Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve

3 July 2025 at 22:26

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler.

Në takimin u bisedua për avancimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik – si konfirmim të partneritetit të fuqishëm strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve.

Theks i posaçëm u vendos në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe përkrahjes së iniciativave të orientuara drejt përforcimit të tregtisë dhe investimeve, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në bisedë gjithashtu janë këmbyer mendimet për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë. U konfirmua angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, partneriteti i fortë në kuadër të Aleancës së NATO-s, si dhe përpjekjet për të promovuar vlerat demokratike, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ministri Mucunski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe dhe kontributin aktiv të shtetit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

The post Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve appeared first on Telegrafi.

Ambasada amerikane: Do t’ju refuzohet viza nëse qëllimi është të lindni fëmijën në SHBA

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot qytetarët se përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane nënvizon se oficerët konsullorë do të refuzojnë aplikimet për vizë turistike në rast se qëllimi i udhëtimit është për të lindur fëmijën në SHBA.

“Oficerët konsullorë të SHBA do të refuzojnë aplikimet për vizë turistike nëse besojnë se qëllimi kryesor i udhëtimit është të lindni fëmijën tuaj në Shtetet e Bashkuara për të fituar shtetësinë amerikane, kjo është e ndaluar”, njoftoi Ambasada amerikane.

/m.q//r.e//a.f/

The post Ambasada amerikane: Do t’ju refuzohet viza nëse qëllimi është të lindni fëmijën në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, ndikimi shkon përtej ushtrisë

By: M C
24 June 2025 at 20:24

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale një postim ku tregon ndikimin që do të ketë investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje.

Teksa në Hagë zhvillohet samiti dy ditor i NATO-s, ambasada amerikane shprehet se nën udhëheqjen e Donald Trump, 32 aleatët pritet të marrin vendime të rëndësishme. Më tej në postim thuhet se 5% i investuar te mbrojtja do të ketë ndikim edhe përtej ushtrisë.

POSTIMI I PLOTË:

Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, 32 Aleatë pritet të marrin vendime të rëndësishme dhe me ndikim të gjerë. Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, por ndikimi i tij shkon përtej ushtrisë.
Na ndiqni për më shumë.

The post Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, ndikimi shkon përtej ushtrisë appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe

By: V K
22 June 2025 at 11:07

Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin e presidentit Donald Trump,

Trump shkruan se në rast kundërpërgjigje, Teherani do të përballet me një forcë ushtarake edhe më të madhe se ajo e mbrëmjes së kaluar.

Mesazhi i Trump:

“Çdo hakmarrje nga irani kundër shteteve të bashkuara të amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se çfarë u pa sonte. Faleminderit! Donald Trump, president i shteteve të bashkuara”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një seri sulmesh ajrore kundër lokacioneve bërthamore në Fordow, Isfahan dhe Natanz, në Iran. Njoftimi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump erdhi në mbrëmjen përmes një mesazhi të publikuar në platformën e tij Truth Social dhe të shpërndarë për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë.

Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, presidenti i SHBA-së tha se të tre lokacionet ishin “shkatërruar plotësisht”, duke specifikuar se qëllimi i Uashingtonit është të pamundësojë aftësitë e pasurimit të uraniumit të Teheranit dhe “t’i japë fund kërcënimit bërthamor të paraqitur nga një vend që është sponsori kryesor i terrorizmit në botë”. Trump i bëri thirrje edhe një herë Iranit, të cilin e quajti “ngacmuesi i Lindjes së Mesme”, të bëjë paqe, duke parashikuar sulme të reja të SHBA-së nëse nuk e bën këtë. “Nëse ata nuk bëjnë paqe, sulmet e ardhshme do të jenë më të këqija dhe shumë më të lehta për t’u kryer: kanë mbetur shumë objektiva dhe nëse paqja nuk arrihet së shpejti, ne do t’i godasim”, theksoi ai.

 

The post Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundër krimeve

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ 33 specialistë të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit përfunduan kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ndau sot një mesazh urimi për 33 specialistët, ndërkohë që u shpreh se ky është një program i thelluar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve Bashkuara (ICITAP), në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.

Sipas ambasadës së SHBA-ve, përmes këtij “trajnimi rigoroz, policia shqiptare po forcon aftësitë e saj për të shërbyer si një vijë mbrojtjeje thelbësore kundër krimeve që kërcënojnë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara dhe për ta bërë këtë me transparencë dhe përgjegjësi, në përputhje me parimet bashkëkohore dhe ndërkombëtare të policisë”.

Nga marrja e diplomave të 33 specialistëve të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit Shqiptar ...
1 nga 7

/e.i/j.p/

The post Ambasada e SHBA: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundër krimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Marco Rubios: SHBA-të të palëkundura në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe forcimin e sigurisë kufitare

By: M C
10 June 2025 at 17:44

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin e sekretarit të shtetit, Marco Rubio, i cili dhe njëherë tjetër shpreh angazhimin e palëkundur të qeverisë amerikane për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm.

“Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës”, thuhet në mesazhin e postuar nga Ambasada e USA në Tiranë.

Në mesazhin e shpërndarë në rrjete sociale përmenden dy zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara, si një shembull të ruajtjes së standardeve më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.

“Siç ka thënë Sekretari Rubio: “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.” Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.”

The post Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Marco Rubios: SHBA-të të palëkundura në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe forcimin e sigurisë kufitare appeared first on Albeu.com.

“Paqe përmes forcës”, ambasada e SHBA: 5 arsye për të rritur investimet në mbrojtje për aleatët e NATO-s

5 June 2025 at 14:23

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një mesazh të qartë në rrjetet sociale duke theksuar rëndësinë e forcimit të mbrojtjes si garanci për paqe: “Investimi siguron forcë + Forca siguron paqe = Paqe përmes forcës.”

Postimi përmban pesë arsye kryesore pse aleatët, përfshirë Shqipërinë, duhet të rrisin investimet në fushën e mbrojtjes:

Paqe përmes forcës – Ushtritë me burime të mjaftueshme dëshmojnë vendosmëri, duke ulur rrezikun e përshkallëzimeve ushtarake.

Përshtatje në një mjedis dinamik sigurie – Përballë forcimit të Rusisë, lidhjes së Koresë së Veriut me Moskën, dhe sfidave nga Irani dhe Kina, fleksibiliteti dhe përgatitja janë thelbësore.

Përballja me kërcënimet moderne – Investimet ushtarake nxisin teknologjitë më të përparuara si inteligjenca artificiale, hapësira, kibernetika dhe sistemet autonome.

Kontribut në zhvillimin ekonomik – Shpenzimet në mbrojtje sjellin përfitime afatgjata për ekonominë duke gjeneruar vende të reja pune. Detyrimet ndaj NATO-s – Aleanca e Atlantikut të Veriut u themelua mbi angazhimin e përbashkët për të investuar në kapacitetet mbrojtëse dhe për të ruajtur paqen kolektive.

Ky mesazh vjen në një kohë me sfida të reja në arenën ndërkombëtare, ku përgatitja ushtarake dhe angazhimi për sigurinë mbeten prioritet i përbashkët për aleatët e NATO-s.

The post “Paqe përmes forcës”, ambasada e SHBA: 5 arsye për të rritur investimet në mbrojtje për aleatët e NATO-s appeared first on Sot News | Lajme.

Ushtarët amerikanë stërvitje me FA-në dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, ambasada amerikane: Përgatit Aleatët e NATO-s

3 June 2025 at 18:59

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar pamje nga stërvitja e përbashkët ushtarake “Immediate Response 25”, që po zhvillohet në zonën e Bizës, me pjesëmarrjen e ushtarëve amerikanë, Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ushtrimi përfshin trajnim me armë zjarri dhe synon të rrisë aftësitë mbrojtëse dhe gatishmërinë operacionale të forcave pjesëmarrëse.

Sipas ambasadës amerikane, “Immediate Response 25” është një ushtrim në shkallë të gjerë i Ushtrisë Amerikane, i konceptuar për të:

  • Rritur kapacitetet mbrojtëse
  • Mundësuar integrimin në NATO përmes programeve të gatishmërisë së partneritetit shtetëror
  • Përgatitur Aleatët e NATO-s për zbatimin e planeve rajonale të mbrojtjes

“Ky ushtrim është gjithashtu një shembull i angazhimit të SHBA ndaj Aleancës”, thuhet në deklaratën e ambasadës, duke theksuar rëndësinë strategjike të bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

The post Ushtarët amerikanë stërvitje me FA-në dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, ambasada amerikane: Përgatit Aleatët e NATO-s appeared first on Sot News | Lajme.

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

By: user 6
30 May 2025 at 20:52

Prej kohësh Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nuk është më e drejtpërdrejtë në mesazhet e saj. Deklarata lakonike pas zgjedhjeve të 11 majit shkaktoi reagime të shumta.

Po aq të shumta ishin edhe komentet për të zbërthyer frazën: “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”.

Këtë të premte Ambasada e SHBA ka shpërndarë një tjetër mesazh në rrjetet e saj sociale. Këtë herë ka zgjedhur një pjesë të deklaratës së Samuel Samson nga Departamenti i Shtetit, Byroja për Demokracinë, të drejtat e njeriut dhe punën.

LEXO EDHE: Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

Në fjalën e tij ai nënvizon se si partneriteti ynë duhet të bazohet në trashëgiminë e përbashkët dhe jo në konformizmin globalist.

“Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik” – thuhet në fjalën e tij që lapsi.al e sjell më poshtë të plotë. 

Nevoja për aleatë civilizues në Evropë

Nga Samuel Samson

Këshilltar i Lartë për Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë (DRL)

Marrëdhënia e ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës tejkalon afërsinë gjeografike dhe politikën transaksionale. Ajo përfaqëson një lidhje unike e farkëtuar në kulturën e përbashkët, besimin, lidhjet familjare, ndihmën e ndërsjellë në kohë vështirësish dhe, mbi të gjitha, në një trashëgimi të përbashkët civilizuese perëndimore.

Partneriteti ynë transatlantik mbështetet në një traditë të pasur perëndimore të ligjit natyror, etikës së virtytit dhe sovranitetit kombëtar. Kjo traditë rrjedh nga Athina dhe Roma, përmes krishterimit mesjetar, drejt së drejtës së zakonshme angleze dhe në fund te dokumentet themeluese të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë me pohimin revolucionar se njerëzit ‘janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme’ pasqyron mendimin e Aristotelit, Thomas Aquinas dhe figurave të tjera të mëdha evropiane që pranonin se të gjithë njerëzit zotërojnë të drejta natyrore që asnjë qeveri nuk mund t’i caktojë apo t’i mohojë. Amerika mbetet e borxhli ndaj Evropës për këtë trashëgimi intelektuale dhe kulturore.

Kjo lidhje mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara është gjithashtu arsyeja pse ne flasim me ndershmëri kur nuk biem dakord ose kemi shqetësime—dhe është arsyeja pse Administrata Trump po ngrit alarmin në Evropë. Kur Zëvendës Presidenti Vance foli në Konferencën e Sigurisë në Mynih këtë vit, ai e bëri arsyen të qartë, duke thënë: ‘Ajo për të cilën shqetësohem është kërcënimi nga brenda, tërheqja e Evropës nga disa prej vlerave më themelore të saj—vlera të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.’

Pas dy luftërave botërore shkatërruese, kombet evropiane kërkuan të parandalonin katastrofa të ardhshme duke krijuar struktura supranacionale që do të afronin kombet me njëra-tjetrën dhe do të mundësonin angazhime më të forta diplomatike dhe ekonomike. Përkrahësit e këtij rendi të ri, përfshirë parti të krishtera dhe pro-demokraci me qëllime të mira, kërkuan një transformim madhështor—një botë që do të kapërcente përçarjen e kombësisë dhe besimit për të sjellë një epokë paqeje të paparë. Duke kapërcyer ankorat e kombësisë, kulturës dhe traditës, liberalizmi global premtoi atë që Francis Fukuyama e quajti ‘fundi i historisë,’ inovacioni përfundimtar i jetës politike.

Sot, ky premtim ndodhet në copëza. Ajo që qëndron në vend të tij është një fushatë agresive kundër vetë civilizimit perëndimor. Në të gjithë Evropën, qeveritë kanë armatosur institucionet politike kundër qytetarëve të tyre dhe kundër trashëgimisë sonë të përbashkët. Larg nga forcimi i parimeve demokratike, Evropa është kthyer në një vatër të censurës dixhitale, migracionit masiv, kufizimeve të lirisë fetare dhe shumë sulmeve të tjera ndaj vetëqeverisjes demokratike.

Këto prirje shqetësuese janë vetëm shtuar në vitet e fundit. Në Mbretërinë e Bashkuar, policia po arreston të krishterë, si Adam Smith-Connor dhe Livia Tossici-Bolt—për lutje të heshtura jashtë klinikave të abortit. Në vitin 2023, mbi 12,000 qytetarë britanikë u arrestuan për postime online, përfshirë komente kritike ndaj krizës së migracionit në Evropë, të cilat autoritetet i konsideruan si ‘shumë ofenduese.’

Në Gjermani, qeveria ka ngritur sisteme të ndërlikuara për të monitoruar dhe censuruar fjalën online nën maskën e luftës kundër dezinformimit dhe parandalimit të fyerjes. Kur qytetarët gjermanë shprehin shqetësime legjitime për ndikimet ekonomike dhe shoqërore të globalizimit ose kritikojnë politikanët, ata rrezikojnë të gjobiten, të etiketohen si radikalë, apo edhe të kenë shtëpitë e tyre të kontrolluara nga policia. Akti i Shërbimeve Dixhitale i Bashkimit Evropian, i paraqitur si mbrojtje për fëmijët nga përmbajtje e dëmshme online, përdoret në fakt për të heshtur zërat kundërshtarë përmes një moderimi përmbajtjesh në stil Orëellian. Rregullatorë të pavarur tani mbikëqyrin kompanitë e mediave sociale, përfshirë platforma të njohura amerikane si X, dhe i kërcënojnë ato me gjoba të mëdha në rast të mos-përputhjes me rregullat e tyre të rrepta për fjalën.

Kjo atmosferë ndikon gjithashtu zgjedhjet në Evropë. Siç e theksoi së fundmi Sekretari Rubio, partia popullore Alternativa për Gjermaninë u etiketua si një organizatë ‘ekstremiste’ nga inteligjenca gjermane, gjë që mund të çojë në përjashtimin e saj nga procesi zgjedhor. Kandidatja kryesore për presidente në Francë, Marine Le Pen, u akuzua për përvetësim fondesh dhe, në kundërshtim me procedurat standarde, u ndalua menjëherë nga kandidimi. Kufizime të ngjashme kanë ndodhur në Poloni dhe Rumani ndaj partive apo politikanëve të caktuar. Njëkohësisht, kombe të krishtera si Hungaria etiketohen padrejtësisht si autoritare dhe shkelëse të të drejtave të njeriut.

Amerikanët janë të njohur me këto taktika. Në fakt, një strategji e ngjashme e censurës, demonizimit dhe armatosjes së burokracisë u përdor kundër Presidentit Trump dhe mbështetësve të tij. Kjo tregon se projekti liberal global nuk po mundëson lulëzimin e demokracisë. Përkundrazi, po e shkel atë, bashkë me trashëgiminë perëndimore, në emër të një klase qeverisëse të degjeneruar që ka frikë nga populli i vet.

Shqetësimet tona nuk janë partiake, por parimore.

Shtypja e fjalës, lehtësimi i migracionit masiv, shënjestrimi i shprehjes fetare dhe minimi i zgjedhjeve të ndershme përbëjnë kërcënim për vetë themelin e partneritetit transatlantik. Një Evropë që zëvendëson rrënjët e saj shpirtërore dhe kulturore, që trajton vlerat tradicionale si relikte të rrezikshme dhe që përqendron pushtetin në institucione të pakontrollueshme, është një Evropë më pak e aftë për të qëndruar e fortë përballë kërcënimeve të jashtme dhe kalbëzimit të brendshëm. Në këtë drejtim, arritja e paqes në Evropë dhe në botë nuk kërkon një mohim të trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore, por një rinovim të saj.

Sekretari Rubio e ka bërë të qartë se Departamenti i Shtetit do të veprojë gjithmonë në interesin kombëtar të Amerikës. Rrëshqitja demokratike e Evropës nuk ndikon vetëm qytetarët evropianë, por gjithnjë e më shumë ndikon edhe sigurinë dhe lidhjet ekonomike të Amerikës, bashkë me të drejtat e fjalës së lirë për qytetarët dhe kompanitë amerikane.

Shpresa jonë është që si Evropa ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të mund të riafirmojnë trashëgiminë tonë perëndimore të përbashkët dhe që qeveritë evropiane t’i japin fund përdorimit të qeverisë si armë kundër atyre që përpiqen ta mbrojnë atë. Ne nuk do të biem gjithmonë dakord për mënyrat dhe taktikat, por veprimet konkrete nga qeveritë evropiane për të garantuar mbrojtjen e fjalës politike dhe fetare, kufij të sigurt dhe zgjedhje të ndershme do të ishin hapa të mirëpritur përpara.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj një partneriteti të fortë me Evropën dhe të punuarit së bashku për objektiva të përbashkëta të politikës së jashtme. Megjithatë, ky partneritet duhet të mbështetet në trashëgiminë tonë të përbashkët, jo në konformizmin globalist. Marrëdhënia jonë është shumë e rëndësishme, historia jonë shumë e vlefshme, dhe rreziqet ndërkombëtare shumë të mëdha për të lejuar që ky partneritet të minohet. Prandaj, në të dy anët e Atlantikut, duhet të ruajmë të mirat e kulturës sonë të përbashkët, duke siguruar që civilizimi perëndimor të mbetet një burim virtyti, lirie dhe lulëzimi njerëzor për brezat që do të vijnë.

The post Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon… appeared first on Lapsi.al.

Lufta kundër drogës, ambasada e SHBA: Kush ka info të informojë DEA-n! Të përkushtuar të punojmë së bashku me Shqipërinë

By: redi
22 May 2025 at 15:22

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, informon se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve është aktive në vend. Ambasada vë në dispozicion edhe kontaktin me DEA-n për këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimit të të ardhurave nga droga. Në reagim, thuhet se të dhënat do të mbahen të fshehta, ndërsa shton se SHBA-të mbeten të përkushtuara të punojnë për të…

Source

Ambasada e SHBA: Denonconi pranë DEA-së lidhjet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave

By: Ela
22 May 2025 at 14:56

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar ditën e sotme se linja e sinjalizimit e Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA) është aktive dhe në funksion të qytetarëve për të denoncuar çdo rast të mbi trafikun e drogës apo aktivitetet e pastrimit të parave. DEA u bën thirrje të gjithë personave që zotërojnë të […]

The post Ambasada e SHBA: Denonconi pranë DEA-së lidhjet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave appeared first on BoldNews.al.

“Mirënjohës për partneritetin…”/ Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Qose takim me delegacionin e Ambasadës Amerikane

22 May 2025 at 13:47

Të kryesuar me një ekip ekspertësh nga Washington D.C, për të zhvilluar një ceremoni të posaçme dhurimi të pajisjeve për përmirësimin e sistemit penitenciar shqiptar, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të programeve strategjike të qeverisë amerikane si INL (Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit) dhe ICITAP (Programi Ndërkombëtar për Asistencën në Trajnimin e Hetimeve Kriminale), të cilët janë kontribuues kyç në forcimin e kapaciteteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Fokusi i kësaj mbështetjeje konkrete është përmirësimi i standardeve të punës dhe forcimi i infrastrukturës në sistemin tonë penitenciar, përmes pajisjeve teknike moderne dhe trajnimeve profesionale.

Falë mbështetjes së Uashingtonit, Qose theksoi rëndësinë e ngritjes së strukturave të specializuara, si Drejtoria e Analizës dhe Vlerësimit të Riskut, që po ndjek modele inteligjente të ngjashme me ato të sistemit korrektues amerikan.

Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane dhe theksoi se përballja me sfidat e reformimit të mëtejshëm të sistemit kërkon partneritet të qëndrueshëm. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerëson fort marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një partner strategjik për profesionalizimin dhe modernizimin e sistemit penitenciar,” u shpreh ai.

Nga ana e saj, znj. Kathryn Hammond vlerësoi përparimin e bërë në drejtim të reformimit të sistemit penitenciar shqiptar, duke theksuar angazhimin e SHBA-së për të mbështetur më tej përpjekjet për një sistem më të drejtë, më të sigurt dhe më human.

Pjesë e delegacionit ishin gjithashtu z. Stephen Fields nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, z. Richard Deasy, atashe pranë ICITAP, dhe z. John Kastning nga INL, si dhe Nisha Abraham, oficere politike-ushtarake të cilët rikonfirmuan angazhimin për të mbështetur përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e drejtësisë penale.

The post “Mirënjohës për partneritetin…”/ Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Qose takim me delegacionin e Ambasadës Amerikane appeared first on Sot News | Lajme.

Ambasada e SHBA mesazh qytetarëve për zgjedhjet e 11 majit: Voto pa frikë!

By: Oldi
7 May 2025 at 10:38

Katër ditë para zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, ambasada e SHBA ka dalë me një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptare, duke bërë thirrje që të votohet pa frikë. “Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë. Ndërkohë […]

The post Ambasada e SHBA mesazh qytetarëve për zgjedhjet e 11 majit: Voto pa frikë! appeared first on BoldNews.al.

“Viza juaj mund të refuzohet nëse…”, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njofton qytetarët për aplikimet

By: M C
4 May 2025 at 19:28

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë sot një njoftim në rrjete sociale, adresuar të gjithë të interesuarve për të aplikuar për vizë amerikane jo-emigruese.

Ambasada amerikane bën me dije se qytetarët shqiptarë mund ta bëjnë aplikimin onlinë, pa pasur nevojë për një agjent vizash.

Ndërkaq ambasada thekson se “nëse një agjenci ofron informacion të pasaktë ose të rremë, ju jeni përgjegjës dhe viza juaj mund të refuzohet! Plotësojeni vetë aplikimin tuaj”.

Nuk keni nevojë për një agjent vizash për të aplikuar për një vizë amerikane jo-emigruese pasi procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe mund të përfundohet online në vetëm tre hapa të thjeshtë.

Mos harroni, nëse një agjenci ofron informacion të pasaktë ose të rremë, ju jeni përgjegjës dhe viza juaj mund të refuzohet! Plotësojeni vetë aplikimin tuaj.

Ambasada e ShBA në Tiranë është burimi i vetëm zyrtar i informacioneve për vizat amerikane në Shqipëri dhe të gjitha shërbimet ofrohen falas.

The post “Viza juaj mund të refuzohet nëse…”, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njofton qytetarët për aplikimet appeared first on Albeu.com.

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA jep paralajmërimin e fortë për qytetarët shqiptarë

By: Ela
2 May 2025 at 17:59

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka bërë thirrje që qytetarët shqiptarë të mos keqpërdorni vizat turistike, konkretisht të mos udhëtojnë për të lindur në SHBA. Me anë të një njoftimi në Facebook, ambasada sqaron se vajtja me vizë turistike në SHBA për të lindur quhet turizmi i lindjes dhe kjo do të refuzohet nga […]

The post Viza amerikane/ Ambasada e SHBA jep paralajmërimin e fortë për qytetarët shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme

By: M C
2 May 2025 at 18:20

“Është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur në Shtetet e Bashkuara që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën”.

Ky është mesazhi i Ambasadës Amerikane për qytetarët shqiptarë, të cilëve u bën thirrje të “mos keqpërdorin vizat turistike dhe të mos udhëtojnë për të lindur në SHBA”.

“Është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur në Shtetet e Bashkuara që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën, çka mund të përfshijë edhe shpenzime për kujdesin mjekësor që mbulohen nga taksapaguesit amerikanë. Ky njihet si “turizmi i lindjes” dhe oficerët konsullorë të ShBA refuzojnë të gjitha aplikimet për viza të tilla sipas ligjit të emigracionit të ShBA. Ata që keqpërdorin sistemin tonë të emigracionit përmes turizmit të lindjes mund të humbasin të drejtën për viza në të ardhmen ose për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një mënyrë më shumë se si Departamenti Amerikan i Shtetit po u shërben dhe mbron taksapaguesit dhe komunitetet amerikane”, shkruan Ambasada Amerikane në rrjetet sociale.

The post Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit, Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e zv.presidentit J.D. Vance

By: Besnik
2 May 2025 at 13:37

Kur na ndajnë vetëm 9 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e zv.presidentit të SHBA, J.D. Vance, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Thënia e zv.presidentit amerikan është vendosur mbi një foto ku shfaqet një zarf duke u futur në një kuti votimi.

Në mesazhin e Vance theksohet se demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi, teksa shton se nuk ka vend për pengesa – ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo.

“Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo.”— Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance; citohet nga Ambasada e SHBA.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet e 11 majit, Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e zv.presidentit J.D. Vance appeared first on Euronews Albania.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE-së urim qytetarëve shqiptarë për Pashkët

By: Mirgen
20 April 2025 at 17:46

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka uruar përmes një reagimi në rrjetet sociale të gjithë qytetarët shqiptarë, me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë atyre që festojnë në Shqipëri! Ju urojmë juve dhe të dashurve tuaj një ditë të gëzuar dhe të paqtë”, thuhet në postimin e ambasadës […]

The post Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE-së urim qytetarëve shqiptarë për Pashkët appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA-së: Aplikoni vetë online për një vizë amerikane

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u bëri thirrje sot të gjithë qytetarëve që duan të aplikojnë për vizë për të udhëtuar drejt SHBA, që të mos mbështen në agjenci për të plotësuar saktë aplikimin për vizë.

“Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në rrjetet sociale.

Ambasada u bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë veten dhe të dhënat personale, duke kursyer edhe para.

“Shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e SHBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e SHBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”, citohet në njoftim, teksa është ndarë edhe linku ku qytetari ndihmohet për të plotësuar aplikimin.

/r.e/

The post Ambasada e SHBA-së: Aplikoni vetë online për një vizë amerikane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

39 amerikanë betohen si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Ditën e sotme, 39 amerikanë kanë bërë betimin për t’u angazhuar si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri për dy vite shërbim. Sipas njoftimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e pranishme në këtë ceremoni ishte edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, ndërsa këta individë plot përkushtim do të sjellin më të mirat e vlerave amerikane në Shqipëri.

“Duke u mbështetur në 30 vite ndikimi, ata do të bashkëpunojnë me komunitetet lokale për të forcuar lidhjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim, ndërsa në ceremoni u bashkua edhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe drejtuesja e Korpusit të Paqes për Shqipërinë, Megan Wilson.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn u shpreh gjatë fjalës së saj përshëndetëse falënderoi ministren Manastirliu dhe ekipin për mbështetjen ndaj vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe për punën që ata bëjnë nëpër klasa, shkolla dhe komunitete anembanë Shqipërisë.

“Gjithashtu, dua të falënderoj mësuesit, bashkëpunëtorët lokalë dhe partnerët qeveritarë që do të punojnë përkrah vullnetarëve gjatë muajve dhe viteve në vijim. Ju i keni hapur bujarisht jo vetëm shtëpitë, por edhe zemrat tuaja për t’i përgatitur këta vullnetarë për punën që i pret. Mbështetja e të gjithë partnerëve tanë shqiptarë është thelbësore për suksesin e Korpusit të Paqes në Shqipëri. Dhe më duhet të pranoj, jam pak ziliqare ndaj të gjithë vullnetarëve”, tha VanHorn.

“Mikpritja, bukuritë e Shqipërisë, edhe unë i kam përjetuar këtu në ambasadë nuk mund të krahasohen me atë që ju do të përjetoni duke u bërë pjesë e këtyre familjeve dhe komuniteteve.

E di që mund të jem pak e njëanshme, por me siguri mund të them që ju jeni vullnetarë të Korpusit të Paqes në vendin më të mirë në botë. Dhe jeni duke bërë një nga punët më të rëndësishme që mund të bëhen në emër të popullit amerikan. Më shumë se 240,000 vullnetarë kanë shërbyer në rreth 140 vende dhe mendoj që të gjithë ju përfaqësoni shpirtin e shërbimit që është në thelb të asaj çfarë do të thotë të jesh amerikan”, pohoi ajo.

Gjatë fjalës së saj, VanHorn iu drejtua të rinjve vullnetarë të Korpusit të Paqes, se teksa do të hynë në një klasë shqiptare apo do të punojnë me një organizatë lokale, këta të rinj do të thellojnë dhe forcojnë më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

“Ju do të ndihmoni në forcimin e stabilitetit ekonomik përmes punës suaj në çuarjen përpara të sipërmarrjes dhe fuqizimin e komuniteteve për të zbatuar projekte të zhvilluara në mënyrë lokale. Kjo do të krijojë mundësi të reja për të dy vendet tona dhe do të ulë cenueshmëritë”, nënvizoi VanHorn.

“Siç e theksuan ministrja dhe Megan, do të ktheheni në Shtetet e Bashkuara me aftësi të paçmueshme, aftësi udhëheqëse, ekspertizë teknike, njohuri të gjuhës shqipe dhe aftësi kulturore që do t’ju bëjnë të vyer për Shtetet e Bashkuara kur të ktheheni. Dhe me shumë sinqeritet them se ju përfaqësoni më të mirën e Amerikës. Shërbimi që do të bëni këtu për dy vitet e ardhshme nuk do të sjellë ndryshim vetëm në jetët tuaja, por edhe në jetët e atyre që do të takoni gjatë shërbimit. Ky shërbim do të forcojë lidhjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për shumë vite që do të vijnë”, përfundoi VanHorn. /j.p/

Nga ceremonia e betimit të 39 amerikanëve si Vulnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri
1 nga 8

The post 39 amerikanë betohen si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌