Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Parkim i gabuar, Policia e Tiranës procedon penalisht 24 shtetas

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet.

Në një njoftim, Policia bën me dije se janë proceduar penalisht 24 shtetas, të cilët kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Policia nënvizon se automjetet e konstatuara janë tërhequr me mjet ngritës nga Policia Rrugore e Tiranës.

Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive në terren, me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që kufizojnë qarkullimin e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, u proceduan penalisht shtetasit: R. M., 23 vjeç; E. H., 34 vjeç; I. M., 24 vjeç; F. H., 65 vjeç; S. D., 30 vjeç; K. F., 24 vjeç; E. N., 43 vjeç; R. C., 50 vjeç; E. Sh., 23 vjeç; K. M., 59 vjeç; J. M., 32 vjeç; L. G., 38 vjeç, R. K., 26 vjeç, R. T., 42 vjeç, K. K., 34 vjeç, R. P., 32 vjeç, H. K., 50 vjeç, E. B., 47 vjeç, E. H., 32 vjeç, K. B., 32 vjeç, O. S., 41 vjeç, G. F., 44 vjeç, E. Sh., 27 vjeç dhe R. Z., 23 vjeç.

Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet në terren, me fokus disiplinimin e qarkullimit dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në hapësirat publike.

/e.i/j.p/

The post Parkim i gabuar, Policia e Tiranës procedon penalisht 24 shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Dogana shqiptare sqaroi sot se udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet doganore për mallrat në bagazhin personal, nëse këto mallra nuk janë për përdorim tregtar.

Sipas njoftimit të doganave, përjashtimi vlen për mallrat për përdorim vetjak ose si dhurata, me kufijtë e vlerës: 300 euro për udhëtarët në rrugë tokësore; 430 euro për udhëtarët në rrugë ajrore/detare dhe 150 euro për udhëtarët nën 15 vjeç.

Administrata Doganore bën të ditur se nëse kalohen këto kufij ose mallrat janë për qëllime tregtare, është i detyrueshëm deklarimi pranë doganës.

Në raste tejkalimi për mallra jotregtare, zbatohet procedura e Deklarimit të Thjeshtuar. /j.p/

 

1 nga 4

The post Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalim i paligjshëm i kufirit, arrestohen shtatë persona në Gjirokastër

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me struktura të ndryshme të specializuara, ka finalizuar me sukses dy operacione të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Sipas njoftimit të Policisë, janë arrestuar shtatë persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Attempt” u arrestuan në flagrancë shtetasit Ardit Koçi, Daniel Muçollari dhe Emanuel Ferra, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa në kuadër të operacionit të koduar “The brigde”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Altin Delija, Klajdi Toshkollari, u ndalua shtetasi Henri Ranci si dhe u shpall në kërkim shtetasi Klei Çela, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:
Në kuadër të operacionit të koduar “The bridge”, specialistët e strukturave për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policisë Rrugore dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 43 vjeç, banues në Durrës, K. T., 22 vjeç, dhe një shtetas i mitur 17 vjeç, të dy banues në Lushnje.

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit H. R., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. Ç., 23 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

2 automjeteve që drejtonin këta shtetas iu është bërë shenjë për të ndaluar, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.

Drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë u vënë në ndjekje dhe si rezultat bënë të mundur kapja e 3 shtetasve. Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte shtetasi A. D., u gjetën 6 emigrantë nga Filipinet, të cilët po i transportonin nga Tirana në drejtim të Sarandës, kundrejt fitimit. Nga hetimet dyshohet se shtetasi i arrestuar K. T., dhe 17-vjeçari, kontrollonin rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë.

Gjithashtu nga hetimet rezultojnë që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe shtetasi i ndaluar H. R., dhe shtetasi i shpallur në kërkim K. Ç., për të cilin punohet për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2900 euro, 40 000 lekë, si dhe 4 celularë.

Në kuadër të operacionit “Attempt”, specialistët e strukturave për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë së Kufirit të Gjelbër Kakavije dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 29 vjeç, D. M., 22 vjeç, dhe E. F., 21 vjeç, të tre banues në Durrës.

Të 3 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, gjatë tentativës për të transportuar 12 emigrantë nga Pakistani, janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilët iu kanë bërë shenjë për të ndaluar. Drejtuesit e automjeteve nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë, iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat është bërë e mundur kapja e 3 shtetasve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, 1900 euro, si dhe 4 celularë.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

/e.i//r.e/

The post Kalim i paligjshëm i kufirit, arrestohen shtatë persona në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndoti mjedisin me ujëra të mbetjeve teknologjike, procedohet pronari italian i fabrikës

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin italian S. O., 35 vjeç.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë punës, fabrika e përpunimit të peshkut të shtetasit italian në fshatin Allprenaj ka derdhur në një kanal kullues ujëra të mbetjeve teknologjike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/e.i//r.e/

The post Ndoti mjedisin me ujëra të mbetjeve teknologjike, procedohet pronari italian i fabrikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Makina doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome”, njoftimi i policisë për aksidentin e sulmuesit portugez

3 July 2025 at 14:03

Bota e futbollit është në zi, për ndarjen nga jeta të sulmuesit portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva, pas një aksidenti fatal në Spanjë.

Së fundmi, policia spanjolle ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Informacioni që e kemi është se makina, një Lamborghini, doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë tejkalimit. Pastaj gjithçka mbaroi. Aksidenti ndodhi në komunën e Cernadilla në Zamora rreth orës 00:30 sipas orës lokale. Dy persona vdiqën”- shkruhej në njoftim.

The post “Makina doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome”, njoftimi i policisë për aksidentin e sulmuesit portugez appeared first on Sot News | Lajme.

Aksioni te “Bankers”/ Prokuroria njoftim zyrtar: Nuk ka paguar tatimet prej 20 vitesh, ka shkaktuar miliona euro dëm

3 July 2025 at 12:32

Prokuroria e Fierit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar një ditë më parë në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier. Prokuroria bën me dije se ka lëshuar 14 masa sigurie për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Nga këto masa sigurie janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre ndaj personave drejtues të kësaj kompanie, mes tyre administratori aktual i shoqërisë, Hongping Xiao dhe ish-administratori, Leonidha Çobo. Ndërkohë në kërkim janë 5 shtetas të huaj.

Gjithashtu bëhët me dije se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, prej 20 vitesh nuk ka paguar tatime, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Po ashtu nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lëshoi 14 masa sigurimi për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.

Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post Aksioni te “Bankers”/ Prokuroria njoftim zyrtar: Nuk ka paguar tatimet prej 20 vitesh, ka shkaktuar miliona euro dëm appeared first on Sot News | Lajme.

Abuzime me tendera/ GJKKO masë sigurie ndaj Jonaid Myzyri

By: user7
30 June 2025 at 14:34

Gjykata e Posaçme ka vendosur masë sigurie ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri.
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Myzyri është i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit penal 175/1 i vitit 2022*, me vendimin nr.61, datë 30.06.2025, ka caktuar masën e sigurisë ndaj shtetasit, J. M., i cili mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, të cilit i është komunikuar akuza.

Masa e vendosur përfshin“Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar për ekzekutim vendimin, nr.61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Për këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur: J.M., V.Zh., L.S., M.Z., E.B., V.H., G.A., dhe A.H., të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

The post Abuzime me tendera/ GJKKO masë sigurie ndaj Jonaid Myzyri appeared first on Lapsi.al.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, ndikimi shkon përtej ushtrisë

By: M C
24 June 2025 at 20:24

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale një postim ku tregon ndikimin që do të ketë investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje.

Teksa në Hagë zhvillohet samiti dy ditor i NATO-s, ambasada amerikane shprehet se nën udhëheqjen e Donald Trump, 32 aleatët pritet të marrin vendime të rëndësishme. Më tej në postim thuhet se 5% i investuar te mbrojtja do të ketë ndikim edhe përtej ushtrisë.

POSTIMI I PLOTË:

Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, 32 Aleatë pritet të marrin vendime të rëndësishme dhe me ndikim të gjerë. Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, por ndikimi i tij shkon përtej ushtrisë.
Na ndiqni për më shumë.

The post Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, ndikimi shkon përtej ushtrisë appeared first on Albeu.com.

Sezoni turistik/ Policia vijon me aksionin, për lirimin e plazheve publike, reagon Kryetarja e Bashkisë: Të mos..

12 June 2025 at 22:35

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nisur një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

“Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik nisëm aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

Aksioni për lirimin e hapësirave të plazheve publike do të vijojë përgjatë gjithë bregdetit të Durrësit. I bëjmë thirrje subjekteve apo dhe individëve të mos zaptojnë këto hapësira pasi ato i përkasin të gjithë pushuesve”,– shkruan Sako.

The post Sezoni turistik/ Policia vijon me aksionin, për lirimin e plazheve publike, reagon Kryetarja e Bashkisë: Të mos.. appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohen 4 punonjës policie dhe një shtetas në Kapshticë

TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës policie dhe një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas AMP të arrestuarit janë: N/Komisar Y. D., me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit  Kufitar Kapshticë; Inspektor F. B., me detyrë Specialist/Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë; Inspektor L. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë; inspektor D. M., me detyrë Trupë Shërbimi/Kontrollor në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, i cili dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe shtetasin V. B., banues në Vërdovë (Pogradec).

AMP njofton se, në vijim të hetimeve dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrit të dokumentohej me prova shpërdorimi i detyrës nga ana e punonjësve të policisë, të cilët me mosveprime dhe në shkelje të ligjit nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues shtetasin V. B., ku ishte e fshehur një sasi e dyshuar lëndë narkotike “Heroinë”.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, thuhet në njoftimin e AMP-së.

The post Arrestohen 4 punonjës policie dhe një shtetas në Kapshticë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 punonjës të Bashkisë

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 punonjës të Bashkisë.

Sipas njoftimit të policisë Francesko Tozaj, Alpin Skëndaj, Luan Dalipaj, Endrit Delaj dhe Daniel Islamaj kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit dhe duke sjellë ndotje të mjedisit.

Policia e Vlorës referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë.

“Më datë 7 qershor 2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

/m.m/a.f/

The post Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 punonjës të Bashkisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndeshja Shqipëri-Serbi, Policia: Zona pranë stadiumit bllokim të pjesshëm sot dhe nesër

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një tjetër njoftim për planin e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit.

Në njoftimin për mediet, Policia bën me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.

Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht që i gjithë aktiviteti të përfundojë me sukses porsa i përket masave të sigurisë, dhe në këtë kuadër me qëllim shmangien e incidenteve, apelojmë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë në terren.

Çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero. /e.i/ a.g/

The post Ndeshja Shqipëri-Serbi, Policia: Zona pranë stadiumit bllokim të pjesshëm sot dhe nesër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada amerikane njoftim: Trupat amerikane stërvitje ushtarake në Panama, ja arsyeja

6 June 2025 at 13:30

Një marrëveshje dypalëshe, e nënshkruar në prill, u lejon trupave amerikane të vendosen rreth Kanalit të Panamasë, por jo të krijojnë baza, sqaruan autoritetet panameze.

Trupat amerikane kanë mbërritur në Panama për stervitje ushtarake që synojnë mbrojtjen e kanalit të vendit, i cili lidh dy oqeane, tha të enjten ambasada amerikane, pas një marrëveshjeje dypalëshe që ka shkaktuar protesta në vendin e Amerikës Qendrore.

Ushtarët amerikanë “do të stërviten së bashku me forcat e sigurisë panameze” në “operacione në xhungël”, tha ambasada amerikane në një deklaratë të shkurtër.

Ambasada sqaroi se Panamaja “duhet të miratojë” hyrjen e ushtrisë amerikane, “në bazë rotacioni dhe jo përgjithmonë”, për të kryer stervitje.

Panamaja nënshkroi marrëveshjen e sigurisë pas presionit nga Presidenti Donald Trump, i cili ka kërcënuar të sekuestrojë kanalin, duke pretenduar se është nën ndikimin e Kinës.

Kjo marrëveshje ka shkaktuar protesta nga sindikatat dhe organizatat e tjera panameze, të cilat e konsiderojnë atë një “shkelje të sovranitetit” të vendit dhe se është një kthim i maskuar i bazave ushtarake.

Në vitet e fundit, ushtria amerikane ka marrë pjesë në stërvitje ushtarake në Panama së bashku me vendet e Amerikës Latine.

The post Ambasada amerikane njoftim: Trupat amerikane stërvitje ushtarake në Panama, ja arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Posta Shqiptare apel qytetarëve: Mos klikoni linqet e dyshimta

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Posta Shqiptare ka paralajmëruar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm ndaj mesazheve të paidentifikuara që shpërndahen në emër të saj dhe që synojnë të mashtrojnë përdoruesit përmes linqeve të dyshimta.

Në adrese të disa qytetarëve kanë mbërritur mesazhe të tilla si: Paketa juaj ka mbërritur në magazinën tonë lokale, por nuk është dorëzuar për shkak të një adrese të gabuar të dorëzimit ose informacionit të paplotë. Ju lutem konfirmoni adresën e saktë nëpërmjet lidhjes më poshtë, përndryshe paketa do të kthehet pas 24 orësh.

Përmes një njoftimi zyrtar, Posta Shqiptare u bën thirrje klientëve të saj që të mos bien pre e këtyre skemave të rrezikshme.

“Nëse haseni me mesazhe të tilla, ju lutem mos klikoni asnjë link dhe mos jepni asnjë informacion personal, pasi ekziston rreziku që të dhënat tuaja të vidhen,” thuhet në njoftimin e Postës, e cila distancohet plotësisht nga çdo komunikim i tillë mashtrues.

Posta Shqiptare thekson se komunikimet zyrtare me klientët kryhen vetëm përmes kanaleve të saj të verifikuara dhe u kërkon qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë institucioneve përkatëse.

/a.f/

The post Posta Shqiptare apel qytetarëve: Mos klikoni linqet e dyshimta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkelje të lejeve mjedisore, Prokuroria çon në gjyq 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 13 persona, të dyshuar për shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme.

Ndër të pandehurit janë 10 inspektorë dhe zyrtarë të institucioneve mjedisore, të akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se kanë lejuar ushtrimin e aktivitetit të disa kompanive në kundërshtim me lejet mjedisore dhe nuk kanë kryer inspektime efektive.

Hetimet nisën pas një kallëzimi nga gazetari investigativ S.K. dhe zbuluan një skemë të gjerë falsifikimi dhe bashkëpunimi të dyshimtë mes zyrtarëve publikë dhe disa kompanive private.

Për veprën penale “falsifikim dokumentesh”, Prokuroria ka marrë të pandehur administratorët e tre kompanive: E.M., administrator i “V.R shpk”; E.Sh., administratore e “E. shpk”; L.Sh., administrator i “S. shpk”.

Këta shtetas akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.

Për veprën penale “Shpërdorim detyre”, janë marrë të pandehur edhe këta 10 zyrtarë: J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., K.A.

Sipas hetimeve, këta zyrtarë kanë pranuar dokumente të falsifikuara, kanë kryer inspektime vetëm në letër dhe nuk kanë kontrolluar kushtet reale në terren.

Nga analiza e të dhënave, rezulton se kompania “V.R shpk” ka përfituar mbi 30 tendera në periudhën 2017–2022, duke përdorur dokumentacion të rremë dhe mungesë të pajisjeve të kërkuara, në kundërshtim me lejet mjedisore të tipit A dhe B.

/a.gj/ /a.g/

 

The post Shkelje të lejeve mjedisore, Prokuroria çon në gjyq 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, uron KF Egnatia për titullin kampion

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për ekipin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia.

Kreu i qeverisë botërore të futbollit ia ka adresuar letrën Presidentit të FSHF dhe klubit rrogozhinas.

Në urimin e tij, Infantino thekson se kjo arritje e madhe ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme përgjatë sezonit. Gjithashtu ai falënderon edhe Presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në vend.

Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:

I nderuar President,

Me anë të kësaj letre, kam kënaqësinë të përgëzoj kampionët e rinj të Shqipërisë, KF Egnatia Rrogozhinë.

Përpjekjet dhe rezultatet e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit janë shpërblyer, duke sjellë këtë titull të rëndësishëm. Urime secilit anëtar të ekipit dhe klubit për këtë arritje të madhe.

Duke ju falënderuar ju dhe Federatën tuaj për mbështetjen e vazhdueshme, punën dhe përkushtimin për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj, pres me padurim, i nderuar President, të takohemi sërish së shpejti.

Me respekt,

Gianni Infantino

/a.f/

The post Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, uron KF Egnatia për titullin kampion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eurojust jep detaje: U trafikuan 1.8 ton kokainë dhe heroinë

By: user7
22 May 2025 at 10:13

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, Eurojust ka dhënë detaje lidhur me operacionin “Ura” që u zhvillua në Shqipëri dhe Itali.

Eurojust bën me dije se në kuadër të këtij megaoperacioni janë goditur fuqishëm tre grupeve të krimit të organizuar të lidhura me njëra-tjetrën dhe të përfshira në trafikimin e drogës në shkallë të gjerë dhe pastrimin e parave. Gjithashtu thuhet se u lëshuan 52 urdhërarreste, përfshirë përsona që janë në krye të këtyre grupeve kriminale.

Ndonëse ende nuk ka një vlerësim të plotë të fitimeve totale të bashkëpunimit midis tre grupeve kriminale thuhet se ekipi i përbashkët hetimor italo-shqiptar ka zbuluar pagesa deri në 5 milionë euro dhe trafikim të të paktën 1.8 ton kokainë dhe heroinë.

Hetimet e këtij operacioni u iniciuan në vitin 2016 nga Prokuroria Publike e Barit, SPAK dhe Policia e Shtetit në Shqipëri. Nga ana shqiptare, një grup kriminal, i cili vepronte nga Durresi, ishte përgjegjës për transportin dhe shpërndarjen me shumicë të sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe kanabisit të trafikuara midis Ballkanit, Evropës Veriore, Amerikës së Jugut dhe Puglias në Itali.

Dy banda kriminale të udhëhequra nga italianët kryenin përgatitjen dhe paketimin e drogave të paligjshme dhe furnizonin me kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine dhe Turqia bandat lokale në organizata në Bari, Brindisi dhe Lecce.

The post Eurojust jep detaje: U trafikuan 1.8 ton kokainë dhe heroinë appeared first on Lapsi.al.

Humbën rrugën në Karaburun, Policia Kufitare ndihmon dy turistët kanadezë


TIRANË, 18 maj /ATSH/ Policia Kufitare Dhërmi u ka ardhur në ndihmë dy turistëve kanadezë që kishin humbur rrugën në Karaburun.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, salla operative e Policisë Vlorë është njoftuar se dy shtetas kanadezë, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën e Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk dinin të ktheheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizuan shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, të cilët u nisën me mjet lundrues drejt Gjirit të Gramës.

Në njoftim thuhet se “pas mbërritjes, efektivët e Policisë vijuan kërkimet në këmbë, në terrenin e vështirë malor dhe në kushte të errësirës, duke bërë të mundur, rreth orës 24:00, lokalizimin dhe gjetjen e dy turistëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore”.

“Turistët u shoqëruan në Gjirin e Gramës dhe iu bashkuan grupit të tyre, ndërsa falënderuan shërbimet e Policisë së Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar”, nënvizohet në njoftim.

Policia Kufitare e Vlorës mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve, në çdo cep të territorit.

/a.f/

The post Humbën rrugën në Karaburun, Policia Kufitare ndihmon dy turistët kanadezë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sherri në KZAZ e Kasharit, KQZ nxjerr jashtë qendrave të numërimit gjithë vëzhguesit

By: M C
15 May 2025 at 19:58

Pas incidentit të dhunshëm të regjistruar së fundmi në qendrën e votimit në Kashar pas dhunimit të kryetarit të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve Remzi Memedi, nga vëzhgues të PS, kreu i KQZ del me njoftimin e rëndësishëm.

Ilirjan Celibashi ka përjashtuar nga të gjitha qendrat e votimit në vend të gjithë vëzhgesit e partive politike të akredituar nga vetë KQZ, me përjashtim të vëzhguesëve ndërkombëtarë.

Pra në 11 subjektet zgjedhore, do të ketë vetëm nga një vëzhgues për çdo grup numërimi si dhe një vëzhgues për qark.

Sakaq, të gjitha shoqëritë civile duhet të riparaqesin pranë KQZ kërkesën e akreditimit si vëzhgues brenda datës 16 Maj ora 12:00, ndërsa partitë politike kanë të drejtë të paraqesin kërkesën e tyre brenda ditës së sotme, deri në mesnatë.

The post Sherri në KZAZ e Kasharit, KQZ nxjerr jashtë qendrave të numërimit gjithë vëzhguesit appeared first on Albeu.com.

Biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ FSHF del me një tjetër njoftim të rëndësishëm

By: V K
14 May 2025 at 10:11

Federata Shqiptare e Futbollit, ka informuar të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se për ndeshjen Shqipëri-Serbi, më 7 qershor 2025 nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave.

Vendin e tyre në stadium e kanë të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar, për të kryer blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar.

FSHF falenderon të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme!

The post Biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ FSHF del me një tjetër njoftim të rëndësishëm appeared first on Albeu.com.

❌
❌