Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Specialja vendos afat të ri për përgjigjen e Prokurorisë ndaj mocionit të mbrojtjes

7 June 2025 at 21:47

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, trupi gjykues ka marrë vendim të ri për afatin kohor për përgjigjen e Prokurorisë në mocionin e mbrojtjes.

Trupi gjykues më 5 qershor 2025 ka lëshuar një urdhër lidhur me caktimin e hapave të ardhshëm në këtë proces gjyqësor.

Dhomat e Specializuara kanë vendosur që lidhur me pranimin e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, data 12 qershor të jetë dita kur ekipet e mbrojtjes mund të dorëzojnë mocionin e përbashkët në përputhje me Rregullën 130.

Në anën tjetër, ZPS-ja fillimisht urdhërohej të dorëzojë përgjigjen në mocionin e mbrojtjes deri më 14 korrik. Por, që me vendimin e fundit ky afat shkurtohet në 7 korrik.

Sipas DhSK-së, trupi gjykues synon të nxjerrë vendimin lidhur me mocionin e mbrojtjes sipas Rregullës 130, në javën e dytë të korrikut (nga e hëna e 14 korrikut).

Në rast se refuzohet mocioni i mbrojtjes tërësisht ose pjesërisht, mbrojtësi i viktimave urdhërohet të përgatitet për të thirrur dëshmitarët e tyre më 16 korrik, ndërsa ekipet e mbrojtjes duhet të njoftojnë nëse synojnë të dorëzojnë provat e tyre deri më 16 korrik, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Konferenca përgatitore pritet të mbahet më 21 korrik.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

The post Specialja vendos afat të ri për përgjigjen e Prokurorisë ndaj mocionit të mbrojtjes appeared first on Telegrafi.

Alarmon OVL e UÇK: Ish-krerët e UÇK-së po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në Hagë

5 June 2025 at 16:57

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së trajtimit të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si çnjerëzor dhe poshtërues.

Në një reagim publik, OVL UÇK thekson se refuzimi nga ana e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për të pranuar vizitën e Avokatit të Popullit është një shprehje e qartë e zhgënjimit të thellë që ata kanë ndaj një institucioni që, sipas tyre, ka zgjedhur të heshtë përballë padrejtësive në vend që të mbrojë të drejtat e tyre.

“Qëndrimi i tyre është një mesazh i fuqishëm se kjo gjendje nuk mund të normalizohet dhe as të justifikohet. Për më tepër, kufizimet ekstreme në takimet me avokatët dhe ndërhyrjet arbitrare në përgatitjen e mbrojtjes ligjore përbëjnë cenim të drejtave themelore të njeriut dhe shkelje të rënda të së drejtës për një proces të drejtë gjyqësor”, thotë OVL e UÇK., transmeton Telegrafi.

Tutje OVL e UÇK thotë se “siç është raportuar në media, takimet po organizohen në mënyrë të papritur dhe në kushte të papërshtatshme, duke penguar seriozisht funksionimin efektiv të mbrojtjes”.

“Këto shqetësime i ka ngritur edhe Avokati i Popullit i Kosovës, i cili ka deklaruar publikisht se mbajtja e gjatë në paraburgim dhe mungesa e vendimeve të drejta për lirimin e përkohshëm bien ndesh me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe e përbëjnë trajtim jo të dinjitetshëm”.

Në këtë kontekst, OVL UÇK ka drejtuar një apel publik për ndaljen e menjëhershme të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues të të paraburgosurve; sigurimin e aksesit të plotë dhe të pandërprerë në mbrojtje ligjore; reagim të qartë dhe publik nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara ndaj shkeljeve të evidentuara; rishikim të menjëhershëm të kushteve të paraburgimit dhe shqyrtim serioz të mundësisë për lirim të përkohshëm.

Në reagim thuhet se “luftëtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar për drejtësi të njëanshme, për paraburgime pa fund dhe për t’u poshtëruar në emër të një drejtësie që hesht përballë padrejtësisë”.
“Drejtësia e vërtetë fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK. /Telegrafi/

The post Alarmon OVL e UÇK: Ish-krerët e UÇK-së po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në Hagë appeared first on Telegrafi.

Vëllai i Rexhep Selimit viziton ish-kreun e UÇK-së në Hagë

By: redi
18 April 2025 at 17:30

Ramadani, vëllai i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, e ka vizituar këtë të fundit në Hagë. Ai bën me dije se gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga djali i tij, Arlindi, ndërsa djali tjetër, Genti, nuk u lejua të takohej me xhaxhain e tij. “Ishim për vizitë në Hagë, por mundësinë për ta vizituar Rexhën e kishim vetëm unë dhe Arlindi dhe jo e gjithë familja ime e…

Source

“Është optimist”, avokati i Rexhep Selimit flet nga Haga

4 April 2025 at 19:30

Rexhep Selimi është optimist dhe shpreson që drejtësia të triumfojë, thotë mbrojtja e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, Geoffrey Roberts. Çështja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar zyrtarisht mbyllet më 15 prill, dhe më pas mbrojtja pritet të kërkojë rrëzimin e akuzave.

Edhe pritjet e avokatit janë pozitive në kohën kur Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mbërritur në përfundim të çështjes së saj në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

“Marrja e një vendimi do kohë, por që në fund do të rezultojë me vendimin që ne shpresojmë”, tha avokati para gazetarëve në Hagë.

“Mendoj se çdo njeri që është i ndaluar, larg familjes së tij për katër vjet e gjysmë, do të ketë një ndikim të rëndësishëm në jetën e tij. Ai është arrestuar në fillim të nëntorit 2020, por ka ndjekur procedurat, ka marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore, ka ndjekur dhe ka bashkëpunuar me çdo drejtim nga paneli në gjykatë. Por në një nivel personal, ai është optimist, është pozitiv, ashtu siç jam unë, dhe sigurisht shpreson që drejtësia të ndjekë rrugën e saj. Marrja e një vendimi merr kohë, por që në fund do të rezultojë me vendimin që ne shpresojmë”, tha ai.

Rexhep Selimi, sikurse ish-krerët e tjerë të UÇK-së, po përballen me një proces të tejzgjatur gjyqësor – gati pesë vjet në paraburgim.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023 ndërkaq, në fillim të kësaj jave, prokuroria përfundoi me dëshmitarit e saj duke i hapur kështu rrugë mbrojtjes. Për dy vjet, prokuroria i solli 125 dëshmitarë në sallë, por asnjëri nuk akuzoi drejtpërdrejt Selimin. Çështja e ZPS-së, zyrtarisht mbyllet më 15 prill, dhe më pas mbrojtja do të kërkojë rrëzimin e akuzave.

“Momentalisht nuk kemi marrë ndonjë vendim nëse do të kemi nevojë të thërrasim dëshmitarë të mbrojtjes, nëse po, sa dëshmitarë do të nevojiten ose kush do të jenë ata. Siç e dini, ky është një proces kundërshtues, barra bie mbi prokurorinë për të provuar akuzat përtej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe kemi këtë proces fillimisht, procesin e Rregullës 130, ku do të kundërshtojmë akuzat dhe të kërkojmë gjykatës që të tërheqin disa ose të gjitha ato akuzat. Vetëm pasi të ketë marrë një vendim gjykata, ne do të mund të marrim një vendim nëse kemi nevojë të thërrasim dëshmitarë të mbrojtjes dhe nëse po, kush dhe sa dëshmitarë…Ne kemi një proces në gjykatë sipas Rregullës 130, ku në fund të rastit të prokurorisë, që siç e dini po afrohet më 15 prill, ne mund të tregojmë para gjykatësve se do të paraqesim një kërkesë për heqjen e disa ose të gjitha akuzave. Ky është një proces që ne po shqyrtojmë aktualisht, po diskutojmë me ekipet e tjera dhe sigurisht do të jemi të gatshëm të veprojmë nëse është diçka që duam të bëjmë”, tha ai.

Avokati theksoi edhe sasinë e provave me shkrim që janë paraqitur për çka tha se kjo është një çështje që duhet adresuar – se çfarë peshe duhet t’iu jepet dëshmive që nuk janë paraqitur drejtpërdrejt nga individët.

Mbrojtja u pyet edhe nëse do të kërkojë që regjimi për vizitat në qendrën e paraburgimit të ndryshojë për Selimin, pas përfundimit të dëshmitarëve të prokurorisë.

Por çka tha Roberts, a do të kërkojë mbrojtja lirim të përkohshëm, pasi të mbyllet çështja e prokurorisë? Roberts gjithashtu dha shpjegime edhe për atë pse katër ekipet mbrojtëse mund të thërrasin ndaras dëshmitarët. Megjithatë, mbrojtja e Selimit bëri të ditur se katër ekipet mbrojtëse kanë bashkëpunim mes vete.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej vitit 2020. Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës, akuza për të cilat secili prej tyre është deklaruar i pafajshëm, raporton KosovaPress.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Është optimist”, avokati i Rexhep Selimit flet nga Haga appeared first on Euronews Albania.

Dy vjet nga nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë po ndodh në Hagë

By: user 6
3 April 2025 at 21:27

Sot bëhen dy vite nga nisja e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep SelimitNë këtë përvjetor, ishte parashikuar që të mbaheshin edhe dy seancat e fundit të Prokurorisë për dëshmitë e saj, por ato janë anuluar. Anulimi erdhi pasi njëri prej dëshmitarëve e ka dorëzuar dëshminë me shkrim, ndërsa tjetri nuk është paraqitur në Gjykatë.

“Sot dhe nesër ishin parashikuar të zhvilloheshin edhe dy seanca të tjera ku do të paraqisnin dëshminë dëshmitarët e fundit të Prokurorisë. Këto dy seanca janë anuluar, pasi që njëri dëshmitar ka dhënë dëshminë me shkrim dhe tjetri ka munguar’, – ka deklaruar ka deklaruar gazetari, Dibran Istrefi.

Në një paraqitje publike, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, konfirmoi se deri më tani kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, ndërsa 117 dëshmi janë dorëzuar në formë të shkruar. Procesi gjyqësor ka zgjatur 206 ditë dhe janë regjistruar 150 viktima.

Griep bëri të ditur se Prokuroria ka përfunduar prezantimin e provave, por ende nuk e ka mbyllur zyrtarisht rastin. Seanca e radhës është caktuar për 23 prill, ku do të diskutohen hapat e mëtejshëm, përfshirë mundësinë që mbrojtja të kërkojë hedhjen poshtë të aktakuzës për krime lufte.

Ndërkohë, një nga çështjet e diskutuara mbetet edhe mbajtja e gjatë në paraburgim e të akuzuarve, si dhe refuzimi i kërkesës së Hashim Thaçit për të vizituar babanë e tij të sëmurë. Për këtë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte kërkuar sqarime nga Gjykata, por sipas Griep, kjo çështje mbetet konfidenciale. Gjykimi në Hagë vazhdon të jetë një temë e ndjeshme në Kosovë, ndërsa pritet që mbrojtja të fillojë paraqitjen e saj pas konferencës së 23 prillit. /Dukagjini

The post Dy vjet nga nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë po ndodh në Hagë appeared first on Lapsi.al.

Dy vjet nga nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më të rejat nga procesi gjyqësor nga Haga

3 April 2025 at 19:43

Sot bëhen dy vite nga nisja e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në këtë përvjetor, ishin paraparë të mbaheshin edhe dy seancat e fundit të Prokurorisë për ofrimin e dëshmive, por ato janë anuluar.

Drejtori i Informacionit në Televizionin Dukagjini, Dibran Istrefi, raportoi nga Haga se anulimi erdhi pasi njëri prej dëshmitarëve e ka dorëzuar dëshminë me shkrim, ndërsa tjetri nuk është paraqitur në Gjykatë.

“Sot dhe nesër janë paraparë të zhvilloheshin edhe dy seanca të tjera ku do të paraqisnin dëshminë dëshmitarët e fundit të Prokurorisë. Këto dy seanca janë anuluar, pasi që njëri dëshmitar ka dhënë dëshminë me shkrim dhe tjetri ka munguar”, ka deklaruar ai.

Në një paraqitje publike, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, konfirmoi se deri më tani kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, ndërsa 117 dëshmi janë dorëzuar në formë të shkruar. Procesi gjyqësor ka zgjatur 206 ditë dhe janë regjistruar 150 viktima.

Griep bëri të ditur se Prokuroria ka përfunduar prezantimin e provave, por ende nuk e ka mbyllur zyrtarisht rastin.

Seanca e radhës është caktuar për 23 prill, ku do të diskutohen hapat e mëtejshëm, përfshirë mundësinë që mbrojtja të kërkojë hedhjen poshtë të aktakuzës për krime lufte.

Ndërkohë, një nga çështjet e diskutuara mbetet edhe mbajtja e gjatë në paraburgim e të akuzuarve, si dhe refuzimi i kërkesës së Hashim Thaçit për të vizituar babanë e tij të sëmurë. Për këtë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte kërkuar sqarime nga Gjykata, por sipas Griep, kjo çështje mbetet konfidenciale.

Gjykimi në Hagë vazhdon të jetë një temë e ndjeshme në Kosovë, ndërsa pritet që mbrojtja të fillojë paraqitjen e saj pas konferencës së 23 prillit./Dukagjini/

The post Dy vjet nga nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më të rejat nga procesi gjyqësor nga Haga appeared first on Telegrafi.

Rasti Thaçi dhe të tjerët, çfarë përmban vendimi i Speciales për dokumentet nga Zona e Shalës dhe Karadakut?

22 March 2025 at 15:14

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për pranimin në prova materiale të disa dokumenteve që pretendohet që janë nga Zona Operative e Shalës dhe Karadakut.

Ky vendim është marrë më 4 mars 2025 dhe rrjedhë nga një mocion i ZPS-së për pranimin e këtyre dokumenteve.

Kërkesa e ZPS-së ishte paraqitur më 24 korrik 2024 ndërsa me 30 gusht ishte përgjigjur mbrojtja në kërkesë e që kundërpërgjigja e ZPS-së ishte parashtruar me 9 shtator.

Në kërkesën e saj, ZPS-ja thoshte se dokumentet e kërkuara për pranim në prova materiale janë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lidhen kryesisht me këto dy zona operative, raporton

Në parashtrimin e saj, Prokuroria ka thënë se këto dokumente plotësojnë dokumente të tjera të prezantuara në proces si dhe dëshmitë e dëshmitarëve, janë relevante dhe autentike si dhe kanë vlerë dëshmuese.

Ndërsa, mbrojtja ishte përgjigjur se ZPS-ja nuk e ka përmbushur obligimin e saj për të paraqitur materialet me vlerë më të lartë dëshmuese në regjistrin e provave dhe si rrjedhojë kjo kontribuon në madhësinë e regjistrit të provave. Si rrjedhojë, mbrojtja ka thënë se kjo mund të dikojë negativisht në procedura dhe te pengojë përshpejtimin e tyre.

Për më tepër, mbrojtja ka kundërshtuar pranimin e dëshmive të propozuara nga Prokuroria duke thënë se relevanca e tyre nuk është e dukshme, s’janë autentike dhe se ato duhet të verifikohen përmes dëshmitarëve.

Veç kësaj, mbrojtja ka thënë se Paneli duhet të marrë parasysh kundërshtimet e mbrojtjes në lidhje me dokumentet e propozuara që janë sekuestruar nga shtëpia e Rexhep Selimit e po ashtu disa dëshmi sipas mbrojtjes kanë lidhje të dobët më faktet dhe rrethanat e pretenduara në aktakuzë.

Sipas mbrojtjes, ZPS-ja po përpiqet të përcaktojë rëndësinë e një dokumenti përmes interferencave dhe se ata mund të dëmtohen nga pranimi i këtyre dokumenteve për shkak se ZPS-ja nuk ka identifikuar dëshmitarë specifikë që mund ta sfidojë përmbajtjen e provave në fjalë.

Ndërsa, ZPS-ja është kundërpërgjigjur se mbrojtja po e keqinterpreton kërkesën dhe se po përsëriten kundërshtimet e mëparshme që tashme janë shqyrtuar dhe refuzuar nga Paneli i gjyqtareve.

ZPS-ja fillimisht kishte propozuar dokumente nga Zona Operative e Shalës nga 1 deri në 28. Sipas paneli, dokumentet nga 1 deri në 4 përbëhen nga dokumente që përmbajnë lista ushtarësh, plane trajnimi dhe një kërkesë për të marrë pjesë në trajnimet e njësisë speciale.

Për dokumentin e propozuar që është i pesti më radhë, paneli ka thënë se është rregullore e shërbimit të UÇK-së.

Për dokumentin 6, paneli ka vërejtur se janë koleksione letrash lehtësimi për dhënien e naftës dhe benzinës. Ndërsa dokumenti pasues dhe ata 11 dhe 12 janë orare të rojeve dhe oficerëve të shërbimit.

Për dokumentin 8, vendimi thotë së është i Shtabit Operativ të UÇK-së në Qyqavicë me një listë emrash të personave që do të udhëtimi për në Gllogjan për të marrë armë.

Dokumenti 9 dhe ai 23 përbehen nga urdhra të UÇK-së për çështje ushtarake nga Komandanti i Zonës Operative të Shalës dhe për çështje civile nga komandanti i Shtabit Lokal të Qyqavicës. Dokumentet 10, 17, 18, 20, 21, 22 dhe 25 sipas vendimit janë shënime dore si dhe shënime të shtypura si raporte, ditarë etj.

Dokumenti 13 është një fjalim i dorës së parë i zëvendëskomandantit për logjistikën në Zonën e Shalës. Ndërsa dokumenti i radhës është i nënshkruar nga një komandant që jep autorizim për kryerjen e disa punimeve riparuese.

Dokumenti i 15 sipas vendimit është një fotografi dhe një deklaratë e një ushtari që pranon të bashkohet në UÇK. Kurse dokumenti i radhës është listë e anëtareve të batalioneve të brigadës “Mehë Uka” dhe një liste e shtëpive që janë djegur. Kurse dokumenti i 19 është kërkesë e brigadës 141 “Mehë Uka” drejtuar komandës së Zonës Operative të Shalës.

Veç tyre, në këtë sesion është edhe dokumenti i 28-të i cili sipas vendimit është një kërkesë e një anëtari të UÇK-së që bënë kërkesë tek Komanda e ZO të Shalës për të mbetur oficer. Ndërsa, dokumenti 24 është leje udhëtimi i lëshuar nga Shtabi i Batalionit 4 i brigadës 141. Kurse, dokumentet 26 dhe 27 janë lista të policisë ushtarake të UÇK-së.

Si rrjedhojë, paneli ka vërejtur se ZPS-ja mbështetet në këto dokumente për të demonstruar se UÇK-ja regjistronte dhe trajnonte ushtarë, organizonte oficerë shërbimi dhe orare për roje, kontrollonte lëvizje duke përfshirë edhe pikat e kontrollit, zbatonte disiplinë dhe ndërmerrte masa disiplinore si dhe grumbullonte informacione dhe hartonte lista të personave të kërkuar.

Veç kësaj, ZPS-ja në këto dokumente përpiqe të demonstrojë autoritetin e Shtabit të Përgjithshëm, strukturën, logjistikën përgjegjësinë kriminale si dhe se personat e dyshuar dhe kundërshtarët e UÇK-së ishin targëtuar, arrestuar, ndaluar de keqtrajtuar në lokacione të ndryshme në Zonën e Shalës dhe janë transferuar në zona tjera.

Paneli tha se dokumentet e propozuara janë mjaftueshëm të ndërlidhura me faktet dhe rrethanat në aktakuzë dhe se këto dokumente janë të rëndësishme.

Ndërsa, për dokumentin 13 Paneli ka thënë se ZPS-ja nuk ka arritur ta dëshmojë autenticitetin e tij për arsye se i pari është i panënshkruar, pa datë, dhe pa vulë. Po ashtu i njëjti dokument nuk dihet nga kush është hartuar . ndërsa, dokumenti 17 ashtu s i ai 18 janë të datuara, por të panënshkruar dhe pa shenjë që nuk dihet se kush i ka hartuar.

Për dokumentet 1 deri në 12, 14 deri në 16 dhe 19 deri ne 28, sipas vendimit ZPS-ja ka arritur ta dëshmojë autenticitetin primar të tyre pasi dokumentet mbajnë data, janë të nënshkruara, kanë emër autori, kanë logo të UÇK-së ose edhe disa prej tyre janë sekuestruar nga shtëpia e Selimit. Si rrjedhojë, paneli ka gjetur se në parim këto dokumente janë autentike dhe kanë vlerë provuese.

Nga këto dokumente, paneli ka refuzuar vetëm ato 13, 17 dhe 18 ndërsa të tjerat i ka pranuar në prova materiale.

Në anën tjetër, ZPS-ja ka paraqitur për pranim në prova materiale dhjetë dokumente për Zonën Operative të Karadkut.

Kërkesën e ZPS-së për pranimin e dokumenteve 1, 5, 8 dhe 9, paneli e ka quajtur të pavlefshme pasi këto prova janë pranuar më herët.

Ndërsa, për dokumentin 2 paneli ka vërejtur se është nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës ndërsa ai i radhës një njoftim pranimi dhe një leje pushimi.

Për dokumentin e 4, ZPS-ja pretendon se është një shabllon i Zonës së Karadakut për dhënien e armëve. Kurse dokumentet 6 dhe 7 janë urdhra të Komandantit të Zonës së Karadakut. Ndërsa, dokumenti i fundit është raport ushtarak i shkruar me dorë që flet për ngjarje që kanë ndodhur në këtë zonë në fund të 99-ës.

Sipas vendimit, këto dokumente demonstrojnë se çështje organizative dhe logjistike që kishin dal në këtë Zonë ishin adresuar në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.

Po ashtu, thuhet se këto dokumente demonstrojnë bashkëpunimin e ngushtë të kësaj zone me Zonën e Llapit.

Në anën tjetër, sipas vendimit dokumentet tregojnë se deri në prill të 99-ës, Zona e Karadakut kishte polici ushtarake dhe kishte themeluar brigadën 171 ndërsa deri me 19 dhe 20 qershor 1999 kjo Zonë kishte filluar që të mbledhë armë nga serbet dhe shqiptarët.

Po ashtu thuhet se Komandanti i Zonës së Karadakut kishte dhënë urdhra të shkruar për njerëzit që të raportonin te Komanda e Karadakut.

Sipas dokumenteve, siç thuhet në vendim, kjo zonë kontrollonte struktura komunale të Qeverisë së Përkohshme, shërbime publike, komunale dhe administratore.

Ahmet Isufi si komandant i kësaj zone, kishte lëshuar urdhra që ndalonin marrëveshje me palën serbe, KFOR-in ose çdo palë tjetër, gjithnjë sipas vendimit.

Kjo zonë, mbante orare trajnimi, materiale, dokumente të policisë ushtarake dhe regjistra të personave që nuk konsideroheshin besnik ndaj UÇK-së.

Veç kësaj, thuhet se kjo komandë emëroi komandantë dhe krijoi pika të paligjshme të UcK-së, stacione policie dhe baza në zonat nën kontrollin e saj. Ndërsa, në mes qershorit dhe fundit të korrikut 1999, anëtaret e UÇK-së kanë arrestuar, keqtrajtuar dhe vrarë persona të dyshuar si bashkëpunëtorë dhe kundërshtarë të perceptuar duke përfshirë edhe viktima pjesëmarrëse në këtë proces në Hagë.

Madje këto dokumente thuhet se tregojnë që një komandant i policisë ushtarake të kësaj zone raportoi në Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Rendit Publik të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës për një bastisje të një konvikti në Gjilan dhe arrestimin e disa ushtarëve të UÇK-së nga KFOR-i.

Për dokumentet në 2-4, 6-7 dhe 10, paneli ka thënë se ndërlidhen me faktet dhe rrethanat në aktakuzë, janë autentike dhe kanë vlerë provuese. Gjithashtu theksohet se disa prej tyre janë sekuestruar nga shtëpia e Rexhep Selimit.

Si rrjedhojë, dokumentet në fjalë i pranoi në prova materiale.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep SelimitdheJakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

The post Rasti Thaçi dhe të tjerët, çfarë përmban vendimi i Speciales për dokumentet nga Zona e Shalës dhe Karadakut? appeared first on Telegrafi.

Heq dorë nga pjesëmarrja në proces një viktimë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

20 March 2025 at 16:44

Angela Griep, zëdhënëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka njoftuar se një viktimë pjesëmarrëse në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka hequr dorë nga pjesëmarrja në proces.

Sipas Griep, mbrojtësi i viktimave ka thënë se arsyeja e kësaj tërheqje është për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

“Më 17 mars, mbrojtësi i viktimave njoftoi trupin gjykues se një viktimë vendosi të tërhiqej nga pjesëmarrja në proces për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Aktualisht, 154 viktima marrin pjesë në proces në këtë çështje gjyqësore nëpërmjet mbrojtësit të viktimave”, tha ajo.

Zëdhënësja tregoi se më 18 mars në rastin e ish-krerëve të UÇK-së është pranuar një dëshmi e një dëshmitari në formë të shkruar, ndërsa pala jo thirrëse që i bie mbrojtja mund ta marrë në pyetje dëshmitarin.

Në po të njëjtën ditë, Griep tha se janë pranuar në prova materiale dëshmitë e katër dëshmitarëve, por pa marrje në pyetje nga mbrojtja.

Ndërsa, më 13 mars 2025, sipas zëdhënëses, është miratuar pjesërisht një kërkesë e ZPS-së për pranimin në prova materiale vetëm në formë të shkruar gjashtë deklarata të dëshmitarëve meqenëse ata kanë ndërruar jetë. Kërkesa është miratuar vetëm prej pesë prej deklaratave, ndërsa për deklaratën e gjashtë kërkesa u miratua pjesërisht.

“Në lidhje me pesë prej deklaratave, trupi gjykues miratoi kërkesën, duke konstatuar se provat nuk janë për vërtetimin e veprimeve dhe sjelljes së të akuzuarve dhe se vlera provuese e tyre nuk zhbëhet prej efektit dëmtues ndaj të akuzuarve. Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se provat përputhen dhe konfirmohen nga deklarata të dëshmitarëve të tjerë të cilët mbrojtja pati mundësinë t’i merrte në pyetje. Në lidhje me deklaratën e gjashtë, trupi gjykues miratoi kërkesën pjesërisht dhe urdhëroi Prokurorinë të përjashtojë pjesët e dëshmisë në lidhje me një incident që nuk përfshihet në aktakuzë”, tha Griep, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ajo shtoi se sa i përket pretendimit se disa aspekte të kësaj prove janë spekulative apo të pambështetura, trupi gjykues theksoi se kjo do të merret parasysh kur të shqyrtojë peshën dhe vlerën provuese që do t’i japë asaj prove.

Griep tregoi edhe për vazhdimin e masës së paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Ndërsa në rastin e Thaçit kundër administrimit të drejtësisë, tha se gjatë javës së kaluar janë bërë publike disa vendime në lidhje me aktakuzën në këtë rast, operacionet e bastisjeve dhe sekuestrimeve të kryera nga Prokuroria.

Kurse, për rastin e Salih Mustafës, ajo tregoi se dy raporte të administratores nga maji dhe korriku 2024 në lidhje me zbatimin e urdhrit për zhdëmtim, u bënë publike.

Griep tha se administratorja ka theksuar se viktimat kanë marrë një përqindje të caktuar të zhdëmtimeve që u janë akorduar. Ndërsa, hollësitë e tjera lidhur me këtë temë vazhdojnë të jenë konfidenciale.

Griep sërish përsëriti se ata nuk janë në pozitë që të japin informacione lidhur me ndonjë kërkesë apo ndonjë vendim lidhur me lirimin e përkohshëm të Thaçit në Kosovë pas vdekjes së babait të tij. Tha se çdo kërkesë është fillimisht konfidenciale dhe pasi të kryhen vizitat, zakonisht ato riklasifikohen në publike.

Griep gjatë kësaj konference ka njoftuar që më 4 mars, trupi gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për pranimin në prova të dokumenteve që lidhen me zonën e Shalës dhe Karadakut, pasi ato u vlerësuan si autentike dhe të lidhura ngushtë me lëndën.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacion

The post Heq dorë nga pjesëmarrja në proces një viktimë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Telegrafi.

Veseli, Selimi dhe Krasniqi ngushëllojnë nga Holanda për vdekjen e Haxhi Thaçit

17 March 2025 at 16:28

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nëpërmjet një telegrami ngushëllimi kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit.

Në telegram ngushëllimi, të publikuar nga Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ish-krerët e UÇK’së thonë se Haxhi Thaçi ishte bashkëpjesëmarrës në të gjitha proceset e lëvizjes kombëtare të shekullit të kaluar.

“E nderuara familja Thaçi, Me dhimbje morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe prindit tuaj të dashur, si dhe bashkëudhëtarit tonë në rrugën e lirisë, i cili nuk kurseu asgjë për jetën dhe lirinë.

Haxhi Thaçi, më shumë sesa vetëm prind i një prej themeluesve të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës, ishte edhe vetë bashkëpjesëmarrës i drejtpërdrejtë në të gjitha proceset e lëvizjes sonë kombëtare të shekullit të kaluar”, thuhet në telegram ngushëllimi.

“Ndarja e tij nga kjo jetë është jo vetëm dhimbje, por edhe kujtim dhe mesazh se njerëzit jetojnë dhe nuk shuhen nga kjo botë nëse i kanë shërbyer më shumë sesa vetvetes – nëse i kanë shërbyer së mirës, vendit, nderit dhe kombit të tyre.

Familjarëve të nderuar, të gjithë miqve dhe dashamirësve të Bacës Haxhi dhe familjes Thaçi, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta njerëzore, si dhe krenarinë për të. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, përfundon telegrami i ngushëllimit.

The post Veseli, Selimi dhe Krasniqi ngushëllojnë nga Holanda për vdekjen e Haxhi Thaçit appeared first on Telegrafi.

Iu vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

17 March 2025 at 12:49

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Vendimi është marrë më 13 mars 2025, nga kryetari i trupit gjykues Charles Smith III, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për të dy të akuzuarit, paneli i gjyqtarëve ka konstatuar se nuk ka mjaftueshëm informacione se ata mund të ikin nga drejtësia, mirëpo ekziston rreziku që ata të pengojë zhvillimin e procedurave të DhSK-së, si dhe të kryejnë krime të tjera.

Këto krime, sipas gjyqtarëve ka rrezik të kryhen ndaj atyre që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke përfshirë edhe dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë dëshmi gjatë ditëve në vijim.

Andaj, paneli ka konstatuar se asnjë prej kushteve alternative nuk mund të zbusin rreziqet ekzistuese përveçse ai i paraburgimit në objektet e DhSK-së.

ZPS-ja për Krasniqin dhe Selimin ka parashtruar se duke marrë parasysh të gjithë faktorët, paraburgimi ndaj tyre mbetet i arsyeshëm.

Po ashtu, edhe Paneli ka vlerësuar se ky rast është i ndërlikuar duke marrë parasysh natyrën e akuzave si dhe dënimet e mundshme e po ashtu edhe rreziqet e vazhdueshme për pengim të drejtësisë. Andaj, si rrjedhojë ka gjetur se paraburgimi ndaj Krasniqit dhe Selimit është i nevojshëm dhe i arsyeshëm për shkak të rrethanave specifike të rastit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimitdhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /Telegrafi/

The post Iu vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit appeared first on Telegrafi.

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

15 March 2025 at 10:59

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka mbushur sot 54-vjet. Ai po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

Selimit për vizitë i kanë shkuar bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti Selimi dhe koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, transmeton Telegrafi.

Mihali ka publikuar fotografi nga vizita në Hagë, ku ka shkruar se Selimi është çlirimtar prej së vërteti.

“Sot ia urojmë ditëlindjen e 54 shokut tonë Rexhep Selimi. Të presim sa më parë për ta rifilluar aktivitetin aty ku ta ndërprenë padrejtësisht. Të rrallë janë ata që kanë ditur historikisht ta mbrojnë pa bujë, pa vetmburrje, pa kërkimshpërblime, pa glorifikime e pa teprime pjesëmarrjen dhe drejtimin në luftëra të mëdha të popujve ku bëjnë pjesë”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka shtuar “Rexhep Selimi është padyshim më i shkëlqyeri ndër ta. Çlirimtar prej së vërteti”./Telegrafi/

The post Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin appeared first on Telegrafi.

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

14 March 2025 at 23:23

Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes.

Deri më 4 prill, kur është dita e fundit që Zyra e Prokurorit të Specializuara të paraqes të gjitha dëshmitë, sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara për Kosovën, janë të parapara të mbahen edhe 8 seanca.

Në konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes prokuroria kishte njoftuar se kanë arritur të konfirmojnë vetëm një dëshmitar, e nuk kanë treguar nëse kanë arritur të sigurojnë edhe të tjerë.

“Ju keni identifikuar saktë numrin e ditëve të procesit gjyqësor. Informacioni që kërkoni nuk është publik”.

Për avokatin e akredituar nga Specialja, Taulant Hodaj, përfundimi i afatit për prokurorinë, mund të sjellë edhe ndryshimin e masës së sigurisë për të akuzuarit, që janë në paraburgim nga viti 2020.

“Palët pasi të kryhen dëshmitarët e prokurorisë ka një bazë të arsyeshme ku mund të kërkojnë nga gjykata që merr një vendim tjetër mbi masën e sigurisë të paraburgimit, derisa të kryhet gjykimi, sepse një nga arsyet që janë në paraburgim janë për shkak të ndikimit në dëshmitarë të prokurorisë”, ka thënë Hodaj.

E, Amer Aliaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tregon për procedurën tutje të këtij procesi.

“Pas 4 prillit pala mbrojtëse ka të drejtë që të parashtrojë disa mocione për kundërshtimin e akuzave pas kësaj 10 ditë ka prokuroria që të jep kundërpërgjigje në këto mocione dhe lidhur me këto mocione gjykata e merr një vendim, nëse do të hedhet poshtë ndonjë akuzë.. me rregulloren e procedurës së provave pala tjetër që ka të drejtë të ftoje dëshmitarë është pala e dëmtuar…dhe pastaj vjen radha tek mbrojtja…”, ka thënë Aliaj.

Por, sipas ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, që ka qenë i angazhuar edhe në ekipin mbrojtës, ky proces gjyqësor është politik dhe i padrejtë.

“Kemi një proces të stërzgjatur dhe politik që është përcjell me padrejtësi, e i cili është përcjell me denigrim i cili është përcjell me vendime të padëgjuar në të drejtën ndërkombëtare dhe unë mendoj se kanë mbetur edhe pak muaj nga lirimi i krerëve të UÇK-së, sepse deri më tani prokuroria nuk ka arrit në asnjë pikë që të dëshmojë akuzat që i ka vendosur në aktakuzë”, ka thënë Artan Behrami.

Nga prilli i vitit 2023, kur edhe ka nisur procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadrit Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, janë dëgjuar në gjykatore 123 dëshmitarë, e shumë dëshmi të tjera janë dorëzuar në formë të shkruar.

Ish-krerët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. /Dukagjini/

The post Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë appeared first on Telegrafi.

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

27 February 2025 at 17:41

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka thënë se në një rast trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka parashtruar pyetje sugjestive për ta mbajtur dëshmitarin të fokusuar.

Sipas asaj që tha Griep, kjo është pasqyruar në vendimin për refuzimin e kërkesës së katër ekipeve mbrojtëse në këtë çështje për marrjen e masave për paanshmëri dhe mos t’i shkaktohet dëm mbrojtjes.

“Trupi gjykues përdori pyetje sugjestive që ta mbante dëshmitarin të fokusuar në pyetjen që po bëhej”, tha Griep.

Fillimisht, Griep tregoi se gjatë seancës përgatitore mbrojtja nuk ka kundërshtuar asnjë vendim të trupit gjykues dhe as nuk ka ngritur shqetësime lidhur me pyetjet e bëra nga trupi gjykues.

“Trupi gjykues vuri në dukje se prej tij nuk mund të pritet të shqyrtojë pretendime abstrakte, që nuk janë as të faktuara, as të hollësishme, dhe theksoi se mbrojtja nuk kundërshtoi asnjë vendim të trupit gjykues, as nuk ngriti shqetësime për anshmërinë, lidhur me pyetjet e bëra nga trupi gjykues. Trupi gjykues vuri në dukje më tej se Rregullorja nuk përcakton se sa kohë zgjasin pyetjet e trupit gjykues dhe theksoi se në shumë sisteme juridike pyetjet më të shumta bëhen nga gjykatësit”, tha ajo.

Zëdhënësja tha se trupi gjykues theksoi se mbrojtja nuk ka evidentuar asnjë pyetje që trupi gjykues ua bëri dëshmitarëve të përmendur në mocionin e mbrojtjes, që nuk ishte relevante apo nuk lidhej me kërkimin e të vërtetës.

Griep u shpreh se trupi gjykues ka theksuar se pyetjet e tyre mund të çojnë në prova inkriminuese ose shfajësuese apo që lidhen me besueshmërinë e një dëshmitari.

Ndërsa, për pretendimet për pyetje sugjestive, Griep tha se në vendimin e vet, trupi gjykues ka treguar se mbrojtja e ka dhënë vetëm një shembull për këtë.

Sipas Griep, trupi gjykues ka thënë se ata kanë përdorur pyetje sugjestive që ta mbanin dëshmitarin të fokusuar në pyetjet që po i bëheshin.

“Trupi gjykues e kujtoi disa herë që t’iu përgjigjej pyetjeve dhe, në këtë rast, trupi gjykues përdori pyetje sugjestive që ta mbante dëshmitarin të fokusuar në pyetjen që po bëhej. Trupi gjykues rikujtoi se është detyrë e tij të vlerësojë besueshmërinë e dëshmitarëve dhe mbështetshmërinë në dëshmitë e tyre. Kufizimi paraprakisht i pyetjeve nga trupi gjykues do të ishte ndërhyrje e rëndë në rolin e rupit gjykues si zbulues neutral i fakteve”, tha Griep, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, Griep tregoi se më 24 shkurt është autorizuar Prokuroria që të vazhdonte që provat e kërkuara nga një ekip mbrojtës t’i nxirrte edhe për ekipet tjera ashtu siç ndodhë zakonisht. Ndërsa, dy ditë pas, sipas saj, trupi  gjykues ka miratuar pjesërisht pranimin e disa provave materiale lidhur me organizimin e UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, duke u bazuar në autenticitetin dhe relevancën e tyre, si dhe duke marrë parasysh se pranimi i këtyre dokumenteve nuk i shkakton dëm mbrojtjes sipas konstatimit të trupit gjykues.

Ndërsa, me arsyetimin se disa prova materiale s’ishin autentike, Griep tregoi se trupi gjykues ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë të ZPS-së. Ajo tregoi se më 21 shkurt, është miratuar pjesërisht një mocion i ngjashëm i ZPS-së për prova që kanë të bëjnë me Zonën Operative të Llapit si dhe ishte urdhëruar ZPS-ja që të ndryshonte listën e provave jo më vonë se 28 shkurti 2025.

Griep përmendi faktin që më 19 shkurt 2025 është modifikuar dënimi ndaj Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, duke i liruara ata me disa kushte.

Ndërsa në çështjen ndaj Thaçit kundër administrimit të drejtësisë, Griep tregoi se më 25 shkurt 2025, Apeli ka miratuar kërkesën e Bashkim Smakajt dhe Fadil Faliut për zgjatje të afatit për t’iu përgjigjur apelimit të ZPS-së kundër vendimit për konfirmim të aktakuzës. Afati i fundit është vendosur më 3 mars 2025.

Ndryshe, sipas Griep, Apeli ka vënë në dukje se aspektet që apelohen mund të ndikojnë rrjedhimisht në rezultatet e procesit dhe është në interes të drejtësisë së mbrojtësve të Samakajt dhe Fazliut t’iu jepet kohë që të njihen me çështjen gjyqësore para se t’i përgjigjen apelimit të ZPS-së.

Ndërsa, gjyqtarja e procedurës paraprake në këtë rast, ka zgjatur afatin për dorëzimin e mocioneve paraprake me arsyetimin se Apeli ende s’ka marrë vendim lidhur me vendimin për konfirmimin e aktakuzës të apeluar nga Prokuroria.

Dorëzimi i mocioneve paraprake do të bëhet 21 ditë pasi Apeli do të vendos mbi ankesën e ZPS-së dhe në qoftë se konfirmohet aktakuza në tërësi sipas vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake.

Ndërsa ,në rast që Apeli vendos ndryshe, Griep tregoi se gjyqtarja do të lëshojë urdhër për datat dhe afatet përkatëse.

Ndër tjerash, Griep foli edhe për vendimin e Supremes për konfirmimin e vendimit të Apeli që Salih Mustafa të dënohet me 15 vjet burgim.

Kurse, sa i takon urdhrit për zhdëmtim të caktuar ndaj tij, Griep tregoi se gjyqtari që mbikëqyrë këtë proces ka urdhëruar mbrojtësin e viktimave dhe administratoren që të dorëzojë versionet e redaktuara publike të disa parashtrimeve që lidhen me këtë proces.

Si rrjedhojë, ai ka urdhëruar këto dy palë që të bëjnë parashtrime me shkrim nëse mendojnë se disa prej tyre nuk duhet të bëhen publike si dhe kur mund të jetë e mundshme që ato të publikohen.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

The post Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar” appeared first on Telegrafi.

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

24 February 2025 at 11:47

Ismet Tara, i njohur me nofkën “komandat Hoxha” është paraqitur sot në Hagë për të dëshmuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një moment gjatë seancës, Tara ka shkaktuar tensione duke kërkuar që t’i shfaqet një dokument i cili kishte shprehur shqetësimet e tij lidhur me përkthimet e dëshmisë së tij që e kishte dhënë për ZPS-në me 2019-ën.

“Mos më bëni prapë njësoj sikur në 2019. Unë jam në gjendje ti përgjigjem çdo prokurori sepse unë e kam thënë të vërtetën dhe dua ta them vetëm të vërtetën. Unë kam një kërkesë për gjyqtarin para se të dal prej këtuhit, pas kësaj dëshiroj prej gjyqtarit që të më paraqitet dokumenti ku unë kam ngritur dyshimet e mia në lidhje me intervistimet e mia të investiguesve në 2019, përndryshe prej këtij momenti unë nuk flas më asgjë”, ka thënë Tara.

Pas kësaj gjyqtari i fiku mikrofonin dhe iu drejtua “nuk do ta bëjmë këtë gjë sot, sot përgjigju pyetjeve, kur të përfundosh me dëshminë do ta japim mundësinë që të bësh një deklaratë”

Ndonëse iu kërkua nga kryegjyqtari ai serish insistoi që nuk do të flas pa iu paraqitur dokumenti.

“Unë prej këtij momenti në qoftë se ai dokument që ka ngrit shqetësimin tim që ka rreziku jetën time dhe të 10 familjarëve të mi dhe që mu në atë dokument jam përshkruar si tradhtar i kombit tim, UÇK-së e heronjve e dëshmorëve të mi unë nuk do të japi asnjë njohuri pa u shqyrtuar ai dokument dhe pa u pastruar komandat Hoxha. Prej këtij momenti nuk flas më asgjë”, tha Tara.

Pas kësaj gjytari urdhëroi 10 minuta pauzë. /Telegrafi/

The post Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë appeared first on Telegrafi.

Specialja pranon me shkrim dëshmitë e 9 dëshmitarëve në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

20 February 2025 at 18:43

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, konkretisht në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është marrë vendim që të pranohen në prova materiale dëshmitë e 9 dëshmitarëve me shkrim ashtu siç parashihen sipas rregullës 153.

Kjo u bë e ditur përmes konferencës javore nga zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle i cili tregoi se vendimi është marrë me 14 shkurt pasi ZPS-ja kishte kërkuar pranimin me shkrim të dëshmive të dhjetë dëshmitarëve.

Kjo rregull parasheh pranimin me shkrim të dëshmive të dëshmitarëve pa pasur nevojë të paraqiten në sallën e gjyqit në qoftë se dëshmitari nuk ka për të folur konkretisht lidhur me veprimet dhe sjelljen kriminale të të akuzuarve.

Sipas Doyle, mbrojtja nuk e kishte kundërshtuar pranimin e shtatë dëshmive por me disa kushte të cilat i ZPS i pranoi.

Ndërsa, për tri dëshmitë e tjera, Doyle tregoi se gjyqtari ka hedhur poshtë një dëshmi, pranoi të dytën ndërsa të tretën e pranoi me disa kushte.

Kurse, më 18 shkurt është hedhur poshtë një kërkesë e mbrojtjes së Thaçit që gjykata të detyrojnë Prokurorinë të thërras dy dëshmitarë për të cilët kjo e fundit kishte kërkuar që t’i hiqte nga lista e dëshmitarëve të vetë në shtator të vitit të kaluar.

“Gjykatësit rikujtuan se ata kishin ftuar Prokurorinë që të thjeshtonte paraqitjen e provave të saj dhe theksoi se Prokuroria ka thirrur tashmë disa dëshmitarë që kanë dëshmuar për të njëjtat fakte dhe rrethana për të cilat pritej të dëshmonin edhe dy dëshmitarët”, tha Doyle, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tregoi se në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së gjatë kësaj jave ka dëshmuar vetëm një dëshmitar që ka qenë me masa mbrojtëse për të cilin u tha që ka qenë i arrestuar dhe keqtrajtuar nga anëtarët e UÇK-së me 1998-ën.

Doyle gjithashtu shtoi se më 19 shkurt 2024, është mbajtur konferenca mbi ecurinë e çështjes në këtë rast ku ZPS-ja ka njoftuar që nuk do thërrasin dëshmitarë të tjerë pas 4 prillit 2025.

Duke folur për këtë rast, Doyle tregoi se paraburgimi ndaj Thaçit dhe Veselit është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.

Kurse në çështjen ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës, me 18 shkurt trupi gjykues ka lëshuar disa urdhra për t’u siguruar që sa më shumë informacione të bëhen publike por duke i mbrojtur në të njëjtën kohë dëshmitarët dhe viktimat.

Doyle tregoi edhe për faktin se gjyqtarit Gilbert Bitti iu është zgjatur edhe për një vit mandati për të mbikëqyrur zbatimin e urdhrit për zhdëmtim ndaj Salih Mustafës.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj konference, një gazetare kërkoi informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të Thaçit, për çka Doyle e informoi se për arsye private gjykata nuk mund të jep informacione për gjendjen shëndetësore të personave të paraburgosur dhe se kjo është detyrim ligjor.

Sipas Doyle, nxjerrja e informacioneve të tilla mund të bëhet vetëm me pëlqimin paraprak ne përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.

Doyle shtoi se nuk është e pazakontë që të akuzuarit të mungojnë në seanca gjyqësore kur nuk ndihen mirë ose kanë ankesa të vogla duke njoftuar se Thaçi është duke marrë pjesë në aktivitetet e rregullta ditore në objektin e paraburgimit.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

The post Specialja pranon me shkrim dëshmitë e 9 dëshmitarëve në rastin e Thaçit dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

30 January 2025 at 18:26

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e njohur si Gjykata Speciale ka njoftuar për ndryshime të mëtejshme në listën e dëshmitarëve në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas dokumentit të dorëzuar para Panelit të Dytë të Gjykatës, ZPS nuk do të mbështetet më në dëshmitë e disa dëshmitarëve, emrat e të cilëve nuk janë publikuar.

Po ashtu, disa dëshmi do të paraqiten me shkrim.

Pas këtyre ndryshimeve, vetëm gjashtë dëshmitarë mbeten për të cilët ende nuk është dhënë një njoftim ose një konfirmim për statusin e tyre.

“Me këto ndryshime të mëtejshme, vetëm gjashtë dëshmitarë mbeten për të cilët ende pritet një njoftim ose tregues tjetër i statusit. Kjo do të bëhet, siç është paraqitur më parë, sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar kohë të mjaftueshme për përgatitje”, thuhet në njoftim.

ZPS ka deklaruar se do të bëjë njoftimet e nevojshme në kohën më të përshtatshme për të mundësuar përgatitjen e duhur.

Kjo paraqitje është dorëzuar si konfidenciale në përputhje me Rregullën 82(4) të procedurave të Gjykatës Speciale./Telegrafi/

The post Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Telegrafi.

Dëshmitari mohon se informacionet që i përkisnin ZKZ-së ia përcillnin Kadri Veselit

29 January 2025 at 12:21

Dëshmitari Naser Krasniqi tha se sektori i Zbulim-Kundërzbulimit (ZKZ) ka qenë pothuajse fiktiv dhe që ato pak informacione që kanë ardhur nuk i janë përcjellë Kadri Veselit si shef i këtij sektori në UÇK.

Fillimisht, Krasniqi në intervistë për ZPS-në e kishte përshkruar rolin e tij si udhëheqës i ZKZ-së në Brigadën 121 si fiktiv, pasi emërimi i tij ishte vetëm për përmbushjen e strukturës formale dhe organogramit të UÇK-së. Edhe sot, në sallën e gjyqit dëshmitari e pohoi një gjë të tillë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari Krasniqi kishte thënë se detyra e çdo shërbimi inteligjence është që të mbledhë informacion dhe kjo ishte më shumë si përshkrim në organogramën e UÇK-së në atë kohë. Kishte shtuar se nuk kishte kapacitete sa u takon veprimeve konkrete në këtë shërbim.

Krasniqi kishte thënë se edhe në rastet kur kanë mbledhur ndonjë informatë të caktuar, e kanë përcjellë. Megjithatë, ai kishe shtuar që sa i kujtohet nuk kishte marrë ndonjëherë ndonjë informacion të rëndësishëm, pasi sipas tij kishin mundësi të kufizuara.

“Më kujtohet që e kam thënë një gjë të tillë”, tha dëshmitari, duke shtuar se edhe informacionet që janë sjellë në njësi nuk kanë qenë të rëndësishme dhe në rast që nuk do vinin këto pak informacione, shërbimi do të quhej fiktiv.

“Nuk ka qenë ndonjë informacion që i takon nivelit të shërbimeve informative apo Zbulim-Kundërzbulimit”, tha ai.

Krasniqi pohoi që në rast se merrej ndonjë informacion i tillë, i përcillej komandantit të Brigadës që në atë kohë ishte Haxhi Shala dhe nuk e kalonin më tej në hierarki.

Krasniqi u përgjigj me ‘pajtohem’ kur u pyet se a është e saktë të thuhet që informacionet nuk i janë përcjellë drejtpërdrejtë Kadri Veselit që ishte shef i ZKZ-së.

Dëshmitarit iu prezantua një vendim dhe ai mohoi se ka nxjerrë vendime të ngjashme që emëronin persona të caktuar për pozita të caktuara.

“As si komandant i ZKZ-së e as si komandant i Togut të Policisë Ushtarake. Konsideroj që është hera e vetme që është lëshuar ai vendim. Nuk do të thotë që emërtimi është i saktë. Këtu janë disa detyra që janë dhënë skuadrës së Policisë Pshtarake në Bellanicë për ruajtjen e rendit në ato rrethana”, tha dëshmitari. /BetimipërDrejtësi/

The post Dëshmitari mohon se informacionet që i përkisnin ZKZ-së ia përcillnin Kadri Veselit appeared first on Telegrafi.

Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

22 January 2025 at 17:30

Eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke ka thënë sot në Hagë se në raportin e autopsisë për disa viktima prej të cilave ai ka nxjerrë konstatime kishte diçka të pazakontë.

Dëshmitari pohoi se disa nga gjurmët e lëndimeve të marra me armë zjarri ndaj viktimave janë të palogjikshme dhe ka diçka të pazakontë. Ai gjithashtu pohoi se nuk ka pasur dhe nuk ka një diagram apo fotografi mbështetëse ku të mbështetet ai për përfundimet e tij.

“Duken të palogjikshme sepse plaga në hyrje dhe në dalje janë shumë afër. Plaga e hyrjes dhe e daljes është shumë e pazakontë. Kjo mund të ndodhë ndonjëherë- jo se nuk ndodhë, por habiten se pse nuk ka bërë asnjë koment patologu. Nëse do të shikoja një rast të tillë dhe do të hoja që këtu ka hyrë dhe këtu ka dal plumbi, mendoja me vete që kjo është e pazakontë dhe do të bëja një shpjegim për këtë. Mbase patologu ka pasur të drejtë në gjetjet e veta, por jam i befasuar se pse nuk është theksuar dhe pse nuk është thënë që është e pazakontë?! Pse nuk ka asnjë shpjegim për këtë?!”, tha Clarke.

Ai tha se është e mundur që këto konstatime të jenë të sakta, megjithëse mund të duken të pazakonta por ai shtoi se mund të ndodhë edhe e kundërta që ato të jenë të gabuara.

Ndërsa, në një pjesë të raportit ku kishte të bënte me kohen e realizimit të autopsisë, dëshmitari pohoi se duhet të gjurmohen gjurmët e të shtënave me armë dhe se ky nuk ishte një proces i thjeshtë.

“Është proces mjaftë i vështirë”, tha Clarke.

Si rrjedhojë, ai pohoi se duhet të bëhen shumë investigime dhe shumë prova për të konstatuar se hyrje-daljet janë të sakta.

Ai pohoi se në mendimin e tij është e pazakontë që doktori që i ka kryer autopsinë këtyre pesë trupave, si proces e ka përfunduar brenda gjysmë dite.

“Unë personalisht mendoja që në këto raste të paktën për një trup do të duheshin disa orë dhe të them të drejtën që të bëhen vlerësimi i këtyre trupave njëri pas tjetrit mbase mund të ketë dikush mundësinë të bëjë gjëra të shkëlqyera. Megjithatë, çështja është se kur ekzaminon më shumë se dy-tre trupa atëherë fillon e harron gjërat. Domethënë duket më e vështirë në bërjen e projeksioneve të duhura. Me ç’duket ai ia ka dal që të bëjë këtë punë. Kurse, mua personalisht më bën përshtypje, me duhet ta pranoj”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Megjithatë, ai shtoi se është habi se si patologu e ka përfunduar autopsinë e këtyre personave aq shpejtë. E gjithashtu ai pohoi se duke e parë një numër aq të madh të plumbave që supozohet që është shtënë mbi trupat, do priste që kolegu i tij patolog që bëri autopsinë të gjente ndonjë prej tyre në trupa.

Ai pohoi se është i befasuar nga fakti që nuk është gjetur asnjë plumb dhe as ndonjë mbetje të tyre.

“Po, është befasuese dhe mund ta them edhe sot këtë gjë. Është shumë e çuditshme sepse duket se nuk ka bërë as përpjekje për t’i kërkuar pjesëzat e plumbave. Është e çuditshme dhe me duhet  ta them edhe njëherë. Duke parë numrin e konsiderueshëm në personin që kam parë unë të qëlluar me armë zjarri dhe duke marrë parasysh përvojën time, plumbat janë barut që përshkruajnë trupin me një shpejtësi të jashtëzakonshme, kështu që është e çuditshme një gjetje e tillë”, tha Clarke.

Clarke tha se këtë e bazon edhe në përvojën e tij në ekzaminimin e shumë trupave që janë qëlluar me armë zjarri.

Sipas avokates së Veselit, Ann Rowan, dëshmitari kishte thënë se duhet të ngrihen dyshime sa i takon mavijosjeve të pretenduara dhe interpretimit për shkakun e këtyre mavijosjeve.

Dëshmitari pohoi se dyshimi i tij është nëse konstatimet për mavijosen janë të vërteta.

Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjet e avokates, dëshmitari pohoi se që si rezultat i asaj që ka parë në raportin e autopsisë, ai pyet vetën në qoftë se këta trupa kanë pasur apo jo mavijosje.

Në anën tjetër, dëshmitari pohoi se shqetësimi i tij tjetër është me interpretimin që i ka bërë patologu gjetjeve për mavijoset.

Ndonëse në raport nuk ishin përshkruar koha kur mund të kenë ndodhur mavijoset, dëshmitari pohoi se është e pazakontë që simetria e mavijosjeve te jetë shumë e ngjashme nga një trup me tjetrin.

Dëshmitari pohoi se sa i takon distancës së përdorimit të armëve nuk mund të konstatohet për shkak se sipas tij nuk ka djegie të përshkruar në plagë që mund të tregonte distancën në më pak së një metër.

Megjithatë, avokatja i tha dëshmitarit se sipas raportit ka prani të copëzave të barutit të padjegur në trupat e viktimave.

“Nëse e shtëna do të bëhej nga larg nuk do të gjendeshin mbetje baruti tek personi”, tha dëshmitari.

The post Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme appeared first on Telegrafi.

Akuzat për ndërhyrje te dëshmitarët mund t’i kushtojnë shtrenjtë Hashim Thaçit

16 January 2025 at 09:25

Akuzat për pengim të drejtësisë dhe manipulim të dëshmitarëve kundër Hashim Thaçit mund të rezultojnë të kushtueshme për ish-presidentin e Kosovës nëse ai përfundimisht shpallet fajtor në rastin e krimeve të luftës kundër tij, thonë ekspertët ligjorë. Një ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, Thaçi e nisi këtë vit […]

The post Akuzat për ndërhyrje te dëshmitarët mund t’i kushtojnë shtrenjtë Hashim Thaçit appeared first on Reporter.al.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë

13 January 2025 at 14:28

Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçit, dhe të tjerëve të akuzuar për bashkëveprim në krime lufte ka në listë edhe 72 dëshmitarë për të përmbyllur çështjen e saj. Megjithatë në mars do të vendoset nëse prokuroria do të shtojë dëshmitarë të rinj në listën e saj fillestare prej më shumë se 320.

Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara pritet të vendos në mars nëse do të thërras dëshmitarë shtesë, në rastin e ish-krerëve të lartë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të akuzuar për bashkëveprim në krime lufte.

Për 72 dëshmitarët e mbetur, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Grip, i ka thënë Radio Kosovës se në konferencat e ardhshme statusore do të vendoset se sa prova do të pranohen me shkrim dhe sa dëshmitarë duhet të paraqiten në gjykatë, përderisa avokati i viktimave gjithashtu do të paraqes rastet e tyre.

“Prokurori specialist, natyrisht, mund të vendosë edhe heqjen e dëshmive shtesë. Së pari, dhe më kryesorja, ekipet e mbrojtjes do të pyeten nëse duan të paraqesin një kërkesë për heqjen e disa ose të gjitha akuzave”, ka thënë Griep.

Avokati, Lluka Misetic, që kryeson ekipin e mbrojtës së ish presidentit, Hashim Thaçi, i ka thënë Radio Kosovës se nuk kanë paraqitur ende listën e dëshmitarëve që duhet të hiqen dhe as dëshmitarëve të mbrojtjes. Në këtë pikë, palët ende janë të fokusuara të sigurohen se prokuroria të mund ta mbyllë çështjen e saj brenda afatit të rënë dakord në prillit të këtij viti.

Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara në Hagë kishte paraqitur një listë të dëshmitarëve të prokurorisë me 323 dëshmitarë nga të cilët deri më tani kanë dëshmuar, 110 persona në sallën e gjykatës apo kanë qenë në dispozicion për t’u marrë në pyetje. Gjithashtu 86 dëshmi janë pranuar vetëm në formë të shkruar, përderisa 55 dëshmitarë të tjerë janë hequr nga lista fillestare./rtk/

The post Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë appeared first on Telegrafi.

❌
❌