Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Çfarë ndodhi në Sarandë? Policia jep dinamikën, tre të rinjtë tentuan të sfidojnë efektivët. Sekuestrohet makina luksoze

12 July 2025 at 09:20

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, operacioni policor i koduar “Diving”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma.

Vihen në pranga 3 shtetas, mes tyre edhe një person në kërkim për vepra të rënda penale.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche”.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Diving”.

Si rezultat, në lagjen nr. 1, rruga “Butrinti”, Sarandë, u ndalua për kontroll automjeti luksoz tip “Porsche”, me të cilin udhëtonin 3 shtetas. Gjatë veprimeve, njëri prej tyre, shtetasi E. D., tentoi të largohej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma e zjarrit, me qëllim humbjen e provave. Por falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi.

Gjithashtu, nga punonjësit e Policisë Sarandë u bë e mundur, brenda një kohe shumë të shkurtër, gjetja e çantës me armën që ky shtetas tentoi të fshihte duke e hedhur në det.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Një 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

• Një 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

• Një  27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Arma e zjarrit (pistoletë), municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

Rama publikon pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

12 July 2025 at 09:13

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga lumi Buna teksa njoftoi se ka përfunduar me sukses të faza e dytë e pastrimit në zonën e Dajlanit, në Shkodër.

Shefi i qeverisë shprehet se pas shumë vitesh, lumi tashmë rrjedh i lirë në shtratin e tij natyral, si rezultat i ndërhyrjeve të realizuara në dy faza të ndryshme.

“Mirëmëngjes dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Projekti i pastrimit të shtratit të lumit Buna nisi me një fazë të parë që përfshinte heqjen e rrjetave dhe pinarëve elementë që pengonin rrjedhën natyrore të ujit dhe dëmtonin ekosistemin lokal.

Kurse faza e dytë, e përfunduar së fundmi, u përqendrua në largimin e strukturave metalike dhe objekteve të tjera të mëdha/ abcnews.al

Franca nis hetim ndaj rrjetit social X për manipulim të algoritmeve

12 July 2025 at 08:57

Autoritetet franceze kanë nisur sot një hetim ndaj rrjetit të medias sociale X me akuza se ka manipuluar algoritmet për të lehtësuar “ndërhyrjen e huaj”.

Prokurorja Publike e Parisit, Laure Beccuau, ka konfirmuar se hetimi është hapur më 9 korrik pas ankesave të paraqitura në janar 2025 nga një ligjvënës francez dhe një zyrtar i lartë nga një institucion publik, thonë mediat franceze, të cilat citojnë një deklaratë nga zyra e prokurorit.

Ankesat akuzojnë X-in për manipulimin e algoritmit të tij për qëllime të ndërhyrjes së huaj, si dhe për të përhapur përmbajtje politike urrejtëse dhe raciste që synojnë shtrembërimin e debatit demokratik në Francë.

Beccuau ka thënë se Xhandarmëria Kombëtare është ngarkuar me hetimin e rrjetit X si një entitet ligjor, si dhe të “individëve” që e menaxhojnë atë, pa përmendur pronarin e tij, Elon Musk.

 

Aksidenti i rëndë në autostradë/ 18-vjeçari humb kontrollin e mjetit, vdes pasagjeri 19-vjeçar. Dy të tjerë të lënduar

12 July 2025 at 08:25

TIRANË- Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, një 18 vjeçar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, një 19 vjeçar , ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave./abcnews.al

Rrëzimi i avionit “Air India”/ Publikohet raporti i hetimit paraprak, çfarë ndodhi?

12 July 2025 at 08:15

Është publikuar hetimi paraprak për rrëzimin e avionit të fluturimit 171 të Air India.

Siç shkruan BBC,  raporti thotë se të dy motorët e aeroplanit humbën shtytjen pasi dy çelësat e kontrollit të karburantit u zhvendosën nga pozicioni i ndërprerjes menjëherë pas ngritjes.

Në regjistrimet zanore në kabinën e pilotit, dëgjohet një pilot duke i pyetur tjetrin “pse e bëre ndërprerjen?” – tjetri thotë se nuk i lëvizi ata.

Hetime të mëtejshme janë duke vazhduar dhe një raport përfundimtar pritet brenda një viti, thotë raporti paraprak.

Raporti nuk nxjerr asnjë përfundim dhe ka ngritur pyetje të reja në lidhje me çelësat e kontrollit të karburantit dhe çfarë i shkaktoi ata të ndryshonin pozicionin.

Më 12 qershor, të paktën 260 persona humbën jetën pasi një avioni i Air India me destinacion Londrën u përplas me pesë ndërtesa pranë aeroportit të Ahmedabad pak sekonda pas ngritjes.

Fenomeni kozmetik “dupe”, një rrezik i përhershëm shëndetësor

12 July 2025 at 08:03

Larg nga ofertat e reklamuara, “kopjet” kozmetike – kopje pak a shumë diskrete të produkteve të markave të njohura për kujdesin e lëkurës, makijazhin ose kremrat kundër diellit – të shitura me çmime të ulëta në internet, pasi mund të jenë të rrezikshme për shëndetin, paralajmërojnë profesionistët e industrisë.

Kujdes nga kopjimet!

Në median sociale, veçanërisht në TikTok, disa qindra mijëra video të grave të reja nxjerrin në pah gjetjet e tyre të fundit si “kopje” të produkteve ekzistuese kozmetike.

Fondatina, buzëkuqi, kremi hidratues ose kremi kundër diellit supozohet se arrijnë të njëjtat rezultate si produktet e tyre origjinale, për më shumë se gjysmën e çmimit.

”Një kushëri i falsifikimit, fenomeni është më delikat dhe nganjëherë i vështirë për t’u identifikuar”, thotë Xavier Guéant, drejtor i çështjeve ligjore në Federatën e Kompanive të Bukurisë (FEBEA).

”Por këto produkte, në rritje në numër dhe gjithnjë e më të popullarizuara në mesin e konsumatorëve të rinj, përfaqësojnë një rrezik për shëndetin”, pohon ai.

Objektivi i federatës janë produktet e shitura në platformat e tregtisë elektronike jashtë Bashkimit Evropian, kryesisht në Azi, të tilla si ”Temu”, ”Shein” ose ”AliExpress” dhe të prodhuara jashtë çdo kuadri rregullator për higjienën ose kontrollin e cilësisë.

Sipas një studimi të ”C-Ways” të kryer për FEBEA-n, në mars 2025, 31% e francezëve kishin blerë një kopje të tillë.

Por, 96% e tyre nuk janë në dijeni të rreziqeve.

Metalet e rënda ose ftalatet
“Në Francë, sistemi është rigoroz. Por sapo largohemi nga ky kuadër dhe furnizohemi nga vende ku nuk ka kontrolle, e ekspozojmë veten ndaj rreziqeve të shumta”, shpjegon Stéphane Pirnay, ekspert i toksikologjisë dhe drejtor i kompanisë ”Expertox”.

”Përveç rrezikut të alergjenëve, produktet me cilësi të dobët mund të përmbajnë substanca toksike, të ndaluara ose që tejkalojnë kufijtë e autorizuar, të cilat mund të paraqesin rreziqe reale për shëndetin”, këmbëngul ai.

Toksikologu paralajmëron gjithashtu për një rrezik kimik, pasi disa produkte të testuara përmbajnë rregullisht metale të rënda ose ftalate, substanca kimike që konsiderohen si prishës endokrinë.

Një rrezik tjetër i identifikuar është një rrezik infektiv, pasi disa produkte të studiuara mund të përmbajnë patogjenë të shumtë.

“Jemi vërtet të habitur kur shohim të gjitha gjërat që mund të gjejmë në falsifikimet në përgjithësi si papastërti, gurë, jashtëqitje, pendë zogjsh”, liston Pirnay.

Laurence Coiffard, një profesor i farmacisë në Fakultetin e Nantes i specializuar në kozmetologji, ka studiuar kremrat e diellit që shiten në këto platforma.

Me ekipin e saj, ajo analizoi dy produkte të falsifikuara që pretendonin SPF 50+, si dhe disa kopje.

Rezultati? “Asnjë nga këto produkte nuk përmbante filtra UV”, zbulon ajo.

“Prandaj, ato nuk ofrojnë mbrojtje kundër rrezeve UV dhe ekziston një rrezik i madh në përdorimin e tyre”, paralajmëron ajo edhe pse ekspozimi në diell është shkaku kryesor i kancerit të lëkurës.

Sipas një studimi të publikuar nga Organizata Evropiane e Konsumatorit (BEUC) në shkurt, më shumë se 80% e produkteve të testuara të blera në ”Temu” nuk ishin në përputhje me legjislacionin evropian.

Për kozmetikën, shkeljet më të rëndësishme përfshinin lista përbërësish që mungonin ose ishin të pasakta, duke e bërë të pamundur të dihej se çfarë përmbanin në të vërtetë produktet.

Me lançimin e TikTok Shop në Francë në mars (i cili lejon që blerjet të bëhen direkt brenda aplikacionit), Xavier Guéant ka frikë se kjo lidhje më e drejtpërdrejtë midis shitësit dhe blerësit mund t’u sjellë dobi mashtruesve dhe falsifikuesve.

Së bashku me FEBEA-n, ai bën thirrje për forcimin e kuadrit ligjor për të “sqaruar zonat gri” dhe për të rritur burimet e dedikuara për zbatimin e ligjit.

Belgjika planifikon t’u heqë shtetësinë personave të dënuar për krime të rënda

12 July 2025 at 07:48

Qeveria belge arriti sot një marrëveshje për të futur një reformë ligjore që lejon heqjen e shtetësisë belge për individët e dënuar për krime të rënda, si krimi i organizuar, vrasja ose krimet seksuale.

Ministrja e Drejtësisë Annelies Verlinden tha se reforma synon ata që kanë fituar shtetësinë belge brenda 15 viteve para kryerjes së veprës penale, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

“Kushdo që është fajtor për krime të rënda që minojnë themelet e shoqërisë sonë mund të humbasë shtetësinë belge”, tha ajo, duke shtuar se reforma synon të “dërgojë një sinjal të fortë”.

Sipas rregullave të reja, gjyqtarët do të duhet të marrin në konsideratë automatikisht heqjen e shtetësisë në rastet e terrorizmit që përfshijnë shtetas të dyfishtë, edhe nëse prokuroria nuk e kërkon këtë.

Ndërsa gjykatat mund të vendosin përfundimisht të mos heqin shtetësinë, ato duhet të japin justifikim të qartë nëse pasojat konsiderohen “të paarsyeshme dhe joproporcionale”.

Për vepra të tjera të rënda penale, duke përfshirë vrasjen, veprat penale seksuale ose krimin e organizuar, shtetësia mund të revokohet vetëm në raste specifike kur krimet përbëjnë kërcënim themelor për shoqërinë.

Reforma gjithashtu prezanton një afat 15-vjeçar për ngritjen e rasteve të tilla.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

12 July 2025 at 07:30

Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan.

Kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten dukshëm në mëngjes, por lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 34 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor; kjo do të bëjë që deti të jetë me dallgëzim të ulët.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

12 July 2025 at 07:00

Dashi

Do keni debate te zjarrta gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar. Beni kujdes me çdo fjale qe do nxirrni nga goja. Beqaret do kenë një dite mjaft romantike dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Do iu duket vetja si ne ëndërr. Financat do jene shume te stabilizuara për shkak se ju do tregoheni te arsyeshëm dhe largpamës.

Demi

Mos u mbyllni ne vetvete sot pas çdo problemi qe do keni ne jetën tuaj ne çift, por flisni hapur me partnerin dhe gjejuni një zgjidhje atyre qe iu mundojnë. Beqaret do marrin deklarata te bukura dashurie dhe do e ndryshojnë tërësisht jetën. Ne planin financiar fatmirësisht do keni fat dhe sukses. Situata do ketë përmirësime te menjëhershme.

Binjaket

Perspektivat për jetën ne çift janë te mira sot, sidomos për ata qe kane shume cite se bashku. Ne mbrëmje do ndodhe edhe diçka e mrekullueshme qe askush nuk e kishte menduar. Edhe jeta sentimentale e beqareve do ketë ndryshime rrënjësore. Financat do vazhdojnë te jene te mbrojtura. Do ndiheni te qete edhe ne këtë sektor.

Gaforrja

Te dashuruarit do kenë një dite pozitive, por pa asgjë te jashtëzakonshme. E rëndësishme është qe do ndihen mire. Nëse jeni ende vetëm duhet te reflektoni me kujdes gjate kësaj dite për atë qe doni me te vërtetë te bëni. Mos u ndikoni aspak nga fjalët e te tjerëve. Financat do jene here pas here problematike për shkak te disa shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

Luani

Jeta ne çift nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Do keni here pas here debate te zjarrta dhe asnjeri pre jush nuk do tregohet i gatshëm te hape rruge. Beqaret mezi do presin te marrin propozime dhe do hidhen ne krahët e te parit qe do iu dale para syve. Kujdes! Ne planin financiar problemi juaj nuk është te fitoni sa me shume para, por te dini si te mos shpenzoni pa limit.

Virgjeresha

Dashuria për çiftet nuk do ece me se miri sot. Nuk do jeni aspak ne humor edhe për te marre vendime te rëndësishme. Nuk Beqaret do takojnë persona interesante ne dukje, por me te cilët nuk do mund te krijojnë dot një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar do jeni largpamës dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim pa pare njëherë gjendjen e financave.

Peshorja

Do njiheni me disa persona te rinj gjate kësaj dite dhe kjo mund t’ua turbulloje paksa mendjen juve qe jeni ne një lidhje. Kujdes mos bëni gabime sepse do pendoheni shpejt. Beqaret do jene te pafat dhe nuk do arrijnë dot as sot te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do i keni te mira. Rrini te qete dhe mos u merrni me problemet e te tjerëve.

Akrepi

Dite perfekte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te pafundme kështu qe duhet shfrytëzuar çdo minute deri ne maksimum. Beqaret do kenë goxha ftesa dhe propozime, por duhet te mendohen mire para se te hedhin çdo hap. Ne planin financiar do jeni mjaft te organizuar dhe nuk do hidhni asnjë hap te nxituar.

Shigjetari

Saturni do jete planeti qe do influencoje jetën sentimentale te çifteve dhe mund te sjelle disa mosmarrëveshje. Kujdes sepse po e tepruar me kokëfortësinë situata mund te dale jashtë kontrollit. Beqareve do iu buzëqeshë fati gjate kësaj dite. Përgatituni për emocione te mëdha. Financat do fillojnë dalëngadalë te përmirësohen. Mos prisni ne pasuroheni menjëherë.

Bricjapi

Sa here te kini debate dhe probleme ne çift do preferoni te largoheni dhe te distancoheni sot. Ne fakt kjo nuk është gjeja me e mire qe mund te bëni. Kujdes edhe me xhelozinë. Beqaret nuk do jene me fat kështu qe sado qe ta kërkojnë princin e kaltër nuk do mund ta gjejnë dot. Ne planin financiar do jeni me fat, por edhe do tregoheni shume te kujdesshëm me shpenzimet.

Ujori

Nuk do besoni aspak tek partneri juaj sot dhe kjo mund te sjelle ndonjë debat me te. Nëse keni pasur probleme qe me herët situata do vazhdoje te jete e turbullt. Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe te shfrytëzojnë çdo mundësi qe do iu jepet për takime. Ne planin financiar duhet shmangur çdo operacion i rrezikshëm. Situata nuk do jete aspak e favorshme.

Peshqit

Jeta ne çift do jete shume e mire dhe e mbushur me momente te këndshme sot. Partneri do mundohet ne çdo moment t’ua beje qejfin. Beqaret nuk do realizojnë takimet qe kane ëndërruar dhe do mbeten serish vetëm. Kjo nuk do te thotë qe do vuajnë sepse miqtë nuk do i lënë te mërziten. Gjendja financiare do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat.

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

By: e xh
12 July 2025 at 09:52

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma, finalizohet operacioni policor i koduar “Diving”.

Operacioni është kryer nga komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ku është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Nga ky operacion janë vënë në pranga 3 shtetas, mes tyre edhe një person në kërkim për vepra të rënda penale. Ndërkohë sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche”.

‘Si rezultat, në lagjen nr. 1, rruga “Butrinti”, Sarandë, u ndalua për kontroll automjeti luksoz tip “Porsche”, me të cilin udhëtonin 3 shtetas. Gjatë veprimeve, njëri prej tyre, shtetasi E. D., tentoi të largohej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma e zjarrit, me qëllim humbjen e provave. Por falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi.

Gjithashtu, nga punonjësit e Policisë Sarandë u bë e mundur, brenda një kohe shumë të shkurtër, gjetja e çantës me armën që ky shtetas tentoi të fshihte duke e hedhur në det.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.D., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

I. G., 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

B. C., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”. Arma e zjarrit (pistoletë), municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

By: e xh
12 July 2025 at 09:37

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar për përfundimin me sukses të fazës së dytë të pastrimit në zonën e Dajlanit, në Shkodër.

Gjithashtu kryeministri shkruan se pas shumë vitesh, lumi tashmë rrjedh i lirë në shtratin e tij natyral, si rezultat i ndërhyrjeve të realizuara në dy faza të ndryshme.

 “Mirëmëngjes dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.

Pastrimi i shtratit të lumit Buna si projekt nisi me një fazë të parë që përfshinte heqjen e rrjetave dhe pinarëve, elementë që pengonin rrjedhën natyrore të ujit dhe dëmtonin ekosistemin lokal.

Ndërkohë faza e dytë u përqendrua në largimin e strukturave metalike dhe objekteve të tjera të mëdha, të cilat kërkonin ndërhyrje të specializuar dhe pajisje specifike.

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

By: e xh
12 July 2025 at 09:21

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian të Femrave. Lojtarja me origjinë nga Kosova përballet shpesh me armiqësi në rrjetet sociale.

“Ende nuk mund ta kuptoj plotësisht se si ndodhi. Pulsin e kisha ndoshta 200”, tha Riola Xhemaili pas fishkëllimës për përfundimin e ndeshjes. “Është një ëndërr.”Me golin e saj që e bëri në kohën shtesë 1-1 rezultatin në ndeshjen kundër Finlandës, lojtarja zvicerane me origjinë kosovare parandaloi eliminimin e Zvicrës në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian EURO 2025.

Tani skuadra zvicerane e futbollit të femrave është për herë të parë mes tetë skuadrave më të mira në një Kampionat Evropian. Në çerekfinale ajo të përballet me Spanjën ose Italinë. “Ky është moment historik”, tha trajnerja e kombëtares së Zvicrës, suedezja Pia Sundhage.

Xhemaili shënon golin vendimtar

“Që kur po bëja nxehjen po mendoja: ‘Pia, më fut në fushë, ndihem mirë’”, tha Xhemaili. “E dija që do ta shënoja atë gol.” Trajnerja Sundhage e zëvendësoi 22-vjeçaren në minutën e 82-të. Në këtë moment zviceranet ishin 1-0 në disavantazh kundër Finlandës. Humbja do të thoshte eliminim nga Kampionati Evropian.

Dhjetë minuta pasi hyri në fushë, Xhemaili jo vetëm që i çoi në eufori 26,388 spektatorët në stadiumin e Gjenevës, por dhe të gjithë Zvicrën: Pas një krosimi të mprehtë të Géraldine Reuteler, ajo ishte në vendin e duhur dhe shënoi gol në portën finlandeze nga një distancë prej katër metrash.

Rrugë jo e lehtë

Karriera e Riola Xhemailit sifutbolliste nuk ishte e lehtë. Pas dy vitesh të mira në klubin gjerman të Bundesligës, SC Freiburg, lojtarja zvicerane u transferua në vitin 2023 në klubin kryesues VfL Wolfsburg. Por atje ajo nuk mundi të afirmonte veten.

Në vitin 2024 klubi Wolfsburg e huazoi Xhemailin te klubi holandez PSV Eindhoven. Aty ajo pati një nisje të shkëlqyer: me 14 gola dhe gjashtë pasime që përfunduan në gola ajo luajti një rol kyç që sezonin e kaluar PSV Eindhoven u bë nënkampione pas FC Twente. Shpërblimi: Eindhoveni ia shndërroi e Riola Xhemailit kontratën e huazimit në  kontratë të përhershme deri në vitin 2028.

Por trajnerja e ekipit kombëtar zviceran, Pia Sundhage, e mbajti atë në pritje për një kohë të gjatë. Vetëm në fillim të qershorit ajo e aktivizoi sulmuesen për herë të parë këtë vit në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Norvegjisë. Pas kësaj Riola Xhemaili u bë më në fund pjesë e skuadrës së Kampionatit Evropian.

Me vëllain binjak në një ekip

Riola Xhemaili është lindur në Solothurn në vitin 2003. Si shumë shqiptarë të Kosovës edhe prindërit e saj kishin emigruar në Zvicër. Shumë lojtarë kyç në ekipin kombëtar zviceran të meshkujve kanë gjithashtu rrënjë kosovare, ndër ta dhe yjet e Bundesligës Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

“Karriera ime filloi në volejboll dhe ishte rastësi që futbolli më hyri në zemër”, thotë Xhemaili.

“Kjo ndodhi kur po shikoja vëllain tim binjak, Rion Xhemaili. E pashë kur luante me teknikën e tij të mirë dhe shpirtin e tij luftarak.”

Në fillim, binjakët stërviteshin së bashku në një ekip fëmijësh të Solothurnit. Pastaj shtigjet e tyre të futbollit u ndanë. Vëllai Rion tani luan për ekipin e të rinjve të klubit zviceran të kategorisë së parë FC Winterthur.

Komente plot urrejtje në rrjetet sociale

Në vitin 2020 Riola Xhemaili debutoi për ekipin kombëtar të Zvicrës. Meqenëse ai vendosi të luajë për Zvicrën, ku ishte lindur, në vend të ekipit të Kosovës, futbollistja ende sulmohet shpesh në rrjetet sociale.

Ajo kërcënohet rregullisht dhe familja e saj fyhet, shkroi Xhemaili në Instagram në gusht të vitit 2024: “Unë luaj për Zvicrën për të treguar se jam mirënjohëse që jam rritur në një vend kaq të mrekullueshëm.” Më tej ajo sqaron: “Rrënjët e mia janë nga Kosova. Kjo do të mbetet gjithmonë kështu dhe nuk do të ndryshojë kurrë. Ne të gjithë duhet të ndajmë të njëjtat vlera dhe të mos përhapim urrejtje të panevojshme.” DW

 

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

By: e xh
12 July 2025 at 09:16

Gjatë dimrit një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil. Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept për të paktën restaurim të pjesshëm të sistemit shumë kompleks.

Rusia i ka shtuarsulmet kundër Ukrainës në mënyrë masive, po në shkurt lajmi nga vendi i shkatërruar nga lufta tronditi të gjithë Evropën.  Një dron kamikaz rus, prodhim iranian kishte rënë në Çernobil. Më saktësisht në bllokun 4 të reaktorit të centralit bërthamor të çaktivizuar. Kjo rizgjoi kujtimet e errëta të vitit 1986, kur në atë reaktor ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor në historinë e njerëzimit.

Dëmtime të rënda

Droni dëmtoi guaskën mbrojtëse që kishte mbrojtur reaktorin që nga viti 2019 dhe kishte për qëllim të parandalonte daljen e radioaktivitetit. Ky lajm u harrua shpejt sepse ekspertët nuk mundën të matnin ndonjë rritje të radioaktivitetit në reaktor. Megjithatë, ndikimi i dronit pati pasoja të rënda. Droni depërtoi murin e jashtëm prej çeliku të rrethimit mbrojtës, i njohur në zhargonin teknik si “Mbyllja e Re e Sigurt”-“New Safe Confinement”. Rreth nëntë metra më poshtë është edhe një mur i brendshëm – pjesë të dronit gjithashtu e depërtuan atë. Megjithatë, hapësira midis dy mureve luajti një rol vendimtar në konceptin e sigurisë.

Ekspertët vendas mendojnë se mbulesa mbrojtëse, ndërtimi i së cilës kushtoi mbi dy miliardë euro, ndoshta nuk do të funksionojë dot më siç ishte planifikuar. Riparimi i plotë ka gjasa të kryhet, tha për portalin gjerman, tagesschau.de Artem Siryj, menaxher i operacioneve në mbulesën mbrojtëse, por sigurimi i burimeve financiare ndoshta nuk do të jetë i mundur.

Ndërkohë specialistë nga Ukraina dhe ndërkombëtarë kanë zhvilluar një koncept për mbylljen e vrimave dhe të paktën mbylljen hermetike të murit të brendshëm, tha Siryj. Kjo do të sigurojë mbrojtje të mirë. Siryj shpreson që punimet të fillojnë këtë vit. Mbulesa aktuale mbrojtëse u financua nga një fond i kontribuar nga vendet donatore dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Zyrtarët në Ukrainë shpresojnë për mbështetje të mëtejshme nga BERZH. DW

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

By: e xh
12 July 2025 at 09:13

Sipas të dhënave të OHCHR-së gjatë 10 javëve të fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 798 vetë në përpjekje për të marrë ndihma humanitare.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) njofton se që nga fundi i muajit maj në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 798 vetë, që po përpiqeshin të merrin ndihma.

Sipas zëdhënëses së OHCHR-së, Ravina Shamdasani, 615 prej këtyre vdekjeve janë regjistruar në ose pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave humanitare që operohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili mbështetet nga SHBA dhe Izraeli.

Krime mizore

Ravina Shamdasan tha se OHCHR është sidomos e shqetësuar në lidhje me “krimet mizore që kryhen aty ku njerëzit rrinë në radhë për të marrë ndihma jetike, siç janë ushqimet”.

“Gati 800 vetë janë vrarë ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma”, tha ajo. “Dhe shumica e të plagosurve kanë plagë nga të shtëna me armë zjarri,” shtoi ajo.

183 persona të tjerë janë vrarë “me sa duket pranë konvojeve të ndihmave” të OKB-së dhe të organizatave të tjera të ndihmave në Territoret Palestineze, u tha ajo gazetarëve në Gjenevë.

Cili është roli i GHF-së?

Veprimtaria e GHF-së, e cila ka paralizuar në fakt rrjetin e gjerë të shpërndarjes së ndihmave të OKB-së në Gazë, është shoqëruar nga skena kaotike dhe është dëmtuar prej raportime pothuajse të përditshme për forcat izraelite që qëllojnë mbi civilët që përpiqen të marrin ndihmë.

Shifrat e publikuara nga OKB-ja flasin për të paktën 10 vetë të tjerë që u vranë të premten pranë një pike shpërndarjeje ndihmash në Rafah, një qytet në Rripin jugor të Gazës. Rreth 70 vetë të tjerë u plagosën gjatë një incidenti, njoftoi autoriteti shëndetësor i Gazës i kontrolluar nga Hamasi. DW

 

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

By: e xh
12 July 2025 at 08:45

3 radarë inteligjentë “Poliscan” do të monitorojnë të gjitha akset rrugore në 24 orë, për 7 ditë të javës. Sipas Policisë Rrugore këto radarë do të jenë krahas mjeteve të tjera inteligjente dhe radarëve automatikë, për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur parametrat e sigurisë në rrugë.

Policia Rrugore po intensifikon kontrollet në terren, duke përdorur pajisje teknologjike të avancuara për matjen e shpejtësisë dhe identifikimin automatik të shkelësve, jo vetëm për shpejtësinë, por edhe për disa shkelje të tjera që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si: përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara dhe mosvendosja e rripit të sigurimit.

‘Qëllimi nuk është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve, nëpërmjet ndërgjegjësimit të përdoruesve të rrugës. Kujdes: tejkalimi i shpejtësisë është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore me pasoja fatale. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor!’, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

By: e xh
12 July 2025 at 08:35

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një 19 vjeçar, i cili ishte pasagjer në automjet. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 00:40  në “Marikaj”.

‘Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve’, thuhet në njoftimin e policisë

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

By: e xh
12 July 2025 at 08:30

Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orëve mesditës kryesisht në relievet malore nga orët e meditës.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten dukshëm në mëngjes, por lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 34 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor; kjo do të bëjë që deti të jetë me dallgëzim të ulët.

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

By: e xh
12 July 2025 at 08:15

Dashi

Pozicioni i yjeve do t’ju detyrojë që të merrni disa vendime të rëndësishme. Nëse doni shprehni ndjenjat. Kjo do t’ju japë mundësinë që të arrini atë që doni.

Demi

Mos shkoni në drejtimin e gabuar sot. Nëse po nisni një lidhje të re, atëherë do të zbuloni disa gjëra që nuk i prisnit për partnerin/en. Është më mirë të tregoheni të sinqertë dhe të modifikoni mënyrën e lidhjes.

Binjakët

Do të shikoni në një mënyrë të re dikë pranë jush. Duhet thjesht që të riformuloni idetë për këtë person. Kjo do ju afrojë nga njëra anë, por nga tjetra do të krijojë distancë. Duke u shprehur do të arrini që të sheshoni të gjitha problemet.

Gaforrja

Mos u shqetësoni nëse nuk jeni të sigurtë për mënyrën se si po përparon marrëdhënia juaj. Sot do të zbuloni disa gjëra për të cilat jeni interesuar fort. Intuita do t’ju thotë gjithçka. Besojini zemrës.

Luani

Duhet që të jeni vetvetja. Duhet të mendoni ide se si të adoptoni sjelljen për mirë në marrëdhënien në çift. Mos mbani në krah një person që nuk do që të qëndrojë pranë jush.

Virgjëresha

Është shumë mirë fakti që në çift jeni të dy shumë të lumtur dhe po bëni progres. Por nëse dikush po fsheh diçka, atëherë është mirë që të tregoheni të sinqertë me njëri tjetrin.

Peshorja

Nuk do të keni mundësinë që të bëni takimin e parë me një person të veçantë. Ka shumë probabilitet që të bëni çdo gjë gabim, tregohuni të duruar dhe prisni çastin e duhur.

Akrepi

Mund të mos jeni në humorin e duhur për t’u shqetësuar për dashurinë. Prej kohësh keni dashur të thoni diçka por nuk keni mundur. Do ndiheni sikur jeni gati për të shpërthyer dhe për t’i treguar të gjitha.

Shigjetari

Sot do të kërkohet që të jeni më argumentativë se herët e tjera. Jeni gjithnjë të gatshëm për të ngacmuar kërkesat e personit të zemrës. Mos luani me fatin.

Bricjapi

Duket sikur dikush kërkon të dalë me një person të cilin e konsideroni të veçantë. Kjo mund t’ju inatosë disi. Prisni me qetësi dhe mundohuni ti sqaroni gjërat pa debate.

Ujori

Mos prisni përgjithmonë. Hidhni hapin e parë. Sot jeni të gatshëm për t’u hedhur në aksion. Jeni të përgatitur që t’i bëni gjërat ashtu siç doni.

Peshqit

Keni qenë duke u përpjekur për të vendosur një çështje delikate në plan të parë. Megjithatë keni frikë të tregoni si ndiheni. Duhet që të merrni guximin.

BE me ‘dorë të hekurt’ për taksat ndaj cigareve, akcizat e reja që do të rrisin në ‘stratosferë’ çmimet e paketave

By: E.K
12 July 2025 at 09:59

Bashkimi Evropian po përgatit një goditje fiskale të paprecedentë ndaj duhanit. Akcizat do të rriten me mbi 1,000%, taksa të reja mbi cigaret elektronike dhe duhanin, si dhe një sërë masash paralele për të financuar buxhetin e ardhshëm të BE-së. Qëllimi: të rriten burimet e veta dhe të frenohet konsumi i produkteve të dëmshme. Projektligjet […]

The post BE me ‘dorë të hekurt’ për taksat ndaj cigareve, akcizat e reja që do të rrisin në ‘stratosferë’ çmimet e paketave appeared first on FaxWeb.

Lufta në kufi, Polonia firmos marrëveshje të re me Korenë e Jugut për blerjen e 180 tankeve moderne K2

By: E.K
12 July 2025 at 09:36

Polonia ka përfunduar një marrëveshje të re për të blerë një grup të dytë prej 180 tankesh moderne K2 nga Koreja e Jugut, duke e çuar totalin e automjeteve të blinduara të planifikuara për blerje në gati 1,000 njësi. Kjo është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të arritur në vitin 2022 mes dy […]

The post Lufta në kufi, Polonia firmos marrëveshje të re me Korenë e Jugut për blerjen e 180 tankeve moderne K2 appeared first on FaxWeb.

❌
❌