Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

By: Oldi
23 July 2025 at 21:28

Polici i burgjeve i dyshuar si i lidhur me një incident gjatë shoqërimit të kryebashkiakut Erion Veliajt, ka marrë sot njoftimin zyrtar të akuzës nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Dyshimet janë se polici Fation Baci i ka dhënë një telefon kryebashkiakut të arrestuar gjatë procesit të shoqërimit. Mësohet se […]

The post “Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit, procedohen dy shtetas

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Në kuadër të këtij operacioni u liruan hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalëzit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Policia procedoi penalisht dy shtetas si dhe hoqi dhe sekuestroi 78 komplete me çadra dhe shezlongë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. M., 66 vjeç dhe E. P., 36 të dy banues në Ishëm, Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

/m.m//r.e/

The post Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit, procedohen dy shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kishin vështirësi të dilnin në breg të liqenit nga era e fortë, Policia ndihmon dy turistë holandezë në Pogradec

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u shkuan në ndihmë dy shtetasve holandezë (babë e bir), që kishin dalë në liqenin e Pogradecit me një mjet lundrues kanoe.

Sipas Policisë, rreth orës 18:15, shërbimet e Njësisë Policore Detare, gjatë patrullimit në liqenin e Ohrit, rreth 500 metra larg bregut, konstatuan një mjet lundrues kanoe me dy persona, të cilët, për shkak të erës së fortë dhe dallgëve që kishte liqeni, e kishin të vështirë të dilnin në breg.

Menjëherë, shërbimet e Njësisë Policore Detare u afruan për t’u dhënë ndihmë dhe siguruan kthimin e tyre në breg pa probleme.

Shtetasit holandezë falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe në këtë kuadër ftojnë qytetarët që, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

/k.s//r.e/

The post Kishin vështirësi të dilnin në breg të liqenit nga era e fortë, Policia ndihmon dy turistë holandezë në Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha: Krimi i organizuar ka kapur Elbasanin dhe emëron drejtues në polici

By: Oldi
21 July 2025 at 17:40

Kandidati për deputet i PD-së, Arjan Hoxha ka folur ditën e sotme lidhur me krimin e organizuar dhe Policinë e Shtetit. Hoxha ka deklarur në intervistën për Syri Tv se lidhjet e grupeve të krimit të organizuar arrijnë deri aty sa të emërojnë efektivë në Policinë e Shtetit. Ai u shpreh se një pjesë dërrmuese […]

The post Hoxha: Krimi i organizuar ka kapur Elbasanin dhe emëron drejtues në polici appeared first on BoldNews.al.

Goditet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte me shqiptarët. U zbulohen 5 mln euro

20 July 2025 at 18:03

Autoritetet policore greke kanë arrestuar 8 persona, të akuzuar si pjesëtarë të një grupi kriminal që shiste drogë në Mykonos. Mediat helene raportojnë se 4 prej të arrestuarve janë efektivë të policisë greke dhe 4 të tjerë shqiptarë, përfshirë dhe një person tjetër në kërkim, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke rihedhur në treg drogë […]

The post Goditet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte me shqiptarët. U zbulohen 5 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Siguria detare”, bllokohen 30 mjete lundruese, shpëtohen 13 persona në rrezik në det


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Vijon operacioni “Siguria Detare” përgjatë gjithë vijës bregdetare, liqenore dhe lumore, me kontrolle intensive nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare për të garantuar siguri në ujë gjatë sezonit turistik.

Gjatë javës janë kontrolluar 431 mjete lundruese dhe janë bllokuar 30 prej tyre për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mungesë dokumentacioni.

Mjetet e ndaluara përfshijnë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji.

12 mjete janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve, ndërsa drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me gjobë 100 mijë lekë secili.

Po ashtu, janë realizuar 7 ndërhyrje për të shpëtuar 13 shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ndodheshin në rrezik në det për shkak të dallgëve të forta ose defekteve në mjete.

Policia Kufitare bën apel për respektimin e perimetrit të sigurisë dhe përdorimin e mjeteve lundruese vetëm në zonat e lejuara dhe me pajisje të plota shpëtimi. Qytetarët dhe pushuesit ftohen të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/r.e/

The post Operacioni “Siguria detare”, bllokohen 30 mjete lundruese, shpëtohen 13 persona në rrezik në det appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërtoi pa leje në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari


TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Në të gjithë bregdetin vijon operacioni “Plazhi i lirë” për lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të subjekteve private.

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Policinë Bashkiake, konstatoi ndërtimin pa leje të një objekti “beach bar” dhe ushtrim aktiviteti me çadra e shezlongë, pa leje në plazhin e Radhimës.

Si rezultat, u shpall në kërkim shtetasi Sh. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa djali i tij 17-vjeçar u procedua penalisht në gjendje të lirë. Po ashtu u sekuestruan 90 çadra dhe shezlongë në cilësinë e provës materiale.

Policia deklaron se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës për të garantuar hapësira të lira dhe interesin publik.

/r.e/

The post Ndërtoi pa leje në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë (Shkodër) finalizuan operacionin “Borders 2”, duke arrestuar një 31-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Shtetasi N. B., banues në Kamzë, u kap në flagrancë në fshatin Hot teksa transportonte gjashtë shtetas të huaj, 4 nga Nepali dhe 2 nga Pakistani, me qëllim kalimin ilegal të kufirit nga Mali i Zi drejt Greqisë, kundrejt pagesës 350 euro për person.

Gjatë operacionit u sekuestruan një automjet dhe një telefon celular.

Policia bën të ditur se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

/r.e/

The post Ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Verë dhe shampanjë pa fatura, arrestohet 42-vjeçari në Portin e Durrësit

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Në kuadër të kontrolleve intensive në hyrje dhe dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në analizën e riskut dhe në funksion të goditjes së paligjshmërive në kufi, ushtruan kontroll ndaj një kamioni që drejtohej nga shtetasi Sh. G., 42 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit, u zbuluan disa arka me verë dhe shampanjë, të dyshuara për kontrabandë, pasi nuk u paraqit asnjë dokument blerjeje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 42-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa verërat, shampanjat, kamioni, pasaporta dhe telefoni i tij u sekuestruan si prova materiale.

Autoritetet deklarojnë se kontrollet në hyrje të territorit do të vijojnë me intensitet të lartë për të parandaluar dhe goditur çdo tentativë për kontrabandë dhe veprimtari të paligjshme.

/r.e/

The post Verë dhe shampanjë pa fatura, arrestohet 42-vjeçari në Portin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I riu me precedentë penal dhunon pushuesin në Ksamil, policia me ‘pushime’/ VIDEO

By: Ela
19 July 2025 at 18:24

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme (19 korrik) në Ksamil. Një person me precedentë penalë për trafik droge ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari, në sy të fëmijëve të mitur dhe dhjetëra turistëve që ndodheshin në zonë. Sipas dëshmitarëve okularë, sulmi ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Ksamilit, […]

The post I riu me precedentë penal dhunon pushuesin në Ksamil, policia me ‘pushime’/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Falsifikonin etiketat e produkteve ushqimore, 2 të arrestuar dhe 2 nën hetim


TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit finalizoi operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, duke zbuluar në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë administratori i magazinës, shtetasi F. D., 38 vjeç, dhe magazinieri A. D., 58 vjeç. Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasi S. T., 56 vjeç, ortak i subjektit, dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.

Nga hetimet rezultoi se subjekti ushtronte aktivitet në fushën e import-eksportit dhe tregtimit të produkteve industriale dhe ushqimore. Ai grumbullonte mallra të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, falsifikonte datat e skadencës dhe i rihedhte në treg, në mungesë të dokumentacionit tatimor përkatës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 716 koli dhe dhjetëra kilogramë me mallra ushqimore të përpunuara, të cilat kishin afat skadence të deklaruar për janar dhe shkurt 2025, por me etiketa të falsifikuara për t’u shitur si të vlefshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme në lidhje me disa vepra penale, përfshirë: “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm”, dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me sigurinë ushqimore në numrin pa pagesë 112 ose përmes aplikacionit Komisariati Dixhital.

/a.f/

The post Falsifikonin etiketat e produkteve ushqimore, 2 të arrestuar dhe 2 nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet, mos hapni më sytë nga Amerika! Ndalon diplomatët të japin vlerësime: Mjafton urimi për fituesin

By: xhir jeta
18 July 2025 at 15:29

“Po ju jap një lajm. Do ketë vendimmarje të forta politike që prekin SHBA, rajonin dhe  Shqipërinë. Shqipëria ka peshën e vet.”

As 24 orë nga deklarata e Këlliçit, lajmi erdhi. Administrata e Donald Tramp ka udhëzuar të gjithë diplomatët amerikanë të mos komentojnë më zgjedhjet në asnjë vend të botës.

Nëpërmjet Sekretarit të Shtetit, Marko Rubio, mesazhi është i qartë, urime të shkurtra, përgëzuese dhe pa opinione.

“Kur është e përshtatshme të komentojmë mbi zgjedhjet e huaja, mesazhi ynë duhet të jetë i shkurtër, i përqendruar në përgëzimin e kandidatit fitues dhe, kur është e përshtatshme, në shënimin e interesave të përbashkëta të politikës së jashtme. Mesazhet duhet të shmangin shprehjen e opinioneve mbi drejtësinë ose integritetin e një procesi zgjedhor, legjitimitetin e tij ose vlerat demokratike të vendit në fjalë”

Por çfarë tha, Këlliçi vetëm 24 orë më parë. Lajmin e dha, por nxori bllof veten dhe doktorin.

“Mos harroni, vijon DASH, të jetë refuzues në dhënien qoftë të një deklarate formale, përshëndetje formale, i vetmi vend në botë. Ka patur një urim nga ambasada.”

Dhe urimi i ambasadës amerikane për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ishte ky, fiks sipas udhëzimit të Marko Rubios.  Por edhe doktori nuk ndryshon shumë nga Këlliçi.

“Lexoni pak disa nga deklarata e sekretarit Rubio për zgjedhjet në vende të ndryshme të botës. Direkt të sekretarit, dhe do kuptoni mirë se ç’përfaqëson ajo që ju e quani urim për Edi Ramë, dmth jo zgjedhjet,  uron shqiptarët, kaq. Aty urohen shqiptarët.”

Kështu doktorit, I mbyllet edhe një derë, jo vetëm për non-gratën dhe vizën, por edhe për farsën.

Berisha nëpërmjet një shoqate patriotësh në SHBA kontraktoi një firmë lobimi 6 milionë dollarë, e cila deri më tani rezulton se ska bërë asnjë punë. Më 21 maj, pasi nuk siguroi dot as vizën e as heqjen e non gratës para zgjedhjeve, kërkoi nëpërmjet kompanisë një hetim ndërkombëtar dhe qeveri teknike. Por me udhëzimin e ri të SHBA, duhet ta kthejë mbrapsht.

Për ti marrë një koment për këtë lajm, Berisha vendosi të mos dalë këtë të premte në konferencën e përjavshme. Iku në këtë korrik të nxehtë, me mendjen përtej oqeanit, por fizikisht tek Gjiri i Lalzit.

Lajmi erdhi, tani mos prisni më lajm, sidomos nga Amerika./abcnews.al

Belind Këlliçi: Basha në 2021-n, ministër i Ramës për opozitën, 11 maji ishte farsë

By: V K
18 July 2025 at 08:35

Deputeti i zgjedhur demokrat, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të kabinetit Rama.

I ftuar në Debat, Këlliçi insiston se faktet kanë treguar se Rama ka vjedhur dhe zgjedhjet e 2021, por se Basha nuk reaguar.

Në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, demokrati Këlliçi shton se Rama ende nuk ka marrë një përshëndetje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara.

Këlliçi: Të njëjtin mendim kam dhe për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat mendoj se janë vjedhur nga kryeministri në detyrë. Atë tren që nuk e morëm në 2021 për denoncimin e zgjedhjeve, këtë herë nuk e lemë të na shkojë. Ne kemi për detyrë që para qytetarëve, institucioneve ndërkombëtare dhe para raportit të OSBE, duhet të bëjmë punën për të treguar që këtu ka pasur farsë. DASH refuzon të japë një përshëndetje për zgjedhje në Shqipëri.

Në 2021 kishim një tjetër performancë, ku përpara se vetë kryeministri të shpallte fitoren ka dalë ish ambasadorja Kim dhe e ka uruar dhe ka komplimentuar ministrin e shtetit për opozitën, zotin Basha për performancën e tij në zgjedhje dhe për heshtjen që pasoi më pas. Pasi foli guvernatorja, ministri për opozitën nuk pati asnjë reagim.

The post Belind Këlliçi: Basha në 2021-n, ministër i Ramës për opozitën, 11 maji ishte farsë appeared first on Albeu.com.

Këlliçi për 11 Majin: SHBA ende nuk e ka uruar Ramën

By: redi
17 July 2025 at 22:00

Belind Këlliçi të cilin do ta shohim nga shtatori në Kuvendin e Shqipërisë, sonte në një intervistë televizive, në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, thotë se kryeministri Edi Rama ende nuk ka marrë një përshëndetje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara. “Të njëjtin mendim kam dhe për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat mendoj se janë vjedhur nga kryeministri në detyrë. Atë tren që nuk e morëm në 2021 për…

Source

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

By: Ela
17 July 2025 at 12:16

Nga Klodian Zhivani Jo prej ushtimës së tritolit që bani me u dridhe bjeshkët, as prej pluhunit që ngjiti alpet, e as prej forcave të policisë dhe as prej pamjes së atij vendi që vetë Zoti ka dasht me i dhanë bukuri. Por… prej nji cope buke! Prej nji tavoline malësoresh, të shtrume me lot, […]

The post Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë! appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet vrasja e 23-vjeçarit në Dibër, Duka: Në pranga dy shtetas

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka informoi sot mbi rezultatet e operacionit policor të koduar “Bashkëfajësia”, të finalizuar pas një hetimi njëjavor, me metoda proaktive, për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit R. D., 23 vjeç.
Trupi i pajetë i 23-vjeçarit u gjet nga shërbimet e Policisë, në afërsi të liqenit të Ulzës, më datë 9 korrik 2025, pas kallëzimit të babait të tij, për largimin nga banesa.
Gjatë konferencës për shtyp, Duka u shpreh se menjëherë pas ngjarjes, grupi i posaçëm hetimor kreu një hetim intensiv njëjavor, me metoda speciale.
“Si rezultat i një pune të mirëorganizuar hetimore, fiksimit dhe analizimit të provave nga vendngjarja, administrimit të shpejtë të informacioneve dhe pamjeve filmike të siguruara nga Policia në lidhje me autorësinë e rastit, si dhe i veprimeve të tjera profesionale policore, u bë e mundur zbardhja e autorësisë së vrasjes së shtetasit R. D.”, shtoi ai.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëfajësia”, u vunë në pranga shtetasit P. H. alias P. C., 55 vjeç, banues në Tropojë, i cili u arrestua në fshatin Golaj, Kukës, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”; F. B., 34 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua në zonën e Astirit, Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”.
Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. B. dhe A. B., vëllezërit e shtetasit të arrestuar F. B..
Duka sqaroi se nga informacionet e siguruara rezulton se 4 shtetasit që kanë marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit, nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie, si dhe nuk kane përdorur asnjë logo apo automjet te Policisë.
Sipas tij, 23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se me 4 shtetasit e lartpërmendur, autorë të dyshuar të vrasjes, ka patur mosmarrëveshje që lidhen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
“Gjatë periudhës hetimore dhe veprimeve operacionale u sekuestruan 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve”, shtoi ai.
Duka theksoi se grupi i posaçëm hetimor i DVP Dibër po vijon intensivisht hetimin, për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes, si dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.
/m.m/j.p/

The post Zbardhet vrasja e 23-vjeçarit në Dibër, Duka: Në pranga dy shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

By: Ela
16 July 2025 at 12:11

Policia ka zbardhur vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili dyshohet se është mbytur me litar pas prishjes së pazareve të drogës me katër autorët e dyshuar të krimit, Petrit Çakrri, dhe 3 vëllezërit, Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj. Drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka tha se “23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje […]

The post Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen 62 çadra dhe shezlongë në Darzezë, procedohet penalisht pronari

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier nisën procedimin penal për shtetasin E. G., 41 vjeç, banues në Fier, pronar i një subjekti në plazhin e Darzezës.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike, u konstatua se ky shtetas kishte vënë në bregdet, pa lejen përkatëse, 62 çadra dhe shezlongë, të cilët u hoqën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë nisën procedimin penal për shtetasin S. Gj., 34 vjeç, banues në Kolonjë, pasi dyshohet se zjarri që ka ndezur për të djegur mbeturinat, ka dëmtuar hambarin me jonxhë të një shtetasi tjetër.

/m.m/j.p/

The post Sekuestrohen 62 çadra dhe shezlongë në Darzezë, procedohet penalisht pronari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Shtetit: 52 fitues të Akademisë së Sigurisë, do të fillojnë trajnimin gjatë vitit 2025

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit bëri të ditur se të gjithë kandidatët e shpallur fitues për Kolegjin e Formimit Profesional Policor dhe që janë në pritje të nisjes së trajnimit, do të ndjekin fazat e programit në rendin e duhur. Policia theksoi se asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë ende në trajnimin në terren.

Policia e Shtetit reagoi lidhur me një publikim në rrjetet sociale që ngrinte dyshime mbi procesin e përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë.

Sipas Policisë, në janar 2025 u shpallën 452 fitues për Kolegjin e Formimit Profesional Policor. Për shkak të mungesës së kushteve të akomodimit, vetëm 400 nga këta mundën të fillonin trajnimin, ndërsa 52 të tjerë do të fillojnë trajnimin me grupin e kursit XXI, më vonë gjatë vitit 2025.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një publikim në rrjetet sociale që ngre dyshime mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në muajin janar 2025, në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, Policia e Shtetit publikoi listën me kandidatët fitues në Kolegjin e Formimit Profesional Policor (kursi bazë i formimit për Patrullë të Përgjithshme).

Fitues u shpallën 452 aplikantë, por për mungesë të kushteve të akomodimit, sipas rendit zbritës të pikëve, filluan trajnimin në Kolegjin e Formimit Profesional Policor në Akademinë e Sigurisë, 400 aplikantë fitues, ndërsa 52 aplikantët e tjerë fitues do të vijojnë trajnimin së bashku me fituesit që do të shpallen pas konkurrimit që do të bëhet për fillimin e kursit XXI, brenda vitit kalendarik 2025, menjëherë me hapjen e tij.

Sqarojmë se aplikantët fitues të cilët janë në pritje për të filluar Kolegjin e Policisë, do të nisin ndjekjen e studimeve për Patrullë të Përgjithshme, në momentin kur të krijohen kushtet për pritjen dhe organizimin e grupit të dytë, pas përfundimit të ciklit aktual të trajnimit.

Bëjmë me dije se programi që zhvillohet në Kolegjin e Formimit Profesional Policor është një vit akademik dhe ka elemente teorike dhe të trajnimit në terren. Asnjë kursant nuk mund të shkojë në trajnimin në terren, pa përfunduar programin teorik. Trajnimi në terren zhvillohet mbi bazën e një programi të detajuar dhe është zbatim në praktikë i moduleve teorike të marra në auditor.

Asnjë nga 52 kandidatët fitues në listë pritjeje, nuk ka ndjekur asnjë ditë trajnim dhe nuk është përfshirë në listën e kursantëve të kursit XX, të cilët më datë 21.07.2025, fillojnë zbatimin e programit të trajnimit në terren në drejtoritë vendore.
Çdo pretendim i hedhur në publik, se këta kandidatë po përfshihen në mënyrë të padrejtë në programin e trajnimit në terren në drejtoritë vendore në lista ose se do të nisin praktikën pa trajnim, është i pavërtetë, keqinformues dhe tendencioz.

Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë si Institucion i Arsimit të Lartë i akredituar, akademi anëtare e rrjetit akademik të INTERPOL-it, akademi e akredituar në sistemit IADLEST-ShBA.

Akademia e Sigurisë ofron për të rinjtë, 2 mundësi zgjedhjeje në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi”, aplikimet për të cilin bëhen në e-Albania, në periudhën 29 korrik-03 gusht 2025, si dhe për Kolegjin e Formimit Profesional Policor (Patrullë të Përgjithshme), për të cilin së shpejti do të hapet procesi i konkurrimit.

I garantojmë të gjithë të interesuarit se procesi zhvillohet mbi bazën e meritokracisë, në mbikëqyrje të plotë ligjore nga Akademia e Sigurisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, misionet policore që mbështesin zhvillimin arsimor policor, si dhe në transparencë të plotë me konkurrentët, të cilët janë pjesë e grupeve të vëzhgimit gjatë të gjitha fazave të konkurrimit. /j.p/

The post Policia e Shtetit: 52 fitues të Akademisë së Sigurisë, do të fillojnë trajnimin gjatë vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë – Lirohet një hapësirë publike tek “Ali Demi”


TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit vijon punën në koordinim të plotë me Inspektoratin Kombëtar të Territorit, për lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin.

Në këtë kuadër, është liruar sot një hapësirë publike në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, e cila ishte zënë nga familjarët e një 67-vjeçari të arrestuar rreth një jave më parë, për të njëjtën paligjshmëri.

Gjatë këtij operacioni janë hequr blloqet e betonit që ishin vendosur në hapësirën e zënë, ndërkohë që më herët, nga e njëjta hapësirë, janë hequr dhe sekuestruar dy automjete të vendosura në mënyrë të kundërligjshme.

Për këtë rast, më datë 7 korrik 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, arrestuan shtetasin B. D., 67 vjeç. Sot, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, shtetasin E. D., 25 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumente në lidhje me pronësinë mbi këtë hapësirë publike, të cilën e zinin vazhdimisht me objekte të ndryshme, në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, familjarët e tyre konfliktoheshin me banorët e një pallati pranë kësaj hapësire, për të mos lejuar parkimin e automjeteve.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DPPSh-së, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë dhe me shërbimet e Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Trotuareve dhe Zgarave të Bashkisë Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar nga Prokuroria e Tiranës, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja”.

Materialet procedurale për këtë rast janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/a.f/

The post Tiranë – Lirohet një hapësirë publike tek “Ali Demi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌