Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I dënuar për ãrmë dhe vrǎsje/ Kapet në Vlorë 45-vjeçari, pritet ekstradimi

By: user 11
2 July 2025 at 11:04

Një 45-vjeçar i dënuar nga autoritetet italiane për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve” është arrestuar në Vlorë. Pritet ekstradimi i tij në Itali.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Il Obiettivo”.

Si rezultat, ditën e djeshme, në lagjen “Rilindja”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit:

Renald Gjini, 45 – vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bolonja, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet e 10 muaj burg, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, sipas legjislacionit penal italian.

The post I dënuar për ãrmë dhe vrǎsje/ Kapet në Vlorë 45-vjeçari, pritet ekstradimi appeared first on Lapsi.al.

Apartament, 11 makina dhe biznese, konfiskohen pasuritë e një të dënuari në Itali për shfrytëzim prostitucioni

25 June 2025 at 13:19

I janë konfiskuar me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit 14 pasuri një të dënuari në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Sipas hetimeve, u evidentuan transaksione të shpeshta financiare të kryera nga ushtrueset e prostitucionit në drejtim të të pandehurit me iniciale M.A., apo familjarëve të tij, si dhe u provua se të ardhurat e paligjshme pastroheshin për t’u dukur si të ligjshme nga i pandehuri nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Pasuritë e blera janë perfshirë në shitblerje të përsëritura, duke krijuar një zinxhir të rremë transaksionesh për të legjitimuar të ardhurat. Kjo veprimtari/pastrim është kryer nga i pandehuri jo vetem si individ por edhe nëpërmjet aktivitetit ekonomik që ai ka hapur si person fizik në shitblerje-dhënie me qera automjetesh.

Pasuritë e sekuestruara:

– Apartament në qytetin e Durrësit;

– Automjet Mercedes Benc;

– Automjet Suzuki Grand Vitara;

– Automjet Volkswagen;

– Automjet JEPP;

– Automjet Fiat Marea;

– Automjet Maserati;

– Automjet BMV;

– Automjet Mercedes Benc;

– Automjet Audi SQ7;

– Automjet Volkswagen:

– Automjet Volkswagen;.

– Motomjet Motor BMV; dhe

– Aktivitet tregtar me fushë të veprimtarisë Tregti automjetesh dhe dhenie mjetesh me qera, në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i Prokurorisë Elbasan

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskuan 14 pasuri të shtetasit M.A., i dënuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal.

Nga gjykimi në kuadër të procedimit penal nr.808, të vitit 2017, u arrit të provohej se ky shtetas ka kryer veprimtari kriminale në Itali, ku autoritetet gjyqësore të Torinos e kanë deklaruar fajor dhe ku është dënuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Aktet e ardhura nëpërmjet kërkesës për ndihmë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë, provuan faktin e dënimit të formës së prerë të të pandehurit në Itali dhe përfitimin e të ardhurave nga kjo veprimtari e paligjshme. Nga gjykimi u evidentuan transaksione të shpeshta financiare të kryera nga ushtrueset e prostitucionit në drejtim të të pandehurit apo familjarëve të tij, si dhe u provua se të ardhurat e paligjshme pastroheshin për t’u dukur si të ligjshme nga i pandehuri nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Pasuritë e blera janë perfshirë në shitblerje të përsëritura, duke krijuar një zinxhir të rremë transaksionesh për të legjitimuar të ardhurat. Kjo veprimtari/pastrim është kryer nga i pandehuri jo vetem si individ por edhe nëpërmjet aktivitetit ekonomik që ai ka hapur si person fizik në shitblerje-dhënie me qera automjetesh.

Në përfundim të gjykimit, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

– Apartament në qytetin e Durrësit;

– Automjet Mercedes Benc;

– Automjet Suzuki Grand Vitara;

– Automjet Volkswagen;

– Automjet JEPP;

– Automjet Fiat Marea;

– Automjet Maserati;

– Automjet BMV;

– Automjet Mercedes Benc;

– Automjet Audi SQ7;

– Automjet Volkswagen:

– Automjet Volkswagen;.

– Motomjet Motor BMV; dhe

– Aktivitet tregtar me fushë të veprimtarisë Tregti automjetesh dhe dhenie mjetesh me qera, në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit të saj për dënimin e personave që kryejnë veprën penale të pastrimit të parave dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtaria kriminale.

The post Apartament, 11 makina dhe biznese, konfiskohen pasuritë e një të dënuari në Itali për shfrytëzim prostitucioni appeared first on Sot News | Lajme.

Apartament, makina e biznese/ Konfiskohen 14 pasuri të të dënuarit në Itali

25 June 2025 at 13:11

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, janë konfiskuar 14 pasuri të shtetasit, Marsel Arani i dënuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Bëhet fjalë për biznes, apartament dhe makina. Në njoftimin zyrtar theksohet se u arrit të provohej se ky shtetas ka kryer veprimtari kriminale në Itali, ku autoritetet gjyqësore të Torinos e kanë deklaruar fajtor dhe ku është dënuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

“Aktet e ardhura nëpërmjet kërkesës për ndihmë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë,  provuan faktin e dënimit të formës së prerë të të pandehurit në Itali dhe përfitimin e të ardhurave nga kjo veprimtari e paligjshme. Nga gjykimi u evidentuan transaksione të shpeshta financiare të kryera nga ushtrueset e prostitucionit në drejtim të të pandehurit apo familjarëve të tij, si dhe u provua se të ardhurat e paligjshme pastroheshin për t’u dukur si të ligjshme nga i pandehuri nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Pasuritë e blera janë përfshirë në shitblerje të përsëritura, duke krijuar një zinxhir të rremë transaksionesh për të legjitimuar të ardhurat. Kjo veprimtari/pastrim është kryer nga i pandehuri jo vetem si individ por edhe nëpërmjet aktivitetit ekonomik që ai ka hapur si person fizik në shitblerje-dhënie me qira automjetesh”, sqarohet më tej në njoftim.

Në përfundim të gjykimit, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

– Apartament në qytetin e Durrësit;

– Automjet Mercedes Benc;

– Automjet Suzuki Grand Vitara;

– Automjet Volksëagen;

– Automjet JEPP;

– Automjet Fiat Marea;

– Automjet Maserati;

– Automjet BMV;

– Automjet Mercedes Benc;

– Automjet Audi SQ7;

– Automjet Volkswagen:

– Automjet Volkswagen;.

– Motomjet Motor BMV; dhe

– Aktivitet tregtar me fushë të veprimtarisë Tregti automjetesh dhe dhenie mjetesh me qera, në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit të saj për dënimin e personave që kryejnë veprën penale të pastrimit të parave dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtaria kriminale.

EMRI/ I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

12 June 2025 at 11:21

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 47” është vënë në pranga shtetasi Zamir Halili, 50 vjeç, i cili është kapur në Elbasan, pasi rezulton i dënuar me 7 vjet burgim në Itali për krime kundër personit […]

The post EMRI/ I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani appeared first on BoldNews.al.

“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3000 €”, efektivi i burgut të Durrësit shantazhon të dënuarin/ Letra që ‘e dogji’

By: Ela
2 June 2025 at 11:42

Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të hetojë rastin e një punonjësi më burgun e Durrësit me iniciale G.Kushi, ndaj të cilit prokuroria e këtij qyteti  kishte ngritur akuzën e korrupsionit. Polici i burgut u denoncua nga një i burgosur i quajtur Marius , i cili njoftoi prokurorinë e këtij qyteti se punonjësi e kishte kërcënuar. […]

The post “Do ta nxij jetën po s’më dhe 3000 €”, efektivi i burgut të Durrësit shantazhon të dënuarin/ Letra që ‘e dogji’ appeared first on BoldNews.al.

Pika e kalimit kufitar/ I dënuar për drogë në Itali, ndalohet në Kakavijë shqiptari

31 May 2025 at 13:01

Siç u vërtetua gjatë kontrollit policor, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti evropian nga autoritetet italiane për krimin e trafikimit të paligjshëm të narkotikëve dhe substancave psikotrope, me një dënim me burg prej 2 vjet e 6 muaj.

Një shtetas shqiptar, është ndaluar nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije në Greqi, në bashkëpunim me Nëndrejtorin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

I arrestuari është shoqëruar në prokurorinë përkatëse.

The post Pika e kalimit kufitar/ I dënuar për drogë në Itali, ndalohet në Kakavijë shqiptari appeared first on Sot News | Lajme.

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

31 May 2025 at 09:34

Policia e Tiranës ka raportuar arrestimin e një personi të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit. Në kuadër të operacionit të koduar “END” është vënë në pranga shtetasi Klement Zguro alias Klement Kaçolli, 43 vjeç, banues në Tiranë. Ai është kapur në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet, teksa […]

The post I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

By: Besnik
27 May 2025 at 20:25

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka falur ish-sherifin e Virxhinias, Scott Jenkins, i cili ishte dënuar për mashtrim dhe marrje ryshfeti.

Jenkins, ish-sherif i Qarkut Culpeper dhe mbështetës i hershëm i Trump, u shpall fajtor nga një juri në dhjetor për pranimin e mbi 75 mijë dollarëve ryshfet, në këmbim të emërimit të disa biznesmenëve si oficerë të zbatimit të ligjit, pa trajnim të duhur.

Ai u dënua në mars me 10 vjet burg dhe pritej të niste vuajtjen e dënimit të martën. Por, falë dekretit të faljes nga Trump, ai nuk do të kalojë asnjë ditë në burg.

“Sherifi Scott Jenkins, bashkëshortja e tij Patricia dhe familja e tyre janë zvarritur nëpër FERR,” shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, duke e cilësuar Jenkins si viktimë të një “Departamenti të Drejtësisë tepër të zellshëm për Bidenin”. Sipas Trump, Jenkins ishte “një person i mrekullueshëm” që u përndoq nga “monstrat e së majtës radikale”.

Gjyqi i Jenkins u drejtua nga gjyqtari Robert Ballou, i emëruar nga Presidenti Joe Biden, por vendimi u mor nga një juri.

Jenkins u shpall fajtor për një akuzë për komplot, katër akuza për mashtrim dhe shtatë akuza për ryshfet, të lidhura me programe që merrnin fonde federale. Prokurorët thanë se ai pranoi ryshfete nga tetë persona, përfshirë edhe dy agjentë të fshehtë të FBI-së, në formë parash të gatshme dhe kontributesh për fushatë.

Posti i tij ishte një funksion i zgjedhur, dhe ai lejoi persona që paguanin ryshfet të merrnin pozicione si ndihmëssherifë, të cilët, edhe pse në pozicione vullnetare, kishin kompetenca të plota ligjore. Kjo u mundësoi atyre të shmangnin gjobat e trafikut apo të mbanin armë të fshehura pa leje.

Prokurori në detyrë i Virxhinias deklaroi se Jenkins kishte shkelur betimin e tij zyrtar dhe se drejtësia do të vihej në vend ndaj çdo zyrtari që abuzon me detyrën për përfitime personale.

Pas dënimit, Jenkins i bëri thirrje Trump për ndihmë, duke thënë: “Unë besoj se nëse ai do ta kishte dëgjuar historinë time, do të më ndihmonte”.

Jenkins u zgjodh sherif në vitin 2011 dhe mori detyrën në janar 2012. Ai u rizgjodh në vitet 2015 dhe 2019.

Ai është vetëm një nga mbështetësit e shumtë të Trump që kanë marrë falje. Në janar, Trump dha afro 1,600 falje apo lehtësime dënimi për persona të akuzuar për trazirat në Kapitol në vitin 2021.

Sipas Kushtetutës së SHBA-së, presidenti ka të drejtë të japë falje apo të pezullojë dënime për vepra penale federale (me përjashtim të procedurave të shkarkimit). Një falje ligjore i jep fund çdo ndëshkimi të mëtejshëm dhe rikthen të drejtat si e drejta për të votuar apo për të kandiduar për poste publike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet appeared first on Euronews Albania.

I dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, sekuestrohen pasuritë e 34-vjeçarit

20 May 2025 at 09:36

Pasuri me vlerë rreth 228 mijë euro janë sekuestruar nga autoritetet shqiptare pas një hetimi të gjerë lidhur me aktivitetet kriminale të një shtetasi të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e 1 apartamenti dhe 2 automjeteve që ishin regjistruar në emër të babait të shtetasit Ismail Gjineci, 34 vjeç, banues në Tiranë. Gjineci është dënuar për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

Pavarësisht se pasuritë ishin regjistruar në emër të babait të tij, ato ishin në fakt në pronësi të 34-vjeçarit të dënuar.

Në kuadër të hetimeve, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Tiranës për vënien e sekuestros preventive mbi këto pasuri. Hetimi është ende në vazhdim, me synimin për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të paligjshme, që mund të jenë regjistruar në emër të individëve të tjerë, për të shmangur identifikimin e tyre si pasuri të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, sekuestrohen pasuritë e 34-vjeçarit appeared first on Euronews Albania.

EMRI/ I dënuar për kanosje dhe zhvatje në Itali, arrestohet 45-vjeçari nga Tirana

3 March 2025 at 09:36

Policia e Shtetit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 32” është vënë në pranga shtetasi Daniel Korali, 45 vjeç, i lindur në Tiranë. Autoritetet policore bëjnë me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Mesinas, Itali, e ka […]

The post EMRI/ I dënuar për kanosje dhe zhvatje në Itali, arrestohet 45-vjeçari nga Tirana appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Anëtar i një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali, arrestohet 39-vjeçari

15 February 2025 at 10:48

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 26” është vënë në pranga shtetasi Oltjon Shtylla, 39 vjeç, i cili është kapur në Gramsh. Raportohet se ai është dënuar nga Gjykata e Apelit të Firences me 4 vjet […]

The post EMRI/ Anëtar i një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali, arrestohet 39-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

“I dënuar”/ Veliaj kapet me gabimin e SPAK: Si mund të luhet me jetë njerëzish? Nuk është “lapsus”

13 February 2025 at 17:27

Erion Veliaj ka reaguar nga qelia, në lidhje me dosjen e SPAK, ku ai rezultonte “i dënuar”, por dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani pranuan në seancë se ky ka qenë gabim i regjistrit elektronik dhe saktësuan se kryebashkiaku i Tiranës nuk është një person i dënuar. Por, sipas Veliajt, kjo gjë nuk mund […]

The post “I dënuar”/ Veliaj kapet me gabimin e SPAK: Si mund të luhet me jetë njerëzish? Nuk është “lapsus” appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e grupit që trafikoi 8,4 ton drogë drejt vendeve të BE, arrestohet gjirokastriti

8 February 2025 at 15:25

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me atë të Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim dhe të dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted” është vënë në pranga shtetasi O. I., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili është kapur në afërsi të zonës së “Liqenit […]

The post Pjesë e grupit që trafikoi 8,4 ton drogë drejt vendeve të BE, arrestohet gjirokastriti appeared first on BoldNews.al.

Dënuar për shitje droge,Prokuroria sekuestron pasuritë shtetasit që ka ndërruar jetë

By: user 11
16 January 2025 at 10:30

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022, pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Sokrat Cari rezulton i dënuar për disa vepra penale si “Moskallzim të krimit”, “Falsifikimi të dokumențave” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas dhe familjarët e tij, nuk kanë pasur burime financiare për krijimin e pasurive që zotëronin deri në vitin 2005 dhe kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, çka vërteton se kjo pasuri është vënë si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Pasuritë e sekuestruara:

1-Pasuria e Paluajtshme Godinë banimi dhe shërbimi 3 kate me papafingo, zk 8250, sipërfaqje ndërtimi 156.2 m2, sipërfaqje totatale 388.6 m2, numri i kateve 4, Rruga “Besim Imami”, vila nr.34;
2-Pasuria e Paluajtshme e llojit “Njësi”, Nr.5/605/ND-N15, vol 21, fq 159, ZK 8250, Sip 95.1m2, Rruga “Zhan D’Ark”, godina 10, kati përdhe, Tiranë; dhe
3-Automjeti Kamionçinë, blerë sipas Deklaratës Doganore 21.03.2005.

 

Organi i akuzës vlerësoi se kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga Sokrat Cari si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh.

Në vitin 2007, i ndjeri është shpallur fajtor për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ ndërsa në 2011, u deklarua fajtor nga gjykata e Tiranës për Veprat Penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Moskallëzim krimi’ për të cilin ka marrë edhe dënimin përkatës.

The post Dënuar për shitje droge,Prokuroria sekuestron pasuritë shtetasit që ka ndërruar jetë appeared first on Lapsi.al.

Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë 56-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm

By: user 11
16 January 2025 at 09:32

Një 56-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës dhe kunatit 28 vite më parë është ekstraduar nga Itali drejt vendit tonë.

Bëhet fjalë për shtetasin Gjovalin Lesi, 56 vjeç nga Lezha, i cili u arrestua në Itali në prill 2024.

 

Njoftimi:

Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Italia, i dënuari me burgim të përjetshëm, për vrasje të dyfishtë.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Verdikti”, i finalizuar në prill 2024, në Itali për kapjen e këtij shtetasi u zhvillua falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë.

Si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit Gjovalin Lesi, 56 vjeç, i lindur në Lezhë.

Në vitin 1997, shtetasi Gjovalin Lesi, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj.

Në vitin 1998, Gjykata e Mirditës e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

The post Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë 56-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm appeared first on Lapsi.al.

I dënuar për vrasje në Gjermani dhe mbante armë zjarri pa leje, bie në prangat e policisë së kryeqytetit

11 January 2025 at 10:54

Një person i dënuar për vrasje në Gjermani është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi mbante armë zjarri pa leje.

Arrestimi i shtetasit me iniciale V.K., u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Ekol”. Pas kontrolleve në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË: 

DVP Tiranë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ekol“

Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet poseduesi i saj.

Komisariati i Policisë Nr.4, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ekol ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin Gjerman.

Nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4, janë siguruar informacione nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V.K, dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

The post I dënuar për vrasje në Gjermani dhe mbante armë zjarri pa leje, bie në prangat e policisë së kryeqytetit appeared first on Sot News | Lajme.

I dënuar për vrasje në Gjermani, arrestohet një person në Tiranë! Armë zjarri dhe municion luftarak, çfarë iu gjet në banesë

11 January 2025 at 10:04
Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një shtetas, i cili rezulton i dënuar më parë në Gjermani për vrasje. Raportohet se policia ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit me iniciale V. K., pasi informacioneve se mbante armë zjarri pa leje. Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale

Aleksandër Llanaj futet në regjimin “41-Bis” në Peqin

By: Ela
6 January 2025 at 09:57

I dënuari Aleksandër Llanaj është vendosur në Regjim të Posaçëm (“41-Bis”) për një periudhë 1-vjeçare në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin. Aleksandër Llanaj është dënuar më parë me 35 vite burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 24, datë 20.01.2016, për kryerjen e veprave penale “Vrasje […]

The post Aleksandër Llanaj futet në regjimin “41-Bis” në Peqin appeared first on BoldNews.al.

I dënuar me 25 vite burg për disa krime, shqiptari ekstradohet në Itali

By: user 11
21 December 2024 at 21:24

Një 35-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Britania e Madhe në drejtim të Italisë. 35-vjeçari Sajmir Orucin prej nëntorit të vitit të kaluar ndodhej në burg, pasi akuzohej për trafik droge.

Ai ishte i dënuar nga drejtësia me 25 vite burg për veprat penale të përndjekjes, rrëmbim, sulmi i rëndë seksual (përdhunim), dhunë seksuale në grup ndaj një vajze, që në kohën e ngjarjes ishte e mitur. 35-vjeçari zbarkoi nën pranga në aeroportin Linate të Milanos. Ai akuzohet se përgjatë viteve 2025-2016, kohë kur ai jetonte dhe banonte në Besana Brizana ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Për krimet e sipërpërmendura ai u dënua fillimisht me 12 vite e 6 muaj burg, por pas akuzave të reja për vjedhje dhe rezistencë ndaj zyrtarit publik, ndaj tij u mblodhën të dyja dënimet dhe ai u dënua përfundimisht me 25 vite burg

The post I dënuar me 25 vite burg për disa krime, shqiptari ekstradohet në Itali appeared first on Lapsi.al.

Ndërron jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës 42-vjeçari i dënuar me burg

By: user 6
13 December 2024 at 22:40

Gjevalin Ndue Lika, 42 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitali Rajonal të Shkodrës si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i IEVP Lezhë.

Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon. Që nga viti 2021, ai ndodhej në IEVP Lezhë, pas transferimit nga IEVP Krujë.

Në vitin 2015, ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon familjen për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre.

The post Ndërron jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës 42-vjeçari i dënuar me burg appeared first on Lapsi.al.

❌
❌