Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjylameti quan Ramën “kapiten” pasi lë Kuvendin: Tani në një fazë të re

By: user 6
3 July 2025 at 21:53

Blerina Gjylameti, është një nga deputetet që nuk arriti të zgjidhej në 11 maj pas tre mandateve në Kuvend. Në një postim të gjatë në Facebook, ajo ka bërë të ditur se pret që të angazhohet në një pozicion të ri politik brenda mazhorancës.

“Të dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim politik, Pas dymbëdhjetë vitesh si përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë, ndjej sot nevojën të ndaj me ju disa mendime, ndjenja dhe reflektime. Ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm.

Më është dhënë mundësia të përfaqësoj zërin tuaj në Parlamentin e Shqipërisë, të jem pjesë e vendimeve që kanë ndikuar në jetën e shumë familjeve shqiptare, të mbroj vlera dhe të ndërtoj ura bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve.

E kam bërë me ndershmëri, përkushtim dhe pa u kursyer, sepse besoj se politika është, mbi të gjitha, shërbim dhe përgjegjësi. Kam luftuar për barazi dhe më shumë mundësi për gratë, për të rinjtë, për familjet që kërkojnë mbështetje dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më solidare. Kam besuar fort në idealin e një Shqipërie europiane dhe do të vazhdoj ta besoj këtë ideal, pavarësisht rolit tim institucional” – shkruan Gjylameti.

“Nuk mund të fsheh se rezultati i zgjedhjeve ishte një moment reflektimi për kontributin e dhënë me ndërgjegje të pastër, për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit tim. Kam dhënë më të mirën time në çdo moment. Mendoj se, edhe pse nuk do të jem më pjesë e Parlamentit, angazhimi qytetar nuk ka fund – sepse përkushtimi ndaj komunitetit nuk lidhet me një mandat, por është një mënyrë jetese.

Ndaj sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Një fazë tjetër e shërbimit publik – ndoshta në një formë tjetër, por me të njëjtin pasion dhe me të njëjtat parime që më kanë udhëhequr deri më sot. Uroj shumë suksese kolegëve të mi, të vjetër dhe sidomos të rinjve, që së bashku me kapitenin tonë Edi Rama, do të vazhdojnë historinë e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë.

Këtë herë, jo vetëm si vijim i rrugës së nisur që në fillimet e tranzicionit, por mbi të gjitha për të çuar deri në fund misionin e transformimit të Shqipërisë në një vend europian. Na pret shumë punë përpara, për të shpërblyer besimin dhe votën me të cilën qytetarët na kanë besuar të ardhmen e tyre dhe të vendit” – shkruan Gjylameti. /LAPSI.al

 

The post Gjylameti quan Ramën “kapiten” pasi lë Kuvendin: Tani në një fazë të re appeared first on Lapsi.al.

‘Shqetësim serioz’: BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

17 June 2025 at 19:13

Komisioni Europian i sheh me shqetësim sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në shkurt të këtij viti, ndërsa kërkon që të mbrohet pavarësia e organeve të drejtësisë së re nga puna e komisionit “Xhafaj” në Kuvend. Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë […]

The post ‘Shqetësim serioz’: BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt appeared first on Reporter.al.

Kreu i PD: Për Oltën, Rama i vë flakën gjysmës së grupit parlamentar

By: user7
21 May 2025 at 14:06

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për ndërhyrje dhe kërcënime ndaj deputetëve socialistë. Berisha ka theksuar se ai ka lëshuar një udhëzim që ndalon kërkesën për rinumërimin e votave, për shkak të frikës se mund të dalin në shesh manipulimet. Berisha ka theksuar se Rama ka pasur një interes të veçantë për të mbrojtur deputeten Olta Xhaçka, duke shtuar se ky është një shembull i ndërhyrjeve të pandershme në procesin zgjedhor.

“Tani, në një garë të ngushtë, ta zëmë, apo në një garë ku garojnë shumë kandidatë për një numër të pakët vendesh, kandidatët krijojnë dyshime se numërimi nuk u bë si duhet. Për këtë Edi Rama lëshoi një udhëzim dhe i kërcënoi që ata të mos kërkojnë rinumërimin sepse i dalin lakrat në shesh. Del se Olta, dihen ato lidhjet e tyre me Oltën, dihen ato, del jashtë parlamentit. Kaq, por Olta nuk mund të dalë jashtë parlamentit se ata janë një familje në aksione dhe shumë gjëra. Kështu që ky është urdhër.

Unë nuk e bëj kurrë një gjë të tillë. Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shkojë dhe të kërkojë. Kjo është e drejtë. Nuk mund të më shkojë mendja mua që të kërkoj që mos bëj këtë ose bëj këtë. Në qoftë se ka numërim të gabuar, të dalë që është i gabuar. Nëse është i drejtë, del se është i drejtë. Por ai kishte hallin e Oltës. Me Oltën, jo Gjylametit, por ai është i aftë t’i vërë flakën gjysmës së grupit parlamentar,” tha Berisha.

The post Kreu i PD: Për Oltën, Rama i vë flakën gjysmës së grupit parlamentar appeared first on Lapsi.al.

Sali Berisha: Për Oltën Rama i vë flakën jo Gjylametit, por gjysmës së grupit parlamentar

By: V K
21 May 2025 at 14:28

Kreu demokrat Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama, për ndërhyrje dhe kërcënime ndaj deputetëve, duke theksuar se ai ka lëshuar një udhëzim që ndalon kërkesën për rinumërimin e votave, për shkak të frikës se mund të dalin “lakrat në shesh”.

Berisha ka theksuar se Rama ka pasur një interes të veçantë për të mbrojtur deputeten Olta Xhaçka, duke theksuar se ky është një shembull i ndërhyrjeve të pandershme në procesin zgjedhor.

Sipas Berishës, këto veprime janë një dëshmi e një sistemi të manipuluar dhe të kontrolluar, ku askush nuk mund të kërkojë rinumërim të votave pa u ndëshkuar.

“Tani, në një garë të ngushtë, ta zëmë, apo në një garë ku garojnë shumë kandidatë për një numër të pakët vendesh, kandidatët krijojnë dyshime se numërimi nuk u bë si duhet.

Për këtë Edi Rama lëshoi një udhëzim dhe i kërcënoi që ata të mos kërkojnë rinumërimin sepse i dalin lakrat në shesh.

Del se Olta, dihen ato lidhjet e tyre me Oltën, dihen ato, del jashtë parlamentit.

Kaq, por Olta nuk mund të dalë jashtë parlamentit se ata janë një familje në aksione dhe shumë gjëra.

Kështu që ky është urdhër.

Unë nuk e bëj kurrë një gjë të tillë.

Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shkojë dhe të kërkojë.

Kjo është e drejtë.

Nuk mund të më shkojë mendja mua që të kërkoj që mos bëj këtë ose bëj këtë.

Në qoftë se ka numërim të gabuar, të dalë që është i gabuar.

Nëse është i drejtë, del se është i drejtë.

Por ai kishte hallin e Oltës.

Me Oltën, jo Gjylametit, por ai është i aftë t’i vërë flakën gjysmës së grupit parlamentar.

Cherchez la femme!”,– tha Berisha.

The post Sali Berisha: Për Oltën Rama i vë flakën jo Gjylametit, por gjysmës së grupit parlamentar appeared first on Albeu.com.

Berisha: Për Oltën, Rama i vë flakën jo Gjylametit, por gjysmës së grupit parlamentar

By: Ela
21 May 2025 at 13:59

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për ndërhyrje dhe kërcënime ndaj deputetëve, duke theksuar se ai ka lëshuar një udhëzim që ndalon kërkesën për rinumërimin e votave, për shkak të frikës se mund të dalin “lakrat në shesh”. Berisha ka theksuar se Rama ka pasur një interes të veçantë për të mbrojtur deputeten Olta Xhaçka, […]

The post Berisha: Për Oltën, Rama i vë flakën jo Gjylametit, por gjysmës së grupit parlamentar appeared first on BoldNews.al.

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

20 May 2025 at 22:47

Blerina Gjylameti arriti të fitonte mandatin në Tiranë me votat brenda vendit, por rezultati u përmbys me votat e diasporës, duke i kaluar Olta Xhaçka në një avantazh prej 140 votash, duke i marrë kështu dhe vendin në Kuvend. Por, Gjylameti pretendon se i kanë vjedhur votat brenda partisë dhe për këtë ditën e djeshme […]

The post Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave appeared first on BoldNews.al.

Siguroi mandatin si deputete, Xhaçka: Një garë e ngushtë mes miqsh, por fituam bashkë për Shqipërinë 2030

By: redi
20 May 2025 at 21:35

Ish-ministrja PS-së e cila do të jetë në Kuvend, Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur të PS, në një nga përballjet më të ngushta brenda listës së kësaj force politike me Blerina Gjylametin. Ajo shpreh falënderimet për qytetarët që e mbështetën me votë, për strukturat e PS-së që punuan për fitoren dhe për të gjithë kolegët që ishin pjesë e kësaj gare.

Source

Në cilat Qarqe pati ndikim diaspora, përmbysja e rezultateve me vetëm një “grusht” votash

20 May 2025 at 17:23

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, votoi me postë edhe diaspora shqiptare, një proces i cili po kontestohet shumë nga opozita, e cila pretendon për manipulime. Vota e diasporës shkoi në favor të Partisë Socialiste, e cila fitoi me rezultat edhe më të thellë se nga votat brenda vendit. Sipas shifrave, […]

The post Në cilat Qarqe pati ndikim diaspora, përmbysja e rezultateve me vetëm një “grusht” votash appeared first on BoldNews.al.

Drejt përfundimit edhe votat e Diasporës për kandidatët, Olta Xhaçka shfaqet e buzëqeshur

By: redi
19 May 2025 at 19:53

Votat preferenciale nga Diaspora tashmë janë drejt fundit të numërimit, dhe ish-ministrja e PS-së dhe kandidate për një tjetër mandat deputeti, Olta Xhaçka është shfaqur e buzëqeshur në shkallët Parkut Olimpik. Xhaçka ka krijuar një avantazh të lehtë ndaj rivales së saj brenda partisë Blerina Gjylameti, e cila gjithashtu ishte e pranishme në numërimin e votave të fundit të diasporës.

Source

Gara për mandatin e 7, Gjylameti kërkon pamjet e numërimit

19 May 2025 at 18:31

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka kërkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pamjet filmike të procesit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, duke vënë në diskutim saktësinë e numërimit mes kandidatëve socialistë në listën e hapur. Në kërkesën drejtuar KQZ, Gjylameti thekson se “pamjet e kërkuara do të përdoren […]

The post Gara për mandatin e 7, Gjylameti kërkon pamjet e numërimit appeared first on Reporter.al.

Përfundon numërimi në Tiranë: Xhaçka dhe Tabaku në Parlament, Majko mbetet jashtë

19 May 2025 at 19:48

Numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës ka përfunduar.

Blerina Gjylameti mbeti jashtë Parlamentit të ri, ndërsa Olta Xhaçka arriti të siguronte një ulëse në sallë.

Gara mes dy zonjave socialiste ishte ‘kokë më kokë’ prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6213, kurse Gjylameti 6085.

Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 6513 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5526 vota.

Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4887 vota. Më poshtë në renditje rezultojnë dhe Ermonela Felaj me  4491 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4296 vota.

Nga ana tjetër në Partinë Demokratike, Tabaku ishte e vetmja që siguroi mandatin në listën e hapur, duke grumbulluar 20484 vota, ndërsa mjeku i njohur Ilir Alimehmeti 18055 vota.

Pa mandat deputeti në Kuvendin e ri nga radhët e koalicionit të opozitës PD-ASHM, kanë mbetur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që ka grumbulluar 7962 vota. Nga PL, si pjesë e listës së mbyllur futen në Kuvend Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.

Nga Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim, si pjesë e listës së mbyllur në Kuvend futet Mesila Doda./Top Channel

The post Përfundon numërimi në Tiranë: Xhaçka dhe Tabaku në Parlament, Majko mbetet jashtë appeared first on Telegrafi.

Mbyllet numërimi në Tiranë, Xhaçka nxjerr Gjylametin jashtë parlamentit

By: user 5
19 May 2025 at 19:44

Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Olta Xhacka ka siguruar mandatin me një diferencë të ngushtë përballë Blerina Gjylametit.

Kjo e fundit mbeti jashtë Parlamentit të ri, ndërsa Olta Xhaçka arriti të siguronte një ulëse në sallë.

Gara mes dy zonjave socialiste ishte ‘kokë më kokë’ prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6213, kurse Gjylameti 6085.

 

The post Mbyllet numërimi në Tiranë, Xhaçka nxjerr Gjylametin jashtë parlamentit appeared first on Lapsi.al.

Xhaçka merr mandatin e fundit të PS/ Përfundon numërimi në qarkun e Tiranës

19 May 2025 at 19:28

Përfundon numërimi në qarkun e Tiranës, Olta Xhaçka merr mandatin e fundit të Partisë Socialiste.

Gjithashtu fitues ka dalë edhe Ornaldo Rakipi. Xhaçka dhe Rakipi janë dy kandidatët e fundit që i bashkohen listës së PS në Tiranë.

Siç shihet edhe nga pamjet, në sallë ka mbizotëruar edhe entuziazmi, pas rezultatit fitues.

 

Vijon numërimi i votave të diasporës! Xhaçka kryeson lehtë ndaj Gjylametit, Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota

By: E.K
19 May 2025 at 08:48

Vijon numërimi i votave për diasporën, që është edhe përcaktuese për kandidatët, që do të hyjnë në parlament, nga ana e maxhorancës apo e opozitës. Deri tashmë, në kampin socialist, Olta Xhaçka kryeson lehtë ndaj Blerina Gjylametit me 69 vota, duke qenë ajo sërish në Kuvend. Xhaçka ka siguruar 6.039 vota, ndërsa Gjylameti 5.970 vota. […]

The post Vijon numërimi i votave të diasporës! Xhaçka kryeson lehtë ndaj Gjylametit, Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota appeared first on FaxWeb.

Mbyllet numërimi i votave për qarkun e Tiranës, Olta Xhaçka apo Blerina Gjylameti, ja cila fitoi mandatin

By: V K
18 May 2025 at 08:39

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku rezulton se ish- ministrja Olta Xhaçka, i ka marrë mandatin Blerina Gjylametit me një diferencë tepër të ngushtë prej 2 votash.

Konkretisht, Olta Xhaçka, ka marrë 5806 vota, ndërsa Blerina Gjylameti, numëron 5804 vota.

Ndërkohë kandidati më i votuar në listën e hapur të Tiranës për Partinë Socialiste është Blendi Gonxhe, me 22398 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 21364 vota, më pas ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha me 19113 vota.

Ndërsa Fatmir Xhafaj, ka marrë 12677 vota dhe Ornaldo Rakipi 9683 vota, më pas Anila Denaj me 8783 vota.

Jashtë Parlamentit kanë mbetur disa prej figurave të njohura të PS-së, të cilët cilësohen edhe si “veteranë” të saj.

Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka dhe Plarent Ndreca nuk kanë arritur të sigurojnë mandate.

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi mandatin e katërt qeverisës me 83 deputetë. Partia Demokratike siguroi 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3, ndërsa subjektet e reja si “Mundësia” e Agron Shehajt mori 2 mandate. “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë” siguruan nga një deputet secila.

 

The post Mbyllet numërimi i votave për qarkun e Tiranës, Olta Xhaçka apo Blerina Gjylameti, ja cila fitoi mandatin appeared first on Albeu.com.

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

By: Besnik
15 May 2025 at 18:53

Disa deputetë me karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk morën votëbesimin e qytetarëve më 11 maj.

Vendin e tyre pritet ta zënë figura të reja, të rinj në moshë dhe pa përvojë të mëparshme politike.

Po kush janë veteranët e politikës shqiptare që mbeten jashtë Parlamentit dhe do t’u duhet të dorëzojnë çelësat e zyrave?

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Partisë Socialiste, jashtë mbeten: Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Plarent Ndreca, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka.

Nga aleanca “PD – Shqipëria Madhështore”, nuk u rizgjodhën: ish-presidenti Ilir Meta, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Petrit Doda, Dhurata Çupi dhe Shpëtim Idrizi.

Ndërkohë, në Kuvend hyjnë emra të rinj dhe ende të panjohur për publikun, si Sara Mila në Elbasan – kandidatja me më shumë vota në rang kombëtar, Zegjine Çaushi në Fier dhe Marjana Koçeku në Shkodër, e njohur si “Neomalsorja” në rrjetet sociale, kandidate e PS-së në listë të mbyllur.

Emrat që për vite me radhë “ngrinin kartonin” në seancat plenare, sot mbeten jashtë loje, ndërsa një brez i ri hyn në skenën politike me premtimin për të ndryshuar rregullat e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër appeared first on Euronews Albania.

Apeli i Posaçëm rrëzon shkallën e parë të GJKKO-së, nuk pranon ankimin e Belerit për hetimin e Olta Xhaçkës

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë të GJKKO, duke mos pranuar ankimimin e ish-kryetarit të bashkisë së Himarës, eurodeputetit Fredi Beleri, për hetimin e Olta Xhaçkës.

Beleri kërkoi që të rishikohet vendimi i datës 27 dhjetor 2024 dhe të hapen hetime përkatëse.

Kujtojmë se më 28 shkurt, sipas medieve GJKKO urdhëroi SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal dhe të nisë hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshorti të saj, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim. Por sot Apeli rrëzoi vendimin e shkallës së parë të GJKKO.

“Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Shfuqizimin e vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Rrëzimin e ankimit të ankuesit Dh.A.B., me objekt “Shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. 22920/1 Prot., datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuar dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse”, thuhet në njoftimin e Apelit.

/a.f/

The post Apeli i Posaçëm rrëzon shkallën e parë të GJKKO-së, nuk pranon ankimin e Belerit për hetimin e Olta Xhaçkës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon hetimin e Olta Xhaçkës

By: user 8
14 May 2025 at 16:10

Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, duke mos pranuar ankimin ish-kryetarit të bashkisë së Himarës, eurodeputetit Fredi Beleri, për hetimin e Olta Xhaçkës.

Beleri kërkoi që të rishikohet vendimi i datës 27 dhjetor 2024 dhe të hapen hetime përkatëse

Kujtojmë se më 1 prill, GJKKO urdhëroi SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal dhe të nisë hetimet ndaj Olta Xhaçkësndhe bashkëshorti të saj, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim. Por sot Apeli rrëzoi shkallën e parë të GJKKO.

” Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Shfuqizimin e vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Rrëzimin e ankimit të ankuesit Dh.A.B., me objekt “Shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. 22920/1 Prot., datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuar dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse”, thuhet në njoftimin e Apelit.

The post Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon hetimin e Olta Xhaçkës appeared first on Lapsi.al.

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

By: Besnik
14 May 2025 at 15:34

Apeli i GJKKO pranoi këtë të mërkurë ankimimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke vendosur mosfillimin e hetimeve ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, e cila kishte urdhëruar regjistrimin e procedimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi pas kërkesës së bërë nga Fredi Beleri.

Sipas vendimit të shpallur sot nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, Apeli vendosi:

  • Shfuqizimin e vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  • Rrëzim e ankimimit të ankuesit Dh.A.B. (Fredi Beleri), me objekt shfuqizimin e shkresës së Prokurorisë së Posaçme që kishte vendosur mosfillimin e procedimit penal.

Vendimi i shkallës së parë, tashmë i shfuqizuar, kishte pranuar ankesën e Fredi Belerit dhe detyronte SPAK-un të regjistronte hetim penal për veprat “Shpërdorimi i detyrës”,

“Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, bazuar në kallëzimin penal nr. 181, datë 04.09.2023.

Me vendimin e sotëm, Apeli i jep të drejtë SPAK-ut, duke vendosur që nuk do të regjistrohet hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit appeared first on Euronews Albania.

Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj nuk do të hetohen, Apeli i Posaçëm shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë

By: V K
14 May 2025 at 15:51

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë, që detyronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 14.05.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 90 akti, datë 08.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Pranimin e ankimit të bërë nga ankuesi Dh.A.B.

2. Detyrimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për regjistrimin e procedimit penal dhe për vazhdimin e hetimeve për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 186 287 të Kodit Penal, mbi parashtrimin e kallëzimit penal nr. 181, datë 04.09.2023, sipas pikës 42 të këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Shfuqizimin e vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Rrëzimin e ankimit të ankuesit Dh.A.B., me objekt “Shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. 22920/1 Prot., datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuar dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse”, thuhet në vendimin e Apelit.

The post Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj nuk do të hetohen, Apeli i Posaçëm shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë appeared first on Albeu.com.

❌
❌