Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës

9 July 2025 at 14:29

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar një procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës, i konsideruar si një aferë korruptive. Ky fakt është konfirmuar nga vetë SPAK, pasi e ka publikuar në faqen zyrtare, pas pyetjeve nga të interesuarit. “A ka nisur hetim Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për kontratën […]

The post SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan rezidencat për miqtë: Velipoja për Agron Çelën, Vlora Behgjet Pacollit

By: user 4
4 June 2025 at 20:56

Në një ceremoni që kishte trajtën e një konkursi ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama shpërndau dy rezidenca qeveritare, një në Vlorë dhe një në Velipojë, në duart e miqve të tij. Atë të Vlorës për biznesmenin kosovar Behgjet Pacolli dhe atë të Velipojës për ish-deputetin e LSI-së, tashmë i rreshtuar me PS-në, Agron Çela. Para se të nisë konkursi Rama foli për konceptin e një shteti që sillet si një “pronar i zakonshëm” në tregun e pasurive të paluajtshme.

“Duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin”, u shpreh kryeministri. Por për nga mënyra se si rezultoi i gjithë aktiviteti, i shkonte përshtat një parrullë e vjetër e diktaturës që mund të thuhej edhe: Kur themi shteti, kemi thënë Rama dhe kur themi Rama kemi thënë shteti.

Në letër, koncepti duket modern: shteti bashkëpunon me privatin dhe përfiton nga investimet, por në praktikë ndodh që ndërtesat shtetërore të lëna qëllimisht të degradojnë, i kalohen me dorë të lirë miqve të pushtetit. Në disa raste, sipas marrëveshjeve të komplikuara shteti ka përfituar zyra për administratën, por rasti i rezidencave qeveritare është më specifik, sepse ato do të shndërrohen në hotele.

Ndaj në këmbim, pas investimit ato do të ofrojnë akomodim falas për “pronarin”, kryeministrin Rama dhe miqtë e tij të huaj që vizitojnë Shqipërinë. Një ide e jep një dokument prezantues i nismave, i botuar në faqen e Korporatës së Investimeve, sipas të cilit thuhej se  “Personalitetet e larta shtetërore do të vazhdojnë të përfitojnë nga shërbimet që këto godina qeveritare do të ofrojnë”.

Kuptohet se qeveria pretendon se rezidencat në Vlorë dhe Velipojë e “kishin humbur funksionin origjinal” dhe “ishin kthyer në ngarkesë për buxhetin shtetëror”, por papritur këto rezultojnë të jenë pasuri me potencial të jashtëzakonshëm për biznesmenët e afërt me pushtetin. Dhe ku ka më mirë se se një juri ndërkombëtare, arkitektë të huaj dhe studio europiane për të fshehur një aferë që mban erë të rëndë korrupsioni.

Rezidenca qeveritare në Vlorë, pjesë e paketës “Pacolli”

Pas aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli merr edhe menaxhimin e rezidencës qeveritare të qytetit bregdetar, për ta integruar në një paketë luksi për turizmin elitar. Projekti i studios “Practica”, pjesë e skuadrës fituese, parashikon ndërtesa 8–10 katëshe, të lidhura me një pishinë, që sipas përfaqësuesit të saj: “Do të kenë një gjurmë të vogël ndërtimi… të shohin nga perëndimi dhe të jenë një lloj siluete që vë në kuadër pamjen.”

Ndërtesat do t’i drejtohen turistëve që kërkojnë “luksin e përvojës” e jo domosdoshmërisht “luksin e mermerit dhe Ferrarit” sqaroi arkitekti që bëri prezantimin duke shtuar se pjesë e tyre do të jetë edhe një klinikë “wellnes”

“Nuk është një klinikë, por një hapësirë që të rigjeneron. Një qendër për ata njerëz që janë të vetëdijshëm për kujdesin dhe shëndetin” u shpreh ai. Natyrisht, përvojat “shëndetësore” dhe “ekskluzive” vetëm sa do të shihen nga larg me admirim nga qytetarët shqiptarë, pasi ato i takojnë një klientele të përzgjedhur, një elite ekonomike, që mund të paguajë çmime marramendëse për shërbimet që merr.

Rezidenca në Velipojë – në oborrin e pasëm të Agron Çelës

Historia është pak a shumë e ngjashme për projektin e Velipojës, që u fitua nga skuadra ku ishte pjesë edhe kompania Xhenis SH — e themeluar nga Agron Çela, ish-deputet i LSI dhe i PS dhe më vonë e menaxhuar nga bashkëshortja e tij.

Në prezantimin e projektit, arkitekti kanadez u shpreh pa drojë: “Ne punojmë me familjen që zotëron hotelin ngjitur pronës. Kanë 300 metra plazh, dhjetëra metra pyll dhe njohin çdo zog aty.”

Bëhet fjalë për hotelin gjigand Grand Hotel Europa në Velipojë. E thënë ndryshe: pronari i hotelit ngjitur, Agron Çela, tashmë merr edhe rezidencën shtetërore si shtesë natyrore të kompleksit të tij. Rezidenca qeveritare do të shndërrohet në një hotel modern, ndërsa prona që i jepet Çelës është 1200 m² ndërtim dhe 8100 m² tokë në mes të pyllit, një përfitim monumental që deri dje ka qenë një mollë e ndaluar për biznesmenët e zonës.

Votat për Shkodrën/ Pse e amnistoi SPAK Agron Çelën nga CEZ-DIA

Në këto zgjedhje Agron Çela nuk kandidoi në Shkodër. Në vend të tij u zgjodh deputete, vazja e tij Xhenis Çela që ishte në listën e mbyllur të PS në 11 Maj.

Emrin e saj mban edhe kompania “Xhenis SH”, kompania që përmendet në çështjen CEZ-DIA, si një ndër kanalet që Kastriot Ismailaj përdorte për të kaluar para në favor të Ilir Metës. Prokurorët e SPAK kërkuan burgosjen e Ilir Metës sepse e implikojnë për 168 milionë lekë të vjetra që Kastriot Ismailaj i kaloi tek llogaritë e kompanisë Xhenis Sh, për Ilir Metën.

Agron Çela deklaroi në SPAK se “nuk dinte gjë” dhe është sot i lirë, ndërsa Meta mbahet ende në burg.

Screenshot

Interesante është se sot, me të njëjtën kompani Agron Çelës i jepet nën administrim vila qeveritare në Velipojë, 1200 metra ndërtim dhe 8100 metra tokë pyll, në një ceremoni ku Edi Rama e shpall shtetin dhe veten, pronar të aseteve qeveritare.

Rama është akuzuar disa herë se i ndan pronat publike dhe pasuritë natyrore për miqtë e tij dhe skema me “konkurs ndërkombëtar”, “arkitektë të famshëm” dhe “studio europiane” nuk është e re. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një nga intervistat e tij, shprehej se në realitet ndarja pasurive shtetërore mes miqve bëhej në një formë krejt banale… “duke ngrënë qofte tek veranda.”/Lapsi.al

The post Rama ndan rezidencat për miqtë: Velipoja për Agron Çelën, Vlora Behgjet Pacollit appeared first on Lapsi.al.

Reagon Pacolli: Mua dikur më quanin servil, të paditur e të paaftë për politikë – vetëm sepse zgjidhja krizat politike

4 June 2025 at 12:51

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas dështimit të radhës të seancës konstituive.

Pacolli e ka quajtur këtë situatë si poshtërsi politike, transmeton Telegrafi.

“Sa poshtërsi politike! Për herë të 26-të, Kosova nuk po arrin të zgjedhë kryesuesin e Kuvendit. Mua dikur më quanin servil, të paditur e të paaftë për politikë – vetëm sepse zgjidhja krizat politike, pa marrë parasysh se kush ishin partitë apo partnerët. E bëja për Kosovën, sepse e dija se çdo bllokadë politike e dëmton vendin. A e shihni sa keq është kur dikush nuk e do vendin e vet? Kur e përdor postin publik për interesa personale, për inate, për hesape politike dhe jo për të përfaqësuar qytetarët që ua dhanë votën?”, ka pohuar ai.

Mes tjerash, ai ka shkruar se sa poshtë bie politika kur e përbuz hapur besimin e qytetarit.

“Kur karrigia bëhet më e rëndësishme se vendi. Kur e shkel dinjitetin e institucioneve vetëm për t’i bërë qejfin vetes ose liderit të partisë. Sa turp, sa dështim! Për të 26-tën herë Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk po arrin të zgjedhë kryesuesin e tij – një funksion bazë, elementar i funksionimit institucional. Një krizë që as nuk do të duhej të ekzistonte në një demokraci të vërtetë, po e fundos shtetin. Po e zvarrit të ardhmen. Po e mbyt shpresën”, thotë mes tjerash ai.

Ndër tjera, ai ka shkruar “Çfarë tregon kjo? Se nuk po kemi më përfaqësues të popullit, por individë të përqendruar në interesa personale, në pazare politike dhe në luftë për pushtet. Jo për shtetin, jo për qytetarin, por për veten”.

“Sa keq është ta shfrytëzosh paranë e popullit, rrogën që paguhet nga taksapaguesit, për të mos bërë as minimumin e detyrës sate! Sa keq është të tregosh arrogancë me mundësinë që ta dha qytetari – për të ndihmuar, për të ndryshuar, për të përfaqësuar… dhe ti e kthen atë në krizë dhe kaos”, theksoi ai.

Kreu i AKR-së, shtoi se “Kosova ka nevojë për udhëheqës, jo për kalkulues poste. Për vizion, jo për inate personale. Për përgjegjësi, jo për sabotim institucional”.

“Kjo që po ndodh është turpi më i madh politik i viteve të fundit. Është një sinjal alarmi që duhet të zgjojë çdo qytetar: sepse nëse ata që i kemi zgjedhur nuk e kryejnë as detyrën më të thjeshtë, atëherë nuk meritojnë të qëndrojnë asnjë ditë më shumë në ato poste. Kosova është mbi të gjitha”.

Ndryshe, edhe në seancën e sotme nuk u arrit konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi nuk u miratua propozimi për krijimin e komisionit zgjedhor, një hap i domosdoshëm për mbajtjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Kjo shënon dështimin e 26-të për konstituimin e Kuvendit./Telegrafi/

The post Reagon Pacolli: Mua dikur më quanin servil, të paditur e të paaftë për politikë – vetëm sepse zgjidhja krizat politike appeared first on Telegrafi.

Avioni i parë zbret në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

By: Besnik
8 May 2025 at 18:25

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), një prej investimeve strategjike për turizmin dhe ekonominë shqiptare, u realizua këtë të enjte fluturimi i parë certifikues, i cili u prit me interes në një event të posaçëm, ku ishte i pranishëm Kryeministri, Edi Rama, Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe punonjës të rinj, pjesë e stafit të aeroportit dhe të ftuar të shumtë nga Kosova, ku më pas mbërriti nga një tjetër fluturim Behgjet Pacolli.

Në fjalën e saj, Balluku e cilësoi këtë ditë një moment historik, jo vetëm për Vlorën, por edhe për Shqipërinë, duke bërë realitet një vepër të shumëpritur.

“Vitet e fundit kemi folur shpesh për aviacionin, për arritjen e strategjisë kombëtare të aviacionit civil, e cila tashmë ka arritur të materializohet. Nuk është më thjesht një strategji e hedhur në letër, nuk është më një ëndërr për t’u realizuar, por janë hapa të mirëmenduara, të cilat tashmë po i shikojmë të materializohen. Ashtu siç kemi bërë me ‘Air Albania’, ashtu siç kemi bërë me aeroportin e Kukësit, sot jemi këtu në Vlorë për të dorëzuar një vepër e cila tashmë nis të gjithë fazën e certifikimit. Sot është certifikuar pista dhe tashmë vazhdojmë me të gjithë komponentët e tjerë që do ta sjellin këtë aeroport brenda kësaj vere që të jetë operacional për të gjitha fluturimet civile ndërkombëtare”, tha Balluku.

Ky aeroport, i cili i përket kategorisë 4E, do të aplikojë tre modele biznesi. “Ky aeroport do të shërbejë gjithashtu si një inkubator i dijes, duke qenë se në këtë territor do të ngrihet Akademia e Aviacionit Civil, një akademi e cila do të prodhojë të gjithë profesionistët e ardhshëm”, u shpreh Balluku, duke shtuar më tej se “prezenca e disa aeroporteve në territorin tonë krijon një konkurrencë të drejtë, konkurrencë të pastër, nga e cila përfiton udhëtari.

“E kemi parë se si ka ndodhur në aeroportin e Rinasit, kur nga më pak se 28 destinacione, sot kemi më shumë se 160 destinacione. E kemi parë kur monopoli mbahej nga pak kompani, se çfarë ndodh sot kur në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit operojnë rreth 49 kompani, e gjitha kjo është përkthyer në benefite për udhëtarin”, tha ajo.

Ky aeroport do të kontribuojë në rritjen e përgjithshme ekonomike të vendit dhe do të transformojë Jugun e Shqipërisë në një hotspot turistik, të aftë për të tërhequr investime të huaja direkte në sajë të një aeroporti të vendosur më pak se 1 orë larg atraksioneve turistike dhe urbane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Avioni i parë zbret në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës appeared first on Euronews Albania.

Dështimet e njëpasnjëshme të seancës, Pacolli thotë se deputetët nuk duhet të marrin meditje

7 May 2025 at 11:42

Për të dymbëdhjetën herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Pas dështimit të seancës ka reaguar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Në reagimin e tij, ai ka shkruar se është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës.

“Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona. Deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë! Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje”, ka pohuar Pacolli.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka mbetur pa u konstituar, procesi po zvarritet, pasi partia fituese e zgjedhjeve nuk ka votat e mjaftueshme për kandidaten e propozuar për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu. /Telegrafi/

The post Dështimet e njëpasnjëshme të seancës, Pacolli thotë se deputetët nuk duhet të marrin meditje appeared first on Telegrafi.

Publikohen mesazhet/ Si Lul Morina i dha 25 mijë euro personazhit anonim në emër të Behgjet Pacollit

By: V K
3 April 2025 at 11:04

Në një vend me nivel të lartë korrupsioni si Shqipëria, biznesmenët vazhdojnë të mashtrohen, duke u dhënë mijëra euro personazheve anonim në emër të politikanëve apo zyrtarëve të lartë.

I fundit që ka rënë pre e mashtrimit ka qenë biznesmeni Julian Morina, i njohur ndryshe si Lul Morina.

Ai njihet për afërsinë me politikanët e lartë të PS-së, teksa është nën hetim për ndërtim pa leje në Tiranë, si dhe ka dëshmuar në SPAK për disa transaksione bankare me vlerë mbi 100 mijë euro, transferta këto që janë kryer gjatë vitit 2016-2017 tek llogaria e Fatlinda Tahirit, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Gjithsesi, mashtruesit për ta futur në “grackë” Lul Morinën, nuk kanë përdorur emrin e një politikani të Shqipërisë, por të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Ka mjaftuar vetëm një emër kontakti “Behgjet Pacolli” në Whats App dhe bashkangjitur foton e Behgjet Pacollit që mashtruesit t’i merrnin Lul Morinës 25 mijë euro.

 

 

“Albania Post” ka publikuar me “screenshot” mesazhet e shkëmbyera mes Julian (Lul) Morinës dhe mashtruesit, ku vihet re se mashtruesi i ka kërkuar biznesmenit në emër të Behgjet Pacollit disa mijëra euro, të cilat pretendoheshin se do të shkonin për Iftar.

Ai ka arritur, që përmes skemës së mashtrimit, t’i marrë Lul Morinës njëherë 12 mijë euro, ndërsa herën e dytë 13 mijë euro të tjera.

 

 

Gjithashtu, është publikuar edhe një foto, e filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet një person, i cili hyn i shkujdesur në ambientet e hotelit “Radisson Collection” të Lul Morinës në Tiranë.

Ai ka vendosur një kapele në përpjekje për të mbuluar portretin e tij, teksa ka arritur t’i marrë 25 mijë euro biznesmenit.

 

 

Sipas medias në fjalë, i njëjti grup, me të njëjtën skemë mashtrimi, kanë tentuar t’i marrin lekë edhe biznesmenit Gaz Demit, presidentit të klubit “Partizani”, por nuk kanë arritur dot, pasi janë pikasur dhe janë vënë nën hetim nga autoritetet.

Autoritetet dyshojnë se mbrapa kësaj skeme mashtrimi qëndron një grup i struktuar, për të cilin kanë nisur edhe hetimet e imtësishme dhe detaje të tjera priten në vijim.

Lidhur me rastin në fjalë, reagoi edhe Behgjet Pacolli, ku pretendonte se në emër të tij, biznesmenëve u ishin kërkuar edhe shuma të mëdha deri në 95 mijë euro.

 

 

Kujtojmë se në Shqipëri, janë regjistruar dhe me dhjetra raste të tjera, ku biznesmenët kanë rënë pre e mashtrimit, duke u dhënë personazheve anonimë me dhjetra mijëra euro në emër të zyrtarëve të lartë si Edi Rama, Taulant Balla, Erion Veliaj, Ermal Dredha e Rakip Suli, si dhe disa ministrave të tjerë.

Mbrapa kësaj skeme dyshohet se qëndron Florian Gjergji, i shpallur prej vitesh në kërkim.

The post Publikohen mesazhet/ Si Lul Morina i dha 25 mijë euro personazhit anonim në emër të Behgjet Pacollit appeared first on Albeu.com.

Dalin MESAZHET/ Si Lul Morina i dha 25 mijë euro personazhit anonim në emër të Behgjet Pacollit

3 April 2025 at 10:46

Në një vend me nivel të lartë korrupsioni si Shqipëria, biznesmenët vazhdojnë të mashtrohen, duke u dhënë mijëra euro personazheve anonim në emër të politikanëve apo zyrtarëve të lartë. I fundit që ka rënë pre e mashtrimit ka qenë biznesmeni Julian Morina, i njohur ndryshe si Lul Morina. Ai njihet për afërsinë me politikanët e […]

The post Dalin MESAZHET/ Si Lul Morina i dha 25 mijë euro personazhit anonim në emër të Behgjet Pacollit appeared first on BoldNews.al.

Behgjet Pacolli: Grupe krimanale shqiptare po kërkojnë para në emrin tim, deri në 95 mijë euro

By: V K
2 April 2025 at 10:07

Një person është arrestuar nga policia në Tiranë, për mashtrim ndaj një pronari të një hoteli në Tiranë.

U mësua se këtij të fundit, autori i ka marrë një shumë parash prej 25 mijë euro, duke u hequr si Behgjet Pacolli dhe qëllimi ishte, shtrimi i një iftari në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Burimet thonë se gjithashtu i dyshuari është futur në ambientet e hotelit me një kapele në kokë, që siç duket po shkonte t’i merrte të paratë. Ai ka arritur që përmes kësaj skeme mashtrimi t’i marrë një herë 12 mijë euro, teksa herën e dytë edhe 13 mijë euro të tjera.

Ndërkohë vetë biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e një mashtrimi që po kryhet në emër të tij.

Në një reagim, Pacolli shprehet se një person i panjohur në Shqipëri ka arritur që përmes teknologjisë dixhitale të imitojë të dhënat e tij, duke kontaktuar me njerëz të tij nëpërmjet ëhatsApp-it, duke iu kërkuar para me pretekstin se iu duhen urgjentisht.

Ai thotë se personat kanë kërkuar shuma nga 10 mijë deri në 95 mijë euro. Sipas tij, disa persona kanë rënë pre e mashtrimit, ndërsa u vu në dijeni nga një mik i tij, i cili e kuptoi se nuk ishte ai nga mënyra e të shkruarit.

Reagimi i plotë:

Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.

Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.

Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes ËhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.

Mesazhet ishin të tipit:

“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”

Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.

Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.

Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.

JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!

Unë nuk kërkoj para nga askush.

Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.

Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.

Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!

The post Behgjet Pacolli: Grupe krimanale shqiptare po kërkojnë para në emrin tim, deri në 95 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Kërkuan para në emrin e biznesmenit/ Reagon Behgjet Pacolli: Mos u mashtroni

2 April 2025 at 09:44

Biznesmeni Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje të gjithë miqve të tij të mos mashtrohen nga mesazhet që iu shkojnë në emër të tij pasi grupe kriminale po përdorin emrin e tij për të kërkuar shuma të mëdha parash.

Ai ka këkruar që menjëherë nëse marrin mesazhe të tilla të kontaktojnë me policinë.

“LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!

Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.

Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.

Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes ËhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.

Mesazhet ishin të tipit:

“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”

Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.

Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.

Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.

JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!

Unë nuk kërkoj para nga askush.

Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.

Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.

Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!”, shkruan Pacolli.

The post Kërkuan para në emrin e biznesmenit/ Reagon Behgjet Pacolli: Mos u mashtroni appeared first on Sot News | Lajme.

Pacolli: Grupe kriminale shqiptare po kërkojnë para në emrin tim, deri në 95 mijë euro

By: Ardit
2 April 2025 at 09:42

Një person është arrestuar nga policia në Tiranë, për mashtrim ndaj një pronari të një hoteli në Tiranë. U mësua se këtij të fundit, autori i ka marrë një shumë parash prej 25 mijë euro, duke u hequr si Behgjet Pacolli dhe qëllimi ishte, shtrimi i një iftari në muajin e shenjtë të Ramazanit. Burimet […]

The post Pacolli: Grupe kriminale shqiptare po kërkojnë para në emrin tim, deri në 95 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Kurti fton presidentin e Kenias të hapë ambasadë në Prishtinë pas njohjes së Kosovës

26 March 2025 at 23:01

Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, pas lobimit të Behgjet Pacollit, duke shënuar një moment historik për vendin tonë.

Pas vendimit, kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social X, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Kenias, William Ruto, pas këtij vendimi të rëndësishëm.

“Pata kënaqësinë të flisja me Presidentin William Ruto pas këtij momenti historik. Ftuam njëri-tjetrin për vizita zyrtare dhe ramë dakord që hapi tjetër të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se e ka ftuar Kenian të hapë një ambasadë në Prishtinë dhe ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Dy vendet tona ndajnë një histori sakrificash të mëdha për liri dhe pavarësi. Pres me padurim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë në kulturë, tregti dhe investime”, ka përfunduar kryeministri.

Today is a historic day for Kosova, as Kenya has officially recognized our republic. I had the pleasure of speaking with President William Ruto following this milestone. We invited each other for official visits and agreed that the next step should be establishing diplomatic…

— Albin Kurti (@albinkurti) March 26, 2025

The post Kurti fton presidentin e Kenias të hapë ambasadë në Prishtinë pas njohjes së Kosovës appeared first on Telegrafi.

Kenia konfirmon, Pacolli u prit si emisar i dërguar nga presidentja Osmani

By: Kult Plus
26 March 2025 at 20:26

Ministria e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kenisë, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka njohur Kosovën në interes të sigurisë ndërkombëtare.

”Kenia e ka njohur Kosovën si shtet”, thuhet në njoftim.

Ata kanë bërë të ditur se presidenti William Ruto është takuar me Behgjet Pacillin, të dërguar si emisar special nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 u miratua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND)  në vitin 2010. Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit./KultPlus.com

Haradinaj: Njohja nga Kenia ndodhi falë ish-presidentit Pacolli

26 March 2025 at 20:58

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Kenia, duke e cilësuar si një zhvillim tejet pozitiv për vendin.

Ai në një postim në Facebook, vlerësoi rolin e ish-presidentit Behgjet Pacolli në arritjen e kësaj njohjeje dhe theksoi se puna për avancimin e Kosovës duhet të bëhet nga çdo pozitë qoftë brenda apo jashtë politikës, në pushtet apo në opozitë.

“Kjo njohje e re, falë ish-presidentit Behgjet Pacolli, le të jetë një zile alarmi për ata që kanë veshë: për Kosovën duhet të punohet nga çdo pozicion, marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët duhen ruajtur gjithmonë dhe për avancimin e Kosovës duhet të punohet ditë e natë,” ka shkruar Haradinaj, raporton KosovaPress.

Ai gjithashtu kritikoi ata që, sipas tij, nuk i kanë sjellë asnjë të mirë Kosovës, por sot dalin hapur kundër interesave të vendit dhe aleatëve të tij strategjikë.

Kenia është vendi i 118-të që njeh Kosovën shtet. Izraeli ishte vendi i fundit para Kenisë që njohu Kosovën para pesë vjetësh. /Telegrafi/

The post Haradinaj: Njohja nga Kenia ndodhi falë ish-presidentit Pacolli appeared first on Telegrafi.

Njohja nga Kenia, Kurti: Lajm shumë i mirë për Kosovën

26 March 2025 at 18:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia dhe ka falënderuar presidenten Osmani dhe ish-presidentin Pacolli për rolin e tyre në sigurimin e njohjes.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën”.

“Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Ai më tej ka falënderuar presidentin e Kenias

“Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona”.

“Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

The post Njohja nga Kenia, Kurti: Lajm shumë i mirë për Kosovën appeared first on Telegrafi.

Kenia njeh zyrtarisht Kosovën, shteti i kontinentit afrikan bëhet vendi i 188-të

By: p.gj
26 March 2025 at 14:55

Shteti i kontinentit afrikan, Kenia ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është ai që e ka arritur njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka pohuar se që nga viti 2009 ka lobuar dhe ka biseduar me autoritetet keniane për ta arritur njohjen.

“Kam shkuar derë më derë, zyrë më zyrë, me vetëm një qëllim – të bëj të njohur zërin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet. Presidenti William Ruto, i qëndroi fjalës së dhënë në vitin 2016”.

“Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia!”, ka thënë Pacolli.

Lajmin e njohjes së pasaportave e kishte dhënë vet Pacolli sërish më 23 mars të vitit 2023.

“Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, Ëilliam Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportes së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, ka thënë Pacolli.

The post Kenia njeh zyrtarisht Kosovën, shteti i kontinentit afrikan bëhet vendi i 188-të appeared first on Sot News | Lajme.

Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

26 March 2025 at 14:27

Shteti i kontinentit afrikan, Kenia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Kështu ka njoftuar, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke thënë se Kosova shkruan histori, transmeton Telegrafi.

“17 vjet pas Pavarësisë, në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme, Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran! Kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë – është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemrën e Afrikës! Sot, flamuri ynë i shtetit ngrihet lart me krenari në Nairobi, dhe kjo është një dëshmi se Kosova ecën përpara, fuqishëm dhe me dinjitet kur punohet dhe ka vullnet për të”, ka shkruar Pacolli.

Ai tutje ka shkruar se kjo fitore nuk erdhi rastësisht, duke shtuar se ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë.

“Që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet. Kam shkuar derë më derë, zyrë më zyrë, me vetëm një qëllim – të bëj të njohur zërin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet”, tha ai.

Pacolli pohon se presidenti William Ruto, i qëndroi fjalës së dhënë në vitin 2016.

“Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia! Kjo është diplomaci me rezultat. Kjo është Kosova që e respektojnë! Kjo është fitorja e dinjitetit tonë kombëtar në arenën ndërkombëtare”, theksoi ai.

Tutje, ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Repbulikën e Shqipërisë në Nairobi.

“Kosova duhet të jetë prezente aty ku respektohet dhe mbështetet – në zemrën e Afrikës! Kjo ambasadë do të jetë porta e Kosovës për të hyrë fuqishëm në kontinentin afrikan, për të ndërtuar aleanca të reja politike, ekonomike dhe kulturore. Dua te shpreh falënderimin për bashkëpunëtorin tim të ngushtë, Jetlir Zyberaj i cili ka qenë në mënyrë permanente syri dhe veshi im jo vetëm në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.Një falënderim të veçantë dua t’i shpreh edhe Shqipërisë, presidentit Begaj dhe kryeministrit Edi Rama të cilët më kanë dhënë mbështetje shtetërore”, theksoi ai.

Mes tjerash, ai shton se “Kjo është dita kur Kosova u pa, u dëgjua dhe u pranua. Kjo është dita kur populli ynë duhet të ndiejë krenarinë e një fitoreje që nuk ka çmim – njohjen ndërkombëtare të shtetit tonë”.

“Faleminderit Kenia! Faleminderit President Ruto! Lavdi Kosovës dhe qytetarëve të saj krenarë”./Telegrafi/

The post Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

16 March 2025 at 22:44

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër ndaj keqpërdorimit të fotografive të tij dhe të familjes së tij nga persona të panjohur në rrjetin social TikTok.

Pacolli ka bërë të ditur se dy llogari të rreme në këtë platformë po shpërndajnë imazhet e tij dhe të fëmijëve të tij, duke i mbishkruar me tekste të pakuptimta dhe të pavërteta.

Ai ka mohuar çdo lidhje me këto profile dhe ka kërkuar që përmbajtja e postuar të fshihet menjëherë.

“Abuzimet në TikTok janë bërë shqetësuese! Kohët e fundit, dikush po përdor dy llogari që nuk kanë asnjë lidhje me mua, duke shpërndarë fotografitë e mia dhe të fëmijëve të mi pa asnjë leje,” ka shkruar Pacolli në një reagim publik.

Ai u ka bërë thirrje ndjekësve dhe miqve të tij që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të raportojnë profilet e rreme.

Gjithashtu, ai ka paralajmëruar se nëse publikimet nuk hiqen, do të ndërmarrë masa ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprim të dënueshëm./Telegrafi/

The post Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore appeared first on Telegrafi.

Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë të marrë fund sa më shpejt

15 March 2025 at 08:59

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Pacolli ka deklaruar që shpreson se ky proces i pakuptimtë ndaj tij, të marrë fund sa më shpejt, transmeton Telegrafi.

“Dje vizitova Presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë, i cili bie ndesh me normat juridike dhe humane, të marrë fund sa më shpejt”, ka deklaruar Pacolli.

Ndryshe, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar të enjten në Kosovë, ku ka vizituar babanë e tij, i cili është i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së.

Vizita e Thaçit, e para në Kosovë që nga koha kur gjendet në paraburgim, u përcjellë me vëmendje të madhe nga mediat dhe qytetarët.

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se vizita e Thaçit është nën mbikëqyrje dhe për arsye humanitare bindëse.

“Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikëqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Hashim Thaçi, i cili është në paraburgim nga vitit 2020, nën akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, kishte qëndruar në Kosovë në maj dhe në shtator të vitit 2023, kur pikërisht për arsye shëndetësore të prindërve të tij, i ishin lejuar vizitat./Telegrafi/

The post Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë të marrë fund sa më shpejt appeared first on Telegrafi.

Piktori i njohur shqiptar, i harruar edhe në fshatin e lindjes

23 February 2025 at 20:01

Ibrahim Kodra është figura më e shquar e zonës së Ishmit, 35 kilometra në veri të qytetit të Durrësit. Megjithatë, mungesa e kujdesit të autoriteteve për evidentimin e piktorit të njohur në shkallë evropiane është e dukshme edhe në vendlindjen e tij. “E kemi përjetësisht pranë kalasë së Ishmit, ashtu si e la amanet ai […]

The post Piktori i njohur shqiptar, i harruar edhe në fshatin e lindjes appeared first on Reporter.al.

17.2 km rrugë për 256 mln €/ Nga koncesioni i A.N.K për Milot-Balldren tek Orikum-Dukat i Gjikuria sh.p.k dhe aeroporti i Vlorës – Çfarë fshihet pas “ligjeve me porosi” dhe si “kapen” fondet publike

By: admin
18 January 2025 at 21:21

Vetting – Armand Kullau

Kapja e koncesioneve me ligje me porosi

Në fakt korrupsioni dhe metodat e tij për të kapur fondet publike janë zhvilluar, duke u përpjekur që të sigurohet mbrojtje nga ligji nëpërmjet një ligji tjetër, gjë e cila i bën të paprekshëm zyrtarët nga SPAK-u.

Disa nga shembujt e ligjeve të bëra me porosi në Shqipëri lidhen me projektet e partneritetit publik privat ose koncesionet, të cilat në shumicën e rasteve kanë marrë zhvillim në përgjigje ndaj një propozimi të pakërkuar nga një kompani private dhe janë miratuar përfundimisht me ligje speciale.

Sipas ekspertit ligjor, Gjergji Vurmo, në raportin “Zbërthimi i kapjes së shtetit në Shqipëri” janë evidentuar disa kategori të ligjeve me porosi.

“Ka pasur një kategori, e cila synonte mbrojtjen e disa kontratave koncesionare apo e kontratave të prokurimit publik, duke ju ofruar një mbrojtje shtesë, që është mbrojtja e ligjit”, u shpreh eksperti ligjor Gjergji Vurmo.

Sipas Transparency International dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ligji special 52/2019 që miratoi kontratën PPP për koncesionin e autostradës Milot–Balldren i fituar nga kompania “A.N.K” shpk është shembull domethënës i një ligji të tillë.

Kjo kompani është në pronësi të Agim Kolës, vëllai i ish deputetit socialist Ndue Kola, i cili ka qenë pronari i kompanisë deri në momentin e marrjes së mandatit të deputetit në 2009. Aktualisht kompania “A.N.K” shpk e Agim Kolës është nën hetim nga SPAK për shembjen e rrugës Korçë-Ersekë.

Sipas ekspertit të ekonomsië Zef Preçi, një pjesë e administratës dhe një pjesë e elitës politike, për t’u pasuruar shpejt duke shkelur mbi normat dhe rregullat e shkruara ka bërë që të ketë një fenomen që quhet monopolizim i tenderave nga një grup kompanish që janë kliente të qeverisë.

Të njëjtin qendrim ka edhe deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila thotë se është sistemi që ka përqendruar tenderimet, koncesionet publike në një grup të caktuar individësh.

“Kjo mungesë meritokracie, është dëmi më i madh që i bëhet jo vetëm te buxheti i shtetit, por është dëmi që bëhet te besimi te ekonomia në përgjithësi”, tha për “Vetting” deputetja e PD Jorida Tabaku.

Në fillim të vitit 2018, qeveria shqiptare mori një propozim të pakërkuar nga kompania “A.N.K” për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren. Me anë të Vendimit Nr. 387 të Këshillit të Ministrave në 27 qershor 2018, “A.N.K” shpk mori një bonus prej 8.5% më shumë në procedurën e tenderimit.

Në tetor 2018, Ministria e Infrastrukturës nën drejtimin e Damian Gjiknurit njoftoi se koncesioni 13-vjeçar për autostradën Milot-Balldren do t’i jepej A.N.K-së.

Bazuar në kontratën përfundimtare, e cila u miratua me Ligjin 52/2019 – për ndërtimin e një rruge 17.2 km të gjatë me vlerë 256 milionë euro, projekti zbulonte se 1 km rrugë kushtonte gati 15 milionë euro.

Por sipas Strategjisë së Sektorit të Transportit 2016-2020, preventivi për ndërtimin e kësaj rruge mes Milotit dhe Balldrenit ishte rreth 6 milionë euro për km (gati 102 milion euro në total) ndërkohë që projekti i miratuar kushtonte 2.5 herë më shumë.

Milot Balldre Shifrat

Ky projekt u kundërshtua nga opozita për kostot e larta ndërsa sipas raportit të 2019 nga Presidenca, procedura për miratimin e projektit ishte realizuar në shkelje nga ish ministri Damian Gjiknuri. Asokohe mazhoranca socialiste e rrëzoi dekretin presidencial duke e kaluar kontratën në Parlament.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka konfirmuar problemet me projektin Milot-Balldren, i cili ka zbuluar se struktura e financimit paraqitet e paqendrueshme dhe me gabime në projeksione.

Gjithashtu audituesit evidentuan se projekti ishte miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë edhe pse parashikohen risqe financiare shtesë për Buxhetin e Shtetit pa u analizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Por projekti Milot-Balldren nuk mori asnjëherë zhvillim dhe çeshtja përfundoi në Gjykatë ku janë ezauruar të gjitha shkallët e Gjyqësorit në Shqipëri, duke u mbyllur me vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese në tetor 2024. Fillimisht në raportin vjetor të koncesioneve për vitin 2021, Ministria e Infrastrukturës do të deklaronte se marrëveshja ishte ndërprerë, si rezultat i mospërmbushjes së kushteve të kontratës së koncesionit nga kompania private dhe kjo e fundit ishte njoftuar në dhjetor 2021.

Me anë të shkresës nr. 1074/4 prot., në 13 shtator 2022 Ministria e Infrastrukturës do ti kërkonte transferimin e primit kompanisë së sigurimeve, e cila ishte shuma e garancisë që paguhet nga kompania koncesionare si garanci për zhvillimin e kontratës së koncesionit.

Por në momentin që Ministria ka kërkuar transferimin e primit, kompania e sigurimeve që kishte garantuar primin për kompaninë koncesionare e ka dërguar çështjen në gjykatë në 2023.

Ndërkohë koncesionari “Bardh Konstruksion”, i cili është krijuar nga “A.N.K”-ja ka paditur në Gjykatë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për ta detyruar për vijimin e procedurave të zbatimit të kontratës pasi sipas kompanisë nuk janë plotësuar kushtet, të cilat i mundësonin marrjen e kredisë për realizimin e projektit.

Të treja Gjykatat, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese kanë rrëzuar padinë e shoqërisë koncesionare. Ka pikëpyetje nëse çeshtja ka përfunduar në Arbitrazhin Ndërkombëtar, pasi nëse kompania nuk e ka ankimuar, atëhere ajo është e penalizuar automatikisht për të marrë pjesë në procedurat e tenderave publikë.

Sipas raportit nga Transparency International dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, disa projekte PPP ose koncesione që kanë ndjekur të njëjtën procedure (miratimi nga Kuvendi i një kontrate përmes një ligji special) dhe ngrenë shqetësime serioze rreth korrupsionit është “Koncesioni i Orikumit” i fituar nga Gjikuria shpk në pronësi të Florenc dhe Milo Gjikurias dhe “Rruga e Arbrit” e fituar nga “Gjoka Konstruksion” e Rrok Gjokës.

Sipas ekspertit ligjor Gjergji Vurmo, ligjet speciale nuk shkelin ligjin domosdoshmërisht ligjet apo kushtetutën, por shkelin parime që kanë të bëjnë me integritetin e ligjbërjes dhe me integritetin e procedurave të ndryshme vendimmarrëse.

Në raport si ligj me porosi evidentohet rasti për Aeroportin e Vlorës. Për këtë të fundit është lidhur kontrata me “Mabco Constructions SA” në pronësi të Behgjet Pacollit dhe “2A Group” shpk në pronësi të Valon Imerit, djali i biznesmenit nga Kosova Imer Ademi që ka në zotërim kompaninë ALKO-IMPEX General Construcion në Shqipëri. Bie në sy fakti se ligji për Aeroportin e Vlorës është hartuar dhe miratuar në kohë rekord sipas Drejtorit të Programit në IDM Gjergji Vurmo.

“Ligji për Aeroportin e Vlorës është bërë për 18 ditë, nga momenti që është anoncuar për herë të parë nga kryeministri deri në momentin që ka shkuar dhe është miratuar në parlament, kanë kaluar vetëm 18 ditë dhe 18 ditë nuk mjaftojnë për të ngritur një grup pune për tu mbledhur një ose dy herë. tha eksperti ligjor Gjergji Vurmo.

Por Aeroporti i Vlorës ka ardhur si paketë me themelimin e kompanisë së fluturimeve “Air Albania” që ka një lidhje me planet për aeroportin e Vlorës. Më 12 shtator 2018 qeveria shqiptare krijoi kompaninë duke përdorur kapital të përbashkët me kompaninë turke “TÜRK HAVA YOLLARI A.O”, Albcontrol dhe kompaninë shqiptare “MDN Investment” në pronësi të Najada dhe Rejana Idrizit, e cila u krijua vetëm disa ditë para themelimit të vetë kompanisë “Air Albania”.

Sipas Transparency International dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, nuk është e qartë pse qeveria e zgjodhi këtë kompani private, çfarë procedure u përdor, dhe pse refuzoi të hapet konkurs.

Statuti i kompanisë “MDN Investment” zbulon se kompania do të operojë me qëllim zhvillimin dhe menaxhimin e Aeroportit të Vlorës, e cila lë të kuptohet se aeroporti i Vlorës dhe “Air Albania” u bënë me porosi si një paketë.

Por disa nga kontratat për ligjet me porosi të evidentuara në raport kanë patur probleme me procedurat, disa me garën dhe disa prej tyre me zbatimin sipas auditit.

Konkretisht Aeroporti i Vlorës ka patur ankesa për garën, është rishpallur si garë dhe çeshtja ka përfunduar në SPAK. Në shkurt 2019 Paul Rübig, anëtar i Parlamentit Europian nga Partia Popullore Europiane, i dërgoi një letër Komisionit Europian në lidhje me shqetësimet për projektin e aeroportit të Vlorës në Shqipëri.

Në letër Rübig ngre pikëpyetje për qendrimin e Komisionit Europian ndaj raportimeve mediatike që pretendonin shkelje të prokurimit publik dhe ligjit të konkurrencës në Shqipëri për dy rastet, krijimi i linjës së re ajrore ‘Air Albania’ dhe ndërtimi i aeroportit në Vlorë.

Në kthim-përgjigje, Komisioneri Johannes Hahn u shpreh se Komisioni Europian ishte në dijeni të ankesave në lidhje me shkeljen e mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) midis BE-së dhe Shqipërisë përsa i përket ndërtimit të aeroportit në Vlorë dhe krijimit të linjës ajrore “Air Albania” dhe do të shprehej në lidhje me këtë cështje në muajt në vijim.

Në progres raportin e 2020 për Shqipërinë, Komisioni Europian deklaroi se Shqipëria nënshkroi kontratën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës brenda Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë, në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit që vendi ynë ka ratifikuar.

Një tjetër kontratë koncesionare me probleme është koncesioni /PPP “Orikum – Dukat” i fituar nga “Gjikuria” shpk, ku struktura e financimit paraqitet e paqendrueshme, duke shkaktuar kosto të panevojshme interesi dhe njëkohësisht ka patur gabime në vlerat e pretenduara për tu investuar.

The post 17.2 km rrugë për 256 mln €/ Nga koncesioni i A.N.K për Milot-Balldren tek Orikum-Dukat i Gjikuria sh.p.k dhe aeroporti i Vlorës – Çfarë fshihet pas “ligjeve me porosi” dhe si “kapen” fondet publike appeared first on Albeu.com.

❌
❌