KOPENHAGË, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Vendet e BE-së do t’i paraqesin propozime Komisionit Evropian në ditët në vijim mbi masat e reja ndëshkuese që do të donin t’i shihnin në paketën e ardhshme të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
“U kam kërkuar shteteve anëtare propozimet e tyre javën e ardhshme”, tha kryediplomatja e bllokut, Kaja Kallas, pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Kopenhagë.
“Qëllimi është të ushtrohet presion maksimal mbi Rusinë”, tha ajo për atë që do të ishte paketa e 19-të e sanksioneve të bllokut ndaj Moskës për shkak të pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Kallas përmendi ndalimet e importit dhe tarifat për produktet ruse, si dhe masa të mëtejshme kundër kompanive nga vende të tjera që po përfitojnë nga lufta e Moskës kundër Ukrainës si mundësi për sanksione të reja.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për veprime më vendimtare kundër të ashtuquajturës flotë ruse në hije të anijeve të përdorura për të anashkaluar sanksionet energjetike.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të enjten se paketa e 19-të e sanksioneve të bllokut do të paraqitet menjëherë pas një vale sulmesh të rënda ajrore në Kiev, të cilat vranë më shumë se një duzinë njerëzish dhe dëmtuan zyrën diplomatike të BE-së./ a.jor.
BONN, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz bëri thirrje sot për hapa të mëtejshëm për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa paralajmëroi kundër ushqyerjes së iluzioneve.
“Ne po bëjmë çdo përpjekje për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme”, tha Merz në një konferencë rajonale të partisë së tij konservatore kristian-demokrate (CDU) në Bonn.
“Por, të gjitha përpjekjet e javëve të fundit janë përballur me një qasje edhe më agresive nga regjimi i Moskës kundër popullit të Ukrainës”, shtoi ai.
”Kjo nuk do të ndalet derisa Rusia të pengohet të vazhdojë këtë luftë, të paktën për arsye ekonomike”, sipas kancelarit.
“Kjo është arsyeja pse po punojmë kaq shumë me Amerikën për të gjetur një mënyrë për ta arritur këtë së bashku”, tha ai.
“Tani po ndjekim një politikë të jashtme koherente”, tha Merz për punën e kabinetit gjerman.
”Ministria e Jashtme, e udhëhequr tani nga Johann Wadephul dhe Kancelaria, po punojnë krah për krah, tha Merz.
Wadephul, një ish-ushtarak, avokat i trajnuar dhe politikan konservator, ka qenë prej kohësh një mbështetës i fortë i mbështetjes ushtarake për Ukrainën./ a.jor.
KOPENHAGË, 30 gusht /ATSH/ – Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha sot se nuk ishte e mundur të imagjinohej kthimi i aseteve ruse të ngrira brenda bllokut për shkak të luftës në Ukrainë, nëse Moska nuk ka paguar dëmshpërblimet, sipas Reuters.
“Nuk mund ta imagjinojmë që… nëse… ka një armëpushim ose një marrëveshje paqeje që këto asete t’i kthehen Rusisë nëse ajo nuk i ka paguar dëmshpërblimet”, u tha ajo gazetarëve para një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Kopenhagë.
BE-ja thotë se rreth 210 miliardë euro (245.85 miliardë dollarë) asete ruse janë të ngrira në bllok sipas sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës.
Ukraina dhe disa vende të BE-së, përfshirë Poloninë dhe shtetet baltike, kanë bërë thirrje që BE-ja të konfiskojë asetet dhe t’i përdorë ato për të mbështetur Kievin.
Por fuqitë e mëdha të BE-së, Franca dhe Gjermania, së bashku me Belgjikën, e cila mban shumicën e aseteve, i kanë kundërshtuar thirrje të tilla.
Ata kanë theksuar se BE-ja ka caktuar fitime të ardhshme nga asetet për të shlyer mbështetjen për Ukrainën dhe kanë vënë në dyshim nëse ekziston një bazë ligjore për t’i konfiskuar ato.
Diplomatët thonë se debati tani po kthehet në mënyrën se si mund të përdoren fondet, pasi të ndalet lufta në Ukrainë. /Ad.Ab./
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka akuzuar Moskën se nuk është e fokusuar te arritja e paqes. Ndërsa ka reaguar për sulmet nga forcat ruse në disa zona në Ukrainë, Zelensky thotë se presidenti rus Vladimir Putin po e përdor kohën për të zhvilluar sulme të reja.
Ai bën thirrje për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe për të rihapur ‘dritaren’ e diplomacisë.
“E vetmja mënyrë për të rihapur një dritare mundësie për diplomacinë është përmes masave të ashpra kundër të gjithë atyre që financojnë ushtrinë ruse dhe sanksioneve efektive kundër vetë Moskës – sektorëve bankarë dhe të energjisë”, shkroi Zelensky.
Pavarësisht thirrje për arritjen e një marrëveshje paqeje, Rusia nuk i ka ndalur sulmet ndaj Ukrainës. Forcat ruse nisën sulme me raketa e dronë në orët e para të mëngjesit në rajonin e Dnipropetrovskit në Ukrainë. Autoritetet lokale raportuan për shpërthime të shumta.
“Rajoni është nën sulm masiv, ka shumë shpërthime. Ka sulme në Dnipro dhe Pavlograd”, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak në një postim në rrjete sociale, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në vende të strehimit.
Ndërkohë, në Zaporizhia, guvernatori rajonal Ivan Fedorov raportoi se tre persona u plagosën për shkak të bombardimeve ruse
A multistory residential apartment building in Zaporizhzhia city was destroyed during the ongoing Russian drone and missile strikes on Ukraine this evening. pic.twitter.com/PhXBhcztwW
Më shumë se 60 migrantë dhe azilkërkues janë dëbuar nga SHBA-ja drejt Rusisë. Ky është një nga grupet më të mëdha të shtetasve rusë që janë dëbuar ilegalisht nga SHBA, të cilët janë dërguar në Rusi përmes Kajros.
Avioni, i shoqëruar nga shërbimet e sigurisë egjiptiane, ka zbritur në aeroportin Domodedovo. Një rus është arrestuar, ndërsa të tjerët janë liruar, disa prej tyre janë vendosur nën kufizime udhëtimi.
Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, dëbimet e rusëve janë bërë të zakonshme gjatë presidencës së Donald Trump.
Një dëbim tjetër i madh ndodhi në muajin qershor, kur SHBA dërgoi rreth 40 persona të tjerë në Rusi.
Numri i fluturimeve për deportimin e emigrantëve nga Shtetet e Bashkuara ka arritur një nivel rekord këtë vit. Sipas të dhënave të publikuara, gjatë muajit korrik janë regjistruar 1214 fluturime deportimi, shifra më e lartë që nga viti 2020, kur filloi monitorimi i tillë.
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se bisedimet mbi garancitë e sigurisë së Ukrainës duhet të trajtohen në lartësinë e duhur.
Ai nënvizoi se Ukraina do të presë deri më 1 shtator, duke qenë në të njëjtën linjë me aleatët për të parë nëse presidenti rus Vladimir Putin do të ulet në tryezë ose jo për t’i dhënë fund luftës.
“Ne duam të shohim gatishmërinë e vërtetë të Rusisë për të marrë pjesë në bisedime. Nëse nuk e bën, presim një reagim nga partnerët tanë”, tha ai.
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se bisedimet mbi garancitë e sigurisë së Ukrainës duhet të trajtohen në lartësinë e duhur.
Ai nënvizoi se Ukraina do të presë deri më 1 shtator, duke qenë në të njëjtën linjë me aleatët për të parë nëse presidenti rus Vladimir Putin do të ulet në tryezë ose jo për t’i dhënë fund luftës.
“Ne duam të shohim gatishmërinë e vërtetë të Rusisë për të marrë pjesë në bisedime. Nëse nuk e bën, presim një reagim nga partnerët tanë”, tha ai.
KOPENHAGË, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, dënoi ashpër një valë sulmesh të rënda ajrore mbi Kievin, ku humbën jetën mbi një duzinë njerëzish, mes tyre edhe fëmijë, dhe bëri thirrje për sanksione të reja ndaj Moskës.
“Këto sulme tregojnë se Putini po tallet me çdo lloj përpjekjeje që bëhet për paqe”, tha Kallas, teksa mbërriti në një takim dyditor të ministrave të mbrojtjes dhe punëve të jashtme të BE-së në Kopenhagë.
“Ajo që duhet të bëjmë është të rrisim presionin ndaj Rusisë,” shtoi ajo, duke theksuar se sanksionet e reja mbi eksportet e energjisë dhe shërbimet financiare ruse “do t’i dëmtojnë më shumë”.
Përveç masave ndëshkuese ndaj Rusisë, Kallas u bëri thirrje vendeve të BE-së të vazhdojnë furnizimin e Kievit me armë.
“Ukrainës i nevojitet tani e gjithë mbështetja ushtarake”, tha ajo.
Ministrat e mbledhur në kryeqytetin danez do të diskutojnë gjithashtu garancitë e sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës.
Sipas Kallas, BE-ja mund të mbështesë Kievin duke vazhduar trajnimin e ushtrisë ukrainase dhe duke forcuar industrinë e mbrojtjes së vendit, përveç angazhimeve të vendeve anëtare individuale.
Megjithatë, ajo pranoi se dita pas luftës “nuk është afër, nëse shohim çfarë po bën Putini”. /Ad.Ab./
Ishulli rus, Novaja Zemlja, ka pasur disa javë të ngarkuara: njerëz, kamionë të rëndë për lëvizjen e dheut, kontejnerë transporti, ndërtesa të përkohshme banimi, aeroplanë për ngarkesa të rënda, helikopterë dhe anije transporti. Këto aktivitete shihen në imazhet satelitore, njoftimet për rrezikun nga aeroplanët, gjurmuesit për lëvizjen e anijeve dhe raportimeve për informacione të qasshme […]
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të rëndësishme të logjistikës ruse.
Një mjet shpërthyes u vendos poshtë cisternave të karburantit, dhe shpërthimi i fuqishëm që shpërtheu shpërtheu flakët, duke përfshirë menjëherë të gjithë stacionin kryesor të Tverit. Ky sulm shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe ndikoi rëndë në transportin dhe furnizimet hekurudhore në rajonin strategjik të Tverit.
Dëmi i shkaktuar pengoi rëndë operacionet ruse, duke vënë në provë logjistikën e tyre. Veprimi i fundit tregon aftësinë dhe vendosmërinë e inteligjencës ushtarake të Ukrainës për të goditur objektiva kyçe dhe për të rritur presionin ndaj forcave ruse. Ky sulm është pjesë e një strategjie më të gjerë të Ukrainës për të ndikuar në infrastrukturën strategjike të armikut, një element i rëndësishëm i luftës që po zhvillohet që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.
Lufta ka përfshirë jo vetëm përballje të drejtpërdrejta, por edhe përpjekje për të shkatërruar burimet e furnizimit të palës kundërshtare. Goditja e stacionit hekurudhor në Tver është një tjetër hap që ka ndryshuar dinamikën e konfliktit.
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dënuar sulmet e Rusisë në Kiev duke iu bashkuar udhëheqësve evropianë.
Friedrich Merz tha se pas këtij sulmit vdekjeprurës duket se shanset për të pasur një takim mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy, janë gjithmonë dhe më të ulëta.
Një takim i tillë u propozua pas samitit të udhëheqësit rus në Alaskë me Donald Trump dy javë më parë.
Gjithashtu kancelari gjerman, nënvizoi se sulmi ndaj selisë së BE-së në qytet tregonte pandershmërinë e regjimit rus.
Shtëpia e Bardhë ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me sulmet ruse në Ukrainë.
“Këto janë dy vende që janë kanë qenë në luftë për një kohë shumë të gjatë. Rusia nisi këtë sulm ndaj Kievi dhe po ashtu Ukraina kohët e fundit i dha një goditje rafinerive të naftës së Rusisë”, thuhet në deklaratë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Trump pritet që të zhvillojë edhe një konferencë lidhur me këtë situatë.
Gjithashtu nga Shtëpia e Bardhë nënvizohet se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që lufta të përfundojë, ndërsa udhëheqësit e të dy vendeve duhet gjithashtu të jenë të vendosur për të përfunduar luftën.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE.
Giorgia Meloni shprehet se sulmet e fundit tregojnë se kush dëshiron paqen dhe kush nuk ka ndërmend të besojë në negociata.
“Mendimet tona shkojnë për popullin ukrainas, për civilët, për familjet e viktimave të pambrojtura, përfshirë fëmijët, të sulmeve të pakuptimta ruse”, shkruan Meloni.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka bërë me dije në rrjete sociale se pas sulmit masiv në Kiev ku janë prekur edhe zyrat e delegacionit të BE, ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e SHBA, Donald Trump dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ursula von der Leyen shprehet se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet të ulet në tryezën e negociatave ndërsa theksoi se duhet të sigurohet paqe e drejtë dhe e qëndrueshme për Ukrainën.
“Sapo fola me Presidentin Volodymyr Zelensky, pastaj me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, pas sulmit masiv ndaj Kievit që goditi edhe zyrat tona në BE.
Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave. Ne duhet të sigurojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën me garanci të forta dhe të besueshme sigurie që do ta transformojnë vendin në një forcë mbrojtëse të paprekshme. Evropa do të luajë rolin e saj të plotë”, shkroi Ursula von der Leyen ndërsa veçoi edhe rëndësinë e instrumentit mbrojtës europian SAFE, i cili do të shërbejë për forcimin e ushtrisë ukrainase.
BRUKSEL, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot masa të reja ndëshkuese ndaj Rusisë pasi raketat ruse goditën në afërsi të zyrës diplomatike të Bashkimit Evropian në Kiev.
“Së shpejti do të paraqitemi me paketën tonë të 19-të të sanksioneve të ashpra”, u tha von der Leyen gazetarëve në Bruksel.
“Paralelisht, po përparojmë punën mbi asetet e ngrira ruse për të kontribuar në mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës”, tha ajo.
Rusia sulmoi Ukrainën me 629 dronë, raketa dhe raketa lundrimi që nga mbrëmja e së mërkurës, duke vrarë të paktën 15 persona, sipas Forcave Ajrore Ukrainase.
Von der Leyen tha se dy raketa kishin goditur brenda 20 sekondave nga njëra-tjetra në një distancë prej 50 metrash nga zyra e BE-së.
”Asnjë anëtar i stafit nuk u lëndua”, shtoi ajo, por kryediplomatja e BE-së Kaja Kallas tha se ndërtesa u dëmtua në sulm.
Puna për një paketë të 19-të sanksionesh kundër Rusisë ishte njoftuar disa javë më parë. Sipas diplomatëve, sulmi i fundit rus tani mund të çojë në përpjekje të intensifikuara dhe masa më të forta.
Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë sanksionet e reja në një takim të planifikuar më parë nesër në Kopenhagë. /Ad.Ab./
Pretendimi: Forcat ruse kanë kapur dërgesën më të madhe të adrenokromit në histori në bazën detare Tartus të Sirisë, rafinuar nga gjaku i 10,000 fëmijëve, porositur për elitën
Verdikti: E paprovuar
————————————————————
Në rrjetet konspiracioniste po qarkullonpretendimi i pazakontë se Rusia ka kapur dërgesën më të madhe të adrenokromit në histori në bazën detare Tartus në Siri. Pretendohet se kjo ngarkesë “ishte rafinuar nga gjaku i 10,000 fëmijëve” dhe ishte “për elitën e Hollivudit.”
Si zakonisht, postimi i mësipërm nuk përmban ndonjë referencë apo ndonjë burim për të mbështetur pretendimin e jashtëzakonshëm.
Postimi duket se i referohet një artikulli të botuar më 22 nëntor 2024 në portalin amerikan The People’s Voice, i njohur më parë si News Punch.
Ky i fundit është etiketuar si një portal burim lajmesh të rreme. Sipas një raporti të vitit 2017 nga Buzzfeed, NewsPunch ishte burimi i dytë më i madh i lajmeve të rreme që ishin shpërndarë në Facebook atë vit.
Në brendinë e tij, artikulli nuk përmban asnjë referencë apo burim që mbështet pretendimet e tij të çuditshme. Autori mjaftohet duke thënë: “Sipas raportimeve, një avion privat i regjistruar në Izrael u sekuestrua brenda Krimesë ruse më 17 nëntor, me dhjetëra fëmijë të traumatizuar që mbaheshin robër në kushte të tmerrshme.” Cilat rapotime, nga cilat burime? Artikulli nuk na tregon.
Në të njejtën mënyrë, duke mos ofruar asnjë provë apo burim veçse “njerëzve të brendshëm” anonimë, The People’s Voice ka botuar një numërartikujsh me pretendime të pazakonta.
Narrativa e trafikimit të fëmijëve për t’u nxjerrë adrenokromin që përdoret nga elitat për të zgjatur jetën dhe rininë e tyre u shfaq për herë të parë në 2017 në ShBA, si pjesë e teorisë konspirative QAnon. Kjo teori përshkruan presidentin amerikan Donald Trump si një hero i vetëm që po luftonte një kabal elitash që ishin pedofilë dhe vrasës fëmijësh. QAnon premtonte se këta komplotistë do të ekspozoheshin dhe ndëshkoheshin së shpejti në një “stuhi” që po vinte.
Një variant i hershëm i kësaj teorie konspiracioni, Pizzagate, pretendon se pjesëtarët e Partisë Demokrate të ShBA dhe disa restorante amerikanë ishin të përfshirë në një ring trafikimi fëmijësh dhe pedofilie. Ndikuar nga kjo teori, në 4 dhjetor 2016, një burrë nga North Carolina shkoi në picerinë Comet Ping Pong dhe shtiu me armë.
Sa i përket adrenokromit, kjo substancë prodhohet nga oksidimi i adrenalinës. Ajo është studiuar në vitet 1950-70, por sot nuk ka asnjë përdorim mjekësor. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nuk e ka aprovuar përdorimin e adrenokromit. Mbi të gjitha, nëse një kabal elitash do ta donte gjithsesi këtë substancë të deklaruar të padobishme nga shkenca, nuk do t’i duhej të rrëmbenin fëmijë nëpër tunele nëntokësore për ta përftuar atë. Adrenokromi mund të krijohet në laborator, madje mund të blihet në internet lehtësisht.
Joseph A. Schwarcz, drejtori i Zyrës për Shkencën dhe Shoqërinë në Universitetin McGill, shkruan se teoria konspirative e adrenokromit ka ngjyrime anti-Semite, duke cituar një histori të gjatë të akuzave se hebrenjtë përdorin gjakun e fëmijëve të krishterë në ritualet e tyre fetare. Këto akuza kanë shërbyer historikisht për të justifikuar dhe nxitur persekutimin e hebrenjve në Europë.
Sipas Kongresit Botëror Hebraik, “ky mit konspiracioni është në thelb antisemitik, pasi akuzon figura të shquara hebraike si Rothschildët dhe George Soros – përveç të tjerëve që përkrahësit e mitit gabimisht besojnë se janë hebrenj, si Bill Gates – se janë orkestruesit e lëvizjes për të torturuar fëmijët. Mohimi, shtrembërimi dhe banalizimi i Holokaustit janë të pranishme edhe në gjuhë.”
Ironikisht, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin më 17 mars 2023, për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.
Pretendimi: Hakerat rusë kanë hyrë në serverin e forcave të armatosura ukrainase dhe kanë zbuluar aty se Ukraina ka humbur 1.7 milionë ushtarë
Verdikti: E paprovuar
————————————————
Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se hakerë rusë hynë në bazën e të dhënave të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ukrainase dhe morën informacion në lidhje me 1.7 milionë ushtarë ukrainas të vdekur dhe të zhdukur nga viti 2022 deri në 2025.
Versioni më i hershëm i pretendimit erdhi nga Mash, një kanal i njohur rus në Telegram që u identifikua nga raporti i BE për kërcënimin e dezinformimit të vitit 2025 si “i lidhur me shtetin”, që do të thotë se vepron “nën mbikëqyrjen e shtetit pa zbuluar publikisht lidhjen mes tyre.”
Mesazhi përdori formulimin zyrtar të Kremlinit për konfliktin, duke iu referuar si një “operacion ushtarak special” në vend të “luftës” ose “pushtimit.”
Llogaritë pro-ruse që më parë ishin raportuar si përhapëse të informacionit të rremë gjithashtu e qarkulluan këtë pretendim. Rrjeti i faqeve të internetit pro-Kremlinit Pravda, i njohur për përhapjen e keqinformimit, gjithashtu e përforcoi thashethemin. Së fundmi, mediat shtetërore ruse, disa prej të cilave janë të bllokuara në Bashkimin Evropian, të tilla si RT (më parë Russia Today), Gazeta.ru dhe RIA Novosti, gjithashtu e përhapën thashethemin, me këtë të fundit që pretendonte se kishte marrë konfirmim direkt nga grupi i hakerëve.
Ne nuk gjetëm asnjë informacion të besueshëm në lidhje me grupin Palach Pro të përmendur në postim. Një kërkim në Google nuk nxori asnjë raport të aktivitetit të tyre para 20 gushtit 2025, kur filloi të qarkullonte pretendimi për viktimat ukrainase.
Qendra për Luftën ndaj Dezinformimit, pjesë e Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, e kundërshtoi lajmin në Telegram dhe Facebook, duke shkruar: “Në fakt, është një mashtrim absolutisht absurd, sepse Ukraina nuk ka pasur kurrë një ushtri të rregullt prej 1.7 milion njerëzish gjatë viteve të pavarësisë.”
Ajo argumentoi se forcat e armatosura të Ukrainës numërojnë më pak se 900 mijë dhe se 1.7 milion ushtarë të vdekur ose të zhdukur do të tejkalonin tërë madhësinë e forcës. “Qëllimi i këtij mashtrimi është të demoralizojë ukrainasit, të bindë botën për ‘shterimin dhe joefikasitetin e Forcave të Armatosura të Ukrainës’ dhe të dobësojë mbështetjen e saj ndërkombëtare,” përfundoi postimi i Qendrës.
Qendra Ukrainase për Komunikime Strategjike dhe Siguri Informacioni gjithashtu e kundërshtoi pretendimin, duke shkruar “është një trillim që synon demoralizimin e ukrainasve,” duke theksuar “propaganda ruse përhap këtë lajm të rremë” edhe pse “nuk ofrohen prova.”
“Lajmi i rremë bazohet në modelin e zakonshëm: një figurë e sajuar mbështetet me dokumente të rastësishme për të krijuar ‘iluzionin e së vërtetës,” shkruhej në postim.
Petro Andryushchenko, kreu i Qendrës për Studimin e Pushtimit, komentoi në Telegram se Ukraina është “në epiqendrën e një sulmi të ri të madh informativ nga rusët.” Ai vuri më tej në dukje se ndërsa pretendimi është “thjesht i rremë, sepse thjesht nuk kishim aq shumë njerëz në ushtri,” ka “ndoshta disa dokumente të tjera të vërteta” që grupi i hakerëve i ka marrë dhe “këto dokumente do të përdoren për të legjitimuar gënjeshtrën.”
Në raportimet e luftës, termi “viktima” nuk nënkupton vetëm vdekjet, pasi përfshin ushtarët që janë vrarë, plagosur, zhdukur ose kapur rob. Ukraina nuk publikon shifra zyrtare të viktimave dhe vlerësimet e besueshme të pavarura janë të kufizuara. Megjithatë, vlerësimet e disponueshme i vendosin humbjet ukrainase shumë më poshtë se 1.7 milion të pretenduara në sulmin e dyshuar kibernetik.
“Që kur Federata Ruse nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës, HRMMU ka dokumentuar vdekjen e të paktën 13,883 civilëve, përfshirë 726 fëmijë, dhe 35,548 të plagosurve, përfshirë 2,234 fëmijë,” deklaroi një njoftim për shtyp i Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut më 13 gusht 2025.
Në shkurt 2025, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një intervistë për NBC News se 46 mijë ushtarë ukrainas ishin vrarë dhe më shumë se 390 mijë ishin plagosur që nga fillimi i luftës. Një raport i qershorit 2025 nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare vlerësoi midis 60 mijë dhe 100 mijë ushtarë ukrainas të vrarë, me një total prej 400 mijë viktimash, dhe deri në 250 mijë ushtarë rusë të vrarë si pjesë e 950 mijë viktimave totale ruse.
Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave serbe”.
Në një postim në Telegram, Ambasada ruse theksoi se “vëren” se vëmendja e saj e kushtuar situatës në Serbi “kohët e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re”, pa sqaruar për çfarë bëhet fjalë.
“Sipas mendimit tonë, kjo do të thotë vetëm një gjë: vlerësimet tona pasqyrojnë me saktësi, korrektësi, përgjegjësi dhe me qëllime të mira realitetin”, njoftoi Ambasada ruse, por po ashtu nuk sqaroi se për cilat vlerësime bëhet fjalë.
Kremlini veçse i ka dhënë mbështetje autoriteteve në Beograd, të cilat përballen me protesta antiqeveritare që po zgjasin që disa muaj, teksa demonstruesit po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Zyrtarët rusë përsërisin pohimet e autoriteteve serbe se protestat përbëjnë të ashtuquajturën “revolucion me ngjyra”, një term që i referohet kryengritjeve në ish-republikat sovjetike kundër regjimeve autoritare.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha më herët gjatë gushtit se “disa forca në Serbi, nën mbulesën e sloganeve për ‘kërkimin e drejtësisë dhe demokracisë’, nuk hezitojnë të përdorin agresion të hapur, barbarizëm dhe dhunë”, ndërsa ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harcenko, javën e kaluar deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçqç, me një politikan të dobët që kontrollohet nga Bashkimi Evropian.
Kjo deklaratë e ambasadorit rus ka nxitur kritika nga opozita në Serbi, e cila e ka vlerësuar si ndërhyrje në çështjet e brendshme të shtetit.
Ambasada ruse në Beograd në njoftimin e fundit theksoi se “as nuk mund të flitet për ndonjë ‘ndërhyrje’ nga ana jonë në çështjet e brendshme të Serbisë” dhe se “Rusia, përgjatë historisë, ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme dhe të palëkundur sovranitetin, pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të Serbisë, si dhe lirinë e popullit serb”.
“Ne nuk dyshojmë se ekziston vetëm një rrugë, dhe ajo është dialogu në fushën e së drejtës. Sipas rregullave serbe. Për Serbinë. Për popullin e saj”, tha Ambasada ruse në Beograd.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditëve të fundit ka bërë dy herë thirrje për dialog me protestuesit. Thirrjen e dytë ai e bëri gjatë një interviste për Euroneës Serbia të hënën, ku gjithashtu deklaroi se anëtarësimi i Serbisë në BE mbetet prioriteti i tij.
Ambasada ruse shtoi se “vërejmë se dhuna është ende në arsenalin e tyre”, pa sqaruar për kë e ka fjalën.
Protestat që zgjasin disa muaj në Serbi, të cilat nisën me kërkesën për llogaridhënie për shkak të vdekjes së 16 personave gjatë shembjes së strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, gjatë verës u karakterizuan nga përgjigja e dhunshme e policisë, por edhe pjesëmarrjes së përkrahësve të Partisë Progresive Serbe në pushtet, të cilët gjatë tubimeve ishin të pajisur me shkopinj dhe kanë hedhur mjete piroteknike ndaj kundërshtarëve të pushtetit./REL
PEKIN, 27 gusht /ATSH-AFP/- Kina refuzoi sot ftesën e Donald Trump për të marrë pjesë në negociata tripalëshe me amerikanët dhe rusët mbi reduktimin e arsenaleve bërthamore,
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, kryesisht për shkak të rivalitetit të tyre gjatë Luftës së Ftohtë, zotërojnë gati 90% të armëve bërthamore në botë, shumë më tepër se gjiganti aziatik, i cili renditet i treti.
“Mendoj se denuklearizimi është një objektiv shumë, shumë ambicioz. Rusia është e gatshme ta bëjë dhe mendoj se edhe Kina do të jetë”, u tha Donald Trump gazetarëve.
“Ne nuk mund të lejojmë që armët bërthamore të përhapen. Duhet t’i ndalojmë ato. Fuqia e tyre është tepër e madhe”, theksoi ai në Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump kishte bërë deklarata të ngjashme që në janar.
“Vendet me arsenalet më të mëdha bërthamore duhet të përmbushin me seriozitet përgjegjësitë e tyre të veçanta dhe parësore për çarmatimin bërthamor”, reagoi sot Guo Jiakun, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.
”Këto vende duhet të bëjnë një ulje të konsiderueshme dhe të rëndësishme të arsenalit të tyre për të krijuar kushtet e nevojshme për arritjen e çarmatimit të plotë dhe përfundimtar bërthamor”, argumentoi ai në një konferencë të rregullt për shtyp.
“Forcat bërthamore të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë aspak në të njëjtën shkallë dhe kërkesa që Kina të bashkohet në këto negociata nuk është as e arsyeshme dhe as realist”, shtoi ai./ /Ad.Ab./