Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit

By: Ardit
12 July 2025 at 18:01

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka komentuar aksionin e fundit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike. Sipas saj, Edi Rama ka dëshmuar prej 12 vitesh se nuk ka asnjë lidhje me ligjshmërinë dhe shtetin ligjor. Zhupa theksoi se mënyra e tij e qeverisjes, përmes aksioneve të njëanshme […]

The post Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit appeared first on BoldNews.al.

Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot

12 July 2025 at 08:17

Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan. Sipas MeteoAlb, kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore […]

The post Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Akademia e Forcave të Armatosura hap aplikimet për vitin akademik 2025–2026

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Akademia e Forcave të Armatosura ka hapur aplikimet për vitin akademik 2025–2026.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehet në një postim në rrjetet sociale se kjo nuk është vetëm karrierë ushtarake, por edhe formim profesional në disa drejtime të rëndësishme.

Duke e cilësuar si një dritare për një të ardhme me uniformë dhe karrierë, Vengu fton të rinjtë që të bashkohen me të rinjtë dhe të rejat që zgjedhin sfidën, disiplinën dhe dinjitetin, dhe të zgjedhin Akademinë që formon liderët e së ardhmes.

Aplikimi realizohet vetëm online përmes portalit zyrtar www.ualbania.al.

/gj.m/j.p/

 

The post Akademia e Forcave të Armatosura hap aplikimet për vitin akademik 2025–2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcat e Armatosura u bashkohen zjarrfikësve në Lurë, zjarri ende jashtë kontrollit

By: user 8
11 July 2025 at 17:50

Forcat e Armatosura i bashkohen grupeve në Lurë për fikjen e zjarrit. Situata nga zjarri në Parkun Kombëtarë të Lurës vijon të jetë e vështirë. Era e fortë dhe terreni i thepisur nuk i ka lejuar grupet që janë në terren prej ditësh për izolimin e vatrës së zjarrit e cila vijon të jetë aktive prej disa ditësh.

Sipas informacioneve të marra nga terreni rezulton se zjarri është aktiv në një vatër ndihmuar nga era ka marrë përmasa. Ai është zhvilluar në një territor të thepisur me bimësi të rralla, ah, pishë dhe barishte.

Në operacion janë përfshirë, 6 forca të MZSH, 16 forca të ADZM, 5 forca të njësisë administrative Lurë, 12 forca vullnetare, 30 efektiv të Forcave tonë të Armatosura.

Ende nuk ka një përllogaritje të saktë të sipërfaqes së përshkuar nga zjarrit, ndërsa paraprakisht mësohet se janë disa hektar të djegur dhe të përshkuar.

Në terren po punohet me intensitet nga forcat operacionale për ta vënë nën kontroll vatrën e zjarrit por nuk po arrihet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë.

The post Forcat e Armatosura u bashkohen zjarrfikësve në Lurë, zjarri ende jashtë kontrollit appeared first on Lapsi.al.

Rama: Asnjë guriçkë pa leje nuk do të vendoset në Theth dhe ku ka zona të mbrojtura

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama në takimin me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit Shqipëria 2030 në Bashkimin Evropian, u ndal edhe tek ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura.

“Në Theth i legalizuam të gjitha shtëpitë që ishin aty. Nuk kemi për të lënë asnjë guriçkë të vendoset pa leje në Theth dhe ku ka zona të mbrojtura do ta thellojmë këtë punë”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “do të shtrëngojmë ligjin që të mos jetë më loja ‘macja me miun’, ne ik, prish, rrinë mbeturinat aty. Duhet të çojmë gjithë ato forca deri në majë të malit për të pastruar”.

Por, vijoi Rama, kur ta vënë gurin pa leje ta mendojnë mirë që nuk do e shohin më atë pikë ku e vunë gurin për 7 vjet.

“Deri atëherë logjika është kjo, nëse shtëpitë janë aty përpara shpalljes së zonave të mbrojtura nuk diskutohet që duhen legalizuar”, tha Rama.

/k.s//r.e//a.f/

The post Rama: Asnjë guriçkë pa leje nuk do të vendoset në Theth dhe ku ka zona të mbrojtura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Babain e sëmurë, vëllain në psikiatri”/ Apeli i GJKKO rikthen arrestin për avokatin Armand Tragaj

11 July 2025 at 12:52

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së dhe ka rikthyer masën e arrestit ndaj avokatit Armand Tragaj, në lidhje me operacionin “Ura”, ku u godit banda e Elvis Doçit i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”. Fillimisht Armand Tragaj u arrestua fillimisht nga SPAK duke përfunduar në qeli, […]

The post “Babain e sëmurë, vëllain në psikiatri”/ Apeli i GJKKO rikthen arrestin për avokatin Armand Tragaj appeared first on BoldNews.al.

11 Korriku, 30-vjetori i masakrës së Srebrenicës, plagës së hapur në ndërgjegjen e Evropës

By: berti
11 July 2025 at 08:36

11 Korriku është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, një ngjarje që mbetet plagë e hapur në ndërgjegjen e Evropës dhe të njerëzimit mbarë. Viti 2025 shënon 30-vjetorin e këtij krimi të pashembullt, ku më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë myslimanë u masakruan brenda pak ditësh…

Source

Andon Zako Çajupi, rilindasi që kontribuo me penë dhe me vepër për çështjen kombëtare shqiptare

By: berti
11 July 2025 at 08:27

Nga Albert Vataj Në arkitekturën shpirtërore të kombit shqiptar, në themelin e ndërgjegjes sonë atdhetare dhe të letërsisë si instrument zgjimi e mobilizimi, figura e Andon Zako Çajupit qëndron si një majë e ndritur, e vetëtimtë dhe fshikulluese njëherazi. Nuk mund të përfytyrohet historia e Rilindjes Kombëtare pa këtë mendje të mprehtë dhe zemërzjarrtë që, përmes fjalës së gdhendur me flakën e…

Source

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 32°C

By: user 11
11 July 2025 at 07:11

Vendi ynë do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura të larta pothuajse në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve të MeteoAlb, e premtja, do të jetë një ditë tipike vere, e përshtatshme për pushime në natyrë apo në bregdet.

Mëngjesi do të nisë me mot të kthjellët në të gjitha zonat, ndërsa temperaturat në orët e para do të variojnë nga 14°C në zonat malore, deri në 21°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Gjatë mesditës dhe pasdites, temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke arritur kulmin në orët e drekës me vlera deri në 32°C në Tiranë, Elbasan dhe zona të tjera të ultësirës perëndimore. Moti do të mbetet i kthjellët dhe me pak vranësira kalimtare në relievet kodrinore dhe malore.

Mbrëmja do të jetë e këndshme dhe e ngrohtë, me temperatura që do të zbresin butësisht në 22-24°C, ideale për shëtitje apo qëndrime në ambiente të hapura. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa lagështia do të jetë në nivele të ulëta, çka rrit ndjesinë e nxehtësisë gjatë ditës.

The post Parashikimi i motit: Temperatura deri në 32°C appeared first on Lapsi.al.

Biblioteka Kombëtare në 105-vjetorin e themelimit të saj, problemet sot dhe projekti për godinën e re

11 July 2025 at 07:47

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë festoi më 10 korrik 105-vjetorin e themelimit të saj. Biblioteka Kombëtare është një institucion me një rëndësi të jashtëzakonshme, por prej vitesh ka situatë kritike sa i takon kushteve të sigurisë për fondet, ndërsa një projekt më parë është bërë me dije për një godinë të re pa cënuar ndërtesën historike ekzistuese të bibliotekës. 10 korriku i vitit 1920 çeli një kapitull të rëndësishëm e të përjetshëm në historinë e librave, periodikëve dhe trashëgimisë kulturore të vendit tonë, përmes themelimit të institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend, Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Biblioteka Kombëtare shprehet se fillimisht përmes dhurimeve e mandej përpjekjeve të vazhdueshme të intelektualëve të kohës për ta pasuruar koleksionin e saj, sot Biblioteka Kombëtare ruan një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh, inkunabulash të rralla, rreth 2900 antikuarë, hartash e kopje për çdo botim të Republikës së Shqipërisë”, thuhet nga BKSH. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë shprehet se le të shërbejë 10 korriku për të kujtuar e reflektuar mbi vlerat e pakrahasueshme të librit, leximit, studimit e mbi të gjitha, njohjes së historisë së kulturës sonë shkrimore.

“Biblioteka Kombëtare ju falënderon për besimin dhe ju fton të na bashkoheni në aktivitetet që do të zhvillohen në vijim të këtij viti përvjetor dhe të rëndësishëm për të gjithë”, thuhet nga BKSH. Por sot Biblioteka Kombëtare përballet me probleme si hapësira që mungojnë, libra që rrezikohen nga lagështira, etj. Në një reagim më parë në janar 2025 nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëhej me dije se projekti për ndërtimin e godinës së re të Bibliotekës Kombëtare synon jo vetëm zgjerimin e kapaciteteve aktuale të BK-së, por edhe krijimin e një qendre bashkëkohore të dijes dhe kërkimit shkencor, pa cënuar ndërtesën historike ekzistuese të bibliotekës.

 

The post Biblioteka Kombëtare në 105-vjetorin e themelimit të saj, problemet sot dhe projekti për godinën e re appeared first on Sot News | Lajme.

Komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri” premierë në arenën antike të Amfiteatrit të Durrësit

11 July 2025 at 07:46

Nga Julia Vrapi

“Vendi më i humbur në Shqipëri” një komedi premierë këtë sezon veror. Vepra nga dramaturgu Jean Pierre Martinez dhe me regji nga Andia Xhunga do të shfaqet në arenën antike të Amfiteatrit të Durrësit. Komedia premierë do të sjellë në role një kast aktorësh të njohur në jetën artistike që kanë punuar nën drejtimin e regjisores Andia Xhunga, e cila kë një aktivitet të vlerësuar me teatrin dhe në vijim të punës së saj është këtë herë edhe vepra e dramaturgut Jean Pierre Martinez. Premiera do të jetë për publikun te Amfiteatri i Durrësit, ndërsa teatri “Aleksandër Moisiu” në materialet rreth kësaj vepre që është përkthyer nga Anxhela Çikopano bën me dije se ajo do të jetë për publikun në datat 15, 16, 17 dhe 21, 22 dhe 23 korrik në orën 21:00 të mbrëmjes. Një fshat i harruar rrezikon të fshihet nga harta! Banorët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që fshati të jetojë, por ngjarjet marrin një rrjedhë të papritur dhe të pazakontë, kur në fshat vjen një gazetare e famshme.

A do munden dot banorët, ta shndërrojnë vendin më të humbur të Shqipërisë, në atraksionin turistik më të vizituar? Rolet e komedisë do të luhen nga aktorët Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Mimoza Marjanaku, Alex Seitaj, Ervin Doko, Alesia Xhemalaj, Adelina Muça, Amos Zaharia, Xheini Fama dhe Jaho Guma. Skenografe e kostumografe Alketa Tragaj dhe muzika mban emrin e kompozitorit Endri Sina. Premiera që do të jetë së shpejti në arenën antike të Amfiteatrit të Durrësit është në vijim dhe të tjera aktiviteteve artistike dhe kulturore që janë zhvilluar aty dhe janë mirëpritur nga publiku artdashës. Prej 17 vitesh Andia Xhunga është aktore dhe regjisore e teatrit “Aleksandër Moisiu” me mjaft shfaqje të suksesshme të vëna në skenë, si “Andi, Norman dhe Sofi”, “Dashuri me çdo kusht’, “3 femra, 3 divorce dhe 1 shtëpi”, “Gratë e Kazanovës”, “10 vjet martesë”, “Edmond”, “Familja Tot”, etj.

Një bashkëpunim i veçantë

“Vendi më i humbur në Shqipëri” komedi nga Jean Pierre Martinez pritet premierë këtë sezon veror, ndërsa provat për të kanë vijuar gjatë kësaj kohe nga regjisorja me aktorët. Por teatri i Durrësit shprehet se vetë autori Martinez ka shprehur dëshirën për të qenë pjesëmarrës në premierë. “Ky është bashkëpunimi ynë i parë me regjisorin Martinez, i cili ka shprehur hapur dëshirën për të qenë pjesëmarrës në shfaqjen premierë, duke e bërë këtë bashkëpunim mjaft të veçantë”, thuhet nga teatri në faqen e tij. Jean Pierre Martinez është një dramaturg francez me prejardhje spanjolle, karriera e të cilit ndoqi rrugë të pazakonta.

Me një bazë të fortë akademike e me diploma në ekonomi, marketing, letërsi spanjolle dhe angleze, gjuhësi e semiologji, ai ka eksploruar gjithashtu në zhanre te ndryshme si, duke luajtur në bateri në grupe të ndryshme rroku, semiolog reklamash për disa nga kompanitë më të mëdha të konsulencës, skenarist i mjaft skenarëve televizivë, lektor frëngjishteje në një universitet të Teksasit, dhe tani një dramaturg i afirmuar, dramat e të cilit prodhohen në pesë kontinente. Dramat e tij luhen në të gjithë botën dhe studiohen në shkolla të ulëta, mesme, të larta si dhe në universitete në Francë dhe jashtë saj. Përmes 114 veprave teatrale që ka shkruar deri më sot, Jean Pierre Martinez thur një univers të veçantë dhe bindës. Duke përdorur me mjeshtëri të gjitha mjetet e komedisë, ai eksploron një gamë të gjerë zhanresh.

The post Komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri” premierë në arenën antike të Amfiteatrit të Durrësit appeared first on Sot News | Lajme.

Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

By: mirseda
10 July 2025 at 21:09
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Jorgji do të zëvendësojë në këtë detyrë, regjisorin Eol Çashku, i cili u shkarkua me vendim qeverie në fund të majit të këtij viti. Jonid Jorgji është diplomuar për regji filmi dhe prej vitit 2022 drejtonte Agjencinë për Industritë Kreative në Bashkinë e Tiranës. VKM-ja: V […]

Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit

By: Oldi
10 July 2025 at 20:49

Gjatë muajit qershor dhe në fillim të korrikut 2025, Evropa u godit nga dy valë intensive të të nxehtit, të cilat lanë pas një varg rekordesh temperaturash dhe kushte ekstreme moti. Kulmi i valës së parë u shënua midis datave 17 dhe 22 qershor, ndërsa vala e dytë, më e fortë dhe më e zgjatur, […]

The post Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit appeared first on BoldNews.al.

Xhuli Nura publikon fotografi të realizuar 15 vite më parë

10 July 2025 at 16:37

Një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Kosova ka surprizuar ndjekësit me një postim nostalgjik në InstaStory.

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar plot 15 vite më parë, në të cilën siç shihet nuk ka ndryshuar shumë.

Modelja ka ndarë këtë imazh nga arkiva e saj personale, duke ngjallur menjëherë interesin e ndjekësve.

Foto: Screenshot/Instagram

Pjesëmarrja në Big Brother VIP e ka rikthyer atë në qendër të vëmendjes, duke i dhënë një tjetër dimension figurës së saj publike.

Ndarja e kësaj fotografie nga e kaluara shihet edhe si një mënyrë për t’u lidhur emocionalisht me fansat, duke treguar jo vetëm glamurin e sotëm, por edhe rrugëtimin e saj personal.

Në një kohë kur rrjetet sociale dominohen nga imazhe të kuruara dhe perfektë, një postim i tillë i sinqertë dhe i ngarkuar me nostalgji është pritur me ngrohtësi.

E njëjta tani po vazhdon me angazhimet e saj profesionale në fushën e modelingut, por edhe në ekran. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juliana Nura (@iamjuliananura)

The post Xhuli Nura publikon fotografi të realizuar 15 vite më parë appeared first on Telegrafi.

Vjosa, “mbretëresha e lumenjve të Evropës” në mëshirë të ndotjes

10 July 2025 at 15:26

Shtatë bashki përgjatë Vjosës vazhdojnë të derdhin ujëra të ndotura në lumë, ndërsa ndërtimi i impianteve të premtuara ende nuk ka nisur.

Esmeralda Topi 

Në korrik të vitit 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaronte me entuziazëm nisjen e një investimi të rëndësishëm mjedisor për lumin Vjosë

Janë shtatë bashki midis qarkut të Gjirokastrës dhe të Vlorës të cilat do të pajisen me impiante sepse nuk mund të flasim për Vjosën mbretëreshën e lumenjëve të Europës, ndërkohë që sot e kësaj dite vazhdojnë gjithë ujërat e ndotura të derdhen në Vjosë”, premtonte Kumbaro asokohe.

Dy vite pas këtij angazhimi, Faktoje verifikoi ecurinë e projektit të shumëpërfolur. Verifikimet tregojnë se qeveria shqiptare është ende larg përmbushjes së plotë të këtij zotimi. Vjosa, pagëzuar si lumi i vetëm i egër i Europës, tashmë edhe Park Kombëtar, vijon të ndotet nga ujërat e zeza të shtatë bashkive përgjatë saj. Ndërtimi i impianteve nuk ka nisur, pasi projekti 80 milionë dollarë nga Banka Botërore është në hapat e parë të zbatimit.

Lumi Vjosë
Lumi Vjosë

Fakt

Banka Botërore konfirmoi për Faktoje se huaja prej 80 milionë dollarësh është bërë efektive vetëm në 31 mars 2025. Pra, më shumë se 20 muaj pas deklaratës së ministres Kumbaro.

“Projekti u bë efektiv në momentin që u plotësuan të gjitha kushtet e nevojshme të berjes efektiv”, sqaroi Banka Botërore në një përgjigje zyrtare.

Sipas saj, aktualisht po përgatiten termat e referencës për aktivitetet që parashikon projekti. Zbatimi në terren ende nuk ka nisur, ndërsa përfundimi i plotë i këtij investimi parashikohet në mars të vitit 2030.

Shkak për vonesën e miratimit të kredisë Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), institucioni përgjegjës për implementimin e projektit, rendit disa arsye :

  1. Ndryshimi i fushës së përgjegjësive të institucionit implementues, pas heqjes së kompetencës për Menaxhimin e Mbetjeve nga AKUK dhe kalimit të saj tek Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në nëntor 2023, çka solli rishikim të dokumentacionit të projektit.
  2. Ristrukturimi i elementëve teknikë dhe financiarë të projektit.
  3. Rishikimi i objektivave dhe rezultateve të pritshme të projektit.
  4. Kalendari i punimeve të Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, që ndikoi në vonesën e ratifikimit.

Në lidhje me zbatimin në terren, AKUK thotë se projekti ka nisur zbatimin në aspektin administrativ dhe sipas Planit të Prokurimit, procedurat për ndërtimin në terren pritet të nisin në fund të vitit 2026.

Nga ana tjetër, ministria e Turizmit, pas një procesi ankimimi pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit (pasi refuzoi dhënien e informacionit siç e parashikon ligji), ndau në mënyrë të përmbledhur datën përmbyllëse të projektit.

“Sipas marrëveshjes së huasë me Bankën Botërore, datë përmbyllëse e projektit është marsi i vitit 2030”, njofton ndër të tjera ministria.

Kjo do të thotë se realizimi i premtimit për ndërtimin e 7 impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura është ende në fazë paraprake dhe mbrojtja e lumit Vjosë nga ujërat e ndotura do të kërkojë të paktën edhe 5 vite të tjera. 

Çfarë ndodh sot me bashkitë përgjatë Vjosës?

Faktoje kërkoi informacion zyrtar nga bashkitë që përmenden në projekt. Disa prej tyre konfirmuan mungesën e investimeve konkrete, teksa katër prej tyre refuzuan dhënien e informacionit.

Libohovë

Në territorin e kësaj bashkie nuk ekziston asnjë impiant për trajtimin e ujërave të ndotura. Bashkia pohon për Faktoje.al se rrjetet e kanalizimeve janë të pjesshme dhe të vjetra. Në shumë zona rurale, ujërat e ndotura menaxhohen me gropa septike. 

Memaliaj

Kjo bashki ka rrjet kanalizimi, por ujërat e ndotura derdhen 100% në lumin Vjosë, për shkak të mungesës së një impianti. Bashkia thotë se nuk ka kapacitete financiare për ta përballuar vetë një investim të tillë dhe aktualisht është në negociata me organizata të huaja për të aplikuar në projekte mjedisore. Deri tani, asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë.

Përmet

Përmeti është ndër të paktat bashki që ka konfirmuar përfshirjen zyrtare në projektin e financuar nga Banka Botërore, përmes iniciativës ‘Care for blue sea’. Sipas bashkisë, ndërtimi i impiantit është pjesë e një strategjie për të reduktuar ndotjen përgjatë luginës së Vjosës. Por, edhe këtu projekti është ende në fazën e studimit, dhe nuk ka nisur ende asnjë punim në terren.

Ndërsa, bashkitë Gjirokastër, Tepelenë, Këlcyrë dhe Selenicë, nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Përfundim

Premtimi për një “revolucion” mjedisor me ndërtimin e 7 impianteve përgjatë Vjosës, është ende larg zbatimit. Projekti, ndonëse i rëndësishëm dhe i financuar nga një institucion ndërkombëtar si Banka Botërore, është ende në hapat e parë. Ndërkohë, Vjosa vazhdon të ndotet çdo ditë nga ujërat e zeza të bashkive që duhej ta mbronin. Nisur nga këto të dhëna, premtimin e ministres Mirela Kumbaro për ndërtimin e 7 impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në bashkitë që përshkon Vjosa, e kategorizojmë pjesërisht të mbajtur.

Artikulli u ndryshua më datë 11 korrik, një ditë pas publikimit, duke reflektuar përgjigjen e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK). 

The post Vjosa, “mbretëresha e lumenjve të Evropës” në mëshirë të ndotjes appeared first on Faktoje.al.

Investimi në urën e re të Viroit, përfitojnë mbi 200 mijë drejtues mjetesh e 150 mijë këmbësorë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Po vijon puna për ndërtimin e urës së re të Viroit, e para nga 30 urat që do të ndërtohen ose përmirësohen në të gjithë Shqipërinë, falë investimit të qeverisë me mbështetjen e Bankës Botërore.

Banka Botërore ndau foto nga puna që po zhvillohet për ndërtimin e urës së re të Viroit, teksa bëri të ditur se, ura është e vendosur në aksin SH4 drejt pikës kufitare të Kakavijës me Greqinë dhe është thelbësore për lidhjen rajonale.

Ura do të jetë 33 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë, me 2 korsi dhe trotuare për kalimtarët në të dy anët e saj. Ura e re do të shkurtojë kohën e udhëtimit, përmirësojë sigurinë gjatë përmbytjeve dhe lidhë komunitetet e Jugut të Shqipërisë duke krijuar më shumë mundësi punësimi, arsimimi, të kujdesit shëndetësor dhe aksesit në tregje.

Sipas BB-së, në mungesë të rrugëve alternative, kur ura përmbytet, ndërtimi i urës së re do të sigurojë qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë vitit .

“Mbi 200 000 drejtues mjetesh dhe 150 000 këmbësorë do të përfitojnë si pjesë e përpjekjeje për një infrastrukturë transporti të qëndrueshme ndaj klimës”, shkruan BB në rrjete sociale.

Punimet për urën e re të Viroit
1 nga 7
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit

/e.xh//a.f//r.e/

The post Investimi në urën e re të Viroit, përfitojnë mbi 200 mijë drejtues mjetesh e 150 mijë këmbësorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Shembull i angazhimit të Shqipërisë ndaj NATO-s

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni.

Gjatë vizitës së tij, Hasani ka vizituar edhe kontingjentin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kampin “Adazi”, në Letoni.

“Krenar për secilin prej 22 burrave dhe grave që shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim – të vlerësuar nga partnerët tanë letonezë dhe përfaqësues të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive”, shkruan Hasani.

Një ditë më parë Hasani u mirëprit nga ministrja e Jashtme, Baiba Braze, ku u diskutua për mundësitë konkrete për bashkëpunim më të ngushtë në fusha si arsimi, siguria kibernetike, turizmi dhe shkëmbimet kulturore.

Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë, dhe 33 vite nga rivendosja e tyre. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin me Letoninë dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në Evropë dhe më gjerë.

Hasani, vizitë në kontingjentin e FA në Kampin Adazi
1 nga 26

/m.q//a.f//r.e/

The post Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Shembull i angazhimit të Shqipërisë ndaj NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit 10 Korrik 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
10 July 2025 at 07:41

Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të freskët gjatë orëve të paradites, por pasditja do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin.

Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore, duke sjellë momente me pika shiu në skajin Verilindor.

Të njëjtat kushte atmosferike, do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë kostante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 32°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësine maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

The post Parashikimi i motit 10 Korrik 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Ura shembet papritur, lë pas 9 viktima dhe disa të plagosur

9 July 2025 at 22:46

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure mbi një lumë në shtetin perëndimor Gujarat të Indisë.

Ministri i Shëndetësisë së Gujaratit, Rushikesh Patel, tha se disa mjete ranë në lumin Mahisagar kur një pjesë e urës Gambhira u shemb të mërkurën në mëngjes. Ura, që ndodhet në distriktin Vadodara të këtij shteti, ishte ndërtuar në vitin 1985, shtoi Patel.

Anil Dhameliya, një zyrtar i lartë civil, u tha gazetarëve se të paktën nëntë trupa janë gjetur, ndërsa pesë të tjerë ishin plagosur në këtë ngjarje. “Operacionet e shpëtimit janë në vazhdim”, tha ai.

Kryeministri Narendra Modi e quajti aksidentin “thellësisht tronditës” dhe u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave.

Infrastruktura e Indisë është prej kohësh e njohur për shqetësime në aspektin e sigurisë, gjë që herë pas here ka shkaktuar katastrofa të mëdha në autostrada dhe ura.

Në vitin 2022, një urë e vjetër me tela suspendues nga periudha koloniale u shemb mbi lumin Machchu në Gujarat, duke shkaktuar rënien në ujë të qindra personave dhe vdekjen e të paktën 132 prej tyre.

The post Ura shembet papritur, lë pas 9 viktima dhe disa të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

9 July 2025 at 17:16

Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit. Sipas eurodeputetëve, Shqipëria […]

The post PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit appeared first on Reporter.al.

❌
❌