Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

10 July 2025 at 18:35

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg.

Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim Cakrani, kërkon në Kushtetuese lirimin nga qelia.

Meta kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt. Gjithashtu, ish-presidenti i Republikës kërkon edhe shfuqimin e vendimit të mëparshëm, atij të 19 nëntorit 2024, kur Apeli në GJKKO e la në burg.

Meta mbahet i izoluar në burgun 313 në Tiranë, prej 21 nëntorit 2024. Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.

The post Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia appeared first on Euronews Albania.

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

By: Oldi
10 July 2025 at 17:55

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar i revoltuar nga qelia, pasi mësoi se është dënuar sërish nga një “rregull i ri”. Metës i ndalohet të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PL thotë se është dënuar për shkak se kishte komunikuar […]

The post Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri appeared first on BoldNews.al.

“Nuk arratisem nga burgu”/ Ilir Meta reagon i revoltuar nga qelia: Monika ka pasur shumë pasuri

1 July 2025 at 18:21

Meta përmendi edhe proceset e tij gjyqësore dhe rikthimin në jetën publike. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një bisede telefonike me avokatin e tij të ftuar në një emision, bëri disa deklarata lidhur me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, për të cilën u shpreh se ka pasur shumë pasuri.

“Unë s’e di sa karta ka pasur znj.Kryemadhi. Ajo ka pasur shumë pasuri, edhe për shkak të një pallati me nënën e saj. Unë në jetën time kurrë s’kam pasur kartë. Kartat që pretendon SPAK-u s’kanë lidhje me z.Meta. Vende si Bevery Hills apo Las Vegas, as kam qenë, as kam ndërmend të shkoj. Më pëlqen Prevalla. Jam i lidhur me natyrën. Nëse janë të vërteta janë të papranueshme dhe të rënda për një politikane me përvojë, që ka qenë e këshilluar nga ana ime, që të jetë e kujdesshme me ligjin. S’kanë asnjë lidhje këto karta me mua, shpërndahen nga gazetaret e SPAK-ut. Unë s’jam në burg. Jam i lirë. Unë të arratisem nga këta legena? Po pse. Nuk arratiset njeriu pse mbron Shqipërinë, Kosovën, detin e Shqipërisë. Mua ma kanë hequr imunitetin që 22 vjeç dhe donin të më arrestonin. Si do arratisem unë nga vendi im?!”,-tha Meta.

I pyetur nëse do rikthehet në jetën publike, Meta u shpreh se po.

“Është e padiskutueshme. Është çështje durimi, është një betejë e fituar, ne kemi të vërtetën me vete. Ata kanë shumë mjete, paratë e inceneratorit shpërndahen edhe në media, paratë e PPP-ve.”,-tha Meta.

The post “Nuk arratisem nga burgu”/ Ilir Meta reagon i revoltuar nga qelia: Monika ka pasur shumë pasuri appeared first on Sot News | Lajme.

GJKKO e la në qeli, Meta: Asnjë çudi nga drejtësia me regji, akuzat formulohen nga “Rilindja”

By: Oldi
26 June 2025 at 15:44

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO, e cila nuk pranoi kërkesën e tij për masë më të butë sigurie. Presidenti i PL-se kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë, por GJKKO la në fuqi vendimin dhe Meta do […]

The post GJKKO e la në qeli, Meta: Asnjë çudi nga drejtësia me regji, akuzat formulohen nga “Rilindja” appeared first on BoldNews.al.

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

By: Oldi
25 June 2025 at 17:09

Këto ditë, në ato pak media që vijojnë të mbështesin Veliajn është shfaqur një raport i dy studiove ligjore ndërkombëtare që rreshojnë argumentat kundër burgosjes së tij të padrejtë, sipas tyre. Në dokumentin me shkrim të Kasowitz LLP, me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP, me seli në Londër, theksohet se kryebashkiaku […]

The post Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn? appeared first on BoldNews.al.

“Mbahet në izolim ekstrem”, PL denoncon: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohet takimi me motrën dhe fëmijët

20 June 2025 at 15:52

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dënoncuar ditën e sotme se autoritetet kanë shkelur ligjin, duke mos lejuar Presidentin e PL-së, Ilir Meta, të takohet me motrën dhe fëmijët e tij.

Përmes një deklarate për mediat, Blushi tha se këto veprime kundrejt Ilir Metës janë hakmarrje primitive e kryeministrit Edi Rama ndaj tij dhe opozitës.

Blushi tha gjithashtu se në gjyqin ndaj Metës, që sipas tij do të mbahet me dyer të hapura për qytetarët, do të çmontohen ato që ai i cilësoi si akuza të montuara politikisht ndaj kreut të PL-së.

Denoncimi i Blushit:

Në vijim të procesit kriminal, tërësisht farsë dhe politik, të urdhëruar personalisht nga Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe të firmosur nga Altin Dumani, që kulmoi me rrëmbimin terrorist dhe vijon me mbajtjen pa fakte dhe prova penale prej 8 muajsh në izolim ekstrem, një tjetër akt primitiv dhe hakmarrës është ndërmarrë sot ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, pak ditë pasi po në shenjë hakmarrje, ai u dënua me 10 ditë mosushtrim të aktiviteteve sportive vetëm pse dha një intervistë të realizuar live nga kabina e paraburgimit.

Në shkelje flagrante të ligjit për të paraburgosurit, Presidentit Meta i është ndaluar sot takimi javor i planifikuar me motrën dhe fëmijët, gjoja sikur ky takim është ezuaruar nga unë si Sekretar i Përgjithshëm, një mashtrim ordiner dhe i fëlliqur, si i gjithë ky proces.

Ndalimi i takimit me motrën4 dhe fëmijët, që është një e drejtë dhe aspak privilegj për çdo të paraburgosur, dëshmon hakmarrjen primitive të Altin Dumanit dhe Edi Ramës, që i tmerrojnë të vërtetat e Ilir Metës edhe kur ato thuhen nga kabinat telefonike të paraburgimit.

Kjo hakmarrje primitive dhe oridinere, që u dëshmua edhe ditën e votimit më 11 Maj, kur ngjyrat kuqezi të Presidentit Meta tmerruan Altin Dumanin dhe Edi Ramën që urdhëruan moslejimin e gazetarëve as të filmonin momentin e votimit të z.Meta, ndodh fill pas sqarimit shterues që Presidenti i Partisë së Lirisë bëri sot lidhur me lajmet e rreme të sponsorizuara me paratë e pista të inceneratorit që nuk ekziston në televizionet e regjimit.

Titrat e lëshuara nga regjimi, njësoj si raketat e Ajatollahut, për të bombarduar opinionin publik me fakte të paqëna, morrën sot sqarimin shterrues të Presidentit Meta

Por edhe njëherë theksojmë se nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt penal ndaj tij dhe se në shkelje flagrante të ligjit, të Kushtetutës, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ai vijon të mbahet në izolim ekstrem dhe vijojnë t’i zgjaten qëllimisht hetimet edhe me 3 muaj, ndonëse në 27 Maj I është komunikuar akuza dhe është marrë i pandehur.

Jo 6 vite, por edhe 600 vite te hetojne per 32 vite jete publike dhe politike te Ilir Metes kurre nuk kane per te gjetur nje fakt apo prove, jo ne toke por edhe ne cdo planet tjeter qe te cojne leterporosi,  qe ta implikoje ate ne raport me ligjin. E kunderta eshte e vertete, z. Meta ka deshmuar gjithmone se eshte shembull i respektimit korrekt te ligjit dhe Kushtetutes.

Asnjë akt i paligjshëm, as nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Republikën e Shqipërisë, as në SHBA dhe as në një vend tjetër.

Opinioni publik do ta shohë këtë gjatë gjykimit në themel, që nuk mund të jetë i mbyllur si “listat e mbyllura,” por do të jetë i hapur për qytetarët, ku ne do të çmontojmë akuzat e shërbëtorëve të Edi Ramës dhe ku të gjithë do t’i shohin edhe “dëshmitarët” të Edi Ramës.

???????????????? ???????????????? ???????????????? ????????̈????????????????????????????̈???????? ????????????????̈???? ????????̈???? ???????????????? ????????????????̈???? ???????????? ????????̈???? ????????????????̈???????? ????????????????????̈???? edhe pse prokurorët e Ramës i kërkojnë Ilir Metës të mbajë përgjegjësi për kushërinjtë, shokët dhe shoqet e të tjerëve.

Partia e Lirisë i bën thirrje të gjithë institucioneve ndërkombëtare, Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit dhe organizatave që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut të reagojnë me forcë dhe dënojnë me ashpërsi këtë shkelje flagrante dhe recidiviste të të drejtave të njeriut, të ligjit, të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, qe nisi me hetimin politik, vijoi me rrembimin terrorist çnjerezor dhe denigrues, nga bandite me maska, te armatosur rende dhe pa dokument identifikimi, vazhdon me mbajtjen e izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, hakmarrje primitive qe here shfaqet duke i hequr te drejten te filmohet kur voton, qe vazhdon me denimin me 10 dite per te mosushtruar aktivitet sportiv e se fundmi me mohonim e se drejtes per t’u takuar me familjaret, sic e parashikon qartesisht ligji.

The post “Mbahet në izolim ekstrem”, PL denoncon: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohet takimi me motrën dhe fëmijët appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Erion Veliajn

By: Oldi
17 June 2025 at 12:25

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të hetimeve për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Po ashtu, Gjykata ka konfirmuar masën “arrest shtëpie” për Elman Abulen, i cili është përfshirë në të njëjtën çështje hetimore. Avokatët mbrojtës kërkuan ndryshimin e […]

The post Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Erion Veliajn appeared first on BoldNews.al.

“Nga kjo betejë do të dal më i fortë”/ 6 muaj hetime reagon ashpër Meta nga qelia: Nuk ka prova ndaj meje

10 June 2025 at 11:53

Meta denoncon se ndaj tij po kryhet një përndjekje politike pa asnjë provë të vlefshme dhe se qëndrimi i tij në paraburgim është vetëm për të penguar aktivitetin e tij opozitar.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas vendimit për zgjatjen e hetimeve ndaj tij për edhe 6 muaj.

Ai akuzon sistemin e drejtësisë për arbitraritet dhe manipulim politik, duke premtuar se kauzat e tij do të dalin fitimtare dhe pluralizmi politik do të rikthehet në Shqipëri.

The post “Nga kjo betejë do të dal më i fortë”/ 6 muaj hetime reagon ashpër Meta nga qelia: Nuk ka prova ndaj meje appeared first on Sot News | Lajme.

“Të duhemi më shumë, urrehemi më pak”/ Festa e Kurban Bajramit, uron nga qelia Erion Veliaj

6 June 2025 at 09:02

Përmes një postimi në rrjetet sociale Veliaj thekson se duhet të të duhemi më shumë e të urrehemi më pak. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Postimi i Veliaj:

Gëzuar Kurban Bajramin për gjithë besimtarët myslimanë!

Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

Të punojmë më shumë, të flasim më pak!

Të bashkohemi më shumë, përçahemi më pak!

The post “Të duhemi më shumë, urrehemi më pak”/ Festa e Kurban Bajramit, uron nga qelia Erion Veliaj appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata e Lartë liron nga qelia Kreshnik Farrukun

20 May 2025 at 17:41

Gjykata e Lartë ka liruar nga burgu Kreshnik Farrukun alias Kreshnik Budlla, i konsideruar si kreu i një organizate kriminale që akuzohej për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u vetëdorëzua në Polici më 7 Janar të këtij viti, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia nën akuzat për veprat penale “Organizata kriminale” dhe […]

The post Gjykata e Lartë liron nga qelia Kreshnik Farrukun appeared first on BoldNews.al.

Atentati me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës/ Lirohet nga qelia Gjuljo Vuksani, dyshohet se…

By: V K
16 May 2025 at 12:45

Gjykata e Posaçme, ka ndryshuar masen e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për Gjuljo Vuksani, personi i vetëm që mbahej i arrestuar për masakrën e Dobraçit, nën dyshimin se ai siguroi automjetin tip Range Rover që u përdor nga autorët për të vrarë dy të rinj.

Vendimi u dha nga gjyqytari i Posaçëm Erjon Çela, i cili pranoi kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Vuksani u arrestua nëntorin e vitit të kaluar me urdhër të prokurores Elida Kackini, si person i përfshirë në masakrën e Dobracit, ku u ekzekutuan Arlind Bushati dhe Hamza Lici, si dhe humbën jetën cifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.

Ngjarja e rëndë u shënua në 30 tetor të vitit 2024 në zonën e Dobraçit, ku persona të paidentifikuar qëlluan nga një automjet drejt makinës ku udhëtonin dy të rinjtë, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Nga breshëria e plumbave, automjeti ku udhëtonin dy viktimat humbi kontrollin, për pasojë u përplas me një motor ku udhëtonin Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Në automjetin e viktimave, dyshohet se ndodhej një person i tretë, i ulur në sediljen e pasme, por prokuroria nuk ka folur zyrtarisht mbi këtë dyshim.

Pasi prokuroria e Shkodrës nisi hetimet për këtë çështje, pak ditë më pas shpalli moskompetencë duke ia referuar dosjen Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për grup të strukturuarar kriminal, vepër penale që është kompetencë e SPAK.

Për ngjarjen e Dobraçit, janë kryer disa veprime nga prokurorja Elida Kackini, teksa çështja është ende nën hetim.

The post Atentati me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës/ Lirohet nga qelia Gjuljo Vuksani, dyshohet se… appeared first on Albeu.com.

Si arrin të bëjë fushatën nga qelia? Ilir Meta: Dërgoj 80 deri në 150 letra në ditë

26 April 2025 at 22:33

Ilir Meta, i cili garon në listën e hapur të opozitës në Qarkun e Tiranës, në një intervistë për A2 CNN ka treguar se si arrin të bëjë fushatë nga qelia e burgut, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar. Meta tha se fushat po i ecën me ritme të shkëlqyera dhe se dërgon […]

The post Si arrin të bëjë fushatën nga qelia? Ilir Meta: Dërgoj 80 deri në 150 letra në ditë appeared first on BoldNews.al.

U arrestua dy ditë më parë, lirohet nga qelia ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës Irini Shehu

By: V K
25 April 2025 at 14:14

Dy ditë pas arrestimit, ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu, është liruar nga qelia. Gjykata ndaj Shehut caktoi, masën “arrest shtëpie’.

Irini Shehu, u arrestua me 23 prill, pasi ishte vënë nën hetim për përndjekje të punonjësve. Ajo u shkarkua nga detyra, pasi goditi me një mjet të fortë shefin e financës, Shaban Uklala.

Edhe pas shkarkimit nga posti i drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Shehu ka vijuar të kërcënojë dhe ngacmojë ish-vartësit e saj.

Vetë Shehu e cilësoi arrestimin si të padrejtë dhe të pabazuar në prova konkrete.

The post U arrestua dy ditë më parë, lirohet nga qelia ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës Irini Shehu appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/”Sonte është fillimi i betejës me fitoren madhështore të lirisë, asnjë izolim smë ndal”, reagon…

11 April 2025 at 13:45

Ilir Meta:

Asnjë izolim fizik sado ekstrem nga Narkoregjimi, nuk më ndal dhe nuk do të më ndalë në përballjen time për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve nga dhuna e Narkoqeverisë, që ka zaptuar dhe plaçkit vendin. Sonte vetëm fizikisht nuk do të jem në shesh, por me të gjithë fuqinë e kauzës, do të jem krah jush në Sheshin “Nënë Tereza”, në ora 19:00.

Sonte është fillimi i betejes finale për çlirimin e çdo shqiptari, sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit! Sot të gjithë në shesh ku do gjëmojë zëri i qytetarëve për Shqipërinë Madhështore që meritojnë shqiptarët e ndershëm, punëtorë dhe patriotë.

✅🗳🇦🇱 VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

✅🗳🇦🇱 VOTO ILIR METAJ, Qarku Tiranë.

The post Zgjedhjet e 11 majit/”Sonte është fillimi i betejës me fitoren madhështore të lirisë, asnjë izolim smë ndal”, reagon… appeared first on Sot News | Lajme.

Përgjimet e Veliajt/ 13 faqe nga dosja e SPAK me shantazhet nga qelia

By: user 6
6 April 2025 at 19:40

Vijon publikimi i përgjimeve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj të bëra në burgun e Durrësit. Në dosjen hetimore të SPAK që CNA po e publikon pjesë-pjesë zbulohet se si Veliaj kërkon të mbajë lart presionin ndaj prokurorisë dhe gjykatës përpara dhënies së masës së sigurisë nga gjykata e Apelit. Nga përgjimet dalin në pah inskenimet nga skutat e burgut të Durrësit të dirigjuara nga Veliaj.

Përgjimet në faqen 74

1-Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbër Veliaj dhe e pyet nëse postimet e tij dalin te editoriali i gazetës Tema apo Shqiptarja gjë për të cilën Arbri përgjigjet po.

2-Në orën 13:02, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilin e pyet nëse e ka dorëzuar postimin e tij, për shkak se do ta shohë të publikuar në Lajme. Arbër Veliaj i tregon se po pret akoma, ndërsa Erioni i kërkon Arbrit tu dërgojë një Reminder.

3-Në orën 13:29, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i tregon se ka shkruajtur një status me Arbrin dhe i kërkon të pyesë Renaton ose Maznikun ku të kapin lajmet e orës 15:00, pasi kërkon ta mbajë të gjithë frymën gjallë, duke nënkuptuar fushatën e madhe mediatike. I kërkon që t’i inkurajojë pak, pasi e di që shkrimet e tij shkojnë te Redaktori.

4-Në orën 18:36, ErionVeliaj bisedon me vëllain e tij, Arbrin, ku diskutojnë në lidhje me rubrikën pyetje-përgjigje. Sipas komunikimit, diçka ka ndodhur dhe nuk arritën në kohë që ta bënin. Po kështu, Arbëri i tregon se sot në darkë do të shfaqen te Grida ku do të jenë me pyetje-përgjigje. Arbëri i kërkon Erjonit që të bëjë pyetje-përgjigje të tjera, që mos të vonohen nesër. Sipas bisedës, përpara publikimit të “pyetje-përgjigje” Arbëri merr edhe një konfirmim nga dikush, i cili nuk përmendet në bisedë.

5-Në orën 18:52, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, të cilës i kërkon që të flasë me Albin dhe ky i fundit të flasë me Visin dhe Lorin, pasi i ka bërë disa përgjigje Gridës për te emisioni që do të shfaqet sot dhe i kërkon që të mos e përqeshin duke qenë se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio.

6- ErionVeliajt i kërkon Arbër Veliajt që të vazhdojë fushata mediatike, duke bërë lajme të posaçme të orientuara prej tij. Erion Veliaj i kërkon që të pyesë nëse duhen botuar shkrimet që i ka dërguar sot, si dhe i kërkon që të bëhen lajme (bëni lajme tashi).Po kështu, Erion Veliaj e pyet edhe për statusin në rrjetet sociale të cilin kërkon që të publikohet brenda orës 12:00, për të cilin Arbri i tregon se “tani po del”.

Përgjimet në faqen 75

1-Erion Veliaj bisedon me Ajolën, kërkon që avokatët të dalin publikisht në një deklaratë se betejën e tij po e bën vetëm me pusulla. Ai i kërkon Ajolës që Maks Haxhia të dalë nesër në deklaratë.

2-Veliaj bisedon me Arbrin të cilit i kërkon të bisedojë me Fugën dhe tu bëjë të ditur që gjendja psikologjike e Veliajt në paraburgim nuk është e mirë dhe se duhet të angazhohen sikur të jetë goditja e fundit (everything you got-this shot). Arbër Veliaj i tregon se ka biseduar dhe ua ka bërë të qartë. Në vijim, Erion kërkon që Fuga dhe Arbëri të merren fuqishëm se “kjo është java”. Në bisedë, Erion Veliaj i tregon se “anëtarët e asaj gjëse që firmosa sot duhet të anazhohen se ata janë dhjetë vetë, dhe secili duhet të merret me secilin, duke i kërkuar që të bëhet një fushatë e madhe mediatike, pasi është një betejë që dikush duhet ta bëje për të.

3-Në orën 19:09, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që t’i thotë Ermirit që t’i dërgojë atij në paraburgim një kopje të ankesës të bërë në ILD dhe KLP, pasi do të përdorë në postimet në rrjete sociale.Këto dokumenta i kërkon për shkak se do të dalin në lajme, dhe postimet e tij nuk i sheh të plota. Në kërkesën e bërë nga Ajola Xoxa nëse i duhet diçka tjetër, Erioni i kërkon që t’i sjellë shkrimin e Meros ose t’ia lexojë nëse është botuar.

4-Data 01.03.2025. Në orën 20:16, Erion Veliaj pyet vëllain e tij, Arbrin, nëse ka folur me të gjithë ata që i kishte lënë porosi,pasi java tjetër do të jetë “javë sulmi” (java e Apelit),duke i thënë se do të vazhdojë ende betejën publike, që nënkupton fushatën e tij mediatike. Arbri i thotë patjetër që po dhe se Media ka qenë shumë e angazhuar shumë fort.

5-Në datën 2 Mars në orën 12:32, Erion Veliaj bisedon me Ajola Xoxën shprehet se ndihet pak i mërzitur, se u bë disa kohë në paraburgim dhe ka frikë nëse e kanë harruar apo jo. Më pas,i thotë se po pret që të dalë data (nënkupton të Apelit) që të orientohet.

Përgjimet në faqen 76

1-Veliaj flet me vëllain e tij Arbër Veliajn i cili e këshillon të mos hskojë në seancën gjyqësore për të mos dhënë shfaqje lart e poshtë. Veliaj thotë ta mendojë me të tjerët dhe të konsultohet dhe me redaktorin.

2-Veliaj flet me Ajolën, i kërkon të dijë për përballjen mes Etjen Xhafajt dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me deklaratat kundër SPAK.

3-Gjatë komunikimit ndërmjet tyre, Erioni vijon dhe i kërkon që të pyesë Redaktorin se si duhet të veprojë për të martën. Më pas në komunikim ndërhyn Arbër Veliaj, të cilit i thotë se duhet pyetur Redaktori nëse duhet të shkojë në seancë të martën, dhe duhet të marrë një përgjigje për këtë.

4-Në datën 03.03.2025 në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre,ndërhyn Arbëri.Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve,numrin e së cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër,por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erjoni i thotë nëse po merren me “gjërat” apo e kanë harruar fare.Arbri e vë në dijeni se çdo ditë po merren.Erion Veliaj i kërkon Arbërit që të merret me Median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nën kuptuar fushatën mediatike).

Përgjimet në faqen 77

1-Veliaj i kërkon Arbrit që të sponsorizojë shkrimet kundër SPAK dhe prokurorëve.

2-Veliaj i kërkon Arbrit të flasë me Albin dhe Visin që beteja të bëhet çdo ditë dhe se beteja mediatike nuk duhet të lëshohet javën e fundit se një jetë ka.

3-Veliaj flet me Arbrin kërkon të dijë pse nuk ka dalë artikull të Top Channel për të, ai i përgjigjet për neglizhencë.

4-Veliaj bisedon me vëllain dhe i thotë se i duhet me patjetër mbështetja e redaktorit dhe duhet të jetë On pasi ka dalë data e Apelit në 11 Mars.

5-Arbër Veliaj i thotë se ka mbyllur marrëveshjen me amerikanët.

6-Në datën 6 Mars Veliaj flet me Ajolën dhe i kërkon të flasë me Carlo Bollinon nëse i ka marrë përgjigjet e emisionit që do të zhvillohet në median e tij.

7- Arbër Veliaj e vë në dijeni për konferencën e avokatëve me gazetarët. Veliaj i përcakton dhe cilët gazetarë të televizioneve duhet të jenë të pranishëm në konferencën me avokatët, duke përmendur Top Channel, Report Tv, Tema.

8- Veliaj flet me Ajolën dhe i tregon se intervista e tij po bëhet gati me inteligjencë artificiale, duke iu referuar intervistës te Report Tv.

Përgjimet në faqen 78

1-Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e “Ditës”, sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t’i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.

2- Veliaj insiston me shpërndarjen e intervistës te Report Tv, kërkon ta lidhë me Temën dhe gazetën Dita që t’i japin vëmendje se Shqiptarja do e bëjë patjetër.

3-Veliaj kërkon që amerikanët të vihen në dijeni në mënyrë sistematike për atë që po ndodh.

4-Veliaj i kërkon Arbrit të mbajë lart presingun se dita e martë është e pandryshueshme, kështu që dhe katër ditë kemi, three days of Freedom. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjërat.

5-Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji këtyre që ta shpërndajne sa më shumë edhe ta mbajnë presionin se këto kater ditë janë vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë pas zgjedhjeve.” “Kshu që është “vital”. Këto katër ditë janë vendimiare.”

6-Inskenimi i Veliajt me 2 milionë euroshin , kërkon këshillë nga Mero.

Përgjimet në faqen 79

1-Erion Veliaj përdor Mero Bazen për inskenimin e 2 milionë eurove për të cila mediat e pushtetit shkruanin se ishte paguar prokurori për dosjen e tij.

2- Në orën 09:31, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të bisedojë me Meron dhe me KM e t’u marrë një këshillë, pasi Erioni kërkon të dijë që në postimin e fundit të hënën, të tregojë pa dhënë shumë detaje se sa është kërkuar për kokën e tij. I thotë se këtë gjë e ka me dëshmitarë, me Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslim Murrizin.

3- Veliaj kërkon të takohet Arbri me Meron se ka nevojë për këshillë Erioni për publikimin e lajmit.

4-Në orën 11:05, Erion Veliaj bisedon me Arbërin. Ky i fundit i thotë se ka biseduar me ?shokun M? dhe i ka thënë se është lëvizje dëshpëruese dhe jo e mirë, pasi në fillim duhet bërë denoncimi, pastaj nga dëshmitarët, pastaj nga ti (Erioni). Erion Veliaj i thotë se duhet ta bisedojë me KM, jo me të tjerë, si dhe kërkon që t’i thotë që është gati t’ia provojë dhe të tregojë tre dëshmitarët që koka e tij vlen kaq.

5-Në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të bisedojë me KM dhe t’i thotë që Erioni ka këtë informacion. T’i thotë që për kokën e Erionit janë kërkuar dy milionë euro, o paguaj ose do të marrim pagesën që ka bërë dikush tjetër. I thotë që t’i shkuajë Edit, që për këtë gjë të dëgjojë Arbrin e vogël, ose Maznikun, ose Fugën, ose Meron. Erion Veliaj i thotë se nuk ka çfarë të bëjë me këtë informacion, pasi ai ishte takuar me Alban Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslim Murrizin, dhe i kanë thënë që koka jote vlen dy milionë euro.

6-I kërkon Ajolës që të merret seriozisht me këtë gjë. Erioni gjatë bisedës me Ajolën është përsëritës, dhe sërisht i thotë në këtë komunikim, që t’i shkruaje KM-së që ka një informacion të rëndësishëm për t’i dhënë, pasi Erionit i kanë kërkuar dy milionë euro, ose koka e tij do ikë për lesh.

7-Në orën 15:24, Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ky i fundit i thotë se ai tha jo në mënyrë kategorike, por nuk i kishte dhënë asnjë arsyetim. Erioni i thotë se bënë mirë që e pyetën, pasi ai, e di sa shkon pazari aty.

8-Në orën 15:43, Arbëri bisedon me Erion Veliajn dhe i thotë që të hënën do të vijnë dy amerikanë (avokatët) dhe do të bëjnë një deklaratë për median, ku do të flasin për standardet, do të përcjellin mesazhin që ?The world is watching?. Erion Veliaj i thotë që duhet të gjejnë një hotel, një konferencë shtypi për amerikanët, por Arbëri i thotë ?Not worry?. Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon edhe ecurinë e konferencës së avokatëve që ishte planifikuar, ku i tregon se ka shkuar shumë mirë dhe tani do të fillojë të shpërndahet. Erion Veliaj i kërkon Arbërit që ?të merret pak me gjërat. Tuesday është important, është kshu Life or Death?

Përgjimet në faqen 80

1-Veliaj flet me Arbër Veliaj dhe ky i fundit e informon se Redaktori thotë se çdo gjë është ok.

2-Ajola Xoxa e vë në dijeni si shkon konferenca me gazetarët dhe se nuk pati asnjë problem.

3-Në datën 08.03.2025 në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me takimin me avokatët amerikanë, për të cilën Arbëri i thotë se ditën e hënë do të organizojë një takim me avokatët amerikanë(nënkupton në IEVP Durrës).Erioni e pyetën Arbrin se si ka mundësi është bërë publike kontrata me Amerikanët, bashkë me shumën, për të cilën Arbrin thotë se ka kaluar në shumë institucione dhe është transparente.

4-Në orën 20:41, Erioni bisedon me Arbërin dhe i thotë se është shumë e rëndësishme që të kemi mbështetjen e Redaktorit. Arbëri i shprehet se i kanë thënë që e kanë mbështetjen.

Në vijim, Erioni i kërkon të bisedojë me Meron dhe me të gjithë ata,se nuk duhet të perceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund. Erioni i thotë: ?Fol një cik me Fatmirin dhe me të tjerët, të gjithë ushtrinë?.

5- Në datën 09.03.2025 në orën 11:58, Erioni bisedon me Arbërin dhe ky i fundit i kërkon të mos përmendë emra në bisedë.Erioni i thotë në gjuhë angleze se ka vetëm një ditë, dhe nëse nuk fitojnë, do të jetë këtu (IEVP) për një kohë të gjatë. I kërkon që avokatët të përgatiten mirë, me argumenta, me amerikanët. Konkretisht, Erioni shprehet: ?We have only one day? ?One day edhe if We don?t Win im gonna be here along time?

6-Në orën 11:59, Erioni bisedon me Ajolën, të cilës i thotë se po shikonte lajmet dhe ka parë që një nga Gjykata e Lartë ishte tërhequr një nga gjyqtarët për rekursin e saj. Sipas bisedës, Erioni thotë se është tërhequr për shkak të konfliktit të interesave, por i kërkon mos të përmendë emra.Erioni i thotë se mos të harrojë, të martën ose është këtu për një kohë të gjatë, ose do të dalë, kshu që e dini vetë çfarë duhet të bëni.

7-Në orën 18:53, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, të cilës i thotë se në orën 19:00 do të shfaqet nëi ntervistë te Euroneës,dhe prandaj i telefonon shpesh në këto orare,pasi në IEVP mbyllin telefonat, i fikin dhe nuk i lënë të komunikojnë.Erioni i thotë se kështu ka ndodhur edhe kur ka dhënë intervistën te Report TV apo te Top-i.

8-Në vijim të komunikimit, Ajola i tregon se ka gjyqin për Qerretin dhe sekuestrot dhe i tregon se pasi të mbarojë gjyqi, bashkë meErmirin do të shkojnë ta takojnë.

Më pas, Ajola i thotë se në gjyqin e të martës atë nuk e lënë që të marrë pjesë. Në orën20:41, Erioni bisedon me Arbërin, dhe sipas bisedës Arbri i tregon se në orën dy mbërrijnë amerikanët,e do shkojnë direkt te IEVP Durrës.

Në faqen 69 evidentohen disa pika:

1-Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon të vijojë fushata mediatike me postime të rregullta, ditë pas dite, të mbahet ritmi.

2-Në bisedën me Ajola Xoxën, Veliaj shfaqet tejet i panikosur pasi po i ushtrohen kontrolle me urdhër nga lart dhe për këtë akuzon Ministrinë e Drejtësisë dhe thotë çfarë mesazhi është ky.

3- Ajola Xoxa thirret në Konsullatën e SHBA në Tiranë dhe Veliaj i thotë që të mos shkojë se kur të vijë Aleksi (që dyshohet se bëhet fjalë për Alex Sorosin) do rregullohen gjërat.

4-Veliaj manipulon dëshmitarët. Ajola e njofton se është e shqetësuar për thirrjen në Prokurori të nënës së saj Valbona Xoxa dhe dajës së saj Erald Simixhiu. Veliaj e mëson Ajolën se çfarë duhet të thonë nëna dhe daja i Ajolës para Prokurorisë.

5- Erion Veliaj vë në lëvizje Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë kundër ILD-së.

Përgjimet: Pikat kryesore të faqes 70

1-Veliaj flet me të vëllain Arbër Veliaj dhe kërkon të vijojë fushata mediatike.

2-Në datën 21 shkurt të vitit 2025, Veliaj flet me të vëllain Arbër Veliaj dhe shprehet i shqetësuar se i kanë thënë të bëjë çantat gati për t’u transferuar në një IEVP tjetër. I kërkon që të telefonojë Mero Bazen dhe G.S që të merren me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën e t?i thonë boll se e ke tepruar.

3-Ajola Xoxa bisedon me Erion Veliajn dhe i thotë se prokurori e ka vënë në dijeni se do t?i shtohet dhe një akuzë tjetër për të cilin Erioni shprehet “çfarë maskarai”. Ajola i kërkon të zbusë tonet por Veliaj thotë për prokurorin ta harrojë do ta bëjë copë përditë.

Në bisedën ndërmjet tyre, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të telefonojë Mero dhe Genti Sulën, e t’i vërë në dijeni se po insistohet që Erioni të transferohet në Tiranë, në burgun që ai e quan Alkatraz. I kërkon që Genti dhe Mero t’i thonë mos ta bëjë këtë gjë dhe se po e tepron. Bisedën me Gentin dhe Meron, ia kërkon që ta bëjë si nder personal se Erioni po luan mendsh.

4- Në orën 12:11 Veliaj telefonon Arbrin në lidhje me kronikat televizive të Top Channel , ku sipas tij nuk janë në favor të Erionit dhe i kërkon Arbrit që të vërë dikë t?i monitorojë lajmet se po i shesin si ndere që nuk ekzistojnë. Për këtë gjë, bisedohet në lidhje me kronikën nga Top Channel, ku SPAK konfirmon takimet me dy drejtorë bashkie. I tregon se lajmet e drekës ishin skandal.

5- Në datën 22.02.2025 në bisedën e zhvilluar në orën 12:12, Erion Veliaj i kërkon vëllait të tij Arbrit, që të rrisë presionin nëpërmiet medias, ku të publikohen njerëz që kërkonin takime dhe nga ana e prokurorisë nuk lejohen. I kërkon që për këtë të flasë me përfaqësuesit e mediave si Meron, Gentin dhe Filipin. Arbri i sugjeron që nuk është mirë që të flasë në telefon në këtë mënyrë, por Erioni përdor një fjalor banal, duke nënkuptuar se nuk e vret fare mendjen.

6- Në orën 19:35 në komunikimin e zhvilluar ndërmjet Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt,ky i fundit e pyet për Meron me shokë si dhe për (KM). Ajola Xoxa i përgjigjet se ka folur me të gjithë dhe të gjithë po punojnë kaq shumë sa nuk e ka idenë.I tregon se ka biseduar (me KM) sot edhe dje. Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të shprehë shqetësimin e saj se Erionin nuk e lënë të takojë asnjë njeri, dhe se i kanë skanuar 20 vitet e jetës.

Pikat kryesore të faqes 71

1-Veliaj flet me Ajola Xoxën dhe i kërkon të flasë me Ministrin e Drejtësisë sepse i kanë bërë zbor në burg dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg dhe se i kanë rrezikuar jetën.

2- Veliaj i drejtohet Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja me fjalët ?Qelbësirë? dhe nuk ka për tia falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: ?Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s’kam për t’ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës…? Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërisht për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katundar i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe nuk pranon që t’i bëhen kontrolle.

3- Në komunikim, Erion Veliaj i shprehet Ajolës edhe për Ols Efthimi, për të cilin i thotë se pse Mandi (ish-shojeri Ajolës) duhet të pyesë Olsin kur do dalim, kur do shkojmë në Qerret, kur do zbresësh lart, kur do ikësh poshtë,por Ajola Xoxa i thotë se e ka patur për tarracën që po rregullonte dhe e pyet se çfarë muhabeti është ky që më bën.

4- Në datën 23 shkurt të vitit 2025 Veliaj flet me Ajolën dhe kjo e fundit e informon se të gjithë po merren me çështjen e tij, por i ka me merak statuset, pasi duhet të jetë pak më të ?buta?. Erion Veliaj i tregon se çështja nuk është më te popullariteti i tij, por nëpermjet statuseve apo mediave, vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet ?Beteja?. Sërish Ajola Xoxai tregon të jetë më i butë me statuset ,pasi çështja është ligjore, por Erion Veliaj shprehet se nga ana ligjore nuk kanë çfarë i bëjnë më shumë, se në burg e kanë futur. Erion Veliaj e pyet edhe nëse ka biseduar me Arbrin dhe me Fugën, ndërsa Ajola Xoxa përgjigjet se ka biseduar me të gjithë.

5- Në datën 24.02.2025, në orën 12:48, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku temë diskutimi është deklarata e pretenduar prej tij, se Prokurori ka përmendur fjalën ?Ndyrësirë?. Erion Veliaj i kërkon që të angazhohen të gjithë për këtë gjë, duke përmendur Meron, Maks Haxhian, nga të cilët kërkon që të ketë reagim e të ngrihen masivisht të gjithë. I kërkon të angazhojë portale, e gjëra të tjera. ?Po duhet ngrit ?you should raise hell? plako se kemi, ai ka bërë një gafë spektakolare aty.?

Vijon në faqen 72 të përgjimeve

1-Në orën 14:47, gjatë bisedës me Arbrin, Erion Veliaj i kërkon një pasqyrë ku të paraqiten televizionet që po e mbulojnë dhe po e mbështesin Luftën e tij Mediatike.

I tregon se TOP-i po na mbulon,Report TV po na mbulon, Klani po na mbulon,po Klan News? Arbër Veliaj i përgjigjet se është një çik problem me ta, nënkupton Klan Neës. Erion Veliaj e pyet nëse Fuga ka biseduar me ta, gjë e cila konfirmohet nga Arbri. Erion Veliaj i kërkon që t’i thotë se sa ishte mirë Erioni, ishte përditë te ai,dhe duhet të flasë se sot duhet.I kërkon Arbrit që çdo gjë të jetë nëunitet,si në rastin e eventeve me KM, të cilat duhet të postohen te facebook-u tij apo rrjetet e tjera sociale.

2- Po në të njëjtën faqe Veliaj diskuton me Ajolën dhe e pyet për audion e manipuluar për fjalën ndyrësirë që pretendonte se është përdorur nga prokurori Ols Dado në seancë. Për këtë gjë,Erion Veliaj i kërkon që të mos flasë direkt me ta pasi është në përgjim.

3- Në orën15:25, Erioni bisedon me Arbrin,të cilit i shpreh shqetësimin që i kanë ardhur lajme se duan ta transferojnë në një IEVP tjetër, duke përmendur se duan të na dërgojnë te Alkatrazi në Tiranë, me high security.

4- Në këtë faqe flitet sërish për audion, në orën 15:33, Erion Veliaj telefonon Ajolën, dhe kjo e fundit i tregon se ata e kanë transkriptin dhe po punojnë me të, duke pastruar zërin. Erion Veliaj i kërkon të mos japë detaje në telefon, thjesht t’i thotë që po merret me këtë gjë.

5- I tregon se sërish ka lajme që mund të transferohen te burgu Alkatrazit (IEVP tjetër) dhe i thotë se nuk e di se kush po flet me miqtë e Drejtësisë, pasi punonjësit personeli në IEVP Durrës po i njofton që po hapen vende për tu transferuar.Shpjegon se kjo gjë është shumë e ndyrë, pasi sipas tij i janë privuar shumë të drejta dhe do të ishte e tepërt po të shkonte në një burg më të rëndë.

6-Në datë 16:00, Erion Veliaj interesohet sërish në lidhje me transkriptimin dhe me pastrimin e audios së seancës gjyqësore,dhe Ajola në bisedë me të i konfirmon se kanë një përgjigje.

7- Në datën 23.02.2025 në orën 11:59, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i kërkon që të flasë me Shqiptarja, me Temën, që çdo ditë të bëjë ndonjë intervistë dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet. Në vijim i kërkon t’i thotë Karlos apo Mirës që nëse i bëjnë pesë pyetje, Erioni të kthen përgjigje, dhe në këtë formë çdo dy-tre ditë bëjnë intervista pak më të gjata, se nuk ka mjet tjetër për ta përballuar këtë gjë që po ndodh.

8- Në orën 14:18, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i tregon se ka parë lajmin që ka dalë për Thoma Gëllçin dhe duhet bërë ?Big Deal? se është fiks kujt duhet t’i referohen arrestimit të paligjshëm. Po kështu, e pyetën Arbrin nëse i ka ndjekur porositë e tjera, gjë të cilën Arbri e konfirmon dhe i tregon se ?Kam nji kshu në orën tre?

Pikat kryesore të faqes 73

1- Ajola i kërkon Veliajt të ketë kujdes me gjuhën, për mënyrën si shprehet.

2-Veliaj kërkon që miqtë deputetë të ndërhyjnë te KLP-ja pas reagimit në mbrojtje të prokurorëve.

3-Në skenë del emri i shtetasi Ardit, që mendohet të jetë Ardit Gjerbrea. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje,pa ofendime,pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim. I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë. Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se ?mikeshës? i ka thënë që t’i tregojë ?lalit? që të mendojë sikur është në Big Brother.

Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t’ia thotë edhe Redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh Redaktorit, por sipas Arbrit të Madh (Arbjan Mazniku) duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten. Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh,ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga Redaktori.

4-Në datën 26.02.2025 në orën 10:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku i referohen fjalës së KM-së (Kryeministrit) për të cilën Erioni tregon se ishte ?flakë fare?. Erion Veliaj e pyet nëse e kanë bërë transkriptimin e materialit, që t?ja çojnë Redaktorit që ta shohë dhe i kërkon që të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t’ia bëjë gati dhe t’ia japë Redaktorit,i cili sipas bisedës, ka patur takim me grupin./ Marre nga CNA

The post Përgjimet e Veliajt/ 13 faqe nga dosja e SPAK me shantazhet nga qelia appeared first on Lapsi.al.

A keni komunikuar me Ramën? Ja si përgjigjet Veliaj nga qelia

9 March 2025 at 21:05

Erion Veliaj ka dhënë një intervistë nga qelia mbrëmjen e sotme për Euronews Albania, ku ka vazhduar sulmet ndaj magjistratëve të çështjes së tij, prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani. I pyetur nëse a ka komunikuar me Ramën, Veliaj e mohoi duke shtuar se është në izolim. Ai hodhi akuza drejt prokurorit Dado, se […]

The post A keni komunikuar me Ramën? Ja si përgjigjet Veliaj nga qelia appeared first on BoldNews.al.

Në burg për një pale atlete, familja: E izoluan në gjendje të rëndë dhe vdiq në qeli

By: Oldi
5 March 2025 at 22:12

Jani Rustemi, 28 vjeç, u prangos më 13 prill 2023 pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete. Pas 24 orësh izolim në qelitë e paraburgimit tek ‘Mine Peza’ në Tiranë, ai u ndje keq. Pavarësisht problemeve shëndetësore, i riu doli para gjykatës të nesërmen dhe ndaj tij u […]

The post Në burg për një pale atlete, familja: E izoluan në gjendje të rëndë dhe vdiq në qeli appeared first on BoldNews.al.

Veliaj mesazh socialistëve nga qelia: Më kanë kërkuar që të bëhem i penduar

By: V K
5 March 2025 at 13:01

Erion Veliaj, i dërgoi një mesazh të tërthortë socialistëve sot, kur në një postim nga qelia, shprehet se prokurorët e SPAK i kanë kërkuar që të bëhet i penduar.

Reagimi i Veliajt duket se vjen pas lajmit se Edi Rama, ka kërkuar nga njerëzit e tij që të mos sulmojnë SPAK-un.

Opozita thotë se Rama ka arritur një marrëveshje me Altin Dumanin për këtë qëllim.

“Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem): “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”….
…. S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?

“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”.

Ky është turp, por jo drejtësi!”, shkruan Veliaj.

The post Veliaj mesazh socialistëve nga qelia: Më kanë kërkuar që të bëhem i penduar appeared first on Albeu.com.

Veliaj ankohet nga qelia: Po cilat prova do të prish unë? Celularët i ka Olsi, kanë edhe lodrat e fëmijëve dhe ish-makinën e vjehrrit

By: V K
4 March 2025 at 12:58

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, reagon sërish nga qelia dhe flet për rrezikun e prishjes së provave.

Si çdo ditë tjetër ai ka vazhduar me sulm dhe akuza lidhur me prokurorin Ols Dado dhe gjykatësin Erion Bani, teksa u është shmangur akuzave për intimidim agjentësh dhe dëshmitarësh.

Veliaj: Më ka marrë malli pa fund për ju të gjithë: Familjen, Tiranën e secilin që bën punë të mira në këtë vend. Por, gjer sa të shihemi sërish, më duhet të vazhdoj çmontimin e kurthit pse jam në burg: rrezik ikje, prishje provash, rrezik shoqëror. Dje rrëzova “frikën e ikjes” prej Ols Dados e Erion Banit, pasi kisha ikur 3 herë e isha kthyer 3 herë, teksa gatuhej çarku ndaj meje.

Arsyeja e dytë pse gjykatësi Bani pranoi nga Olsi burg për mua, është rreziku i prishjes së provave. Po cilat prova do prish unë? Celularët i ka Olsi, timin dhe të nja 10 grarive në Tiranë, me të cilët mund të vojerizojë gjithë ditën e gjithë natën, të shohë çdo foto familjare, bebet, kërthizën, dhëmbin e parë, videot e fjalëve të para, fotot me gjyshin e ndjerë në plazh; të gjitha provat e nevojshme për ku e si jetojmë.

Cilat prova do të prish unë?

Kanë edhe lodrat e fëmijëve dhe ish makinën e vjehrrit. Ç’a halli kanë? Mos do vete do formoj legot, e nga traktor do bëj vapor lodër, apo do marr makinën e Ben Xoxës e do e djeg në Fushë-Krujë a Mumajes si mjet i krimit?

Çfarë provash do prish?

Do vete në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia një katëshe apo do fshij statuset për balerinët e Preljocajt? Boll u bëtë qesharakë! Po i thoni miletit se po punove do ta hash, po pate kurajo do dënohesh, po solle progres do të bëjnë gjëmën, po fitove do të të shqyejmë. Olsi Dado dhe Erion Bani, ju mendoni se jeni më të lirë se unë në burg, por ju burgun e keni në shpirt e njerëz të lirë nuk keni qenë kurrë!

Përqafime të gjithëve!

The post Veliaj ankohet nga qelia: Po cilat prova do të prish unë? Celularët i ka Olsi, kanë edhe lodrat e fëmijëve dhe ish-makinën e vjehrrit appeared first on Albeu.com.

Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia

By: V K
4 March 2025 at 12:21

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, është akuzuar gjithnjë publikisht se, gjatë 3 mandateve të tij si i zgjedhur vendor, krijoi një fasadë mashtruese, nëpërmjet “kasetave të gatshme”, të cilat publikohen në seri nga televizionet kryesore në vend, për turpin e tyre profesional.

Të dielën e kësaj jave, në reagimin e radhës kundër prokurorit të posaçëm, Ols Dado, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, bëri edhe një “lapsus frojdjan”.

Ai iu referua një prej argumentave të SPAK-ut se, ku thuhet se ka postuar në rrjetet sociale një aktivitet të balerinit Angjelin Perlocaj, i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe i menaxhuar nga organizatat e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

“Rezulton se postimi as nuk është bërë nga unë vetë, por nga stafi i zyrës së shtypit. Tani që po e kuptoj sa “krim i rëndë” paska qenë, do të doja ta kisha bërë vetë, por ato ditë kam qenë në SHBA për një udhëtim pune”.

Veliaj e pranon edhe vetë, që ditën që ka takuar Prelocajn, njëkohësisht ka qenë edhe mijëra kilometra larg, në Shtetet e Bashkuara.


Në foto: Veliaj poston takimin me Angjelin Perlocaj në Tiranë, ndërkohë që ishte edhe në SHBA

Pohimi i tij për propagandën e rreme, gjithësesi, nuk është as e re dhe as e habitshme. Por, duket se kjo “fasada e gënjeshtërt” që ka ndërtuar prej vitesh, i është bërë pjesë e thelbit të tij, si individ dhe si qënie publike e politike.

Që prej ditës së parë që ai ka ndryshuar banesën, nga “Kodra e Diellit” në qelitë e paraburgimit të Durrësit, në 10 Shkurt 2025, Veliaj ka postuar në mënyrë të përditshme në rrjete sociale mesazhe. Në qendër të tyre janë akuzat personale ndaj njëri prej prokurorëve të dosjes, Ols Dado.

Megjithatë, tek-tuk, Veliaj jep përgjigjet e tij edhe për disa prej elementëve akuzatorë të dosjes. Ai ka përzgjedhur, gjithësesi, elementë, të cilët nuk përbëjnë thelbin e akuzave ndaj tij.

Boldnews.al, i ka analizuar pikërisht këto sqarime të Veliajt për elementët e dosjes hetimore, duke i krahasuar me gjetjet e Prokurorisë së Posaçme.

Rezultati është njëlloj si me fasadën e rremë të kasetave të gatshme. Veliaj vijon të japë informacione të pasakta, mashtruese, ose “gjysëm të vërteta”. Lideri i tij politik, Edi Rama, i konsideron “gjysmë të vërtetat” si mashtrimet më të mëdhaja.

Kronologjia e mashtrimit nga burgu

11 Shkurt Veliaj shkruan:Ai (prokurori i posaçëm, Ols Dado, shën red), ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. …Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal”.

Prokuroria e Posaçme deklaron se ka administruar disa dyzina faturash zhdoganimi për blerje on-line nga Ajola Xoxa, nëna e saj, Valbona Xoxa, “Ava Studio” e kontrolluar nga kjo e fundit, si edhe Erald Simxhiu, familjar i bashkëshortes së Veliajt, të cilat arrijnë në një total shpenzimi në vlerën 86.721.175 lekë të reja, shumë e cila nuk justifikohet me burime të ligjshme financiare.

Blerjet janë kryer në dyqane të markave të njohura, kryesisht në Britaninë e Madhe. Vlera e tyre, gati 900 mijë euro, duket e pabesueshme për autoritetet hetimore se janë kryer për aktivitete artistike.

Nga ana tjetër, SPAK-u ka administruar deklarimin e Erald Simxhiut, i cili mohon të ketë kryer ndonjëherë blerje on-line. Ai pranon se i ka dhënë kopje të kartës së identitetit të tij shtetases Ajola Xoxa, por nuk e dinte se përse ishte përdorur.

15 Shkurt- Shkruan Veliaj: “…Po edhe sikur të jetë shtëpia jonë (në Qerret, shën.red)…pse duhet ta fshihja në deklarimin tim nëse do ta kisha. A mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim apo fakti që ime shoqe thërret shoqet e veta te shtëpia në plazh e të ëmës për ditëlindjen e saj?”.

SPAK dyshon se Erion Veliaj ka fshehur pronësinë e një vile në kompleksin turistik “Marea” në bregdetin e Qerretit, në Kavajë, duke e vendosur në emrin e prindërve të bashkëshortes, Valbona Xoxa dhe Arben Xoxa (tashmë i ndjerë).

Veliaj e mohon këtë fakt. Megjithatë, ai, të paktën deri më tani, nuk ka dhënë shpjegime bindëse se përse emri i tij figuron në listën e pagesave për mirëmbajtjen e vilës (6 A) ose se përse emri i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, figuron në fatura pagesash për arredimin e vilës, ndërtimin e një pishine para ndërtesës e të tjera të ngjashme.


Në foto: Pagesat e kryera nga Erion Veliaj për mirëmbajtjen e vilës në Qerret

Të gjithë këto dokumenta janë administruar gjatë hetimit të Prokurorisë së Posaçme.

16 Shkurt- Shkruan Veliaj:Madje, Ols violina, insiston se Arben Xoxa s’ka qenë kurrë në shtëpinë e tij! Po mirë, po ky në foto kush është? Ndjesë pastë, aty është edhe Ganimet Vendresha, gjyshja e ndjerë, ish-primabalerina e parë në TOB te shfaqja ‘Halili & Hajria’. Bashkë me ta, sopranoja e pianistja e njohur, duke drekuar”!

Mesazhi është shoqëruar me një foto, në të cilën dallohen personat e përmendur në postin e Veliajt.

Në dosjen e Prokurorisë, citohet deklarimi i ish-shoferit të të ndjerit Arben Xoxa, i cili deklaron se në periudhën 2019-2020, ai nuk e ka shoqëruar asnjëherë shefin e tij drejt vilës së Qerretit dhe as nuk ia ka përmendur asnjëherë. Shoferi deklaron se ka shoqëruar në Qerret Ajola Xoxën ose ka dërguar e marrë porosi në vilë, për llogari të saj.

Këtij pretendimi, Veliaj i është kundërvënë, duke këmbëngulur se vila ishte e vjehrrit të tij, i cili në atë kohë ishte sëmurë dhe ishte në pamundësi të lëvizte drejt vilës së Qerretit.

Gjithësesi, krahas shoferit, edhe të tjerë personazhe, kryesisht të mirëmbajtjes së kompleksit turistik, kanë deklaruar në dosje se kanë parë shpesh Ajolën tek vila ose kanë komunikuar me të për çështjet e mirëmbajtjes.

18 Shkurt- Shkruan Veliaj:Më paska kapur (prokurori) me shtëpi në dorë (në Qerret) nga qelizat e telefonit tim, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023. Gjatë vitit 2023, unë kam drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë, (madje, dy herë në Rrogozhinë), në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës; dhe në vitin 2024, në po këto bashki, kam drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS”.

Në dosjen e Prokurorisë, janë analizuar logimet e telefonit të Veliaj në zonën e Qerretit. Nga njëra anë, është e vërtetë se ai është loguar në zonën e plazhit të Qerretit dhe në kompleksin “Marea” në periudhën Prill-Maj 2023, kur zhvillohej fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit të atij viti.

Megjithatë, tabulatet telefonike të Veliajt kanë treguar se ai ka qenë në atë zonë, edhe në Korrik 2023, edhe në Gusht, edhe gjatë muajve të ndryshëm të vitit 2024, kryesisht gjatë fundjavave, por edhe në ditë të tjera.

Intensiteti i logimit të telefonit të Veliaj në Qerret, pra shpeshtësia e udhëtimeve të tij në atë zonë turistike, kanë bindur prokurorët se prania e tij në atë zonë nuk ka lidhje me aktivitetin politik, por me çlodhjen në atë që e konsiderojnë “vila e Erion Veliaj”.

 


Në foto: Detajet nga dosja hetimore për të dhënat telefonike të Veliajt

19 Shkurt- Shkruan Veliaj: “…Udhëtimi i tretë që citohet në dosje, i datës 25-27.10.2021, lidhet me një vizitë në Kiev, me një linjë të ngjashme (Sky Up), e cila sillte turistë ukrainas në Tiranë, para Luftës, me të cilën kam fluturuar për një takim zyrtar me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko”.

Për këtë rast, SPAK-u ka identifikuar se në të njëjtin udhëtim me Veliaj ka qenë edhe Elman Abulen, një mik i tij dhe biznesmen, i cili rezulton se ka blerë piktura dhe ka kryer sponsorizime tek organizata e menaxhuara nga Ajola Xoxa, “në këmbim të favoreve të marra nga Bashkia e Tiranës”, siç citohet në dosje.

Abule, i pyetur nga prokurorët, ka deklaruar se ka qenë në udhëtim në Kiev, madje edhe ka qëndruar në të njëjtin hotel me Veliaj. Megjithatë, ai deklaron se ka udhëtuar në Ukrainë “për qejf” dhe se “shpenzimet e tij i ka paguar vetë, ndërsa për Erion Veliajn nuk e di, se ai ka qenë në udhëtim zyrtar”.

 

 

Elman Abule dhe bashkëshortja e tij, Marisa Nito, rezultojnë se kanë kryer pagesa dhe sponsorizime për “Partner Law” dhe “Harabel” të Ajola Xoxes, si edhe për organizatat e lidhura me gruan e kryebashkiakut të Tiranës.

21 Shkurt- Shkruan Veliaj:Zëvendësministër të bën Këshilli i Ministrave dhe jo Ministri, po Ols Angoni (prokurori Ols Dado) nuk ka si t’i dijë këto…Genta Sula është një kryezonjë, kryenënë, tani edhe kryegjyshe, e për më tepër, një kryeprofesioniste nga ato që moçalit tonë i provokojnë vrer e helm”.

Komenti i Veliajt, i referohet disa të dhënave në dosje hetimore, nga të cilat përmendet fakti se Veliaj, kur ishte Ministër i Rinisë në mandatin e parë qeverisës së Edi Ramës, kishte zëvendëse Genta Sulën, bashkëshorten e biznesmenit Gentian Sula, pronari i disa kompanive, përfshirë edhe kompleksit turistik në Qerret.

SPAK e përmend këtë fakt në dosje, si një ndër detajet e shumta për të treguar afërsinë ndërmjet Veliajt dhe biznesmenit Sula.

Veliaj, krahas vlerësimeve që ka shprehur për Genta Sulën, nuk e përmend aspak në këtë status se me bashkëshortin e saj ka pasur miqësi shumë më të hershme dhe raporti ministër-zv.ministre mund të konsiderohet si raport favorizues për hir të marrëdhënieve ekstra-zyrtare me Gentian Sulën.

22 Shkurt- Shkruan Veliaj:Konsulenca e një sipërmarrësi të nderuar si Shkëlqim Fusha, me dy avokate që ushtrojnë lirinë e profesionit pa lejen e Nesti Dados, për një projekt në jug, rezulton në akt-akuzën ndaj meje si korrupsion në Tiranë! Ja argumentimi i Kafkës tim: ka marrë leje për një bashkëfshatar, shtëpi njëkatëshe në Yrshek; ka marrë mbrapsht garancinë e punimeve në Sheshin Skënderbej; ka marrë pagesë për një nga 7 lotet e pastrimit, kur pastrimin e bënin privatët në Bashkinë e Tiranës. Kuptuat gjë? Me siguri jo…”.

Përtej faktit që biznesmeni Fusha konsiderohet si “sipërmarrës i nderuar” nga Veliaj, në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme renditen tenderat e fuqishëm, kryesisht pa garë, që ka marrë “Fusha” shpk me firmën e kryebashkiakut të Tiranës.

Gjithashtu, në dosjen hetimore citohen edhe rastet e sponsorizimeve që ka kryer “Fusha” për organizatat e lidhura me Ajola Xoxën.

 


Në foto: Pjesë nga dosja hetimore, ku përmenden disa nga raportet Veliaj-Fusha

Në dosjen hetimore nuk përmenden, por gjithësesi duhet kujtuar se, për llogari të “Fushës”, Veliaj shkatërroi Teatrin Kombëtar në mes të natës, duke u gdhirë 17 Maji 2020.

Fusha dhe Veliaj lidhen edhe në dy hetime të mëparshme, një për pagesa hoteli në Barcelonë dhe një tjetër për tender pishash, të cilat u mbyllën të dyja në mënyrë të dyshimtë nga Prokuroria e Tiranës në vitet 2018-2019.

23 Shkurt– Shkruan Veliaj:Në dosjen hetimore thuhet se janë deklaruar si të ardhura edhe dietat për t’u shpenzuar jashtë shtetit në takimet zyrtare, si dhe biletat e udhëtimit për jashtë shtetit, të cilat duhet të blihen nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë nëpërmjet procedurës së prokurimit publik. Ndodhur në keto kushte, lind pyetja kush ja ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat…. Çfarë tmerri të merresh në vitin 2025 me lodrat e një truri si të Sigurimit të Shtetit në vitin 1975!”.

Veliaj ka shkurtuar konkluzionin e Prokurorisë së Posaçme për pasurinë e tij, të cilin e ka nxjerrë pas analizimit të të gjitha deklaratave të pasurisë ndër vite.

Në dosje hetimore citohet:Nga analiza e deklaratave të pasurisë të shtetasve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, rezulton se nuk është deklaruar asnjë shpenzim për arredim/mobilim edhe pse disponojnë zyra e apartamente të deklaruara”.

 


Në foto: Rezultatet e analizës së SPAK mbi deklaratat e pasurisë së Veliaj-Xoxa

Në vijim, në lidhje me deklarimin e dietave si të ardhura, të cilën e citon edhe Veliaj në statusin e tij, Prokuroria e Posaçme vijon sqarimin logjik: “Kush ia ka mbulur shpenzime subjektit Veliaj, përderisa ka kursyer dietat dhe përse duhet të kalojnë në llogarinë e tij bankare shpenzimet e biletave, të cilat, sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi, duhet të sigurohen nga institucioni, nëpërmjet procedurave të prokurimit publik…”.

24 Shkurt- Shkruan Veliaj: “Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij!”.

Statusi në rrjete sociale shoqërohet me një fletë, që pretendohet si proces-verbal i seancës për vlerësimin e masës së sigurisë për Veliaj në 12 Shkurt. Sipas kësaj letre, prokurori Ols Dado i është drejtuar Veliajt me fjalën “ndyrësirë”.

Reagimet zyrtare të Gjykatës së Posaçme dhe Prokurorisë së Posaçme, referuar proces-verbalit dhe regjistrimit audio të seancës, treguan se prokurori nuk kishte përdorur fjalorin fyes ndaj Veliajt. Pra, pretendimi i kryebashkiakut të arrestuar doli fiasko.

25 Shkurt- Shkruan Veliaj:…Meriman Palushi paska marrë leje për shtëpi dykatëshe në katund. Online. Dhe qenka nën akuzë! “Ka ndihmuar aktivitete në Tiranë!”. Unë s’e njoh, ndërsa ai në më njeh, më njeh vetëm nga televizori….”.

Meriman Palushi është një biznesmen, i vendosur nën masën e detyrimit për paraqitje, i dyshuar nga Prokuroria e Posaçme se ka kryer korrupsion aktiv me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fakt, Meriman Palushi dhe kompania e tij “Palushi” shpk, rezulton që të ketë marrë më shumë leje ndërtimit se sa ajo “godina 2-katëshe” që deklaron Veliaj në statusin e tij.

 


Në foto: Rezultatet e analizës së SPAK mbi deklaratat e pasurisë së Veliaj-Xoxa

Sipas informacionit të administruar nga SPAK, “Palushi” shpk ka përfituar të paktën dy leje të tjera ndërtimi me firmën e Veliaj, për godina 8-katëshe dhe 10-katëshe.

“Palushi” shpk rezulton që të ketë rreth 50 mijë euro sponsorizime për organizatat e lidhura me Ajola Xoxën, gjatë vitit 2023.

28 Shkurt- Shkruan Veliaj:…Në Roterdam kam shkuar me ftesë dhe shpenzime të mbuluara (shih foton e dokumentit origjinal të kohës në foto-album) nga OMA – Office of Metropolitan Architecture – shtëpia më e madhe e Arkitekturës… Gruaja ime NUK ka qenë në atë udhëtim, jam shoqëruar nga drejtori i Urbanistikës në atë kohë; pra, ishte udhëtim pune, jo qejfi”.

Në këtë status, Veliaj i referohet gjetjeve të SPAK-ut, në bazë të të cilave ai ka udhëtuar në Roterdam të Hollandës me shpenzimet e biznesmenit të ndërtimit, Fatmir Bektashi, pronar i kompanisë “Kontakt” shpk. Sipas dosjes hetimore, pas këtij udhëtimi, Veliaj i dha lejen Bektashit për ndërtimin e kompleksit të banimit “Mangalem 21”, në zonën e “Ali Demit”.

Biznesmeni Fatmir Bektashi, në deklarimet e tij para prokurorëve, ka deklaruar se “udhëtimi në Roterdam është bërë përpara se të bëhej projekti Mangalem 21 dhe të dilte leja e ndërtimit të tij,” argumenton SPAK.

Sipas Bektashit, “arsyeja e udhëtimit lidhet me një takim me kompaninë arkitekturore, OMA në Roterdam dhe kompania Kontakt i kishte kërkuar Erion Veliajt që të ishte në takim me qëllim që të njihej me projektin dhe ta miratonte atë”.

Gjykata, në vendimin e masës për kryebashkiakun e Tiranës, rikthen në vëmendje se, për një situatë tërësisht të ngjashme, ish-Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur fajtor tre gjyqtarët, në çështjen që njihet si “El Classico”. /B.news

The post Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia appeared first on Albeu.com.

❌
❌