Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 30 korrik deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, si dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar prej nga përfiton […]
Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.
Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj
Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.
E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.
Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.
Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.
Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.
Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.
Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.
Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.
Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.
Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.
Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.
Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.
Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.
Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.
Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.
Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.
Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.
Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.
Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër.
Teatri ishte vetëm fillimi
Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.
Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.
Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.
Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al
Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.
Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.
Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.
Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.
Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.
Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.
Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.
“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.
Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.
Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.
Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.
Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.
Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”
Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.
Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.
Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike
Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.
Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?
Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.
E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.
I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.
Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.
Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.
Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.
Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.
Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.
Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.
Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.
Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.
*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kërkoi deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Në këtë hetim të dytë në ngarkim të Goros, ai akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme në cilësinë e kreut […]
Blerina Gjylameti, është një nga deputetet që nuk arriti të zgjidhej në 11 maj pas tre mandateve në Kuvend. Në një postim të gjatë në Facebook, ajo ka bërë të ditur se pret që të angazhohet në një pozicion të ri politik brenda mazhorancës.
“Të dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim politik, Pas dymbëdhjetë vitesh si përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë, ndjej sot nevojën të ndaj me ju disa mendime, ndjenja dhe reflektime. Ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm.
Më është dhënë mundësia të përfaqësoj zërin tuaj në Parlamentin e Shqipërisë, të jem pjesë e vendimeve që kanë ndikuar në jetën e shumë familjeve shqiptare, të mbroj vlera dhe të ndërtoj ura bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve.
E kam bërë me ndershmëri, përkushtim dhe pa u kursyer, sepse besoj se politika është, mbi të gjitha, shërbim dhe përgjegjësi. Kam luftuar për barazi dhe më shumë mundësi për gratë, për të rinjtë, për familjet që kërkojnë mbështetje dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më solidare. Kam besuar fort në idealin e një Shqipërie europiane dhe do të vazhdoj ta besoj këtë ideal, pavarësisht rolit tim institucional” – shkruan Gjylameti.
“Nuk mund të fsheh se rezultati i zgjedhjeve ishte një moment reflektimi për kontributin e dhënë me ndërgjegje të pastër, për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit tim. Kam dhënë më të mirën time në çdo moment. Mendoj se, edhe pse nuk do të jem më pjesë e Parlamentit, angazhimi qytetar nuk ka fund – sepse përkushtimi ndaj komunitetit nuk lidhet me një mandat, por është një mënyrë jetese.
Ndaj sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Një fazë tjetër e shërbimit publik – ndoshta në një formë tjetër, por me të njëjtin pasion dhe me të njëjtat parime që më kanë udhëhequr deri më sot. Uroj shumë suksese kolegëve të mi, të vjetër dhe sidomos të rinjve, që së bashku me kapitenin tonë Edi Rama, do të vazhdojnë historinë e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë.
Këtë herë, jo vetëm si vijim i rrugës së nisur që në fillimet e tranzicionit, por mbi të gjitha për të çuar deri në fund misionin e transformimit të Shqipërisë në një vend europian. Na pret shumë punë përpara, për të shpërblyer besimin dhe votën me të cilën qytetarët na kanë besuar të ardhmen e tyre dhe të vendit” – shkruan Gjylameti. /LAPSI.al
Këtë të hënë rinisi numërimi i votave të qarkut të Tiranës nga ana e KQZ-së. Sa u takon partive, ajo që rinumërimi po nxjerr është se PD ka më shumë vota të pamerituara se PS. Sipas të dhënave për 601 kuti të vlerësuara, apo rreth 46.5% e tyre, koalicioni i PD ka marrë në 11 maj 305 vota më shumë nga sa duhej ndërsa PS-së i janë gjetur 222 vota të pamerituara.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 32 vota më shumë, PSD 25 vota dhe Mundësia ka 12 vota më shumë. Asaj që i është ngrënë haku është Koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës që nga rinuëmrimi i janë kompensuar plot… 20 vota. Vlen të theksohet se me këto vota nuk ndryshon për momentin ndarja e mandateve dhe pretendimi i PD për të marrë mandatin e 14-të duke ia hequr të dytin “Mundësia” duket ende larg. Sa u takon kandidatëve, brenda koalicionit të PD-së nuk ka përmbysje mes Ilir Alimehmetit dhe Jorida Tabakut duke bërë që kjo e fundit të mbajë deri tani mandatin. Alimehmetit i janë gjetur 94 vota të pamerituara ndërsa Tabakut 63 vota më shumë.
Nisi këtë të mërkurë rinumërimin i plotë i të gjitha votave të qarkut të Tiranës. Në ditën e parë u rinumëruan 85 kuti nga 1282 që janë gjithsej. Rinumërimi ka nxjerrë edhe disa parregullsi.
Kështu PS ka marrë 42 vota më shumë nga sa i takonin, PD dhe koalicioni i saj ka përfituar 19 vota më shumë, PSD 7 vota më shumë dhe “Levizja Bashkë” ka marrë padrejtësisht 2 vota më shumë.
Komisioni Europian i sheh me shqetësim sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në shkurt të këtij viti, ndërsa kërkon që të mbrohet pavarësia e organeve të drejtësisë së re nga puna e komisionit “Xhafaj” në Kuvend. Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë […]
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për ndërhyrje dhe kërcënime ndaj deputetëve socialistë. Berisha ka theksuar se ai ka lëshuar një udhëzim që ndalon kërkesën për rinumërimin e votave, për shkak të frikës se mund të dalin në shesh manipulimet. Berisha ka theksuar se Rama ka pasur një interes të veçantë për të mbrojtur deputeten Olta Xhaçka, duke shtuar se ky është një shembull i ndërhyrjeve të pandershme në procesin zgjedhor.
“Tani, në një garë të ngushtë, ta zëmë, apo në një garë ku garojnë shumë kandidatë për një numër të pakët vendesh, kandidatët krijojnë dyshime se numërimi nuk u bë si duhet. Për këtë Edi Rama lëshoi një udhëzim dhe i kërcënoi që ata të mos kërkojnë rinumërimin sepse i dalin lakrat në shesh. Del se Olta, dihen ato lidhjet e tyre me Oltën, dihen ato, del jashtë parlamentit. Kaq, por Olta nuk mund të dalë jashtë parlamentit se ata janë një familje në aksione dhe shumë gjëra. Kështu që ky është urdhër.
Unë nuk e bëj kurrë një gjë të tillë. Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shkojë dhe të kërkojë. Kjo është e drejtë. Nuk mund të më shkojë mendja mua që të kërkoj që mos bëj këtë ose bëj këtë. Në qoftë se ka numërim të gabuar, të dalë që është i gabuar. Nëse është i drejtë, del se është i drejtë. Por ai kishte hallin e Oltës. Me Oltën, jo Gjylametit, por ai është i aftë t’i vërë flakën gjysmës së grupit parlamentar,” tha Berisha.
Kreu demokrat Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama, për ndërhyrje dhe kërcënime ndaj deputetëve, duke theksuar se ai ka lëshuar një udhëzim që ndalon kërkesën për rinumërimin e votave, për shkak të frikës se mund të dalin “lakrat në shesh”.
Berisha ka theksuar se Rama ka pasur një interes të veçantë për të mbrojtur deputeten Olta Xhaçka, duke theksuar se ky është një shembull i ndërhyrjeve të pandershme në procesin zgjedhor.
Sipas Berishës, këto veprime janë një dëshmi e një sistemi të manipuluar dhe të kontrolluar, ku askush nuk mund të kërkojë rinumërim të votave pa u ndëshkuar.
“Tani, në një garë të ngushtë, ta zëmë, apo në një garë ku garojnë shumë kandidatë për një numër të pakët vendesh, kandidatët krijojnë dyshime se numërimi nuk u bë si duhet.
Për këtë Edi Rama lëshoi një udhëzim dhe i kërcënoi që ata të mos kërkojnë rinumërimin sepse i dalin lakrat në shesh.
Del se Olta, dihen ato lidhjet e tyre me Oltën, dihen ato, del jashtë parlamentit.
Kaq, por Olta nuk mund të dalë jashtë parlamentit se ata janë një familje në aksione dhe shumë gjëra.
Kështu që ky është urdhër.
Unë nuk e bëj kurrë një gjë të tillë.
Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shkojë dhe të kërkojë.
Kjo është e drejtë.
Nuk mund të më shkojë mendja mua që të kërkoj që mos bëj këtë ose bëj këtë.
Në qoftë se ka numërim të gabuar, të dalë që është i gabuar.
Nëse është i drejtë, del se është i drejtë.
Por ai kishte hallin e Oltës.
Me Oltën, jo Gjylametit, por ai është i aftë t’i vërë flakën gjysmës së grupit parlamentar.
Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për ndërhyrje dhe kërcënime ndaj deputetëve, duke theksuar se ai ka lëshuar një udhëzim që ndalon kërkesën për rinumërimin e votave, për shkak të frikës se mund të dalin “lakrat në shesh”. Berisha ka theksuar se Rama ka pasur një interes të veçantë për të mbrojtur deputeten Olta Xhaçka, […]
Blerina Gjylameti arriti të fitonte mandatin në Tiranë me votat brenda vendit, por rezultati u përmbys me votat e diasporës, duke i kaluar Olta Xhaçka në një avantazh prej 140 votash, duke i marrë kështu dhe vendin në Kuvend. Por, Gjylameti pretendon se i kanë vjedhur votat brenda partisë dhe për këtë ditën e djeshme […]
Ish-ministrja PS-së e cila do të jetë në Kuvend, Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur të PS, në një nga përballjet më të ngushta brenda listës së kësaj force politike me Blerina Gjylametin. Ajo shpreh falënderimet për qytetarët që e mbështetën me votë, për strukturat e PS-së që punuan për fitoren dhe për të gjithë kolegët që ishin pjesë e kësaj gare.
Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, votoi me postë edhe diaspora shqiptare, një proces i cili po kontestohet shumë nga opozita, e cila pretendon për manipulime. Vota e diasporës shkoi në favor të Partisë Socialiste, e cila fitoi me rezultat edhe më të thellë se nga votat brenda vendit. Sipas shifrave, […]
Votat preferenciale nga Diaspora tashmë janë drejt fundit të numërimit, dhe ish-ministrja e PS-së dhe kandidate për një tjetër mandat deputeti, Olta Xhaçka është shfaqur e buzëqeshur në shkallët Parkut Olimpik. Xhaçka ka krijuar një avantazh të lehtë ndaj rivales së saj brenda partisë Blerina Gjylameti, e cila gjithashtu ishte e pranishme në numërimin e votave të fundit të diasporës.
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka kërkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pamjet filmike të procesit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, duke vënë në diskutim saktësinë e numërimit mes kandidatëve socialistë në listën e hapur. Në kërkesën drejtuar KQZ, Gjylameti thekson se “pamjet e kërkuara do të përdoren […]
Numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës ka përfunduar.
Blerina Gjylameti mbeti jashtë Parlamentit të ri, ndërsa Olta Xhaçka arriti të siguronte një ulëse në sallë.
Gara mes dy zonjave socialiste ishte ‘kokë më kokë’ prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6213, kurse Gjylameti 6085.
Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 6513 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5526 vota.
Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4887 vota. Më poshtë në renditje rezultojnë dhe Ermonela Felaj me 4491 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4296 vota.
Nga ana tjetër në Partinë Demokratike, Tabaku ishte e vetmja që siguroi mandatin në listën e hapur, duke grumbulluar 20484 vota, ndërsa mjeku i njohur Ilir Alimehmeti 18055 vota.
Pa mandat deputeti në Kuvendin e ri nga radhët e koalicionit të opozitës PD-ASHM, kanë mbetur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që ka grumbulluar 7962 vota. Nga PL, si pjesë e listës së mbyllur futen në Kuvend Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.
Nga Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim, si pjesë e listës së mbyllur në Kuvend futet Mesila Doda./Top Channel
Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale të diasporës për qarkun Tiranë, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në renditjen e kandidatëve të Partisë Socialiste.
Në garën e ngushtë mes dy kandidateve të PS-së, Olta Xhaçka ka dalë fituese, duke siguruar një mandat deputeti.
Me këtë rezultat, ish-ministrja e Jashtme arrin të rikthehet në Kuvend, ndërsa Blerina Gjylameti mbetet jashtë Parlamentit, pas një gare të ngushtë që u vendos nga votat e diasporës.