Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Hysen Durmishi caktohet Ministër në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

27 August 2025 at 22:31

PRISHTINË, 27 gusjt/ATSH/ Liburn Aliu ka dorëzuar sot te kryeministri në detyrë, Albin Kurti, letrën e dorëheqjes nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Aliu shprehet i zhgënjyer me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, zgjedhja Bashës nuk është “në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”.

Pas këtij vendimi të Liburn Aliut, si udhëheqës detyre i Ministrisë së Infrastrukturës është caktuar, Hysen Durmishi.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit.

Kujtojmë se Basha u zgjodh dje kryeparlamentar në tentimin e 58-të të konstituimi të Kuvendit, ku mori 73 vota për./KosovaPress.

The post Hysen Durmishi caktohet Ministër në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025 at 21:59

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk sheh asnjë ndryshim mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha.

“Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produkteve të tij si Dimal Basha, është e njëjta mendësi… absolutisht, sepse njerëzit e tillë prodhojnë rezultate të tilla. Dora ime, nënshkrimi im, mendimi im s’kish propozuar askund një gjë të tillë për krye të Kuvendit, ta keni të sigurt”, tha Abdixhiku në emisionin Debat Plus.

Ai theksoi se deputetët e Kuvendit nuk duhet gjykuar, pasi janë reflektim i shoqërisë, duke pasur parasysh se listat zgjedhore përfshijnë përfaqësues nga kategori të ndryshme të qytetarëve.

Duke folur për kryeministrin, kreu i LDK-së shtoi se shpeshherë është befasuar nga “cekëtësia e mendimeve” të Albin Kurtit në takimet politike.

“Për shembull, në takimin që kemi pasur me liderët politikë ku ishim mbledhur të gjithë, niveli me të cilin ai interpretonte në gjuhën shqipe vendimin e Gjykatës Kushtetuese – fakti që s’i kuptonte gjërat e shkruara shqip – ishte shqetësues për secilin prej nesh”, u shpreh Abdixhiku.

The post Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës appeared first on Telegrafi.

Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit

27 August 2025 at 21:43

Jana Arsovska, profesoreshë në Kolegjin e Drejtësisë Penale “John Jay” dhe autore e artikullit të vitit 2012 “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Ndërkombëtar, Islami Fundamental dhe Aleancat e Pahijshme”, ka reaguar pas diskutimeve në Kosovë për përmbajtjen e artikullit pasi njëri nga autorët e tij është edhe kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Arsovska në një reagim dërguar mediave ka thënë se Basha është përgjegjës vetëm për kapitullin tre të këtij artikulli, dhe se për pjesën tjetër është ajo autorja.

“Meqenëse unë jam autorja e pjesës më të madhe të punës në këtë studim, do të doja t’ia bëja të qartë publikut se Dimal Basha është përgjegjës vetëm për kapitullin e tretë “Zgjerimi i islamit radikal” dhe asnjë nga kapitujt e tjerë nuk janë punë e tij. Shkurt, z. Basha paraqiti vetëm kapitullin e tretë për botim, një pjesë që shqyrton përhapjen e islamit fundamentalist në Europën Juglindore me një fokus të veçantë në Kosovë”- ka shkruar ajo në reagimin e saj, raporton Kallxo.

Ky artikull i publikuar në vitin 2012 ka gjithsej katër kapituj, ‘Shpërbërja e Jugosllavisë’, ‘Rritja e krimit të organizuar ndërkombëtar’, ‘Zgjerimi i Islamit radikal’ dhe ‘Globalizimi, konflikti kulturor dhe tendosja ekonomike: një diskutim’.

Artikulli ka zgjuar diskutim në Kosovë për shkak të përmbajtjes së tij.

Në kapitullin dy të këtij artikulli thuhet se “ka pasur akuza të shumta nga agjencitë perëndimore të zbatimit të ligjit se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), gjatë ngritjes së saj, bashkëpunoi me kriminelë etnikë shqiptarë brenda dhe jashtë Kosovës”… “Sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, si dhe nga trafikantë droge që vepronin në të gjithë Europën Perëndimore dhe SHBA-në. Kjo mbështetje nuk kufizohej vetëm në para, por trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së”.

The post Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit appeared first on Telegrafi.

Bajrami: Dimali është pasqyrë e vlerësimit që Kurti ka për mbështetësit e Vetëvendosjes

27 August 2025 at 19:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj emërimit të Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit dhe dorëheqjes së Liburn Aliut nga posti i ministrit të Infrastrukturës.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami iu drejtua mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke u kujtuar se përgjegjës për këto vendime është kryeministri Albin Kurti.

“Veç dua t’ua kujtoj të gjithë mbështetësve të LVV-së që s’janë të kënaqur me Dimal Bashën, se Albin Kurti e ka vlerësu se ai ju përfaqëson juve denjësisht, pra Dimali është vlerësimi që Albini ka për ju”, shkroi Bajrami.

Ajo shtoi se Kurti për më shumë se katër vjet e ka mbrojtur Liburn Aliun, të cilin sot disa përkrahës të Vetëvendosjes po e kritikojnë.

“Gjithashtu dua t’ju kujtoj mbështetësve të LVV-së, që sot po e quajnë të korruptuar dhe dështak Liburn Aliun: se Liburni ka qenë ministër i Albin Kurtit për katër vjet e gjysmë, me buxhetin më të madh në vend, dhe korrupsionin e dështimet e Liburnit i ka mbrojtë Albin Kurti deri më sot”, tha ajo.

Bajrami u bëri thirrje qytetarëve që të mendojnë me arsye dhe të përdorin votën për të ndëshkuar politikanët që, sipas saj, kanë dështuar.

“Pra, mendoni racionalisht, se kemi zgjedhje lokale dhe nacionale. Qytetarët mund ta çojnë në pension me votë politikanin e korruptuar, të dështuar dhe nënçmues”, theksoi deputetja e LDK-së.

The post Bajrami: Dimali është pasqyrë e vlerësimit që Kurti ka për mbështetësit e Vetëvendosjes appeared first on Telegrafi.

“Qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare”, reagon OVL-UÇK: Basha, njollë mbi dinjitetin e institucioneve

27 August 2025 at 19:23

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë vendim si të papranueshëm dhe fyese ndaj vlerave të luftës.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se Basha njihet për “qëndrime denigruese dhe fyese ndaj UÇK-së”, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën e ish-luftëtarëve dhe dëshmorëve.

“Është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe dëshmorët tanë. Ky akt është një njollë e rëndë mbi dinjitetin e Kuvendit të Kosovës dhe një goditje e drejtpërdrejtë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK ka kritikuar ashpër edhe deputetët që votuan në favor të Bashës, duke ngritur pyetjen se si është e mundur të mbështetet një kandidat që, sipas tyre, “ka qenë vazhdimisht kundër UÇK-së”, ndërkohë që ata përfaqësojnë popullin që është çliruar falë sakrificës së saj.

Në fund, organizata thekson se do të mbetet gjithmonë në mbrojtje të UÇK-së dhe vlerave të saj, duke mos lejuar, siç thotë, “që historia të tjetërsohet apo të përlyhet nga individë të tillë”.

The post “Qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare”, reagon OVL-UÇK: Basha, njollë mbi dinjitetin e institucioneve appeared first on Telegrafi.

Publikimi i Dimal Bashës në 2012-ën: UÇK-ja bashkëpunoi me kriminelë dhe u financua nga bandat e drogës

27 August 2025 at 18:00

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka bërë deklarata të rëndë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në një punim akademik të botuar më 22 gusht 2012.

Në këtë punim, Basha pretendon se gjatë ngritjes së saj, UÇK-ja kishte bashkëpunuar me kriminelë brenda dhe jashtë Kosovës.

“Ka pasur akuza të shumta nga agjencitë perëndimore të zbatimit të ligjit se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), gjatë ngritjes së saj, bashkëpunoi me kriminelë shqiptarë etnikë brenda dhe jashtë Kosovës”, shkruante Basha.

Ai theksonte se fondet për UÇK-në nuk vinin vetëm nga diaspora shqiptare, por edhe nga rrjete të trafikut të drogës që operonin në Evropën Perëndimore dhe SHBA.

Sipas tij, kjo mbështetje përfshinte edhe dërgimin e luftëtarëve të armatosur për t’u bashkuar me UÇK-në dhe blerjen e armëve në emër të saj.

Në punimin e tij, Basha citon raste gjyqësore nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Çekia, të cilat, sipas tij, sugjeronin lidhje të forta midis trafikantëve të drogës dhe UÇK-së.

Ai përmend një rast në Belgjikë, ku “i ashtuquajturi ‘bosi i mafias shqiptare’ VH” i kishte lënë plumba para dyerve të familjeve shqiptare në diasporë si mjet presioni për pagesën e “taksave vullnetare” në mbështetje të UÇK-së.

Basha shprehet se mbijetesa e UÇK-së “varej nga financimi që merrte nga banditët patriotikë që operonin përtej kufijve”.

Ai përmend edhe emrin e ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, duke thënë se ky i fundit kishte rol kyç në fondin “Vendlindja Thërret”, i cili grumbullonte të ashtuquajturat taksa vullnetare.

Sipas punimit të Bashës, një raport i KFOR-it e lidhte Halitin me menaxhimin e këtij fondi, duke pretenduar se kur financimi kishte rënë, fondi “u kthye në krim të organizuar në një masë të madhe”.

Publikimin në rrjetin social Facebook, të këtij punimi e ka bërë gazetari, Besnik Krasniqi.

Publikimin e plotë mund ta gjeni KËTU.

The post Publikimi i Dimal Bashës në 2012-ën: UÇK-ja bashkëpunoi me kriminelë dhe u financua nga bandat e drogës appeared first on Telegrafi.

Dorëheqja e Liburn Aliut, Rama: Largimi i tij nga institucioni nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne

27 August 2025 at 14:48

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij. Shkak për dorëheqjen është bërë zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

Pas dorëheqjes së Aliut, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton Telegrafi.

Rama ka falënderuar Aliun për bashkëpunimin, duke theksuar se raportet me të kanë qenë shumë korrekte.

“Dua ti shpreh mirënjohjen time më të thellë Liburn Aliut, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me mua si Kryetar i Kryeqytetit.
Largimi i tij nga institucioni nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik”, ka shkruar Aliu.

Tutje, ai ka uruar suksese Aliut.

“I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar”, theksoi ai.

Ndryshe, Liburn Aliu sot ka njoftuar për dorëheqjen e tij si ministër i Infrastrukturës.

“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit të kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha Aliu sot. /Telegrafi/

The post Dorëheqja e Liburn Aliut, Rama: Largimi i tij nga institucioni nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne appeared first on Telegrafi.

Përplasjet e vjetra mes Aliut dhe Bashës – a nisën këtu mosmarrëveshjet me tyre?

27 August 2025 at 14:23

Zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit u pasua me dorëheqjen e menjëhershme të Liburn Aliut nga posti i ministrit në detyrë të Infrastrukturës.

Kjo ngjarje riktheu në vëmendje përplasjet e disa viteve më parë mes dy figurave të Lëvizjes Vetëvendosje, ndër më të rëndësishmen, atë të mbajtur në seancën parlamentare të 8 dhjetorit 2022.

Gjatë asaj seance, Basha e kishte kritikuar ashpër Aliun, duke e akuzuar se po mbronte interesat e asaj që e quante “mafia e betonit”, në lidhje me projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

“Puna kryesore e këtij ligji, unë mendoj që ky ligj e bën amnistimin e atyre keqpërdoruesve që shpesh herë janë quajtur ‘mafia e betonit’, por gjithashtu amnistimi i zyrtarëve publik që kanë lejuar degradim. Krejt ata investitor që se kanë respektu asnjë kriter por kanë betonuar dhe nuk kemi asnjë centimetër hapësirë të gjelbër, ata jo vetëm që nuk dënohen por legalizohen dhe inkurajohen që të vazhdojnë. Pse me marr leje në ndërtim e me pagu pesë euro kur ndërton me leje, po duke qenë me ndërtu pa leje dhe me shku me legalizu me dy euro”, ka thënë Basha, përcjell Telegrafi.

Basha gjithashtu kishte vënë theksin te përgjegjësia e investitorëve dhe jo e qytetarëve që kishin blerë banesa në objekte pa leje.

“Ligji thotë që qytetarët të aplikojnë për legalizim, por ata i kanë blerë ato banesa. Është investitori që duhet të mbahet përgjegjës. Duhet ndjekur ligjërisht dhe t’i kërkohet llogari për vlerën e shitjes”, kishte shtuar ai.

Përballë këtyre kritikave, Aliu kishte reaguar duke sqaruar se qëndrimi i tij kishte qenë i njëjtë qysh nga fillimi, duke theksuar kompleksitetin e situatës me ndërtimet pa leje në Kosovë.

“Po fillojmë me çështjen ‘a ka ndryshu Liburni?’. Ky ligj në leximin e parë është votuar nga LVV-ja, në leximin e dytë as LVV-ja dhe as LDK-ja për arsye se e kemi bojkotu PAN-in nuk e kemi votu. Qëndrimi politik ka qenë pro ligjit asokohe, pra fjalimin tim nuk e dëgjove deri në fund. Thuaje realisht se qysh ka qenë votimi…për sa i përket fjalimit tim, atë ditë e kam thënë shumë qartë dhe po e përsëris edhe sot: ‘Projektligji është i padrejtë sepse legalizon ndërtimet pa leje, projektligji diskriminon atë që ka ndërtu me leje në krahasim me ato pa leje, por ama është i domosdoshëm sepse 75 për qind e ndërtimeve ekzistuese në Kosovë janë pa leje dhe s’mund t’i injorosh ato…”, kishte thënë Aliu. /Telegrafi/

The post Përplasjet e vjetra mes Aliut dhe Bashës – a nisën këtu mosmarrëveshjet me tyre? appeared first on Telegrafi.

Kosovë/ Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

By: Ela
27 August 2025 at 11:46

Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të, siç tha, zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës një ditë më parë. “Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, letrën […]

The post Kosovë/ Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar appeared first on BoldNews.al.

Kriset qeveria e Albin Kurtit/ Liburn Aliu jep dorëheqjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar

By: xhir jeta
27 August 2025 at 12:04

Ministri i Infrastrukutës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje sot nga detyra. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dorëheqja e tij vjen pasi Dimal Basha, është zgjedhur dje si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Aliu ka thënë se sot ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, i njëjti pohoi se dje vetëm se e kishte njoftuar të parin e ekzekutivit për vendimin e tij.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha Aliu.

Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar por s’pati konstituim, krejt detajet e seancës së Kuvendit

26 August 2025 at 23:54

Pas përpjekjeve të shumta për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përpjekja e 58-të doli pjesërisht e suksesshme.

Deputetët zgjodhën kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, dhe katër nënkryetarë, por konstituimi nuk konsiderohet i plotë, pasi nuk u zgjodh nënkryetari nga Lista Serbe.

Basha mori besimin e 73 deputetëve, 30 ishin kundër dhe tetë abstenuan. Ndërsa nënkryetarët nga tri partitë më të mëdha shqiptare, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, u votuan me shumicë të votave: 101 pro, 0 kundër dhe 9 abstenime.

Nga komunitetet jo-shumicë, u zgjodh nënkryetarja Emilia Rexhepi me 73 vota pro, 1 kundër dhe 23 abstenime.

Problemet filluan me propozimin nga Lista Serbe, e cila tre herë tentoi të zgjidhte Slavko Simiqin për nënkryetar, por nuk mori votat e mjaftueshme.

Deputeti Igor Simiq insistoi në propozimin e katërt, por kryetari Basha ia ndali mikrofonin duke vepruar sipas rregullores së Kuvendit.

Tentativa për të zgjedhur Nenad Rashiq nga Partia e Pavarur Liberale gjithashtu dështoi, pasi mori vetëm 55 vota pro, një kundër dhe 17 abstenime, ndërkohë që deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.

Krasniqi: PDK mbajti fjalën, në një situatë normale asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimal Basha

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit, Dimal Basha tha se është i bindur se as votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me përzgjedhjen e Albin Kurtit për kryetar të Kuvendit.

Krasniqi në një deklaratë për media theksoi se sot e kanë parë qartë votuesit se sa i vlerëson Albin Kurti.

“Pas gati pesë muajve bllokadë nga Lëvizja Vetëvendosje, me rikthimin te rendi kushtetues dhe tërheqja nga propozimi i anëtarëve të Qeverisë Kurti, ashtu siç kemi thënë nga fillimi, sot, larg nga e dëshiruara, u zgjodh Kryetari i Kuvendit”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tutje tha se “në një situatë normale asnjëherë nuk do të votonim dikë si Dimal Basha në krye të kuvendit, por ne sot kemi votuar siç kemi thënë nga dita e parë për ta zhbllokuar situatën dhe për t’i qëndruar besnik fjalës së dhënë publike”.

Abdixhiku: LDK-ja nuk ka votë për promovuesit vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në një skenar që, sipas tij, përfaqëson degradimin e vlerave politike dhe promovimin e urrejtjes.

“Ne refuzojmë të përfaqësojmë këtë mendësi dhe të bëhemi pjesë e cirkut votues për nënkryetarët minoritarë. Ky s’është drejtimi ynë,” tha Abdixhiku.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për bashkim rreth LDK-së, si adresë të përfaqësimit me dinjitet dhe respekt për Kushtetutën.

Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe një version edhe më të shkurtër për rrjete sociale, në një-dy rreshta që përmbledh thelbin: LDK refuzon cirkun politik dhe bën thirrje për bashkim.

“I betonuar për bllokadë”, Haradinaj i reagon Abdixhikut: Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për bllokadë institucionale.

Ai tha se për dallim nga AAK, Lumir Abdixhiku dhe mbështetësit e tij janë “betonuar” në qëndrimin e bllokadës.

“Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende”.

“Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir”.

Ai kujtoi se AAK ka vepruar me përgjegjësi, duke dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe duke mbështetur modelin e daljes nga bllokada.

“Kjo ishte përgjegjësia jonë kryesore dhe e kemi përmbushur,” tha Haradinaj.

Haxhiu: Opozita të reflektojë për votimin e Rashiqit të enjten

Ministrja në detyrë e Shëndetësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

Haxhiu la fajtor opozitën se nuk patën guximin të votojnë Nenad Rashiqin, nënkryetar të Kuvendit.

“Sot kishte mundësi që dita të përmbyllej me dy lajme të mira: konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqësisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm,” tha Haxhiu.

Ajo shtoi se për vetëm gjashtë vota më shumë, deputeti Nenad Rashiq do të ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

“Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar,” tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës Serbe, qytetarët dhe partitë duhet të bashkohen për të mbrojtur interesin e Kosovës dhe për nder të heronjve, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.

Osmani mirëpret hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë të martën se mirëpret nisjen e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit, dhe shpreson që ai të përmbyllet sa më parë, në përputhje me Kushtetutën.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Presidenca, Osmani citohet të ketë thënë se shpreson që sa më parë Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re, si dhe e ka uruar kryetarin dhe nënkryetarët e rinj të Kuvendit.

Qeveria e re mund të formohet vetëm pasi të konstituohet plotësisht Kuvendi me kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

Procesi tani është bllokuar, në mungesë konsensusi për zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Kryeziu: PDK dhe LDK pa argument juridik për të mos e votuar Rashiqin

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka reaguar ndaj mospjesëmarrjes së PDK-së dhe LDK-së në votimin për zgjedhjen e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Ai tha se një vendim i tillë është i pakuptimtë, duke theksuar se Kushtetuta përcakton qartë kushtin e vetëm – kandidati duhet të jetë deputet nga komuniteti serb.

Sipas tij, askund nuk thuhet se ai duhet të vijë domosdoshmërisht nga partia më e madhe serbe.

Kryeziu kujtoi se edhe rregullorja e Kuvendit, e cila është akt më i ulët se Kushtetuta, e parasheh mundësinë që në rast refuzimi nga partia më e madhe serbe, situata të përfundojë përmes shortit.

“PDK dhe LDK mund të thirren në argumente politike, por nuk ekziston asnjë argument juridik që e pengon nominimin dhe zgjedhjen e Rashiqit”, u shpreh ai.

Sipas Kryeziut, e udhës është që Kuvendi të votojë Rashiqin të enjten, me ç’rast do të mundësohej konstituimi i institucioneve. Ndërsa, siç tha ai, Lista Serbe mund ta kontestojë më pas këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

“Aman, mos u bëni më katolikë se Papa, se nuk po dua të shprehem ndryshe”, përfundoi Kryeziu.

Enver Hasani: Rashiq s’mund të propozohet për nënkryetar në emër të komunitetit serb, ajo çfarë pamë është kundërkushteteuse

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se ajo që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarëve nga komuniteti jo-shumicë ka qenë tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se nuk mund të pyetet komuniteti shumicë për të drejtat kushtetuese të komuniteteve joshumicë.

Hasani ka thënë se deputeti Nenad Rashiq nuk ka të drejtë dhe nuk mund të propozohet për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës në emër të komunitetit serb.
Sipas tij, atë propozim mund ta bëjë vetëm grupi parlamentar i serbëve në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori gjerman: Mungon vullneti politik për të zgjidhur krizën, kjo është e keqe për Kosovën

Duke komentuar mos konstituimin e Kuvendit, për shkak se shumica e deputetëve refuzuan ta votojnë nënkryetarin nga Lista Serbe, Rohde ka thënë se protagonistët nuk kanë vullnet politik për të gjetur një zgjidhje dhe se kjo është e keqe për Kosovën.

Ai u ka thënë mediave se kishte shpresë që kriza mund të zgjidhej por në këto momente nuk duket e mundur.

“Më duket se këtë mëngjes kisha një shpresë të shkurtër që kriza mund të zgjidhej, por në këtë moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndër protagonistët për të gjetur një zgjidhje. Kjo është e keqe për Kosovën, sepse shumë fonde janë në lojë dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria”, tha ai.

Ambasadori britanik bën thirrje që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje partive politike që të ndërmarrin sa më shpejt hapat e radhës dhe ta konstituojnë Kuvendin e të krijohet qeveria e re.

Hargreaves ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Dimal Basha është zgjedhur kryekuvendar të martën, ndërsa konstituimi i plotë i Kuvendit ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga radha e komunitetit joshumicë serb. Seanca është shtyrë për të enjten.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti. U bëj thirrje partive politike në Kosovë që të marrin hapat e radhës sa më shpejt e ta përfundojnë formimin e Kuvendit dhe të qeverisë së re”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësimin për procesin, duke vlerësuar se devijimi nga procedurat e rregullta cenon konstituimin dhe përfshirjen e komunitetit serb në institucionet e vendit.

KDI bën thirrje që partitë parlamentare të punojnë me përgjegjësi për të përfunduar procesin në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Procesi konstituiv, sipas Kushtetutës, përfshin verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“Seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, ndërsa ndërprerjet nuk mund të zgjasin më shumë se 48 orë”.

Seanca konstituive do të vazhdojë të enjten prej orës 11:00.

Ndryshe, LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./Telegrafi.

The post Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar por s’pati konstituim, krejt detajet e seancës së Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Krasniqi: Nuk e kam të qartë si LVV-ja nga Hegeli përfundoi tek Dimal Basha

26 August 2025 at 21:57

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar propozimin e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Krasniqi në emisionin ‘Rubikon’ të Klan Kosovës është shprehur i habitur se si Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar nga fryma e filozofit gjerman, Hegel, tek Dimal Basha, shkruan Insajderi.

“Ne besojmë që edhe brenda grupit të tyre mund të ketë një figurë që tek e fundit mundet me qenë në krye të atij kuvendi me më pak toksicitet, por ne ua votojmë këdo. Unë as sot s’e kam të qartë se si ka mbërrirë Lëvizja Vetëvendosje nga Hegeli te Dimali, por ky është problem moral i tyre“, deklaroi Krasniqi.

“Ndoshta tendenca ka qenë që ta nxjerrin një kandidat që ka qenë polarizues, që ka qenë jashtëzakonisht i zëshëm dhe pa i zgjedhë fjalët kundër PDK-së e të tjerëve. Gjithmonë i kemi zgjedhë në Kuvendin e Kosovës figura përfaqësuese. Filluan një lloj propagande, fushate linçuese qysh ne s’e majmë fjalën, por s’ishte kjo e vërteta. Mu në fakt më shqetëson fakti se ky lloj taktizimi nuk është i dobishëm për politikën, e më së paku prej qytetarët“, deklaroi më tej ai.

Krasniqi fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën në Kuvend, përmes, siç u shpreh ai, kryeneçësisë së Kurtit që të jetë Albulena Haxhiu kandidatja për kryetare dhe insistimit për komision të fshehtë.

The post Krasniqi: Nuk e kam të qartë si LVV-ja nga Hegeli përfundoi tek Dimal Basha appeared first on Telegrafi.

Pas dështimit për kryetare, Albulena Haxhiu bëhet nënkryetare e Kuvendit – përqafim me Dimal Bashën pas votimit

26 August 2025 at 14:54

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri, Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Për zgjedhjen e tij votuan edhe deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Propozimi i Bashës nga LVV erdhi pas disa muajsh bllokimi institucional, ku Kuvendi kishte mbetur pa u konstituar, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, LVV kishte propozuar Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por ajo nuk mori mbështetjen e partive tjera. Më pas, për të njëjtin post u propozuan Donika Gërvalla, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci, por asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.

Në përpjekjen e 58-të, emri i Dimal Bashës mori mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Po ashtu, Kuvendi ka zgjedhur edhe tre nënkryetarët nga subjektet më të mëdha politike: Albulena Haxhiu nga LVV, Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Pas votimit, Albulena Haxhiu mori vendin e saj si nënkryetare, ndërsa nuk mungoi një përqafim mes saj dhe kryeparlamentarit të sapozgjedhur, Dimal Basha.

Seanca po vazhdon me zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë. /Telegrafi/

The post Pas dështimit për kryetare, Albulena Haxhiu bëhet nënkryetare e Kuvendit – përqafim me Dimal Bashën pas votimit appeared first on Telegrafi.

Basha thirrje opozitës për bashkëpunim: Kosovën e kemi bashkë

26 August 2025 at 21:10

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/ Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në fjalimin e tij të parë para deputetëve ka përcjellë mesazhe të bashkëpunimit dhe unifikimit.

Ai tha se në legjislaturën e nëntë priten përballje politike, mirëpo me synimin për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe të zhvilluar.

Sipas tij, pavarësisht sfidave në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit tash e gjashtë muaj, e njëjta i ka kontribuar demokracisë dhe emancipimit si shoqëri.

“Të nderuar kolegë, ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që nuk e kemi parë më herët. Por, me të gjitha betejat, unë besoj se ka qenë një shkollë që i ka kontribuar demokracisë, por edhe vetë emancipimit tonë si shoqëri. Këto ballafaqime gjenden edhe tek vendet më të zhvilluara, prandaj me rëndësi është që gjithçka ka ndodhur brenda konturave të debatit demokratik. Kjo është dëshmi se shoqëria jonë është e emancipuar për t’u përballur me sfida të tilla. Në emër të kryetarit të Kuvendit, ju bëj thirrje për bashkëpunim dhe unifikim. Është koha të dëshmojmë se, pavarësisht dallimeve politike, ne kemi guximin dhe mençurinë të punojmë së bashku për të ardhmen e vendit tonë, Republikës sonë për të cilën u sakrifikuan gjenerata të tëra… Në këtë Kuvend pres debat të hapur, por edhe respekt për njëri-tjetrin. Dua të shoh kritika, por edhe alternativa. Dua të shoh përballje politike, por me synimin e përbashkët për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Të nderuar deputetë, kemi dallime, por Kosovën e kemi bashkë”, tha ai.

Basha, para deputetëve, duke kërkuar unifikim, përmendi heroin Skënderbeun, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, si dhe presidentin historik, Ibrahim Rugova.

“Në çastet më të vështira, ky popull ka dëshmuar se di t’i lërë anash dallimet dhe të ngrihet për kauza kombëtare. Kemi udhërrëfyesin, Gjergj Kastriot Skënderbeun, shembullin e pavdekshëm të guximit dhe të mbrojtjes së atdheut. Kemi shembullin e udhëheqësit të urtë, presidentit historik Ibrahim Rugova, që dinte t’i bashkonte të tjerët. Ky popull u bashkua edhe rreth UÇK-së dhe komandantit të saj, Adem Jashari, për të luftuar gjenocidin fashist. Lufta e Adem Jasharit dhe e të gjithëve ishte për liri dhe për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe për të luftuar terrorin që po ushtrohej ndaj popullit tonë”, shtoi Basha.

Krahas kësaj, Basha theksoi rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kryesore të BE-së.

Në anën tjetër, Basha përmendi edhe shtrirjen e sovranitetit në veri, që sipas tij është bërë me vullnetin e pathyeshëm të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. /KosovaPress/

The post Basha thirrje opozitës për bashkëpunim: Kosovën e kemi bashkë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

By: Ela
26 August 2025 at 11:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Basha i mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime. Në prag […]

The post Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Fundi i ngërçit, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

By: BIRN
26 August 2025 at 12:50

Me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi i Kosovës zgjodhi të martën Dimal Bashën si kryetar të tij, duke zhbllokuar ngërçin që vazhdonte prej gjashtë muajsh që pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit. Dimal Basha, 45 vjeç, është jurist në profesion dhe deputet i Kuvendit të Kosovës në dy legjislatura si përfaqësues i […]

The post Fundi i ngërçit, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës appeared first on Reporter.al.

Afrim Gashi uron Dimal Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie dhe vëllazërie

26 August 2025 at 12:55

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, e ka uruar Dimal Bashën për përzgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Gashi në një postim në rrjetet sociale thotë se nën udhëheqjen e Dimal Bashës do të vazhdojnë marrëdhëniet e mira në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë të përcjell urimet më të përzemërta z. Dimal Bashës për zgjedhjen si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona, janë të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë”.

“Këto lidhje, që burojnë nga populli, afërsia dhe vlerat tona të përbashkëta, paraqesin një pasuri të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve tona. Jam i bindur se në udhëheqjen tuaj do të vazhdojmë t’i thellojmë më tej këto marrëdhënie përmes dialogut të hapur parlamentar, bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes së përbashkët në proceset euroatlantike. Ju uroj suksese të shumta në detyrën fisnike dhe shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të afërt dhe konstruktiv”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Dimal Basha sot u votua kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota “për” pas plot gjashtë muajve bllokadë në institucionin ligjvënës në Kosovë./Telegrafi/

The post Afrim Gashi uron Dimal Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie dhe vëllazërie appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: PDK mbajti fjalën, në një situatë normale asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimal Basha

26 August 2025 at 12:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit, Dimal Basha tha se është i bindur se as votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me përzgjedhjen e Albin Kurtit për kryetar të Kuvendit.

Krasniqi në një deklaratë për media theksoi se sot e kanë parë qartë votuesit se sa i vlerëson Albin Kurti.

“Pas gati pesë muajve bllokadë nga Lëvizja Vetëvendosje, me rikthimin te rendi kushtetues dhe tërheqja nga propozimi i anëtarëve të Qeverisë Kurti, ashtu siç kemi thënë nga fillimi, sot, larg nga e dëshiruara, u zgjodh Kryetari i Kuvendit”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tutje tha se “në një situatë normale asnjëherë nuk do të votonim dikë si Dimal Basha në krye të kuvendit, por ne sot kemi votuar siç kemi thënë nga dita e parë për ta zhbllokuar situatën dhe për t’i qëndruar besnik fjalës së dhënë publike”. /Telegrafi/

The post Krasniqi: PDK mbajti fjalën, në një situatë normale asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimal Basha appeared first on Telegrafi.

E kaluara sportive e Dimal Bashës – kryetari i ri i parlamentit, dikur ish futbollist i FC Ferizajt dhe fans i madh i këtij sporti

26 August 2025 at 12:47

Dimal Basha është zgjedhur së fundmi kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, duke marrë një prej pozitave më të rëndësishme politike në vend. Por, e kaluara e tij është e lidhur ngushtë me sportin, e në veçanti me futbollin.

Sot (e martë), deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan Dimal Bashën si kryetar të ri, me 73 vota për 30 kundër dhe 3 abstenuan.

Në të kaluarën, Basha ka treguar një lidhje të veçantë me sportin, sidomos me futbollin.

45-vjeçari ka qenë pjesë e ekipeve rinore të FC Ferizajt, ku ka kultivuar disiplinën, punën ekipore dhe përkushtimin – vlera që sot i aplikon edhe në politikë.

Edhe pse karrierën sportive nuk e ka vazhduar në nivel profesionist, ai shpesh e përmend si periudhë formuese për karakterin e tij.

Megjithatë, Basha vazhdon të luajë futboll së bashku me veteranët e Ferizajt dhe jo rrallëherë ka fituar trofe.

Si fans i madh i futbollit, Basha vazhdon të ndjekë nga afër ndeshjet vendore dhe ndërkombëtare, duke qenë një mbështetës i zjarrtë i talenteve të rinj vendorë.

Ai shprehet shpesh se sporti është mësues i shkëlqyer i lidershipit dhe menaxhimit të presionit, dy aftësi të cilat ia kërkon edhe detyra e tij e re politike.

Basha vazhdimisht poston edhe fotografi me futbollistë të ndryshëm shqiptarë, por edhe duke përcjell ndeshje futbollit nga stadiumi apo televizori.

Ferizajasi gjithashtu njihet si fans i madh i klubit anglez, Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

 

The post E kaluara sportive e Dimal Bashës – kryetari i ri i parlamentit, dikur ish futbollist i FC Ferizajt dhe fans i madh i këtij sporti appeared first on Telegrafi.

Ganimete Musliu: I thashë JO Dimal Bashës, nuk mund të votoj për një përçarës

26 August 2025 at 12:47

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka sqaruar arsyet pse ka refuzuar të japë votën e saj për Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Në një reagim publik, Musliu është shprehur qartë se zgjedhja e Bashës është e papranueshme për të, duke e cilësuar atë si figurë përçarëse.

“I thashë JO Dimal Bashës. Nuk mund të votoj për Kryetar të Kuvendit një person që karrierën politike e ka ndërtuar, jo mbi vizionin e unitetin, por mbi urrejtje dhe përçarje,” ka shkruar Musliu.

Ajo theksoi se refuzimi i saj nuk ishte personal por i bazuar në parim, duke e konsideruar Bashën si një figurë që ka treguar përçmim ndaj vlerave që ajo përfaqëson.

“Si qytetare dhe si deputete, nuk mund të pranoj që në një nga pozitat më të larta shtetërore të ulet dikush që hapur ka treguar përçmim ndaj Ushtrisë Çlirimtare, ndaj Drenicës, ndaj PDK-së dhe ndaj figurës së Hashim Thaçit,” ka theksuar ajo.

Musliu shtoi se një votë për Bashën do të ishte tradhti ndaj votuesve të saj, të cilët i kanë dhënë besim që prej më shumë se një dekade e gjysmë.

“Vota për një përçarës si Dimal Basha do të quhej tradhti ndaj besimit të mbi 31.000 votuesve të cilët i kanë besuar fjalës time për më shumë se 16-të vjet,” shkroi ajo.

Musliu tha se vendi ka nevojë për udhëheqës që bashkojnë dhe respektojnë historinë.

“Ne kemi nevojë për udhëheqës që bashkojnë, jo që përçajnë e përçmojnë. Ne kemi nevojë për liderë që respektojnë historinë, jo që e shkelin atë për interesa personale apo politike. Ne kemi nevojë për dinjitet! Ky nuk është inat – ËSHTË PARIM”, ka shkruar deputetja Musliu.

Zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit u bë me 73 vota për, përfshirë edhe disa deputetë nga PDK e AAK. /Telegrafi/

The post Ganimete Musliu: I thashë JO Dimal Bashës, nuk mund të votoj për një përçarës appeared first on Telegrafi.

❌
❌