identifikuari si Brandon Saporito, masakroi bashkëjetuesen me mjet prerës dhe më pas tentoi të vetëvritej.

Ata kishin ardhur me pushime në Shqipëri para pak ditësh.

“Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes.

Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Brandon Saporito raportohet se pasi masakroi 54-vjeçaren ka prerë damarët. Ai mori dëmtime të lehta në dorë dhe u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

57-vjeçari raportohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është i alkoolizuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, bën me dije policia.

The post Krimi në Shkodër/ Kishin ardhur me pushime në Shqipëri, kush është turisti amerikan që vrau gruan appeared first on Albeu.com.

Emrat/ Foto, ky është amerikani që vr*u gruan në Shkodër

By: user7
2 May 2025 at 10:49

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku një turist ka vrarë bashkëshorten dhe tentoi ti jepte fund jetës.

Krimi raportohet se ka ndodhur brenda në hotel, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si 57-vjeçari, Brandon Saporito.

The post Emrat/ Foto, ky është amerikani që vr*u gruan në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

Vrasja në Shkodër/ Policia zbardh ngjarjen (EMRI)

By: V K
2 May 2025 at 10:52

Pak më parë, Shkodroa u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një turist amerikan vrau bashkëshorten e tij. Lidhur me ngjarjen, policia ka zbardhur detaje të reja.

Mësohet se turistët ishin amerikanë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në hotelin ku çifti po qendronte.

Autori i krimit është identifikuar si Brandon Saporito 57-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë pasi pas vrasjes ka tentuar t’i japë fund jetës.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas, u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

The post Vrasja në Shkodër/ Policia zbardh ngjarjen (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Emri/ Kanosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 64-vjeçari në Korçë

By: Besnik
25 April 2025 at 09:39

Policia e Korçës ka arrestuar një 64-vjeçar, nën akuzën se ka kanosur bashkëshorten e tij me thikë.

Sipas burimeve policore, 64-vjeçari Arjan Lako dyshohet se ka kërcënuar dhe kanosur disa herë gruan e tij për motive të dobëta.

“Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), efektivët kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, e cila po vazhdon hetimet.

Njoftimi i policisë

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale, në një familje.

Kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, arrestohet 64-vjeçari Arjan Lako.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve porfesionale të shërbimeve të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. L., 64 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka kanosur disa herë, me thikë, bashkëshorten e tij, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur dje, për kanosjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Emri/ Kanosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 64-vjeçari në Korçë appeared first on Euronews Albania.

Krim i rëndë në familje/ Burri vret gruan dhe veten, lënë pas 4 fëmijë… (FOTO+EMRI)

By: V K
12 April 2025 at 10:02

Një 42-vjeçar shqiptar, ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38-vjeçare në Zvicër. Më pas, ai i ka vënë flakën shtëpisë dhe nga forcat zjarrfikëse është gjetur dhe vetë i vdekur.

Autori i dyshuar Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës, kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten e tij, madje, gruaja kishte ngritur më parë padi për dhunë në familje ndaj tij.

42-vjeçari, sapo kishte dalë nga burgu pas një dënimi për shkak të kësaj akuze, vetëm pak kohë para se të kryhej krimi tragjik. Çifti Berisha, kishin katër fëmijë të mitur dhe jetonin në fshatin Epagny të Zvicrës.

Gjatë incidentit, krahas armës së zjarrit, dyshohet se autori ka përdorur edhe një granatë. Ky detaj rrit dyshimet se ngjarja ka qenë e mirëplanifikuar dhe e përgatitur paraprakisht.

Zjarri që shkatërroi shtëpinë ku u gjetën trupat e viktimave, ishte ndezur qëllimisht nga vetë autori i dyshuar Ramiz Berisha, pas aktit të vrasjes së bashkëshortes.

Fatmirësisht, katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë aty kur ka ndodhur ngjarja.

 

The post Krim i rëndë në familje/ Burri vret gruan dhe veten, lënë pas 4 fëmijë… (FOTO+EMRI) appeared first on Albeu.com.

“Do të të vras”/ Rrahu dhe kërcënoi bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari në Dibër (EMRI)

19 March 2025 at 13:24

Një ngjarje e mundshme kriminale brenda familjes është parandaluar në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni në Dibër. Një 38-vjeçare ka marrë në telefon Policinë, ku pretendonte se bashkëshorti i saj po e dhunonte dhe po e kërcënonte për ta vrarë Forcat “Shqiponja” pas telefonatës shkuan në vendin e ngjarjes dhe arrestuan bashkëshortin e saj, shtetasin […]

The post “Do të të vras”/ Rrahu dhe kërcënoi bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari në Dibër (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

“Do t’ju vras”/ Arrestohet 57-vjeçari në Maliq, kërcënoi me thikë gruan dhe të birin

15 February 2025 at 14:49

Një ngjarje e mundshme kriminale brenda familjes është parandaluar nga Policia në fshatin Podgorie të Maliqit. Më konkretisht, një person kërcënonte me thikë bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre 16- vjeç. Autori është arrestuar nga Policia dhe bëhet fjlalë për shtetasin B. B., 57 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” […]

The post “Do t’ju vras”/ Arrestohet 57-vjeçari në Maliq, kërcënoi me thikë gruan dhe të birin appeared first on BoldNews.al.

Përndiqte ish-gruan prej më shumë se 2 vitesh, i riu kërcënonte se do të vrasë veten

14 February 2025 at 22:27

Egzon Tahiri një 29 vjeçar nga Kosova dhe Linda nga Shqipëria para 3 vitesh të martuar me njëri tjetrin së fundmi ishin ndarë me proces gjyqësor. Linda tregon për gazetatët e Piranjave se ishte keqtrajtuar nga ish bashkëshorti i saj dhe ky ishte shkaku i divorcit të tyre. Linda prej 2 vitesh ka krijuar familjen […]

The post Përndiqte ish-gruan prej më shumë se 2 vitesh, i riu kërcënonte se do të vrasë veten appeared first on BoldNews.al.

Policia e Korçës zbardh plagosjen e Rukos: U vetëdëmtua pas sherrit me gruan dhe vjehrrin

8 February 2025 at 09:59

Policia e Korçës ka zbardhur plagosjen e 29-vjeçarit Kostika Ruko, i cili pasditen e djeshme shkoi në spital me plagë thike në bark dhe në krahë. Sipas bluve të qytetit juglindor, i riu është vetëplagosur me thikë, pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij. Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur […]

The post Policia e Korçës zbardh plagosjen e Rukos: U vetëdëmtua pas sherrit me gruan dhe vjehrrin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌