Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rroga mesatare 900 euro? Tabaku: 40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet

By: redi
25 August 2025 at 15:47

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se gjendja ekonomike e familjeve është e rrënuar, teksa për të mbuluar kostot mujore nuk mjaftojnë as dy rroga minimale. Sipas të dhënave të INSTAT, për të 40% e të ardhurave shkojnë për bukën dhe ushqimet, pa llogaritur transportin, shkollën, shëndetin dhe llogaritë e tjera. Tabaku nënvizon se qeveria thotë që paga mesatare është 900 euro në Shqipëri…

Source

Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? Shqiptarët përballen me fatura që s’dalin as me dy paga minimale

By: V K
25 August 2025 at 14:02

Këtë të hënë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në “Facebook”, u shpreh se prej një viti dëgjojmë refrenin “paga mesatare 900 euro”, por realiteti i përditshëm tregon të kundërtën.

Ajo thekson se shpenzimet e familjeve shqiptare janë shumë më të larta se të ardhurat e tyre, duke krijuar një hendek të thellë mes pagave dhe nevojave themelore.

Sipas Tabakut; “Monopolet vendosin çmimin, qeveria mbron sistemin e pandershëm të taksimit; buxheti punon vetëm për të mbrojtur oborrin e socialistëve nga rritja e çmimeve, ndërsa familjet shqiptare paguajnë propagandën, rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. Dhe shtresa e mesme ikën jo për luks, por për jetesë”.

Postimi:

Prej 1 viti kemi dëgjuar refrenin: “paga mesatare 900 euro”. Studio, grafika, spote. Pastaj del nga shtëpia. Shporta, energjia, karburanti. Realiteti të flet ndryshe.

INSTAT thotë se një familje me të ardhura mesatare shpenzon rreth 96 mijë lekë në muaj (pa qira). Paga minimale është 40 mijë. Dy paga minimale = 80 mijë. Hendeku? 16 mijë lekë çdo muaj. Çdo muaj.

40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet. Qiratë? Edhe larg qendrës nisin rreth 45 mijë lekë. Shtoji transportin, faturat, shkollën, shëndetin… llogaria nuk del në fund të muajit.

Monopolet vendosin çmimin, qeveria mbron sistemin e pandershëm të taksimit; buxheti punon vetëm për të mbrojtur oborrin e socialistëve nga rritja e çmimeve, ndërsa familjet shqiptare paguajnë propagandën, rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. Dhe shtresa e mesme ikën jo për luks, por për jetesë.

U premtua për një vit rresht nëpër ekrane se “rroga mesatare do të ishte 900 €”. Sot, familjet përballen me shpenzime që shkojnë në 96 mijë lekë në jetën reale. Kjo është fatura e kripur e qeverisjes socialiste!

 

The post Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? Shqiptarët përballen me fatura që s’dalin as me dy paga minimale appeared first on Albeu.com.

Tabaku: Sistem fiskal i pandershëm, qeveria bën ligje me porosi. Shqiptarët janë të varfër

By: redi
22 August 2025 at 19:34

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar raportin e OKB-së lidhur me progresin social. Për të Shqipëria ka një sistem fiskal të pandershëm, që takson punën dhe shtresën e mesme më shumë se një pakicë të privilegjuar që gëzon lehtësira. Tabaku akuzon qeverinë se prej 12 vitesh ka manipuluar me ligje me porosi, duke i bërë shqiptarët edhe më të varfër. Postimi i plotë Shqipëria ka një…

Source

Tabaku: Shpresa e ekonomisë është kthyer tek mosha e tretë, vendi ka humbur forcën tërheqëse të punës

By: redi
21 August 2025 at 16:33

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se emigracioni është drama e vërtetë e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i forcës së punës ka prekur konsumin, shpenzimet dhe vetë punësimin. Përmes një video të postuar në Facebook, teksa i referohej edhe të dhënave të fundit të INSTAT, sipas të cilave punësimi tek personat mbi 64 vjeç është rritur me 7.9%

Source

💾

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

By: Elva
21 August 2025 at 11:14

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se emigracioni masiv është kthyer në “dramën e vërtetë” të ekonomisë shqiptare, duke ndikuar drejtpërdrejt tek konsumi, shpenzimet dhe punësimi. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u ndal te të dhënat e fundit të INSTAT, sipas të cilave punësimi i personave mbi 64 vjeç […]

The post Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

By: Ardit
20 August 2025 at 16:18

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar draftin e Kodit të ri Penal, ku ka deklaruar se ndryshimet janë bërë pa konsultim dhe në mënyrë të njëanshme. Më tej Tabaku ka theksuar se modifikimi i akuzave për korrupsionin, apo ligji për zonat e mbrojtura janë ndërhyrje të rrezikshme që e largojnë Shqipërinë nga integrimi […]

The post Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Biznesi qeverisë me armët!

By: redi
19 August 2025 at 21:50

Nga Jorida Tabaku Qeveria shqiptare ka ndërtuar një model të çuditshëm dhe kontradiktor të funksionimit të shtetit. Kur bëhet fjalë për shërbimet publike thelbësore spitale, shkolla, rrugë përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: “shteti nuk ka kapacitete”. Për këtë arsye, shëndetësia iu dorëzua koncesioneve, ndërtimi i shkollave iu la privatit, dhe çdo segment rrugor i rëndësishëm është bërë pjesë…

Source

Tabaku: KAYO rrezikon sigurinë kombëtare, fond 150 mln lekë pa licensë për prodhim armësh

By: Elva
19 August 2025 at 10:58

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kritikuar ashpër krijimin e kompanisë shtetërore KAYO sh.a. në Uzinën e Autotraktorëve në Tiranë, duke e cilësuar si një projekt klientelist të qeverisë, larg nevojave reale të qytetarëve. Sipas Tabakut, KAYO nuk ka licensë për të prodhuar armë, ka kapital minimal prej vetëm 150 milionë lekësh dhe ka partnerë […]

The post Tabaku: KAYO rrezikon sigurinë kombëtare, fond 150 mln lekë pa licensë për prodhim armësh appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

By: Elva
13 August 2025 at 16:33

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë për kapjen politike të pushtetit vendor dhe dështimin e menaxhimit të emergjencave civile, veçanërisht në situata si zjarret që po përfshijnë vendin. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku e cilësoi reformën territoriale të vitit 2015 si një projekt elektoral, të hartuar për interesat e mazhorancës […]

The post Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca appeared first on BoldNews.al.

”Flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish”, Tabaku poston fotot: Shteti i pafuqishëm, pa mjete dhe infrastrukturë

By: redi
12 August 2025 at 21:12

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një reagim për situatën me zjarret në vend, thotë se flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish dhe për të shteti është i pafuqishëm, pa mjetet dhe infrastrukturën. Po ashtu Tabaku ka edhe një mesazh mbështetës për sakrificën e punonjësve. ”Punonjësit që luftojnë me zjarrin meritojnë mirënjohje të veçantë: në kushte ekstreme dhe temperatura përvëluese…

Source

Tabaku: TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje në nivelin 6%

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë në lidhje me mbështetjen për bujqësinë, duke theksuar se politika aktuale e TVSH-së po i penalizon fermerët shqiptarë. Sipas saj importuesit e mëdhenj po blejnë jashtë vendit, duke lënë pas dore produktet vendase.

“Duke pasur një diferencë të TVSH në hyrje dhe në dalje pra të fermerit të vogël dhe të importuesit të madh e gjithë kjo diferencë TVSH-je kthehet në një supertaksë për fermerin. Pra diferenca 0%, 10%, 20% konsiderohet si një taksë dhe të gjithë importuesit e mëdhenj preferojnë më mirë që të marrin jashtë, sesa të blejnë nga fermeri shqiptar”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate theksoi nëpermjet një video të publikuar në rrjetet sociale se opozita ka propozuar që TVSH-ja në bujqësi të unifikohet në 6%, si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të ndihmuar formalizimin e sektorit.

“Për këtë arsye kemi propozuar me ligje që taksa në bujqësi, TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje dhe të jetë në vlerën 6% në mënyrë që të formalizohet i gjithë sektori”, u shpreh Tabaku.

Tabaku tha më tej se “dëgjon ministrat e qeverisë që kanë dalë dhe po nxisin fermerët që të marrin kredi për investime në bujqësi. Pse duhet të marrë fermeri kredi në bujqësi kur kishte fondet e IPARD dhe u dogjën!! Çfarë vlere ka kredia në bujqësi, kur sot ka rënë prodhimi në bujqësi, kur pjesa më e madhe e produkteve janë duke u importuar nga jashtë, për çfarë i duhet një fermeri në mes të sezonit të verës, kur janë duke i përfunduar të gjithë të vjelurat e stinës të marrë një kredi”.

Sipas saj, bujqësia ndodhet në krizë të thellë për shkak të politikave të qeverisë.

“Bujqësia sot ndodhet në një situatë të vështirë edhe për shkak të këtyre politikave, politikës së taksës, politikës së mbështetjes së bujqësisë dhe politikës së shpërndarjes së fondeve”, tha Tabaku.

/m.q//a.f/

The post Tabaku: TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje në nivelin 6% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë

By: Ela
4 August 2025 at 12:41

Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se bujqësia shqiptare po vuan nga politika tatimore e gabuar, konkretisht rritja e TVSH-së në 20%. Sipas saj, kjo rritje ka prodhuar informalitet dhe ka nxjerrë jashtë tregut fermerët e vegjël. “Nëse duam një model ekonomik që funksionon për fshatin, duhet të kthejmë TVSH-në në nivelet e mëparshme – në […]

The post “Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë appeared first on BoldNews.al.

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël

By: E.K
4 August 2025 at 13:07

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se bujqësia shqiptare po vuan nga politika tatimore e gabuar, konkretisht rritja e TVSH-së në 20%. Sipas saj, kjo rritje ka prodhuar informalitet dhe ka nxjerrë jashtë tregut fermerët e vegjël. “Nëse duam një model ekonomik që funksionon për fshatin, duhet të kthejmë TVSH-në në nivelet e mëparshme […]

The post “Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël appeared first on FaxWeb.

”Show televiziv”, Tabaku: Godasin kioska dhe aktivitete të vogla, ndërsa ndërtesat nga klientët e pushtetit nuk preken

By: redi
1 August 2025 at 17:32

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka dhënë sërish një mendim për aksionin e hapësirave publike. Për të po goditen kioska dhe aktivitete të vogla, kurse për të ndërtesat nga klientët e pushtetit nuk preken. Për të Shqipëria në BE kërkon institucione të barabarta për të gjithë, reforma të thella dhe jo show televiziv. ”Aksioni i qeverisë nuk është për zbatim të ligjit, por për të mbuluar gabimet dhe…

Source

Tabaku: Investimeve të huaja u janë vënë barriera, ligjet shkruhen për një grusht klientësh

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha sot se vit pas viti besimi në ekonomi dhe tek institucionet qeverisëse ka rënë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se “vit pas viti, bizneset në Shqipëri përballen me të njëjtat plagë: informalitet, monopole, korrupsion dhe burokraci”.

“Na u tha se lufta kundër informalitetit do të shpëtonte ekonominë. Pastaj, se digjitalizimi do të na shpëtonte nga korrupsioni. Sot, na thonë se turizmi do të na shpëtojë të gjithëve. Të gjithë e dimë realitetin: Besimi në ekonomi bie çdo vit; Besimi tek institucionet bie çdo vit”, shkruan Tabaku.

Sipas Tabakut biznesi lufton çdo ditë përballë një qeverie që punon për pakicën dhe sundon mbi shumicën.

“Investimeve u janë vënë barriera. Jo nga tregu, por nga monopolet e sponsorizuara nga pushteti. Tregu është mbyllur jo nga rregullat, por nga qokat e qeverisë. Ligjet nuk shkruhen për të gjithë, por për një rreth të ngushtë klientësh.

Sipas Tabakut kemi një krizë të sajuar me duart e një qeverie që nuk ka punuar për qytetarët, por ka ndërtuar një sistem të padrejtë.

“Një sistem që takson më shumë se sa njerëzit fitojnë. Që ndëshkon punën dhe shpërblen lidhjet”, shkruan Tabaku.

Tabaku theksoi se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që nuk jeton me propagandë, por punon për ta.

“Biznesi ka nevojë për ndershmëri, konkurrencë të lirë dhe rregulla që vlejnë për të gjithë. Kjo nuk mund të vijë nga një qeveri që sundon me slogane. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë. Jo për një tjetër shfaqje”, shkruan Tabaku.

/a.f/r.e/

The post Tabaku: Investimeve të huaja u janë vënë barriera, ligjet shkruhen për një grusht klientësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jorida Tabaku: Shqiptarët, nevojë për një qeveri pa propagandë

By: V K
1 August 2025 at 11:59

Me anë të një postimi në “Facebook” deputetja e PD, Jorida Tabaku, shprehet se prej 12 vitesh, qytetarët shqiptarë dëgjojnë të njëjtat premtime për reforma që do të përmirësojnë jetën e tyre, luftë kundër korrupsionit dhe investime të huaja që do të shpëtonin ekonominë, por realiteti, sipas saj është krejt ndryshe.

Gjithashtu, Jorida Tabaku vë në dukje se Indeksi i Biznesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, tregon se bizneset në Shqipëri përballen çdo vit me të njëjtat probleme informalitet, monopole, korrupsion dhe burokraci.

“Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon realisht për qytetarët dhe jo që jeton me propagandë, duke kërkuar ndershmëri, konkurrencë të lirë dhe rregulla të njëjta për të gjithë”, – shkruan mes të tjerash Tabaku.

The post Jorida Tabaku: Shqiptarët, nevojë për një qeveri pa propagandë appeared first on Albeu.com.

Luftëtari prezanton dy afrimet e radhës në merkato

By: armand
31 July 2025 at 15:43

Luftëtari pas zyrtarizimit të Rei Zaimit, Klahos Zanit dhe Edi Isteri, ka prezantuar edhe 2 afrimet e radhës. Serxhio Tabaku dhe Samuel Solomon janë bërë zyrtarisht futbollistët më të ri të Luftëtarit. Të dy mesfushorët kanë firmosur kontratë një vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Klubi iu uron shumë suksese me […]

The post Luftëtari prezanton dy afrimet e radhës në merkato appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: 12 vite propagandë dhe 0 beteja të fituara. Qeveria ka humbur luftën kundër zaptimit të hapësirave publike

By: redi
28 July 2025 at 17:56

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon, por deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se qeveria ka 12 vite propagandë dhe 0 beteja të fituara. Për të qeverisja e Ramës e ka humbur luftën kundër zaptimit të hapësirave publike. ”12 vite propagandë dhe 0 beteja të fituara. Qeveria ka humbur luftën kundër informalitetit, korrupsionit dhe zaptimit të hapësirave publike. Por kanë ndërtuar një…

Source

Tabaku nga Como: Reformat e qeverisë, propagandë që ka ndëshkuar punën dhe biznesin e ndershëm

By: D Marku
27 July 2025 at 18:55

Dy ditë pas një sërë takimesh intensive në Como të Italisë me përfaqësues të CDU dhe Partisë Popullore Europiane, deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherësh kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane në Kuvendin e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh ku ka prekur kësaj radhe gjendjen ekonomike dhe mungesën e reformave reale në vend.

“Shqiptarët kanë të ardhura më të ulëta se gjithë rajoni. Reformat e qeverisë kanë qenë një lojë propagande: tani shqiptarët fitojnë më pak dhe shpenzojnë më shumë”, – shprehet në videon e saj nga Como, ku ndodhet me ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).
Duke theksuar se rruga drejt Bashkimit Europian kalon përmes reformave të thella dhe një sistemi të ndershëm, Tabaku denoncoi se në 12 vite qeverisje, socialistët “kanë ndëshkuar punën, biznesin e vogël dhe dijen”. Ajo shtoi se përmirësimi i standardeve të jetesës nuk mund të vijë me propagandë, por me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër klientelizmit.

The post Tabaku nga Como: Reformat e qeverisë, propagandë që ka ndëshkuar punën dhe biznesin e ndershëm appeared first on Albeu.com.

Tabaku nga Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në

By: armand
26 July 2025 at 11:23

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherazi Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, ndodhet në Como të Italisë ku po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të CDU, EPP dhe partnerëve të tjerë strategjikë të Shqipërisë. Në fokus të kësaj konference […]

The post Tabaku nga Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në appeared first on BoldNews.al.

❌
❌