Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtarët e PDK-së po i vizitojnë shpesh Thaçin e Veselin në Hagë për instruksione politike

2 July 2025 at 22:56

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e cilësuar atë si një “shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara”.

Në një intervistë në Tëvë1, Kurti deklaroi se PDK nuk është reformuar dhe, sipas tij, brenda këtij subjekti politik ekzistojnë më shumë se një lider real.

Ai përmendi Memli Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Sami Lushtakun si figura me ndikim të drejtpërdrejtë në drejtimin e partisë.

“Unë prej përvojës politike, prej lajmeve e kam të qartë se Partia Demokratike e Kosovës nuk është reformuar. Në PDK ekzistojnë ose katër ose pesë kryetarë. Nuk e di a i ka katër a pesë, por jam i sigurt që si ka tre, as dy, as një. PDK nuk është parti, është shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara. Aty nuk merresh vesh pse ke fol me një person. Prandaj Enver Hoxhaj thotë diçka tjetër,” u shpreh Kurti.

Ai përmendi edhe deklaratat kontradiktore brenda vetë partisë, duke përmendur rastin e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili kishte komentuar për Sami Lushtakun, të cilin Kurti e quajti “prindin politik” të një deputeti të PDK-së.

“Janë edhe dy ish-kryetarët në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh për instruksione politike,” shtoi ai, duke iu referuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kurti po ashtu e akuzoi PDK-në për ndikim të thellë në sistemin e drejtësisë dhe në media, duke theksuar se me një subjekt të tillë nuk mund të ndërtohet një shtet demokratik.

The post Zyrtarët e PDK-së po i vizitojnë shpesh Thaçin e Veselin në Hagë për instruksione politike appeared first on Telegrafi.

Haga zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit edhe për dy muaj

16 June 2025 at 19:16

Gjykata e Hagës vendosi vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë për Hashim Thaçin. Bëhet fjalë për rastin ku ai është akuzuar për krime lufte bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Edhe për tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së u dhe i njëjti vendim.

Siç shkruajnë mediat në Kosovë, vendimi është marrë me 11 qershor, me pëlqimin e kryetarit të trupit gjykues, Charles L. Smith.

Vendimi vjen pas përfundimit të dhënies së dëshmive nga personat e thirrur nga Prokuroria Speciale. Zyra e kësaj të fundit argumentoi se ekziston rreziku i ikjes dhe dëmtimit të procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Siç shprehen mediat në Kosovë, pavarësisht se nuk ka pasur prova “të kënaqshme” se Thaçi mund të arratiset, gjykata ka argumentuar se ish-presidenti i Kosovës mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të dëmtojë procesin e gjykimit. Njëkohësisht paneli vë në pah faktin e zgjatjes së procesit gjyqësor.

“Megjithatë, z. Thaçi ka qenë tashmë në paraburgim për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe gjykimi në këtë rast është zgjatur. Siç e ka treguar më parë Paneli, kjo do të kërkojë që Paneli, si dhe të gjitha palët, të jenë veçanërisht të vëmendshëm ndaj nevojës për të siguruar që gjykimi të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në parashtesën e panelit të gjykatësve.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u arrestuan në Hagë më 5 Nëntor të vitit 2020. Secili prej tyre u deklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura në Gjykatën Speciale.

 

The post Haga zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit edhe për dy muaj appeared first on Sot News | Lajme.

“Rrezikon të arratiset”/ Specialja nuk lejon lirimin e Hashim Thaçit: Ka dijeni të plotë mbi akuzat dhe provat ndaj tij

16 June 2025 at 15:26

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë ndaj Hashim Thaçit në rastin ku bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, akuzohen për krime lufte. Vendimi është marrë më 11 qershor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Prokuroria kishte pretenduar se Thaçi vazhdon të paraqesë rrezik për arratisje pasi ai është në dijeni për akuzat serioze të konfirmuara ndaj tij. Po ashtu, ata e mbështesin këtë argument me faktin çështja e Prokurorisë ka përfunduar dhe tashmë Thaçi ka njohuri të plotë edhe për provat që janë kundër tij.

Prokuroria kishte pretenduar gjithashtu se së shpejti Thaçi do të ketë informacione të ndjeshme në lidhje me dëshmitarët dhe provat që do t’i paraqesë mbrojtja e viktimave. Veç kësaj, fakti që Thaçi ka aktakuzë për pengim të procedurave, sipas Prokurorisë, e rritë motivin e tij që ai të arratiset.

Ndërsa, mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq ka thënë se as gjykatësi i procedurës paraprake dhe as trupi gjykues nuk kanë konstatuar ndonjëherë se ka rrezik që Thaçi të arratiset nga drejtësia. Ndërsa, lidhur me këtë aspekt, trupi gjykues ka thënë se Prokuroria vazhdimisht po përsëritë argumente që janë shqyrtuar dhe refuzuar më parë.

Kurse sa i përket argumentit të ri të Prokurorisë, që Thaçi do të ketë informacion të ndjeshëm për dëshmitarët e mbrojtjes së viktimave, trupi gjykues theksoi se nuk është argument bindës për të mbështetur pretendimet që Thaçi ka rrezik të arratiset.

Sipas trupit gjykues, ky argument mund të ishte më i përshtatshëm të shqyrtohet tek pjesa e pengimit të procedurave. Si rrjedhojë, trupi gjykues ka thënë se nuk ka informacione të mjaftueshme që Thaçi mund të ikë nga drejtësia në këtë fazë të procedurës.

Tek pika e pengimit të procedurave, Prokuroria kishte thënë se Thaçi paraqet një rrezik të tillë duke u bazuar në klimën e përgjithshme të ndërhyrjes ndaj dëshmitarëve në Kosovë. Veç kësaj, Prokuroria ka theksuar se përfundimi i çështjes së tyre e rrit rrezikun për pengim pasi që i akuzuari ka njohuri të plotë mbi çështjen dhe dëshmitarët mund t’i ekspozohen rreziqeve.

“ZPS thekson gjithashtu se informacioni i ndjeshëm i është zbuluar mbrojtjes, përfshirë të akuzuarin, duke rritur rrezikun e ekspozimit ndaj publikut dhe duke dëmtuar mbrojtjen e dëshmitarëve në rast lirimi”, thuhet në vendim.

Mbrojtja e kishte kundërshtuar argumentin e mbrojtjes, duke pretenduar se rreziku i pengimit të procedurave duhet të ulet me kalimin e kohës dhe me përfundimin e çështjes së Prokurorisë. Po ashtu, mbrojtja ka argumentuar se dëshmitarët që pret t’i thërrasë mbrojtësi i viktimave janë ekspertë ndërkombëtarë dhe jo dëshmitarë të ndjeshëm, prandaj nuk ka asnjë rrezik për ndërhyrje.

Trupi gjykues ka thënë se duke u mbështetur edhe në faktin që janë konfirmuar akuzat që Thaçi ka tentuar që të pengojë drejtësinë, lirimi i tij nuk do të ishte në përputhje me mbrojtjen efektive të dëshmitarëve. Si rrjedhojë, u konkludua që Thaçi përbën rrezik që të pengojë vazhdimin e procedurave të DhSK-së.

Prokuroria kishte parashtruar se Thaçi vazhdon të paraqesë rrezik për kryejnë e krimeve të tjera duke përfshirë ato ndaj dëshmitarëve që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në fazat e mëvonshme në këtë çështje. Trupi gjykues ka rikujtuar gjetjet e tij të mëparshme, se rreziku që Thaçi mund të kryejë krime të tjera vazhdon të ekzistojë.

“Trupi fjykues thekson faktin se gjykimi në këtë çështje është në vazhdim, se identitetet e dëshmitarëve të ndjeshëm janë zbuluar për z. Thaçi, dhe se çdo rrezik për kryerjen e mëtejshme të krimeve duhet të shmanget”, thuhet në vendim.

The post “Rrezikon të arratiset”/ Specialja nuk lejon lirimin e Hashim Thaçit: Ka dijeni të plotë mbi akuzat dhe provat ndaj tij appeared first on Sot News | Lajme.

Specialja nuk lejon lirimin nga qelia të Hashim Thaçit: Rrezikon të arratiset

By: user 8
16 June 2025 at 12:42

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë ndaj Hashim Thaçit në rastin ku bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, akuzohen për krime lufte.

Vendimi është marrë më 11 qershor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Prokuroria kishte pretenduar se Thaçi vazhdon të paraqesë rrezik për arratisje pasi ai është në dijeni për akuzat serioze të konfirmuara ndaj tij. Po ashtu, ata e mbështesin këtë argument me faktin çështja e Prokurorisë ka përfunduar dhe tashmë Thaçi ka njohuri të plotë edhe për provat që janë kundër tij.

Prokuroria kishte pretenduar gjithashtu se së shpejti Thaçi do të ketë informacione të ndjeshme në lidhje me dëshmitarët dhe provat që do t’i paraqesë mbrojtja e viktimave. Veç kësaj, fakti që Thaçi ka aktakuzë për pengim të procedurave, sipas Prokurorisë, e rritë motivin e tij që ai të arratiset.

Ndërsa, mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq ka thënë se as gjykatësi i procedurës paraprake dhe as trupi gjykues nuk kanë konstatuar ndonjëherë se ka rrezik që Thaçi të arratiset nga drejtësia.

Ndërsa, lidhur me këtë aspekt, trupi gjykues ka thënë se Prokuroria vazhdimisht po përsëritë argumente që janë shqyrtuar dhe refuzuar më parë.

Kurse sa i përket argumentit të ri të Prokurorisë, që Thaçi do të ketë informacion të ndjeshëm për dëshmitarët e mbrojtjes së viktimave, trupi gjykues theksoi se nuk është argument bindës për të mbështetur pretendimet që Thaçi ka rrezik të arratiset.

Sipas trupit gjykues, ky argument mund të ishte më i përshtatshëm të shqyrtohet tek pjesa e pengimit të procedurave.

Si rrjedhojë, trupi gjykues ka thënë se nuk ka informacione të mjaftueshme që Thaçi mund të ikë nga drejtësia në këtë fazë të procedurës.

Tek pika e pengimit të procedurave, Prokuroria kishte thënë se Thaçi paraqet një rrezik të tillë duke u bazuar në klimën e përgjithshme të ndërhyrjes ndaj dëshmitarëve në Kosovë.

Veç kësaj, Prokuroria ka theksuar se përfundimi i çështjes së tyre e rrit rrezikun për pengim pasi që i akuzuari ka njohuri të plotë mbi çështjen dhe dëshmitarët mund t’i ekspozohen rreziqeve.

“ZPS thekson gjithashtu se informacioni i ndjeshëm i është zbuluar mbrojtjes, përfshirë të akuzuarin, duke rritur rrezikun e ekspozimit ndaj publikut dhe duke dëmtuar mbrojtjen e dëshmitarëve në rast lirimi”, thuhet në vendim.

Mbrojtja e kishte kundërshtuar argumentin e mbrojtjes, duke pretenduar se rreziku i pengimit të procedurave duhet të ulet me kalimin e kohës dhe me përfundimin e çështjes së Prokurorisë.

Po ashtu, mbrojtja ka argumentuar se dëshmitarët që pret t’i thërrasë mbrojtësi i viktimave janë ekspertë ndërkombëtarë dhe jo dëshmitarë të ndjeshëm, prandaj nuk ka asnjë rrezik për ndërhyrje.

Trupi gjykues ka thënë se duke u mbështetur edhe në faktin që janë konfirmuar akuzat që Thaçi ka tentuar që të pengojë drejtësinë, lirimi i tij nuk do të ishte në përputhje me mbrojtjen efektive të dëshmitarëve.

Si rrjedhojë, u konkludua që Thaçi përbën rrezik që të pengojë vazhdimin e procedurave të DhSK-së.

Prokuroria kishte parashtruar se Thaçi vazhdon të paraqesë rrezik për kryejnë e krimeve të tjera duke përfshirë ato ndaj dëshmitarëve që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në fazat e mëvonshme në këtë çështje.

Trupi gjykues ka rikujtuar gjetjet e tij të mëparshme, se rreziku që Thaçi mund të kryejë krime të tjera vazhdon të ekzistojë.

“Trupi fjykues thekson faktin se gjykimi në këtë çështje është në vazhdim, se identitetet e dëshmitarëve të ndjeshëm janë zbuluar për z. Thaçi, dhe se çdo rrezik për kryerjen e mëtejshme të krimeve duhet të shmanget”, thuhet në vendim.

Trupi gjykues është i mendimit që asnjë masë alternative duke përfshirë edhe lirimin me kusht, nuk i zbusin mjaftueshëm rreziqet ekzistuese të këtij procesi. Si rrjedhojë, u urdhërua që t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit edhe për dy muaj të tjerë.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimitdhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

The post Specialja nuk lejon lirimin nga qelia të Hashim Thaçit: Rrezikon të arratiset appeared first on Lapsi.al.

Gjykata Speciale i vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit

By: user 8
9 June 2025 at 18:27

Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të çështjes që lidhet me akuzat për pengim të drejtësisë.

Vendimi është marrë nga gjykatësja paraprake Marjorie Masselot, e cila theksoi se rreziqet për arratisje, pengim të drejtësisë dhe kryerje të veprave të tjera penale mbeten të pranishme.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Thaçi ka kryer veprat penale të shpalljes së sekretit zyrtar, fyerjes ndaj gjykatës dhe pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

Akuzat burojnë nga hetimet që lidhen me procesin tjetër gjyqësor në të cilin Thaçi po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata e bazoi vendimin e saj në disa faktorë, përfshirë mundësinë që Thaçi të ndikojë te dëshmitarët ose të pengojë procedurat gjyqësore.

Në arsyetimin e saj, gjykatësja theksoi se Thaçi ka pasur rol udhëheqës në grupe që kanë synuar të ndikonin te dëshmitarët përmes shpërndarjes së informacionit të ndaluar dhe ofrimit të përfitimeve për të ndryshuar deklaratat.

Gjithashtu, gjykata nënvizoi se masat e sigurisë në ambientet e paraburgimit të Gjykatës Speciale janë më të sigurta për të parandaluar komunikimet e paautorizuara dhe ndikimet e mundshme ndaj procesit gjyqësor.

Përveç kësaj, Gjykata konfirmoi se procesi gjyqësor po ecën përpara me ritëm të kënaqshëm, ndërsa mbrojtja ka dorëzuar mocionet paraprake dhe prokuroria ka përfunduar pjesën më të madhe të dorëzimit të provave.

Gjykata i ka dhënë afat Thaçit që, nëse dëshiron, të paraqesë parashtresat e tij lidhur me shqyrtimin e radhës të paraburgimit deri më 27 qershor 2025. Në rast se nuk dorëzon parashtresa, Prokuroria Speciale duhet të bëjë paraqitjet e saj deri më 7 korrik 2025.

The post Gjykata Speciale i vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit appeared first on Lapsi.al.

Mocioni për rrëzimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të dorëzohet më 12 qershor

8 June 2025 at 23:21

Ekipet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale në Hagë kanë afat deri më 12 qershor për të dorëzuar një mocion të përbashkët lidhur me rrëzimin e pikave të aktakuzës ndaj tyre.

Ky mocion pritet të përmbajë kundërshtime ndaj vazhdimit të procesit apo kërkesa të tjera procedurale nga ana e mbrojtjes.

Sipas një njoftimi nga Dhomat e Specializuara, trupi gjykues ka caktuar që Prokuroria të dorëzojë përgjigjen e saj deri më 14 korrik, por më pas ka vendosur ta shkurtojë afatin kohor duke e caktuar datën 7 korrik si afatin përfundimtar të dorëzimit.

“Trupi Gjykues urdhëroi ekipet e mbrojtjes të dorëzojnë mocionin e përbashkët në përputhje me rregullën 130, deri më 12 qershor, ndërsa ZPS-ja u urdhërua të dorëzojë përgjigjen e saj deri më 14 korrik. Megjithatë, në këtë vendim, Trupi Gjykues e gjeti të përshtatshme, të zvogëlojë afatin kohor për përgjigjen e Prokurorisë më 7 korrik”, thuhet në vendim.

Avokati Ardian Bajraktari, duke komentuar zhvillimet e fundit, tha se një rrëzim i tërësishëm i aktakuzave do të përbënte një epilog të mundshëm të këtij procesi, i cili ka zgjatur me vite dhe është shoqëruar me, siç u shpreh ai, “shkelje të shumta”.

“Referuar asaj që është parë deri më tash, rrëzimi i tërësishëm i pikave të aktakuzës do të ishte epilog real i përfundimit të këtij procesi të stërzgjatur dhe me shkelje të shumta. Po ashtu, vlen të theksohet se në varësi prej epilogut të vendimit të trupit gjykues të korrikut, kjo do të jetë rrethanë determinuese për këtë proces të mëpastajmë. Vlerësoj që së paku në shkallën e parë të përfundojë brenda këtij viti ose vitin e ardhshëm më së largu”, deklaroi Bajraktari për RTK.

Në dy vjet, mbi 125 dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria e Specializuar kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ish-krerët e UÇK-së.

Tani që Prokurorisë po i përfundon koha për të vërtetuar akuzat e saj, e ardhmja e gjyqit është e pasigurt.

Në tetor të vitit 2020 ishte konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen se kishin qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që shënjestronte ata që i konsideronte “kolaboracionistë” dhe “tradhtarë” për të “fituar pushtet” gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

Avokatët e të akuzuarve kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj klientëve të tyre, duke argumentuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë komande efikase.

Në kohën e ngritjes së aktakuzës, Thaçi kishte qenë president i Kosovës; Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK); Selimi, deputet dhe udhëheqës i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV); dhe Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Të katërt, sipas Prokurorisë, mbanin poste të larta edhe përgjatë kohës që mbulon aktakuza.

The post Mocioni për rrëzimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të dorëzohet më 12 qershor appeared first on Telegrafi.

Specialja vendos afat të ri për përgjigjen e Prokurorisë ndaj mocionit të mbrojtjes

7 June 2025 at 21:47

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, trupi gjykues ka marrë vendim të ri për afatin kohor për përgjigjen e Prokurorisë në mocionin e mbrojtjes.

Trupi gjykues më 5 qershor 2025 ka lëshuar një urdhër lidhur me caktimin e hapave të ardhshëm në këtë proces gjyqësor.

Dhomat e Specializuara kanë vendosur që lidhur me pranimin e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, data 12 qershor të jetë dita kur ekipet e mbrojtjes mund të dorëzojnë mocionin e përbashkët në përputhje me Rregullën 130.

Në anën tjetër, ZPS-ja fillimisht urdhërohej të dorëzojë përgjigjen në mocionin e mbrojtjes deri më 14 korrik. Por, që me vendimin e fundit ky afat shkurtohet në 7 korrik.

Sipas DhSK-së, trupi gjykues synon të nxjerrë vendimin lidhur me mocionin e mbrojtjes sipas Rregullës 130, në javën e dytë të korrikut (nga e hëna e 14 korrikut).

Në rast se refuzohet mocioni i mbrojtjes tërësisht ose pjesërisht, mbrojtësi i viktimave urdhërohet të përgatitet për të thirrur dëshmitarët e tyre më 16 korrik, ndërsa ekipet e mbrojtjes duhet të njoftojnë nëse synojnë të dorëzojnë provat e tyre deri më 16 korrik, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Konferenca përgatitore pritet të mbahet më 21 korrik.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

The post Specialja vendos afat të ri për përgjigjen e Prokurorisë ndaj mocionit të mbrojtjes appeared first on Telegrafi.

Alarmon OVL e UÇK: Ish-krerët e UÇK-së po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në Hagë

5 June 2025 at 16:57

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së trajtimit të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si çnjerëzor dhe poshtërues.

Në një reagim publik, OVL UÇK thekson se refuzimi nga ana e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për të pranuar vizitën e Avokatit të Popullit është një shprehje e qartë e zhgënjimit të thellë që ata kanë ndaj një institucioni që, sipas tyre, ka zgjedhur të heshtë përballë padrejtësive në vend që të mbrojë të drejtat e tyre.

“Qëndrimi i tyre është një mesazh i fuqishëm se kjo gjendje nuk mund të normalizohet dhe as të justifikohet. Për më tepër, kufizimet ekstreme në takimet me avokatët dhe ndërhyrjet arbitrare në përgatitjen e mbrojtjes ligjore përbëjnë cenim të drejtave themelore të njeriut dhe shkelje të rënda të së drejtës për një proces të drejtë gjyqësor”, thotë OVL e UÇK., transmeton Telegrafi.

Tutje OVL e UÇK thotë se “siç është raportuar në media, takimet po organizohen në mënyrë të papritur dhe në kushte të papërshtatshme, duke penguar seriozisht funksionimin efektiv të mbrojtjes”.

“Këto shqetësime i ka ngritur edhe Avokati i Popullit i Kosovës, i cili ka deklaruar publikisht se mbajtja e gjatë në paraburgim dhe mungesa e vendimeve të drejta për lirimin e përkohshëm bien ndesh me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe e përbëjnë trajtim jo të dinjitetshëm”.

Në këtë kontekst, OVL UÇK ka drejtuar një apel publik për ndaljen e menjëhershme të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues të të paraburgosurve; sigurimin e aksesit të plotë dhe të pandërprerë në mbrojtje ligjore; reagim të qartë dhe publik nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara ndaj shkeljeve të evidentuara; rishikim të menjëhershëm të kushteve të paraburgimit dhe shqyrtim serioz të mundësisë për lirim të përkohshëm.

Në reagim thuhet se “luftëtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar për drejtësi të njëanshme, për paraburgime pa fund dhe për t’u poshtëruar në emër të një drejtësie që hesht përballë padrejtësisë”.
“Drejtësia e vërtetë fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK. /Telegrafi/

The post Alarmon OVL e UÇK: Ish-krerët e UÇK-së po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në Hagë appeared first on Telegrafi.

Mbrojtja e Thaçit: Pretendimet e Prokurorisë për rrezik arratisjeje janë të pabazuara dhe spekulative

5 June 2025 at 16:28

Mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq, ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë në kërkesën e fundit për vazhdimin e paraburgimit për ish-presidentin në çështjen në të cilën po gjykohet për krime lufte.

Luka Mishtiq në parashtresën e dorëzuar trupit gjykues ka thënë se pretendimet e Prokurorisë që ka rrezik që Thaçi të arratiset, janë të pabaza dhe spekulative. Ai thotë se klienti i tij nuk ka paraqitur asnjëherë rrezik që të arratiset. Përveç kësaj, mbrojtja thotë se Thaçi e ka konsideruar çështjen e Prokurorisë s’i të dobët dhe ka konsideruar që të mos të ketë fare çështje mbrojtje.

“Siç e ka shprehur në disa raste përmes avokatit të tij special në konferencat mbi statusin e procedurës, z. Thaçi e konsideron çështjen e ZPS-së aq të dobët saqë ka menduar të mos paraqesë fare një çështje të Mbrojtjes”, thuhet në parashtrim.

Në parashtresën e mbrojtjes thuhet se Thaçi s’paraqet rrezik për arratisje dhe kjo është evidentuar edhe nga gjyqtari i procedurës paraprake e po ashtu edhe nga trupi gjykues.

Sipas mbrojtjes, kjo për  faktin se Thaçi në vitin 2020 ishte dorëhequr nga pozita e presidentit dhe ishte dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën Speciale.

Mbrojtja ka përendur se edhe vendimi i fundit për vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit thotë se kjo masë nuk është e justifikuar mbi bazën e rrezikut të arratisjes.

Ata thonë se këta faktorë nuk kanë ndryshuar dhe me të drejtë trupi gjykues ka hedhur poshtë argumentin e Prokurorisë se rreziku i arratisjes rritet me përparimin e procedurave gjyqësore.

Në parashtrimin e mbrojtjes thuhet se trupi gjykues kishte hedhur poshtë edhe argumentin tjetër të Prokurorisë e cila thoshte se rreziku i arratisjes së Thaçit rritet për shkak të njohurisë së tij për akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të cilat tashmë janë konfirmuar.

Mishetiq thotë se as argumenti që Thaçi tashmë do të ketë informacione shtesë të ndjeshme për faktin se mbrojtësi i viktimave është duke e përgatitur çështjen e tij është një vlerësues i rrezikut të arratisjes, është i paqëndrueshëm.

Për mbrojtjen, edhe pretendimi tjetër i Prokurorisë që Thaçi ka rrezik në rritje që të pengoj procedurat është i pabazë dhe duhet të merret parasysh nga gjykata.

Luka Mishetiq thotë se nuk qëndron fakti që Thaçi mund të pengojë procedurat pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Prokuroria.

Mbrojtja ka përmendur edhe një vlerësim të Apelit i cili kishte theksuar se në rrjedhjen normale të ngjarjeve, rreziku i pengimit të procedurave zvogëlohet me kalimin e kohës, pasi përfundojnë hetimet dhe pasi dëshmitarët dëshmojnë dhe paraqiten provat.

Megjithatë, mbrojtja thotë se  kundërshton argumentin që Thaçi të pengoj procedurat nëse ka për qëllim të nënkuptoj se provat e paraqitura nga ZPS-ja nga shqyrtimi i fundit i paraburgimit e kanë forcuar çështjen kundër të akuzuarit.

Por, mbrojtja thotë se Thaçi e konsideron çështjen e ZPS-së të dobët saqë ka menduar që të mos paraqesë fare mbrojtjen e tij.

“Siç e ka shprehur në disa raste përmes avokatit të tij special në konferencat mbi statusin e procedurës, z. Thaçi e konsideron çështjen e ZPS-së aq të dobët saqë ka menduar të mos paraqesë fare një çështje të Mbrojtjes”, thuhet në parashtrim.

Në parashtresë thuhet se rreziku i pengimit të procedurave ishte i lidhur me rrezikun e nxjerrjes së informacioneve konfidenciale për dëshmitarët. Ndërsa, tash meqë ka përfunduar çështja e Prokurorisë, rreziku ndaj ndërhyrjes së dëshmitarëve është dukshëm me i ulët.

Edhe për argumentin tjetër të Prokurorisë që ekziston rreziku që Thaçi të ndërhyjë në dëshminë e dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave nuk qëndron.

Sipas mbrojtjes, barra e provës i takon ZPS-së dhe vetëm provat e saj mund të mbështesin një dënim në fund të gjykimit në rast në raste normale. Ndërsa, sipas mbrojtjes, mbrojtësi i viktimave paraqet vetëm prova që lidhen me demet që iu janë shkaktuar viktimave dhe jo me përgjegjësinë individuale të të akuzuarve.

“Ky është një ndryshim thelbësor që çon logjikisht në përfundimin se çdo rrezik për pengim në lidhje me dëshmitarët e Viktimave është në thelb më i ulët”, thuhet në parashtresë.

Si rrjedhojë, mbrojtja thotë se në këtë fazë të procedurës nuk ka asnjë provë për ekzistencën e ndonjë rreziku për ndërhyrje në dëshmitarët e mbrojtësit të viktimave.

Përveç kësaj, mbrojtja thotë se këta dëshmitarë nuk janë as shtetas të Kosovës dhe janë dëshmitarë ekspert e që rrjedhimisht nuk janë të cenuar.

E njëjta gjë, sipas mbrojtjes vlen edhe për dëshmitarët që mund t’i paraqes mbrojtja duke thënë se Prokuroria s’ka paraqitur asnjë informacion për të mbështetur ekzistencën e një rreziku të tillë

“Kjo nuk është për t’u habitur, duke qenë se në këtë fazë të procedurës, Mbrojtja nuk ka konfirmuar ende nëse do të thërrasë dëshmitarë. Prandaj, çdo rrezik për ndërhyrje në këtë drejtim është abstrakt dhe spekulativ”, thuhet në parashtrim.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi/

The post Mbrojtja e Thaçit: Pretendimet e Prokurorisë për rrezik arratisjeje janë të pabazuara dhe spekulative appeared first on Telegrafi.

Rrëzimi i akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së – mocioni do të dorëzohet deri më 12 qershor

3 June 2025 at 22:41

Dorëzimi i mocionit të mbrojtjes për rrëzimin e akuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shtyrë, pasi Gjykata ka pranuar prova të reja në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të akuzuar për krime lufte.

Mbrojtja kishte planifikuar që këtë të hënë të dorëzonte mocionin për rrëzimin e akuzave, por sipas avokatit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, dokumenti do të dorëzohet deri më 12 qershor.

Sipas vendimit të kryetarit të trupit gjykues, në proces janë pranuar si prova disa raporte ndërkombëtare dhe dëshmi që ndërlidhen me viktimat e përfshira në aktakuzë. Prokuroria vlerëson se këto prova përforcojnë pretendimet për keqtrajtim dhe torturë ndaj të ndaluarve. Nga ana tjetër, mbrojtja i ka kundërshtuar ato, duke i cilësuar të papranueshme.

Avokati i akredituar pranë Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj, ka deklaruar për Dukagjinin se këto zhvillime nuk pritet të ndikojnë në zvarritjen e mëtejshme të procesit gjyqësor.

“Po besoj që gjykata vendimin ta marrë para muajit qershor dhe eventualisht të fillojë në korrik, sepse në gusht janë pushimet. Mund të nisë me dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtësit të viktimave dhe të mbrojtësit të të akuzuarve. Por, kjo mund të shtyhet edhe pas pushimeve. Gjithsesi, jemi brenda afateve dhe parashikimeve të bëra para dy vitesh,” u shpreh Hodaj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave më 15 prill 2025.

Pas kësaj, prokuroria kërkoi ndryshim të masës së sigurisë për të akuzuarit, por kjo nuk ndodhi. Sipas Hodajt, disa faktorë kanë ndikuar që kjo kërkesë të mos pranohet.

“Mund të ketë ndikime, sidomos te të paraburgosurit. Proceduralisht, prokuroria mund të argumentoje se nuk ka siguri të mjaftueshme, për shembull, policia nuk arriti të ndalë protestuesit, e lërë më të sigurojë të akuzuarit. Kjo mund të përdoret si argument për mosndryshimin e masës së sigurisë,” shtoi ai.

Në këtë periudhë, Kosovën e vizitoi edhe kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila anuloi një takim të planifikuar me mediat për shkak të protestës së organizuar nga veteranët e UÇK-së.

Proces i tejzgjatur

Në dy vjet, mbi 125 dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria e Specializuar kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ish-krerët e UÇK-së.

Tani që Prokurorisë po i përfundon koha për të vërtetuar akuzat e saj, e ardhmja e gjyqit është e pasigurt.

Në tetor të vitit 2020 ishte konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen se kishin qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që shënjestronte ata që i konsideronte “kolaboracionistë” dhe “tradhtarë” për të “fituar pushtet” gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

Avokatët e të akuzuarve kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj klientëve të tyre, duke argumentuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë komande efikase.

Në kohën e ngritjes së aktakuzës, Thaçi kishte qenë president i Kosovës; Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK); Selimi, deputet dhe udhëheqës i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV); dhe Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Të katërt, sipas Prokurorisë, mbanin poste të larta edhe përgjatë kohës që mbulon aktakuza.

The post Rrëzimi i akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së – mocioni do të dorëzohet deri më 12 qershor appeared first on Telegrafi.

Avokatët sfidojnë Trendafilovën: Kosova e sigurt për gjykime

29 May 2025 at 23:52

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit më 2 qershor pritet ta dorëzojnë mocionin për rrëzimin e pikave të aktakuzës.

Pas mbrojtjes, prokuroria ka një muaj kohë që t’i përgjigjet këtij mocioni.

Javë më parë në Kosovë qëndroi kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e cila e anuloi konferencën që ishte thirrur për media. Ndërkohë, deklarimi i saj i djeshëm se protesta e veteranëve ishte tregues i qartë se pse procedurat gjyqësore po zhvillohen jashtë Kosovës, ka nxitur reagime në Kosovë.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Fatmir Sopi, tha se këto aludime janë të pavërteta dhe dashakeqëse.

“Unë mendoj se nuk është e vërtetë ajo, sepse gjykime ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur që nga paslufta, me gjykata të UNMIK-ut, me gjykata të EULEX-it, po ashtu edhe në gjykata vendore. Prandaj, asnjë problem nuk ka pas zhvillimi i këtyre gjykimeve brenda në Kosovë. Ajo duhet ta dijë që dikush që e quan UÇK-në ndërmarrje të përbashkët kriminale nuk do të pritet kurrë në Kosovë me lule, do të pritet gjithmonë me protesta”, ka thënë Sopi.

Avokati Ardian Bajraktari thotë se deklaratat e Trendafillovës nuk qëndrojnë, pasi Kosova ka dëshmuar disa herë sigurinë e saj.

“Për vite me radhë, përgjegjës për hetimin e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës kanë qenë autoritetet ndërkombëtare dhe në rrjedha të kësaj nuk ka pas asnjë pengesë sa i përket mënyrës së punës së tyre prandaj vlerësoj që është një aludim i paqëndrueshëm”, ka thënë Bajraktari.

Ndërkohë, në mesin e personave që kanë aplikuar për statusin e viktimës në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve figuron edhe një person, që ka thënë se UÇK-ja i ka bërë magji të zezë dhe e ka hipnotizuar.

Nga Prokuroria e Specializuar kanë thënë se këtij personi i janë refuzuar të gjitha aplikimet nga Gjykata.

The post Avokatët sfidojnë Trendafilovën: Kosova e sigurt për gjykime appeared first on Telegrafi.

Një ditë pas zgjedhjeve, Rama bisedon me Thaçin: Telefonata e vëllaut tim ishte tejet prekëse

12 May 2025 at 13:54

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale lidhur me një telefonatë që ka pranuar nga Haga.

Rama shkroi në Facebook, se pranoi telefonatë nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryetari i PS-së tutje shkroi se kjo telefonatë me vëllain e tij ishte tejet prekëse, derisa theksoi se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte në “formën e tij më të mirë”.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mire”, shkroi Rama.

Kujtojmë se të dielën më 11 maj në Shqipëri janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Nga rezultatet e deritanishme partia e Edi Ramës po kryeson bindshëm duke qenë e para si parti me mbi 52% të votave. /Telegrafi/

The post Një ditë pas zgjedhjeve, Rama bisedon me Thaçin: Telefonata e vëllaut tim ishte tejet prekëse appeared first on Telegrafi.

“Edhe 100 komandant”, Rama uron Hashim Thaçin për ditëlindjen

By: Besnik
24 April 2025 at 20:24

Kryeministri Edi Rama ka uruar Hashim Thaçin, për ditëlindjen e tij.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një foto të Thaçit me mbishkrimin: “EDHE 100 KOMANDANT”.

Hashim Thaçi kishte këtë të enjte 57-vjetorin e lindjes. Edhe kjo ditëlindje, Thaçin e gjen në Hagë, ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi lindi më 24 prill 1968 dhe shërbeu si presidenti i pestë i Republikës së Kosovës nga 7 prilli 2016 deri më 5 nëntor 2020.

Ai ishte gjithashtu kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, nga 9 janari 2008 deri më 9 dhjetor 2014.

Në periudhën e mëvonshme, Thaçi ka shërbyer si Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, që mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ka udhëhequr gjithashtu Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai u ngrit në skenën politike si kreu i UÇK, ndërsa gjithashtu shërbeu si kryeministër i një qeverie të përkohshme pas luftës në vitin 1999.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Edhe 100 komandant”, Rama uron Hashim Thaçin për ditëlindjen appeared first on Euronews Albania.

Rama uron Thaçin për ditëlindje: Edhe 100 komandant!

24 April 2025 at 21:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, për ditëlindjen e tij.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një foto të Thaçit me mbishkrimin: “EDHE 100 KOMANDANT”.

Hashim Thaçi këtë të enjte kremtoi 57-vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë, ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi u lind më 24 prill 1968 dhe shërbeu si presidenti i pestë i Republikës së Kosovës nga 7 prilli 2016 deri më 5 nëntor 2020.

Ai ishte gjithashtu kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, nga 9 janari 2008 deri më 9 dhjetor 2014.

Në periudhën e mëvonshme, Thaçi ka shërbyer si Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, që mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ka udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai u ngrit në skenën politike si udhëheqës politik i UÇK-së. /Telegrafi/

The post Rama uron Thaçin për ditëlindje: Edhe 100 komandant! appeared first on Telegrafi.

Gjykata Speciale zgjat me dy muaj paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

By: Ela
14 April 2025 at 18:48

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të zgjasin edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Vendimi është marrë më 11 prill nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Në vendimin e tij, trupi gjykues ka vlerësuar se, ndonëse nuk […]

The post Gjykata Speciale zgjat me dy muaj paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin appeared first on BoldNews.al.

Zgjatet paraburgimi për Hashim Thaçin, Gjykata e Hagës sqaron edhe vizitën e ish-Presidentit në Kosovë

10 April 2025 at 17:23

Gjykatësja e procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit për Hashim Thaçin, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Bashkim Smakajn, të akuzuar për pengim të administrimit të drejtësisë.

Lajmi u konfirmua nga Angela Griep, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, gjatë konferencës javore të së enjtes. Ajo tha se janë regjistruar disa zhvillime të rëndësishme në proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së gjatë muajve mars dhe prill.

Griep sqaroi se më 26 mars, trupi gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë për të lejuar një dëshmitar të dëshmojë përmes video-lidhjes, për arsye shëndetësore dhe sigurie – vendim që u bë publik më 4 prill.

Gjithashtu, më 3 prill, gjykata pranoi deklaratën me shkrim të një dëshmitari pa u ballafaquar me mbrojtjen, me argumentin se ajo ishte relevante dhe e mbështetur nga dëshmi të tjera.

Sipas Griep, deklarata nuk lidhej drejtpërdrejt me sjelljen e të akuzuarve, por u konsiderua e vlefshme si pjesë e kontekstit të përgjithshëm.

Trupi gjykues ka pranuar pjesërisht dëshmitë me shkrim dhe provat materiale të shtatë dëshmitarëve të tjerë, duke përfshirë vetëm ato që ishin autentike dhe të verifikueshme. Provat që nuk kishin mbështetje të mjaftueshme janë refuzuar.

Më 4 prill, Gjykata pranoi gjithashtu disa dokumente nga Zona Operative e Nerodimes, duke i konsideruar si prova valide vetëm dokumentet që plotësonin kriteret e autenticitetit.

Angela Griep përmendi edhe vizitën jashtë qendrës së paraburgimit që iu lejua Hashim Thaçit, pas vdekjes së babait të tij. Vendimi u mor duke peshuar rreziqet e ndërhyrjes në procesin gjyqësor, për shkak të akuzës për pengim të drejtësisë.

Në çështjen e ndarë për pengim të drejtësisë, më 3 prill, Paneli i Apelit rrëzoi tri nga katër pikat e Prokurorisë, por pranoi piken e katërt, duke konstatuar se një formë e tretë e nxitjes sipas Kodit Penal të Kosovës është e aplikueshme.

Kjo do të thotë se çështja është kthyer tek gjykatësja e procedurës paraprake për rivlerësim të një akuze shtesë të mundshme.

Procesi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit vazhdon të jetë ndër më të ndjekurit në Dhomat e Specializuara, ndërsa shqyrtimi i provave dhe dëshmive pritet të vazhdojë në javët në vijim.

The post Zgjatet paraburgimi për Hashim Thaçin, Gjykata e Hagës sqaron edhe vizitën e ish-Presidentit në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

Haga zgjat paraburgimin e Thaçit, sqaron vizitën në vendlindje

By: redi
10 April 2025 at 17:42

Gjykatësja e procedurës paraprake vendosi për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, lidhur me aktakuzën për pengim të administrimit të drejtësisë. Kështu u bë e ditur nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep, në konferencën javore të enjten. Griep tha se në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit…

Source

Specialja i referohet “Kosovo i Metohija”, avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

9 April 2025 at 23:24

Avokati Ardian Bajraktari ka ngritur sërish akuza të rënda ndaj Dhomave të Specializuara, duke deklaruar se posedon fakte që dëshmojnë manipulimin e procesit gjyqësor me “prova” të ofruara nga shteti serb.

Sipas tij, kjo është një çështje që është theksuar vazhdimisht nga ai dhe të tjerë, por tashmë po del në sipërfaqe me të dhëna të reja që, siç thotë, vërtetojnë pretendimet e bëra më herët.

“Këto fakte po dalin sheshazi gjithnjë e më shumë, në mesin e të cilave dëshmohet me ‘dokumente’ të kësaj gjykate ku i referohet Kosovës, ashtu siç i referohet vetëm Serbia”.

“Faktet janë tashmë të qarta, ka shumë të tilla!Fakti se procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara ishte i manipuluar me ‘prova’ nga shteti serb ka qenë diçka që e kemi thënë në vazhdimësi. Manipulimi dhe mungesa e profesionalizmit kanë një emërues të përbashkët, gjejeni”, ka shkruar avokati në një postim publik, të cilit i ka bashkëngjitur edhe disa dokumente që ai i konsideron dëshmi të qarta të këtij manipulimi.

Prokuroria ka përfunduar prezantimin e provave – rasti nuk është përmbyllur

Me 3 prill gjatë një konference për media në Prishtinë,  zëdhënësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë raportuan mbi zhvillimet e procesit ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Ata informuan se Prokuroria ka përfunduar zyrtarisht prezantimin e provave në gjykatë, por nuk e ka mbyllur ende rastin, pasi seanca e ardhshme është caktuar për 23 prill.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale Angela Griep ka thënë se në gjykatë kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, kurse 117 me shkrim.

“Nga ajo që dimë është se Prokuroria ka konfirmuar se kanë përfunduar me prezantimin e provave, por nuk e kanë mbyllur rastin zyrtarisht. Seanca e radhës është caktuar më 23 prill. Prokuroria deri atëherë do ta përfundojë rastin…125 dëshmitarë kanë qenë, dhe 117 kanë dëshmuar vetëm me shkrim. 206 ditë të gjykimit, dhe 150 viktima”, deklaroi  Griep.

Ajo shtoi se gjyqtarët e Dhomave të Specializuara sigurojnë një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, duke nënvizuar se ata janë të angazhuar për të zbatuar një kod etik.

Ndërsa, zëdhënësi tjetër, Michael Doyle, u shpreh se qytetarët e Kosovës duhet të besojnë se Specialja sjell vendime të drejta, dhe se vendimi i gjyqtarëve bazohet vetëm në prova.

Ai gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që viktimat dhe dëshmitarët të mund të japin dëshmi në një mjedis të sigurt dhe të dinjitetshëm.

Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar në Hagë.

Kjo gjykatë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata Speciale, deri më tani, ka shpallur dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit./Telegrafi/

The post Specialja i referohet “Kosovo i Metohija”, avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia appeared first on Telegrafi.

Publikohet urdhër-arresti serb ndaj Hashim Thaçit, përshkruhej si “terrorist” dhe “i armatosur”

7 April 2025 at 19:38

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka publikuar një dokument të rrallë – urdhër-arrestin e lëshuar nga autoritetet serbe ndaj ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, në vitin 1999.

Në dokumentin e lëshuar nga shteti serb, Thaçi përshkruhej si “terrorist” dhe si “udhëheqës politik i organizatës terroriste”, duke iu referuar UÇK-së.

Urdhri përfshinte akuza ndaj Thaçit për “sulm ndaj pjesëtarëve të policisë serbe” në zonën e Drenasit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Po ashtu, në urdhër thuhej se Thaçi është i armatosur dhe “i gatshëm të përdorë armë zjarri” në rast arrestimi, duke e paraqitur si person me rrezikshmëri të lartë për forcat serbe të sigurisë.

Publikimi i këtij dokumenti historik vjen në një periudhë kur Thaçi po përballet me aktakuzë për krime lufte në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Urdhër-arresti i vitit 1999 tregon qasjen e regjimit serb ndaj UÇK-së dhe përpjekjet e tij për kriminalizimin e strukturave të rezistencës shqiptare gjatë luftës për çlirim./Telegrafi/

The post Publikohet urdhër-arresti serb ndaj Hashim Thaçit, përshkruhej si “terrorist” dhe “i armatosur” appeared first on Telegrafi.

❌
❌