Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro në Tiranë

By: fra nc
11 July 2025 at 14:42

Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 875 mijë euro në pronësi të një shtetasi që po vuan dënimin për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Bëhet me dije se në total janë sekuestruar dy garazhe, një apartament, një sipërfaqe trualli dhe një subjekt tregtar, të regjistruara në emër të shtetasit P.P., 32 vjeç, ose të familjarëve të tij.

Policia dyshon se këto pasuri janë fituar nga aktiviteti kriminal i këtij individi.

Materialet e operacionit i janë përcjellë Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Pjesë e grupit të të fortit të ‘Myslym Shyrit’, sekuestrohen pasuritë e Paris Prengës

By: Ardit
11 July 2025 at 13:32

Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka sekuestrar pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij, i cili është dënuar për disa vepra penale, si vrasje dhe për pjesëmarrje në grupe kriminale. Nga hetimet ka rezultuar se Paris Prenga ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme […]

The post Pjesë e grupit të të fortit të ‘Myslym Shyrit’, sekuestrohen pasuritë e Paris Prengës appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi heqjen e sekuestros për pasuritë, lihet në fuqi vendimi për Arben Ahmetajn

By: user 11
14 June 2025 at 15:49

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron ndaj dy llogarive bankare dhe një apartamenti të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Çështja u dërgua për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, e cila pranoi pjesërisht ankimimin e Ahmetaj për shfuqizimin e sekuestrove ndaj pronave dhe llogarive bankare.

Njoftimi i Apelit të posaçëm:

Ankues A.A., çështja nr.36 akti, datë 30.05.2025 regjistrimi, me objekt: caktim mase sigurimi pasuror, sekuestro preventive.

Ardhur për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari z. Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes sot me datë 14.06.2025, vendosi:

Miratimin e vendimit/urdhrit n.296 akti, datë 17/07/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasurinë

-Apartament n., sip.167m2, zk ***, rruga ‘’, ap.*, ***, regjistruar në pronësi të z.A.A.;

-Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n.*, në *** Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.;

-Shuma 115.692,84 euro në depozitën n., në *** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A.

The post Kërkoi heqjen e sekuestros për pasuritë, lihet në fuqi vendimi për Arben Ahmetajn appeared first on Lapsi.al.

Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar për drogë në Angli

By: Ela
5 June 2025 at 14:21

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 500 mijë euro të një personi të dënuar në Britani për drogë. Sekuestrimi i pasurive të shtetasit me iniciale B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij u bë bazë të një procedimi […]

The post Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar për drogë në Angli appeared first on BoldNews.al.

Tiranë: Sekuestrohen pasuritë e një shtetasi të dënuar në Angli për trafik droge

By: fra nc
2 June 2025 at 10:37

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi shqiptar të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, bëri me dije se pasuritë janë të shtetasit A.Ll., të dënuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sipas hetimeve, pasuritë në emër të familjarëve të  personit në fjalë, nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se janë përfituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen:

  • Një pasuri e paluajtshme me numër 416/118, që përfshin 403.1 m² truall dhe 275.2 m² ndërtesë (pjesërisht në pronësi ½), e regjistruar më datë 24.03.2021 në emër të babait të subjektit, shtetasit B.Ll.;
  • Dy automjete, një Opel Corsa dhe një Jeep Grand Cherokee;
  • Një aktivitet tregtar, me emrin “Auto Lleshi”, që operon në fushën e riparimit të automjeteve dhe tregtisë së pjesëve të përdorura dhe të reja, si dhe në importin, shitjen dhe blerjen e makinave, i regjistruar me NUIS L52116150G dhe i administruar nga vëllai i subjektit.

Prokuroria bën me dije se ka administruar dokumentacionin përkatës dhe ka konstatuar një mospërputhje të theksuar midis të ardhurave të deklaruara dhe pasurive të zotëruara, duke ngritur dyshime të arsyeshme se pasuritë janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Hetimet në kuadër të ligjit “Për masat kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda” vijojnë, ndërsa pasuritë janë në proces vlerësimi të mëtejshëm nga autoritetet kompetente.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tiranë: Sekuestrohen pasuritë e një shtetasi të dënuar në Angli për trafik droge appeared first on Euronews Albania.

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drōgë në Angli

By: user 11
2 June 2025 at 11:09

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuritë e shtetasit Arnaldo Lleshi, i dënuar në Angli për veprën penale ‘Prodhim, shitje të lëndëve narkotike’.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror, rezultoi se Lleshi është dënuar në Angli dhe pasuritë e tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike e dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Babai i tij, thotë Prokuroria e Tiranës, ka në pronësi pasuri truall me sipërfaqe prej rreth 275.2 m2 dhe një godinë 2 kateshe + bodrum + papafingo të rregjistruar më datë 24.03.2021. Ndërsa vëllai i tij zotëron një aktivitet privat me fushë të veprimtarisë riparim automjetesh, tregti me pakicë te pjesëve të perdorura dhe të reja, import, shitje dhe blerje makinash.

Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme që rezultojnë të regjistruara në emër të personave të lidhur me subjektin:

• Pasuria e paluajshtme me nr. 416/118, me sip totale 403.1 m2 “Truall” dhe 275.2 m2 ndërtesë, ½ pjesë;

• 2 automjete

• Aktivitetin tregtar me fushë të veprimtarisë riparim automjetesh, tregti me pakicë ë pjesëve të përdorura dhe të reja, import, shitje dhe blerje makinash me emrin tregtar Auto Lleshi, NUIS L52116150G.

The post Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drōgë në Angli appeared first on Lapsi.al.

GJKKO vendosi sekuestrimin e 2 pasurive/ Ajola Xoxa bën rekus në Gjykatën e Lartë

By: user7
28 May 2025 at 11:16

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka bërë në rekurs në Gjykatën e Lartë, pas sekuestrimit të dy pasurive të çiftit. Mësohet se rekursi i Xoxës ka ardhur vetëm disa ditë pas vendimin të GJKKO-së në lidhje me sekuestrimit e pasurive.

Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

The post GJKKO vendosi sekuestrimin e 2 pasurive/ Ajola Xoxa bën rekus në Gjykatën e Lartë appeared first on Lapsi.al.

GJKKO konfiskon 5 pasuri të Indrit Veizit dhe i liron nga sekuestro 4 të tjera

21 May 2025 at 17:18

Gjykata e Posaçme ka pranuar pjesërisht kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Indrit Veizit dhe familjarëve të tij. Më konkretisht, ka vendosur t’i konfiskojë 5 pasuri, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga burime të paligjshme, teksa i ka liruar nga sekuestro 4 të tjera. Indrit Veizit i janë konfiskuar një autobus […]

The post GJKKO konfiskon 5 pasuri të Indrit Veizit dhe i liron nga sekuestro 4 të tjera appeared first on BoldNews.al.

I dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, sekuestrohen pasuritë e 34-vjeçarit

20 May 2025 at 09:36

Pasuri me vlerë rreth 228 mijë euro janë sekuestruar nga autoritetet shqiptare pas një hetimi të gjerë lidhur me aktivitetet kriminale të një shtetasi të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e 1 apartamenti dhe 2 automjeteve që ishin regjistruar në emër të babait të shtetasit Ismail Gjineci, 34 vjeç, banues në Tiranë. Gjineci është dënuar për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

Pavarësisht se pasuritë ishin regjistruar në emër të babait të tij, ato ishin në fakt në pronësi të 34-vjeçarit të dënuar.

Në kuadër të hetimeve, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Tiranës për vënien e sekuestros preventive mbi këto pasuri. Hetimi është ende në vazhdim, me synimin për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të paligjshme, që mund të jenë regjistruar në emër të individëve të tjerë, për të shmangur identifikimin e tyre si pasuri të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, sekuestrohen pasuritë e 34-vjeçarit appeared first on Euronews Albania.

Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë

18 May 2025 at 20:41

Ndërsa Muzeu Arkeologjik i nënshtrohet rikonstruksionit, prej 3 vjetësh 17 mijë objekte të fondit arkeologjik të Durrësit ruhen në një kapanon të vogël dhe dy kontejner mallrash, mjedise të papërshtatshme për kërkim shkencor. Investimi për projektin restaurues të Muzeut Arkeologjik të Durrësit ka hyrë në fazën e tij të fundit, megjithëse nuk dihet nëse ekspozita […]

The post Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë appeared first on BoldNews.al.

Apartament dhe llogari bankare/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e “të fortit” me tre emra

By: V K
10 May 2025 at 11:58

Prokuroria e Tiranës ka sekuestrua pasuritë e shtetasit me tre emra, i arrestuar në Itali për ‘Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë dhe ‘Prodhim e shitje narkotikësh’

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit Valter Duro. alias E.D. alias E.D. dhe familjarëve të tij, i arrestuar në Itali për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë si dhe “Trafikim të Narkotikëve”.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.03, të datës 17.04.2025, u arrit në përfundimin se vlera e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit V.D. dhe familjarëve të tij, më konkretisht një apartament dhe dy llogari bankare, nuk mund të justifikohen nga të ardhurat e tyre të ligjshme.

Kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga shtetasi V.D., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Për këtë shtetas është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Më datë 12.10.2005, është bërë anullimi i kërkimit pasi është arrestuar në Itali.

Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arriti në përfundimin se pasuria e pajustifikuar është drejtpërdrejt në pronësi dhe zotërim të plotë të shtetasit V.D. alias E.D. dhe nënës së tij.

Për sa më sipër, bazuar ne nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar”, u kërkua dhe u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

1. Pasuria e Paluajtshme apartament Nr 214/342+1-46, zk 3866, vol 76, fq 62 , Tiranë;

2. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1,097,636.86 lekë; si dhe

3. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1.601.434.50 lekë

The post Apartament dhe llogari bankare/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e “të fortit” me tre emra appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës

By: user7
27 April 2025 at 10:29

Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa. Dyshja akuzohen për kryerjen e veprave penale “Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Në njoftimin e SPAK thuhet se pasuritë e tyre janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale. Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1, 937,145 Euro dhe 33,089,854 lekë. Në këto pasuri përfshihen apartamente, garazhe, njësi banimi, sipërfaqe me pemëtore, etj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, në kuadër të procedimit pasuror nr.13 i vitit 2023.

Shtetasit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa janë subjekte të hetimit pasuror, pas regjistrimit të procedimit penal nr.300/2021*, me akuzat për kryerjen e veprave penale:

“Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë kryer hetime në kuadër të hetimit pasuror dhe si rezultat janë identifikuar dhe sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror nr.13/2023, rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.

Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1, 937,145 Euro dhe 33,089,854 lekë:

Pasuritë:

“Apartament” i tipit 2+1, me sipërfaqe totale 110 m2, me adresë në Yzberisht Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.

Vilë banimi 3-tre katëshe + bodrum, me sipërfaqe perimetrale prej 420 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtesës + veranda prej 342 m2, me adresë në Selitë Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.

Njësi, me sipërfaqe 167 m2, me adresë: Rruga e Kavajës Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.

Garazh, me sipërfaqe totale 19 m2, me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka,
Apartament, i llojit Apartament (3+1) me sipërfaqe 146.12 m2, me adresë në Rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.

Apartament, me sipërfaqe 66.96 m2, me adresë rruga “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.

Apartament, me sipërfaqe totale 96 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.

Garazh, me sipërfaqe totale 16 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.

Truall, me sipërfaqe 2750 m2, nga e cila 750 m2 ndërtesë, me adresë Mazrek Tiranë, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi.

Apartament, me sipërfaqe 57 m2, me vendodhje në lagjen Nr. 13 Durrës, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi dhe L. Leka.

Pasuria: ‘Apartament’, tipi 2+1, me sipërfaqe totale 117.05 m2, në pronësi të L. Leka, me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.

Garazhe 2 (dy), me sipërfaqe totale 40 m2, në pronësi të L. Leka me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.

Pemëtore 100 m2, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, në Borsh Sarandë.

Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.

Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.

Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë

Subjekti tregtar ‘Wood Land’ Shpk, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, me qendër në Kashar, Mazrek Tiranë.

Apartament, me sipërfaqe totale 67.73 m2, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa me adresë Kryemëdhenj, Kavajë,

Garazh, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa dhe S. Tila, me sipërfaqe 16.30 m2, me adresë rruga “Ndre Mjeda” Tiranë.

Apartament, me sipërfaqe 79.42 m2, në pronësi të Xhulian Xhafa me NID J20623112M dhe S.Mustafa Tila, me adresë rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Apartament” me sipërfaqe totale 93.8 m2, në emë të Xhulian Xhafa dhe S. Tila, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Vlerat monetare të sekuestruara në llogari bankare janë në shumën 588,225 euro dhe 19,789,854 lekë.

Për shtetasin Erjon Kasmi, vlera e pasurive të paluajtshme sipas kontratave është 1,108,920 euro dhe 13,300,000 lekë.

Vlera e pasurive te paluajtshme sipas kontratave për shtetasin, Xhuljan Xhafa është në vlerën 240,000 euro.

Erjon Kasmi dhw Xhulian Xhafa u dënuan me 21 vite burg për 7 milionë eurove ndaj gjermanëve përmes mashtrimit në Call Center që të investonin në bursa. Por Apeli i GJKKO prishi vendimin me datë 23 Prill, dhe urdhëroi që çështja të rigjykohet nga fillimi me trupë tjetër në Gjykatën e Posaçme.

The post SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës appeared first on Lapsi.al.

Para “të pista” nga Anglia, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi në Elbasan

17 April 2025 at 17:11

Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan janë konfiskuar pasuritë e shtetasit L.C. me prejardhje nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,  u shpall fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi L.C. si dhe u konfiskuan tre pasuri të paluajtshme me prejardhje nga veprimtaria e tij kriminale në Mbretërinë Bashkuar.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit të procedimit penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasit L.C, konfiskoi pasuritë e mëposhtme: Pasuria e paluajtshme e llojit “Apartament”,  ne qytetin e Elbasanit; Pasuria e paluajtshme e llojit “Garazh”,  ne qytetin e Elbasanit; dhe pasuria e paluajtshme e llojit “Garazh”,  ne qytetin e Elbasanit.

 

 

 

The post Para “të pista” nga Anglia, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e vëllezërve Domi

By: V K
27 March 2025 at 10:24

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit Ilber Domi,i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

Njoftimi i Prokurorisë:

Në kuadër të hetimit pasuror nr.01, të datës 17.01.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka vërtetuar se shtetasi i mësipërm është nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”, vepër penale e cila është objekt i ligjit nr.10192.

Nga hetimi pasuror për shtetasin I.D. dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij.

Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin I.D. dhe të afërmvetë tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’

dhe nga kjo veprimtari ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave dhe veprimtaria e ligjshme e këtij shtetasi.

Për këto arsye, në bazë ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;

Pasuria apartament, me sip.113.8m2,e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe 24.8m2 verandë; dhe

Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës.

The post Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e vëllezërve Domi appeared first on Albeu.com.

Rreth 500 mijë euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit

12 March 2025 at 16:14

Gjykata e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë ka konfiskuar pasuritë e ish-zyrtares së lartë të Ministrisë së Financave, Alda Klosi, e cila është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për fshehje pasurie në 19 mars të vitit të kaluar Bëhet fjalë për rreth 500 mijë euro, si dhe një apartament me siperfaqe 85.09 […]

The post Rreth 500 mijë euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit appeared first on BoldNews.al.

Mbi 450 mijë euro, shtëpi dhe garazh/ Gjykata konfiskon pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj

By: V K
12 March 2025 at 15:53

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur konfiskimin e pasurive të ish-zyrtares Alda Klosi dhe ish-bashkëshortit të saj, pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës.

Të dy akuzohen për fshehje pasurie dhe mosdeklarim të saktë të të ardhurave, një vepër penale e parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Sipas hetimeve, Klosi, e cila ka qenë subjekt deklarimi në ILDKPKI që nga viti 2016, nuk ka deklaruar pasuri që nuk justifikohen me burime të ligjshme.

Në bazë të analizës së dokumentacionit, Prokuroria ka arritur në përfundimin se pasuritë e paluajtshme të saj dhe të personave të lidhur janë të pajustifikuara. Për këtë arsye, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e:

368,000 lekë, 15,600 dollarë dhe 462,950 euro, të sekuestruara më parë për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022.

Një apartament në Tiranë me sipërfaqe 85.09 m², në pronësi të Alda Klosit.

Një garazh në Tiranë me sipërfaqe 14.06 m², gjithashtu në pronësi të saj.

Njoftimi i gjykatës:

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, konfiskohen pasuritë e shtetases A.K. dhe ish-bashkëshortit

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjykata konfiskoi pasuritë e shtetases A.K. dhe ish-bashkëshortit të saj, të akuzuar për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim’ parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Nga procedimi pasuror nr.05, 2022, rezultoi se e pandehura/subjekti i hetimit pasuror A.K. e cila është përfshirë si subjekt deklarimi në ILDKPKI që në vitin 2016, nuk ka deklaruar në këtë institucion pasurinë që nuk e justifikon atë me burime të ligjshme të të ardhurave.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar rezulton se pasuritë e paluajtshme të llojit apartament dhe garazh, që zotërohen nga ajo dhe nga personi i lidhur, janë pasuri të pajustifikuara nga të ardhurat e ligjshme. Këto pasuri të paluajtshme janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në deklaratat e ILDKPI nga personi i hetuar A.K.

Sa më sipër, si dhe në mbështetje të neneve 3, 5, 7, 12/b, 14, 15 deri në 22, 23, 24, 28-38 e vijues, të Ligjit nr.10192 datë 03/12/2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 302 të Kodit të Procedurës Civile, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

– Shuma monetare 368.000,00 (treqind e gjashtëdhjetë tetëmijë) Lekë, 15.600,00 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) USD dollarë amerikan, 462.950,00 (katërqind e gjashtëdhjetëedymijë e nëntëqindepesëdhjetë) Euro, sekuestruar për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022 dhe arkëtuar në llogarinë e Prokurorisë në 10.01.2023;

– Apartament me siperfaqe 85.09 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572+1-35, ZK 8210, Vol. 42,Fq 127 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A.K..; dhe

-Garazh me sipërfaqe 14.06 m2 të shfrytëzueshme, pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A.K.

The post Mbi 450 mijë euro, shtëpi dhe garazh/ Gjykata konfiskon pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj appeared first on Albeu.com.

Konfiskohen 6 pasuri të trafikantit Armando Doçaj, i lirohet një tjetër

7 March 2025 at 15:31

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme për konfiskimin e pjesshëm të aseteve të Armando Doçajt dhe familjarëve të tij. Ky i fundit  është pjesë e grupit krimal të drejtuar nga Astrit Beqiri dhe Jetmir Kastratit, të lidhur me trafikun e kokainës në Danimarkë. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela, i cili […]

The post Konfiskohen 6 pasuri të trafikantit Armando Doçaj, i lirohet një tjetër appeared first on BoldNews.al.

SPAK sekuestron mbi 90 pasuri të klanit “Papa”, drejtohet nga Kristo Qiriçi

6 March 2025 at 12:50

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër për sekuestro preventive mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të 3 personave, të cilët akuzohen për kultivim dhe trafik kanabisi në drejtim të Greqisë. Bëhet fjalë për pasuritë e shtetasve Kristo Qiriçi (alias Jetmir Hoxhaj, alias Jetmir Qiriçi), Eldjon Alushaj (alias […]

The post SPAK sekuestron mbi 90 pasuri të klanit “Papa”, drejtohet nga Kristo Qiriçi appeared first on BoldNews.al.

Apartamente dhe prona, SPAK sekuestrohen pasuritë e Elvin Merlikës

By: V K
23 January 2025 at 10:29

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 21.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.2 të vitit 2022.

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Elvin Merlika, i dyshuar për veprën penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.

49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.

100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.

Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.

Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.

Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.

Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.

Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).

9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.

The post Apartamente dhe prona, SPAK sekuestrohen pasuritë e Elvin Merlikës appeared first on Albeu.com.

3 kompani, 8 apartamente, 9 makina dhe troje/ SPAK i konfiskon pasuritë mikut të Vis Martinajt

23 January 2025 at 10:37

Prokuroria e Posaçme i ka konfiskuar pasuritë shtetasit Elvin Merlika, pasi sipas organit të akuzës janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta. Elvin Merlika është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit […]

The post 3 kompani, 8 apartamente, 9 makina dhe troje/ SPAK i konfiskon pasuritë mikut të Vis Martinajt appeared first on BoldNews.al.

❌
❌