Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kërcënoi me armë fqinjin, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç

By: Elva
15 July 2025 at 12:40

Një 41-vjeçar, ka rënë në pranga në Shkodër pasi  një ditë më parë, në fshatin Dobraç, kanosi fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, shtetasit S. J., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi municioni luftarak dhe shuma parash të valutave të ndryshme, të […]

The post Kërcënoi me armë fqinjin, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

16 May 2025 at 13:39

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit, të regjistruar më 30 Tetor të vitit të kaluar në Shkodër, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha. Bëhet fjalë për shtetasin Gjuljo Vuksani, të cilit i është ndryshuar masa e […]

The post EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit appeared first on BoldNews.al.

Atentati me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës/ Lirohet nga qelia Gjuljo Vuksani, dyshohet se…

By: V K
16 May 2025 at 12:45

Gjykata e Posaçme, ka ndryshuar masen e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për Gjuljo Vuksani, personi i vetëm që mbahej i arrestuar për masakrën e Dobraçit, nën dyshimin se ai siguroi automjetin tip Range Rover që u përdor nga autorët për të vrarë dy të rinj.

Vendimi u dha nga gjyqytari i Posaçëm Erjon Çela, i cili pranoi kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Vuksani u arrestua nëntorin e vitit të kaluar me urdhër të prokurores Elida Kackini, si person i përfshirë në masakrën e Dobracit, ku u ekzekutuan Arlind Bushati dhe Hamza Lici, si dhe humbën jetën cifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.

Ngjarja e rëndë u shënua në 30 tetor të vitit 2024 në zonën e Dobraçit, ku persona të paidentifikuar qëlluan nga një automjet drejt makinës ku udhëtonin dy të rinjtë, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Nga breshëria e plumbave, automjeti ku udhëtonin dy viktimat humbi kontrollin, për pasojë u përplas me një motor ku udhëtonin Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Në automjetin e viktimave, dyshohet se ndodhej një person i tretë, i ulur në sediljen e pasme, por prokuroria nuk ka folur zyrtarisht mbi këtë dyshim.

Pasi prokuroria e Shkodrës nisi hetimet për këtë çështje, pak ditë më pas shpalli moskompetencë duke ia referuar dosjen Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për grup të strukturuarar kriminal, vepër penale që është kompetencë e SPAK.

Për ngjarjen e Dobraçit, janë kryer disa veprime nga prokurorja Elida Kackini, teksa çështja është ende nën hetim.

The post Atentati me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës/ Lirohet nga qelia Gjuljo Vuksani, dyshohet se… appeared first on Albeu.com.

Bajrat dhe Licët, hakmarrje që fshihet, por vrasjet nuk ndalen

2 March 2025 at 21:06

Një shpërthim në lagjen Partizani në Shkodër, më 13 janar të vitit 2018, ishte pikënisja e një sage kriminale mes dy fiseve, që vijon të shkaktojë viktima edhe sot. Shënjestra ishte Lulzim Kulla, i konsideruar si një prej të fortëve të Shkodrës, njëkohësisht edhe si lidhje e familjes Lici, pasi është dhëndër i tyre. Ditët […]

The post Bajrat dhe Licët, hakmarrje që fshihet, por vrasjet nuk ndalen appeared first on BoldNews.al.

Tha se nuk kishte lidhje me ngjarjen e rëndë në Dobraç, reagon ashpër Klodiana Lala: Safet Bajri i uli bre**et policisë së Ilir Prodës…

By: V K
21 February 2025 at 08:49

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, gazetarja e njour Klodiana Lala,  ka reaguar ashpër për Safet Bajrin. Lala shprehet se nuk duhet harruar që Safet Bajri, është kreu i një bande dhe sjell rastin e një vajze që iu thye legeni.

Në statusin e saj, gazetarja shkruan se Safet Bajri i uli bre*et policisë së drejtuar nga Ilir Proda.

“Safet Bajri i uli bre*et te gjunjet policisë së Ilir Prodës!

Mos harroni njerëz, Bajri është kreu i një bande që i theu legenin një vajze se nuk iu dha lekët për të festuar ditëlindjen. Vajza shfrytëzohej në rrugë në Belgjikë! Masakrat në Shqipëri pastaj i keni dëgjuar vetë”, shkruan Lala.

Reagimi i Klodiana Lalës, vjen pasi Safet Bajri ka reaguar mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv.

Bajri është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me masakrën e Dobraçit dhe sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij, u ka vënë në dispozicion kamerat e sigurisë.

Në një tjetër status, gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje nga operacioni i RENEA-s në Shkodër.

Lala shkruan se për sekuestrimin e një automjeti të bandës së Izmir Sakicës, asnjë nga shërbimet karotrec në Shkodër e Lezhë nuk pranonte të shkonte në Dobraç.

“RENEA duhet të sekuestronte një automjet të blinduar që iu përkiste anëtarëve të Bandës së Izmir Sakicës. Priti dy orë e gjysmë të shkonte karotreci i Policisë së Tiranës se asnjë biznes që ofron këtë shërbim në Shkodër e Lezhë nuk pranonte të hynte në Dobraç. Ilir Proda ku je? Di gjë për këto punë? Po të sfidon krimi”, shkruan Lala.

The post Tha se nuk kishte lidhje me ngjarjen e rëndë në Dobraç, reagon ashpër Klodiana Lala: Safet Bajri i uli bre**et policisë së Ilir Prodës… appeared first on Albeu.com.

Safet Bajri flet për përplasjen në Rranxë dhe masakrën e Dobraçit: Makinat e blinduara janë të miat

20 February 2025 at 09:35

Forcat RENEA i zbarkuan në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të 18 Shkurtit, por ai nuk u gjend aty. Bëhet fjalë për Safet Bajrin, një prej krerëve të bandës së “Bajrave” në Dobraç të Shkodrës. Burime bëjnë me dije se veç kontrollit të banesës, me urdhër të GJKKO-së ai do të […]

The post Safet Bajri flet për përplasjen në Rranxë dhe masakrën e Dobraçit: Makinat e blinduara janë të miat appeared first on BoldNews.al.

Safet Bajri, del me zë e figurë: Nuk kam lidhje me masakrën e Dobraçit

By: M C
19 February 2025 at 22:49

Në një lidhje direkte për Top Story, Safet Bajri ka thyer heshtjen dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë provë konkrete që ta lidhë me tre ngjarjet kriminale të përmendura nga Prokuroria dhe se është gjithmonë i hapur për të bashkëpunuar me hetimet.

“E kam bërë kallëzimin, se njerëzit vënë gjoba në emrin tim. Njerëzit i bëjnë me qëllim, por nuk jam unë, prandaj u kam kërkuar tu drejtohen organeve ligjzbatuese. Nuk është aspak e vërtetë.

E dyta, për Masakrën e Dobraçit, më vjen shumë keq, që kemi motra që ka vdek, se jemi rrit me ta. Më vjen keq edhe për Bushatin, e kam pasur mik para se të hyja në burg. Sinqerisht më vjen edhe për djalin e famijen Lici. Por djemtë e viktimave janë rritur, por Barjat nuk kanë lidhje me to. Uroj që të arrstohet dikush për median e Dobroaçit.

Më janë sekuestuar nja 17 mijë euro, u kanë bërë edhe fotot. Por çdo gjë ka qenë korrekte. Por të shikohen gjërat drejt. Më keni futur në panik të gjithë famijen. Media nuk po e respekton punën e famijes. Çfarë po bëni,” tha Safet Bajri.

The post Safet Bajri, del me zë e figurë: Nuk kam lidhje me masakrën e Dobraçit appeared first on Albeu.com.

Aksioni në Shkodër/ SPAK lëshon 4 urdhër-arreste për përplasjen me armë Bushat (EMRAT)

By: V K
18 February 2025 at 14:25

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i sotëm i Policisë së Shtetit dhe forcave RENEA në qytetin e Shkodrës, ku është ushtruar kontrolle në disa banesa.

Burime bëjnë me dije se GJKKO me urdhër të SPAK ka firmosur 4 urdhër-arreste, por nuk janë ekzekutuar asnjë prej tyre, pasi nuk janë gjetur në banesë.

Mësohet se urdhër-arrestet, janë lëshuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 23 gusht të vitit 2024 në fshatin Rrënzë Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit, dhe dy vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi. I pranishëm dyshohet se ka qenë dhe Safet Bajri, i cili udhëtonte me automjet të blinduar.

Izmir Sakicës dhe Samuel Troshani, u është komunikuar masa e arrestit në burgun e Reçit, pasi u vetëdorëzuan muajin e kaluar, pasi ishin në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit.

Sipas vendimit të firmosur nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela, rezulton se Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, dyshohen për krijim të kushteve për të kryer vrasje në lidhje me ngjarjen e Rranzës.

Sakica dhe Troshani, pretenduan se ishin viktima, pasi u sulmuan më armë. Por nga akti i ekspiretimit rezultoi se Samuel Troshani, ka bërë qitje me armë atë ditë, pasi në dorën e tij u gjetën gjurmë të fatit.

Ndërkohë, për arrestimin e dy personave të tjerë për të cilët është firmosur urdhër arrest, RENEA ndërmori në orët e para të mëngjesit të së martës një aksion në Dobraç dhe zona të tjera të Shkodrës, por nuk arriti që t’i arrestonte.

Burime bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Safet Bajrit dhe bazat e grupit kriminal Bajri. Safet bajri është shoqëruar për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

The post Aksioni në Shkodër/ SPAK lëshon 4 urdhër-arreste për përplasjen me armë Bushat (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Atentati me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës/ RENEA kontrolle pranë banesave të fisit Bajri

By: V K
18 February 2025 at 07:58

Forcat Speciale të Policisë së Shtetit, kanë bërë  kontrolle në lagjen Dobraç të Shkodrës, ende nuk dihet a ka persona të shoqëruar.

Kontrollet në Shkodër, besohet se lidhen me hetimet për masakrën me 4 viktima në Dobraç.

Mësohet se RENEA ndodhet aktualisht te shtëpia e Safet Bajrit, i cili do të shoqërohet dhe merret në pyetje.

Kujtojmë se të vrarë në atentatin e Dobraçit, mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati.

Humbën jetën dhe një çift burrë e grua, të cilët po udhëtonin me motor pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit.

Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha.

Ngjarja dyshohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal, sepse pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në zonën Grudë e Re, e cila kishte dy automatik brenda që mendohet të jenë përdorur në atentat.

Dyshimet u ngritën edhe më shumë pasi në makinën e viktimave ishte dhe një person tjetër që i shpëtoi atentatit. Mendohet se ky është Ibrahim Lici, i shumëkërkuari i drejtësisë për vrasjen e Endri Mustafës, por se kjo nuk është vërtetuar ende.

The post Atentati me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës/ RENEA kontrolle pranë banesave të fisit Bajri appeared first on Albeu.com.

Policia aksion në Shkodër për masakrën e Dobraçit, RENEA zbarkon në banesën e Safet Bajrit

18 February 2025 at 07:51

Policia e Shtetit ka nisur një aksion “blic” në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës. Burime për mediat bëjnë me dije se aksioni policor se ka nisur rreth orës 05:30 dhe dyshohet se ka lidhje me masakrën me 4 viktima të regjistruar pasditen e 30 Tetorit 2024 në afërsi të […]

The post Policia aksion në Shkodër për masakrën e Dobraçit, RENEA zbarkon në banesën e Safet Bajrit appeared first on BoldNews.al.

Atentati me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të policisë…

By: V K
28 January 2025 at 15:27

“Ora News”, ka zbardhur dëshminë të plotë të  njërit prej punonjësve të policisë “Shqiponja” në Shkodër, i cili ishte i pranishëm në çastet e para pas ndodhjes së masakrës së “Dobraçit”, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha.

Do të duheshin disa minuta dhe konstatimi i vrimave të plumbave në “Benz”-in e zi, për të kuptuar se nuk kishin të bënin me një aksident por me një ngjarje të rëndë kriminale.

“…Në kohën kur ne kishim mbërritur në vendin e ngjarjes i raportoj Sallës së Komandimit DVP-Shkodër se, nuk kemi të bëjmë me një aksident rrugorë por kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale me përdorim të armëve të zjarrit…”,- ka rrëfyer tek oficerët e AMP-së, Viktor Logu.

Vetëm pak ditë pas ngjarjes, Logu u arrestua nga AMP-ja së bashku me tre kolegët e tij, Julian Stërkaj, Marte Martini dhe Blerim Kurmekaj, pasi nuk kishin kryer veprimin e shoqërimit të personit që dyshohet se ishte i kërkuari, Ibrahim Lici.

Por sipas Viktor Logut, shoqërimi i tij nuk është kryer pasi ai dhe kolegët e tij kishin menduar se ai ishte një person i rastit që po ndihmonte të plagosurit. Logu ka treguar se ky person mund të jetë larguar në këmbë ose me ambulancë.

Logu, ka treguar se në vendngjarje ka pasur dhe persona të tjerë dhe asnjëri prej tyre nuk është shoqëruar, pasi disa minuta më pas ai dhe kolegët e tij, janë zhvendosur nga vendi i ngjarjes për të ngritur një postbllok në dalje të Shkodrës, tek “Kisha e Zojës”.

Situatën në vendngjarje, e ka marrë policia kriminale dhe prokuroria, ndërsa nuk ka asnjë rrethanë se si u largua nga vendngjarja, personi i dyshuar si Ibrahim Lici.

Në dëshminë e tij punonjësi i policisë Shkodër ka treguar se:

“Më 30 tetor 2024, kam qenë i planizuar me shërbim në qytet nga ora 14:00 deri në ora 22:00 dhe rreth orës 15:45 minuta, kemi dëgjuar në radio nga Salla e Komandimit e DVP-Shkodër, se ka ndodhë një aksident rrugor tek SMT-ja, me dëme në persona. Ne menjëherë kemi lëvizur nga vendi i shërbimit i kryqëzimit “Kirasit” në drejtim të rrotondos së “Dobraçit”, për t’i ardhur në ndihmë qarkullimit rrugor. Pasi kemi shkuar në vendin e ngjarjes, kemi zbritur nga automjeti dhe kemi konstatuar një automjet të tipit “Benz” me ngjyrë të zezë me targa të huaja, i cili kishte dalë nga rruga dhe përplasur me një shtyllë dhe mur. Në një distancë rreth 4 metra nga automjeti, në rrugë ishte i rrëzuar një motor.

Në vendin e ngjarjes kemi konstatuar tre persona të shtrirë në tokë, ku dy ishin të seksit mashkull dhe një ishte e seksit femër një burrë i moshës më të vjetër kishte akoma shenja jete, ndërsa, dy tjerët nuk kishin reagime. Më pas, kemi shikuar automjetin dhe brenda mjetit kemi konstatuar një person, i cili ishte pasagjer në vendin e parë, i cili kishte shenja jete. Në vendin e ngjarjes kishte disa persona të tjerë. Sqaroj se para nesh në vendin e ngjarjes ishin oficerët e qarkullimit rrugor Indrit Neziri, Përparim Papa dhe Rrok Frroku, të cilët po lironin drejtimin e rrugës nga lëvizja e mjeteve. Gjatë kohës që unë po shikoja personin e shtrirë në tokë nëse kishte shenja jete, në afërsi tij kam konstatuar një person të ulur afër një personi të shtrirë në tokë, të cilin unë nuk e kam identifikuar se kush ishte. Por thjesht kam menduar se po i jepte ndihmë personit të shtrirë në tokë. Gjithashtu, aty afër kam konstatuar një grua në këmbë dhe disa persona të tjerë, të cilët nuk i kam njohur…”.

Më tej Logu ka sqaruar se thënë se:…Sqaroj se, në shërbim kam qenë me oficerët e policisë Blerim Kurmekaj përgjegjës Juljan Sterkaj Shofer dhe Marte Martini. Në kohën kur ne kishim mbërritur në vendin e ngjarjes i raportoj Sallës së Komandimit DVP-Shkodër se, nuk kemi të bëjmë me një aksident rrugor, por kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale me përdorim te armëve të zjarrit…”.

Në këto momente, Logu ka treguar se më pas e ka thërritur Blerim Kurmekaj dhe i ka thënë “bëj bllokimin e automjeteve që mos të futen në vendin e ngjarjes dhe vendos shiritin për kufizimin dhe ruajtjen e vendit të ngjarjes”.

“…Unë kam dalë me shërbim tek “5 Heronjtë” duke ju dhënë drejtim në rrugën e unazës që mos të futej në vendin e ngjarjes deri sa kanë ardhur shërbimet e tjera. Kur ka ardhur shërbimi i patrullës së përgjithshme, unë kam ardhur përsëri në vendin e ngjarjes ku jam takuar me kolegët dhe kemi lëvizur pikë kontrolli tek “Kisha e Zojës” në dalje të qytetit, ku kemi qëndruar deri në ora 22:00 minuta. Sqaroj se unë kam kryer vetëm këto detyra në vendin e ngjarjes, kam ndaluar automjetet që të hynin në vendin e ngjarjes dhe kam vendosur shiritin kufizues dhe ruajtjes së vendit të ngjarjes…”.

Ndërsa momentin e Ibrahim Licit, punonjësi i policisë e shpjegon kështu duke pohuar se:

“…ishte një person i ulur në tokë dhe po i jepte ndihmë personit të shtrirë në tokë, që ishte afër me automjetin e ndaluar. Nuk kam shoqëruar personat dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe as bllokuar vendin e ngjarjes, por kam vendosur shiritin dhe bllokimin e rrugës tek kryqëzimi, për mos bllokuar vendin e ngjarjes. Sqaroj se, në fillim e kam konstatuar këtë person të ulur në tokë, dhe sikur po i jepje ndihmë personit të dëmtuar dhe shtrirë në tokë dhe unë kam lëvizur bllokuar rrugën tek kryqëzimi për mos hyrjen e automjeteve në vendin e ngjarjes. Unë nuk e kam konstatuar këtë gjë, pasi nuk isha prezent tek vendi i ngjarjes më pas. Nuk kemi identifikuar asnjë person…”.

Nga Elton Qyno

The post Atentati me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të policisë… appeared first on Albeu.com.

Dalin detaje nga dosja/ A ishte Ibrahim Lici në makinën e atentatit të Dobraçit?

By: user 6
22 January 2025 at 21:35

A ishte një person i tretë në makinën me të cilën udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati që mbetën viktima të atentatit të pasdrekës e 30 tetorit, në lagjen Dobraç të Shkodrës? Nëse po, a ishte ky person i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit?

Një person u shfaq në këto pamje, vetëm pak sekonda pas atentatit, me duar dhe fytyrë të gjakosur. Deri në këtë ngjarje ai mendohej se ndodhej i ndaluar në Turqi, pas një urdhri kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Tirana, si i dyshuar në vrasjen e Endri Mustafës më 16 Maj të vitit 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër. Këtë krim Ibrahim Lici nuk e ka pranuar kurrë, por e ka cilësuar si një kurth të ngritur ndaj tij nga Asmer Bilali në bashkëpunim me Bajrët. 

Nëse në të vërtetë ky person është Ibrahim Lici, si mundi ai të çajë gardhin e policisë, që në këtë moment kishte rrethuar skenën e krimit. A mbeti ai i plagosur gjatë këtij atentati, apo thjesht këto hamendësime e shtojnë edhe më shumë mjegullnajën rreth misterit të personit të tretë që sot është kthyer në një fantazmë në kërkim të tij. Këtio pyetje ka ngritur emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News 24 që ka nxjerrë edhe pjesë nga dosja hetimore. 

“Nga kqyrja e pamjeve filmike shikohet një person me kostum sportiv i veshur me të zeza, i cili afrohet te punonjësit e policisë ‘Shqiponja’, i cili dyshohet se është personi në kërkim shtetasi Ibrahim Mustafa Lici” – thuhet në dosjen e policisë.

Personi i dyshuar shikohet teksa qëndron midis dy punonjësve të policisë ‘Shqiponja’. Dhe po kështu vihet re teksa largohet nga policët. Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ky krim i rëndë, policia dhe grupi hetues pavarësisht dyshimeve të tyre, janë ende të paqartë mbi atë që është personi enigmatik në vendngjarje. Që nëse nuk do të ishte Ibrahim Lici, duhet të ketë të paktën një emër.

Dhe nëse e ka një të tillë, me siguri për të sqaruar edhe pozicionin e tij, do ishte paraqitur vetë në polici. Gjë që në fakt nuk e ka bërë deri më tani. Çka ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth identitetit të tij të vërtetë. Një bela tanimë të cilën po e vuajnë vetë policët që ishin të pranishëm atë ditë në vendin e krimit. Të cilët sot janë të pezulluar nga detyra, për faktin që nuk pikasën dhe nuk ndaluan personin në video të dyshuar si Ibrahim Lici.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 30 tetor 2024 në orën 15:45 në aksin rrugor Koplik-Shkodër në fshatin Dobraç, në vendin e ngjarjes shikohet një person i gjakosur pranë viktimës Hamza Lici. I cili ndërkohë merr kontakt me punonjësit e policisë të grupit të gatshëm ‘Shqiponja’, Drejtoria Vendore Shkodër” – thuhet në dosje.

Më tej ky person shikohet teksa largohet dhe nuk dihet ku ka shkuar. Për këtë arsye në kundërshtim me detyrimet ligjore, qoftë në cilësinë e të dyshuarit, personit të përfshirë në ngjarje, apo të dëshmitarit, ky person duhet të ishte shoqëruar apo ndaluar nga ana e punonjësve të policisë, por ata nuk kanë vepruar.

Por ky person është larguar dhe nuk dihet ku ka shkuar dhe në kundërshtim me detyrimet ligjore, qoftë ne cilësinë e të dyshuarit, përsonit të përshirë në ngjarje apo dëshmitarit të ngjarjes, duhet të ishte shoqëruar apo ndaluar nga ana e punonjësve të policisë, gjë për të cilën ata nuk kanë vepruar.

Por çfarë thanë efektivët e policisë të pranishëm në vendngjarje për personin e dyshimtë që tashmë u ka krijuar boll telashe. A mundeshin ata në atë zallamahi të krijuar, të identifikonin apo jo, personin për të cilin edhe sot ka dyshime nëse është apo jo Ibrahim Lici. Si duhet të vepronin ata një rast të tillë dhe cila është shkelja që kanë kryer, e cila në vazhdim mund t’u penalizojë edhe karrierën.

Blerim Kurmekaj, oficer policie ka deklaruar:Më datë 30 Tetor 2024 unë kam qenë i planifikuar me shërbim në qytet nga ora 14.00 deri në orën 22:00. Rreth orës 15:45 dëgjova në radio sallën e komandimit duke u bërë thirrje shërbimeve të qarkullimit rrugor që të afrohem tek ish-SMT pasi ka ndodhur një aksident i rëndë. Pasi zbritëm nga makina, në vendngjarje ne vumë re një automjet Mercedes Benz me targa të huaja, i dalë nga rruga, i përplasur në një shtyllë betoni ku të jepte përshtypjen e një aksidenti” – ka deklaruar ai.

Dhe pas këtij mjeti një person të shtrirë të seksit mashkull si dhe disa persona të tjerë rreth tij, që po mundoheshin t’i jepnin ndihmën e parë. Duke shikuar ‘Benz’-in konstatuam se në automjet kishte shenja të përdorimit të armës së zjarrit. Ne jemi munduar t’u vinim në ndihmë të dëmtuarve, dhe për pasojë nuk kemi shoqëruar asnjë person në polici nga vendi i ngjarjes. Lidhur mbi personin e gjakosur në duar dhe fytyrë, ne menduam mos ishte aty për t’i dhënë ndihmë personave të dëmtuar.

Por interesante në këtë dëshmi të oficerit të policisë është mënyra se si personi i gjakosur u largua nga vendi i ngjarjes. Një aspekt ky i paqartë edhe sot. Ku punonjësi i policisë thotë se personazhi enigmatik mund të jetë larguar edhe me autoambulancë. Por ky mbetet thjesht një dyshim i tij, pasi deri më tani kjo gjë mbetet e pavërtetuar.

Polici Blerim Kurmekaj deklaroi: Pas transportimit të personit të parë në autoambulancë, që ishte në tokë afër mjetit, ky person nuk është konstatuar më tek vendi i ngjarjes. Unë mendoj se ky person mund të jetë larguar në këmbë ose me ambulancën që ka marrë personin e parë”.

Të njëjtin version para grupit hetues dhanë edhe punonjësit e tjerë të policisë të pranishëm në vendin e krimit në masakrën e Dobraçit. Ndërsa shumë pikëpyetje vazhdojnë të mbulojnë misterin e personazhit të pazbuluar. Nëse ai është Ibrahim Lici, si hyri ai në territorin shqiptar, atë ditë të masakrës së ndodhur në fshatin Dobraç?

A ka kryer ai ndërhyrje kirurgjikale dhe si është e mundur që në makinën e viktimave nuk u gjetën gjurmë të tijat? Kush i nxorri në pritë dhe a u tradhtuan nga brenda radhëve të tyre?

Nëse personazhi misterioz që shfaqet në pamje filmike është Ibrahim Lici, si mundi ai të largohet nga Turqia ku ishte i ndaluar dhe të futet në Shqipëri pa u diktuar? A kanë marrë informacion autoritetet ligjzbatuese shqiptare nga ato turke mbi praninë ose jo të Licit në vendin e tij të ndalimit?

Po nëse është e vërtetë që Ibrahim Lici është personi në pamje filmike dhe ai mbeti i plagosur në atentatin e Dobraçit, kush e ndihmoi atë të kurohej? Dhe ku ndodhet ai sot? Në Shkodër apo është larguar sërish nga Shqipëria?!

Shumë pikëpyetje të cilat në fakt i ka ngritur edhe vetë heshtja e Ibrahim Licit dhe familjes së tij.

Heshtje që duket sikur miraton zërat se është ai pikërisht personazhi që shfaqet dhe zhduket nga pamjet e Masakrës së fshatit Dobraç.

Një sekëlldi e pambarimtë gjaku midis fisit Lici dhe atij Bajri që mbiu në sipërfaqe më 13 Janar 2018. Dita kur në qytetin e Shkodrës, iu vendos tritol biznesmenit Lulzim Kulla. I cili mbeti i plagosur rëndë, bashkë me 8 qytetarë që nuk kishin lidhje me ngjarjen. Kulla që është dhëndër te Licët.

Atentat që duket se shërbeu për hapjen e kutisë që do të ndillte të keqen në vazhdim në Shkodër. Koha kur në qytet u kryen dhjetra vrasje, ende edhe sot të pazbardhura. Sa në njërin krah ashtu dhe në tjetrin. Ku në këtë sherrnajë të përgjakshme u përfshi edhe familja Bilali.

Si edhe personazhi më kontrovers i saj. Asmer Bilali, dikur një ish-boksier që premtonte një karrierë të suksesshme në ring. Por që nga burgu ku ndodhej pasi u arrestua në kuadër të operacionit OAZ, pa t’i vriteshin babai dhe xhaxhai i tij. Dhe që nga ajo kohë Ibrahim Lici dhe miqtë e tij do të ktheheshin ndër pretë më të preferuara nga kundërshtarët. /Marrë nga emisioni “Në Shënjestër”, Balkanweb

The post Dalin detaje nga dosja/ A ishte Ibrahim Lici në makinën e atentatit të Dobraçit? appeared first on Lapsi.al.

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani/ Gazetarja zbulon detajet: Ja çfarë dihet deri tani për rolin e tyre në masakër

22 January 2025 at 20:46

Gazetarja Glidiona Daci, në një studio televizive ka dhënë më tepër detaje në lidhje me masakrën në Dobraç, ku u vranë Arlind Bushati, Hamza Lici e dy kalimtarë të rastësishëm.

Daci tha se Astmer Bilalit, një nga të dyshuarit për masakrën, iu vra babai e xhaxhai kur ndodhej në qeli. Ajo shtoi se Izmir Sakica, që tashmë është dorëzuar në polici për tjetër ngjarje, mund të pyetet edhe për masakrën në Dobraç.

Glidiona Daci: Izmir Sakica është vetëdorëzuar në polici për një sherr me fisin Bruçaj. Besoj se ai do të pyetet edhe për masakrën e Dobraçit. Gjithashtu, do të pyetet edhe Samuel Troshani, duke qenë se janë të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Gjatë kohës që Astmer Bilali ishte në burg, iu vra babai dhe xhaxhai. Dikur Bilali ka qenë mik me Ibrahim Licin dhe më pas u pozicionua në krahun tjetër, me Bajrët.

The post Izmir Sakica dhe Samuel Troshani/ Gazetarja zbulon detajet: Ja çfarë dihet deri tani për rolin e tyre në masakër appeared first on Sot News | Lajme.

Prapaskenat e atentatit në Dobraç/ Grupi “Bajri” planifikoi të vriste Ibrahim Licin e Dorjan Dulin. Zbardhen bisedat në Sky Ecc

22 January 2025 at 20:54
  Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur prapaskenat e atentatit në Dobraç të Shkodrës, ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy qytetarë të pafajshëm. Ashtu siç kuptohet edhe nga dosja ‘Metamorfoza’, Ibrahim Lici kërkohej me çdo kusht për t’u vrarë. Nga ku del se grupi kriminal ‘Bajri’ po planifikonte për të vrarë Ibrahim Licin,

Masakra me 4 të vrarë në Dobraç, Izmir Sakica e Samuel Troshani dorëzohen në Polici

22 January 2025 at 14:17

Janë dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të dyshuar si të përfshirë në masakrën me 4 të vrarë të regjistruar pasditen e 30 Tetorit 2024 në afërsi të Dobraçit. Pas disa muajsh në kërkim, Sakica dhe Troshani kanë vendosur të vetëdorëzohen pranë autoriteteve policore, të shoqëruar dhe nga avokati […]

The post Masakra me 4 të vrarë në Dobraç, Izmir Sakica e Samuel Troshani dorëzohen në Polici appeared first on BoldNews.al.

Dorëzohen në polici të dyshuarit e masakrës në Shkodër

By: user 4
22 January 2025 at 14:17

Vetëdorëzohen në policinë e Shkodrës, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në shoqërimin e avokatit Sokol Tahiraj. Emrat e tyre janë përfolur si të përfshire në disa ngjarje kriminale, mes të cilës edhe ngjarjes së rënde të Dobracit me 4 të vdekur.

Në lagjen Dobraç mbeten 4 të vrarë, 2 mes të cilëve ishin kalimtarë, pas një atentati ndaj Hamza Licit.

Të vrarë mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati. Sakaq, prej atentatit ndaj tyre humbën jetën dhe një çift burrë e grua të cilët po udhëtonin me motomjet pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit. Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha.

The post Dorëzohen në polici të dyshuarit e masakrës në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

Atentati me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës/ Vetëdorëzohen në polici dy personat e shpallur në kërkim (EMRAT)

By: V K
22 January 2025 at 14:22

Ditën e sotme, shtetasit ShIzmir Sakica dhe Samurel Troshani, të dyshuar për përfshirjen e tyre në atentatin me katër viktima, që ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën ‘Shkodër-Koplik’ në zonën e Dobraçit, janë vetëdorëzuar në polici.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati, po udhëtonin me një automjet Mercedes Benz C-Class me targa franceze, kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë.

Lici i cili ndodhej në kahun e shoferit, duket që ka humbur kontrollin dhe ka përplasur për  vdekje  Flutura Bashën, 56-vjeçe dhe bashkëshortin e saj Bashkim Basha, të cilët udhëtonin me motor.

Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot që dyshohet se i përket personit që u arratis.

Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat.

The post Atentati me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës/ Vetëdorëzohen në polici dy personat e shpallur në kërkim (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Lejuan largimin e të dyshuarit si Ibrahim Lici, Apeli merr vendimin për 4 efektivët

By: fra nc
30 December 2024 at 16:00

Gjykata e Apelit ka vendosur të heqë masën e pezullimit nga detyra për katër efektivët e Njësisë “Shqiponjat” në Shkodër, të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me maskarën e Dobraçit.

Përveç kësaj, Apeli ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkodrës, duke hequr edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit për katër efektivët. Ata do të hetohen në gjendje të lirë, me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”.

Ishte Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ajo e cila referoi materialet në Prokurorinë e Shkodrës, duke i akuzuar efektivët për mosveprim gjatë masakrës, ku mbetën të vrarë katër persona.

Ata akuzohen se nuk ndaluan personin e tretë në automjetin e viktimave, i cili dyshohet të jetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

Ngjarja tragjike ndodhi më 30 tetor në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, ku persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një automjeti me targa kroate.

Në atentat mbetën të vrarë Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici; Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryetar bashkie, Xhemal Bushati; si dhe kalimtarja Flutura Basha. Bashkëshorti i saj, Bashkim Basha, ndërroi jetë tre ditë më pas në spital.

Autorët dyshohet se hapën zjarr për rreth 150 metra gjatë ndjekjes së automjetit ku ndodheshin viktimat. Hetuesit mendojnë se atentatin e kryen tre persona: dy në rolin e ekzekutorëve dhe një si drejtues i mjetit.

Një video amatore, e publikuar pas ngjarjes, sugjeron se Ibrahim Lici mund të ketë qenë i pranishëm në vendngjarje. Aktualisht, analizat shkencore mbi një armë të tretë të gjetur në automjetin e viktimave janë në proces, për të përcaktuar nëse ajo përmban shenja gishtërinjsh ose gjak që i përkasin Licit.

Konfirmimi i pranisë së tij do të mund të orientonte hetimet drejt zbardhjes së shënjestrës kryesore të atentatit dhe motivit të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lejuan largimin e të dyshuarit si Ibrahim Lici, Apeli merr vendimin për 4 efektivët appeared first on Euronews Albania.

Ngjarja në Dobraç, Hoxha: Shumë shpejt policia do të dalë me deklaratë

13 December 2024 at 17:00

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha deklaroi këtë të premte nga qyteti i Korçës se Policia e Shtetit shumë shpejt do të dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me masakrën në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën katër persona gjatë një atentati, mes tyre edhe dy të pafajshëm.

Hoxha tha se Policia e Shtetit pritet të ketë së shpejti një deklaratë për media, ku do të japë detajet nga ngjarja e ndodhur dhe personat përgjegjës.

“Policia do të dalë së shpejti me një deklaratë për shtyp,” tha ministri Hoxha në fjalën e tij.

Ministri tha se emrat e implikuar në ngjarjen e Dobraçit do të publikohen në deklaratën që do të japë policia.

“Kemi pasur raste dhe ngjarje kriminale me pasojë vdekjen. Policia, në bashkëpunim me prokurorinë e SPAK, po heton këto ngjarje. Dje, në Shkodër, u zhvilluan kontrolle, ndalime dhe shoqërime të personave të implikuar në ngjarje të rënda kriminale. Për emrat duhet të presim deklaratat shumë shpejt, edhe për emrat e implikuar në ngjarjen e Dobraçit,” u shpreh ministri. /j.p/

The post Ngjarja në Dobraç, Hoxha: Shumë shpejt policia do të dalë me deklaratë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri i Brendshëm: Kemi zbardhur atentatin në Dobraç

By: fra nc
13 December 2024 at 15:54

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi këtë të premte nga Korça se Policia e Shtetit ka arritur të zbardhë masakrën e Dobraçit në Shkodër, ku humbën jetën katër persona gjatë një atentati, mes tyre edhe dy të pafajshëm.

Hoxha tha se Policia e Shtetit pritet të ketë së shpejti një deklaratë për media, ku do të japë detajet nga ngjarja e ndodhur dhe personat përgjegjës.

“Policia do të dalë së shpejti me një deklaratë për shtyp,” tha ministri Hoxha në fjalën e tij.

Ministri tha se emrat e implikuar në ngjarjen e Dobraçit do të publikohen në deklaratën që do të japë policia.

“Kemi pasur raste dhe ngjarje kriminale me pasojë vdekjen. Policia, në bashkëpunim me prokurorinë e SPAK, po heton këto ngjarje. Dje, në Shkodër, u zhvilluan kontrolle, ndalime dhe shoqërime të personave të implikuar në ngjarje të rënda kriminale. Për emrat duhet të presim deklaratat shumë shpejt, edhe për emrat e implikuar në ngjarjen e Dobraçit,” u shpreh ministri.

Atentati ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, më datë 30 tetor, ku persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një automjeti me targa kroate.

Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti ndërroi jetë 3 ditë më pas në spital.

Autorët e atentatit dyshohet se janë afruar paralelisht me makinën ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, duke hapur zjarr me breshëri plumbash për rreth 150 metra në lëvizje.

Dyshohet për tre atentatorë, dy në rolin e ekzekutorit dhe një në drejtimin e mjetit.

Ndërkohë, hetuesit po presin rezultatet e analizës shkencore të armës së tretë që u gjet në automjetin e viktimave, përmes së cilës do të përcaktohet nëse shenjat e gjurmëve të gishtërinjve ose gjakut i përkasin Ibrahim Licit.

I shumëkërkuari dyshohet të ketë qenë i pranishëm në vendngjarje sipas një videoje amatore të publikuar pas ngjarjes.

Konfirmimi i pranisë së Licit në automjet do të ndryshonte tërësisht drejtimin e hetimeve dhe do të ndihmonte në identifikimin e shënjestrës kryesore të këtij atentati të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministri i Brendshëm: Kemi zbardhur atentatin në Dobraç appeared first on Euronews Albania.

❌
❌