Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Rusia sulmon sërish Ukrainën, Trump premton “deklaratë vendimtare” për Moskën

By: gaze tare
12 July 2025 at 18:14

Rusia ka lëshuar një tjetër valë sulmesh me raketa dhe dronë në disa qytete të Ukrainës, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur mbi 10 të tjerë. Më të goditurat ishin qytetet perëndimore si Çernivtsi, Lviv, Lutsk dhe Harkiv.

Sipas forcave ajrore ukrainase, janë rrëzuar 319 nga 597 dronët e lëshuar dhe 26 nga 27 raketat. Dy viktimat janë një grua 26-vjeçare dhe një burrë 43-vjeçar, të vrarë në Çernivtsi pranë kufirit me Rumaninë.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një “deklaratë të madhe për Rusinë” më 14 korrik. Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump është shprehur i vendosur për t’i dhënë fund luftës që nisi në shkurt 2022.

Nga ana tjetër, presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se “lufta nuk ndalet me sinjale, por me forcë”, duke kërkuar më shumë armë dhe sanksione ndaj Rusisë nga Perëndimi.

The post Rusia sulmon sërish Ukrainën, Trump premton “deklaratë vendimtare” për Moskën appeared first on iconstyle.al.

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 July 2025 at 13:57

Gjermania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të reja armësh me rreze të gjatë veprimi, të cilat do t’i mundësojnë Kievit të godasë objektiva strategjike shumë larg vijës së frontit, brenda territorit të Rusisë.

Sipas Gjeneralit të Bundeswehrit, Christian Freuding, i cili udhëheq grupin mbështetës të Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes për Ukrainën, dërgesat e para pritet të shkojnë deri në fund të këtij muaji.

“Ky është një hap i rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve ushtarake të Ukrainës. Këto sisteme do të përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen ajrore dhe aftësinë për të kryer goditje të synuara në thellësi të territoreve të kontrolluara nga Rusia,” tha Freuding për mediat gjermane.

Sistemet e reja përfshijnë teknologji të avancuara, që mund të përdoren për të synuar depot e municioneve, qendrat logjistike dhe komandat ruse që ndodhen larg vijës së parë të luftës. Kjo do të ndihmojë në uljen e presionit mbi trupat ukrainase dhe në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit të forcave ruse.

Vendimi i Berlinit për të lejuar përdorimin e armëve të saj për goditje në territorin rus vjen pas kërkesave të përsëritura të autoriteteve ukrainase, të cilat kanë argumentuar se pa mundësinë për të goditur thellë brenda Rusisë, është e vështirë të ndalohet përparimi i ushtrisë ruse dhe të mbrohen qytetet ukrainase nga sulmet me raketa dhe dronë.

Ky zhvillim përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Gjermanisë, e cila deri më tani ka qenë më e kujdesshme në lidhje me dërgesat e armëve që mund të përshkallëzojnë konfliktin. Megjithatë, në kushtet e ofensivave të vazhdueshme ruse dhe pas dështimit të disa iniciativave diplomatike, Berlini ka vendosur të rrisë nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Zyrtarët gjermanë theksojnë se përdorimi i këtyre armëve do të jetë i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Gjenerali Freuding ka shtuar se objektivi kryesor mbetet ndihma për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Me dërgesat e reja, Ukraina do të ketë në dispozicion mjete më të fuqishme për të kundërshtuar agresionin rus dhe për të forcuar pozitat e saj në fushën e betejës në muajt e ardhshëm.

Rusia sulmoi me 26 raketa dhe 597 dronë vetëvrasës Ukrainën, të paktën dy civilë të vrarë

12 July 2025 at 13:21

Rusia të shtunën lëshoi një breshëri të re dronësh dhe raketash ndaj Ukrainës, duke shënjestruar pjesën perëndimore të vendit dhe duke vrarë të paktën dy persona në qytetin Chernivtsi, afër kufirit me Rumaninë.

Qytetet perëndimore të Ukrainës – Lviv, Luck dhe Chernivtsi – ishin më të goditurat nga sulmet ruse, dhe janë prekur gjithashtu edhe rajone të tjera të Ukrainës, tha ministri i Jashtëm Andrij Sibiha.

“Rusia vazhdon të përshkallëzojë terrorin, duke lëshuar një tjetër breshëri prej qindra dronësh dhe raketash, duke dëmtuar zona të banuara, duke vrarë dhe plagosur civilë. Makineria e saj luftarake prodhon qindra mjete terrori çdo ditë. Përmasat e saj përbëjnë kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë komunitetin transatlantik”, tha Sibiha në një postim në X, duke përsëritur thirrjen për sanksione më të forta kundër Moskës.

Raportohet se ushtria ruse ka lëshuar 26 raketa dhe 597 dronë vetëvrasës drejt shtetit ukrainas, ku shumica dërrmuese e tyre u rrëzuan nga ushtria e Ukrainës.

Guvernatori i rajonit të Chernivtsi, Ruslan Zaparanjuk, tha se dy persona u vranë dhe 14 u plagosën kur dronët dhe raketat ruse goditën qytetin, i cili ndodhet rreth 40 kilometra nga kufiri ukrainas me Rumaninë.

Zyrtarët rajonalë njoftuan se në të gjithë qytetin shpërthyen disa zjarre, dhe u dëmtuan banesa dhe ndërtesa administrative.

Në qytetin Lviv, pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë, 46 shtëpi banimi, ndërtesa të universitetit, gjykatat e qytetit dhe rreth 20 ndërtesa ku ndodhen biznese të vogla dhe të mesme u dëmtuan nga sulmi, tha kryebashkiaku Andrij Sadovij. /Telegrafi/

Ukraine’s Lviv after the Russian attacks. pic.twitter.com/HlL9xNuF2X

— Clash Report (@clashreport) July 12, 2025

The post Rusia sulmoi me 26 raketa dhe 597 dronë vetëvrasës Ukrainën, të paktën dy civilë të vrarë appeared first on Telegrafi.

KIEV – Rusia lëshon 623 dronë dhe raketa kundër Ukrainës

12 July 2025 at 09:53

KIEV, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Rusia kreu një valë sulmesh me raketa dhe dronë gjatë natës në Ukrainën perëndimore, duke goditur zona larg vijës së frontit, njoftuan sot mediet dhe zyrtarë ukrainas.

Sipas tyre, numri i kombinuar i dronëve dhe raketave ishte 623.

Sipas gazetës “The Kyiv Independent” ka pasur shpërthime në qytetin Lviv, pranë kufirit me Poloninë, dhe në Chernivtsi, afër kufirit me Rumaninë.

Gjithashtu, transmetuesi publik “Suspilne” njoftoi për një shpërthim të fuqishëm në qytetin veriperëndimor të Lutskit.

”Në Lviv, një ndërtesë u përfshi nga flakët pas sulmeve”, bëri të ditur kryebashkiaku Andriy Sadovyi përmes një postimi në Telegram.

”Forcat ajrore ukrainase kishin paralajmëruar më herët për raketa balistike dhe dronë që po vinin nga Rusia drejt perëndimit”, raportoi “The Kyiv Independent”.

Sipas burimeve zyrtare, dronë u panë gjithashtu duke iu afruar rajoneve Ternopil dhe Volyn.

Polonia, fqinja perëndimore e Ukrainës, ngriti avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve, njoftuan Forcat e Armatosura Polake në platformën X./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post KIEV – Rusia lëshon 623 dronë dhe raketa kundër Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A mund të shpëtohet mburoja e centralit bërthamor të Çernobilt?

12 July 2025 at 09:50

Gjatë dimrit një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil. Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept për të paktën restaurim të pjesshëm të sistemit shumë kompleks. Rusia i ka shtuar sulmet kundër Ukrainës në mënyrë masive, po në shkurt lajmi nga vendi i shkatërruar nga lufta tronditi të gjithë Evropën.  Një dron kamikaz rus, […]

The post A mund të shpëtohet mburoja e centralit bërthamor të Çernobilt? appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

By: Re Nato
11 July 2025 at 18:49

Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë për prodhimin e raketave në rajonin e Tulës, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në të dyja.

Ushtria ukrainase tha në Telegram se fabrika e aviacionit në qytetin Lukhovitsi, rreth 135 km në juglindje të Moskës, prodhonte avionë luftarakë MiG.

Fabrika tjetër është Byroja e Projektimit të Instrumenteve, e specializuar në prodhimin e raketave kundërajrore dhe sistemeve të kombinuara raketë-armë.

“Forcat e mbrojtjes po vazhdojnë t’i marrin të gjitha masat për ta minuar potencialin ushtarak dhe ekonomik të pushtuesve rusë dhe për ta detyruar Rusinë ta ndalë agresionin e saj të armatosur kundër Ukrainës”, tha ushtria ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 155 dronë ukrainas u rrëzuan midis orës 23:00 të enjten dhe orës 07:00 të së premtes, përfshirë 11 që ia kishin mësyrë Moskës.

Trump: Do i dërgojmë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane

11 July 2025 at 16:02

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të dërgojë armë, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, për Ukrainën nëpërmjet NATO-s.

Trump i tha NBC News se në një marrëveshje të re, “ne do të dërgojmë Patriot në NATO dhe më pas NATO do t’i shpërndajë ato”, duke shtuar se NATO do të paguajë për armët.

Njoftimi i tij erdhi pasi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli për një “dialog pozitiv” me Trumpin për të siguruar që armët të mbërrinin në kohë. Ai tha se kishte kërkuar 10 sisteme Patriot pas një rritjeje të sulmeve ruse me dronë dhe raketa në qytetet ukrainase gjatë javës së kaluar.

Bateritë Patriot zbulojnë dhe kapin raketat që vijnë përballë dhe konsiderohen si një nga sistemet më të mira të mbrojtjes ajrore në botë.

The post Trump: Do i dërgojmë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane appeared first on Euronews Albania.

Debat për luftën: Ukrainasi sulmon fqinjin rus në Francë

By: gaze tare
11 July 2025 at 17:46

Një burrë 69-vjeçar ukrainas është akuzuar për vrasje pasi ka goditur me thikë dhe vrarë fqinjin e tij franko-rus në Evreux, në Francën veriore, njoftoi sot zyra e prokurorit lokal.

Prokurori i Evreux, Remi Coutain, shpjegoi në një konferencë për shtyp se një çift ukrainas dhe miku i tyre u sulmuan nga fqinji franko-rus, i cili mbante në dorë një thikë me teh 20 centimetra, rreth orës 5 të mëngjesit të së martës. Pensionisti ukrainas arriti ta drejtonte thikën nga fqinja dhe e goditi atë tre herë. Një plagë, në kofshë, rezultoi fatale.

“Ne besojmë se viktima, gruaja që u godit me thikë dhe vdiq të martën në mëngjes, ishte ajo që shkoi të paktën dy herë atë natë për të sulmuar ukrainasit që jetonin në apartamentin sipër saj“, tha Kooten, duke shpjeguar pse 69-vjeçarja nuk u la në paraburgim.

Sipas prokurorisë, gruaja shfaqi sjellje agresive dhe bëri “kërcënime me vdekje” ndaj fqinjëve të saj ukrainas që mbërritën në Francë në mars të vitit 2022 për t’i shpëtuar luftës. Ajo, e cila lindi në vitin 1967 në Kazakistan, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, ishte vendosur në Francë në vitin 2004.

Një fqinj tjetër tha se e kaloi mbrëmjen me të, duke pirë birra, derisa ajo vendosi të “rriste volumin e muzikës dhe të godiste tavanin me fshesë, për t’i shqetësuar fqinjët nga lart”. Menjëherë pas kësaj, ai shkoi në shtëpinë e tyre, për një përballje fillestare. Zyra e prokurorit zbuloi se ky fqinj është dënuar tashmë pesë herë për krime të dhunshme. Ai tani akuzohet për sulmin ndaj 69-vjeçarit ukrainas gjatë “takimit” të tyre të parë në natën fatale.

Një banor i pallatit tha se e kishte telefonuar policinë dy herë, më 22 dhe 30 qershor, sepse viktima po godiste me grushte derën e apartamentit të fqinjëve të saj ukrainas .

Ish-burri i gruas franko-ruse pretendoi se shkaku i konfliktit ishte lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi gruaja këmbënguli se Rusia duhej të “mbrohej, të dëbonte nazistët ukrainas dhe të luftonte kundër NATO-s”.

The post Debat për luftën: Ukrainasi sulmon fqinjin rus në Francë appeared first on iconstyle.al.

Zjarr i madh në një fabrikë të predhave në Rusi

11 July 2025 at 14:00

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë në qytetin Orsk të Rusisë, e cila është e specializuar në prodhimin e predhave të artilerisë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur si pasojë e materialeve të ndezshme që ndodheshin në ambientet e prodhimit, përfshirë ngjyrat dhe llak industrial.

Megjithatë, burime nga mediat shtetërore ruse kanë ngritur dyshime se zjarri mund të ketë qenë rezultat i një akti sabotimi të qëllimshëm, duke shtuar tensionet dhe pasigurinë në lidhje me incidentin.

Fabrika në fjalë ka një rëndësi strategjike të madhe për kompleksin ushtarak-industrial të Rusisë, pasi ajo prodhon mbi 50 për qind të predhave të artilerisë të disa kalibrave specifikë që përdoren nga forcat e armatosura ruse.

🔥 A fire broke out at a mechanical plant in the Russian city of Orsk, which manufactures artillery shells

According to preliminary reports, the fire was caused by “flammable paint and varnish materials.” Kremlin media outlets are reporting that the fire may have been caused by… pic.twitter.com/pUV9tBb1At

— Visegrád 24 (@visegrad24) July 11, 2025

Përveç kësaj, objekti prodhon edhe pjesë të rëndësishme për sistemet raketore me shumë tuba (MLRS), të cilat janë një element kyç në arsenalin e ushtrisë ruse, veçanërisht në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë.

Shërbimet zjarrfikëse lokale janë mobilizuar në masë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.

Disa burime të pavarura spekulojnë se ky mund të jetë një nga një sërë sulmesh të mundshme ndaj infrastrukturës ushtarake ruse, në një kohë kur tensionet rajonale dhe ndërkombëtare mbeten të larta.

Dëmet e shkaktuara në fabrikë nuk janë ende të qarta, por duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të objektit, ky incident pritet të ketë ndikim në zinxhirin e furnizimit me municione për forcat ruse, të paktën në afat të shkurtër.

Autoritetet vendore kanë rritur nivelin e sigurisë në objektet industriale të ngjashme dhe po shqyrtojnë mundësinë e përforcimit të masave kundër sabotimeve të mundshme. /Telegrafi/

The post Zjarr i madh në një fabrikë të predhave në Rusi appeared first on Telegrafi.

NYT: Putin u ngatërrua keq – prishi marrëdhëniet me Trumpin

11 July 2025 at 11:54

Në një kthesë të papritur dhe paradoksale, marrëdhëniet midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin nuk zhvilluan ashtu siç shpresonte Kremlini.

Edhe pse fillimisht gjithçka dukej premtuese për Moskën pas zgjedhjes së Trumpit në vitin 2016, zhvillimet e mëvonshme dëshmuan se Putini i keqinterpretoi situatat dhe i luajti gabim kartat e tij.

Në fillim, Trump shfaqi një ton të pazakontë të butë dhe respektues ndaj Putinit, duke e dalluar ndjeshëm nga qëndrimet më të ashpra të paraardhësve të tij. Retorika e Trumpit krijoi përshtypjen se mund të pasonte një periudhë normalizimi apo edhe afrimi midis Uashingtonit dhe Moskës.

Kjo ngjalli shpresa në Kremlin se Rusia do të arrinte përfitime strategjike, veçanërisht në raport me konfliktin në Ukrainë dhe heqjen e disa sanksioneve ndërkombëtare, raporton newyorktimes.

Por në vend të një përmirësimi, marrëdhëniet mes dy vendeve shkuan drejt ftohjes. Në vend që të forcohej, bashkëpunimi u minua nga një sërë faktorësh, përfshirë hetimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, tensionet në Siri, aneksimi i Krimesë dhe mbështetja e vazhdueshme e Putinit për separatistët në Ukrainë.

Këto zhvillime e vendosën Trumpin nën presion të madh politik në SHBA, duke e detyruar që të mbante një linjë më të ashpër ndaj Rusisë në shumë raste.

Për analistët perëndimorë dhe vetë amerikanët, u bë gjithnjë e më e qartë se Putini kishte mbivlerësuar aftësinë e tij për të ndikuar apo manipuluar presidentin amerikan.

Në përpjekjen për të përfituar maksimalisht nga një klimë e favorshme politike, Putini në fakt nxiti një reagim të kundërt: SHBA forcoi sanksionet, rriti praninë ushtarake në Evropën Lindore dhe thelloi mbështetjen për Ukrainën.

Në retrospektivë, marrëdhëniet mes Trumpit dhe Putinit, të cilat dikur premtonin të transformonin politikën ndërkombëtare, përfunduan si një rast studimi për iluzionin dhe kalkulimin e gabuar strategjik. Në vend që të fitonte terren, Rusia humbi edhe më shumë ndikim dhe u përball me një Perëndim më të bashkuar kundër saj. /Telegrafi/

The post NYT: Putin u ngatërrua keq – prishi marrëdhëniet me Trumpin appeared first on Telegrafi.

Duhet të presim deri ditën e hënë – Trump paralajmëron “mesazh të fuqishëm” për Putinin

11 July 2025 at 09:59

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se po planifikon të bëjë një “deklaratë të madhe” për Rusinë javën e ardhshme.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Trump i tha NBC News se “jam i zhgënjyer nga Rusia, por do të shohim çfarë do të ndodhë në javët në vijim. Mendoj se do të kem një deklaratë të madhe për Rusinë të hënën”.

Ai nuk specifikoi natyrën e deklaratës, por përmendi atë që e përshkroi si një marrëveshje të re që përfshin SHBA-në, NATO-n dhe Ukrainën për transferimin e armëve amerikane.

“Ne dërgojmë armë NATO-s, dhe NATO-ja paguan për ato armë, 100 për qind. Pra, ajo që bëjmë është që armët që dalin shkojnë te NATO, dhe pastaj NATO u jep ato armë (Ukrainës), dhe NATO paguan për to”, tha lideri amerikan.

📢Trump promises major statement on Russia on Monday

Donald Trump has announced he will make an “important statement on Russia” early next week, telling NBC News he is “disappointed in Russia.”

In addition, the U.S. president revealed details of a new arms delivery scheme to… pic.twitter.com/TzHknmPAfF

— NEXTA (@nexta_tv) July 11, 2025

Ai tha se marrëveshja u finalizua gjatë samitit të NATO-s muajin e kaluar, ku Trump sinjalizoi mbështetje për dërgimin e më shumë raketave Patriot në Ukrainë.

“Ne dërgojmë armë NATO-s, dhe NATO do të kompensojë çmimin e plotë të atyre armëve,” tha 79-vjeçari.

Komentet e tij të fundit vijnë në mes të një sërë sinjalesh kontradiktore dhe të pasakta nga Uashingtoni. Javën e kaluar, ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndërpreu njëanshmërisht dërgesat e ndihmës ushtarake kritike për Kievin, përfshirë sistemin anti-raketor Patriot dhe municionin me drejtim të saktë.

Vendimi më pas u anulua, ndërsa Trump mohoi përfshirjen dhe tani është zotuar të aprovojë dërgesa shtesë armësh për Ukrainën.

Dy burime thanë më parë se Trump për herë të parë që kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë do të dërgojë armë për Kievin. Ai e mori këtë vendim në kuadër të autoritetit presidencial (PDA) që paraardhësi i tij, Joe Biden, e ka përdorur shpesh.

Burimet i thanë Reuters se ekipi i Trumpit do të identifikojë armët nga stoqet amerikane për t’i dërguar Ukrainës në kuadër të PDA-së dhe njëri prej tyre deklaroi se vlera e armëve do të arrij deri rreth 300 milionë dollarë. /Telegrafi/

The post Duhet të presim deri ditën e hënë – Trump paralajmëron “mesazh të fuqishëm” për Putinin appeared first on Telegrafi.

Ushtria ukrainase shkatërron me 60 dronë “stallën e tankeve” të rusëve

11 July 2025 at 07:51

Forcat e armatosura ukrainase arritën të shkatërrojnë një “stallë tankesh” të ndërtuar nga rusët, e cila ishte një objekt strategjik shumë i rëndësishëm dhe që u mbrojt me shumë përkushtim. Kjo strukturë shërbente si bazë për pajisjet e rëndësishme ushtarake dhe mbante tanket dhe automjetet e blinduara të forcave ruse.

Përveç ruajtjes së tankeve, këto “stallë” ishin të pajisura edhe me teknologji të avancuar, siç janë sistemet e luftës elektronike (EW).

Këto sisteme përdoren për të penguar dhe neutralizuar dronët armiq dhe pajisjet e tjera që mund të kërcënojnë pozicionet ushtarake. Lufta elektronike është bërë një komponent i domosdoshëm në konfliktet moderne, duke shtuar një shtresë të re mbrojtjeje.

Në mënyrë që të mbrojnë zonën përreth, rusët kanë instaluar edhe pajisje për pastrimin e minave, të cilat shërbejnë për të hequr pengesat dhe për të siguruar rrugën për sulme të ardhshme. Këto pajisje janë veçanërisht të domosdoshme për motoçikletat që përdoren për operacione të shpejta dhe manovra në terren të vështirë.

Wow! The Ukrainian Armed Forces destroyed a “tank-shed” that the Russians tried very hard to protect

In addition to infantry, such structures can carry electronic warfare (EW) systems to protect against drones and other equipment. They also use mine clearance devices to clear… pic.twitter.com/tFtQJKSk3M

— NEXTA (@nexta_tv) July 10, 2025

Shkatërrimi i kësaj baze nuk ishte i lehtë. Forcat ukrainase përdorën një flotë prej rreth 60 dronësh për ta sulmuar dhe për ta shkatërruar plotësisht objektin. Përdorimi i dronëve në këtë mënyrë tregon se si teknologjia moderne ka ndryshuar mënyrën e luftës, duke lejuar sulme të sakta dhe me rrezik të reduktuar për ushtarët në terren.

Sulmi me dronë ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë, duke shkatërruar sistemet mbrojtëse dhe duke penguar përforcimet e rusëve. Ky sukses tregon edhe një herë aftësinë e Ushtrisë Ukrainase për të përdorur teknologji të avancuar dhe taktika moderne për të goditur objektivat e rëndësishme ushtarake.

Shkatërrimi i “stallës së tankeve” ka një ndikim të madh strategjik në fushën e betejës, pasi pengon rusët të përdorin automjetet e tyre të blinduara në mënyrë efektive dhe dobëson mbrojtjen e tyre në këtë rajon. Kjo fitore rrit moralin e trupave ukrainase dhe ndikon në zhvillimin e mëtejshëm të operacioneve luftarake në terren.

Në përmbledhje, ky operacion tregon qartë se sa të rëndësishme janë teknologjitë moderne si dronët dhe lufta elektronike në konfliktet e sotme, dhe si forcat ukrainase vazhdojnë të përdorin këto mjete për të kundërshtuar dhe dobësuar forcat ruse në terren. /Telegrafi/

The post Ushtria ukrainase shkatërron me 60 dronë “stallën e tankeve” të rusëve appeared first on Telegrafi.

Droni ushtarak rus rrëzohet në Lituani – rriten tensionet në kufirin lindor të NATO-s

10 July 2025 at 23:26

Një incident që ka shkaktuar shqetësim të madh në rajon ka ndodhur këtë javë, kur një dron ushtarak rus, i dyshuar si pjesë e armatimit të përdorur nga Rusia në luftën në Ukrainë, u rrëzua në territorin e Lituanisë – një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Lituanisë, një mjet fluturues i ngjashëm me një dron të improvizuar (UAV) hyri në hapësirën ajrore lituaneze nga drejtimi i Bjellorusisë, një aleat i ngushtë i Rusisë dhe shpesh një platformë për operacionet e saj ushtarake. Droni u rrëzua në afërsi të kufirit lindor, dhe autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të ngjarjes.

Sipas burimeve të mediave lokale, përfshirë portalin Delfi, besohet se droni në fjalë është një “Gerbera”, një model rus i prodhuar me kosto të ulët, i cili ka qenë i pranishëm në fushatat ushtarake të Moskës në Ukrainë gjatë vitit të fundit.

Çfarë është droni “Gerbera”?

“Gerbera” përshkruhet si një version më i thjeshtuar dhe më ekonomik i dronit kamikaz iranian Shahed-136, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Ukrainë përmes sulmeve ajrore të përsëritura ndaj infrastrukturës civile dhe ushtarake.

Ky dron nuk është vetëm një mjet për goditje vetëvrasëse, por është gjithashtu i aftë për zbulim, vëzhgim, sulme precize dhe për të shpërqendruar sistemet e mbrojtjes ajrore të armikut. Kjo e bën atë një mjet të vlefshëm në strategjitë hibride të luftës së re që Rusia ka përqafuar në Ukrainë dhe më gjerë.

Çfarë do të thotë për sigurinë e rajonit?

Ky incident është veçanërisht i ndjeshëm duke pasur parasysh se Lituania është një nga vendet më të ekspozuara ndaj presionit rus, për shkak të kufirit të saj me Kaliningradin dhe afërsisë me Bjellorusinë. Rrëzimi i një droni rus në territorin e saj ngre shqetësime serioze për sigurinë kufitare, si dhe për respektimin e sovranitetit ajror të vendeve të NATO-s.

Zyrtarët lituanezë janë shprehur se po zhvillojnë një hetim të plotë për të konfirmuar origjinën e dronit dhe qëllimin e tij të mundshëm. Ndërkohë, incidenti ka ndezur diskutime të reja për përforcimin e mbrojtjes ajrore dhe aftësive të zbulimit përgjatë kufirit lindor të aleancës euroatlantike.

Ky rast gjithashtu vjen në një kohë kur tensionet mes NATO-s dhe Rusisë janë të larta, dhe çdo shkelje e kufijve mund të shihet si provokim ose testim i gatishmërisë ushtarake të vendeve anëtare. /Telegrafi/

BREAKING:

Russian military drone crashes in Lithuania

The Lithuanian State Border Guard Service reported that an aircraft resembling a homemade UAV entered Lithuania from Belarusian territory.

According to Delfi, the crashed drone is believed to be a Russian unmanned aerial… pic.twitter.com/me7n5gPJee

— Visegrád 24 (@visegrad24) July 10, 2025

The post Droni ushtarak rus rrëzohet në Lituani – rriten tensionet në kufirin lindor të NATO-s appeared first on Telegrafi.

Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën

By: M C
10 July 2025 at 23:34

Gjermania synon të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore, Patriot, të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, për t’ia dërguar Ukrainës, tha të enjten kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Ukraina po kërkon me ngulm dhe nguti mbrojtje më të fortë ajrore përballë sulmeve të shpeshtuara dhe rritura nga Rusia me raketa dhe dronë.

“Bisedova për këtë me presidentin [Donald] Trump të enjten e kaluar dhe gjithashtu i kërkova atij ta furnizojë [Ukrainën] këto sisteme”, tha Merz gjatë një konference në Romë për rindërtimin e Ukrainës.

Ministrat e mbrojtjes të të dyja vendeve po bisedojnë për një marrëveshje të mundshme, por ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar, tha Merz.

Merz theksoi se SHBA-ja ka nevojë për disa nga sistemet Patriot për mbrojtjen e vet ajrore, pa treguar se sa sisteme Patriot saktësisht synon t’i blejë Berlini.

Megjithatë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tregoi më vonë se Gjermania është pajtuar të paguajë për dy sisteme Patriot.

“Gjermania është e gatshme të paguajë për dy prej tyre, tashmë ka një marrëveshje”, tha Zelensky në Romë.

Sipas tij, edhe Norvegjia është zotuar të blejë një tjetër sistem Patriot dhe ta dërgojë në Ukrainë.

Këtë javë, Trump, duke shprehur pakënaqësinë e tij me mungesën e vullnetit nga presidenti rus, Vladimir Putin, për t’u përfshirë seriozisht në bisedime për paqe, tha se kishte miratuar një furnizim me armë mbrojtëse për Ukrainën.

Ai shtoi më pas se kërkesa e Ukrainës për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot do të shqyrtohet.

Gjermania, e cila gjithashtu përdor sistemet Patriot, ka furnizuar Ukrainën me disa sisteme të mbrojtjes ajrore, por Patriotët konsiderohen si më modernët dhe më efektivët.

Patrioti është i aftë të shkatërrojë avionë, raketa balistike dhe raketa lundruese në një largësi rreth 100 kilometra dhe në një lartësi deri në 30 kilometra.

Më herët, Merz premtoi mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën gjatë takimit dyditor në Romë, i cili kishte për qëllim diskutimin e mënyrave për të financuar rindërtimin ndërkohë që sulmet ruse vazhdojnë.

“Mbështetja jonë për vendin tuaj është e palëkundur”, i tha Merz Zelenskyt, i cili gjithashtu mori pjesë në mbledhjen e aleatëve të Kievit në kryeqytetin italian.

Duke iu drejtuar Putinit, udhëheqësi gjerman deklaroi: “Nuk do të dorëzohemi”./REL

The post Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

By: Elva
10 July 2025 at 23:06

Në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, kryeministri shqiptar Edi Rama u gjunjëzua për herë të tretë para kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Mediat italiane e përshkruajnë këtë gjest si një traditë të Ramës në takimet me Melonin. “Libero Quotidiano” shkruan se Rama e ka bërë këtë veprim edhe në maj, gjatë vizitës së Melonit […]

The post Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Jam shumë i zhgënjyer”- Trump flet pas bisedës me Putinin: Presidenti rus nuk po mendon të përfundojë luftën në Ukrainë, kjo është një gjë shumë e keqe!

4 July 2025 at 09:37
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur i zhgënjyer nga telefonata që zhvilloi ditën e djeshme (3 korrik) me Vladimir Putin, pasi sipas tij presidenti rus dukej i pavullnetshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Përpjekjet e SHBA-ve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përmes mjeteve diplomatike duket se kanë ngecur dhe Trump

ITALI – Meloni: Kompanitë pro-ruse të përjashtohen nga rindërtimi i Ukrainës

10 July 2025 at 22:29

ROMË, 10 korrik /ATSH/ – Italia u shpreh se kompanitë që kanë ndihmuar në financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës duke bërë biznes me këtë vend, duhet të përjashtohen nga rindërtimi i Ukrainës, sipas “Reuters”.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha më herët se pjesëmarrësit në konferencën e  mbajtur në Romë – për rimëkëmbjen e Ukrainës kishin premtuar më shumë se 10 miliardë euro – për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta.

“Ne duam të punojmë me Ukrainën për të siguruar që subjektet që kanë kontribuar në financimin e makinerisë së luftës ruse të mos përfitojnë nga rindërtimi”, tha Meloni gjatë një konference për shtyp.

“Rruga për ne është e qartë, të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe nga ana tjetër të rrisim presionin ndaj Rusisë, mbi të gjitha përmes sanksioneve”, shtoi Meloni.

Bashkimi Evropian ka miratuar një sërë sanksionesh kundër Moskës që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.

Një deklaratë e Ministrisë italiane të Financave tha se ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti e kishte diskutuar çështjen e ndalimit të kompanive pro-ruse gjatë një takimi dypalësh me homologun e tij ukrainas, Serhii Marchenko. /Ad.Ab./ /a.i/

The post ITALI – Meloni: Kompanitë pro-ruse të përjashtohen nga rindërtimi i Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – OKB: Numri i viktimave civile në Ukrainë në nivelin më të lartë në tre vjet

10 July 2025 at 21:58

NJU JORK, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Numri i civilëve ukrainas të vrarë ose të plagosur nga sulmet ruse arriti nivelin më të lartë gjatë muajit qershor – krahasuar me tre vitet e fundit, sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut i OKB-së në Ukrainë bëri të ditur se gjatë muajit të kaluar u vranë 232 civilë dhe u plagosën 1 343 të tjerë.

Hera e fundit që numri i viktimave ishte më i lartë ka qenë në maj të vitit 2022, menjëherë pas fillimit të luftës.

Numri i të vrarëve gjatë qershorit ishte gjithashtu më i larti në gati një vit.

Më shumë se gjysma e viktimave civile ishin në zona larg vijës së frontit, kryesisht si pasojë e sulmeve me raketa dhe dronë në thellësi të territorit të kontrolluar nga Ukraina, thuhet në raport. /Ad.Ab./ /a.i/

The post NJU JORK – OKB: Numri i viktimave civile në Ukrainë në nivelin më të lartë në tre vjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ROMË – Mattarella: Ukrainës i duhet një paqe e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme

10 July 2025 at 20:16

ROMË, 10 korrik /ATSH-ANSA/- Sot, është më e rëndësishme se kurrë të përcjellim mesazhin se Kievi nuk është vetëm. Ky mesazh është thelbi i kësaj konference, tha presidenti italian Sergio Mattarella në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës sot në Romë.

“Nuk do të lodhemi kurrë së përsërituri – Ukrainës i duhet një paqe e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme”, tha Mattarella.

“Dorëzimi ndaj shtypjes së më të fortit nuk do të ishte paqe”, tha ai.

“Paqja, në kushte të padrejta, është gjithmonë jetëshkurtër”, shtoi ai.

“Kjo është arsyeja pse kjo luftë shqetëson të gjithë bashkësinë ndërkombëtare. Zbatimi i ligjit ndërkombëtar pasqyron ndjenjën e përbashkët të njerëzimit”, tha presidenti italian.

“Nuk është një ushtrim abstrakt apo utopik”, theksoi ai.

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, e bashkëorganizuar nga qeveritë italiane dhe ukrainase u mbajt sot në Qendrën e Konferencave “La Nuvola” në Romë.

Të pranishëm ishin afërsisht 5 000 pjesëmarrës, përfshirë afërsisht 100 delegacione qeveritare dhe 40 delegacione nga organizata ndërkombëtare. //a.i/

The post ROMË – Mattarella: Ukrainës i duhet një paqe e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Koalicioni i Vullnetit” me seli të përhershme në Paris – vëzhgon çështjet taktike dhe operacionale në Kiev

10 July 2025 at 18:52

“Koalicioni i Vullnetit” pritet të vendosë një seli të përhershme në kryeqytetin francez, Paris me plane të qarta për krijimin e një qendre koordinimi në të ardhmen në Kiev.

Kujtojmë se ky koalicion përbëhet nga 31 vende që janë angazhuar për të forcuar mbështetjen ndaj Ukrainës përballë agresionit rus, raporton skynews.

Grupi ra dakord sot për krijimin e një selie operacionale shumëkombëshe të nivelit tre-yllësh (gjeneral-leitnant) në Paris, e cila do të drejtohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca dhe do të mbikëqyrë të gjitha çështjet taktike dhe operacionale.

Sipas marrëveshjes, selia do të zhvendoset në Londër pas 12 muajve të parë, duke u dhënë partnerëve fleksibilitet për të kontribuar me forca dhe për të dërguar ekipe ushtarake për linja të ndryshme operacionale.

Kur forcat të vendosen në terren, në Kiev do të krijohet gjithashtu një qendër koordinimi, e cila do të drejtohet nga një oficer ushtarak britanik me gradë dy-yllësh (gjeneral brigade).

Ndryshe, SHBA-ja nuk bën pjesë në koalicion pasi që është e interesuar që lufta të kryhet në mënyrë diplomatike. /Telegrafi/

The post “Koalicioni i Vullnetit” me seli të përhershme në Paris – vëzhgon çështjet taktike dhe operacionale në Kiev appeared first on Telegrafi.

❌
❌