Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

21 August 2025 at 16:16

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi me fond limit prej 107 milionë lekësh [1.1 milionë euro]. Sipas ARRSH, projekti është hartuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe synon që të rrisë sigurinë dhe të mundësojë rihapjen e urës për […]

The post ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit appeared first on Reporter.al.

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

By: Elva
16 August 2025 at 15:44

Në ditët e fundit të vitit të kaluar, saktësisht në 27 dhjetor, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli një tender të majmë me vlerë 7.7 milionë euro për përmirësimin e sistemit të Thesarit të Shtetit. Pasi u ankimua disa herë nga kompania Advanced Business Solution e Gerond e Meçes për kriteret që kishte vendosur […]

The post Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit appeared first on BoldNews.al.

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

7 August 2025 at 21:13

Një bashkim mes Elmazaj Construction dhe italianes Inc spa është shpallur fitues në garën e fortë për lotin e dytë të të nyjes Kashar-Vaqarr. Në tenderin me fond limit 28 milionë euro u paraqitën plot 13 oferta me pjesëmarrjen e pothuajse të gjithë peshave të rënda të ndërtimit në Shqipëri. Por Autoriteti Rrugor Shqiptar ka […]

The post “4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

6 August 2025 at 21:35

Publikimi në media i lajmit se agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në zyrat e kompanisë Soft & Solution është një zhvillim shumë i fortë në një nga tregjet më të pasura financiarisht të Shqipërisë sot, teknologjisë së informacionit. Soft& Solution është kontraktori kryesor i AKSHI-t. Vitin e kaluar kompania realizoi 18.7 milionë euro të […]

The post A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masat e sigurisë për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi sot vendimin për masën e sigurimit detyrim për t’u paraqitur për kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.

Ky i fundit kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjithashtu Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi edhe masën e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik.

Kujtojmë se SPKA ka marrë të pandehur Myzyrin për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me procedurë prokurorimi për mirëmbajtjen e aksit rrugor rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit.

/m.q/

The post Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masat e sigurisë për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

By: Elva
22 July 2025 at 17:03

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehur, mes tyre drejtues të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), anëtarë të stafit akademik, punonjës të administratës dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për abuzime me tenderat publikë. Sipas njoftimit të SPAK, hetimet ndaj procedimit penal nr. 13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr. 13/2022) kanë […]

The post Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur appeared first on BoldNews.al.

Të përfshirë në abuzime me tendera në UBT, Prokuroria e Posaçme dërgon për gjykim 29 të pandehur

By: Rovena
22 July 2025 at 16:54

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 29 të pandehur mes të cilëve, pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, qe akuzohen si te përfshirë  në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Gjatë një hetimi të zgjeruar, janë evidentuar shkelje të rënda ligjore nga disa përfaqësues të stafit akademik dhe drejtues të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT). Të pandehurit Romina Koto dhe Ilir Kapaj, në detyrën e zëvendës/rektorit, si dhe Bejo Bizhga, përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike, dyshohen për përfshirje në ideimin fiktiv të projekteve dhe sigurimin e fondeve publike pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI).

Në këtë skemë është përfshirë edhe administratori i UBT-së, Edmond Tërthorja, i cili, sipas hetimit, ka bashkëpunuar në mënyrë të paligjshme me personat e sipërpërmendur për të favorizuar operatorë ekonomikë përmes përgatitjes së specifikimeve të personalizuara për tenderat, të hartuara nga vetë subjektet fituese.

Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI, janë konstatuar veprime të paligjshme në procedurat e prokurimit, ku komisionet përkatëse për përllogaritjen e fondit limit, përgatitjen e specifikimeve teknike dhe vlerësimin e ofertave kanë bashkëpunuar ngushtësisht dhe jashtë çdo kuadri ligjor me njësinë e prokurimit, duke deformuar garën dhe transparencën e proceseve.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot (22.07.2025) kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr.13 të vitit 2022), në ngarkim të 27 personave, zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe dy personave, përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k.

  • Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
  • Ndërsa dy përfaqësuesit e operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k, akuzohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë hetuar 9 (nëntë) procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të fondit limit 90.000.000 (nëntëdhjetë milionë) lekë.

Hetimet proaktive janë zhvilluar me metoda speciale, të cilat përfshijnë përgjimin e bisedave telefonike të zyrtarëve të UBT, vëzhgime dhe administrimin e dokumentacionit të procedurave të prokurimit me autoritet kontraktor, UBT.

Gjatë Hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të stafit akademik në UBT, të pandehurit: Romina Koto dhe Ilir Kapaj në detyrën e zëvendës/rektorit, Bejo Bizhga, me detyrë Përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike, që konsistojnë në ideimin e projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), si edhe veprime të kundraligjshme të kryera në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin Edmond Tërthorja, me detyrë Administrator i UBT-së.

Këta persona kanë përgatitur të dhëna fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurrues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI, kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor, në fazën e përgatitjes dhe kryerjes së procedurave të prokurimit. Komisioni që përllogariti fondin limit dhe përgatiti specifikimet teknike ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të paligjshme me njësinë e prokurimit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave nga të pandehurit: Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Erjola Kopali, Klea Lekoçaj, Etleva Shore, Mimoza Shehu, Elvira Shtogu, Tone Vukaj, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin, Edmond Tërthorja, të cilët kanë krijuar kushte dhe favorizuar shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit rezultoi se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike, termat e referencës, si dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit, janë bërë nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomikë fitues “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomikë fitues, “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”, kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, që janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa kryer asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të kryerjes së procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje me mallra të tjera, të vëna në dispozicion të autoritetit kontraktor disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit, (procedura prokurimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas, janë kryer procedurat fiktive të  prokurimit dhe marrje e tyre në dorëzim).

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të në kuadër të procedimit penal nr.13 të vitit 2022, për të evidentuar çdo fakt tjetër penal,  përgjegjësinë e çdo personi tjetër, që ka vepruar me dokumentacionin e këtyre procedurave të prokurimit, si dhe fakte të tjera penale në kuadër të këtij procedimi penal.

 

Ramës i ngel në “derë” Aeroporti i Kukësit”, tendera të kota e të përsëritura për studime fizibiliteti

18 July 2025 at 19:39

Një video e publikuar ditët e fundit, ku duken dy automjete që “garojnë” dhe xhirojnë gomat në pistën e Aeroportit të Kukësit, tregon pikërisht degradimin e një prej veprave të ndërtuara pa asnjë plan. I cilësuar si “krenaria” dhe i emëruar si “Flatrat e Veriut”, tashmë është kthyer në një pistë garash, ku të rinjtë, […]

The post Ramës i ngel në “derë” Aeroporti i Kukësit”, tendera të kota e të përsëritura për studime fizibiliteti appeared first on BoldNews.al.

Satelitët mln euro të Ramës s’mjaftojnë, Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

By: Ardit
14 July 2025 at 19:41

Shqipëria ka dy satelitë në orbitë, po institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në teren. Pas flakëve që shkrumbuan pyllin e Darzezës edhe këtë vit nga njëra anë dhe zjarrit që vijon në Drenovë nga tjerra, Bashkia Fier kërkon të blejë një dron për emergjencat civile. Në dokumentin e depozituar në Agjencinë e Prokurimit […]

The post Satelitët mln euro të Ramës s’mjaftojnë, Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë appeared first on BoldNews.al.

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

By: Oldi
13 July 2025 at 20:55

Nga Edison Vatnikaj Prokuroria e posacme do të marrë pjesë së dëgjesës si dëshmtarë edhe disa biznesmen të cilët besohen se kanë përfituar apo kanë kryer veprime me qëllim marrjen e tenderave nga kompania 5D konstruksion që reuzlton në emër të dy ish drejtorëve të bashkisë Tiranë Redi Molla dhe Mariglen Qato. Një nga biznesmenet […]

The post “5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë appeared first on BoldNews.al.

Dosja në SPAK/ Nga AlbControl te ARRSH, si Balluku “fryu” me tendera Alko Impex të Arbër Abazit, zbulohen lidhjet

By: V K
11 July 2025 at 09:12

Më 27 dhjetor 2017, kompania shtetërore “AlbControl” do të lidhte kontratën për “Rehabilitimi i Kullës së Kontigjencës” me kompaninë fituese “ALKO-IMPEX General Construction” sh.p.k me vlerë 371 mijë euro.

Lidhja e marrëveshjes vazhdoi më tej, duke akorduar edhe një shtesë kontrate në 2018 me vlerë 4.7 milionë lekë.

Nga dokumentet zyrtare rezulton se, ky tender është firmosur vetë personalisht në kundërshtim me ligjin asokohe nga zv.kryeministrja Balluku, me numër protokolli 2317/4, në 27 dhjetor 2017.

Në kontratë parashikohet se “ALKO-IMPEX General Construction” e administruar nga Arbër Abazi dhe në pronësi të Imer Ademit do të merrte pagesën paraprake për 70% të vlerës totale të kontratës.

Në informacionet e siguruara nga “Vetting” rezulton se në ditën që është firmosur kontrara, AlbControl-i ka bërë një urdhër transferte me faturë tatimore nr. 117 me seri 51770495, duke realizuar paradhënie në shumën 31,3 milionë lekë për kompaninë “ALKO-IMPEX General Construction”, gjë e cila është në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike sipas Dokumenteve Standarte të këtij tenderi.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që do të zbulonte shkelje të tjera te kjo kontratë, pasi ka patur probleme me zbatimin, të cilat konfirmojnë indiciet për favorizim nga ministrja Belinda Balluku.

Konkretisht në kontratën e firmosur midis palëve, ka patur punime me vlerë 2.3 milionë lekë ose 23 mijë euro, të cilat bien në kundërshtim me kushtet e kontratës.

Pra, të tjera gjëra deklarohen në marrëveshje dhe të tjera gjëra janë realizuar nga kompania.

 

 

Këto shifra janë të ulëta në krahasim me ato që do të siguronte kompania e klonuar, e cila është në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi.

Sipas burimeve mediatike, Arbër Abazi aksioneri i “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe administratori i kompanisë “ALK0-IMPEX General Construction” rezulton të ketë lidhje të afërta me ministren e Infrastrukturës, njëkohësisht zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilat hedhin dyshime për konflikte interesi.

Kompanitë e Abazit kanë marrë dhjetëra miliona euro tendera nga buxheti i shtetit, duke shkelur Ligjin e Prokurimeve Publike dhe Ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Sipas avokatit Arben Llangozi, rastet e denoncuara në media duhet të verifikohen nga Prokuroria e Posaçme për të hedhur dritë mbi këto ngjarje.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit realizon auditim të gjithanshëm dhe rastet e evidentuara nga ky institucion duhet të jenë objekt i hetimeve nga SPAK-u”, tha për “Vetting” avokati Llangozi.

Në listën e institucioneve që kanë furnizuar me para publike këto kompani, kryeson Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ndjekur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucione të cilat kanë varësi nga ministrja dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ku drejtuesi i ARRSH-së propozohet nga vetë Balluku.

Lidhjet e dyshimta financiare të Arbër Abazit me favorizime nga zv/kryeministrja e kanë zanafillën që nga koha e AlbControlit, periudhë në të cilën u rrit ndikimi i Ballukut brenda Partisë Socialiste.

Sipas kryetarit të lëvizjes Politike “Nisma Thurje” Endrit Shabani, sot që flasim disa nga kompanitë që operojnë në fushën e prokurimeve publike kanë monopolizuar të gjithë kapitalin shtetëror me favorizime nga segmente të caktuara të klasës politike.

 


Alko Impex dhe Balluku, një sukses paralel

Historia e kompanisë Alko e ka fillesën në nëntor të vitit 2012, kur pronari i “KLEDOR ALBANIA-09”, Tabir Hysa, sot e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” do të pezullonte aktivitetin e kompanisë, e cila kishte vetëm 3 vite që operonte në tregun shqiptar. Disa muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, në dhjetor 2013, Arbër Abazi do ta blinte këtë kompani me vlerë 100 mijë lekë.

Duhet theksuar se gjenialiteti i biznesmenit të ri do të qëndronte në ndryshimin e emrit të kompanisë, duke e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

Pra, kompania e re me emër do të ishte një klon i kompanisë “ALKO-IMPEX General Construction”, duke krijuar një rrëmujë informative, si në institucionet publike, por edhe në hapësirën mediatike.

Ka qenë kjo ngjashmëri me emrat, e cila ka tërhequr vëmendjen për të kontrolluar tenderat që janë fituar nga këto kompani, për të verifikuar nëse kemi shkelje ligjore.

Në janar 2018, Bashkia Devoll do të finalizonte tenderin pa garë për pastrimin e zonave të Bashkisë me ofertë fituese 98 milionë lekë ose rreth 1 milion euro. Sipas Buletinit të Prokurimeve Publike, ky tender është fituar nga “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k me numër nipti “K91628013D”.

Pra, kompania që nuk ka qenë aktive ka fituar tenderin për pastrimin.

Por a kemi të bëjmë me një gabim njerëzor apo të qëllimshëm?

Dy indicie, përbëjnë një provë thonë italianët. Bashkia Devoll nuk është e vetmja, që ka shpallur fituese një kompani, e cila ka qenë e pezulluar, por kësaj liste i bashkohet edhe Ministria e Mirëqënies dhe Sipërmarrjes së Lirë.

Në maj 2017, kjo Ministri do të shpallte fitues për tenderin “Rikonstruksion i shkollës “Ali Myftiu Elbasan” me ofertë 81 milionë lekë “ALKO IMPEX” sh.p.k, pa specifikuar numrin e niptit.

Gara u shënua me flamur të kuq sepse dy kompanitë e tjera, që kishin bërë ofertë më të ulët u skualifikuan nga institucioni, duke shfaqur indicie për favorizim fituesi. Dy muaj më pas në buletinin zyrtar, kompania që kishte lidhur kontratën do të shfaqej përsëri “ALKO IMPEX” shpk, me numrin e niptit të “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

Në të paktën, dy raste kompania e cila ka qenë me status të pezulluar, ka fituar dy tendera nga dy institucione të ndryshme. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania do të rifillonte aktivitetin në 14 korrik 2018.

Sipas avokatit Llangozi, nëse këto raste janë të vërteta, edhe titullarët e institucioneve duhet të hetohen dhe të ndiqen penalisht.

“Sipas Ligjit të Prokurimeve Publike, ekstraktet e kompanive duhet të verifikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe është e habitshme se si mund të shpallen fituese kompani që nuk janë funksionale”, u shpreh avokati Llangozi./ Emisioni investigativ Vetting, News24

The post Dosja në SPAK/ Nga AlbControl te ARRSH, si Balluku “fryu” me tendera Alko Impex të Arbër Abazit, zbulohen lidhjet appeared first on Albeu.com.

Abuzime me tendera/ GJKKO masë sigurie ndaj Jonaid Myzyri

By: user7
30 June 2025 at 14:34

Gjykata e Posaçme ka vendosur masë sigurie ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri.
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Myzyri është i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit penal 175/1 i vitit 2022*, me vendimin nr.61, datë 30.06.2025, ka caktuar masën e sigurisë ndaj shtetasit, J. M., i cili mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, të cilit i është komunikuar akuza.

Masa e vendosur përfshin“Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar për ekzekutim vendimin, nr.61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Për këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur: J.M., V.Zh., L.S., M.Z., E.B., V.H., G.A., dhe A.H., të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

The post Abuzime me tendera/ GJKKO masë sigurie ndaj Jonaid Myzyri appeared first on Lapsi.al.

Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Partia Demokratike denoncon shpërdorimin e fondeve publike nga bashkia e Tiranës përmes tenderave të dyshimtë dhe me mungesë konkurrence, që rëndojnë buxhetin e qytetarëve dhe nuk reflektojnë prioritetet e vërteta të komunitetit.

Sipas zëdhënëses së PD-së, Genta Vangjeli, në total, 17 milion euro me TVSH janë shpenzuar nga bashkia e Tiranës për pajisje dhe orendi mobilimi, përmes 63 tenderave, ku janë shpallur fitues vetëm 16 operatorë ekonomikë, mesatarisht 4 tendera për çdo operator.

“Ky përqendrim alarmues nuk është aspak rastësor, por pasojë e kritereve kualifikuese të hartuara me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara, në shkelje të konkurrencës së ndershme. Ky model është tashmë i dukshëm edhe në drejtimin e kryetares së komanduar të bashkisë Tiranë, Anuela Ristani”, tha Vangjeli.

Sipas Vangjelit, kjo situatë ndodh në një kohë kur qytetarët e Tiranës presin ende përfundimin e procesit të rindërtimit, pagesën e bonuseve të qirasë dhe mbështetje për familjet në nevojë,

“Partia Demokratike i bën thirrje Bashkisë së Tiranës dhe Ristanit të rishikojnë menjëherë këto praktika të dëmshme dhe të fokusohen në nevojat reale të qytetarëve. Çdo shkelje apo abuzim me fondet publike do të monitorohet dhe denoncohet me vendosmëri nga opozita”, tha Vangjeli.

/e.i/a.f/

The post Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

By: Ardit
29 June 2025 at 11:37

PD ka denoncuar bashkinë e Tiranës se ka lënë pas dore hallet e qytetarëve, ndërsa bën tendera për mobilje zyre. Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli u shpreh se, ndërsa qytetarët ende presin për të marrë bonuset e qirave dhe banesat e rindërtuara, bashkia bën tendera […]

The post PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie appeared first on BoldNews.al.

Abuzimet me tenderat e UBT-së/ SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë, ja akuzat e ngritura ndaj tyre

28 June 2025 at 11:25

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf akademik, si edhe biznesmenë, të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Sipas gazetares Klodiana Lala, dosja po bëhet gati nga prokurorët e posaçëm për t’u dërguar për gjykim.

The post Abuzimet me tenderat e UBT-së/ SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë, ja akuzat e ngritura ndaj tyre appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me 9 tendera të UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

By: Elva
28 June 2025 at 11:31

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, […]

The post EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me 9 tendera të UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë appeared first on BoldNews.al.

Abuzimet me tenderat, SPAK merr të pandehur kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin

24 June 2025 at 12:59

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri. Burime për mediat bëjnë me dije se Myzyri do të paraqitet të hënën (30 Qershor) në SPAK, së bashku me avokatin e tij Ermir Beta për t’u marrë në pyetje si i pandehur. Mësohet se ai është marrë […]

The post Abuzimet me tenderat, SPAK merr të pandehur kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin appeared first on BoldNews.al.

“Monopol dhe korrupsion”/ PD: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

By: Ardit
22 June 2025 at 11:17

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të dielë korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat nga zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli thuhet se, sipas të dhënave nga Open Procurement, disa kompani të lidhura me ish-zyrtarë dhe zyrtarë shtetërorë […]

The post “Monopol dhe korrupsion”/ PD: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar appeared first on BoldNews.al.

Shkelje e barazisë në tendera, SPAK dërgon për gjykim 6 ish-zyrtarë të ARRSH

By: user 11
19 June 2025 at 10:32

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 ish-zyrtarë të ARRSH për shkelje të barazisë në tenderë. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë 22 mln euro që është dhënë në vitin 2019 për rehabilitimin e Unazës së Re.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.175/1/4 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Procedimi penal 175/1/4 i vitit 2025, është veçuar nga procedimi penal 175/1 i vitit 2022 – regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale;”Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.

Në procedimin 175/1 janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë.

Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019.

Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.

The post Shkelje e barazisë në tendera, SPAK dërgon për gjykim 6 ish-zyrtarë të ARRSH appeared first on Lapsi.al.

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, nën ‘kthetrat’ e SPAK/ 3 muaj para zgjedhjeve iu kontrollua banesa, në fokus…

15 June 2025 at 15:00

Fillimisht hetimet ndaj Maznikut, janë fokusuar vetëm tek tenderat e bashkisë dhe nisur nga dyshime për abuzime me detyrën, SPAK dhe BKH-ja, kanë kryer 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare një kontroll në banesën e zyrtarit të Lartë.

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari i lartë që është vënë nën hetim nga prokuroria e posaçme SPAK.

Nuk dihet me saktësi se çfarë është gjendur nga ana e SPAK në banesë, por  tashmë është në pritje të një dosje tjetër kundër Arbjan Maznikut, e cila do transferohet për moskompetencë nga prokuroria e Tiranës drejt SPAK.

Madje për llogari të kësaj dosje, Mazniku, në cilësinë e ish-nën/kryetarit të bashkisë së Tiranës, është marrë në pyetje lidhur me hapjen e procedurave të dyshuara si fiktive të një tenderi për rikonstruksionin e rrugës ‘Xhon Belushi’ që ndodhet në zonën e ‘Freskut’.

Por tashmë nuk është vetëm kjo, pasi SPAK, ka përqendruar hetimet ndaj Maznikut dhe tek disa praktika tenderuse mes bashkisë së Tiranës dhe restorantit ‘The Home’ që është në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, shtetases, Marinela Lika.

Kurse disa praktika të tjera që janë në verifikim e sipër nga SPAK, lidhet me tenderat që ‘The Home’ ka fituar. Bëhet fjalë për tendera me vlerë rreth 800 mijë euro me kompaninë publike ‘Tirana DC’ dhe Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021-2022.

SPAK ka ngritur dyshime të forta për një konflikt të pastër të interesi dhe korrupsionit, për shkak se në kohën kur janë zhvilluar, Mazniku, ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë Tiranë.

Ndër të tjera gjatë kësaj kohe, Mazniku ka mbajtur në kompaninë ‘Tirana DD’, postin e rëndësishëm si Kryetar i Këshillit Administrativ, post nga i cili u larguar në muajin Gusht 2024.

Sipas dyshimeve të SPAK, Arbjan Mazniku si Kryetar i Këshillit Administrativ në kompaninë ‘Tirana DC’ lëvronte fondet përfituese e të cilave ishte Bar-Restonati ‘The Home’ që ndodhet në qendër të Tiranës, dhe që bashkë menaxhohet nga gruaja e tij, Marinela Lika.

Një skemë thuajse e qartë si ajo e ngritur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj me restorantin e njohur ‘Gzona’. Aktualisht biznesi ‘The Home’ që zotërohet 50 për qind nga Marinela Lika, është vendosur në masë sigurimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Rajoni Qendror, pasi rezulton të mos ketë paguar detyrimet tatimore në vlerën prej 27 milion lekë të vjetra.

Kërkesa për vendosjen e masës së detyrimit tatimor është vendosur në 9 shtator 2024, duke njoftuar dhe administratorin e këtij subjekti tregtar, Ledion Çollaku.

The post Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, nën ‘kthetrat’ e SPAK/ 3 muaj para zgjedhjeve iu kontrollua banesa, në fokus… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌