Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Nis ndarja e medaljeve presidenciale për mërgimtarët në ShBA që kontribuuan për liri dhe pavarësi

By: Kult Plus
12 July 2025 at 19:04

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po e vazhdon qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E para e shtetit, ka takuar sot mërgatën shqiptaro-amerikane, të cilëve u ka ndarë medalje presidenciale.

Ndarja e medaljeve u bë për mërgimtarët të cilët kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie, e cila po vazhdon akoma, u ndanë dekorata si “Urdhri i Pavarësisë” dhe ai “Hasan Prishtina”.

Before yesterdayMain stream

Osmani uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së: Nga populli më pro-amerikan në botë

PRISHTINË, 4 korrik/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.

Osmani ka ndarë një video nga pjesëmarrja e saj në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, të organizuar nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë.

“Në këtë ditë të pavarësisë së SHBA-së ne nuk festojmë vetëm historinë e juaj, por nderojmë edhe se si ka formësuar tonën”, ka thënë ndër të tjera Osmani gjatë fjalimit të saj.

Ajo ka theksuar se populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap.

“Para 26 vjetëve, udhëheqja juaj na ndihmoi që të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, e çdo vit më tej. Përmes ndërtimit të paqes, ndërtimit të institucioneve dhe zhvillimet ekonomike dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë. Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së”, ka thënë Osmani.

Data 4 korrik shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë: ekzekutive, legjislative dhe juridike – Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. /Kosovapress/

The post Osmani uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së: Nga populli më pro-amerikan në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Begaj: Mirënjohës për partneritetin strategjik

4 July 2025 at 09:49

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë. Në një postim zyrtar, ai shprehu mirënjohje për marrëdhënien e fortë mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Begaj theksoi angazhimin e përbashkët të dy vendeve ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shprehur dëshirën për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe.

“Gëzuar 4 korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen e saj të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara. Ne qëndrojmë të bashkuar në angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, dhe presim me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 249-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Begaj: Mirënjohës për partneritetin strategjik appeared first on Euronews Albania.

Sot/ SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë

By: Oldi
4 July 2025 at 08:24

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776 delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan. Përpara vitit 1776, të 13 kolonitë i nënshtroheshin ligjit britanik dhe duhej të paguanin detyrime të larta për importin […]

The post Sot/ SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA feston 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, festoi dje 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës së bashku me aleatët dhe partnerët e saj në Shqipëri.

Ambasada gjithashtu, duke nderuar liritë dhe heronjtë që luftojnë për to, festoi edhe 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara — degët e para të ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë.

Në fjalën e saj në këtë ceremoni E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn u shpreh ndër të tjera se  “falë sakrificës së kaq shumë amerikanëve dhe aleatëve mund të mblidhemi sonte për të festuar liritë tona”.

“Ne mund t’i rrisim fëmijët tanë të sigurt për një të ardhme ku ata do të gëzojnë ato të drejta të patjetërsueshme të përjetësuara në Deklaratën e Pavarësisë, nënshkruar 249 vjet më parë: Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”, theksoi ajo.

/gj.m/j.p/

 

The post Ambasada e SHBA feston 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Përkujtimit në SHBA/ Presidenti Trump nderon ushtarët e rënë në luftë, me rastin e 250 vjetorit të pavarësisë

27 May 2025 at 09:56

Presidenti Donald Trump i bëri homazhe ushtarëve të rënë gjatë një ceremonie të Ditës së Përkujtimit në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit të hënën, në një fjalim që nderoi “luftëtarët e mëdhenj”, por gjithashtu u fut shkurtimisht në politikë ndërsa u bëri vlerësime për vendin që “po rregullohet pas katër vitesh të gjata dhe të vështira”.

Edhe pse festa është një ditë që presidentët e SHBA-së zakonisht e trajtojnë me solemnitet të pastër, Trump e filloi atë me një postim në mediat sociale për Ditën e Përkujtimit me shkronja kapitale që sulmoi paraardhësin e tij dhe i quajti gjyqtarët federalë që kanë bllokuar iniciativat e tij të deportimit “monstra që duan që vendi ynë të shkojë në ferr”.

Megjithatë, në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, ku janë varrosur më shumë se 400,000 persona, Trump përkujtoi sakrificën e anëtarëve të shërbimit amerikan dhe veçoi disa familje me Yll të Artë për të treguar historitë e të afërmve të tyre të rënë.

“Ne thjesht e nderojmë trashëgiminë e tyre të jashtëzakonshme. Ne i përshëndesim ata në lavdinë e tyre të përjetshme dhe të përhershme. Dhe ne vazhdojmë ndjekjen tonë të pamëshirshme të fatit të Amerikës ndërsa e bëjmë kombin tonë më të fortë, më krenar, më të lirë dhe më të madh se kurrë më parë. Trimëria e tyre, na dha republikën më të lirë, më të madhe dhe më fisnike që ka ekzistuar ndonjëherë në faqen e dheut. Një republikë që po e rregullojmë pas katër vitesh të gjata dhe të vështira”, tha Trump

Gjatë fjalimit të tij, Trump tregoi historinë e Oficeres së Lartë të Marinës Shannon Kent, e vrarë së bashku me tre amerikanë të tjerë nga një bombardues vetëvrasës në vitin 2019 në Siri, duke lënë pas bashkëshortin, djalin 3-vjeçar dhe djalin 18-muajsh.

Ajo, me origjinë nga Pine Plains, New York, ishte në vendosjen e saj të pestë luftarake, tha ai, e përfshirë në një ekip që gjuante militantët e grupit të Shtetit Islamik në Siri, duke shërbyer si gjuhëtare, përkthyese dhe teknik kriptologjik duke punuar së bashku me forcat speciale.

“Ajo ishte ndër gratë e para që e bënë ndonjëherë këtë, dhe e bëri më mirë se kushdo,” tha Trump, duke thirrur familjen e Kent për duartrokitje në ceremoni.

Turma përmendi gjithashtu për Rreshteren e Lartë të Forcave Ajrore. Elroy Harworth nga Erhard, Minesota, avioni i të cilit u rrëzua në territorin armik gjatë Luftës së Vietnamit, duke vdekur ndërsa gruaja e tij ishte shtatë muajshe shtatzënë. Djali i tij, i cili u brohorit në audiencë, ndoqi rrugën e të atit dhe ka qenë në Ushtri për 20 vjet.

Tregoi edhe historinë e Kapitenit të Ushtrisë Ryan McGhee nga Fredericksburg, Virginia, i cili u rekrutua pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe nëna e të cilit ishte në audiencë.

Trump tha se McGhee e dinte se donte të bëhej një Ranger i Ushtrisë që kur pa kullat të binin atë ditë, bëri tre misione në Afganistan, pastaj u vendos në Irak. Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë këtë muaj, tha presidenti, McGhee vdiq në një shkëmbim zjarri dhe “dha jetën e tij në moshën 21 vjeç”.

Trump foli për “mirësinë e pafund që kemi marrë nga të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për Amerikën gjatë 250 viteve të fundit” – përpara se të kalonte disi te festimi i 250-vjetorit të Amerikës dhe Kupës së Botës dhe Lojërave Olimpike që do të zhvillohen së shpejti.

Ai e përfundoi fjalimin duke nderuar “trashëgiminë e jashtëzakonshme” të ushtarëve të rënë, duke thënë: “Ne i përshëndesim ata në lavdinë e tyre të përjetshme dhe të përhershme, dhe vazhdojmë ndjekjen tonë të pandërprerë të fatit të Amerikës, ndërsa e bëjmë kombin tonë më të fortë, më krenar, më të lirë dhe më të madh se kurrë më parë.”/ Associated Press

The post Dita e Përkujtimit në SHBA/ Presidenti Trump nderon ushtarët e rënë në luftë, me rastin e 250 vjetorit të pavarësisë appeared first on Sot News | Lajme.

Ky shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Ja për kë bëhet fjalë

By: gaze tare
26 March 2025 at 16:55

Pas 17 viteve pavarësi, Republika e Kenias, një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës, ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Kosovë dhe tashmë pritet që Qeveria të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë.

Kosova, e cila e shpalli pavarësinë më 2008, njihet nga 117 vende të botës, sipas ueb-faqes së Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Në vitet e fundit ka pasur një rënie të ritmit të njohjeve dhe shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021.

The post Ky shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Ja për kë bëhet fjalë appeared first on iconstyle.al.

Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Kenia, Begaj: Vendim i mirëpritur

26 March 2025 at 16:07

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përgëzoi sot Republikën e Kosovës për njohjen si shtet te pavarur e sovran nga Republika e Kenias.

Presidenti falënderoi homolugun e tij William Rutto per marrjen e këtij vendimi.

“I kënaqur që Kenia e ka njohur sot shtetin e Kosovës. I shpreh mirënjohjen time mikut tim William Ruto për këtë vendim të mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, shkroi Begaj në një postim në rrjetin social X.

Kosova, cila e shpalli pavarësinë më 2008, njihet nga 118 vende të botës, sipas ueb-faqes së Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

/a.f/

The post Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Kenia, Begaj: Vendim i mirëpritur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kenia njohu Kosovën/ Reagon Osmani: Marrëdhëniet mes të Kosovës dhe Kenias do të thellohen në fusha të ndryshme

By: xhir jeta
26 March 2025 at 16:07

Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Ksoovën si shtet të pavarur dhe sovran.

E para e shtetit thotë se vendimi i nënshkruar nga Presidenti Ruto u dërgua zyrtarisht pak më parë në Presidencë.

Më tej, presidentja tregon se përgjatë këtyre viteve, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me presidentin Ruto dhe në të cilat njohja e Kosovës ka qenë temë kryesore e diskutimeve.

“Presidenti Ruto vazhdimisht siguronte popullin e Kosovës se vendimi për njohje do te merret shpejt, bazuar në të drejten ndërkombëtare dhe në sakrificën e gjatë të popullit tonë”, thotë ajo..

Poashtu, Osmani ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë proces, por në veçanti kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin për angazhimin e tij të  vazhdueshëm.

“Kosova vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit dhe fuqizimit të pozitës së saj ndërkombëtare. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenias do të thellohen në fusha të ndryshme, ndaj presim që shumë shpejt të vendosim marrëdhënie diplomatike, duke ndërtuar një partneritet të fortë dhe afatgjatë në mes dy shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Kenia njeh pavarësinë e Kosovës

PRISHTINË, 26 mars/ATSH/- Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli deklaroi sot se Kenia ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli thekson se që nga viti 2009 ka lobuar dhe ka biseduar me autoritetet keniane për ta arritur njohjen.

Deklarata e plotë e Pacollit:

Sot, Kosova shkruan histori!

17 vjet pas Pavarësisë, në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme, Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran!

Kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë – është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemrën e Afrikës! Sot, flamuri ynë i shtetit ngrihet lart me krenari në Nairobi, dhe kjo është një dëshmi se Kosova ecën përpara, fuqishëm dhe me dinjitet kur punohet dhe ka vullnet për të!

Kjo fitore nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë. Që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet. Kam shkuar derë më derë, zyrë më zyrë, me vetëm një qëllim – të bëj të njohur zërin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet.

Presidenti Ëilliam Ruto, i qëndroi fjalës së dhënë në vitin 2016.

Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia!

Kjo është diplomaci me rezultat. Kjo është Kosova që e respektojnë! Kjo është fitorja e dinjitetit tonë kombëtar në arenën ndërkombëtare!

I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Repbulikën e Shqipërisë në Nairobi. Kosova duhet të jetë prezente aty ku respektohet dhe mbështetet – në zemrën e Afrikës! Kjo ambasadë do të jetë porta e Kosovës për të hyrë fuqishëm në kontinentin afrikan, për të ndërtuar aleanca të reja politike, ekonomike dhe kulturore.

Dua te shpreh falenderimin për bashkëpunëtorin tim të ngushtë, Jetlir Zyberaj i cili ka qenë në mënyrë permanente syri dhe veshi im jo vetëm në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

Një falënderim të veçantë dua t’i shpreh edhe Shqipërisë, presidentit Begaj dhe kryeministrit Edi Rama të cilët më kanë dhënë mbështetje shtetërore.

Kjo është dita kur Kosova u pa, u dëgjua dhe u pranua. Kjo është dita kur populli ynë duhet të ndiejë krenarinë e një fitoreje që nuk ka çmim – njohjen ndërkombëtare të shtetit tonë.

Faleminderit Kenia! Faleminderit President Ruto! Lavdi Kosovës dhe qytetarëve të saj krenarë!

The post Kenia njeh pavarësinë e Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Shqipëria dhe Kuvajti bashkëpunim të frytshëm në shumë fusha

20 February 2025 at 14:08

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Shqipëria dhe Kuvajti ndajnë një miqësi të konsoliduar ndër vite, e cila ka sjellë bashkëpunim të frytshëm në fusha të ndryshme.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kuvajtit me rastin 64-vjetorit të Pavarësisë dhe 34-vjetorit të Çlirimit të Kuvajtit.

Balla u shpreh se të dy vendet ndajnë një miqësi të konsoliduar ndër vite, e cila ka sjellë bashkëpunim të frytshëm në fusha të ndryshme

“Mbetemi të angazhuar për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe, duke inkurajuar shkëmbimet ekonomike dhe institucionale mes dy vendeve tona në energji, infrastrukturë, bujqësi, digjitalizim etj.”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.

/a.f/r.e/

The post Balla: Shqipëria dhe Kuvajti bashkëpunim të frytshëm në shumë fusha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Dëshmorët e luftës në Kosovë, ura mes një ëndrre dhe realitetit të sotëm

18 February 2025 at 17:40

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, gjatë vizitës në Kosovë për 17-vjetorin e Pavarësisë, mori pjesë edhe në ceremoninë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti me rastin e dekorimit të figurave me kontribut në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, ku kujtoi momentet e vështira të Kosovës, bashkimin e shqiptarëve nga të gjitha trevat, dhe nderoi dëshmorët e lirisë, Begaj tha se “kjo ditë na mbush me krenari, respekt dhe reflektim”.

“Krahas figurës legjendare të Komandantit Adem Jashari, Zahir Pajazitit e shumë të tjerëve, po aq krenarë jemi edhe për Indrit Carën apo “Ushtar Kavajën”, Tahir Sinanin, Skerdilajd Llagamin dhe shumë dëshmorëve të tjerë nga të gjithë trevat e Shqipërisë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, theksoi Begaj.

Duke iu referuar aktivizimit në Shqipëri të atdhetarëve në stërvitjen e grupeve të para të luftëtarëve me në krye Adem Jasharin, Presidenti Begaj, vlerësoi se ky moment dëshmoi shpirtin e shqiptarëve dhe ndërgjegjen kombëtare.

“Ata nuk pyetën për rreziqet, vepruan, sepse ndihma për vëllanë është zgjedhje e natyrshme. Ata u përgjigjën siç i është përgjigjur gjithmonë Shqipëria- Kosovës dhe Kosova thirrjes së Shqipërisë. Asokohe ata u bënë ura mes një ëndrre dhe një realiteti të sotëm”, tha Begaj.

Presidenti Begaj u shpreh se “Shqipëria ka kontribuar dhe do të kontribuojë gjithmonë për Kosovën, sepse kështu na thotë ndërgjegjja jonë kombëtare”.

Kreu i Shtetit theksoi se fakti që shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë agresorë përgjatë historisë, nuk i bën të dobët apo të pafuqishëm.

“Shqiptarët gjithmonë kanë mbrojtur të drejtën, kanë mbrojtur lirinë dhe vlerat Euroatlantike. E ardhmja jonë është e përbashkët: Nuk ka Shqipëri të fuqishme pa Kosovën e fortë, nuk ka Kosovë të sigurt pa një Shqipëri të qëndrueshme dhe të zhvilluar”,  deklaroi Begaj duke theksuar të ardhmen e përbashkët drejt Evropës, bazuar e cilësuar atë përkatësi të natyrshme shpirtërore, kulturore, në vlera e parime.

Nderimi i veprës së atdhetarëve, sipas Presidentit, përcjell mesazhe të rëndësishme për të ardhmen.

“Jemi bashkë, do të mbetemi bashkë, do të ecim përpara bashkë. Historia na ka vënë përpara sfidave të mëdha, por ne kemi ditur gjithmonë të triumfojmë. Objektivi ynë mbetet i pandryshueshëm: një Shqipëri e Kosovë demokratike dhe moderne, një komb i fortë që njeh vetëm zhvillim, integrim dhe prosperitet”, tha Begaj.

1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Begaj: Dëshmorët e luftës në Kosovë, ura mes një ëndrre dhe realitetit të sotëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Erdogani uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

17 February 2025 at 19:48

PRISHTINË, 17 shkurt/ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Erdogan i ka shprehur Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.

“Ai ka nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës për afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke rikujtuar rolin e shtetit të tij, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës në Kosovë.

Presidenti Erdogan ka theksuar vullnetin e përbashkët për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. /KosovaPress/

The post Erdogani uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gashi uron Pavarësinë e Kosovës: Ndërtimi i shtetit të suksesshëm demokratik dhe integrimi i Kosovës janë betejat paqësore që qytetari kosovar meriton t’i fitojë

By: D Marku
17 February 2025 at 16:21

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, e ka uruar 17 shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës shpreh festën e çdo shqiptari, duke shënuar një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues, drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e shfrytëzoj këtë mundësi për ta theksuar partneritetin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve tona”.

“Ndërtimi i shtetit të suksesshëm demokratik dhe integrimi i Kosovës janë betejat paqësore që qytetari kosovar meriton t’i fitojë! Urime 17 Shkurti i Pavarësisë së Kosovës!”, ka shkruar Gashi.

The post Gashi uron Pavarësinë e Kosovës: Ndërtimi i shtetit të suksesshëm demokratik dhe integrimi i Kosovës janë betejat paqësore që qytetari kosovar meriton t’i fitojë appeared first on Albeu.com.

Veliaj uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Ditë krenarie, ditët më të mira janë përpara

17 February 2025 at 17:09

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar sot 17- vjetorin shpalljes së Pavarësisë të Kosovës.

“Urime 17-vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara. Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike”, shkruan Veliaj në një postim në rrjetet sociale.

Më 17 shkurt 2008 në Kuvendin e Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, Kosova u shpall shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

1 nga 5

/k.s/j.p/

The post Veliaj uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Ditë krenarie, ditët më të mira janë përpara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Grenell uron 17 shkurtin: Thaçi duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë

17 February 2025 at 13:51

PRISHTINË 17 shkurt/ATSH/ Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell, ka uruar miqtë në Kosovë për 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Grenell në këtë mesazh urimi ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi, që sipas tij po mbahet padrejtësisht në Hagë.

“Ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, ka shkruar Grenell në rrjetin social X.

Sipas tij institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj “padrejtësie”.

“Evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në pesë vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, tha Grenell në X.

/Kosovapress/

The post Grenell uron 17 shkurtin: Thaçi duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

17 vjet shtet, Rubio: SHBA kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës drejt sovranitetit

17 February 2025 at 11:29

PRISHTINË 17 shkurt/ATSH/ Sekretar amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka uruar 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një shtet sovran, demokratik, multietnik dhe prosperues.

Ruboi në një postim të publikuar në uebin e departamentit të shtetit amerikan, ka uruar në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ky përvjetor është një rast për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një shtet sovran, demokratik, multietnik dhe prosperues. Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës. Ndërsa ju festoni pavarësinë tuaj, ne nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta mes popujve tanë”, ka thënë ai.

/Kosovapress/

The post 17 vjet shtet, Rubio: SHBA kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës drejt sovranitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova shënon 17- vjetorin e Pavarësisë!

By: gaze tare
17 February 2025 at 08:10

Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Një sërë organizimesh – nga mbledhja festive e Qeverisë së vendit deri te parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës – priten gjatë ditës, për nder të këtij përvjetori.

Kosova është e sapodalë nga një proces zgjedhor dhe është në pritje të formimit të institucioneve të reja.

Fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit doli Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit aktual, Albin Kurti, por pa siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë e vetme.

Një ditë më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar një mesazh urimi për përvjetorin e pavarësisë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Aty thuhet se Trump e “përgëzon popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë” dhe vë në pah “qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces”.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe me padurim presim që t’i zgjerojmë ato – veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime – me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona”, thuhet mes tjerash në letër.

Qeveria e Kurtit, viteve të fundit, është kritikuar nga zyrtarët amerikanë, për shkak të disa hapave të cilësuar si të pakoordinuar kundrejt komunitetit serb.
Autoritetet e Kosovës, përveç tjerash, kanë hequr nga përdorimi dinarin serb dhe kanë mbyllur shumicën e institucioneve të Serbisë, prej të cilave serbët kanë marrë shërbime të ndryshme.

Qeveria i ka justifikuar këto veprime si shtrirje të autoritetit të saj dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Por, për shkak të tyre, edhe Bashkimi Evropian ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese kundër Kosovës, duke i pezulluar disa fonde dhe takime të nivelit të lartë.

Shtatëmbëdhjetëvjetori i pavarësisë e gjen Kosovën si shtet të njohur nga rreth 117 vende të botës.

Vendi është pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Por, nuk është ende në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës etj./ Rel

The post Kosova shënon 17- vjetorin e Pavarësisë! appeared first on iconstyle.al.

Rama uron Kosovën: Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë

17 February 2025 at 09:17

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka ururar Kosovën në 17-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

“Mirëmëngjes Kosovë. Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008.

The post Rama uron Kosovën: Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj uron pavarësinë e Kosovës: Nderim burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë

17 February 2025 at 09:16

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj uroi sot Kosovën në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Në një mesazh urimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shprehu nderimin për mijëra burra dhe gra që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e tij.

Procesi për statusin përfundimtar të Kosovës nisi zyrtarisht në nëntor të vitit 2005. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur.

Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, më 17 shkurt të vitit 2008.

/m.m/r.e/a.f/

The post Begaj uron pavarësinë e Kosovës: Nderim burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌