Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bie sistemi i policisë në RMV, ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

By: Ardit
12 July 2025 at 17:42

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar një defekt teknik në gjithë territorin e shtetit, duke sjellë si pasojë pezullimin e përkohshëm të hyrjes së automjeteve nga Kosova. Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet maqedonase kanë nisur regjistrimin e udhëtarëve në mënyrë manuale dhe kanë rikthyer […]

The post Bie sistemi i policisë në RMV, ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

Pirdeni: Reformimi i Administratës Publike përballë sfidave të aderimit në BE

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Nga 30 qershori deri në 4 korrik u organizua edicioni i dytë i Javës së Administratës Publike 2025.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni bëri me dije se sot u mbajt aktiviteti “Ti je Aset”, që u rikthye për të dytin vit radhazi, si guri i kurorës së Javës së Administratës Publike 2025, Edicioni II.

Pirdeni tha se tej shembujve frymëzues të kolegëve profesionistë që nderuam, u diskutua me ekspertë të administratës mbi mënyrat si sistemi duhet të reformohet, që të jetë më i drejtë, më transparent, më motivues dhe më i aftë për t’u përballur me sfidat e aderimit të Shqipërisë në BE.

Ky aktivitet ishte një mundësi shumë e mirë për t’u angazhuar qoftë edhe drejtpërdrejtë duke u punësuar në administratën publike, qoftë duke u angazhuar në nismat e përbashkëta. Rienergjizimi i administratës publike për t’i shërbyer thellësisht funksionit publik është një nga angazhimet e Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

“Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, solli një seri aktivitetesh shumëdimensionale dhe ndërvepruese për angazhim të hapur, reflektim dhe dialog vizionar duke nxitur mendim kritik në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

/e.i/a.f//r.e/

The post Pirdeni: Reformimi i Administratës Publike përballë sfidave të aderimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Metani: Pavarësia e magjistratëve, dualitet organik që e bën drejtësinë shërbim publik

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në konferencën kombëtare “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, me kontribuues drejtues të institucioneve të drejtësisë, magjistratë, juristë, pedagogë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Metani referoi mbi temën “Shteti i së Drejtës në Provë: Pavarësi apo Llogaridhënie?” duke analizuar marrëdhënien dinamike e delikate, që ekziston ndërmjet pavarësisë të pushtetit gjyqësor dhe nevojës legjitime për llogaridhënie publike, objekt debati sot mes profesionistëve të së drejtës, edhe në Evropë e më gjerë.

“Pavarësia formale ligjore e magjistratëve kërkon garanci institucionale, por duhet të shoqërohet me një standard të lartë integriteti dhe profesionalizimi të vetë magjistratëve”, tha Inspektori i Lartë i Drejtësisë në fjalën e tij.

“Në praktikën shqiptare ky parim është vënë shpesh në provë. Magjistratët janë ekspozuar jo rrallë herë ndaj ndërhyrjeve të drejtpërdrejta apo të tërthorta, të cilat janë manifestuar nëpërmjet intimidimeve personale, presioneve mediatike, diskurseve të polarizuara politike, përdorimit të retorikës politike për të ndikuar perceptimin dhe vendimmarrjen gjyqësore, konfliktit të interesit, apo vendimmarrjeve të centralizuara administrative, të mbështetura jo gjithmonë në kritere apo procedura të qarta ligjore. Adresimi i kësaj problematike kërkon ndërtimin e një kulture institucionale të mbrojtjes së pavarësisë së magjistratëve, ngritjen e mekanizmave mbikëqyrës dhe llogaridhënës të pavarur, si  dhe vendosjen e standardeve të qarta mbi deontologjinë politike, në raport me marrëdhëniet e saj me pushtetin gjyqësor”, tha ai.

“Rrjedhoja më e rëndësishme e parimit të pavarësisë së magjistratëve është mos përgjegjësia për vendimet që japin, sipas bindjes së tyre mbështetur në ligj. Në gjykimin e një çështjeje, ata marrin vendime mbështetur në ligj dhe sipas bindjes së tyre të brendshme. Por pavarësia funksionale dhe personale nuk  nënkupton imunitetin apo mungesën e kontrollit. Prandaj, pasoja e pushtetit dhe besimi që shoqëria i jep magjistratëve është e tillë, që duhet të ketë disa mënyra për t’i mbajtur përgjegjës. Çdo përpjekje për të mbrojtur pavarësinë e pushtetit  gjyqësor nuk është legjitime, nëse nuk shoqërohet me reagim mbi formën, thelbin dhe kufijtë e ushtrimit të sistemit llogaridhënës të magjistratëve, pasi pa rregulla të qarta për kontrollin e pushtetit gjyqësor, rrezikojmë t’i shndërrojmë magjistratët në një sovran të heshtur. Pra rritja e kompetencës dhe pavarësisë së magjistratëve duhet të shoqërohet me një sistem llogaridhënës efektiv”, pohoi Metani.

Sipas Metanit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë përfaqëson mekanizmin themelor, që lidh pavarësinë e magjistratit me sistemin llogaridhënës dhe përgjegjësinë publike të tyre.

“Sfida më e madhe sot e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është të ruajë pavarësinë e tij institucionale, si dhe të jetë një kontribuues i rëndësishëm në garantimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, në një mjedis ku ndikimi apo ndërhyrjet e drejtpërdrejta ose të tërthorta ndaj pushtetit gjyqësor nuk janë të panjohura. Për të mos u shndërruar në një mjet presioni ndaj magjistratëve dhe pushtetit gjyqësor, ILD po përpiqet të zbatojë standardet më të larta të procesit të rregullt ligjor, të sigurojë transparencë në procedurat e zhvilluara nga ana e tij, si dhe të dëshmojë integritet në çdo vendimmarrje. Këtë mekanizëm llogaridhënës, ILD po përpiqet të konceptojë dhe të aplikojë në mënyrë institucionale, të drejtë dhe të qëndrueshme, si forma më e lartë e përgjegjshmërisë publike të magjistratëve”, pohoi Metani.

“Roli i ILD-së nuk duhet parë thjesht në dimensionin ndëshkues disiplinor, por në një prizëm më të gjerë edukues dhe parandalues, në funksion të krijimit të një kulture të lartë etike dhe profesionale në pushtetin gjyqësor. Në këtë mënyrë, ky institucion po angazhohet të shndërrohet në një mbështetës të vërtetë të parimeve të shtetit të së drejtës, duke ruajtur ekuilibrin e ndjeshëm mes llogaridhënies dhe pavarësisë të pushtetit gjyqësor””, vijoi ai.

Duke e parë pavarësinë dhe llogaridhënien si një dualitet organik, që ndihmon në konsolidimin e shtetit të së drejtës, Metani theksoi se duhet reflektuar për ndërtimin e një drejtësie që t’i garantojë të dyja, ndërsa dhënia e drejtësisë duhet të jetë një shërbim publik.

“Sot më shumë se kurrë, drejtësia në Shqipëri ka nevojë për magjistratë dhe profesionistë me integritet të lartë moral, të ndërgjegjshëm për rolin e tyre kushtetues dhe të përkushtuar ndaj drejtësisë, si një shërbim publik, duke i ruajtur të pastra interesat e saj. Ka nevojë për magjistratë që besojnë realisht, jo vetëm në vlerat shoqërore, por edhe në misionin e tyre personal për të shërbyer në sistemin e drejtësisë. E lidhur natyrshëm kjo edhe me forcimin e mëtejshëm të përgjegjshmërisë dhe të përgjegjësisë. Të gjithë ne, si pjesëtarë të sistemit të drejtësisë, kemi detyrën që përmes praktikës sonë, sjelljes institucionale dhe kulturës profesionale, të dëshmojmë se pavarësia nuk është privilegj personal i magjistratëve, por një mjet në shërbim të qytetarit dhe se llogaridhënia nuk është kufizim apo cenim i pavarësisë së pushtetit gjyqësor, por një mekanizëm për ta ushtruar këtë pavarësi me përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, çmoj se është po kaq i rëndësishëm respektimi i funksionimit të mekanizmit kushtetues të kësaj balance të rëndësishme, si një mjet, ndoshta i vetmi, për rizgjimin e sistemit gjyqësor”, cilësoi Metani.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani në konferencën kombëtare “Dimensioni i integriteti...
1 nga 5

/e.i/j.p/

 

The post Metani: Pavarësia e magjistratëve, dualitet organik që e bën drejtësinë shërbim publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A duhet të rishikohet Kodi Elektoral? Blendi Klosi në ‘Real Story’: Problemin nuk e ka sistemi, por duhet të…

19 June 2025 at 20:46

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, u shpreh në “Real Story” se problemi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk lidhet me Kodin Zgjedhor.

Ai theksoi se nuk ekziston një sistem absolut, i cili pranohet pa rezerva nga palët politike.

“Në këto vitet e demokracisë, kemi ndryshuar sistemin shumë herë, por nuk e di a kemi bërë mirë apo keq. Nuk besoj se ka sot një propozim që ky është sistemi që ta vlerësojmë të gjitha. Nuk është sistemi që prodhon fitoren.

Nuk ka një sistem, që të jetë një sistem ideal. Që ta kishim bërë sot, nëse ka një propozim që duhet diskutuar, të diskutohet sot, që partitë ta dinë se kush është sistemi dhe mos ta ndryshojnë sistemin muajin dhe javën e fundit”, tha Klosi.

I pyetur se a do të rishikohet Kodi Zgjedhor, duke marrë parasysh se Partia Socialiste ka siguruar më 11 maj 83 mandate, për këtë Klosi nuk dha një përgjigje të prerë, por la të kuptohet se në thelb të çështjes është “konsensusi” mes palëve.

“Kodi negociohet…ka detyrim dhe ke negocim. Puna e sistemin, nuk është thelbi i politikës.

Në procesit zgjedhore nuk është problem kodi, por konsensusi, pra që forcat politika bien dakord që këto janë rregullat dhe  me këto rregulla do garojmë, dikush do fitojë dhe dikush do humbasë. Ajo që i mungon politikës shqiptare në 34 vjet që fjala “zgjedhje” mos të jetë një ditë ku zgjidhen hallet, por një ditë ku ngatërrohen problemet”, theksoi ai./abcnews.al

Zgjedhjet e 11 Majit/ Gjinushi: Sistemi aktual është i përhapur dhe funksional, ja cilat janë problemet

18 June 2025 at 15:25

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, është shprehur se problemet me zgjedhjet në Shqipëri nuk lidhen domosdoshmërisht me sistemin elektoral, i cili sipas tij është mjaft i përhapur dhe nuk është i keq në vetvete.

Gjinushi theksoi se ndër vite ka pasur deformime të procesit dhe se sfida qëndron te modeli i zbatimit dhe drejtimi administrativ i procesit. Ai kërkoi komisione sa më neutrale dhe një administrim të saktë të zgjedhjeve, ndërsa nënvizoi se në thelb, vota e qytetarëve është reflektuar në rezultatet elektorale.

Komisionet të jenë sa më neutrale. Procesi të ketë një drejtim administrativ sa më të saktë. Problem ka qenë deformimi i sistemit zgjedhor. Sistemi elektoral është mjaft i përhapur, nuk është i keq. S’ka qenë faji i sistemit elektoral, por i modelit që ngrihet. Sistem që mos e deformojë votën nuk ka. OSBE tha se vullneti në esencë u shpreh, por kishte disa cene.

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Gjinushi: Sistemi aktual është i përhapur dhe funksional, ja cilat janë problemet appeared first on Sot News | Lajme.

Një tragjedi shqiptare në Itali, që zbulon plagët e një sistemi

15 June 2025 at 19:32

Nga Alba Kepi “Po, e bëra. E vrava për të shpëtuar fëmijët.” Ky pretendim – absurd dhe i dhimbshëm – pasqyron një nga narrativat më të rrezikshme që përdoren për të justifikuar feminicidin. Feminicidi nuk është kurrë një krim pasioni, por një krim shoqëror, rezultat i një kulture ende të zhytur në pabarazi gjinore. Kur […]

The post Një tragjedi shqiptare në Itali, që zbulon plagët e një sistemi appeared first on BoldNews.al.

Raporti vjetor i KLP/ “Gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

15 June 2025 at 19:21

Jo vetëm procesi i vetingut, por edhe largimet prej mbushjes së moshës së pensionit, apo kërkesat për dorëheqje, kanë krijuar një boshllëk të konsiderueshëm në sistemin e prokurorisë. Gjatë vitit 2024 nga 341 prokurorë në total, të parashikuar në organikën e prokurorive në vend, vetëm 220 të tillë kanë qenë në detyrë. 121 vende në […]

The post Raporti vjetor i KLP/ “Gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë appeared first on BoldNews.al.

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe toksik për pluralizimin

15 June 2025 at 15:56

Teksa ndërkombëtarët insistojnë për miratimin e një reforme të re elektorale gjithpërfshirëse, shtatori duket se do të ulë në dialog palët politike. Demokratët, të cilët e cilësojnë farsë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, këmbëngulin që puna të nisë nga ndryshimi i sistemit elektoral, për të rikthyer koalicionin me listë të përbërë. “Ne sot kemi […]

The post Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe toksik për pluralizimin appeared first on BoldNews.al.

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

18 May 2025 at 20:21

Partitë e reja të cilat morën përkatësisht “Mundësia “ 2 mandate, Lëvizja Shqipëria Bëhet” 1 mandat, Lëvizja Bashkë 1 mandat kanë pasur të tjera pritshmëri në zgjedhjet e 11 majit e për këtë fajësojnë sistemin elektoral që sipas tyre i ka penalizuar. “Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. PS nxori 1 […]

The post “Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi appeared first on BoldNews.al.

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

By: Mirgen
14 May 2025 at 22:04

Enkelejd Alibeaj komentoi rezultatet e zgjedhjeve për partitë e vogla. “Partitë e reja mund të ishin bërë bashkë. Po nuk është kjo arsyeja se pse ke marrë 10 mandate tepër. Keni deformuar sistemin. Hoqët koalicione, bravo ju qoftë, çfarë bërët më 26 korrik. Ai primi i famshëm ju dha 10 mandate. Edhe mund të ketë […]

The post A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër appeared first on BoldNews.al.

Dita Ndërkombëtare e Tokës

22 April 2025 at 09:40

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Në kalendarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës, e cila, sipas ekspertëve, po bën qartë thirrje për veprim.

“Natyra po vuan, oqeanet mbushen me plastikë dhe bëhen më acide. Nxehtësia ekstreme, zjarret dhe përmbytjet, kanë prekur miliona njerëz”, shkruan OKB.

Më 22 prill 1970, në SHBA, u mbajt manifestimi i parë më i madh ekologjik, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita Ndërkombëtare e Tokës. Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës. Po ashtu, qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja e planetit Tokë dhe të gjitha burimeve nga ndotja.

Ndryshimet klimatike, ndryshimet e bëra nga njeriu në natyrë si dhe krimet që prishin biodiversitetin, si shpyllëzimi, ndryshimi i përdorimit të tokës, intensifikimi i bujqësisë dhe prodhimi i blegtorisë ose tregtia e paligjshme e kafshëve të egra në rritje, mund të përshpejtojnë shkatërrimin e planetit.

OKB bën thirrje të rivendoset ekuilibri i ekosistemeve të dëmtuara, gjë që do të ndihmojë për t’i dhënë fund varfërisë, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të parandaluar shfarosjen masive.

Në këtë ditë, OKB fton t’i kujtojmë vetes, më shumë se kurrë, se ne kemi nevojë për një zhvendosje drejt një ekonomie më të qëndrueshme që funksionon si për njerëzit ashtu edhe për planetin. /j.p/

The post Dita Ndërkombëtare e Tokës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandali/ E-Albania dështon në prani të Ramës, Karçani në siklete: Gabon dhe “Diella” (VIDEO)

17 April 2025 at 14:21

Edi Rama ka mbajtur sot një aktivitet propgande të quajtur “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, ku e pranishme ishte edhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit nuk u la pa u lëvduar nga shefi i saj, i cili gjatë fjalës së tij u […]

The post Skandali/ E-Albania dështon në prani të Ramës, Karçani në siklete: Gabon dhe “Diella” (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Ekosistemi i Vjosës vuan nga erozioni i lartë

By: Kult Plus
23 March 2025 at 18:00

Ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke, iu bashkua një aksioni në Tepelenë në ditën ndërkombetare të pyjeve, për ripyllëzimin e Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa.

Në ditën ndërkombetare të pyjeve, ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke iu bashkua një aksioni në Tepelenë për ripyllëzimin e Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa. Dikur pyjet këtu siguronin mbrojtje natyrore kundër erozionit. Tani, ky ekosistem ka nevojë për ndërhyrje, sidomos nën ndikimin e ndryshimeve klimatike. ‘’Ndryshimet klimatike shoqërohen në çdo vend të botës me periudha thatësirash, me stuhi, me përmbytje dhe politika nuk ka reaguar ende mjaftueshëm ndaj këtyre fenomeneve. Ne duhet të kuptojmë që ne jemi të varur ndaj mjedisit, që na duhet të konsiderojmë natyrën si aleaten tonë, nëse duam të mbrojmë jetën tonë, dhe jo ta dëmtojmë atë‘’, tha Lemke.

15,000 fidanë bimësh autoktone

Vitin e kaluar u ndërtua një fidanishte që ka rreth 15,000 fidanë bimësh autoktone, të cilat do të mbillen në dhjetë zona të ndryshme përgjatë Luginës së Vjosës. Eksperti i mjedisit Olsi Nika e cilëson këtë proces si jetik për ruajtjen e biodiversitetit të parkut. ‘’Një nga problematikat më të mprehta që ka lumi i Vjosës si ekosistem është shkalla e lartë e erozionit, dhe kjo reflektohet edhe në transportin e madh të sedimenteve, ccka ka qënë edhe një argument kryesor kundër ndërtimit të Hidrocentraleve. Dhe kjo vjen si pasojë kryesore e shpyllëzimeve’’, sipas Nikës.

Industri që përbëjnë kërcënim serioz

Sipas ligjit, pas marrjes së statusit të mbrojtjes, në Vjosë duhet të zhvillohen vetëm aktivitete që nuk e dëmtojnë mjedisin. Megjithatë, Organizata mjedisore Eco Albania ka identifikuar disa industri që vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim serioz. ‘’Një është idustria nxjerrëse-përpunuese, dhe kam këtu parasysh industrinë e naftës, minierave, bitumit. Marrja e inerteve në mënyrë direkte nga shtrati i lumit, dhe ne kemi identifikuar gati 10 të tilla që veprojnë gjatë shtratit të Vjosës.  Dhe e treta është marrja e ujit nga lumi’’, thekson Nika. 

Plani i menaxhimit të parkut, i miratuar në fund të vitit 2024, ende nuk ka filluar të zbatohet në terren. Por kjo sipas ekspertëve do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij. /DW/ KultPlus.com

Berisha premton reformë të re për sistemin e drejtësisë

20 March 2025 at 13:18

Në një takim të veçantë të organizuar nga departamenti “Brain Gain”, Partia Demokratike prezantoi ditën e sotme “Librin e Zi të Rilindjes”, një përmbledhje kritikash ndaj qeverisë aktuale. Gjatë fjalës në këtë aktivitet, Sali Berisha ndër të tjera premtoi dhe një reformë të re të sistemit të drejtësisë. Lideri demokrat kritikoi reformën e drejtësisë aktuale, […]

The post Berisha premton reformë të re për sistemin e drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

“Paguaj ose vdis”/ Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru

19 March 2025 at 08:01

Ishemitë cerebrale janë shkaktari i dytë më i madh i vdekjeve në Shqipëri, por sistemi publik shëndetësor nuk garanton ndërhyrjet jetëshpëtuese, duke i detyruar pacientët dhe familjarët e tyre që të paguajnë nga xhepi mijëra euro në një spital privat për të mbijetuar. Kur motra e tij pësoi ishemi cerebrale vitin e kaluar, Arbeni* u […]

The post “Paguaj ose vdis”/ Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru appeared first on BoldNews.al.

Projekti “BE për Inovacionin”, rritje e potencialit novator të Shqipërisë

10 February 2025 at 18:06

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT), një organ i Bashkimit Evropian, dhe projekti “BE për Inovacionin” prezantuan sot Qendrën e re të përbashkët Komunitare EIT në Shqipëri.

Projekti “BE për Inovacionin” (EU4I) është një mekanizëm me shumë donatorë, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE), Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe SIDA, dhe zbatohet nga GIZ dhe SIDA.

Qendra e re Komunitare EIT është e para e këtij lloji në Shqipëri dhe do të forcojë bashkëpunimin midis organizatave kryesore të biznesit, arsimit dhe kërkimit duke lidhur aktorët rajonalë, novatorët dhe partnerët me ekosistemin më të madh të inovacionit në Evropë.

Ajo do të shërbejë si një qendër e vetme për talentet dhe sipërmarrësit vendas për të përfituar nga mundësitë e Komunitetit EIT në arsim, zhvillimin e biznesit dhe inovacion.

Kjo qendër e re është pjesë e programit të Skemës Rajonale të Inovacionit EIT (EIT RIS), që është krijuar për të nxitur përpjekjet e inovacionit në Evropë.

Në mandatin e tij për të përshpejtuar transformimin ekonomik të vendit në një ekonomi të orientuar nga inovacioni dhe të bazuar në njohuri, duke shfrytëzuar kapitalin njerëzor, potencialin sipërmarrës dhe kërkimor të Shqipërisë, projekti “BE për Inovacionin” po mbështet krijimin e Qendrës Komunitare EIT në Shqipëri. Kjo është një ndërhyrje e rëndësishme e këtij mekanizmi që nxit inovacionin, promovon të menduarit sipërmarrës dhe novator si grupe aftësish për talentet e ardhshme dhe lehtëson rrjedhën dhe bashkëkrijimin e njohurive mes aktorëve të spirales së katërfishtë.

Qendra e re Komunitare EIT u prezantua sot në Shtëpinë e Evropës në Tiranë.

Në këtë aktivitetet morën pjesë zyrtarë të nivelit të lartë kombëtar, rajonal dhe të BE-së. Ky aktivitet i parë synon të nxisë bashkëpunimin, të prezantojë Qendrën Komunitare EIT në Shqipëri, si dhe të nxjerrë në pah rolin e saj për nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit rajonal.

Qendra e sapohapur në Shqipëri do të përfaqësojë të gjitha Komunitetet e Njohurive dhe Inovacionit (KNjI) të EIT-t, si dhe do të fokusohet te tërheqja dhe angazhimi i një numri në rritje të pjesëmarrësve vendas në aktivitetet e Komunitetit EIT. Qendra do t’u sigurojë novatorëve një burim të centralizuar informacioni mbi shërbime dhe mundësi të ndryshme të ofruara nga Komuniteti EIT në Shqipëri, gjithë shtetet anëtare të BE-së, si dhe gjithë vendet e lidhura me programin “Horizon Europe”.

Për më tepër, do të drejtojë angazhimin e komunitetit EIT me autoritetet vendore, duke përfshirë sigurimin e mbështetjes për politikat dhe ekspertizë sipas nevojës.

“BE-ja e ka mbështetur në mënyrë aktive ekosistemin e inovacionit në Shqipëri përmes programit tonë të rëndësishëm “BE për Inovacionin”. Sot po bëjmë një hap tjetër të rëndësishëm me prezantimin e Qendrës së parë Komunitare EIT të Shqipërisë, e cila do të shërbejë si urë lidhëse mes ekosistemeve shqiptare dhe evropiane të inovacionit, duke nxitur bashkëpunimin mes bizneseve, institucioneve arsimore dhe kërkuesve. Kjo Qendër – rezultat i bashkëpunimit të vërtetë të Ekipit Evropa – do të rrisë më tej potencialin novator të Shqipërinë. Me sisteme të modernizuara të arsimit dhe trajnimit, vendi do të mund të trajtojë një nga sfidat më të mëdha: ikjen e trurit. BE-ja është e përkushtuar që të kontribuojë për trajtimin e kësaj sfide duke e mbështetur vendin për përmirësimin e cilësisë së arsimit, pajisjen e studentëve me aftësitë përkatëse dhe garantimin që ata të kenë mundësi për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri”, tha shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Hubert Perr.

Drejtori i EIT-t, Martin Kern, përshëndeti aktivitetin dhe përgëzoi BE-në dhe projektin “BE për Inovacionin” për këtë nismë, duke theksuar: “Qendra e re Komunitare EIT në Shqipëri do të përfaqësojë gjithë Komunitetet e Njohurive dhe Inovacionit (KNjI) të EIT-t dhe do të fokusohet te tërheqja dhe angazhimi i një numri në rritje të pjesëmarrësve vendas në aktivitetet e Komunitetit EIT”.

Rreth Institutit Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT)

EIT forcon aftësinë e Evropës për inovacion duke fuqizuar zgjidhjet për sfidat urgjente globale dhe duke ushqyer talentin sipërmarrës për të krijuar rritje të qëndrueshme dhe vende pune të kualifikuara në Evropë. EIT është një organ i BE-së dhe pjesë përbërëse e “Horizon Europe”, Programi Kuadër i BE-së për Kërkim dhe Inovacion.

Instituti mbështet partneritete dinamike pan-evropiane dhe Komunitetet e Njohurive dhe Inovacionit të EIT-t (KNjI) mes kompanive kryesore, laboratorëve kërkimorë dhe universiteteve. Këto KNjI nxisin ndryshimet sistemike në Evropë dhe më gjerë, duke u fokusuar në fusha kyçe si ndryshimi i klimës, energjia, shëndeti, ushqimi, prodhimi, lëndët e para, digjitalizimi, lëvizshmëria urbane dhe kultura e kreativiteti. Së bashku me partnerët e vet kryesorë, Komuniteti EIT ofron një gamë të gjerë aktivitetesh inovacioni dhe sipërmarrjeje në të gjithë Evropën, duke përfshirë kurse të edukimit sipërmarrës, shërbime të zhvillimit dhe përshpejtimit të biznesit, si dhe projekte kërkimore të drejtuara nga inovacioni.

Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Suedia po punojnë për të krijuar vende pune me pagesë të lartë në Shqipëri duke zhvilluar një ekonomi inovative. Projekti shfrytëzon kapitalin njerëzor, potencialin sipërmarrës dhe potencialin kërkimor të Shqipërisë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian me bashkëfinancim nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Suedia. Ai zbatohet nga GIZ Albania dhe Ambasada suedeze në Shqipëri.

/r.e/a.f/

The post Projekti “BE për Inovacionin”, rritje e potencialit novator të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nallbati: Vullnet nga palët politike për shtyrjen e afatit të dokumenteve të skaduara biometrike

13 January 2025 at 22:57

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Bledjon Nallbati, deputet i Partisë Demokratike, tha sot gjatë një interviste televizive se mes dy forcave politike ka një dakordësi dhe vullnet të mirë për të rregulluar edhe problematikat më të fundit, që kanë lidhje me procesin e votës së diasporës.

“Procesi sapo ka filluar dhe kanë dalë disa të meta teknike, që ne i kemi referuar. Shtyrja e afatit të dokumenteve biometrike të skaduara, duhet të merret në konsideratë dhe të ketë dakordësi. Vullneti i dy palëve ekziston dhe ky proces ka nisur dhe nuk mund të ndalet më. Nuk ka qenë vullnet i qeverisë deri sa çështja shkoi me Gjykatën Kushtetuese. Buxhetimi i mangët apo shtyrja e afateve për dokumentet biometrike mund të rregullohet me një akt normativ ose vendim qeverie edhe për qytetarët shqiptarë, edhe ata që jetojnë jashtë.

Ka disa problematika që janë shfaqur me adresat në sistem, por me vullnet gjithçka mund të rregullohet”, thotë Nallbati.

/r.e//a.f/

The post Nallbati: Vullnet nga palët politike për shtyrjen e afatit të dokumenteve të skaduara biometrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekonomi: I parashikuar për 100 mijë votues nga jashtë, mund të shtojmë buxhetin e KQZ

13 January 2025 at 22:45

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi në një intervistë televizive u shpreh sot se për procesin e votës së diasporës, janë buxhetuar deri 100 mijë votues që t’u paguhet dërgimi dhe postimi i votës, por ekziston mundësia e shtimit të këtij buxheti.

“Janë buxhetuar deri 100 mijë votues që t’u paguhet posta, pasi është parë ky trend edhe në vendet e tjera fqinje që e kanë përdorur këtë sistem. Është bërë një buxhetim, por ekziston mundësia e shtimit. Ankimimi online dhe mbrojtja e të dhënave nga sistemi sapo ka filluar dhe kjo pjesë i takon atyre që e kanë ndërtuar sistemin, por duhet edhe një javë që të bëhen rregullimet e fundit.

Ankimimi online dhe plot gjëra të tjera janë të zgjidhshme, mund të hapet edhe një rubrikë për ankimimin online, pasi kur futesh me fytyrë për regjistrimin në PER bëhet edhe një lloj njohjeje. Ka shumë regjistra që disponon shteti sot dhe që janë të ndërlidhura”, u shpreh Ekonomi.

/a.f/r.e/

The post Ekonomi: I parashikuar për 100 mijë votues nga jashtë, mund të shtojmë buxhetin e KQZ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Kurti: Ruajtja e energjisë përmes baterive do ta stabilizojnë sistemin energjitik

By: fra nc
10 January 2025 at 11:55

Sistemi për ruajtjen e energjisë përmes baterive do ta stabilizoj sistemin elektroenergjetik të vendit dhe do ta ul koston e importi të energjisë.

Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCA Kosova), lidhur me procedurat e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive.

Kryeministri, Kurti u shpreh se me këtë sistem të ruajtjes së energjisë do të rritet siguria dhe besueshmëria e furnizimit me energji.

Ai shtoi se 125 megavat të këtij sistemi do të operojnë nën Korporatën e Energjisë dhe 45 megavat të tjera nën KOSTT.

“Është mirë që vitin ta fillojmë me një sukses të këtillë për sektorin e energjisë. Për dekada të tëra Kosova është përballur me vështirësi ne nuk kemi pasur nevojë vetëm për investime por për një vizion që sjell rezultate që nuk mund të kthehen prapa. I kemi vënë vetës synime ambicioze dhe kemi caktuar një vizion sa është solidit edhe largpamës. Ne e kemi të qartë që ndërtimi i kapaciteteve të reja nuk mjafton, ne po sigurohemi që të ndërtojmë infrastrukturën e duhur për t’i mbështetur kapacitetet e reja. Po hapim zyrtarisht procesin e parakualifikimit për ndërtimin e sistemeve të ruajtjen e energjisë me bateri të cilët do t’i vendosim në Ferizaj dhe Istog. 125 megavat të këtij sistemi do të operojnë nën Korporatën e Energjisë dhe 45 megavat të tjera nën KOST që do të përdoren për balancim të rrjetit… Do të kenë ndikim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejt. Së pari do ta stabilizojnë sistemin elektroenergjetik të vendit dhe do ta ulin koston e importit të energjisë, së dyti do të rrisin sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji si për amvisëri ashtu edhe për bizneset dhe se treti do të hapim rrugën për integrimin e me tejshme të energjisë nga burimet e ripërtritshme si era, uji dhe dielli”, tha Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se programi Compact ka qenë vendimi i duhur për sistemin energjetik në Kosovë.

Ajo tha se realizimi i këtij projekti do t’i kursejnë sistemit elektroenergjetik të Kosovës më shumë se 15 milionë euro në vit.

“Kjo ngjarje ka edhe rëndësi shumë të madhe duke qenë se programi kompakt, ka qenë vendimi i parë i madh si ministre dhe si qeveri në sektorin e energjisë. Jam e bindur si asnjëherë më parë që vendimi ka qenë i duhur dhe nuk ka asgjë më të mirë që mund të bëjmë për sistemin tonë elektroenergjtik energjetik dhe për tranzicionin tonë energjetik se sa ti ndërtojmë këto bateri… Rezervat e energjisë që do të ndërtohen përmes këtij programi do ti kursejnë sistemit elektroenergjetik të Kosovës një shumë prej më shumë se 15 milion euro në vit”, tha ajo.

Drejtori Vendor Rezident i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, Rinor Gjonbalaj tha se sistemi i ruajtjes së energjisë do të jetë i pari në rajon.

Sipas tij përmes baterive do të ofrohet qëndrueshmëri në energji.

“Ky sistemi i ruajtjes së energjisë do të jetë i pari në rajon që do t’i mundësoj Kosovës të integroj energjinë ripërtrishme në rrjet të stabilizoj furnizimin me energji dhe të ulë varësin nga importi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me infrastrukturën por për ndryshimin mbështetës që do të ofroj energji më të qëndrueshme në Kosovë”, u shpreh ai./B.Ibishi/

The post ​Kurti: Ruajtja e energjisë përmes baterive do ta stabilizojnë sistemin energjitik appeared first on Euronews Albania.

“TikTok do të mbyllet për një vit!” Rama: Platforma është rrugaçi i lagjes!

By: Oldi
21 December 2024 at 14:11

Kryeministri Edi Rama deklaori sot se platforma TikTok do të mbyllet për një vit. Për të justifikuar dështimin e sistemit arsimor pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Canit, Rama tha se ndihet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër dhe kjo platformë do mbyllet. “Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës […]

The post “TikTok do të mbyllet për një vit!” Rama: Platforma është rrugaçi i lagjes! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌