Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Investimi në urën e re të Viroit, përfitojnë mbi 200 mijë drejtues mjetesh e 150 mijë këmbësorë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Po vijon puna për ndërtimin e urës së re të Viroit, e para nga 30 urat që do të ndërtohen ose përmirësohen në të gjithë Shqipërinë, falë investimit të qeverisë me mbështetjen e Bankës Botërore.

Banka Botërore ndau foto nga puna që po zhvillohet për ndërtimin e urës së re të Viroit, teksa bëri të ditur se, ura është e vendosur në aksin SH4 drejt pikës kufitare të Kakavijës me Greqinë dhe është thelbësore për lidhjen rajonale.

Ura do të jetë 33 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë, me 2 korsi dhe trotuare për kalimtarët në të dy anët e saj. Ura e re do të shkurtojë kohën e udhëtimit, përmirësojë sigurinë gjatë përmbytjeve dhe lidhë komunitetet e Jugut të Shqipërisë duke krijuar më shumë mundësi punësimi, arsimimi, të kujdesit shëndetësor dhe aksesit në tregje.

Sipas BB-së, në mungesë të rrugëve alternative, kur ura përmbytet, ndërtimi i urës së re do të sigurojë qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë vitit .

“Mbi 200 000 drejtues mjetesh dhe 150 000 këmbësorë do të përfitojnë si pjesë e përpjekjeje për një infrastrukturë transporti të qëndrueshme ndaj klimës”, shkruan BB në rrjete sociale.

Punimet për urën e re të Viroit
1 nga 7
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit

/e.xh//a.f//r.e/

The post Investimi në urën e re të Viroit, përfitojnë mbi 200 mijë drejtues mjetesh e 150 mijë këmbësorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si një akt moral të përgjegjësisë së tij pas rastit të 27-vjeçarit Agon Fejzullahu në Lipjan, i cili vdiq mëngjesin e së hënës, pak pas arrestimit nga zyrtarë policorë të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se organet e shtetit duhet t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së rastit.

“Kërkoj përgjegjësi nga organet e shtetit për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje që na ka tronditur të gjithëve. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme si një akt moral i përgjegjësisë së tij politike dhe ligjore,” tha ai.

Këtë koment ai e bëri nga foltorja e Kuvendit, pas dështimit për herë të 44-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë.

/kosovapress/

The post Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ajo i kërkoi punë, Rama emëron zv.ministre Ina Majkon

By: user 5
2 July 2025 at 18:29

Edi Rama e mbajti fjalën më parë nga çfarë pritej. Të paktën në rastin e Ina Majkos, kandidates për deputete të PS-së në qarkun Vlorë, ai nuk priti shtatorin për formatimin e qeverisë së re. Por sot e ka emëruar si zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Majko vjen nga radhët e komunitetit rom në Delvinë. Gjatë fushatës Rama e paralajmëroi përfshirjen e saj në qeveri.

Duket se përshpejtimi i saj në këtë detyrë të re është nxitur nga vetë Majko. Gjatë takimit që Rama mbajti me deputetet e rinj e të vjetër pas zgjedhjeve të 11 majit, ajo iu ankua Edi Ramës se ishte e papunë. Madje edhe një kontratë bashkëpunimi me Radio Televizionin Shqiptar i kishte përfunduar. Kështu që kreut të Rilindjes i binte barra t’i gjente punë sepse ajo kishte sjell një grusht votash për Partinë Socialiste në 11 maj.

Vendimi për ta përfshirë në qeveri ngjan më shumë qokë apo “qarje halli” sesa një lëvizje e Ramës për t’i rifreskuar skuadrën qeverisëse. Puna e Ina Majkos s’ka lidhje as me sektorin e shëndetësisë dhe as me mbrojtjen sociale.

Deri para pak kohësh ajo ka qenë thjesht asistente e drejtorit kreativ në një kompani reklamash në Tiranë. Përfshirja e saj në qeveri është thjesht për të vetmen meritë se ajo vjen nga radhët e komunitetit rom, për asnjë arsye tjetër profesionale apo kontribut të qënësishëm politik. ©LAPSI.al

The post Ajo i kërkoi punë, Rama emëron zv.ministre Ina Majkon appeared first on Lapsi.al.

FRANCË – Qeveria i mbijeton një mocioni mosbesimi

PARIS, 1 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria e pakicës në Francë i mbijetoi një vote mosbesimi të sjellë nga socialistët në Asamblenë Kombëtare.

Mocioni kundër kabinetit të qendrës së djathtë, i cili ishte paraqitur nga socialistët për shkak të pakënaqësisë së tyre me qasjen e kryeministrit François Bayrou ndaj çështjes së pensioneve, nuk arriti të siguronte shumicën në Dhomën e Ulët të parlamentit.

Qeveria e pakicës ka humbur një burim të rëndësishëm mbështetjeje tek socialistët, i cili më parë e kishte penguar atë të mbështetej te nacionalistët e ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen.

Sfondi përfshin konsultimet e iniciuara nga Bayrou në lidhje me një ndryshim në reformën kontroverse të pensioneve të vitit 2023.

Kjo fillimisht i siguroi Bayrousë tolerancën e socialistëve.

Megjithatë, konsultimet dështuan dhe si rezultat, socialistët paraqitën një mocion për një votë mosbesimi.

Ata akuzojnë Bayrou se e ka shkelur fjalën e tij për këtë çështje dhe nuk i qëndron më premtimit se parlamenti do të kishte fjalën e fundit për çdo ndryshim të mundshëm në reformën e pensioneve.

Reforma e pensioneve shkaktoi protesta masive në Francë në fillim të vitit 2023.

Thelbi i reformës kryesore të presidentit Emmanuel Macron ishte rritja graduale e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Kjo do të ruhet edhe me një amendament.

Megjithatë, do të ketë lëshime për nënat dhe njerëzit në profesione kërkuese.

Edhe para votimit të mbrëmjes së sotme, pritej që përpjekja e socialistëve për të rrëzuar qeverinë të dështonte.

Ndërsa partitë e tjera të krahut të majtë donin të tërhiqnin besimin e tyre nga qeveria, blloku i Le Pen kishte deklaruar se nuk do ta bënte këtë.

Situata mbetet e pasigurt për Bayrounë.

Në vjeshtë, qeveria mund të përballet me një tjetër votë mosbesimi gjatë negociatave të buxhetit, në të cilat nacionalistët e krahut të djathtë mund të tërhiqnin besimin e tyre.

Pa tolerancën e socialistëve, qeveria e pakicës mund të bjerë./ a.jor.

The post FRANCË – Qeveria i mbijeton një mocioni mosbesimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Njohja automatike e vjetërsisë për efekt pensioni, miratohet lista e ish-ndërmarrjeve bujqësore

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot listën e ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit të tyre dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit.

Kjo listë u miratua në mbështetje të ligjit “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Gjatë këtij viti Kuvendi miratoi projektligjin që i hap rrugë njohjes automatike të periudhës së vjetërsisë në punë, për efekt pensioni të punonjësve të ish-ndërmarrjeve bujqësore, ish-kooperativat bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore të para vitit 1994.

Nga ndryshimet ligjore përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore, ish-kooperativat bujqësore apo ish-ndërmarrjet shtetërore nga mosha 18 vjeç, deri në momentin kur janë shuar ish-kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore. Nga miratimi i këtij projektligji përfitojnë rreth 30 mijë qytetarë.

Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/j.p/

The post Njohja automatike e vjetërsisë për efekt pensioni, miratohet lista e ish-ndërmarrjeve bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti: Kur të vi puna për formimin e qeverisë do të dëshmojmë se i kemi numrat

PRISHTINË, 24 qershor /ATSH/ Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai kritikoi partitë që deri tani ishin në opozitë që s’po marrin pjesë në votim për konstituim të Kuvendit, derisa nënvizoi se kur të vjen koha për formim të qeverisë

LVV-ja si partia e parë në zgjedhje do ta dëshmojë se i ka numrat. “Kur të vjen puna për formimin e qeverisë atëherë ne do të dëshmojmë vetë”, tha ai.

Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së gurëthemelit për ndërtimin e një depo të Ministrisë së Shëndetësisë për ruajtjen e barnave.

/KosovaPress/

The post Kurti: Kur të vi puna për formimin e qeverisë do të dëshmojmë se i kemi numrat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar

19 June 2025 at 17:00

Esmeralda Topi 

Në kulmin e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama i propozoi befas bizneseve planin për “Paqe Fiskale”, të cilin e cilësoi si “të frymëzuar nga parimet e Romës së Lashtë”.

Kemi menduar një plan (…) të përdorur herë pas here në forma të ndryshme, një plan paqeje fiskale”, deklaroi Rama. 

Por ndërsa nisma u paraqit si një hap drejt qetësimit të marrëdhënieve mes shtetit dhe sipërmarrjes, në Bruksel ajo nuk u prit me të njëjtin entuziazëm.  Në një reagim zyrtar për Faktoje.al, Komisioni Europian konfirmon se nuk është pyetur për këtë propozim.

“Komisioni është në dijeni për propozimin ‘Paqja Fiskale’, të bërë në kontekstin e fushatës elektorale. Ne nuk jemi konsultuar nga autoritetet shqiptare për këtë propozim”, tha një zëdhënës i Komisionit Europian për Faktoje.al, teksa shton se si nisma mund të prekë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. 

“Në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, kjo nismë do të diskutohet si pjesë e negociatave për kapitujt përkatës të acquis të BE-së”, përfundon ai.

Ndërsa në Shqipëri flitet për falje borxhesh, rishikime tatimore dhe “qartësi për bizneset”, në Bruksel ngrihen pikëpyetje për mënyrën si kjo nismë është shpallur: pa transparencë, pa konsultim dhe në një moment delikat politik. 

Çfarë parashikon ‘Paqja fiskale’?

Sipas qeverisë “Paqja Fiskale” është një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore. Paketa nuk është pjesë e programit politik “Shqipëria 2030”, por qeveria argumenton se ajo do të sjellë më pak stres për bizneset, më pak kontrolle dhe më shumë qartësi.

Tre shtyllat kryesore të Paqes Fiskale:

  • Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin
  • Rishikim i Pasqyrave Financiare
  • Falje e Detyrimeve dhe Kamatë Vonesave

Nisma parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të pashlyera. Për detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, nëse biznesi e paguan menjëherë. Ndërsa bizneset që nuk kanë mundësi për shlyerje të menjëhershme, do të ketë një marrëveshje 12 mujore dhe falja do të jetë në masën 25%. Nuk përfshihen këtu detyrimet për sigurimet shoqërore. 

Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave të mëparshme të tatim fitimit.
Bizneseve u jepet e drejta që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi që krijohet nga rishikimi.

Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë euro, borxhe të papaguara në tatime dhe dogana. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin janë taksat kryesore që bizneset nuk kanë paguar ndër vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se 84.7% e borxhit është me vjetërsi mbi 2 vite. Ndërsa detyrimet e pashlyera në kohë prej më shumë se 5 vitesh zënë 64.4% të totalit. 

  • 84.7% e këtij borxhi është më i vjetër se 2 vite.
  • 64.4% i përket periudhës mbi 5 vite.

Ekspertët e ekonomisë dhe financave e kanë kritikuar ashpër nismën, duke e cilësuar si një sinjal të gabuar dhe të rrezikshëm. Ish-drejtori i Tatimeve, Artur Papajani, e quan fshirjen masive të borxheve një ndëshkim për bizneset që kanë qenë korrektë ndër vite, ndërsa audituesi ligjor Julian Saraçi shkon më tej, duke e përshkruar si një kapitullim të shtetit përballë informalitetit të toleruar. Sipas tij, kjo nuk është një marrëveshje, por një shpëlarje faji për dështimet institucionale në mbledhjen e borxheve. 

Lexo më shumë: 

The post “Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar appeared first on Faktoje.al.

Debat i fortë për zgjedhjet/ Gazetari: Qeveria shtroi asfalt më 9 maj, njerëzit s’janë budallenj

19 June 2025 at 15:26

Gazetari Almer Toska dhe drejtori i Shërbimeve Sociale, Alfred Muharremi, shkëmbyen akuza të forta në një debat televiziv mbi zgjedhjet e 11 majit. Toska akuzoi qeverinë për manipulim elektoral dhe përdorim të asfaltit si mjet propagande, ndërsa Muharremi u shpreh se Partia Socialiste ka marrë votën “me rrugë dhe pa rrugë”. Ai tha se është i hapur për hetim nga SPAK.

Drejtori i Shërbimeve Sociale, Alfred Muharremi: Rinumërimi nuk ndryshon rezultatin e zgjedhjeve. Partia Socialiste bën patronazhim për gjithë qytetarët.

Almer Toska: Si mund të bëhet shtrimi i rrugës më 9 maj? Po i bën njerëzit budallenj.

Alfred Muharremi: Zotëria thotë të heqim kujdesin shëndetësor, të mos bëjmë gjë për infrastrukturën. Vota është marrë me rrugë dhe pa rrugë.

Almer Toska: PD ka mëkatet e veta, por vjedhja e votave ka ndodhur. I përdorni njerëzit si skllevër për t’ju marrë votën. Ti zyrën mund ta kesh përdorur për zgjedhje.

Alfred Muharremi: Unë jam i hapur, të vijë SPAK, kam celular, prej kaq kohësh të njëjtin mbaj.

The post Debat i fortë për zgjedhjet/ Gazetari: Qeveria shtroi asfalt më 9 maj, njerëzit s’janë budallenj appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: Kryhet 38% e punimeve për riparimin e aksit Tiranë-Ndroq

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Aksi rrugor Tiranë-Ndroq po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë për riparimin e pjesëve të amortizuara dhe pajisjen me sinjalistikën e nevojshme rrugore, me qëllim përmirësimin e sigurisë në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ku realizimi fizik i punimeve është në masën 38%.

Ky investim synon të përmirësojë cilësinë e infrastrukturës rrugore dhe të sigurojë lëvizje më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë përdoruesit e këtij aksi të rëndësishëm në rajonin e Tiranës.

Momentalisht ka përfunduar vendosja e shtresës së konglomeratit dhe shtresës së binderit në një gjatësi prej 1,5 kilometrash.

Ndërkohë, vazhdon puna intensive për eliminimin e shtresave të dëmtuara dhe përgatitjen e bazës për shtresat e reja, si dhe ndërtimi i strukturave monolite që do të forcojnë rrugën.

Përveç punimeve në asfalt po vijon edhe instalimi i sistemit të drenazhit dhe vendosja e tombinove për përmirësimin e largimit të ujërave të shiut, të cilat ndikojnë direkt në qëndrueshmërinë e rrugës.

Rehabilitimi përfshin gjithashtu vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale si dhe instalimin e barrierave metalike në zona të rrezikshme.

Në tri vende me rrezikshmëri të lartë, ku rruga është ndërtuar në shpat të rrëshqitshëm, po vendoset sinjalistika paralajmëruese për të rritur vëmendjen e drejtuesve të mjeteve dhe sigurinë e përgjithshme në aks.

1 nga 5

/m.m/a.f/

The post Rama: Kryhet 38% e punimeve për riparimin e aksit Tiranë-Ndroq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Abdixhiku prezanton planin 15-pikësh për një qeveri të unitetit

12 June 2025 at 12:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka shpalosur të enjten një axhendë 15-pikëshe, në bazë të së cilës do të punonte një qeveri e unitetit e propozuar nga ai, dhe e cila do t’i përfshinte të gjitha partitë e tjera parlamentare.

Duke e propozuar agjendën me 15 pika si mënyrë për të dalë nga ngërçi politik, Abdixhiku tha se “qeveria e unitetit kombëtar nuk është zgjidhje e përhershme, nuk është më e mira e mundshme, por është përgjegjësia që ajo bart në vete domosdo për gjendje ne tanishme”.

Ai tha se kjo “është në kontratë e nderit mes forcave politike dhe qytetarëve për ta nxjerrë vendin nga kriza e tanishme”.

Axhenda e tij përfshin reforma kushtetuese, rindërtimin e partneritetit me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, rritjen e pagave, si dhe zgjidhjen e krizës energjetike.

Axhenda 15-pikëshe e Abdixhikut

Pika e 1: funksionalizimi i institucioneve kushtetuese dhe departiartizimin e institucioneve të pavarura.

Pika e 2: rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit për pagën.

Pika e 3: pakoja emergjente për menaxhimin e krizës energjetike.

Pika e 4: fillimi i projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës.

Pika e 5: rindërtimi i partneritetit me BE-në dhe SHBA-në dhe rikthimin e politikës së jashtme aktive.

Pika e 6: votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Pika e 7: fillimi i procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.

Pika e 8: Fillimi i projekteve me rëndësi të veçantë për vendin.

Pika e 9: Ndryshime kushtetuese në funksion të stabilitetit institucional.

Pika e 10: hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.

Pika 11: përgatitja institucionale për Lojërat Mesdhetare.

Pika 12: reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.

Pika 13: rishikimi i formulës për buxhetin e komunave dhe ndryshimet e nevojshme.

Pika 14: përgatitja për zgjedhje të rregullat dhe të lira demokratike brenda 10 muajve.

Pika 15: mekanizmi i transparencës dhe llogaridhënies për periudhën kalimtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Abdixhiku prezanton planin 15-pikësh për një qeveri të unitetit appeared first on Euronews Albania.

Qeveria miraton formularët e kërkesës për përdorim të burimeve ujore

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e formularëve të kërkesës për përdorim burimi ujor, dokumenteve shoqëruese, procedurës së shqyrtimit e vendimmarrjes, formateve të lejes, autorizimit, kushteve të posaçme dhe afateve të vlefshmërisë së tyre.

Objekt i këtij vendimi është miratimi i formularëve të kërkesës për miratim, në parim, për dhënien me koncesion të përdorimit të burimit ujor, të lejes/autorizimit për përdorim burimi ujor, veprimtari ndërtimore në brigje, veprimtari në shtratin e burimit ujor, shkarkime të lëngshme, përdorim dhe ripërdorim të ujërave të përdorura, të ndotura, dokumenteve shoqëruese, procedurës së shqyrtimit të kërkesave, vendimmarrjes, rinovimit, ndryshimit, transferimit, pezullimit, revokimit të tyre, formateve të lejes/autorizimit, kushteve të përgjithshme e të posaçme të tyre dhe afateve të vlefshmërisë së tyre.

Autoriteti kontraktor, që kërkon miratim, në parim, për dhënien me koncesion të përdorimit të burimit ujor nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, KKTU, paraqet kërkesën on-line, nëpërmjet portalit “e-Albania”, në shërbimin “Aplikim për përdorim burimi ujor”, duke ngarkuar formularin e kërkesës për miratimin, në parim, të dhënies me koncesion të përdorimit të burimit ujor sipërfaqësor ose nëntokësor, të plotësuar, si dhe dokumentacionin teknik e ligjor, të parashikuar në formular.
Çdo person fizik, juridik, privat apo shtetëror (në vijim aplikant), i cili kërkon leje/autorizim, ndryshimin, transferimin, pezullimin apo revokimin e lejes/autorizimit, paraqet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij kërkesën on-line, në portalin “e-Albania”.
Kërkesa paraqitet nëpërmjet plotësimit të formularit të të dhënave të përgjithshme, ngarkimit në sistemin elektronik të formularit të kërkesës për veprimtarinë përkatëse, të dokumentacionit teknik e ligjor shoqërues, të përcaktuar në të, dhe të dokumentit që provon pagesën e tarifës së kërkesës. Dokumentacioni teknik, që ngarkohet, duhet të jetë i nënshkruar me firmë elektronike nga subjekti hartues i licencuar.
Kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues shqyrtohet nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, AMBU.
AMBU-ja shqyrton formalisht, brenda 5 (pesë) ditëve punë, nëse është paraqitur i gjithë dokumentacioni teknik e ligjor. Ky afat fillon nga dita e nesërme e regjistrimit të kërkesës për miratim, në parim, për dhënien me koncesion të përdorimit të burimit ujor apo kërkesës për leje/autorizim në portalin “e-Albania”. Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, AMBU-ja njofton aplikantin që, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë, të plotësojë dokumentacionin. Me dërgimin e njoftimit si më sipër, ndërpritet llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës deri në plotësimin e dokumentacionit dhe fillon një afat i ri. Nëse aplikanti nuk plotëson dokumentacionin, brenda afatit të caktuar, ose nëse dokumentacioni i ngarkuar në sistem ka përsëri mangësi, atëherë AMBU-ja merr vendim të arsyetuar për refuzimin e kërkesës.
Në mungesë njoftimi për mangësi në dokumentacion, brenda afatit të përcaktuar në pikën 4, të këtij kreu, AMBU-ja ka detyrimin të vijojë me shqyrtimin teknik e ligjor të kërkesës.
Pasi aplikanti ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm teknik e ligjor, të përcaktuar në formularët e kërkesës për secilën veprimtari dhe ka paguar tarifën e kërkesës, AMBU-ja, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë, përfundon shqyrtimin teknik e ligjor të kërkesës.
Nëse gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesës, AMBU-ja konstaton mangësi në përmbajtje, mospërputhje të dhënash teknike dhe/ose ligjore ose vlerëson se është e nevojshme që të kryhen ndryshime në projektin e paraqitur, njofton aplikantin për plotësimin, korrigjimin, ndryshimin e dokumentacionit ose të projektit, duke dhënë arsyet përkatëse.
Këto veprime duhet të kryhen nga aplikanti brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve punë nga njoftimi.
Ky afat zbatohet për plotësimin apo saktësimin e dokumenteve, për të cilat nuk kërkohet miratimi nga organet e administratës shtetërore ose të enteve publike.
AMBU-ja për çdo kërkesë analizon ndikimin e zhvillimit të veprimtarisë në statusin e trupit ujor që kërkohet të përdoret, në ato raste kur statusi është i përcaktuar në planet e menaxhimit të baseneve lumore. Nëse konstatohet se veprimtaria ka ndikim të konsiderueshëm në përkeqësimin e statusit të trupit ujor, AMBU-ja përfshin argumentet në relacionin teknik e ligjor, duke rekomanduar kufizime në ushtrimin e veprimtarisë apo refuzimin e kërkesës.
Në ato raste, kur vendimmarrja për miratimin e lejes/autorizimit është në kompetencë të AMBU-së, kufizimet përkatëse apo refuzimi i kërkesës bëhet nga kjo e fundit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, AMBU-ja, kur ligji parashikon se miratimi i lejes/autorizimit është në kompetencë të saj, përgatit raportin teknik dhe ligjor.
Nëse gjykohet e nevojshme, AMBU-ja ka të drejtë t’ia dërgojë për mendim kërkesën për leje/autorizim dhe institucioneve të tjera shtetërore ose operatorëve të shërbimeve publike, të cilët brenda 7 (shtatë) ditëve punë, kanë detyrimin të japin informacion apo pëlqim lidhur me kërkesën. Kur kërkesa për leje/autorizim prek zonë të mbrojtur, në çdo rast merret mendimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Në këtë rast, AMBU-ja përgatit raportin teknik e ligjor pas marrjes së mendimit nga këto institucione. Në mungesë të përgjigjes, brenda afatit 7-ditor, prezumohet që institucioni ose grupi i interesit nuk ka komente për kërkesën dhe është dakord me vijimin për vendimmarrje.
Në këtë rast, AMBU-ja njofton aplikantin nëpërmjet portalit “e-Albania” për përfundimin e procedurës së shqyrtimit të kërkesës dhe dërgimin për vendimmarrje.
Pas shqyrtimit të kërkesës, AMBU-ja, me përjashtim të rasteve kur miratimi i lejes/autorizimit, sipas ligjit është në kompetencë të saj, ia dërgon për mendim kërkesën për leje/autorizim, nëpërmjet portalit “e-Albania”, institucioneve që përfaqësohen me anëtarë në KKTU, në rastet kur ligji parashikon se miratimi është kompetencë e këtij organi ose kryetarit të KBL-së dhe përfaqësuesve të grupeve të interesit e institucioneve, që përfaqësohen me anëtarë në këtë organ, në rastet kur miratimi është kompetencë e KBL-së. Institucionet dhe përfaqësuesit e grupeve të interesit duhet të shprehin mendimin e tyre brenda 7 (shtatë) ditëve punë.
AMBU-ja ka të drejtë t’ia dërgojë për mendim kërkesën për leje/autorizim dhe institucioneve të tjera shtetërore ose operatorëve të shërbimeve publike, të cilët brenda 7 (shtatë) ditëve punë kanë detyrimin të japin informacion apo pëlqim lidhur me kërkesën. Kur kërkesa për leje/autorizim prek zonë të mbrojtur, në çdo rast merret mendimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Nëse gjatë procesit të bashkërendimit të kërkesës, sipas pikës 9, të këtij kreu, një nga institucionet kundërshton dhënien e lejes/autorizimit, atëherë AMBU-ja, pasi e vlerëson këtë mendim, nëse është brenda fushës së përgjegjësisë shtetërore të institucionit përkatës, i kërkon aplikantit të plotësojë mangësitë e konstatuara brenda 10 (dhjetë) ditëve punë.
Nëse kundërshtimi bëhet për arsye të tjera, AMBU-ja pasqyron arsyet e kundërshtimit në raportin teknik e ligjor, që i përcillet organit miratues, pa kërkuar plotësime nga aplikanti.
Nëse plotësimet e kërkuara nuk ngarkohen në sistemin elektronik, brenda afatit të përcaktuar në paragrafin e parë apo ngarkohen përsëri me mangësi, atëherë AMBU-ja njofton dhe një herë aplikantin për plotësimin e dokumentacionit brenda 5 (pesë) ditëve punë. Nëse plotësimet nuk ngarkohen në portalin “e-Albania” ose janë përsëri me mangësi, atëherë AMBU-ja merr vendim të arsyetuar për refuzimin e kërkesës.
Në përfundim të shqyrtimit të kërkesës dhe bashkërendimit të saj AMBU-ja përgatit raportin e vlerësimit teknik e ligjor dhe e përcjell për vendimmarrje në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit, përmes sekretariatit teknik të këtij organi ose në Këshillin e Basenit Lumor, sipas kompetencave të përcaktuara në ligj për miratimin e veprimtarisë përkatëse, përveç rasteve kur AMBU-ja është vetë kompetente për miratimin e lejes/autorizimit, sipas përcaktimeve në ligj.
Në këtë rast, AMBU-ja njofton aplikantin nëpërmjet sistemit elektronik për përfundimin e procedurës së shqyrtimit të kërkesës dhe për përcjelljen e saj pranë organit kompetent.
Ngarkohen Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
/k.s/j.p/

The post Qeveria miraton formularët e kërkesës për përdorim të burimeve ujore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Plazhi i Spillesë ndodhet vetëm 15 km larg rrugës Durrës – Rrogozhinë dhe 20 km nga qyteti i Kavajës.

Me një bregdet me shtrirje të gjerë ranore, i kufizuar nga brezi i gjelbër i pishave, ky plazh zgjidhet çdo vit nga shumë pushues vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të plazhit të mbushur plot me pushues, ndërsa e cilësoi “një tjetër perlë të bregdetit tonë”.

Spilleja, një fshat i vogël, i fshehur diku në bregdetin e Adriatikut, i njohur më shumë për plazhin e bukur dhe pyllin e lartë të pishave përgjatë tij, gjatë viteve të fundit është kthyer në pikë të rëndësishme turistike, ku numri i turistëve është shumëfishuar vit pas viti.

Plazhi i Spillesë njihet për atmosferën e tij të qetë dhe perëndimin e bukur të diellit.

Ky plazh me rërë ndodhet në një gji, kështu që uji është i qetë dhe relativisht i cekët.

/m.m//a.f/

 

The post Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

By: Oldi
9 June 2025 at 22:46

“Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në qeveri Kurtit.” Kështu shprehet në një intervistë në Ditarin e Kosovës në A2 CNN kryetari i Partisë Nisma, Fatmir Limaj. Pas më shumë se 4 muajsh bllokim politik, më në fund duket se kriza mund të ketë një zgjidhje. […]

The post Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri appeared first on BoldNews.al.

Abdixhiku: Thirrja për Qeveri Uniteti u prit me refuzim apriori

9 June 2025 at 19:51

Kryetari  LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përsëritur sërish kërkesën e tij për Qeveri Uniteti, “mbi nevojën urgjente për të tejkaluar ngërçin politik”, edhe pse shprehet që thirrja e tij u refuzua nga secili subjekt.

Deputeti Abdixhiku thekson se, Lidhja Demokratike, do përpiqet të ofrojë zgjidhje, sesa të bëhet pjesë e bllokadës pa qëllim, shkruan KosovaPress.

“Thirrja jonë e mbrëmshme për një Qeveri të Unitetit – për një dalje të përbashkët nga kriza – u refuzua impulsivisht sot në mëngjes. Jo me debat. Jo me kundërmendim, por me refuzim apriori. Në disa raste, edhe me ofendim – sikur nuk dinë të japin një mendim pa ofenduar”, ka shkruar në Abdixhiku në Facebook.

Sipas tij, pas refuzimit, u vazhdua me të zakonshmen e pazakontë.

“Me rehatinë e seancave që për përmbajtje kanë vetëm numrin rendor; e 30-ta me radhë pasnesër. Ky s’guxon të jetë normaliteti ynë i ri. Gjendja e tanishme është karikaturë politike”, ka shkruar ai.

Sipas tij, “në mungesë të një marrëveshje – nuk ka shumicë, në mungesë të një shumice – nuk ka zgjidhje dhe në mungesë të një zgjidhjeje – duhet marrëveshje politike. Pra kthehemi në fillim”.

“Qeverinë e Unitetit, atë kalimtaren, pra të tranzicionit, atë gjithëpërfshirësen, nuk e propozova për LDK-në. As për veten. E propozova sepse shteti është bllokuar. Sepse nuk ka Kuvend funksional. Sepse nuk ka Qeveri funksionale. Sepse nuk ka përfaqësim legjitim. Sepse, mbi të gjitha, nuk ka asgjë tjetër të sinqertë që po ndodhë në prapaskenë, që na dërgon drejt një përafrimi e një zgjidhje – çfarëdo qoftë ajo. Gjërat nuk ndryshojnë vetvetiu duke pritur. Andaj dhe do të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje. Do të vazhdojmë me prezantimin publik të Agjendës 15 pikëshe – një dokument që jep drejtim, kthjelltësi dhe qëllim vet unitetit; deri në zgjedhje të reja parlamentare. Si përmbushje e vakumit deri aty; si përmbajtje e vetme për dalje nga kriza”, ka shkruar Abdixhiku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Abdixhiku: Thirrja për Qeveri Uniteti u prit me refuzim apriori appeared first on Euronews Albania.

Ministria e Turizmit do kryejë vlerësimin për klasifikimin e strukturave akomoduese me 4 apo 5 yje

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin “Për miratimin e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe procedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”, të ndryshuar.

Në mbështetje të ligjit “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendosi që deri në nënshkrimin e marrëveshjes me agjenci apo organizata ndërkombëtare të mirënjohura në fushën e vlerësimit të strukturave akomoduese, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1, të nenit 7, të kësaj rregulloreje, verifikimi dhe vlerësimi për klasifikimin e strukturave akomoduese me 4 apo 5 yje, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar e të njohur ndërkombëtarisht “Brand name”, bëhet nga ministria përgjegjëse për turizmin, me aplikim të vetë sipërmarrësit turistik.

Pas përfundimit të këtij procesi, ministria përgjegjëse për turizmin lëshon certifikatë klasifikimi me 4 apo 5 yje ose vërtetim që konfirmon se struktura akomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 4 apo 5 yje.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/

 

The post Ministria e Turizmit do kryejë vlerësimin për klasifikimin e strukturave akomoduese me 4 apo 5 yje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

By: Ela
3 June 2025 at 11:53

Koalicioni qeverisës në Holandë u rrëzua të martën pasi Geert Wilders, lideri i ekstremit të djathtë dhe kreu i Partisë për Liri (PVV), vendosi të tërhiqte partinë e tij nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjeve të thella mbi politikën e migracionit. Wilders, i cili doli fitues në zgjedhjet e nëntorit 2023 dhe udhëheq partinë më […]

The post Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit appeared first on BoldNews.al.

Miratohen procedurat për rikthimin e ushtarakëve në rezervë në shërbimin aktiv të FA-së

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e procedurave, të mënyrës dhe të rregullave për rikthimin e ushtarakëve në rezervë në shërbimin aktiv të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në vendimin e qeverisë theksohet se “ky vendim përcakton procedurat, mënyrat dhe rregullat për rikthimin në shërbimin aktiv të ushtarakëve në rezervë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke garantuar respektimin e parimeve të barazisë, meritokracisë dhe mosdiskriminimit, përmbushjen e nevojave me personel të kualifikuar, si dhe forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, nëpërmjet një procesi të drejtë dhe transparent”.

Procedurat për rikthimin në shërbimin aktiv të ushtarakëve në rezervë kryhen në rastet e shtimit të numrit të përgjithshëm të personelit dhe kur kërkohen specialitete që ndikojnë në ruajtjen e operacionalitetit të Forcave të Armatosura.

Për rastet e parashikuara të ligjit “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ndiqen procedurat; Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, mbështetur në propozimet e strukturave të Forcave të Armatosura, harton kërkesat dhe nevojat për rikthimin në shërbimin aktiv, sipas kategorisë së personelit të ndarë për oficer, nënoficer dhe ushtar/detar aktiv, me specialitete ushtarake dhe repartet që kanë nevojë për plotësim me personel dhe ia përcjell për miratim ministrit të Mbrojtjes.

  1. Pas miratimit, Ministria e Mbrojtjes publikon në faqen zyrtare elektronike njoftimin me të gjitha të dhënat e nevojshme për specialitetet e kërkuara, afatin e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e ushtarakëve në rezervë në shërbim aktiv.
  2. Kandidati aplikon nëpërmjet portalit “e-Albania”, duke plotësuar formularin e aplikimit për rikthimin e ushtarakëve në rezervë në shërbim aktiv dhe dokumentacionin e nevojshëm brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes.

Qendra e Personel-Rekrutimit kryen verifikimin e dosjes të aplikimit brenda 5 (pesë) ditëve nga përfundimi i afatit të aplikimit. Në rast se konstatohet se dokumentacioni nuk është i plotë, kandidatit njoftohet nëpërmjet portalit “e-Albania” për plotësimin e dokumentacionit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit. Në përfundim të afatit të njoftimit, Qendra e Personel-Rekrutimit pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura i përcjell listën së bashku me dokumentacionin e aplikimit komisionit të vlerësimit, sipas pikës 2, të këtij kreu.

Strukturat e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me struktura të tjera shtetërore, kryejnë kontrollin e plotësimit të kushtit të sigurisë së kandidatëve për rikthim në shërbimin aktiv, sipas listave të dërguara nga Qendra e Personel-Rekrutimit.

Komisioni i vlerësimit kryen procedurën e vlerësimit të kandidatëve brenda 10 ditëve.

Pas përfundimit të procedurës së vlerësimit, komisioni i vlerësimit i përcjell Qendrës së Personel-Rekrutimit vendimmarrjen së bashku me arsyetimin përkatës për secilin kandidat.

Qendra e Personel-Rekrutimit i njofton kandidatit, nëpërmjet portalit “e-Albania”, vendimin e komisionit të vlerësimit me vulë elektronike/nënshkrim elektronik, së bashku me arsyetimin përkatës.

Kundër vendimit të komisionit të vlerësimit ushtrohet ankim sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurave Administrative, nëpërmjet portalit “e-Albania”. Në përfundim të afatit të ankimit, Qendra e Personel-Rekrutimit i përcjell ankesat komisionit të shqyrtimit të ankimit sipas pikës 3, të këtij kreu.

Qendra e Personel-Rekrutimit, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit të paraqitjes së ankimit, i njofton kandidatit vendimin e komisionit të shqyrtimit të ankimit me vulë elektronike/nënshkrim elektronik, nëpërmjet portalit “e-Albania”.

Në përfundim të procedurës së vlerësimit dhe ankimit, Qendra e Personel-Rekrutimit dërgon listat e kandidatëve fitues në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përgatit praktikën për miratimin e listës së kandidatëve fitues. Lista e kandidatëve fitues oficerë i përcillet për miratim ministrit të Mbrojtjes, ndërsa lista e kandidatëve fitues, nënoficerë dhe ushtarë/detarë, i përcillet për miratim Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Pas miratimit, vijon procedura për titullimin ushtarak aktiv dhe emërimin në detyrë të kandidatëve fitues.

Ushtaraku, që rikthehet në shërbimin aktiv në Forcat e Armatosura, emërohet në detyrë në përputhje me specialitetin, si dhe nënshkruan kontratën e shërbimit.

Gjatë kohës së shërbimit si ushtarak aktiv brenda kontratës, ushtaraku i rikthyer gjatë gjithë periudhës së kontratës ruan gradën që ka pasur në kohën e daljes në rezervë dhe nuk ka të drejtë të konkurrojë dhe të përparojë në gradë.

Deri në momentin e krijimit të infrastrukturës së nevojshme teknike për ngritjen e sistemit të të dhënave të humbjeve dhe fatkeqësive për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për kryerjen e procesit të aplikimit dhe ankimit nëpërmjet portalit “e-Albania”, proceset do të zhvillohen pranë Qendrës së Personel-Rekrutimit.

Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Qendra e Personel-Rekrutimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/j.p/

The post Miratohen procedurat për rikthimin e ushtarakëve në rezervë në shërbimin aktiv të FA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, 19 anëtarë në përbërje

By: Mirgen
28 May 2025 at 22:24

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka krijuar një organ të ri drejtues për shkencën. Sipas vendimit të fundit, do të organizohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor (KKSHKSH). Ky organ i ri do të përbëhet nga 19 anëtarë dhe ka të drejtë edhe lirimin të ndonjë anëtari. Veprimtaria e KKSHKSH-së mbështetet nga Agjencia Kombëtare […]

The post Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, 19 anëtarë në përbërje appeared first on BoldNews.al.

Miratohen disa ndryshime në ekipin negociator të aderimit në BE

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar.

Sipas këtij vendimi, Zëvendësministri i Financave, përgjegjës për tatimet dhe doganat” zëvendësohet me “Florian Semani, zëvendësministër i Financave”, Nina Guga” zëvendësohet me Orjana Osmani, Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitujt 32 dhe 33;” zëvendësohet me Erjona Çela, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitullin 33.

Gjithashtu pas paragrafit të fundit shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: Andi Memeti, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kapitullin 32.”.

Ngarkohen grupi negociator i Republikës së Shqipërisë dhe institucionet, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/j.p/

The post Miratohen disa ndryshime në ekipin negociator të aderimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama paralajmëron ndryshime në Qeveri dhe PS

By: Mirgen
26 May 2025 at 19:28

Dy javë pas fitores në 11 Maj, Kryeministri Rama ka thirrur në një takim kandidatët dhe deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Lideri i socialistëve mbajti një fjalim pak më shumë se 45 minuta, ku paralajmëroi ndryshime në parti dhe qeveri. Duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe, u shpreh ai gjatë fjalës para deputetëve socialistë, ku […]

The post Rama paralajmëron ndryshime në Qeveri dhe PS appeared first on BoldNews.al.

❌
❌