Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekspozitë me foto historike në Elbasanin e shekullit XX

By: Kult Plus
11 July 2025 at 12:12

“Elbasani në shek XX” ishte ekspozita e hapur në mjediset e Muzeut Etnografik të qytetit të Elbasanit, e cila solli copëza nga trashëgimia kulturore e zonës.

Ekspozita solli për publikun fotografi bardhë e zi, të cilat pasqyrojnë mënyrën e organizimit të Qendrës Historike të Elbasanit gjatë shekullit XX. Në to bien në sy veshjet tradicionale të burrave e grave të qytetit dhe rrethinave te tij. Gjithashtu shfaqen shtëpitë karakteristike apo dyqanet e zejtarëve elbasanas, duke ofruar një udhëtim në kohë për të gjithë vizitorët.

I njohur dikur me emrin Skampis qyteti në “kërthizë” të Shqipërisë, Elbasani, është ndër zonat më të hershme që vërtetojnë trashëgiminë dhe kulturën e lashtë të vendit tonë.

Ai shtrihet në krahun e djathtë të lumit Shkumbin, në lartësinë 120 m mbi nivelin e detit. Elbasani është një vendbanim i lashtë, i ngritur në një pozicion të përshtatshëm gjeografik. Si stacion i rrugës Egnatia, përmendet në shekullin e II të erës sonë me emrin Skampis dhe fakti që vërtetoi plotësisht vendndodhjen e qytetit është guri i varrit të legjionarit Mark Sabiti, i cili ruhet në Muzeun Etnografik në Elbasan. Specialistët vlerësojnë se guri në fjalë është i vetmi monument epigrafik që përmend emrin e lashtë të Elbasanit. Elbasani njihet ndryshe edhe si “kryeqendra e ditës së verës”, një festë pagane që më mirë se kudo tjetër festohet në këtë qytet./atsh/KultPlus.com

Elbasani forcon sulmin, prezanton lojtarin 24-vjeçar

By: armand
7 July 2025 at 19:38

Roi Ben Shimon është zyrtarisht lojtar i Elbasanit. Klubi verdheblu ka prezantuar sulmuesin izraelit, që transferohet në Shqipëri pas aventurës me Makabi Herzlian në Izrael. 24-vjeçari është vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Ben Shimon numëron edhe një paraqitje me Izraelin U-21. Në karrierën e tij ka luajtur me ekipe si Bnei Jehuda, […]

The post Elbasani forcon sulmin, prezanton lojtarin 24-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Elbasani katër ditë nën tymin toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve

4 July 2025 at 09:46

Për të katërtën ditë me radhë, zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan vijon të shkaktojë shqetësime të mëdha për banorët dhe mjedisin.

Flakët janë përhapur në thellësitë e landfillit, ku depërtimi i flakëve ka bërë që mbetjet të vazhdojnë të digjen, duke krijuar një re të dendur tymi që ka mbuluar zonën përreth. Ky fenomen ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe të gjithë zonës.

Në një kohë kur situata mbetet alarmante, qytetarët dhe aktivistët kanë shpallur një protestë për sot, përpara Prokurorisë dhe Bashkisë së Elbasanit. Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për menaxhimin e kësaj krize dhe për masat që duhen marrë për të parandaluar rrezikun që zjarri i mbetjeve po i sjell shëndetit publik dhe mjedisit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasani katër ditë nën tymin toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve appeared first on Euronews Albania.

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova

By: Oldi
3 July 2025 at 10:59

Deputeti i Partisë Demokratike, Qani Xhafa ka komentuar zjarrin në landfillin e Elbasanit. Xhafa tha se zjarri është vënë qëllimisht aty për të zhdukur provat, sepse një ditë më parë pasi Prokuroria e Elbasanit thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë Elbasan dhe punonjës të inceneratorit. Deputeti tha se fusha e mbetjeve duhet të bllokohet dhe […]

The post Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova appeared first on BoldNews.al.

Landfilli i Elbasanit në flakë/ Gazetari: Tre ditë pasi nisi hetimi ndaj “Eco Alb” e Leli Kajës

By: Oldi
3 July 2025 at 08:33

Gazetari Dritan Laçi u shpreh se vend depozitimi i mbetjeve në Elbasan sot duhet të ishte një skenë krimi. I ftuar në Ora News, Laçi tha se zjarrvënia ndodhi menjëherë pasi nis një hetim ndaj “Eco Alb” e Leli Kajës. “Me një hetim kryesisht SPAK mund ta marrë në zotërim këtë dosje. Pra edhe Prokuroria […]

The post Landfilli i Elbasanit në flakë/ Gazetari: Tre ditë pasi nisi hetimi ndaj “Eco Alb” e Leli Kajës appeared first on BoldNews.al.

Vijon ende aktiv zjarri në landfillin e inceneratorit të Elbasanit, tymi kancerogjen pushton të gjithë zonën

By: Oldi
2 July 2025 at 08:34

Prej disa orësh landfilli i Elbasanit pranë inceneratorit është përfshirë nga flakët, ndërsa flakët djegin mbetjet urbanë të 7 bashkive. Zjarri shpërtheu pasditen e djeshme rreth orës 17:10 dhe ende pas më shumë se 10 orësh përpjekjesh, vatra vijon ende të jetë aktive në thellësinë e masës së mbetjeve. Flakët e mëdha dhe shtëllunga të […]

The post Vijon ende aktiv zjarri në landfillin e inceneratorit të Elbasanit, tymi kancerogjen pushton të gjithë zonën appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit/ Tymi “pushton” zonën e landfillit, zjarrfikëset drejt vendngjarjes

By: M C
1 July 2025 at 18:49

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fushën e grumbullimit të mbetjeve, në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit. Bëhet e ditur se flakët po përhapet me shpejtësi në sipërfaqet me mbetje të ndryshme urbane dhe industriale.

Flakët e mëdha dhe shtëllunga të dendura tymi kanë pushtuar vendin, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth. Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit dhe “erës” helmuese dhe rrezikun për shëndetin publik.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes dhe po përpiqen të izolojnë flakët.

The post Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit/ Tymi “pushton” zonën e landfillit, zjarrfikëset drejt vendngjarjes appeared first on Albeu.com.

Veterani i Elbasanit tërhiqet nga futbolli, 35-vjeçari tashmë pjesë e stafit

By: armand
30 June 2025 at 22:13

Një veteran i Elbasanit ka mbyllur sot përfundimisht aventurën me ekipin e tij. Bëhet fjalë për Orgest Gavën, i cili ka mbyllur karrierën si futbollit dhe do të nisë një rrugëtim tjetër tashmë. 35-vjeçari do të jetë pjesë e stafit teknik të verdheblube. “Gava “var” fanellën e fushës së blertë dhe vesh atë të stafit teknik. […]

The post Veterani i Elbasanit tërhiqet nga futbolli, 35-vjeçari tashmë pjesë e stafit appeared first on BoldNews.al.

U largua nga Elbasani, sulmuesi shkëlqen me dopietë në debutimin me Sherif Tiraspol

By: armand
30 June 2025 at 17:25

Amarildo Gjoni ka shënuar dy gola në pjesën e parë, ndërsa Sherif Tirapol po përballet me Sparta Selemet. Sfida është e vlefshme për javën e dytë të kampionatit moldav dhe Sherif po fiton 3 me 0. Gjoni e ka debutimin e tij, pasi u largua nga Elbasani. Te verdheblutë nuk pati hapësira të shumta, ndërsa […]

The post U largua nga Elbasani, sulmuesi shkëlqen me dopietë në debutimin me Sherif Tiraspol appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

By: armand
23 June 2025 at 22:24

Harallamb Qaqi ka njoftuar largimin nga Elbasani. Mbrojtësi ka postuar një shkrim ku kujton golin që i shënoi Vllaznisë në kampionat, ndërsa verdheblutë humbën 2-1. 31-vjeçari luajti për 19 ndeshje në Superiore. Në Kupë u aktivizua në katër ndeshje. Tek Elbasani u afrua pasi e mbylli me Teutën, ndërsa mbetet për t’u parë ku do […]

The post Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi appeared first on BoldNews.al.

Alarmi për murtajën e bagëtive/ Ndizen vatrat e infektimit në Jug dhe Veri të vendit

By: V K
23 June 2025 at 11:46

Sëmundja e murtajës së bagëtive, ka rikthyer alarmin në sektorin veterinar dhe blegtoral në vend. Me përhapjen e shpejtë të rasteve dhe shtimin e vatrave të infektimit, autoritetet po punojnë në gatishmëri të lartë për të parandaluar përhapjen në zona të tjera.

Qarku i Elbasanit, megjithëse aktualisht i pastër nga raste të konfirmuara, konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për shkak të afërsisë me zonat e prekura si Skrapari dhe Devolli.

Jemi në gatishmëri të plotë. Situata është emergjente dhe kërkon masa të menjëhershme parandaluese”, u shpreh Fatmir Ozuni, Shefi i Shërbimit Veterinar në Elbasan.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Veterinar, ka identifikuar tre vatra të reja, përkatësisht dy në Skrapar dhe një në Devoll.

Pavarësisht se Elbasani nuk ka ende vatra aktive, rreziku është real dhe kërkon ndërhyrje të shpejtë për kontrollin e qarkullimit të kafshëve dhe monitorimin e fermave të afërta.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i vatrave me murtajë ka arritur në 10, ndërsa numri i fermave të prekura është 12. Deri më tani, për të frenuar përhapjen e virusit, janë asgjësuar rreth 1200 krerë bagëti të imta, kryesisht dele dhe dhi.

“Nëse situata vihet nën kontroll përpara muajit shtator, do të ishte një lajm shumë i mirë për blegtorinë shqiptare”, tha z. Ozuni, duke shtuar se temperaturat e larta ndihmojnë në frenimin e virusit, pasi ai nuk reziston gjatë në ekspozim me diellin.

Sëmundja, e cila ka pasoja të rënda në sektorin e blegtorisë, është tashmë e pranishme në një sërë qarqesh në vend: Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korçë, Devoll, Skrapar, Lushnje dhe Gjirokastër, duke krijuar një hartë të gjerë përhapjeje dhe një nevojë urgjente për masa të shtuara kontrolli.

Autoritetet veterinare, u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve dhe blegtorëve që të bashkëpunojnë ngushtësisht me shërbimet përkatëse, të raportojnë çdo rast të dyshuar dhe të ndjekin me përpikmëri protokollet e dezinfektimit dhe karantinimit.

The post Alarmi për murtajën e bagëtive/ Ndizen vatrat e infektimit në Jug dhe Veri të vendit appeared first on Albeu.com.

“Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

22 June 2025 at 21:14

Lufta për territor, influencë e pushtet, orienton krimin drejt përdorimit të armëve. Shpesh përdor intrigat për të dominuar qytetin dhe për të pasur linja të sigurta, duke eliminuar kundërshtarët. Në ndonjë rast zgjedh si mashë një tjetër grup të etur për hakmarrje, që të nxjerrë nga skena ata që konsideron rivalë dhe terreni t’i mbetet […]

The post “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt appeared first on BoldNews.al.

Elbasani ndërhyn në merkato, firmos me portierin çek

By: armand
18 June 2025 at 15:56

Largimi i Razak Abalora ka bërë që Elbasani të veprojë në merkato për një portier të ri. Klubi verdheblu i Superiores tashmë ka transferuar gardianin çek Martin Janacek. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elbasani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. “Janáček vesh ngjyrat verdheblu në eksperiencën e tij të parë në […]

The post Elbasani ndërhyn në merkato, firmos me portierin çek appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

12 June 2025 at 11:21

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 47” është vënë në pranga shtetasi Zamir Halili, 50 vjeç, i cili është kapur në Elbasan, pasi rezulton i dënuar me 7 vjet burgim në Itali për krime kundër personit […]

The post EMRI/ I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia zyrtarizon blerjen e radhës, rikthen në ekip mbrojtësin 28-vjeçar

By: armand
9 June 2025 at 18:54

Esin Hakaj është prezantuar te Vllaznia. Mbrojtësi rikthehet në Shkodër, pasi mbylli aventurën me Elbasanin. Vllaznia blindohet kështu në mbrojtje, pikërisht me 28-vjeçarin që është një ekspert i Superiores. Më parë, përveç Elbasanit ka luajtur në elitë edhe me Teutën dhe Partizanin. Gjatë karrierës së tij, Hakaj ka fituar një herë Superkupën dhe një herë […]

The post Vllaznia zyrtarizon blerjen e radhës, rikthen në ekip mbrojtësin 28-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Dëshmia e Erion Alibej: Shefi i komisariatit të Elbasanit ishte shitur tek Suel Çela

By: Oldi
29 May 2025 at 16:14

Në GJKKO, ku mbahet seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’ vijon dëshmia e bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë, Erion Alibej, i cili akuzohet edhe si kreu i një organizate kriminale në Elbasan, porositëse e atentateve me pagesë për hakmarrje dhe motive që lidhen me krimin e organizuar Gjatë dëshmisë ai tregon se pas atentatit […]

The post Dëshmia e Erion Alibej: Shefi i komisariatit të Elbasanit ishte shitur tek Suel Çela appeared first on BoldNews.al.

Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

By: user 6
14 May 2025 at 20:55

Pasditen e të dielës së zgjedhjeve, një vëzhgues i Partisë Demokratike u fut me hapa të mëdhenj brenda oborrit të Fakultetit Ekonomik në Elbasan, për t’iu ankuar kryetares së komisionit se kolegët e tij socialistë po monitoronin votuesit nga lokali përtej rrugës.

“I filmojnë votuesit me kamera,” u ankua ai. Komisionerja ia preu shkurt, pasi kishte dëbuar më herët vëzhguesit e të dy palëve nga oborri. “Mos të shoh më këtu,” i tha ajo.

Në pak sekonda, para derës së oborrit të godinës universitare parkuan dy makina, zbritën dy burra të frustruar po nga kampi i opozitës dhe kërkuan shpjegim për çfarë po ndodhte.

Situata po shkonte drejt pikës së vlimit deri në momentin kur afrohet vëzhguesi i socialistëve, Kliton Kapaj, drejtues i teatrit “Skampa”. Për çudi, dy burrat takohen miqësisht duke tokur duart, situata sqarohet dhe Kapaj kthehet te birra e tij në tavolinë në lokalin përballë dyerve të fakultetit, ku dy dyzina burrash po ndjekin “El Classicon” mes Barcelonës e Realit.

“Këta ia fusin kot o burrë, nuk ndryshohet vota sot. Njerëzit e kanë nda mendjen,” thotë Kapaj me zë të lartë, që mund të dëgjohet edhe disa tavolina më tutje.

Pas 12 vitesh në pushtet, Partia Socialiste e thelloi rezultatin e vet në qarkun e Elbasanit, duke marrë më shumë se dyfishin e votave të koalicionit opozitar dhe 10 nga 14 mandatet e qarkut. Përtej makinerisë së mirëvajosur elektorale, komisionerë socialistë në Peqin dhe Elbasan ia dedikojnë këtë sukses edhe debutantes Sara Mila, kandidates së tyre 29-vjeçare.

Mila, një nëpunëse e Shërbimit Social Shtetëror dhe figurë e panjohur deri ditën që shpalli kandidaturën, rezulton deri mbrëmjen e së mërkurës kandidatja më e votuar mes socialistëve të listave të hapura në të gjithë vendin.

Me pothuajse dyfishin e votave nga kandidati pasardhës, Mila rivalizon në rezultat me rekordin e kapur në vitin 2021 nga ish-kreu i qarkut, Taulant Balla.

“Kjo goca [Sara Mila] ka ngjit. Nuk e di si e ka bo fushatën, por ka ngjit,” thotë me habi një prej vëzhguesve socialistë në qendrën e votimit të instaluar në shkollën “Mahir Domi” në lagjen 5 Maji, i shqetësuar për fatin e kandidatëve të tjerë socialistë të cilët i njihte personalisht. “Më tha gruaja do votoj Sarën,” shtoi ai.

Sipas kreut të opozitës, Sali Berisha, suksesi elektoral i Milës buron nga mbështetja që i ka dhënë asaj Suel Çela, një drejtues i krimit të organizuar në Elbasan, i shpallur në kërkim për një listë të gjatë veprash penale. “Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Mile, Mile, Sara Mile”, paralajmëroi Berisha, duke i ndërruar një zanore në mbiemër kandidates.

Sara Mila i hodhi kategorikisht poshtë akuzat e Berishës se po mbështetej nga Suel Çela dhe i quajti ato thashetheme të shëmtuara dhe alibi për humbjen. Ajo e lidhi gjithashtu lakimin e emrit të saj me faktin, siç e tha ajo, se “pritej se unë do të isha mandati i 9-të i Partisë Socialiste në Elbasan.

“Berishës i marrin shumë fjalë për të mirëqenë, nuk jam e vetmja që kam hyrë në gojë të tij,” tha Mila, ndërsa shtoi se do ishte pa fjalë “po të kishte fakte reale”. E pyetur nëse kishte njohje personale me Suel Çelën, ajo u përgjigj: “Absolutisht jo”.

Në garë për të fituar

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit morën pjesë rreth 132 mijë votues në zgjedhjet e së dielës dhe 60% e tyre votuan në favor të Partisë Socialiste.

Deri në orën 19:30 të së mërkurës, Sara Mila ka marrë gati 18 mijë vota ose më shumë se 20% të votave të të gjithë socialistëve të qarkut.

Mila vjen nga një profil modest publik dhe debutimin e saj në politikë e konsideroi si ‘një ëndërr” në tetor të vitit të kaluar, kur shpalli kandidaturën për Partinë Socialiste në qarkun e Elbasanit.

Bazuar në të dhënat e gjetura në internet, Mila ka filluar të punojë në moshën 24-vjeçare në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare pranë Kryeministrisë dhe në vitin 2022 u emërua drejtoreshë e njërit prej sektorëve të Shërbimit Social Shtetëror, të dyja punë të nivelit teknik.

Përtej karrierës si nëpunëse, ajo është vajza e një biznesmeni me aksione në dy kompani tregtie me qendër në Tiranë si dhe bashkëshorte e pronarit të një fabrike të përpunimit të aluminit. Në rrjetet sociale, ajo nxjerr gjithashtu në pah miqësinë me ish-deputeten socialiste, Reme Lala, dhe punoi në varësinë e saj, që kur kjo e fundit mori detyrën e kreut të Shërbimit Social Shtetëror.

Sara Mila me kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Elbasan.

Mila i tha BIRN përmes një bisede telefonike se si kandidate nga platforma “Deputeti që duam”, e kishte zgjedhur vetë kandidimin në Elbasan, pavarësisht se punonte në Tiranë.

“Një lloj frike ekzistonte brenda meje, megjithë këtë imazh që i është veshur Elbasanit…,” tha ajo, duke e hedhur më pas poshtë imazhin e një qyteti të kontrolluar nga krimi si të gabuar.

Suksesin e saj në këto zgjedhje, Mila thotë se ia dedikon kreativitetit dhe origjinalitetit të fushatës së saj, grupit që e mbështeti si dhe dëshirës së votuesve për të parë gjeneratën e re në parlament. Ajo thotë gjithashtu se mblodhi rreth vetes të majtë dhe të djathtë, përfshirë edhe kryetaren e Forumit të Gruas së PD për Elbasanin – e cila e ndihmoi sipas saj që të bënte fushatë pranë grave të Partisë Demokratike.

“Kam ndërtuar që prej fillimit një skuadër shumë të mirë, disa përfaqësues shumë të mirë të PS-së, disa që për arsye personale ishin shkëputur më herët. Unë kam arritur që t’i mbledh me një frymë të re dhe ata punuan secili si koordinator në të gjithë bashkitë e Elbasanit,” tha Mila, duke e konsideruar këtë grup njerëzish “një strukturë partie brenda partisë”.

Lakimin e emrit të saj përpara zgjedhjeve ajo e lidh me pritshmërinë e kundërshtarëve se ajo do të ishte fituesja e mandatit të 9-të në Elbasan.

“Nuk do shkoja në një garë për të mos fituar, nuk do të guxoja. Prindërit e mi, bashkëshorti dhe prindërit e tij vijnë nga bota e biznesit, dhe ata (opozita) druheshin për një potencial ekonomik dhe një fushatë shumë të mirë nga ana ime,” i tha ajo BIRN.

‘Fenomen i çuditshëm’

Përveç deklaratave të Berishës apo akuzave nga të tjerë drejtues të PD-së, lidhja e emrit të Milës me grupin e Suel Çelës është një bisedë e zakonshme në qarkun e Elbasanit.

Një votues i opozitës në Peqin, i tha BIRN pasi kishte votuar pranë Qendrës së Kulturës “Ferdinand Deda” se vota në qytet kontrollohej nga bandat. “Këtu janë bandat. Nuk i sheh se i kanë mbyll punët dje e pardje me parë”, tha burri rreth të 50-ave. Ai përmendi specifikisht emrin e Milës dhe këmbënguli se ajo merrte masivisht vota në bashkinë e Peqinit për shkak të mbështetjes së errët.

Vëzhgues lokalë të zgjedhjeve në zonën e Librazhdit po ashtu i thanë BIRN se Mila kishte një prani të fortë edhe në këtë rreth, në të cilin socialistët kishin kandidat kolegun e saj në listë, Olsi Komici. Një anëtar i kësaj force i tha BIRN se mbështetësit e saj shkaktuan përplasje mes socialistëve në këtë qytet.

Një vëzhgues i huaj i zgjedhjeve i tha gjithashtu BIRN se prania e posterave të Milës i tejkalonte kandidatët lokalë, ndërsa e përshkroi fushatën e saj si “fenomen i çuditshëm”.

Fuqinë përtej të zakonshmes të 29-vjeçares e pranojnë edhe votuesit socialistë. Taksisti në të zezë që na shoqëroi nga Peqini në Elbasan të dielën, tha se votoi për Milën pasi ajo i zgjidhi një problem të bashkëshortes në vendin e punës. Ai tha se deputeti aktual i zonës, Saimir Hasalla, po ashtu garues në listën e hapur të socialistëve, nuk ia kishte ngritur telefonin.

“Është shumë e fortë,” tha ai. “Asnjë se njihte atë në Peqin, po do marrë më shumë se Edi Rama”, shtoi burri dhe më pas pyet në mënyrë retorike: ti e di që atë e mbështet Sueli?!”.

Taksisti ishte i bindur që Mila merr në Peqin më shumë vota se Hasalla, ky i fundit i afërm dhe i zgjedhur në 2021 si deputet në zonë me përkrahjen e ish-deputetit Aqif Rakipi – ky i fundit i shpallur non-grata nga Departamenti amerikan i Shtetit për korrupsion në zgjedhje.

Edhe garues mes socialistëve hodhën hije dyshimi për garën. Ky gazetar ishte i pranishëm në një bisedë të kandidatit Florenc Spaho me mbështetës të tij, të cilët e komplimentuan për fushatën model. Spaho u përgjigj gjysëm me ironi se shpresonte që garë të tillë të kishin bërë edhe kandidatët e tjerë të PS-së.

Zyrtarisht, Spaho i tha BIRN se gara mes llojit kishte qenë e moderuar dhe e cilësoi atë të drejtë. “Procesi ka qenë një garë, jo një luftë apo betejë, ka qenë një garë normale,” tha Spaho pas përfundimit të votimit. Pasditen e së mërkurës, Spaho renditej i nënti në listën preferenciale, çka e mban atë jashtë parlamentit.

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti u ankua se në Elbasan nuk kishte pasur zgjedhje.

“Unë mendoj që këtu nuk janë grupet kriminale problemi, problemi është qeveria. Kot me u dhënë vlerë atyre,” tha Alizoti, duke iu referuar mbështjes së hamendësuar për Milën.

Kandidatja 29- vjeçare thotë se është ndjerë disi e intimiduar nga ato që i quajti thashetheme, por shtoi se kishte vendosur që të ishte e qetë.

“Përballë thashethemeve nuk ke si të tregosh të vërtetën tënde, por kam vendosur të jem e qetë, ta marr qetësisht, pasi secila alibi që ata duan të zhvillojnë nuk është në interesin tim apo të Partisë Socialiste dhe askujt,” përfundoi ajo. /Marrë nga Reporter.al

The post Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Egnatia bën “ligjin” në Superiore, vetëm një klub nga elita e uron pas suksesit

By: armand
13 May 2025 at 17:22

Egnatia fitoi dje titullin e dytë kampion radhazi. Rrogozhinasit po bëjnë “ligjin” në Superiore duke qenë më të suksesshmit e dy viteve të fundit. Një ditë pas festët në kampin e Egnatias, vetëm një klubi nga elita e ka uruar. Bëhet fjalë për Elbasanin. Verdheblutë ishin në garë për të marrë pjesë në Final Four, […]

The post FOTO/ Egnatia bën “ligjin” në Superiore, vetëm një klub nga elita e uron pas suksesit appeared first on BoldNews.al.

Elbasan, përfundon numërimi/ Fitore e thellë e socialistëve marrin 10 mandate, PD merr 4

By: Rovena
13 May 2025 at 08:58

Procesi i numërimit të qendrave të votimit po ecën me ritme shumë të shpejta, ku në disa zona kanë dalë edhe rezultatet paraprake.

Ndërkohë që dhe në vazhdim pritet të dalin dhe rezultatet e para. Në qarkun e Elbasanit ka përfunduar numërimi i votave në të 10 KZAZ, ku kryeson Partia Socialiste me 10 mandate, 2 mandate më shumë nga sa parashikohej.

Kurse PD, Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 4 mandate. Partia Socialiste ka siguruar 79 799 vota, teksa koalicioni i Partisë Demokratike ka 38 905./abcnews.al

FOTO/ Elbasani i zyrtarizoi largimin, portieri Abalora çudit me reagimin e dyshimtë

By: armand
30 April 2025 at 16:35

Razak Abalora ka mbyllur bashkëpunimin me Elbasanin me klubin verdheblu që ka konfirmuar gjithçka. Për Abalorën është njoftuar një dëmtim nga marsi, kur edhe nuk luan. Elbasani e përcolli si një largim normal, ndërsa Abalora ka çuditur me reagimin. “Gjithmonë ruaj integritetin tënd”, shkruan portieri ganez në rrjetet sociale. Kujtojmë se Abalora u afrua tek […]

The post FOTO/ Elbasani i zyrtarizoi largimin, portieri Abalora çudit me reagimin e dyshimtë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌