Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Restaurohet filmi i vitit 1979 “Liri a vdekje”

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Filmi “Liri a vdekje” është projekti i radhës i restaurimit realizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit me mbështetjen e programit “Sezoni i Filmave Klasikë” të ACE – Association des Cinémathèques Européennes.

“Liri a vdekje” është prodhim i vitit 1979 dhe mban firmën e dy regjisorëve Ibrahim Muçaj e Kristaq Mitro. AQSHF bën të ditur se tashmë restaurimi ka përfunduar dhe premiera do të shfaqet në kuadër të Tirana International Film Festival, i cili zhvillohet nga 21-27 shtator 2025.

Ky film është një tjetër vepër e shpëtuar falë restaurimit, siç duket edhe në pamjet krahasuese, që AQSHF ofron paraprakisht. Nga pamjet duket qartë dallimi mes negativit të dekoloruar dhe rezultatit përfundimtar të imazhit të restauruar me teknika të përparuara digjitale.

Restaurimi u krye në laboratorin e Augustus Color, Romë, pas skanimit 4K në studion e AQSHF-së të elementeve filmikë të figurës dhe zërit. /j.p/

 

The post Restaurohet filmi i vitit 1979 “Liri a vdekje” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teknologji për zgjedhje më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Në muajt maj dhe qershor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhuroi pajisje moderne IT dhe media për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ky dhurim synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të KQZ-së për proceset zgjedhore, përfshirë numërimin e votave brenda dhe jashtë vendit, menaxhimin dhe përpunimin e të dhënave, prodhimin e materialeve mediatike dhe zhvillimin e trajnimeve përmes mjeteve moderne teknologjike.

Prezenca e OSBE thekson se qëllimi i dhurimit është zgjedhje më transparente, staf më i përgatitur, edukim më i mirë i votuesve dhe angazhim më i lartë qytetar.

Këto pajisje do të mbeten një aset i çmuar për KQZ-në, duke nxitur përmirësimin digjital të administrimit zgjedhor dhe rritur efikasitetin e qëndrueshmërinë e proceseve zgjedhore në të ardhmen.

Donacioni është pjesë e asistencës së vazhdueshme të Prezencës për KQZ në, partnerin e saj strategjik dhe afatgjatë, për përmirësimin e mëtejshëm të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Ky donacion u mundësua në kuadër të projektit të Prezencës së OSBE së “Mbështetje për reformën dhe proceset zgjedhore në Shqipëri” financuar nga Suedia, Zvicra, Misioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE dhe Polonia.

1 nga 5

/gj.m//a.f//r.e/

The post Teknologji për zgjedhje më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rinumërimi i preferencialeve në Tiranë/ Alimehmeti me vota të shtuara, jo të vjedhura! Rekord për Ervin Hoxhën

By: M C
21 June 2025 at 22:42

Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive opozitare.

Deri më tani, nga rinumërimi i votave preferenciale, kandidatit të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i cili ka pretenduar se shumë vota të tij i janë numëruar të tjerëve në garë, arsye kjo sipas tij që nuk mori as mandatin e deputetit, por nga rezultatet paraprake të KQZ, rezulton se Alimehmetit i janë shtuar padrejtësisht 61 vota.

Ndërkohë kundërshtares së tij në këtë garë, Jorida Tabakut ka rezultuar se janë 22 vota më shumë në procesverbal sesa në kuti.

Të tjerë kandidatë me më shumë vota në procesverbal në radhët e PD-së janë: Petrit Gjonaj – 43 vota; Myslym Murrizi – 31 vota; Edit Hardhi – 21 vota dhe Ilir Meta – 28 vota.

E kundërta ka ndodhur me Asllan Dogjanin në PD, të cilit i mungojnë 10 vota, Salvador Kaçaj 17 vota dhe Ilda Zhulalit 5 vota.

Në kampin tjetër, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha rezulton me 193 më tepër, Xhemal Qefalia me 125 vota, Fatmir Xhafaj me 82 vota. Ndërkohë Mimi Kodhelit deri më tani i mungojnë 33 vota.

Procesi i rinumërimi të votave do të nisë përsëri ditën e hënë.

The post Rinumërimi i preferencialeve në Tiranë/ Alimehmeti me vota të shtuara, jo të vjedhura! Rekord për Ervin Hoxhën appeared first on Albeu.com.

“Nuk do doja asnjë grua në vendin tim…”/ Enada Hoxha, vjen me një mesazh të fortë pas ndarjes: Nuk ja uroj askujt

15 June 2025 at 11:30

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Gerd Vaso, balerina dhe koreografja Enada Hoxha ka folur hapur për këtë kapitull të jetës në një  emision televiziv.

Edhe pse nuk hyri në detaje, Enada tha qartë se e ka mbyllur këtë temë me veten, por nuk mund të mos lërë një mesazh për ata që përjetojnë të njëjtin realitet.

“Fati e deshi të ndodhte kështu dhe këtë temë nuk e diskutoj më. Por nuk do doja që asnjë grua apo vajzë të gjendet në situatën time. Nuk ua uroj as atyre që shkatërrojnë familjet, por sidomos atyre që besojnë në dashuri dhe familje,” – tha Hoxha. Fjalët e saj janë një kujtesë e ndjeshme për plagët që nuk duken, por lënë gjurmë dhe për forcën që vjen nga përballja me të vërtetën.

The post “Nuk do doja asnjë grua në vendin tim…”/ Enada Hoxha, vjen me një mesazh të fortë pas ndarjes: Nuk ja uroj askujt appeared first on Sot News | Lajme.

Krujë, restaurohet kalldrëmi mesjetar i Sari Salltikut

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Në Krujë ka nisur puna për restaurimin e kalldrëmit mesjetar, gati 300 vjeçar të Sari Salltikut, në malin e Krujës.

Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi tha se “ky është një projekt i bukur, i shumëdëshiruar nga banorët e Krujës, komuniteti bektashi dhe turistët”.

“Ky projekt përfshin ndërtimin e shkallareve në hyrje të shtegut, restaurimin e shtegut këmbësor me gjatësi 1.8 km, ndriçimin dhe vendosjen e tabelave orientuese dhe përshkruese, bashkë me restaurimin e Kroit të Lugjve”, theksoi Bushi.

I konsideruar si Ballkoni i Shqipërisë, me një lartësi 1110 m, Mali i Krujës të ofron një pamje mbresëlënëse të Adriatikut, territorit nga Mali i Zi deri në Malin e Tomorit. Në këtë mal u hap teqeja e parë në vend e ku sot kujtohen veprat e të shenjtit Sari Salltiku.

Në një ngjitje me një lartësi prej 600 metrash nga qyteti i Krujës, shoqërohesh nga gojëdhënat për gurët e shenjta, të fshehtat e shpellave që janë përgjatë kalldrëmit, ku brenda saj gjen masive të stalagtiteve mijëravjeçarë.

/k.s/a.f/

 

The post Krujë, restaurohet kalldrëmi mesjetar i Sari Salltikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

10 June 2025 at 13:14

Në një shoqëri gjithnjë e më globaliste, fusha e filantropisë po transformohet nga një akt tradicional elitar, në një mekanizëm më të prekshëm dhe gjithëpërfshirës, ku individët dhe komunitetet kanë më shumë hapësira për të kontribuar apo ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e sfidave sociale dhe jo vetëm. Ky ndryshim pasqyron zgjimin e […]

The post SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit! appeared first on BoldNews.al.

Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Izvor të Zveçanit

PRISHTINE, 9 qershor/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, përuroi objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Sipas një njoftimi, objekti i ri është një investim prej 753 mijë euro dhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 3,980 metra katrorë. Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.

“Me rastin e përurimit kryeministri Kurti u shpreh se zyrtarët policorë tani do të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe se performanca e tyre do të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale”, thuhet në komunikatë.

Ai falënderoi operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për këtë bashkërendim të shkëlqyeshëm, si rezultat i së cilit punimet përfunduan dhe objekti i përuruar gjashtë muaj e gjysmë pas vënies së gurthemelit më 25 nëntor të vitit të kaluar. /KosovaPress/

The post Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Izvor të Zveçanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Air Albania braktis pasagjerët 10 minuta para nisjes nga Malpensa në Tiranë

By: Ela
9 June 2025 at 16:46

Një qytetar ka denoncuar anulimin e fluturimit nga kompania Air Albania 10 minuta para nisjes. Qytetari shkruan për JOQ se në aeroportin e Malpensës, kompania Air Albania ka anuluar fluturimin drejt Tiranës pak para nisjes, teksa shton se pasagjerët, përfshirë gra, fëmijë të vegjël dhe të moshuar, janë lënë pa asnjë zgjidhje konkrete, me arsyetimin […]

The post Air Albania braktis pasagjerët 10 minuta para nisjes nga Malpensa në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Ministri Gonxhja nxjerr pamjet nga burgu i Spaçit: Ja si do të behet restaurimi

By: lindita
7 June 2025 at 12:45

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram për debatin publik dhe shqetësimet e ngritura lidhur me ndërhyrjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit, një vend simbol i kujtesës historike të dhunës komuniste. Postimi i plotë: Duke i uruar të gjithëve një fundjavë të mbarë, nisur nga disa debate që vijojnë edhe në mediume publike e…

Source

Osmani uron Kurban Bajramin, bën thirrje për forcimin e lidhjeve

PRISHTINË, 6 qershor/ATSH/- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Festën e Bajramit të Vogël, i njohur si Kurban Bajrami, shkruan KosovaPress.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, harmoni dhe begati në çdo familje”, thuhet në mesazhin e saj.

Sipas Osmanit, festa e Kurban Bajramit shpërfaqë shpirtin e solidaritetit, kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.

“Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve,  dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh. Në këtë ditë të veçantë, uroj që në secilën shtëpi të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria. Qoftë kjo festë një burim frymëzimi për një të ardhme më të ndritur, me më shumë dhembshuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentes Osmani.

Sot është dita e parë e festës së Kurban – Bajramit. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

The post Osmani uron Kurban Bajramin, bën thirrje për forcimin e lidhjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit

TIRANË, 6 qershor/ATSH/- Në ditën e Kurban Bajramit, Presidenti Bajram Begaj uron të gjithë besimtarët myslimanë.

Kreu i Shtetit përcolli mesazhin e tij nëpërmjet llogarive në rrjetet sociale duke u shprehur se “Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot”

Begaj shton se Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

Kreu i Shtetit uron nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre

“Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit”, shprehet presidenti në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve myslimanë.

The post Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, ndërsa që në orët e para të mëngjesit i janë drejtuar xhamive për të falur Namazin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e kësaj feste të rëndësishme në fenë islame.

Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

/m.m/

The post Rama uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Të duhemi më shumë, urrehemi më pak”/ Festa e Kurban Bajramit, uron nga qelia Erion Veliaj

6 June 2025 at 09:02

Përmes një postimi në rrjetet sociale Veliaj thekson se duhet të të duhemi më shumë e të urrehemi më pak. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Postimi i Veliaj:

Gëzuar Kurban Bajramin për gjithë besimtarët myslimanë!

Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

Të punojmë më shumë, të flasim më pak!

Të bashkohemi më shumë, përçahemi më pak!

The post “Të duhemi më shumë, urrehemi më pak”/ Festa e Kurban Bajramit, uron nga qelia Erion Veliaj appeared first on Sot News | Lajme.

Festa e Kurban Bajramit/ Presidenti Begaj, shpreh urim të përzemërt për të gjithë besimtarët

6 June 2025 at 08:13

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj e cilësoi Kurban Bajramin si një ditë të shenjtë për besimtarët, ku sakrifica dhe besimi në Zot marrin kuptim të thellë shpirtëror.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë në vend dhe më gjerë.

Më tej, ai theksoi se kjo festë është një dëshmi e vlerave të qëndrueshme njerëzore si durimi, dashuria dhe përkushtimi, të cilat sjellin paqe të brendshme dhe ndihmojnë në kapërcimin e ndjenjave negative si egoizmi, urrejtja dhe pangopësia.

“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.
Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.
Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!
Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shkruan Begaj në postimin në rrjetet sociale.

Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam, e cila simbolizon bindjen ndaj Zotit dhe solidaritetin me më të varfrit. Në këtë ditë, besimtarët myslimanë kudo në botë kryejnë rite fetare dhe ndajnë ushqim me të afërmit dhe komunitetin.

The post Festa e Kurban Bajramit/ Presidenti Begaj, shpreh urim të përzemërt për të gjithë besimtarët appeared first on Sot News | Lajme.

Kurban Bajrami, Spahiu uron besimtarët: Të forcojmë lidhjet me njëri-tjetrin

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shprehu sot urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, nesër më 6 qershor.

Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve myslimanë, Spahiu tha se “me rastin e festës së Kurban Bajramit ju përcjell urimet e mia më të përzemërta, shëndet, paqe e mëshirë në familjen tuaj”.

“Kurbani nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e përkushtimit dhe bindjes së njerëzve ndaj krijuesit të gjithësisë. Ai lidhet drejtpërdrejt me një prej tregimeve më madhështore të shpalljes hyjnore në kuranin famëlart dhe sakrificës së tij sublime për të çuar në vend premtimin e dhënë”, tha Spahiu.

Saphiu u shpreh se “Kurani na mëson se tek zoti nuk arrin as mishi, as gjaku nuk është ky qëllimi i kurbanit, por devotshmëria dhe qëllimi i pastër i zemrës. Le të jetë kjo festë një mundësi për të thelluar lidhjen tonë me krijuesin për të forcuar lidhjet me njëri-tjetrin dhe për të ndarë me ata që kanë më pak dhe të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit siç na mëson tradita. Vetëm përmes ndarjes dhe solidaritetit shfaqim vlerat më të larta të  fesë sonë”.

Kurban Bajrami do të falet ditën e premte, më 6 qershor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

/k.s/j.p/

The post Kurban Bajrami, Spahiu uron besimtarët: Të forcojmë lidhjet me njëri-tjetrin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Euro U-17 në Shqipëri, Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka dhe FSHF-së

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Federata Belge e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit Duka dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në kuadër të organizimit të suksesshëm të Europianit historik në Shqipëri EURO “2025 U-17”, ku kombëtarja e Belgjikës ishte një nga 8 ekipet pjesëmarrëse.
Në letrën e dërguar vlerësohet mikpritja e ngrohtë shqiptare dhe puna e mirë e bërë për organizimin e turneut.

 

Më poshtë, letra e plotë drejtuar Presidentit Duka dhe FSHF-së:

I nderuar President Duka, I dashur Armand,

Në emër të gjithë Federatës Belge të Futbollit, ju shprehim urimet tona më të përzemërta për Federatën Shqiptare të Futbollit për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Europian UEFA Euro U-17 2025.

Gjatë këtij eventi, ekipi juaj realizoi një turne të organizuar në mënyrë profesionale, duke ofruar një platformë të përsosur për të rinjtë e Europës që të shfaqin talentin e tyre. Lojtarët tanë përfituan jashtëzakonisht shumë nga ky ambient me nivel të lartë, dhe jemi krenarë që morëm pjesë në një kompeticion kaq të mirëorganizuar dhe mbështetës.

Gjithashtu dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për mikpritjen e ngrohtë të treguar nga populli shqiptar.

Ju falënderojmë edhe një herë për përpjekjet tuaja të shkëlqyera. Ju urojmë gjithashtu shumë suksese dhe zhvillim të mëtejshëm në futbollin shqiptar dhe shpresojmë për bashkëpunime të ardhshme.

Me respekt,

Pascale Van Damme                        Peter Willems

President                                           Sekretar i Përgjithshëm

The post Euro U-17 në Shqipëri, Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka dhe FSHF-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

By: Mirgen
3 June 2025 at 08:28

Propozimi i marrëveshjes bërthamore që SHBA-të i dhanë Iranit të shtunën, do të lejonte pasurimin e kufizuar të uraniumit në nivel të ulët në tokën iraniane për një periudhë kohore që do të përcaktohet, ka mësuar Axios, duke kundërshtuar deklaratat publike nga zyrtarët e lartë. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe Sekretari […]

The post SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin appeared first on BoldNews.al.

Rubio: Kufizim vizitash për zyrtarët e huaj që censurojnë amerikanët

By: user 5
28 May 2025 at 20:43

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi të mërkurën një politikë të re që synon zyrtarët e huaj dhe individët “bashkëpunëtorë” në censurimin e të drejtave të fjalës së lirë të amerikanëve. Rubio gjatë fjalës së tij u shpreh se amerikanët janë gjobitur, ngacmuar dhe madje akuzuar nga autoritetet e huaja për ushtrimin e të drejtave të tyre të lirisë së fjalë.

“Sot, po njoftoj një politikë të re kufizimi të vizave që do të zbatohet për zyrtarët e huaj dhe personat që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve”, shkroi Rubio.

Ai theksoi se liria e fjalës përfaqëson një të drejtë thelbësore të lindur amerikane, ndaj së cilës qeveritë e huaja nuk kanë autoritet.

“Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë”, deklaroi Rubio.

Ai paralajmëroi se trajtimi pasiv i atyre që minojnë të drejtat amerikane ka mbaruar, qoftë në Amerikën Latine, Evropë apo gjetkë. Rubio tha se është e papranueshme që zyrtarët e huaj të synojnë amerikanët për postimet në mediat sociale ose të bëjnë presion mbi platformat amerikane për të miratuar politika të moderimit të përmbajtjes.

Ai tha se këto veprime shkelin sovranitetin e SHBA-së dhe kërcënojnë të drejtën themelore të SHBA-së për lirinë e fjalës. Departamenti i Shtetit paralajmëroi se “disa anëtarë të familjes” mund të preken gjithashtu nga politika e re.

Njoftimi vjen pas një direktive të raportuar të martën për të ndaluar intervistat për viza studentore, ndërsa administrata Trump po shqyrton zgjerimin e verifikimit në mediat sociale për studentët e huaj.

Administrata Trump ka revokuar vizat për më shumë se 1,000 studentë, duke synuar ata të përfshirë në aktivizmin pro-palestinez ose protestat politike në universitete prestigjioze, përfshirë Harvardin dhe Stanfordin. Rubio pohon se vizat janë privilegje, jo të drejta, dhe se SHBA-të mbajnë autoritetin mbi vendimet e hyrjes.

The post Rubio: Kufizim vizitash për zyrtarët e huaj që censurojnë amerikanët appeared first on Lapsi.al.

Kufi i përbashkët/ Përurohet vendkalimi i dytë mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut

28 May 2025 at 19:31

Ky është përurimi i pikëkalimit të dytë kufitar sipas modelit hyrje-hyrje pas atij që u përurua në pikëkalimin mes Hanit të Elezit dhe Bllacës.

Nga sot qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut do t’i nënshtrohen një kontrolli të përbashkët kufitar edhe në pikëkalimin Glloboçicë-Jazhincë.

Ambasada e Kosovës në Shkup tha se këto projekte janë në funksion edhe të fuqizimit të bashkëpunimit bilateral përpos lehtësisë në lëvizje.

Ambasada:

“Sot u përurua vendkalimi i dytë kufitar sipas modelit “hyrje-hyrje” në mes të 🇽🇰 dhe 🇲🇰 – ai në vendkalimin Glloboqicë/Jazhincë.

Ky përurim është pas lehtësimit dhe suksesit të regjimit të ri në Hani i Elezit/Bllacë. Këto projekte përveç që lehtësojnë dukshëm qarkullimin e qytetarëve është në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit bilateral”.

Në përurim ishin prezentë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti dhe ministrin i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

The post Kufi i përbashkët/ Përurohet vendkalimi i dytë mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut appeared first on Sot News | Lajme.

Ambasada amerikane: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin e ngushtë

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë uroi sot popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ambasada theksoi në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale se SHBA pret të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në postimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Shqipëria mbajti zgjedhjet parlamentare në 11 maj, ku fituese doli Partia Socialiste e cila fitoi mandatin e katërt qeverisës me 83 mandate. /j.p/

The post Ambasada amerikane: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin e ngushtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌