Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt

10 July 2025 at 20:14

Kërkesa e kandidatit Zeqir Kordhoni në KQZ për të verifikuar dokumentet që ka dorëzuar koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” për të zbatuar zotimin e tyre që kandidatët e listave të mbyllura t’i linin vendin kandidatëve më të votuar në listat e hapura, shkaktoi jo pak habi dhe pështjellim gjatë ditës së sotme.

Por kjo kërkesë e Kordhonit nuk duke aq “rrufe në qiell të hapur”, po të shohësh me kujdes dokumentet që janë dorëzuar me firmën e tij në KQZ.

Nga një vështrim me sy të lirë, dallohet që në tre dokumente të ndryshme që kandidati Kordhoni ka firmosur për t’u dorëzuar në KQZ, firmat janë tre modele të ndryshme.

Për më tepër gjatë komunikimit me Euronews Albania, këtë të enjte ishte vetë Kordhoni që hodhi dyshime mbi dokumentet e dorëzuara me fimën e tij, ku theksoi se nuk është shumë i qartë për çfarë ka firmosur, duke ngritur dyshime për një falsifikim të mundshëm. Për këtë të fundit, Kordhoni u shpreh i rezervuar, duke theksuar se do të shohë dokumentet, do të flasë me drejtuesit e koalicionit, Lapaj dhe Shabani, e më pas do të mbaj një qëndrim publik.

Mbetet për t’u parë nëse Kordhoni do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje për të zbuluar nëse i është falsifikuar firma, apo thjesht ka qenë i pavëmendshëm në dokumentet që ka firmosur.

Nëse Kordhoni do i shkojë deri në fund kësaj çështje, do të jetë radha e organeve kompetente, pra Policia dhe Prokuroria, që do duhet të nisin një hetim për bërë ekspertimin e firmave në këto dokumente.

 

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt appeared first on Euronews Albania.

Tërhiqet Maldrita Bardho, mandati i shkon sërish Zegjine Çaushit: Ka luftuar për…

2 July 2025 at 21:18

Maldrita Bardho, e cila mori mandatin e deputetit pas rinumërimit të votave në qarkun Fier, do ia lërë mandatin Zegjine Çaushit.

Vendimin e ka bërë me dije vetë Bardho përmes një postimin në faqen e vet në Facebook ku shprehet se do të kontribuojë për PS, por pa qene në Parlament.

“Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot mu përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!” shkruan Bardho në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tërhiqet Maldrita Bardho, mandati i shkon sërish Zegjine Çaushit: Ka luftuar për… appeared first on Euronews Albania.

I mori karrigen Zegjine Çaushit, ja profili i deputetes Maldrita Bardho që do ulet në Kuvend që nga shtatori

2 July 2025 at 18:41

Maldrita Bardho do të jetë deputete në Parlamentin e ardhshëm në shtator, pasi i zuri vendin në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushit.

Pas rinumërimit të votave nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve për kutitë e Fierit, Bardho i mori vendin Çaushit, pasi asaj iu shtuan vota ndërsa Çaushit iu ul numri i votave. Bardho është një profesioniste në farmacologji dhe biologji-kimi.

Ajo ka lindur më 14 mars 1984 në Fier dhe ka përfunduar studimet në Universitetin Kristal, ku mori diplomën e Shkencave në Farmaci. Më parë, ka përfunduar edhe një diplomë të Nivelit të Dytë në Biologji-Kimi nga Universiteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë.

Në karrierën e saj profesionale, deputetja e re ka punuar si farmaciste dhe më pas si drejtuese teknike në një farmaci në Lushnjë. Ajo ka edhe kualifikime në rolin e profesionistit të shëndetit, të marrë nga organizata ASME.

Gjithashtu, Bardho është dhe koordinator e Gruas në Njësinë Administrative Bubullimë, duke organizuar takime sociale si dhe aktivitete të Partisë Socialiste. Nga shtatori ajo do të përfaqësojë socialistët e Fierit në Kuvendin e ri.

The post I mori karrigen Zegjine Çaushit, ja profili i deputetes Maldrita Bardho që do ulet në Kuvend që nga shtatori appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin e deputetit

2 July 2025 at 15:56

Zegjine Çaushi ka humbur mandatin e deputetit pas përfundimit të rinumërimit të të gjitha kutive të votimit për qarkun Fier.

Mandatin e 12-të për Partinë Socialiste në këtë qark e mori Maldrita Bardho, me 10 vota diferencë nga Zegjine Çaushi.

Pas përfundimit të numërimit më 11 maj dhe mbylljes së procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte Çaushi që fitoi mandatin me 61 vota më shumë se Maldrita Bardho.

Por rinumërimi i kërkuar nga “Shqipëria Bëhet” ka sjellë një përmbysje të rezultatit, sa i takon kandidatëve brenda Partisë Socialiste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin e deputetit appeared first on Euronews Albania.

Përfundon rinumërimi i votave në Fier/ Zegjine Çaushi humbet mandatin, ja kush fitoi përballë saj

By: V K
2 July 2025 at 16:01

Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit, duke sjellë një përmbysje në ndarjen e mandateve.

Kandidatja e PS Zegjine Çaushi ka humbur mandatin, ndërsa Madrita Bardho, ka arritur të sigurojë vendin në Kuvend me vetëm 10 vota më shumë në radhët e PS.

Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve.

The post Përfundon rinumërimi i votave në Fier/ Zegjine Çaushi humbet mandatin, ja kush fitoi përballë saj appeared first on Albeu.com.

Tedi Blushi dorëzon mandatin në Këshillin Bashkiak të Tiranës, zbulohet arsyeja

By: V K
2 June 2025 at 12:44

Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka depozituar shkresën e dorëheqjes së tij nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Këshillit Bashkiak të Tiranës, për dijeni edhe Kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Blushi deklaron se vendimi vjen si pasojë e kualifikimit të tij si deputet në listën fituese të Qarkut Tiranë, në zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Pasi u kualifikova në listën fituese të Qarkut Tiranë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, paraqes kërkesën time për dorëheqje nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë”, shkruan Blushi në letrën me datë 30 maj 2025.

SHKRESA E BLUSHIT

 

The post Tedi Blushi dorëzon mandatin në Këshillin Bashkiak të Tiranës, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

“Mandati IV vetëkorrigjues”, Rama: Jemi ngjitur aq lart sa askush s’e ka besuar

26 May 2025 at 18:37

Kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim falenderues në Pallatin e Brigadave ekipin që garoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha në fjalën e mbajtur me këtë rast se PS duhet të dëshmojë se do ta përdorë fuqinë e mandatit të katërt për të bërë realitet fjalët dhe për t’u vetëkorrigjuar për të bërë më të mirën.

“Duhet ta nisim nga vetja për të riparë nivelin e udhëheqjes, na duhet një mirëkuptim i plotë brenda nesh për të siguruar shqiptarët dhe BE me fjalë të përputhura me veprat se ne do ta përdorim fuqinë  e mandatit të katërt. Jemi ngjitur aq lart sa askush nuk e ka besuar. Duke u përpjekur të reflektojmë për këtë besoj se mbi të gjitha kjo ka ndodhur se kemi arritur të nxjerrim më shumë nga vetja pas çdo fitoreje. Sa më shumë të vetëkorrigjohemi ne aq më shumë do përfitojë Shqipëria. Unë me disa këtu nga koha e vjetër e kemi parë këtë familje në errësirë dhe dritë”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mandati IV vetëkorrigjues”, Rama: Jemi ngjitur aq lart sa askush s’e ka besuar appeared first on Euronews Albania.

Belind Këlliçi: Duam të marrim mandatin e Alimehmetit, ja rrugët që do të ndiqen

By: V K
23 May 2025 at 09:39

Belind Këlliçi zbuloi se Partia Demokratike, do ta ankimojë vendimin e KQZ për kryeqytetin dhe do të kërkojë rishikimin e votave të pavlefshme.

Sipas Këlliçit, në Tiranë ka pasur mbi 17 mijë vota të pavlefshme, dhe rivlerësimi i tyre do të sjellë mandatin e mjekut Ilir Alimehmeti, i cili është humbur për 100 vota.

“Në diasporë ka pasur kuti me rezultat 97% në favor të Partisë Socialiste. Kjo ka ndodhur me votat e Greqisë. Një ekspert kaligrafie do ta evidentonte se është një dorë që ka plotësuar qindra vota. Të vjen keq që një mundësi që iu dha shqiptarëve jashtë u bë pis nga partia shtet. Mendonim se DHL do t’i qëndronte të gjitha angazhimet. Në Greqi, DHL ia ka nënkontraktuar shpërndarjen e zarfeve dy kompanive lokale. Ne i kemi bërë publike këto shkelje.

Këto janë denoncime që po çojmë te partnerët. PS ka humbur vota në Tiranë. Ka rreth 18 mijë vota më pak. Por për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votim dhe partive të reja…

Mandatin e fundit e kemi humbur për një grusht votash dhe nuk do të dorëzohemi. Do të bëjmë një kërkesë, janë 17 mijë vota të pavlefshme në Tiranë. Të mjaftueshme për të marrë mandatin e tij dhe një tjetër. Dyshojmë se ka manipulime në votat e pavlefshme”, u shpreh Këlliçi për A2.

The post Belind Këlliçi: Duam të marrim mandatin e Alimehmetit, ja rrugët që do të ndiqen appeared first on Albeu.com.

Beteja mes socialistëve në Vlorë/ Ja kush rrezikon të humbasë mandatin

By: V K
19 May 2025 at 15:38

Partia Socialiste fitoi 9 mandate në Qarkun e Vlorës, ku sipas të dhënave zyrtare në KQZ, nga rezultatet përfundimtare rezulton se socialistët të kenë siguruar rreth 64560 vota, me rreth 60.44% dhe e përkthyer kjo në 9 mandate.

Partia Demokratike, ka marrë në total 26162 vota, me 24.49%, duke u përkthyer kjo në 3 mandate, që ka sjellë edhe rënien e një mandati nga lista e mbyllur, i cili ishte numri 4 në listë, Atird Hoxha.

Por brenda socialistëve duket se ka garë pavaresisht pse ka 9 mandate, ka një garë mes dy kandidatëve për vendin e 9-të. Në garë janë Vasil Llajo dhe Klejvis Kaso.

Nga votimi brenda vendit, Vasil Llajo, ka 4894 vota dhe Klejvis Kaso, ka 4623 vota, me një diferencë prej 271 votash, ka kryesuar Vasil Llajo, i cili ka marrë mandatin e 9-të të socialistëve për Qarkun e Vlorës.

Por po të shohësh tashmë votimin që po vjen nga emigrantët, Vasil Llajo, deri në këto momente ka vetëm 65 vota, ndërsa Klejvis Kaso, ka 282 vota, duke bërë që diferenca prej 271 votash tashmë të jetë vetëm 54 vota.

Në total, Vasil Llajo, deri në këto momente ka 4959 vota, ndërsa Klejvis Kaso ka 4905 vota. Diferenca është mjaft e madhe.

Klejvis Kaso, ka marrë nga votat e emigrantëve rreth 5 herë më shumë sesa Vasil Llajo. Janë numëruar në total 5298 zarfe dhe janë rreth 10700 zarfe të tjerë për t’u numëruar.

Pra, rreth 10 mijë zarfe më shumë se ato që janë numëruar deri në këto momente, ç`ka do të thotë se me këtë trend ku me 5 mijë votat e para, Klejvis Kaso, ka një diferencë shumë të madhe me Vasil Llajon.

Gara është mjaft e ashpër dhe duket se kandidati socialist, i cili është renditur i pari në listën pritëse, mund të rrëzojë Vasil Llajon, biznesmenin e “Intermedica”, i cili tashmë rrezikon ta humbasë mandatin me votat e emigrantëve.

The post Beteja mes socialistëve në Vlorë/ Ja kush rrezikon të humbasë mandatin appeared first on Albeu.com.

Mbyllet numërimi i votës preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi merr mandatin

19 May 2025 at 15:57

Numërimi i votës preferenciale në qarkun e Fierit është mbyllur plotësisht pasditen e së hënës.

Partia Socialiste ka ruajtur mandatin e 12 në këtë qark (qarku ku ka marrë më shumë mandate pas Tiranës), të cilin e ka marrë Zegjine Çaushi me 4551 vota.

Kjo e fundit u bë virale gjatë fushës për PS në qarkun e Fierit pas videove në distancë drejtuar rivalit të tij demokrat Gazment Bardhi, të cilave ky i fundit nuk iu përgjigj ndonjëherë.

PD-ASHM ka mundur të marrë vetëm 4 mandate në qarkun e Fierit.

 

The post Mbyllet numërimi i votës preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi merr mandatin appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet numërimi i votave për qarkun e Tiranës, Olta Xhaçka apo Blerina Gjylameti, ja cila fitoi mandatin

By: V K
18 May 2025 at 08:39

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku rezulton se ish- ministrja Olta Xhaçka, i ka marrë mandatin Blerina Gjylametit me një diferencë tepër të ngushtë prej 2 votash.

Konkretisht, Olta Xhaçka, ka marrë 5806 vota, ndërsa Blerina Gjylameti, numëron 5804 vota.

Ndërkohë kandidati më i votuar në listën e hapur të Tiranës për Partinë Socialiste është Blendi Gonxhe, me 22398 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 21364 vota, më pas ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha me 19113 vota.

Ndërsa Fatmir Xhafaj, ka marrë 12677 vota dhe Ornaldo Rakipi 9683 vota, më pas Anila Denaj me 8783 vota.

Jashtë Parlamentit kanë mbetur disa prej figurave të njohura të PS-së, të cilët cilësohen edhe si “veteranë” të saj.

Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka dhe Plarent Ndreca nuk kanë arritur të sigurojnë mandate.

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi mandatin e katërt qeverisës me 83 deputetë. Partia Demokratike siguroi 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3, ndërsa subjektet e reja si “Mundësia” e Agron Shehajt mori 2 mandate. “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë” siguruan nga një deputet secila.

 

The post Mbyllet numërimi i votave për qarkun e Tiranës, Olta Xhaçka apo Blerina Gjylameti, ja cila fitoi mandatin appeared first on Albeu.com.

Tabaku drejt marrjes së mandatit, thellon diferencën me Alimehmetin

16 May 2025 at 09:39

Jorida Tabaku pritet të marrë mandatin e deputetit në Tiranë ku garoi në listë të hapur, pas një “lufte” votë më votë me kandidatin tjetër demokrat Ilir Alimehmeti.

Kur janë numëruar rreth 75 për qind e votës së diasporës Tabaku ka arritur të marrë 18850 vota duke thelluar diferencën me Alimehmetin i cili deri tani ka marrë 16426 vota në listë të hapur në kryeqytet.

PS ka marrë deri tani 19 mandate deputetësh në Tiranë, ndërsa PD 13 mandate.

Partia Socialiste ka fituar bindshëm zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit duke siguruar në total 83 mandate në rang kombëtar kundrejt 50 të PD, në një kohë kur janë numëruar mbi 75 për qind e votave të diasporës.

2 mandate mori PSD e Tom Doshit, 2 mandate Mundësia e Agron Shehajt dhe nga 1 mandat Nisma dhe Lëvizja Bashkë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tabaku drejt marrjes së mandatit, thellon diferencën me Alimehmetin appeared first on Euronews Albania.

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

15 May 2025 at 09:41

Partia Demokratike ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura mandate për në Kuvend nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Qarqet e vetme ku demokratët kanë shkuar përtej listës së mbyllur janë Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Lezha dhe Kukësi, pa përjashtuar ndonjë surprizë që mund të […]

The post EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë/ Thellohet diferenca, kush siguron vota më shumë mes Tabakut dhe Alimehmetit

By: V K
15 May 2025 at 09:20

Është thelluar diferenca mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, të dy kandidatë të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Tiranës.

Dy kandidatët janë në “luftë për mandatin e 13 të koalicionit në Tiranë.

Nga të dhënat e deritanishme, Tabaku ka siguruar 11855 vota, ndërkohë Alimehmeti, ka marrë besimin e 10858 qytetarëve.

Kjo bën që ndërkohë që janë ende edhe 518 kuti për t’u numëruar, diferenca mes të dyve të jetë 997 vota.

 

 

 

The post “Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë/ Thellohet diferenca, kush siguron vota më shumë mes Tabakut dhe Alimehmetit appeared first on Albeu.com.

Rezultatet paraprake/ Jorida Tabaku merr mandatin në Tiranë

By: V K
14 May 2025 at 15:23

Jorida Tabaku, tashmë projektohet si deputetja që do të hyjë në Parlamentin e 4 viteve të ardhshme nga radhët e Partisë Demokratike.

 

 

Tabaku është ngjitur në vendin e parë të listës së hapur nga votat që ka marrë, duke siguruar rreth 5 mijë të tilla.

Sakaq, numërimi i votave preferenciale vijon në Shqipëri, ndërsa në Tiranë beteja mbetet e fortë.

The post Rezultatet paraprake/ Jorida Tabaku merr mandatin në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike i rimerr mandatin “Mundësisë” në Tiranë, Alimehmeti më i votuari tek demokratët, Meta mbetet jashtë Kuvendit

By: V K
13 May 2025 at 11:25

Në Tiranë, ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve. Partia Socialiste, ka marrë 19 mandate, që do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.

Në listën e hapur deri tani, më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhe, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe.

Një vend në shtatëshen e parë, është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Orlando Rakipin dhe Anila Denajn.

Partia Demokratike, i rimori një mandat Partisë Mundësia. Më i votuar deri tani mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë që rifutet në Parlament Jorida Tabaku.

Jashtë deri më tani ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

Sa u përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn, ndërsa del jashtë listës Erald Kapri, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet, do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.

Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

The post Partia Demokratike i rimerr mandatin “Mundësisë” në Tiranë, Alimehmeti më i votuari tek demokratët, Meta mbetet jashtë Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Gonxhja: 13 mijë vota mund të mos mjaftojnë për të marrë mandatin, ja sa synoj

28 April 2025 at 21:20

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe kandidat i PS në listë të hapur në qarkun Tiranë tha në emisionin Now në Euronws Albania se mungesa e një pragu dhe një formule fikse në zgjedhjet e 11 majit e bën më të vështirë marrjen e një mandati në Tiranë.

Ai u shpreh se që të marrësh një mandat në kushte të tilla duhet të luftosh për mbi 15 mijë deri në 20 mijë vota.

Në një skenar pozitiv dhe një lufte të bërë mirë sipas Gonxhes, PS merr mbi 20 mandatë në kryeqytet.

“Do thosha që ishte rezultat shumë i kënaqshëm nëse marrim 20 mandate dhe mbi në Tiranë. Mungesa e një pragu dhe një formule fikse është një problem në këto zgjedhje. Ka formula që thonë duhen 13 mijë vota (për një mandat) ka të tjerë që thonë 14 mijë e 500. Këto zgjedhje nuk kanë një prag zyrtarisht, duke marrë parasysh riskun, punën e përditshme, njerëzit janë duke u trokitur çdo ditë nga çdo lloj mundësie, është një dinamikë që mund të jetë e lëvizshme deri ditën e fundit. Ka njerëz që  e kanë ndarë mendjen, ka që do të shqetësohen deri në ditën e fundit. Duhet të luftosh për më shumë se 15 mijë, duhet të luftosh për të paktën 20 mijë vota për të shpëtuar nga një prag që është i panjohur”, tha Gonxhja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gonxhja: 13 mijë vota mund të mos mjaftojnë për të marrë mandatin, ja sa synoj appeared first on Euronews Albania.

Erisa Xhixho: Rama po e mbyll mandatin me arsimin e rrënuar, PL do të rrisë buxhetin në 5%

By: V K
11 April 2025 at 14:45

Zv. Presidentja e Pastrisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se qeveria e Edi Ramës e mbyll mandatin e tretë me shumë premtime të pambajtura dhe një sistem arsimor të rrënuar.

Xhixho: Të nderuar qytetarë, Qeveria e Edi Ramës e mbyll mandatin e tretë me shumë premtime të pambajtura dhe një sistem arsimor të rrënuar. Më lejoni të ndalem në disa prej tyre:

Buxheti – Në vitin 2013, kur mori pushtetin, Edi Rama premtoi buxhetimin e arsimit në masën 5% e PBB. Ky është mashtrimi më i madh që mund t’u bëhej prindërve, mësuesve, pedagogëve dhe të rinjve shqiptarë. Dymbëdhjetë vjet më pas, buxheti është në nivelin 2.4%, më i ulëti në rajon. Renditemi të fundit pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Arsimi profesional – Në vitin 2017, qeveria premtoi shkolla profesionale në çdo bashki. Mashtrim! Nga 61 bashki që ka vendi, sot shkolla profesionale kanë vetëm 19 prej tyre.

Shkolla qendër komunitare – Në vitin 2015, Edi Rama prezantoi projektin “Shkolla qendër komunitare”. Tjetër mashtrim. Nuk ia dolën kurrë të bëjnë të funksionojë trekëndëshin shkollë-familje-komunitet dhe rastet e rënda të ndodhura në shkollat e vendit vitet e fundit e provojnë se ky projekt ka dështuar.

Kampusi universitar i Tiranës – Në vitin 2019, Edi Rama premtoi përfundimin e kampusit universitar brenda mandatit të dytë të Lalit. Mashtrim tjetër. Vijojmë të jemi i vetmi vend ende pa kampus universitar.

Mësimi me turne – Prej vitit 2017 është premtuar se do t’i jepet fund mësimit me turne. Mashtrim! Ende sot pas 8 vitesh, shkollat e Tiranës janë të mbingarkuara dhe mësimi zhvillohet me turne.

Arsimi është rrënuar sepse qeveria nuk e ka pasur kurrë prioritet. Qindra shkolla të mbyllura e mijëra të rinj që kanë emigruar në kërkim të shpresës janë prova më e qartë e këtij rrënimi.

Programi ynë për nxitjen e arsimit, i integruar në programin qeverisës të Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i japë zgjidhje kësaj situate.

Ne sot jemi një hap përpara. Sepse kemi zgjidhjen, por kemi edhe besimin e shqiptarëve. Ne do ta ringremë arsimin në Shqipëri:

Duke dyfishuar buxhetin e arsimit në 5%, sa mesatarja europiane, duke dyfishuar pagat e mësuesve, për t’i çuar në 1500 euro. Duke financuar inovacionin mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Duke dhënë kuponin 250 euro për çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla derisa qeveria të hapë aty shkollën e re. Qytetarët paguajnë taksa dhe shërbimin duhet ta marrin ose të kompensohen në mënyrë që ta përdorin në arsim privat.

Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.

Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit.

Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.

Kurrikulat do t’i nënshtrohen një reformimi të thellë nga ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik, për të formuar të rinj me mendim kritik.

Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.

Mbështetje e fortë e arsimit profesional dhe ekselencave në bizneset start-up.

Për t’u rikthyer dinjitetin mësuesve dhe për të motivuar të rinjtë të ndjekin degët e mësuesisë, duhet vepruar sot urgjentisht!

Vota më 11 maj është votë për të ndëshkuar ata që nuk mbajtën premtimet dhe mbështetje për programin tonë për të ringritur arsimin, për të ulur taksat, për të rritur mirëqenien dhe për ta shndërruar Shqipërinë në vend prodhues dhe fuqi eksportuese.

The post Erisa Xhixho: Rama po e mbyll mandatin me arsimin e rrënuar, PL do të rrisë buxhetin në 5% appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti: Qytetarët na besuan mandatin, gati të nisim punën për qeverinë e re

By: V K
12 February 2025 at 08:25

Përmes një postimi në “Facebook”, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij ka shënuar një fitore të padiskutueshme në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se rezultati është i qartë në shumicën e komunave të Kosovës.

Kurti ka theksuar dominimin e LVV në shumicën e komunave, edhe pa përfshirë votat me kusht dhe ato nga diaspora.

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës. Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar Kurti.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur partitë opozitare kanë ngritur dyshime mbi integritetin e procesit zgjedhor, duke kërkuar transparencë në numërimin e votave.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon përpunimin e të dhënave, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen në ditët në vijim.

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti: Qytetarët na besuan mandatin, gati të nisim punën për qeverinë e re appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese shtyn sërish seancën për mandatin e Holta Zaçajn

By: Oldi
17 December 2024 at 16:42

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për përfundimin e mandatit të Holta Zaçajt si kryetare e këtij institucioni të drejtësisë. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 23 dhjetor, ndërsa mësohet se shtyrja është bërë pasi Zaçaj ka kërkuar të njihej me vendimin e Gjykatës së Lartë. Në njoftimin zyrtar thuhet se Gjykata, pasi vlerësoi […]

The post Gjykata Kushtetuese shtyn sërish seancën për mandatin e Holta Zaçajn appeared first on BoldNews.al.

❌
❌