Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 August 2025Main stream

Basha thirrje opozitës për bashkëpunim: Kosovën e kemi bashkë

26 August 2025 at 21:10

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/ Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në fjalimin e tij të parë para deputetëve ka përcjellë mesazhe të bashkëpunimit dhe unifikimit.

Ai tha se në legjislaturën e nëntë priten përballje politike, mirëpo me synimin për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe të zhvilluar.

Sipas tij, pavarësisht sfidave në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit tash e gjashtë muaj, e njëjta i ka kontribuar demokracisë dhe emancipimit si shoqëri.

“Të nderuar kolegë, ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që nuk e kemi parë më herët. Por, me të gjitha betejat, unë besoj se ka qenë një shkollë që i ka kontribuar demokracisë, por edhe vetë emancipimit tonë si shoqëri. Këto ballafaqime gjenden edhe tek vendet më të zhvilluara, prandaj me rëndësi është që gjithçka ka ndodhur brenda konturave të debatit demokratik. Kjo është dëshmi se shoqëria jonë është e emancipuar për t’u përballur me sfida të tilla. Në emër të kryetarit të Kuvendit, ju bëj thirrje për bashkëpunim dhe unifikim. Është koha të dëshmojmë se, pavarësisht dallimeve politike, ne kemi guximin dhe mençurinë të punojmë së bashku për të ardhmen e vendit tonë, Republikës sonë për të cilën u sakrifikuan gjenerata të tëra… Në këtë Kuvend pres debat të hapur, por edhe respekt për njëri-tjetrin. Dua të shoh kritika, por edhe alternativa. Dua të shoh përballje politike, por me synimin e përbashkët për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Të nderuar deputetë, kemi dallime, por Kosovën e kemi bashkë”, tha ai.

Basha, para deputetëve, duke kërkuar unifikim, përmendi heroin Skënderbeun, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, si dhe presidentin historik, Ibrahim Rugova.

“Në çastet më të vështira, ky popull ka dëshmuar se di t’i lërë anash dallimet dhe të ngrihet për kauza kombëtare. Kemi udhërrëfyesin, Gjergj Kastriot Skënderbeun, shembullin e pavdekshëm të guximit dhe të mbrojtjes së atdheut. Kemi shembullin e udhëheqësit të urtë, presidentit historik Ibrahim Rugova, që dinte t’i bashkonte të tjerët. Ky popull u bashkua edhe rreth UÇK-së dhe komandantit të saj, Adem Jashari, për të luftuar gjenocidin fashist. Lufta e Adem Jasharit dhe e të gjithëve ishte për liri dhe për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe për të luftuar terrorin që po ushtrohej ndaj popullit tonë”, shtoi Basha.

Krahas kësaj, Basha theksoi rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kryesore të BE-së.

Në anën tjetër, Basha përmendi edhe shtrirjen e sovranitetit në veri, që sipas tij është bërë me vullnetin e pathyeshëm të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. /KosovaPress/

The post Basha thirrje opozitës për bashkëpunim: Kosovën e kemi bashkë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Berisha flet nga Asambleja e OSBE: Drama e kombit tim, 45% e popullatës është larguar në 10 vjet

By: V K
2 July 2025 at 13:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Në krye të një delegacioni të opozitës, Berisha, në fjalën e mbajtur edhe sot para Asamblesë ka folur për dramën e shpopullimit të Shqipërisë dhe të narkorritjes së ekonomisë.

“Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024.Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore.

45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen. Dhe këtu nuk përfshihen ata që kanë ikur në vende apo rajone të tjera. Nëse u referohemi disa organizatave të tjera ndërkombëtare, studimet e tyre janë jashtëzakonisht dramatike në lidhje me Shqipërinë.

OKB njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh.Pse një goditje kaq shkatërruese demografike? Arsyeja kryesore është: narkodiktatura. Siç e theksova më parë, Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk njihet ende mirë si një fakt”, tha kreu i PD-së.

Berisha: Faleminderit zonja kryetare. Në kontekstin demografik, Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024.

Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore.

45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen. Dhe këtu nuk përfshihen ata që kanë ikur në vende apo rajone të tjera. Nëse u referohemi disa organizatave të tjera ndërkombëtare, studimet e tyre janë jashtëzakonisht dramatike në lidhje me Shqipërinë.

OKB njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh.

Pse një goditje kaq shkatërruese demografike? Arsyeja kryesore është: narkodiktatura.
Siç e theksova më parë, Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk njihet ende mirë si një fakt.

Më lejoni të bëj disa komente: Kushdo që do të shohë ekonominë shqiptare, do të shohë që ajo rritet vit pas viti me 3%. Është një rritje e respektueshme. Por çfarë është kjo rritje? Është një narkorritje. Pse? Është narkorritje sepse prodhimi industrial, në 5 vitet e fundit, ka rënë vit pas viti.

Po ashtu edhe prodhimi bujqësor, apo sektorë të tjerë. Por ka një sektor që mban normën më të lartë të rritjes në Europë, që është ndërtimi. Nëse shihni Eurostat, do të gjeni që indeksi i ndërtimit në Tiranë është tre herë më i lartë se mesatarja e indeksit të ndërtimit në BE.

Këto janë ndërtime të narkotrafikut. Të gjitha këto kulla janë monumente të drogës dhe korrupsionit. Nëse shihni Euron, është Euro e narkotrafikut. Monedha europiane në Shqipëri është zhvlerësuar 35–38%.

Kjo ka vrarë qindra e qindra ndërmarrje eksportuese, sepse narkoEuro hyn në vend përmes konteinerëve, përmes të gjitha mjeteve, dhe 80% e investimeve në sektorin e ndërtimit nuk vijnë nga bankat, por nga nëntoka.

Ky proces drejtohet personalisht nga narkodiktatori, i cili ka krijuar një sindikatë me kartelet e drogës dhe u jep atyre çdo mundësi dhe liri për të pastruar paratë në vendin tim.

Pra, viktima tjetër janë zgjedhjet për të cilat fola në mëngjes. Këta janë faktorët që po shkatërrojnë kombin tim, si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë.

The post Berisha flet nga Asambleja e OSBE: Drama e kombit tim, 45% e popullatës është larguar në 10 vjet appeared first on Albeu.com.

“Në të vërtetë keni humbur”/ Flet Gjekmarkaj: Ju gëzoni sepse mendoni se keni fituar

5 June 2025 at 12:15

Për Gjekmarkajn zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira e as të ndershme. Sipas tij zgjedhjet ishin proces i kontrolluar.

Demokrati Agron Gjekmarkaj foli sot nga foltorja e Kuvendit, nga ku hodhi akuza ndaj socialistëve për vjedhje të votave në zgjedhjet elektorale te 11 Majit.

Agron Gjekmarkaj:

“Sot nuk ngrihem për të komentuar një rezultat ne kete foltore! Ngrihem për të denoncuar një farsë. Ngrihem për të kontribuar me modesti per të mjekuar një plagë më të rënden në historinë bashkohore! Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, as përfaqësuese.Ato ishin një proces i kontrolluar, një teatër i pushtetit, një simulakër demokracie.

Partia Socialiste, Partia shtet, Qeveria shtet dhe Kryeministri Edi Rama, në vend që të organizonin një garë reale, zgjodhën të ndërtojn një proces të mbyllur, ku çdo element ishte i kontrolluar dhe i komanduar politikisht dhe shtetërisht. Si ndodhi kjo? Me përdorimin e administratës publike si instrument elektoral, jo si shërbim për qytetarët; Me presion të drejtpërdrejtë nga grupe kriminale në lagje, në bashki, në çdo qendër qendër bllokimi dhe jo votimi ; Me shkelje të hapura të Kodit Zgjedhor, përmes bonuseve elektorale, premtimeve të rreme dhe gjobave selektive;

Me manipulimin e votës së diasporës, duke u mohuar bashkatdhetarëve tanë të drejtën themelore për të votuar lirshëm dhe në mënyrë transparente. Këto veprime zhvlehsuan atë të drejtë, që gjasmë i dhamë diasporës të cilën bashkatdhetarëve tanë ua nxorrëm për hundësh;

Dhe me një tutelim selektiv të biznesit, ku përfitimet dhe mbrojtja u jepen vetëm oligarkeve dhe atyre që janë pranë pushtetit, duke ndëshkuar konkurrencën dhe duke kufizuar lirinë ekonomike të shqiptarëve. Kolegë të mazhorancës, Ju e nisët këtë udhetim regresist duke izoluar liderin e opozitës, z. Sali Berisha”.

The post “Në të vërtetë keni humbur”/ Flet Gjekmarkaj: Ju gëzoni sepse mendoni se keni fituar appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: Reforma në Drejtësi themeli, kemi përgjegjësinë të ngjisim Shqipërinë në majën e shtëpisë së BE-së

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me skuadrën fituese të PS pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, theksoi se Reforma në Drejtësi ka qenë themeli i rrugëtimit politik të kësaj force që nga viti 2013 dhe një nga sfidat më të mëdha të përballuara ndonjëherë.

“Në mandatin e parë, populli na dha privilegjin e besimit të tij, duke na dhënë mundësinë të hapim një rrugë të re shtetbërjeje demokratike përmes reformash të vonuara në vite dhe mbi të gjitha, pavarësimit të drejtësisë nga pushteti politik”, deklaroi Rama.

Ai kujtoi se në atë kohë, nisja e Reformës në Drejtësi nuk ishte një proces i lehtë dhe as i padiskutueshëm, madje rrezikoi edhe stabilitetin e qeverisë së parë.

“Ne i hymë detit në këmbë dhe, duke marrë në sy rrezikun e rënies së qeverisë së koalicionit të mandatit të parë për shkak të kundërshtive të Reformës në Drejtësi, ia dolëm ta pavarësojmë drejtësinë dhe t’i hapim rrugën një pastrimi historik të kanaleve të drejtësisë. Shqipëria nisi të marrë më shumë frymë”, tha Kryeministri.

Kryeministri Rama, duke folur për ecurinë e qeverisjes socialiste, tha se mandati i dytë ishte një sfidë ekzistenciale për vendin, ndërsa i treti shënoi rritjen e reputacionit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe afrimin drejt Bashkimit Europian.

“Me mandatin e dytë, populli na ridha privilegjin e besimit, duke na dhënë mundësinë të vijonim qeverisjen, këtë herë vetëm, pa partnerë koalicioni”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se ky mandat u përball me dy goditje të rënda: tërmetin shkatërrues dhe pandeminë globale, të cilat e kthyen qeverisjen në një betejë për mbijetesë kombëtare.

“Tërmeti dhe më pas pandemia e bënë atë një mandat ekzistencial, ku u desh të ringriheshim nga gërmadhat dhe të qëndronim në këmbë përballë një izolimi marramendës. Në fund, Shqipëria doli më e fortë, dhe unë besoj se ai mandat forcoi edhe karakterin tonë”, u shpreh Rama.

Duke kaluar tek mandati i tretë, Kryeministri nënvizoi sukseset në arenën ndërkombëtare.

“Me mandatin e tretë, populli na ridha sërish besimin për të çuar Shqipërinë më lart, jo vetëm në sytë tanë, por edhe në sytë e Europës dhe të botës. Hapëm negociatat dhe e kthyem vendin nga një “vrimë e zezë” në syrin e dynjasë, në një destinacion të ri europian. Mbledhja në Tiranë e Komunitetit Politik Europian ishte si një vulë mbi certifikatën e rilindjes së Shqipërisë”, deklaroi ai.

Sa i takon mandatit të katërt, Rama e cilësoi si një “histori më vete”, që matet jo vetëm me numrin rekord të mandateve, 83 gjithsej, por me peshën historike të kësaj përgjegjësie dhe sfidën për ta përmbyllur transformimin institucional të vendit.

“Ky nuk është një mandat i radhës, është amanet që vjen nga shumë larg, dhe ne patëm fatin të ndodhemi në kohën dhe vendin e duhur. Tani kemi privilegjin dhe përgjegjësinë ta çojmë në vend, për ta ngjitur Shqipërinë në majën ku qëndron shtëpia e BE-së”, tha Rama.

Ai u kërkoi deputetëve të PS-së që nuk do të rikthehen në shtator në Parlament të vijojnë kontributin në shërbim të të njëjtave qëllime të përbashkëta.

”Dua t’u them vëllazërisht të gjithë atyre që në shtator nuk do të rikthehen në Parlament, që unë ua mirëkuptoj mërzinë për humbjen e garës individuale. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur, edhe kur luan me fëmijët me top, ke një moment mërzie, nëse kupton që ti s’je më ai i pari dhe ata nuk janë më aq të vegjël, prandaj u munde. Por i siguroj se nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës si një mundësi të re për një eksperiencë të re personale dhe profesionale në një vend tjetër pune, po në shërbim të të njëjtave qëllime të përbashkëta, si fitues të mandatit historik të 11 majit, atëherë jo vetëm do të vazhdojnë të jenë të dobishëm për këtë familje e Shqipërinë, por do të pasurojnë karrierën e tyre politike e profesionale dhe nëse do të dëshirojnë të rikthehen në Kuvend, do të mund të garojnë përsëri në të ardhmen”, u shpreh Kryeministri. /j.p/

The post Rama: Reforma në Drejtësi themeli, kemi përgjegjësinë të ngjisim Shqipërinë në majën e shtëpisë së BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj fjalim në Dayton: Paqja në Ballkan është një detyrë që na përket të gjithëve

By: V K
26 May 2025 at 09:59

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Deytonit, mori pjesë në takimin me temë “Rifokusimi te Paqja dhe Prosperiteti në Ballkan”, ku theksoi rëndësinë historike të kësaj marrëveshjeje dhe rolin vendimtar të SHBA në sjelljen e paqes në rajon.

Presidenti kujtoi se tri dekada më parë, në këtë qytet, diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin dhe Marrëveshja e Dejtonit i dha fund një lufte të egër në Ballkan, duke mbetur gur themeli i paqes, stabilitetit dhe shpresës.

“Ne shqiptarët e kuptojmë vlerën e paqes sepse e kemi përjetuar vetë pasojën e konfliktit. Kosova sot qëndron si një shtet i ri, i pavarur, demokratik dhe funksional, një dëshmi e fuqishme e potencialit për transformim përmes sakrificës dhe dialogut”,– tha Presidenti.

Ai shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Marrëveshjen e Deytonit dhe theksoi nevojën për integrimin euroatlantik të Bosnje-Hercegovinës, duke e lidhur këtë me përkushtimin më të gjerë të Shqipërisë për paqe, siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe fqinjësi të mirë.

Gjithashtu, Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dejtonit dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ishin të mundura. Rajoni nuk do të kishte arritur stabilitetin që ka sot”, u shpreh ai, duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të SHBA, NATO-s dhe BE-së në Ballkan.

Në fjalën e tij, ai konfirmoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes nga Shqipëria dhe përkushtimin ndaj forcimit të solidaritetit dhe kohezionit në NATO, si dhe rolin e rëndësishëm që ka Bashkimi Evropian për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në rajon.

Presidenti u ndal edhe te agresioni rus ndaj Ukrainës, duke theksuar se paqja dhe liria nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë, por duhen mbrojtur në çdo kohë dhe në çdo cep të globit.

“Le të rikonfirmojmë përkushtimin tonë për Ballkanin Perëndimor, një rajon që nuk mbetet në hijen e së kaluarës, por qëndron në dritën e së ardhmes së vet”, përfundoi Presidenti Begaj.

The post Presidenti Begaj fjalim në Dayton: Paqja në Ballkan është një detyrë që na përket të gjithëve appeared first on Albeu.com.

“Vij para jush si një vëlla”/ Ceremonia e Përurimit, Papa Leoni: Do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj

18 May 2025 at 11:43

Në fjalën e tij para besimtarëve në sheshin Shën Pjetri, Papa u ndal tek humbja e madhe e botës së krishterë me ndarjen nga jeta të Papa Franceskut. Më tej Papa Leoni ka bërë thirrje në themelimin e një kishe të bazuar në dashuri.

Papa Leoni XIV: Përshëndes të pranishmit. Në ditët e fundit kemi përjetuar ndjesi intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër.Kemi marrë në ditën e Pashkës bekimet e tij të fundit. Zoti nuk e braktis kurrë popullin e tij.

Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj. Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin. Vëllezër dhe motra kjo është ora e dashurisë. Të krijojmë një kishë misionare që i hap krahët botës dhe është e bazuar në dashuri.

 

The post “Vij para jush si një vëlla”/ Ceremonia e Përurimit, Papa Leoni: Do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj appeared first on Sot News | Lajme.

Erdogan: BE të përfshijë në industrinë e mbrojtjes edhe aleatët jo anëtarë, praktika e Shengen duhet rishikuar

TIRANË, 16 maj/ATSH/- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbajtur fjalë në sesionin plenar të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë me temë “Evropa e Re në një Botë të Re: Unitet-Bashkëpunim-Veprim i Përbashkët”.

Erdogan falënderoi Kryeministrin Rama dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për organizimin e këtij Samiti në Tiranë.

“Jemi mbledhur bashkë për të diskutuar një vizion të ri që do të përcaktojë kontinentin tonë. Tashmë më shumë se kurrë është e rëndësishme që ne të veprojmë të bashkuar mbi bazën e bashkëpunimit dhe të orientuar nga fryma e veprimit të përbashkët. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme që të krijohet një arkitekturë e drejtë dhe gjithpërfshirëse globale qeverisëse”, theksoi ai.

Ky transformim i cili do të bazohet në parimet e pandashmërisë, sigurisë e një ndarje më të barabartë të prosperitetit, vijoi Erdogan duhet pikë së pari të nisë në shtëpinë tonë, në kontinentin europian.

Ai vuri në dukje se janë disa fusha ku mund të bashkëpunojnë dhe me potenciale të jashtëzakonshme si në industrinë e mbrojtjes, energjisë, korridoret e transportit dhe ndërlidhja, tregjet digjitale dhe lëndët minerale kritike.

“Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë evropiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e saj të mbrojtjes janë vërtet të dobishme. Ne besojmë që këto përpjekje duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë anëtarë të BE-së, në mënyrë të tillë që të mos të ndikojë apo të kryejë rolin thelbësor të NATO-së. Me këtë lloj ideje do të ishte në interesin më të mirë të sigurisë europiane. Shumë luftëra dhe konflikte në të shkuarën në Europë na kanë treguar se për çështje jetike si mbrojtja dhe siguria nëse përçahemi bëhemi më të dobët. E nëse bëhemi bashkë bëhemi më të fortë”, nënvizo presidenti turk.

Ai apeloi se duhet të konsultohen për hapat që garantojnë sigurinë ekonomike.

“Përditësimi i bashkimit doganor me BE do të kontribuojë për sigurinë e zinxhirit të furnizimit. Kjo është ajo ç’ka besojmë dhe besojmë po kështu që ky hap do të shtrojë rrugën për mundësi të përbashkëta prodhimi dhe investimesh në sektorë kritik siç janë farmaceutika dhe industria e mbrojtjes”, tha ndër të tjera Erdogan.

Presidenti i Turqisë vuri në dukje se praktika e vizave si ajo e Shengen që kufizojnë lëvizjen e njerëzve, dhe për rrjedhojë dhe të mallrave shërbimeve dhe kapitalit duhet të rishikohet.

“Si një vend me infrastrukturë më të zhvilluar energjetike në rajon, Turqia luan rol të rëndësishëm në Europë në proceset e transformimit të energjisë. Hapat që kemi ndërmarrë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, ofrojnë mundësi jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin”, deklaroi kreu i shtetit turk, Erdogan.

Gjithashtu, ai tha se “jemi në një moment kritik që armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë”.

Erdogan foli pë negociatata mes Rusisë dhe Ukrainës që po zhvillohen në Turqi. “Në këtë fazë mbështetemi tek të gjithë partnerët tanë për t’i mbajtur të hapura kanalet e dialogut. Turqia do të bëjë pjesën e saj në këtë proces”, deklaroi presidenti turk.

Në fjalën e tij në panelin e Samitit, Erdogan doli edhe për luftën në Gaza duke bërë që të ndërhyhet për të arritur vendosjen e armëpushimit.

Sipas tij, objektivi kryesor duhet të jetë zgjidhja me dy shtete.

“Gaza ka përjetuar një katastrofë të pashembullt humanitare. Çdo ditë, fëmijë e gra masakrohen. Duhet t’i themi ndal kësaj. Qëndrimi i Netanyahut rrezikon të gjithë rajonin tonë. Europa presim që të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë”, tha ai.

Presidenti i Turqisë tha se në Siri një kapitull i ri e shpresëplotë është çelur. “Deklarata e Trump për të hequr sanksioni është një lajm i mirë. Shpresoj që ky vendim të shërbejë si shembull edhe për vendet e tjera. Shpresojmë të ofrohet mbështetje financiare për rindërtimin e vendit. Unë shpresoj që takimi ynë do të jetë i dobishëm për një Europë të sigurt, të begatë dhe të qëndrueshme”, përfundoi Erdogan.

The post Erdogan: BE të përfshijë në industrinë e mbrojtjes edhe aleatët jo anëtarë, praktika e Shengen duhet rishikuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Jemi në një epokë të re, por të paqëndrueshme”/ Kryeministri britanik, Starmer: Tirana, “shtëpia” e Europës

16 May 2025 at 14:30

Fokusi i këtij Samiti të mbajtur në Tiranë është vënë tek Siguria, Ukraina si edhe bashkëpunimi me aleatët. Kryeministri britanik Keir Starmer u shpreh siguria dhe ekonomia mbetet sfida kryesore në këtë epokë të re.

“Është një takim shumë i rëndësishëm sepse është një moment thelbësor. E themi të gjithë që jemi në një epokë të re, por karakterizohet nga luhatja dhe paqëndrueshmëria. Mundësia që të gjithë udhëheqësit europian të mblidhen se bashku për t’u përballur me sfida. Është shumë e rëndësishme që ne jemi sot këtu”, tha ai. Më tej shtoi se duhet të punojnë së bashku për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Ndërkohë kemi punuar për këtë aleancë në mbarë europën. Kënaqësi që jam kryeministri i parë britanik që vij këtu dhe që punojmë në këtë Samit. Edi është nder të punoj me ju. Dhe tashmë kemi shumë sfida, emigracioni, po siguria. Ndërsa do të kemi edhe Samitin në Londër dhe sfida që do flasim këtu është një paqe e drejtë dhe të qëndrueshme.”, tha mes të tjerash Starmer.

The post “Jemi në një epokë të re, por të paqëndrueshme”/ Kryeministri britanik, Starmer: Tirana, “shtëpia” e Europës appeared first on Sot News | Lajme.

Video virale e mbylljes së fushatës të PS-së, Braçe sqaron gjestin: Nuk më bezdisi fjalimi i Xhaçkës por…

16 May 2025 at 14:17

Deputeti socialist Erion Braçe, sqaroi gjestin e bërë gjatë fjalimit përmbyllës së fushatës së PS-së. Braçe u shpreh se u bezdis nga kamera, operatori, teksa mohoi të jetë bezdisur nga fjalimi i Olta Xhaçkës, teksa thoshte “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

“Më erdhi kamera dhe nuk e doja. Nuk e doja fare vëmendje. Nuk u bezdisa nga fjalia ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’. E kisha me vëmendjen, nuk e doja. Kisha marrë vëmendje gjatë gjithë fushatës, nuk më duhej atë ditë.

Me Oltën kam folur vetëm dje, kishte një shqetësim me një procesverbal.”, tha Braçe.

Në zgjedhjet parlamentare, Erion Braçe, siguroi një tjetër mandat deputeti.

The post Video virale e mbylljes së fushatës të PS-së, Braçe sqaron gjestin: Nuk më bezdisi fjalimi i Xhaçkës por… appeared first on Sot News | Lajme.

“Ribashkimi i Europës, jo pa Ballkanin”/ Meloni në samitin e BE: Shqipëria është Evropë

16 May 2025 at 14:13

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbajtur fjalimin e saj në Samitin Evropian në Tiranë, duke uruar Kryeministrin Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, por jo vetëm. Meloni mendon bashkimin e Evropës si një moment të rëndësishëm për të gjithë.

Giorgia Meloni:

Më lejoni të falenderoj Edi, jo se jetoj në protektorat, por për pritjen kët edhe më ka bërë të ndihem shume e re në atë videon E uroj për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur. Jam e kënaqur do të mbështetet te vendosmëria e tij. Sot është moment i rëndësishëm për të gjithë ne. E kam mendur që identiteti europian i Shqipërisë është fakt. Shqipëria është Europë, pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate apo jo. Të gjithë shtetet në këtë tryezë sot janë po aq europiane sat ë 27 shtetet e BE.

Të gjithë janë pjesë e një të vetme ashtu si gishtat e dorës. Popuj që kanë luftuar njëri tjetrit, sot janë një i vendit. Po ndërmarrim një hap në bashkimin e europës, dhe nuk mund ta bëjmë këtë pa ballkanin perëndimor. Janë ura ndërmjet Lindjes e Perëndimit. Për këtë Italia është e angazhuar për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Këto vende duhet të kenë një perspektivë të qartë për BE. Integrimi edhe në Lindje është vetëm në të mirë të Europës, duke patur parasysh cfarë po ndodh në kufijtë tanë.

 

 

The post “Ribashkimi i Europës, jo pa Ballkanin”/ Meloni në samitin e BE: Shqipëria është Evropë appeared first on Sot News | Lajme.

“Mbështetja e tyre e domosdoshme”/ Negociatat e paqes me Rusinë në Turqi, Zelensky: Duhet t’i qëndrojmë bashkë SHBA…

16 May 2025 at 13:56

Në Samitin Evropian në Tiranë, ku të pranishëm janë 47 lider evropian, mban fjalën e tij presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Ai flet për negociatat e paqes dhe për mbështetjen e SHBA-s.

Volodymyr Zelensky:

SHBA, presidenti Trump dëshiron t’i japë fund luftës dhe ne duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë së afërmi me Trump, e të qëndrojmë të bashkërenduar pasi mbështetja e SHBA e domosdoshm, duhet të punojmë së bashku që kjo gjë të arrihet. Do tju mbaj të informuar për cdo gjë që do të ndodhë në Turqi.

The post “Mbështetja e tyre e domosdoshme”/ Negociatat e paqes me Rusinë në Turqi, Zelensky: Duhet t’i qëndrojmë bashkë SHBA… appeared first on Sot News | Lajme.

ATSH mbledh CEO-t e agjencive evropiane të lajmeve – Zhupa: Roli ynë kyç në mbrojtjen e informacionit të besueshëm

TIRANË, 15 maj /ATSH/Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka mikpritur për herë të parë në Tiranë Konferencën e Pranverës të Aleancës së Agjencive Evropiane të Lajmeve (EANA), me temë “Kërcënimet ndaj gazetarisë & Agjencitë e lajmeve & Mjetet për t’u mbrojtur”, që po zhvillohet në Hotel Plazza.

Drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa si dhe drejtori i lajmeve për Evropën dhe Afrikën në ”Associated Press”, James Jordan, hapën punimet e Konferencës ku marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues nga 32 agjenci evropiane të lajmeve nga Franca, Gjermania, Italia, Greqia, Finlanda, Kroacia, Ukraina, Spanja, Turqia, Serbia, Çekia, Azerbajxhani, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Suedia, Norvegjia, Bullgaria e tjerë.

Në nisje të konferencës u transmetua një video promovuese për Shqipërinë turistike.

Në fjalën e saj, drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa tha se përfaqësuesit e agjencive të lajmeve që ndodhen sot këtu përbëjnë zemrën e informacionit të besueshëm në kontinentin tonë,  por dhe më gjerë.

Zhupa u ndal te sfidat me të cilat përballet sot gazetaria dhe agjencitë e lajmeve, si dhe nevojën për veprim të përbashkët në një mjedis informuese që po ndryshon me ritme të shpejta.

Ajo bëri thirrje për forcimin e verifikimit të fakteve dhe transparencës, si mjete thelbësore për të mbrojtur integritetin e lajmit.

“Sot gazetaria dhe agjencitë e lajmeve përballen me një mjedis më sfidues se kurrë më parë. Nga dezinformatat që qarkullojnë në sekonda, tek presionet ekonomike, rënia e besimit dhe dominimi i platformave globale, të gjithë ne në këtë sallë e dimë se çdo ditë po na vihet në provë, misioni i madh i shtypit: të informosh në përputhje me parimet më të larta të humanizmit. Në fakt, ajo që na bashkon, është pikërisht fakti se asnjë agjenci serioze nuk mund ta përballojë vetëm këtë realitet”, theksoi ajo.

Zhupa vuri në dukje se “serioziteti i informacionit, shpejtësia e përhapjes së tij dhe saktësia e burimeve tona mbeten ende një busull për pjesën tjetër të medias, ku interesa të ndryshme ndërhyjnë deri për ta shpërdoruar informacionin dhe për të devijuar përmbajtjen e tij”.

Drejtoresha e ATSH-së renditi disa nga sfidat me të cilat përballen agjencitë e lajmeve në mbarë Evropën, por më të rëndësishmin, dezinformimin, duke e përshkruar si “një nga plagët më të mëdha të kohëve moderne”.

“Jetojmë në një kohë kur gënjeshtra qarkullon më shpejt se e vërteta dhe madje besohet në shumë raste, pa iu provuar burimet. Në një treg të mbingarkuar me burime anonime dhe të pa verifikuara, dallimi mes faktit dhe opinionit është zbehur dhe vazhdon të shpërfillë informacionin e vërtetë. Kjo është një sfidë për çdokënd që e merr seriozisht të vërtetën. Dhe ne e marrim. Ja pse verifikimi i informacionit dhe transparenca mbi burimet tona është në themel të punës sonë”, nënvizoi ajo.

Një tjetër temë e ndjeshme e adresuar nga Zhupa ishte shpërndarja e lajmeve të agjencive nga platformat e mëdha teknologjike.

“Platforma të mëdha teknologjike shpërndajnë lajme të prodhuara nga ne, pa garantuar shpërblimin e duhur. Për më tepër, shpesh këto algoritme favorizojnë përmbajtje emocionale, konfliktuale apo thjesht tentojnë të kapin sensacionin, kuptohet jo domosdoshmërisht të saktë apo të verifikuar. Këtu kemi nevojë për një zë të përbashkët dhe për zgjidhje të përbashkëta. Disa vende kanë nisur të negociojnë për modele të reja. Ne duhet të jemi pjesë e këtij diskutimi dhe të adresojmë shqetësime të vërteta”, tha ajo.

Duke u ndalur te pavarësia editoriale, Drejtoresha e ATSH-së u shpreh se: “në shumë vende, presioni nuk vjen drejtpërdrejt si censurë klasike. Vjen në mënyra më të rafinuara:. Dhe ky presion është po aq real, sa edhe ai i drejtpërdrejti, pasi lidhet me interesa grupesh interesi. Mbetet sfidë përfshirja e kanoneve të larta morale të gazetarëve dhe mbi të gjitha respekti për Urdhrin e Gazetarit”.

Zhupa vuri në dukje se besimi i publik është ndoshta sfida më e madhe që përballen sot mediat: “Për dekada, publiku besonte se lajmet që merrte nga agjencitë tona të lajmeve ishin të sakta. Sot, ky besim është zbehur, jo për fajin tonë të drejtpërdrejt, por si pasojë e një klime të përgjithshme, ku gjithçka po vihet në dyshim”.

Për të rikthyer këtë besim, Zhupa theksoi se nevojitet më shumë transparencë, komunikim më i hapur me publikun, si dhe vetëkritikë e vazhdueshme.

Më tej, në fjalën e mbajtur në Konferencë, Drejtoresha e ATSH-së, Valbona Zhupa evidentoi tre shtylla kryesore për të përballur shqetësimet e kohës përmes një gazetarie cilësore: bashkëpunim më të gjerë mes agjencive, investime në teknologji moderne si inteligjenca artificiale për verifikim faktesh dhe rritje të vizibilitetit të agjencive në debatin publik.

“Duhet të investojmë në platformat tona, në inteligjencën artificiale për të zbuluar lajme e rreme, në sisteme më efikase për menaxhimin e përmbajtjes, në aplikacione që i sjellin lajmet tona më afër qytetarit të zakonshëm. Ne duhet të jemi më të pranishëm në debatin publik. Jo vetëm përmes përmbajtjes që prodhojmë, por edhe përmes edukimit të publikut për rolin tonë. Shumë njerëz nuk e dinë ende se lajmet që lexojnë në media apo dëgjojnë në radio vijnë nga një agjenci lajmesh. Kjo duhet të ndryshojë, por edhe ne duhet të ushtrojmë autoritetin tonë që lajmet tona të jenë referencë për institucionet, publikun”, deklaroi Zhupa.

Në përfundim të fjalës, Zhupa theksoi nevojën që agjencitë e lajmeve të qëndrojnë të bashkuara dhe të ruajnë etikën profesionale në çdo kohë.

“Këto nuk janë kohë të lehta për gazetarinë. Por janë kohë me peshë të madhe historike. Sepse pikërisht në kohë të tilla, peshohet rëndësia e punës së madhe që bëjmë për publikun. Ne nuk kemi luksin të jemi as pasivë, as nostalgjikë. Por kemi fuqinë për të qenë të zgjuar, të përkushtuar dhe të bashkuar. Në këtë betejë, nuk ka më vende periferike apo qendra të mëdha. Çdo zë i përgjegjshëm ka rëndësi. Unë besoj fort që, nëse ruajmë etikën dhe respektojmë kanonet e gazetarisë së mirë, rrisim cilësinë dhe forcojmë bashkëpunimin, atëherë agjencitë e lajmeve do të jenë të pazëvendësueshme dhe gazetaria cilësore do të dijë të mbijetojë dhe të përballet me çdo krizë. Ashtu siç ka bërë gjithmonë”, përfundoi drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa.

Përmes disa paneleve, gjatë Konferencës do të trajtohen veçmas edhe çështje të tjera nga Tina Mari Flem, Drejtore Ekzekutive dhe Kryeredaktore e NTB-së, Peter Kropsch, Drejtor Ekzekutiv i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA dhe Kryetar i Komitetit të të Drejtave të Autorit të EANA-s, Nataliya Kostina, zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e agjencisë ukraine të lajmeve, Ukrinform, Aimilios Perdikaris, Drejtor Ekzekutiv i agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, Hanspeter Kellermüler, Drejtor Ekzekutiv i agjencisë zvicerane të lajmeve, Keystone-SDA dhe nga Bilgehan Öztürk, menaxhere e Komunikimeve Strategjike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë agjencisë turke të lajmeve, Anadolu Ajansi.

The post ATSH mbledh CEO-t e agjencive evropiane të lajmeve – Zhupa: Roli ynë kyç në mbrojtjen e informacionit të besueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan momente nga fjalimi falënderues pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama mbajti sot në sheshin “Skënderbej” një fjalim falënderues për qytetarët shqiptarë pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale Rama ndau momente nga ky takim falënderues ku morën pjesë qytetarë, simpatizantë të Partisë Socialiste, si dhe drejtues të kësaj force politike.

Në fjalën e tij Rama tha se “mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje ‘fake’ Shqipëria zgjodhi yjet, mes ngjitjes së vështirë në majë dhe rënies symbyllur në humnerë Shqipëria zgjodhi ngjitjen“.

“Kjo është një fitore historike dhe mbi të gjitha për momentin historik kur kjo fitore mori jetë për Shqipërinë, duke ju referuar rrugëtimit të vendit në integrimin në Bashkimin Europian”, theksoi Rama.

Rama falënderoi anëtarët e Partisë Socialiste për punën e bërë për fitoren e zgjedhjeve.

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për t’i falënderuar dhjetëra e dhjetëra, mijëra gra dhe burra vajza dhe djem të familjes sonë të madhe politike që 4 vite me radhe e shtruan me përpjekje durim dhe disiplinë në çdo territor të Shqipërisë dhe së fundmi për 9 muaj pa pushim edhe në çdo drejtim jashtë kufijve ku jetojnë shqiptarët rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama theksoi se “mandati që ne po mbyllim ishte deri tani mandati më i fortë qeverisës i një partie politike qysh prej 1992. Ndërsa që ky sapo na kanë dhënë shqiptarët do të jetë një mandat politikisht po aq i fortë sa ai i atij viti kthese në historinë politike të Shqipërisë pikërisht më 1992. Ne do të bëjmë të pamundurën që ta bëjmë edhe një mandat po aq domethënës edhe historikisht duke i mbyllur brenda vitit 2027 negociatat për anëtarësimin Shqipërisë në BE dhe duke vendosur karrigen  e Shqip në tryezën europiane në vitin 2030”.

/k.s/a.f/

 

The post Rama ndan momente nga fjalimi falënderues pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shqiptarët zgjodhën dritën e Europës dhe jo errësirën e gropës që shan e mallkon

TIRANË, 14 maj/ATSH/  Kryeministri dhe njëherësh Kryetari i PS, Edi Rama duke falënderuar sot shqiptarët për fitoren e PS në zgjedhjet e 11 majit deklaroi se “mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje ‘fake’ Shqipëria zgjodhi yjet, mes ngjitjes së vështirë në majë dhe rënies symbyllur në humnerë Shqipëria zgjodhi ngjitjen“.

Në fjalimin e tij në sheshin “Skënderbej”,  Rama tha se “ja ku u rikthyem prapë këtu 33 ditë nga dita që u nisëm fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS-së në të 12 qarqet dhe pastaj nga sheshi “Skënderbej” për të mbledhur çfarë mbollëm me shumë punë dhe me plot mund për 4 vite me radhë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve”.

“Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj ata vendosën të na besojnë ne Partinë Socialiste, mandatin e katërt. Na besuan më shumë se asnjëherë më parë për një sfidë më të madhe se asnjëherë më parë sepse në 4 vjet ne mbollëm më shumë besim tek Shqipëria, prandaj edhe mblodhëm më shumë besim nga shqiptarët. Ne mbollëm edhe më shumë shpresë për Shqipërinë prandaj mblodhëm më shumë shpresë nga shqiptarët. Ne mbollëm krenari edhe më të madhe për Shqipërinë europiane që po ndërtojmë gur pas guri prandaj mblodhëm votat e një mbështetje referendare për Shqipërinë që do ta anëtarësojmë në Bashkimin Europian vit pas viti”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë do dhe di çfarë bën dhe punon e nuk ndalet duke u ngjitur lart e më lart, me Shqipërinë që di vetëm kë nuk do dhe s’di çfarë flet e shan e mallkon pa pushim duke e ulur poshtë e më poshtë”. .

“Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë e më të mirë të udhëhequr me krenari dhe të qeverisur me vendosmëri në rrugë e mundimshme të fatit tonë europian, të një Shqipërie të përgojuar si vend gjithnjë e më i keq i tërë të zezave me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike dhe trupin e tërhequr zvarrë nga gjuhët e palodhur atë asaj urrejtje”, tha Rama.

/k.s/a.f/

 

The post Rama: Shqiptarët zgjodhën dritën e Europës dhe jo errësirën e gropës që shan e mallkon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Na besuan si asnjëherë më parë”, Edi Rama pa fjalë para shqiptarëve: Faleminderit juve këtu dhe atyre në diasporë, zgjodhët Shqipërinë e yjeve të Europës

By: M C
14 May 2025 at 19:49

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po mban fjalim e fitores së zgjedhjeve të 11 Majit në Sheshin Skënderbej, ku janë mbledhur qindra socialistë, pavarësisht se më herët ishte deklaruar se nuk do të kishte miting, por vetëm një fjalim.

Ai e ka nisur me një falenderim për të gjithë ata që i kanë besuar me votë si asnjëherë më parë Partisë Socialiste, një mandat të katërt, duke u rikthyer herë pas herë sepse siç tha, nuk kishte fjalë.

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për ti falenderuar dhjetëra e dhjetëra mija gra e burra, vajza e djem të familjes sonë të amdhe politike, që për katër vjet e shtruan me durim çdo territor të Shqipërisë. Faleminderit. Aq herë faleminderit, sa ç’janë anëtarë dhe anëtare të familjes sonë politike”, u shpreh ndër të tjera kryetari i PS.

Pjesë nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama:

Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe më 11 Maj ata vendosën të na besojnë ne, Partisë Socialiste, mandatin e katërt. Na besuan më shumë se asnjëherë më parë, për një sfidë më të madhe se asnjëherë më parë. Sepse në 4 vjet ne mbollëm më shumë besim për Shqipërinë, prandaj mblodhëm më shumë shpresë nga shqiptarët.

Këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë do dhe di çfarë bën, me Shqipërinë që nuk di çfarë do e që shan e mallkon pa pushim. Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipëria më të mirë dhe një Shqipërie të përgojuar si një vend me tërë të zezat. Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje fake, Shqipëria zgjodhi yjet.

The post “Na besuan si asnjëherë më parë”, Edi Rama pa fjalë para shqiptarëve: Faleminderit juve këtu dhe atyre në diasporë, zgjodhët Shqipërinë e yjeve të Europës appeared first on Albeu.com.

VATIKAN – Papa Leone XIV përmend 10 herë fjalën ”paqe” në fjalimin e tij

VATIKAN, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Fjala “paqe”, e shqiptuar 10 herë, është ndër ato që u përsëriten më shpesh në përshëndetjen e zgjedhjes së papa Leonit XIV, ndërsa ai shikonte nga lozha e bekimit në sheshin e Shën Pjetrit.

Një term që sugjeron atë që do të jetë një nga angazhimet thelbësore që do të marrë përsipër pontifikati i ri i Prevostit.

Një fjalim që, për herë të parë në historinë e zgjedhjes së një pape, u shkrua dhe nuk u mbajt menjëherë siç ishte bërë nga të gjithë paraardhësit e tij.

Fjalia e tij e parë si papë, e cila në fakt hyri në histori ashtu siç u ndodhi të gjithë atyre që para tij përshëndetën turmën nga ballkoni i Shën Pjetrit, ishte “paqja qoftë me ju të gjithë”.

Për më tepër, fjala “të gjithë”, që sjell ndërmend kuptime ekumenike dhe gjithëpërfshirëse, citohet 12 herë, e lidhur me “ecjen së bashku” dhe vëllazërinë.

Termi “dialog” përmendet tre herë, i shoqëruar me “urat”, një mjet që simbolizon ndërtimin e harmonisë dhe relaksimit ndaj të tjerëve.

Prevosti e thekson shprehjen “pa frikë” dy herë, ashtu siç shfaqet pesë herë fjala “dashuri”.

Papa Françesku përmendet në tri raste: një element që nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se Leone XIV është një bergoglian dhe ishte vetë Françesku që e thirri atë në Romë dy vjet më parë.

Papa i ri i referohet paraardhësit të tij kur shpreh konceptin e paqes, duke thënë “gjithmonë në paqe, falë papa Françeskut”, duke treguar kështu dëshirën e tij për të ndjekur gjurmët e paraardhësit të tij si një shenjë vazhdimësie. Emri i Zotit përmendet 10  herë në këtë përshëndetje të parë.

Ashtu si papa Gjon Pali II, i cili në përshëndetjen e tij drejtuar llozhës (ishte ai që e futi  këtë zakon) hyri në histori dhe në zemrat e besimtarëve me shprehjen “nëse gabohem, do të më korrigjoni”, Prevost, i cili është me origjinë amerikane, gjithashtu tha në gjuhën italiane “zoti na do të gjithëve pa kushte. Ende e mbajmë në vesh atë zë të dobët, por gjithmonë të guximshëm të papa Françeskut”./  a.jor.

The post VATIKAN – Papa Leone XIV përmend 10 herë fjalën ”paqe” në fjalimin e tij appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

15 orë fjalë: Presidenti i këtij vendi thyen rekordin e konferencës më të gjatë

By: D Marku
5 May 2025 at 12:12

Në një demonstrim të pazakontë transparence – dhe ndoshta edhe qëndrueshmërie fizike – Presidenti i Maldiveve, Mohamed Muizzu, ka qëndruar përplot 14 orë e 54 minuta duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në atë që zyra e tij e cilëson si konferencën më të gjatë për shtyp në historinë e një udhëheqësi shtetëror.

Konferenca, që nisi në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjati përtej mesnatës, synonte të shënonte edhe Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke dhënë një mesazh të fortë për rëndësinë e dialogut të hapur me mediat. Zyra e presidentit theksoi se Muizzu nuk shmangu asnjë temë dhe iu përgjigj pyetjeve në mënyrë të pandërprerë, me vetëm disa pushime të shkurtra gjatë sesionit maratonë.

Me këtë veprim, Presidenti 46-vjeçar pretendon të ketë thyer rekordin e mëparshëm të Volodymyr Zelenskyt, i cili në vitin 2019 mbajti një konferencë 14-orëshe – një rekord që atëherë e kishte rrëzuar edhe rekordi 7-orësh i liderit bjellorus Alexander Lukashenko.

Edhe pse zyrtarisht rekordi nuk është konfirmuar nga Guinness, për Muizzu-n, maratona me gazetarët është një sinjal politik: një president i gatshëm të dëgjojë dhe të përgjigjet – për aq kohë sa duhet.

The post 15 orë fjalë: Presidenti i këtij vendi thyen rekordin e konferencës më të gjatë appeared first on Albeu.com.

“Rama ik”/ Demokrati i ndërpret fjalimin Ramës në Kamëz

By: user 8
15 April 2025 at 20:03

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me të rinjtë e Kamzës, por u përball me një demokrat, i cili i ndërpreu fjalimin duke thënë “Rama ik”.

Kryeministri, i cili e kaloi me sportivitet, u përgjigj: Po po do iki!

Rama tha se personi qe thirri “Rama ik” eshte nje hudhër për te mos rene më sy.

“Në këto raste na duhet një hudhër, edhe sikur të mos na vijë duhet ta sajojmë. Shumë faleminderit për solidaritetin, por unë do shqetësohesha sikur të mbaronte gjithë kjo dhe të mos dilte ai zëri i të mbyturit në kënetë që thotë…ai duke u mbytur thotë Rama ik. Unë këtu me ju ai tek pullë”, tha kryeministri Rama.

The post “Rama ik”/ Demokrati i ndërpret fjalimin Ramës në Kamëz appeared first on Lapsi.al.

Dita e tretë e vizitës në Itali, Mbreti Charles mban fjalim në parlamentin italian

By: Kult Plus
9 April 2025 at 18:41

Mbreti Charles ka paralajmëruar nevojën që demokracitë si Britania e Madhe dhe Italia të qëndrojnë së bashku në kohë kaq të trazuara ndërkombëtare, pasi ai u bë monarku i parë i Mbretërisë së Bashkuar që iu drejtua të dy dhomave të parlamentit italian.

Mbreti mori një ovacion të gjatë nga deputetët në Romë, teksa mbajti një fjalim në ditën e tretë të vizitës së tij shtetërore në Itali.

Vizita përkoi gjithashtu me 20-vjetorin e martesës së Mbretit dhe Mbretëreshës.

Mbretëresha Camilla, e cila ishte parlament, kishte veshur veshjen që e pati në dasmën e saj civile në 2005-në.

Mbreti Charles pati një thirrje për të mbrojtur vlerat e përbashkëta dhe nevojën për të përforcuar partneritetin ushtarak midis Britanisë dhe Italisë.

“Ne jemi të dy vende evropiane”, tha ai, duke qëndruar përpara flamurit italian dhe atij të Bashkimit Evropian.

Ai mirëpriti që Mbretëria e Bashkuar dhe Italia “qëndruan pranë Ukrainës në orën e saj të nevojës”, por paralajmëroi se imazhet e luftërave tani po jehonin në të gjithë kontinentin.

“Brezat tanë të rinj mund të shohin në lajme çdo ditë në telefonat inteligjentë dhe tabletët e tyre se paqja nuk duhet të merret kurrë si e mirëqenë”, tha Mbreti.

Kërcënime të tilla nënkuptonin se ishte e rëndësishme që “Britania dhe Italia të qëndrojnë sot të bashkuar në mbrojtje të vlerave demokratike që ndajmë”, tha ai në parlament.

Duke mbajtur një pjesë të fjalimit në italisht, ai foli për historinë e gjatë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë dhe kulturën e përbashkët, duke u kthyer deri tek romakët e lashtë e deri tek këngëtarët si Ed Sheeran që kënduan në Itali.

“Blah blah” në altar: Prifti çudit të ftuarit me komentin gjatë betimeve martesore

By: gaze tare
8 April 2025 at 14:05

Një dasëm e zakonshme u kthye në një moment aspak të zakontë për një të ftuar, i cili ndau përvojën e tij në një postim në platformën Reddit. Ai tregoi se ishte në një kishë katolike, në një ceremoni me shumë pjesëmarrës, kur gjatë betimeve martesore, prifti që po udhëhiqte shërbesën përdori një frazë që askush nuk e priste: “blah blah blah”.

Sipas dëshmisë, në momentin që çifti po shqiptonte betimet, prifti, në vend që t’i udhëhiqte me fjalët e zakonshme të përkushtimit, papritur tha: “Okay, repeat after me, blah blah blah,” duke kaluar më pas në pjesën tjetër të fjalimit si të mos kishte ndodhur gjë.

I ftuari dhe bashkëshortja e tij mbetën të shtangur nga kjo ndërhyrje. “E pamë njëri-tjetrin dhe nuk po kuptonim nëse e kishim dëgjuar drejt,” shkroi ai. Por ajo që i habiti edhe më shumë ishte se askush tjetër në kishë nuk reagoi. Të gjithë dukeshin sikur nuk e kishin vënë re ose nuk e kishin marrë seriozisht.

Më vonë, në pritjen martesore, çifti filloi të fliste për këtë moment me personat në tavolinën e tyre. Ata qeshën dhe u habitën, por askush nuk kishte një përgjigje të qartë pse prifti kishte përdorur atë frazë.

Ky rrëfim i çuditshëm mori menjëherë vëmendje në Reddit dhe përdorues të tjerë ndanë histori të ngjashme nga dasma ku priftërinjtë ose oficiantët kishin bërë komente të papërshtatshme, shaka të pazakonshme apo kishin devijuar nga teksti tradicional.

Ndonëse ende nuk dihet identiteti i priftit apo në cilën kishë ka ndodhur ngjarja, kjo histori ka hapur diskutime rreth seriozitetit të ceremonive martesore dhe faktit se, ndonjëherë, edhe një moment solemn mund të kthehet në një skenë për humor të paqëllimshëm — ose të qëllimshëm.

Një gjë është e sigurt: për çiftin që u martua atë ditë dhe për të ftuarit, kjo ceremoni nuk do harrohet lehtë.

The post “Blah blah” në altar: Prifti çudit të ftuarit me komentin gjatë betimeve martesore appeared first on iconstyle.al.

❌
❌