Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryeministri Kurti përkujton Nënën Pashke: “Dhembja e nënave nuk shuhet pa drejtësi”

By: Kult Plus
27 May 2025 at 14:08

Në përvjetorin e vetësakrificës së saj, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar me nderim Nënën Pashke, një prej figurave më të njohura të dhimbjes dhe qëndresës së nënave që humbën më të dashurit gjatë luftës në Kosovë.

Në mesazhin e tij, Kurti theksoi se plagët e luftës nuk mund të shërohen pa zbardhjen e së vërtetës dhe pa drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Ai rikujtoi se shumë nëna ende presin me ankth për të marrë lajme për fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

“Kujtimi për Nënën Pashke dhe për të gjitha nënat që vuajnë në heshtje për të dashurit e tyre të zhdukur, na obligon që të mos harrojmë kurrë krimet e kryera në Kosovë,” tha Kurti. Ai shtoi se krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi i kryer nga Serbia nuk mund të harrohen dhe nuk duhet të mbesin të pandëshkuara.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nënën Pashke,” përfundoi ai./KultPlus.com

Dua Lipa kalon pushimet e Pashkës në Shqipëri

22 April 2025 at 11:36

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është rikthyer në Shqipëri, fakt të cilin e ka ndarë me miliona ndjekësit e saj, në rrjetet sociale.

Dua Lipa ndau në Instagram fotografi të sajat dhe të të dashurit ndërsa kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar, shoqëruar me përshkrimin: “Pashkë në shtëpi”.

Këngëtarja ka publikuar edhe një video ku së bashku me aktorin britanik Callum Turner shfaqen duke u kredhur në ujërat e Jonit, megjithëse ende prill.

Kështu Dua Lipa i ka treguar përsëri botës pamjen e magjishme të brigjeve shqiptare. 29-vjeçarja, këngët e së cilës janë bërë hite anembanë globit, ka ndarë foto me veshje të ndryshme, duke u shfaqur në formë të shkëlqyer fizike, e qeshur dhe e shpenguar në brigjet e jugut.

Vitet e fundit Dua Lipa ka vizituar shpesh bregdetin e jugut, e shoqëruar edhe nga familjarët e saj, duke promovuar në të gjithë botën, natyrën e mrekullueshme shqiptare. /j.p/

 

The post Dua Lipa kalon pushimet e Pashkës në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ “Në shtëpi!”- Dua Lipa feston Pashkët në jug të Shqipërisë me njeriun e zemrës

By: D Marku
21 April 2025 at 23:59

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zgjedhur të festojë Pashkët me të dashurin e saj në Shqipëri.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ku dhe ka ndarë momente nga pushimet në jug të vendit krah aktorit Callum Turner.

“Pashkë në shtëpi!”- ka shkruar ajo krahas fotove me Turner dhe të sajat e veshur me bikini duke shijuar diellin dhe detin.

Kujtojmë se lajmi për lidhjen e këngëtares dhe aktorit u publikua për herë të parë në janar dhe me pas ata zyrtarizuan romancën mes tyre.

Shpesh Dua i ka bërë dedikime të veçanta Callum, si ai për ditëlindjen e tij, ku ajo shkruante: “Gëzuar ditëlindjen personi im i preferuar në botë”.

The post FOTO/ “Në shtëpi!”- Dua Lipa feston Pashkët në jug të Shqipërisë me njeriun e zemrës appeared first on Albeu.com.

Fluks pas Pashkës në Kapshticë, emigrantët kthehen drejt Greqisë

21 April 2025 at 15:51

Pas përfundimit të festimeve të Pashkës në Shqipëri, një numër i madh emigrantësh shqiptarë janë nisur për t’u rikthyer në Greqi, duke shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës.

Aktualisht, pala shqiptare po punon me tre sportele për daljen nga vendi, ndërsa situata në kufi mbetet e tensionuar për shkak të fluksit të lartë dhe kufizimeve në palën greke. Sipas gazetarit Armand Braho, autoritetet greke nuk kanë hapur sportele shtesë, pavarësisht rritjes së numrit të qytetarëve që presin për të kaluar kufirin.

Nga ana e saj, pala shqiptare ka kapacitet për të aktivizuar deri në gjashtë sportele, por është në pritje të koordinimit me autoritetet greke për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Kjo ngarkesë e përkohshme është e zakonshme në periudha festash, kur lëvizjet e qytetarëve shtohen ndjeshëm si drejt dhe nga vendet fqinje.

The post Fluks pas Pashkës në Kapshticë, emigrantët kthehen drejt Greqisë appeared first on Sot News | Lajme.

Rusia refuzon të zgjasë armëpushimin e Pashkëve

20 April 2025 at 22:52

Armëpushimi 30-orësh për të dielën e Pashkëve mes Rusisë dhe Ukrainës nuk u respektua plotësisht dhe të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje. Armëpushimi u shpall papritur e njëanshëm nga Presidenti rus, Vladimir Putin më 19 Prill. Megjithatë, të dyja palët raportuan për sulme të dielën e Pashkës. Autoritetet ruse raportuan për të paktën tri […]

The post Rusia refuzon të zgjasë armëpushimin e Pashkëve appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE-së urim qytetarëve shqiptarë për Pashkët

By: Mirgen
20 April 2025 at 17:46

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka uruar përmes një reagimi në rrjetet sociale të gjithë qytetarët shqiptarë, me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë atyre që festojnë në Shqipëri! Ju urojmë juve dhe të dashurve tuaj një ditë të gëzuar dhe të paqtë”, thuhet në postimin e ambasadës […]

The post Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE-së urim qytetarëve shqiptarë për Pashkët appeared first on BoldNews.al.

Pashkët në Fier:Besimtarët festojnë ngjalljen e Krishtit në Kishën e Shën Gjergjit

By: gaze tare
20 April 2025 at 12:07

Në një atmosferë festive dhe plot besim, qindra besimtarë ortodoksë janë mbledhur mbrëmjen e kaluar në Kishën e Shën Gjergjit në qytetin e Fierit për të ndjekur meshën e Pashkëve, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit ortodoks. Meshën e kryesoi Hirësia e Tij, Nikolla, i cili e përkushtoi atë ndaj Ringjalljes së Krishtit.

Gjatë ceremonisë, besimtarët morën flakën e shenjtë, një simbol i dritës hyjnore, që sipas traditës shpërndahet nga Tryeza e Shenjtë, e cila përfaqëson varrin e Krishtit të ringjallur. Flaka u mbajt në shtëpi dhe u përdor për të bërë shenjën e kryqit në pragun e derës, duke simbolizuar përgatitjen e besimtarëve për një jetë të re dhe më të ndritshme.

Një tjetër element simbolik i Pashkëve janë vezët e kuqe, të cilat përfaqësojnë gjakun e Krishtit dhe ngjalljen e tij. Besimtarët i përdorin ato për të simbolizuar fitoren mbi vdekjen dhe ringjalljen. Pas procesionit të mesnatës, besimtarët lutën për paqe dhe mirësi shpirtërore, duke uruar njëri-tjetrin me fjalët tradicionale “Gëzuar Pashkët – Krishti u ngjall!”.

Kjo festë e madhe ka bashkuar besimtarët ortodoksë dhe ata që ndajnë tradita të ngjashme, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe shpresës për një të ardhme më të ndritur

The post Pashkët në Fier:Besimtarët festojnë ngjalljen e Krishtit në Kishën e Shën Gjergjit appeared first on iconstyle.al.

Pashkët, Berisha: Moment i rëndësishëm për të ripërtërirë besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi sot besimtarët e krishterë, për festën e Pashkëve nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, duke theksuar se kjo ditë simbolizon ringjalljen, përjetësinë dhe shpresën e pashuar.

“Sot festojmë ditën e ringjalljes së Krishtit mbret. Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë dhe shpresën e pashuar”, tha Berisha.

Ai theksoi se Pashkët janë një moment i rëndësishëm për të ripërtërirë besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Kreu i PD-së gjithashtu bëri një lutje për të ardhmen. “Le të urojmë nga zemra që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona”, u shpreh Berisha.

/a.f/

The post Pashkët, Berisha: Moment i rëndësishëm për të ripërtërirë besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Reflektim që pas errësirës të kemi shpresë’, Basha nga Kisha e ‘Shën Palit’: Uroj një ndryshim pozitiv për shqiptarët

20 April 2025 at 12:45

Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot i pranishëm në kishën ‘Shën Pali’ në Tiranë, ku uroi besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve dhe dha një mesazh për reflektim dhe shpresë për të ardhmen e vendit.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se Pashka është një simbol i ringjalljes, që sjell me vete domethënie të thella jo vetëm shpirtërore, por edhe shoqërore.

“Gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë i uroj nga zemra gëzuar Pashkët. Kjo ditë është simbol i ringjalljes, që ka kaq shumë domethënie për ju. Sjelltë paqe në familjet tuaja,” – u shpreh Basha.

Ai shtoi se festa e Pashkës duhet të shërbejë si një pikë reflektimi për një të ardhme më të mirë, duke përçuar mesazhin se ndryshimi është i mundur dhe i nevojshëm për vendin.

“Uroj nga zemra që kjo ditë e shenjtë, ky kremtim i ringjalljes, të jetë një bekim për vendin tonë. Të jetë një reflektim se pas errësirës vjen shpresa, se ndryshimi pozitiv që të gjithë duam dhe meritojmë është i mundur,” – theksoi kreu i Koalicionit Euroatlantik.

The post ‘Reflektim që pas errësirës të kemi shpresë’, Basha nga Kisha e ‘Shën Palit’: Uroj një ndryshim pozitiv për shqiptarët appeared first on Sot News | Lajme.

‘Ditë e shenjtë’, Presidenti Begaj nga Katedralja në Tiranë: Pashka është shenjë dashurie, shprese dhe paqeje

20 April 2025 at 12:06

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku mori pjesë në kremtimet e Pashkës dhe përcolli mesazhe urimi për besimtarët e krishterë në mbarë vendin.

Në fjalën e tij, Presidenti theksoi vlerat shpirtërore të kësaj dite të shenjtë, duke e cilësuar Pashkën si simbol shprese, besimi dhe dashurie:

“Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, është shpresë, është besim, është gëzim. Është një shenjë që na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për shumë gëzim, begati e paqe në këto pashkë të gëzuara.”

Kreu i shtetit kishte edhe një mesazh të veçantë për të rinjtë shqiptarë, duke i nxitur të besojnë në një të ardhme më të mirë në vendin e tyre:

“Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta këtu, në vendin e tyre.”

Edhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi, përmes përfaqësuesit të tij, kryepeshkopit Joan, përcolli një mesazh urimi:

“Dita e Pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë.”

The post ‘Ditë e shenjtë’, Presidenti Begaj nga Katedralja në Tiranë: Pashka është shenjë dashurie, shprese dhe paqeje appeared first on Sot News | Lajme.

Osmani uron besimtarët për Pashkë: Qoftë kjo festë moment reflektimi dhe afrimi

20 April 2025 at 10:25

PRISHTINË, 20 prill /ATSH/ Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë për Pashkë.

Presidentja Vjosa Osmani në urim ka theksuar se kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë.

“Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje! Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mire”, ka shkruar Vjosa Osmani.

“Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne”, shkruan Osmani.

Ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren Dodë Gjergji ka përçuar mesazhin e paqes dhe harmonisë ndërmjet njerëzve në mbarë botën, në meshën qendrore të mbajtur sonte në Katedralen “Shën Tereza”, me rastin e festës së Pashkëve.

/Kosovapress/

The post Osmani uron besimtarët për Pashkë: Qoftë kjo festë moment reflektimi dhe afrimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – BE: Mbështesim Ukrainën në luftë dhe në rrugën e saj evropiane

BRUKSEL, 20 prill /ATSH-ANSA/ – Kur fjalët nuk mjaftojnë, simbolet flasin. Gëzuar festën e Pashkëve gjithë ukrainasve, shkruan Komisioni Evropian në X.

”Modelet që ukrainasit pikturojnë në Pysanky, vezët e tyre tradicionale të Pashkëve, janë simbole të qëndrueshmërisë dhe shpresës, jo të copëtuara nga agresioni rus.

”BE-ja mbështet Ukrainën në luftë dhe në rrugën e saj evropiane. Për një të ardhme të begatë dhe paqësore”, shkruan Komisioni Evropian. /os/

The post FOKUS – BE: Mbështesim Ukrainën në luftë dhe në rrugën e saj evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedi, 5 të mbytur nga dallgët e mëdha në fundjavën e Pashkëve

By: Ardit
20 April 2025 at 09:43

Nisja e fundjavës së Pashkëve ka sjellë një tragjedi të rëndë në bregdetin lindor të Australisë, ku të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas goditjes së zonës nga dallgë të mëdha dhe mot i rrezikshëm detar. Në jug të New South Wales, trupi i një burri u […]

The post Tragjedi, 5 të mbytur nga dallgët e mëdha në fundjavën e Pashkëve appeared first on BoldNews.al.

Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Besimtarët e krishterë – katolikë, ortodoksë e ungjillorë – kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit.

Pashka është ndër festat më të rëndësishme të besimit të krishterë që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes.

Këtë vit jubilar ekumenik Pashkët festohen në të njëjtën ditë si në kalendarin Gregorian ashtu edhe në atë Julian.

Të krishterët perëndimorë ndjekin kalendarin Gregorian, të prezantuar nga papa Gregori XIII në shekullin XVI, kur u vu re se datat po dilnin jashtë përputhjes me stinët.

Por shumë kisha ortodokse mbeten me kalendarin më të vjetër Julian nga koha e Jul Cezarit, që do të thotë se tani ka një hendek 12-ditor midis dy kalendarëve.

Në janar të këtij viti Papa Françesku bëri thirrje për një datë të përbashkët për Pashkët mes kishave të krishtera, nën frymën e promovimit të unitetit.

Pashkët paraprihen nga koha parapërgatitore e agjërimit që zgjat 40 ditë që quhet Kreshmë që fillon nga e “Mërkura e Përhime” dhe mbaron të dielën e Palmave, e diela e fundit para ditës së Pashkës.

Gjatë kohës së Kreshmës, përkujtohen ditët e kaluara në shkretëtirë të Krishtit në lutje e agjërim.

Pas kremtimit të “Udhës së Kryqit, të shtunën besimtarët katolikë i janë drejtuar kishës për bekimin e ushqimit, një tjetër ritual i festës së  Pashkëve. Në shportën me ushqime që përmban tryeza e së dielës së Pashkës, nuk mungon buka e Pashkës, një shishe vere, pak djathë dhe hudhra të njoma që simbolizojnë ardhjen e pranverës si dhe veza e kuqe, simboli i ngjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjes.

Gjithashtu edhe besimtarët ortodoksë në mbarë vendin besimtarët kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e Pashkës. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.

“Krishti u ngjall, vërtet u ngjall!”, ishin fjalët që ndajnë besimtarët ortodoksë me njëri-tjetrin.

Besimtarët në kryeqytet kanë ndezur qirinj në “Katedralen Ortodokse Ngjallja e Krishtit” për të çuar në shtëpi dritë nga drita e Jezu Krishtit i cili tanimë u ngjall vërtetë.

Festimet e Pashkës pas meshës së madhe të së shtunës mbrëma përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

Për festën e Pashkës, besimtarët shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera me ngjyrë të kuqe, simboli i jetës e më pas urojnë njëri-tjetrin për këtë ditë të shënuar.

Veza e kuqe është një veçori karakteristike e kësaj feste që simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Tradita e vezëve ka zanafillë pagane që vijon edhe sot e kësaj dite që simbolizon rilindjen e natyrës në stinën e pranverës.

Në tryezën e kremtimit të Pashkëve nuk mungon mishi i qengjit, një tjetër simbolikë e kësaj feste prej shekujsh. Karakteristikë e kësaj feste është edhe qumështori, ëmbëlsirë tipike pranverore që përgatitet me vezë dhe shoqëruar me hudhra të njoma.

/k.s//r.e/a.f/

The post Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veza e kuqe e Pashkës dhe simbolika e saj

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Festa e Pashkëve simbolizohet nga Veza e kuqe e Pashkës dhe Buka e Pashkës.

Veza e kuqe e Pashkës është simboli kryesor i kësaj feste që simbolizon jetën. Veza e Pashkëve është po aq e vjetër sa edhe Krishtërimi, ndaj Kisha e ka pranuar si simbol i Ringjalljes së Krishtit.

Po përse pikërisht një vezë?

Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, që në momentin që shpërthen del në dritë. Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon flijimin dhe në rastin konkret simbolizon flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Kështu lëvozhga e vezës simbolizon varrin e Krishtit, që u hap dhe dha jetë.
Po për vezën e kuqe ekziston dhe një gojëdhënë e Kishës: Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti. Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe.

Bazuar në traditat e lashta, në përfytyrimet e popujve të shumtë, veza simbolizon fillimin dhe burimin e jetës. Bazuar në mitet e egjiptianëve, indianëve, babilonasve, grekëve dhe kinezëve prej vezës lind dhe zhvillohet gjithësia. Në kulturën bullgare, ka mjaft gjurmë të përfytyrimeve lidhur me vezën. Në disa prej teksteve të tyre, dielli përcaktohet si një vezë hyjnore, në disa të tjera koha është pula ndërsa vezët janë yjet, që bëhen prej saj.

Në besimet dhe gojëdhënat popullore, veza zotëron një forcë magjike. Por simbolikën më të njohur e merr ajo që cilësohet si Veza e Pashkëve, e cila prish magjinë e keqe. Bazuar në traditë vezët ngjyrosen ditën e së Enjtes së Madhe nga më e moshuara e familjes. Para ngjyrosjes, gruaja e shtëpisë ndez një qiri dhe bën kryq me fjalët: Dhëntë Zoti, mot përsëri të presim vezën e kuqe!

Veza e parë detyrimisht ngjyroset e kuqe dhe me të fshihen buzët e fëmijëve dhe nuseve të reja, që të jenë të shëndetshëm, të bukur e të mbrojtur prej “syrit të keq”. Veza e kuqe e Pashkëve vendoset në çdo shtëpi, për të sjellë shëndet dhe mirëqenie. Me të fillon ngrënia e parë, për herë të parë hahet veza e kuqe pas kreshmës së gjatë.

Por në traditën e krishtërimit, sidomos vitet e fundit, vihet re veza jo vetëm me ngjyrë të kuqe, por edhe me ngjyra të tjera. Përdorimi i ngjyrave të tjera simbolizon ngjyrat e pranverës dhe dritën e diellit.

Lyerja e tyre në mjaft ngjyra preferohet më tepër nga besimtarët e krishterë katolikë, ndërsa ortodoksët qëndrojnë fanatikë përballë këtij procesi të lyerjes së vezëve. Për ta esenca e simbolikës qëndron te ngjyra e kuqe.

Përveç vezës, është edhe Buka e Pashkës, e cila gatuhet dhe hahet në këtë festë.

Në Bukën e Pashkës bie në sy veza e kuqe e vendosur në mes, e cila simbolizon ëmbëlsinë dhe lumturinë, gjendur edhe në fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

/k.s/r.e/a.f/

The post Veza e kuqe e Pashkës dhe simbolika e saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkën

By: user 11
19 April 2025 at 23:02

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët. Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse kanë organizuar meshat tradicionale për besimtarët të cilët luten dhe ndezin qirinj. Pashkët janë festimi i ringjalljes së Krishtit pas kryqëzimit të tij. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresën e përditshme të fitores mbi mëkatin.

Kjo festë është ndër më të rëndësishmet të besimtarëve të krishterë.

The post Besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkën appeared first on Lapsi.al.

Papa Françesku mesazh në Vigjilje të Pashkëve: Drita e Ngjalljes na ndriçoftë zemrat

By: Ela
19 April 2025 at 21:47

Në predikimin e tij të lexuar nga Kardinali Giovanni Battista Re, gjatë Vigjiljes së Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Françesku nënvizoi se si “drita e Ringjalljes ndriçon rrugën tonë, hap pas hapi”, duke thyer errësirën e historisë dhe duke ndriçuar në zemrat tona. Kardinali Re kryesoi Vigjiljen e Pashkëve në emër të Papa […]

The post Papa Françesku mesazh në Vigjilje të Pashkëve: Drita e Ngjalljes na ndriçoftë zemrat appeared first on BoldNews.al.

Rusia shpalli armëpushimin për Pashkë/ Zelenskyy: Putin luan me jetë njerëzish

By: user 11
19 April 2025 at 21:44

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy denoncoi përpjekjen e presidentit rus Vladimir Putin për të “luajtur me jetën njerëzore”, pa marrë një qëndrim ndaj njoftimit të Kremlinit se po shpall një armëpushim të njëanshëm për Pashkë.

“Është një përpjekje e re e Putinit për të luajtur me jetët e njerëzve”, shkroi Zelensky në Telegram, duke theksuar se dronët rusë u panë në qiellin e Ukrainës. Mbrojtja ajrore ukrainase po zmbraps sulmin nga forcat ruse, tha ai, duke komentuar se kjo tregon se si Rusia e sheh vërtet festën e Pashkës dhe jetën njerëzore. Megjithatë, Zelenskyy nuk specifikoi qartë se çfarë qëndrimi do të mbajë Ukraina për çështjen e armëpushimit.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sibikha, në një postim në X, ka shkruar se ka një histori të gjatë deklaratash të Vladimir Putin që nuk korrespondojnë me veprimet e tij.

“Pozicioni i Ukrainës mbetet i qartë dhe konsistent: më 11 mars në Jeddah ne ramë dakord pa kushte me propozimin e SHBA për një armëpushim të plotë dhe të përkohshëm për 30 ditë ”, tha ministri Andriy Sibikha në një postim në platformën X.

“Putini tani po bën deklarata se ai supozohet se është gati për një armëpushim për 30 orë në vend të 30 ditëve. Rusia mund të pajtohet në çdo kohë me propozimin për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar 30-ditor, i cili ka qenë në tryezë që nga marsi. Ne e dimë se nuk mund t’u besojmë fjalëve (Putinit) dhe ne do të shqyrtojmë veprimet e pakushtëzuara, jo për të plotësuar propozimin në çdo kohë.”, tha ai.

Sibiha madje u bëri thirrje të gjithë partnerëve të Ukrainës dhe komunitetit ndërkombëtar që të jenë vigjilentë pas njoftimit të Putinit.

“Vetëm veprimet, jo fjalët, zbulojnë të vërtetën: kjo luftë filloi dhe vazhdon vetëm për shkak të Rusisë”, shton ai.

Pothuajse njëkohësisht me njoftimin e Putinit, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se kishte vazhduar me një tjetër shkëmbim të robërve të luftës me Ukrainën. Në total, secila palë shkëmbeu 246 të burgosur. Mirëpo, këtyre u shtohen 31 ukrainas të plagosur dhe 15 rusë të cilët gjithashtu janë plagosur dhe kërkojnë shtrimin në spital. Zelensky konfirmoi se gjithsej 277 robër lufte u kthyen në Ukrainë në këtë shkëmbim.

The post Rusia shpalli armëpushimin për Pashkë/ Zelenskyy: Putin luan me jetë njerëzish appeared first on Lapsi.al.

Papa Françesku mesazh në Vigjiljen e Pashkëve: Drita e Ngjalljes na ndriçoftë zemrat

19 April 2025 at 21:44

Kardinali Re kryesoi Vigjiljen e Pashkëve në emër të Papa Françeskut, i cili ka kufizuar aktivitetet e tij publike ndërsa vazhdon të marrë veten nga problemet shëndetësore.

Papa Françesku ka shpërndarë një mesazh urimi në Vigjiljen e Pashkëve. Papa nënvizoi se si “drita e Ringjalljes ndriçon rrugën tonë, hap pas hapi”, duke thyer errësirën e historisë dhe duke ndriçuar në zemrat tona.

Drita e Ringjalljes kërkon “përgjigjen e një besimi të përulur, pa çdo triumfalizëm“, tha Papa në predikimin e tij.

“Ringjallja është si farat e vogla të dritës që ngadalë dhe në heshtje zënë rrënjë në zemrat tona, ndonjëherë ende pre e errësirës dhe mosbesimit.”, shtoi Papa.

The post Papa Françesku mesazh në Vigjiljen e Pashkëve: Drita e Ngjalljes na ndriçoftë zemrat appeared first on Sot News | Lajme.

Putin shpall armëpushim për Pashkë

By: Ela
19 April 2025 at 20:32

Rusia ka njoftuar se do të ndërpresë “të gjitha operacionet ushtarake” si pjesë e “armëpushimit të Pashkëve” në Ukrainë. Vladimir Putin tha se armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga sot deri të hënën, shkruan skynews. “E udhëhequr nga konsideratat humanitare, sot nga ora 18:00, nga e diela në të hënë, pala ruse shpall armëpushimin e […]

The post Putin shpall armëpushim për Pashkë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌