Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

9 July 2025 at 17:16

Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit. Sipas eurodeputetëve, Shqipëria […]

The post PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit appeared first on Reporter.al.

Koncesioni i aeroportit të Vlorës “në hetim paraprak” nga SPAK

9 July 2025 at 16:28

Projekti kontrovers i Aeroportit të Vlorës, i cili pritet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 138 milionë euro ndërsa rrezikon në mënyrë thelbësore zonën natyrore të mbrojtur të Lagunës së Nartës, është vendosur nën hetim nga SPAK, bëhet e ditur nga regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtë informimi publikuar nga ky institucion së fundmi. Në […]

The post Koncesioni i aeroportit të Vlorës “në hetim paraprak” nga SPAK appeared first on Reporter.al.

SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës

9 July 2025 at 14:29

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar një procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës, i konsideruar si një aferë korruptive. Ky fakt është konfirmuar nga vetë SPAK, pasi e ka publikuar në faqen zyrtare, pas pyetjeve nga të interesuarit. “A ka nisur hetim Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për kontratën […]

The post SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Aeroporti i Vlorës do të përdoret edhe për qëllime ushtarake

By: redi
23 June 2025 at 17:12

Aeroporti i Vlorës do të përdoret edhe për qëllime ushtarake. Lajmin e jep kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj, duke folur mbi planet e qeverisë në këtë drejtim. Sipas tij me hapjen e shkollave ushtarake dhe civile, ky sektor do të operojë si një industri duke zgjeruar aviacionin civil në vend dhe lehtësuar aksesin. ”Nuk ka të bëjnë me faktin që do e ketë aeroporti i Vlorës apo i Rinasit…

Source

Zogjtë nuk votojnë, por mund të rrëzojnë një avion

8 May 2025 at 17:40

29 dhjetor 2024. Një Boeing 737-800 i kompanisë low cost Jeju Air, që fluturonte nga Bangkoku për në Muan të Koresë së Jugut, u rrëzua gjatë uljes, duke vrarë 179 persona dhe duke plagosur 2 të tjerë. Ajo që në fillim ishte vetëm një hipotezë për shkaqet e aksidentit nga një “BIRD STRIKE” apo një “goditjeje zogjsh”, domethënë përplasja e një tufe shpendësh me motorët apo pjesë të tjera të avionit sot është një siguri.
Analizat e ADN-së, puplat zogjve, njollat e gjakut dhe mbetjet e gjetura në motorët e aeroplanit Jeju Air i përkisnin ROSËS KËRRE të Baikalit, një shpendi shtegtar që fluturon në dimër nga vendet e shumimit në Siberi drejt Koresë.

Përplasje katastrofike të këtij lloji nuk janë të pazakonta. Por ato kanë nisur të shpeshtohen edhe për faktin se njerëzit nisën të pushtojnë hapësira që më parë ishin pronë ekskluzive e zogjve, si në rastin e zonave të mbrojtura.

Zakonisht të tilla aksidente janë fatkeqësi por në disa raste edhe pasojë e vendime të papërgjegjshme për të ndërtuar, aty ku natyra thotë JO! Si në rastin e mrekullisë së fundit infrastrukturore të Rilindjes, Aeroportit të Vlorës që gjoja u përurua sot. Ky Aeroport i jashtëligjshëm, ndërtimi i të cilit nisi pa leje dhe meriton të hetohet nga SPAK-u, prek zonën Vjosë-Nartë që sipas ligjit 81/2017 kishte statusin “Peizazh i Mbrojtur”.

Por kjo qeveri grabitqare e pronave publike dhe habitateve natyrore, më 26 nëntor 2022 vendosi ndryshimin e kësaj sipërfaqeje dhe krijimi i një zonë të re, të quajtur “Peizazh i Mbrojtur Pishë Poro-Nartë”, duke hequr nga zona e mbrojtur një territor prej 310 ha. Ky krim mjedisor që tani ngjan bukur në letër, në fjalimet propagandistike të pushtetit në fushatë dhe në intervistat e banorëve injorantë me gjasë mund tẽ shndërrohet në një tragjedi njerëzore, (ndonëse nuk do ta uroja kurrë ), si ajo që përmenda më lart në Korenë e Jugut. PO, sepse aeroporti i Vlorës është ngritur jashtë çdo parametri mjedisor, duke shpërfillur të gjitha argumentet shkencore dhe zërat kundër, të studiuesve, ornitologëve dhe ekspertëve të mjedisit.

Laguna e Nartës dhe zonat rreth saj, që shtrihen në një sipërfaqe prej 19 mijë hektarësh, zona më të madhe dhe e rëndësishme për ekosistemit e ligatinave jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë zonën e Mesdheut, është hapësira kyçe e biodiversitetit ku fluturojnë mbi 200 lloje shpendësh, që nga pelikani e flamengo dhe deri tek sqepbiza, kalorësi apo pulëbardha e mesdheut. Të gjithë këta ekspertë nga sot janë SERIOZISHT TË SHQETËSUAR për këtë situatë që rrezikon shpendët dhe biodiversitetin por mbi të gjitha jetën e pasagjerëve që do të fluturojnë në mes të kësaj hapësire.

Mirjan Topi, ornitolog i njohur i pranishëm sot në zonë për të parë nga afër sjelljen dhe reagimin e shpendëve gjatë zbritjes së atij që ishte një xhet privat dhe jo një avion linje i përmasave të mëdha, më tha se zhurmat nga ulja e avionit, edhe pse i përmasave shumë të vogla shkaktuan ngritjen e menjëhershme dhe të çoroditur në ajër të shpendëve shtegtarë dhe rezidentë të zonës.

Flamingot dhe tufa të mëdha të pulëbardhës së mesdheut, me rreth 800 individë reaguan keq dhe të frikësuara duke u ngritur në fluturim në mënyrë të çrregullt afër perimetrit të aeroportit.
Edhe avioni sipas Topit u rrotullua disa herë në ajër para se të ulej, siç u dëshmua edhe nga radarët. Nga fluturimet e pakontrolluara të shpendëve gjithmonë ekziston rreziku i perplasjes me to.

Sigurisht, tani qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë nevoja emergjente votash dhe jo largpamësinë për pasojat katastrofike për sigurinë ajrore apo largqoftë mbrojtjen e habitatit natyror të Lagunës dhe shpendëve të saj.

E nëse Aeroporti i Kukësit falimentoi nga dritëshkurtësia e ideatorit të saj, uroj me shpirt që ky i Vlorës të dështojë nga përgjegjshmëria e kompanive ajrore serioze që nuk do të ndërmarrin aventura të rrezikshme me kosto njerëzore në habitate të shenjta si ai i Nartës, ku “pronarët” e ajrit dhe tokës i cakton natyra dhe jo qeveria me klientët e saj!

The post Zogjtë nuk votojnë, por mund të rrëzojnë një avion appeared first on Lapsi.al.

Rama: Aeroporti i Vlorës magnet zhvillimi, turizëm e punësim edhe përtej qarqeve të Vlorës e Fierit

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e  organizuar me rastin e kryerjes së fluturimit të parë certifikues në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, se ky aeroport nisi me një objektiv të caktuar, por ambicia u rrit me kalimin e kohës, sepse turizmi, imazhi dhe interesi për Vlorën dhe gjithë jugun e Shqipërisë janë rritur shumë këto kohë.

Rama tha se sot aeroporti ka përmasën e kësaj ambicieje të rritur në këto vite. Nga ana tjetër, Kryeministri foli edhe për punësimin e mbi një mijë njerëzve brenda perimetrit të aeroportit, por ai nënvizoi se punësimi shkon përtej qarkut të Vlorës dhe Fierit, sepse do ketë kërkesë për krahë të kualifikuar pune.

“Këtu do të bëhet mirëmbajtje avionësh, kargo për herë të parë në Shqipëri. Ne kemi pasur shprehje interesi për Tiranën dhe Vlorën, nga kompani të mëdha që merren me logjistikën e transporteve postare dhe rrotull do të ketë zhvillime të tjera të turizmit, por edhe të logjistikës dhe përballë do të kemi një zhvillim të jashtëzakonshëm nga pikëpamja e imazhit dhe e cilësisë për të cilën është folur shumë, por tani po merr formë”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, ambicia është që ky zhvillim, transformim mos të jetë një zhvillim më tepër në hartën e industrisë së turizmit, por një zhvillim që të udhëheq si model me një forcë tërheqëse të atillë që të vendoset në majë të nivelit të të gjithë Mesdheut.

“Ambicia është që në ishullin e Sazanit dhe gjithë territorit përballë të krijojë një magnet me një fuqi të jashtëzakonshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë dhe të na japë një mjet të ri për të tërhequr turistët që konsumojnë shumë, që sjellin shumë të ardhura, por që vijnë edhe me sytë hapur për të parë se ç’mund të bëjnë tjetër në këtë vend”, pohoi Rama.

“E ardhmja është shumë premtuese për Vlorën dhe ky aeroport është pasqyra më kuptimplotë e këtij premtimi që e ardhmja mbart për Vlorën. Air Albania pati një fazë të vështirë tranzicioni dhe tani ka hyrë në një rrugë të re. Do të vijnë dy avionë të tjerë dhe numri i avionëve do shkojë në pesë siç ka qenë plani. Do të kemi shtatë avionë dhe po ashtu Air Albania është duke punuar për krijimin e një flote të dedikuar të avionëve të biznesit që është një vlerë e madhe e shtuar për industrinë e turizmit dhe aviacionit tonë”, tha Kryeministri.

Rama pohoi faktin se siç është Vlora sot, edhe Tirana po bëhet gati për të pritur avionët që vijnë përtej oqeanit duke siguruar që në fund të ditës e gjithë kjo përkthehet në një shtysë të fortë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, teksa u ndal edhe te Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar që është rritur tre herë, nga 10 miliardë kur qeveria socialiste mori detyrën në 25 miliardë  euro.

“Është vetëm fillimi i një rritjeje edhe më të fuqishme dhe parashikimi ynë për Shqipërinë 2030 është 35 miliardë euro, është minimumi i asaj që do të arrijmë”, përfundoi Rama. /j.p/

The post Rama: Aeroporti i Vlorës magnet zhvillimi, turizëm e punësim edhe përtej qarqeve të Vlorës e Fierit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Aeroporti i Tiranës përpunon më shumë pasagjerë se në Beograd

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Në aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës u krye sot fluturimi i parë certifikues, ndërsa me certifikimin e pistës së aeroportit, punimet do të vijojnë për ta bërë operacional me të gjitha shërbimet gjatë verës.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së dorëzimit të veprës u ndal tek rritja e flukseve të pasagjerëve me rrugë ajrore në vend.

Rama tha se aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës se ka pësuar një transformim shumë të madh, ku nga më i shtrenjti në rajon është kthyer në aeroportin me rritjen më të lartë për disa vite rresht në gjithë Evropën.

Rama tha se në Tiranë po përpunohen më shumë pasagjerë se në Beograd.

“Numri i fluturimeve ishte shumë i kufizuar, biletat ishin tmerrësisht të shtrenjta transformimi ndodhi me një plan të shumanshëm, një plan të shumanshëm që ne e vumë në jetë hap pas hapi duke e transformuar aeroportin e Tiranës nga aeroportin më të shtrenjtë, më të vështirë, më të lodhshëm për të gjithë, në aeroportin me rritjen më të lartë për disa vite rresht në të gjithë Evropën dhe në aeroportin më të madh të rajonit, jo në raport me vetveten dhe as thjesht dhe më të madhin si rritje, por për numër pasagjerësh. Në Tiranë ne përpunojmë më shumë pasagjerë se në Beograd. Kjo është diçka e paimagjinueshme dhe para pak viteve më parë ndërkohë që numri i fluturimeve ka arritur në një pikë të pabesueshme. Aeroporti i Tiranës punon ditën dhe natën, në të rajonit jeta mbaron pasdite”, tha Rama.

Rama tha se “jemi duke shtyrë para ngritjen e kategorisë për fluturimet transoqeanike, ndërsa shtoi se aeroporti i Tiranës është në bisedime për të shtuar disa linja prestigjioze si “Qatar Airways”.

“Jemi duke shtyrë përpara qoftë ngritjen e kategorisë për fluturimet transoqeanike, ndërkohë që tanimë ka filluar bashkëbisedimi me Federal Aviation të SHBA-së që kërkon një kohë të caktuar për të gjitha inspektimet. Ata kanë ardhur, kanë inspektuar aeroportin, kanë identifikuar gjërat që do të donin të shihnin dhe nga ana tjetër aeroporti është në bisedime serioze për të shtuar disa linja shumë prestigjioze duke filluar nga Qatar Airways. Unë kam bërë takim vetë personalisht me kompanitë, i kam lutur kompanitë vetë që të vijnë dhe vitet e para ka qenë e pamundur. Kur erdhi Ryanair u duk, se atë ditë mësoi për Tiranën. I jemi qepur me bukë me trastë kur i thonë, por nuk bindej se Tirana dhe Shqipëria kishin biznes për të bërë. Sot Ryanair është i lumtur me Shqipërinë”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Aeroporti i Tiranës përpunon më shumë pasagjerë se në Beograd appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pamjet/ Si duket aeroporti i Vlorës, Rama: 3 ditë nga ulja e avionit të parë

By: Besnik
5 May 2025 at 10:10

Këto janë pamjet e pistës së përfunduar të aeroportit të ri në Vlorë. Kryeministri Edi Rama i ka publikuar këtë të hënë në rrjetet sociale, duke njoftuar se aeroporti po i afrohet fazës së testimeve finale.

Sipas Ramës, vetëm 3 ditë na ndajnë nga ulja e avionit të parë në pistën e re, e cila është kodifikuar me inicialet VLO.

Sipas Ramës, në ditët në vijim do të nisë edhe fillimi i testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar të aeroportit.

“Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e kodifikuar me inicialet VLO dhe për fillimin e testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar,” shkruan Rama krahas pamjeve të postuara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pamjet/ Si duket aeroporti i Vlorës, Rama: 3 ditë nga ulja e avionit të parë appeared first on Euronews Albania.

Balluku zbret në pistën e aeroportit të Vlorës: Fluturimi i parë do të realizohet më 8 maj

30 April 2025 at 22:33

8 maji do të jetë dita kur në pistën e aeroportit të Vlorë do të ulet avioni i parë.

Kjo është konfirmuar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila ka inspektuar sot punimet që po shkojnë drejt fundit në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

“Kulla duket e përfunduar, por ka akoma skela. Edhe terminali duket disi i përfunduar, por duhet të dimë që po flasim për një sipërfaqe tepër të madhe. Unë jam besimplotë që ne do të përmbushim afatet që jo vetëm Vlora të ketë një aeroport fluturimesh, por që e gjithë Shqipëria të ketë një aeroporti tjetër ndërkombëtar. Atëherë shihemi 8 maj”, përfundoi Balluku.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nga kantieri tha se po punohet me tre turne për të plotësuar afatet e përfundimit të aeroportit të Vlorës, i cili do të ofrojë 1200 vende pune dhe do të jetë i dyti në vend pas aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Gëlon ky kantier, këtu punohet dhe me tre turne. Nuk është një kantier dosido, është pista e një aeroporti ndërkombëtar. Puna që bëhet këtu është një punë që kërkon shumë kujdes dhe që duhen të plotësohen të gjitha standardet. Kemi ngritjen e logjistikës, magazinat. Nuk do të kryhen vetëm fluturime me pasagjerë, por dhe me mallra. Kemi një komponent tjetër që është Akademia e Aviacionit Civil. Ky aeroport i ri hap 1200 vende pune. Kjo është industria e parë shqiptare që është në përputhje me të gjitha kërkesat e vendeve evropiane. Do të jetë një nga pikat e zhvillimit ekonomik dhe të truizmit më të madh të të gjithë vendit. Duhet thënë që kemi partnerë shumë të mirë nga Italia”, tha Balluku, raporton A2CNN.

The post Balluku zbret në pistën e aeroportit të Vlorës: Fluturimi i parë do të realizohet më 8 maj appeared first on Telegrafi.

Rama show me aeroportin e Vlorës, a do përfundojë i braktisur si Kukësi?

By: Ardit
25 April 2025 at 13:51

Dikur në opozitë, Edi Rama deklaronte me gojën plot se ata që u thonë se do ngremë aeroporte të reja në një vend aq të vogël sa Shqipëria iu gënjejnë, ndërsa tani po e përdor të njëjtën fabul për fushatë elektorale. Njësoj siç u veprua katër vite më parë me aeroportin e Kukësit sot po […]

The post Rama show me aeroportin e Vlorës, a do përfundojë i braktisur si Kukësi? appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet administratori i kompanisë që po ndërton aeroportin e Vlorës

By: user 4
20 April 2025 at 12:50

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në kantierin e ndërtimit të aeroportit në Vlorë, ku një punëtor humbi jetën pas rrëzimit nga lartësia. Viktima, shtetasi D. H., 38 vjeç, ishte punonjës i një kompanie ndërtimi që po punon në projektin e aeroportit.

Pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili mban detyrën e administratorit të kompanisë së ndërtimit.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit U. S., 41 vjeç, po nga Tirana, me funksion përgjegjës i punimeve. Sipas Policisë, këta dy persona dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për masat e sigurisë në punë, duke sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit.

The post Arrestohet administratori i kompanisë që po ndërton aeroportin e Vlorës appeared first on Lapsi.al.

E çmendur pas hajnisë/ Berisha akuza Ballukut: Aeroportin e Vlorës e ka bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi për veten

By: V K
16 April 2025 at 12:49

Këtë të mërkurë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me shoqatat e turizmit, ku tha se me ardhjen e tij në pushtet, ai do të formalizojë turizmin.

Sakaq, Berisha nuk kurseu kritika për qeverinë.

Ai akuzoi ministren Belinda Balluku, për vjedhje në aeroportin e Vlorës.

“Aeroportin e Vlorës e kanë bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi , sa herë shkon Lubia thotë që ky është aeroporti më i madh i Ballkanit duke mos kuptuar që në të njëjtën kohë thotë se ajo është hajdutja më e madhe e Ballkanit sepse të pretendosh të ndërtosh ti në një qytet me 80 mijë banorë dhe në një zonë që ka maksimumi 20 mijë shtretër, të ndërtosh aeroportin më të madh të Ballkanit do të thotë që je e çmendur pas hajnisë. Aeroporti ndërtohet me etapa”, tha Berisha.

The post E çmendur pas hajnisë/ Berisha akuza Ballukut: Aeroportin e Vlorës e ka bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi për veten appeared first on Albeu.com.

Mynihu tërhiqet prej projektit të Aeroportit të Vlorës

9 April 2025 at 17:30

Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, fondacioni gjerman në mbrojtje të natyrës, Euronatur, përçoi vendimin e Komitetit Ekonomik të qytetit të Mynihut për t’u tërhequr nga roli në projektin e Aeroportit të Vlorës, ku ishte përfshirë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut (MAI), e cila kishte një rol këshillues. “Mynihu po i jep fund përfshirjes së tij […]

The post Mynihu tërhiqet prej projektit të Aeroportit të Vlorës appeared first on Reporter.al.

Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës

By: Ela
8 April 2025 at 15:16

Aeroporti i Mynihut do të tërhiqet nga këshillimi për projektin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë. Mediat gjermane Merkur.de dhe Tz.de bëjnë me dije se kjo u njoftua nga këshilli i qytetit ditën e sotme. Sipas shkrimit të mediave gjermane, shkak për këtë vendim u bënë protestat nga ambientalistët shqiptarë dhe të huaj. Jo vetëm kaq, por […]

The post Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës hap dyert për profesionistët e aviacionit, 100 vende të lira pune

By: V K
4 March 2025 at 14:41

“Nisin punësimet për t’i dhënë jetë aeroportit më të ri në Evropë. Vizitoni faqen e VIA dhe aplikoni për t’u bërë pjesë e historisë së aviacionit shqiptar”, kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale, zv/kryeministrja, njëherën ministr e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku.

Sipas njoftimit, tashmë janë hapur aplikimet për aeroportin më të ri në vend dhe bëhet fjalë për 100 vende të lira pune në pozicione të ndryshme.

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, kanë ecur paralelisht për përfundimin e pistës, ngritjen e terminalit, kullës së vrojtimit dhe të gjithë infrastrukturës tjetër aeroportuale.

Fluturimet e para projektohen të bëhen në verën e vitit 2025. Punimet për aeroportin e Vlorës nisën në fund të vitit 2021.

 

The post Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës hap dyert për profesionistët e aviacionit, 100 vende të lira pune appeared first on Albeu.com.

Balluku: Aeroporti i Vlorës hap dyert për profesionistët e aviacionit, 100 vende të lira pune

4 March 2025 at 13:39

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po kryhen përgatitjet e fundit për nisjen e punës dhe për këtë arsye është në kërkim të stafit që pritet të punësohet në 100 pozicione të ndryshme të aviacionit në këtë aeroport.

Kryeministrja e njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije sot, se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës ka hapur tashmë dyert për profesionistët e aviacionit.

“Nisin punësimet për t’i dhënë jetë aeroportit më të ri në Evropë. Vizitoni faqen e VIA dhe aplikoni për t’u bërë pjesë e historisë së aviacionit shqiptar”, shprehet Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, tashmë janë hapur aplikimet për aeroportin më të ri në vend dhe bëhet fjalë për 100 vende të lira pune në pozicione të ndryshme.

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kanë ecur paralelisht për përfundimin e pistës, ngritjen e terminalit, kullës së vrojtimit dhe të gjithë infrastrukturës tjetër aeroportuale.

Fluturimet e para projektohen të bëhen në verën e vitit 2025. Punimet për aeroportin e Vlorës nisën në fund të vitit 2021.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3,2 km dhe me një investim prej 104 milionë eurosh, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës dhe veçanërisht turizmit në vend.

Aeroporti ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, që janë avionë me trup të gjerë, airbus 330-340, apo Boeing 777 që janë të përshtatshëm për t’u akomoduar në këtë aeroport.

Një nga rrugët lidhëse paralele me pistën është me të njëjtën gjatësi si ajo 3,2 km dhe do të garantojë kapacitet më të lartë të lëvizjes së avionëve në zonën e manovrimit.

Aeroporti i tretë në vend, i vendosur vetëm 10 km në veri të qytetit të Vlorës, do t’u japë njerëzve akses në të gjithë bregdetin jugor dhe Rivierën shqiptare. Ky aeroport do të jetë një mundësi më shumë për turistët e huaj, për të aksesuar bregdetin e mrekullueshëm të jugut, por edhe një urë lidhëse e re e Shqipërisë me vendet e tjera.

The post Balluku: Aeroporti i Vlorës hap dyert për profesionistët e aviacionit, 100 vende të lira pune appeared first on Telegrafi.

Vodhën 30 litra naftë, arrestohen dy punonjës të kantierit të aeroportit të Vlorës

By: Ela
24 February 2025 at 15:11

Dy persona, E. I., 35 vjeç, dhe E. K., 30 vjeç, punonjës në kantierin e aeroportit të Vlorës, janë arrestuar nga policia pasi kanë vjedhur naftë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, më datë 23.02.2025, kanë vjedhur 30 litra naftë nga kantieri i aeroportit, ku ishin të punësuar. “Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, […]

The post Vodhën 30 litra naftë, arrestohen dy punonjës të kantierit të aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës

17 February 2025 at 12:36

Këshilli i Qytetit të Mynihut, aksioner në Aeroportin e Mynihut, do të vendosë nesër në lidhje me një peticion të dërguar nga organizatat gjermane në mbrojtje të mjedisit, mbi ndalimin e mbështetjes në projektin e aeroportit të Vlorës. “Qyteti i Mynihut, Shteti i Pavarur i Bavarisë dhe Republika Federale e Gjermanisë duhet të ndërmarrin hapat […]

The post Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës appeared first on Reporter.al.

Ngjarja te Aeroporti i Vlorës, kosovari aksidentoi 60-vjeçarin nga Dibra/ EMRAT

By: Besnik
18 January 2025 at 09:35

Policia e Vlorës ka dalë në një deklaratë zyrtare lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së premtes në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, ku një person ka humbur jetën.

“Ngjarja ndodhi më datë 17 janar 2025, rreth orës 21:20, kur një fadromë e drejtuar nga shtetasi 63-vjeçar Rrahman Sllamniku nga Kosova, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një trajler që drejtohet nga Nusret Xhoka, 60-vjeça, nga Dibra”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i trajlerit, 60-vjeçari Nusret Xhoka nga Dibra, ka humbur jetën në vendngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar shtetasin Rrahman Sllamniku, banues në Prishtinë, për veprën penale të “Shkaktimit të aksidentit me pasoja fatale”, njofton Policia e Vlorës

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ngjarja te Aeroporti i Vlorës, kosovari aksidentoi 60-vjeçarin nga Dibra/ EMRAT appeared first on Euronews Albania.

Festat e fundvitit, nis fluksi i udhëtarëve në tragetet e linjës Itali-Vlorë

22 December 2024 at 16:34

Afrimi i festave të fundvitit sjell edhe kthimin në atdhe të shqiptarëve që jetojnë në Itali, por që kanë vendosur që festimet ti realizojnë te familjet e tyre në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Rreth 2 mijë pasagjerë mbërritën të dielën në portin e Vlorës, një shifër që për autoritetin portal aty shënohet gjatë sezonit të verës ose fundvit.

Agron Brati, përfaqësues i kompanisë së trageteve tha se fluksi i pasagjerëve do të vijojë të rritet edhe gjatë javës së ardhshme.

Në vazhdim kështu pritet të jetë situata. Priten më shumë emigrantë të mbërrijnë në Portin e Vlorës”, tha Brati.

Të dhënat flasin se edhe rezervimet për kalimin e festave në vente të ndryshme janë të larta, ndërsa ë pesë ditët e fundit të vitit ato pritet që të shumëfishohen.

The post Festat e fundvitit, nis fluksi i udhëtarëve në tragetet e linjës Itali-Vlorë appeared first on Telegrafi.

❌
❌