Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari

By: Rovena
10 July 2025 at 14:19

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi falsifikonte karta identiteti dhe ato aplikonte për kredi. Policia ka dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, nga ky shtetas, pas aplikimit me karta identiteti false.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së

By: Elva
9 July 2025 at 20:03

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Mësohet se ai i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, një ditë më parë, ndërsa arsyet nuk janë bërë ende publike. Dorëheqja e Sulejmanit vjen disa javë pasi ai ishte pezulluar përkohësisht nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së […]

The post Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së appeared first on BoldNews.al.

Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez

By: Oldi
29 June 2025 at 16:55

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e shantazhuar vajzat shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale. Për herë të parë emri i tij u bë publik gushtin e vitit të kaluar, kur edhe pse nga qelitë e burgut ku ligji parashikon […]

The post Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez appeared first on BoldNews.al.

Publikimi i videos ku humbi jetën Martin Cani, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për “zbulim të akteve sekrete”

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, pas publikimit në media dhe portale të ndryshme të një videoje mbi ngjarjen në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, ku humbi jetën i mituri Martin Cani.

Videoja e publikuar në disa medie përmban pamje filmike të datës 18.11.2024, ku shfaqen të miturit me etiketimet e gjeneraliteteve të tyre përkrah secilit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës “në kuadër të veprimeve hetimore të kryera në lidhje më këtë procedim, janë administruar në cilësinë e provës materiale edhe një CD me pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që kanë fushëpamje në rrugën ku kanë kaluar të miturit drejt vendit të ngjarjes, veprim i cili është dokumentuar me procesverbalin për këqyrje dhe marrje të provës materiale nga ana e policisë gjyqësore”.

“Pamjet filmike, që u publikuan dy ditë më parë në media e shpërndarë edhe në disa portale online, përmbajnë të njëjtat pamje filmike që ndodhen edhe në CD-në që u administrua në fashikullin hetimor”, njofton prokuroria.

Në përfundim të hetimeve, sipas Prokurorisë së Tiranës “CD-në me pamjet filmike të disponuara nga prokuroria, i janë vënë në dispozicion mbrojtësit të familjarëve të viktimës, avokatit, i cili e ka marrë atë dhe të gjitha aktet e fashikullit, kundrejt nënshkrimit të deklaratës për mospublikimin e saj”.

“Kjo çështje aktualisht është në gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku po zhvillohet gjykimi në themel me dyer të mbyllura”, njofton Prokuroria.

Prokuroria e Tiranës njoftoi se “konstatohet se në rastin konkret, me publikimin e videos, janë shkelur të dy detyrimet e parashikuara në nenin 103/1, 2 të Kodit të Procedurës Penale pasi janë publikuar prova (video) që janë akte të shqyrtimit gjyqësor me dyer të mbyllura si dhe janë publikuar me video, foto dhe gjeneralitete të pandehur, viktima dhe dëshmitarë të mitur të kësaj çështjeje”.

“Nisur sa më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme se janë konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete””, njoftoi Prokuroria e Tiranës. /j.p/

The post Publikimi i videos ku humbi jetën Martin Cani, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për “zbulim të akteve sekrete” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët

By: V K
6 June 2025 at 12:11

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas nga Kosova, të akuzuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara” në bashkëpunim.

Të akuzuarit, A.M., B.Z., A.G., A.I., dhe F.Z., janë kapur në Aeroportin e Rinasit në dhjetor 2024 teksa ktheheshin nga Stambolli me 14 valixhe me medikamente dhe 300 mijë euro cash.

“Ndërkohë që pas mbërritjes së bagazheve, nga doganierët e Doganës Rinas, Grupi i Antikontrabandës, Antitrafikut dhe Policia Rinas, u konstatuan 14 valixheve me 1057840 medikamente me mbishkrimin ‘Unified’ me peshë totale 417.1 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me vlerën monetare të padeklaruar.

Nga hetimet rezultoi e provuar kryerja e kontrabandës me mallra të licensuar (medikamente) të pa autorizuar në Republikën e Shqipërisë. Prokuroria arriti në përfundimin se vepra penale është kryer në bashkëpunim nga të pestë personat e arrestuar.

Mallrat e sekuestruara të cilat klasifikohen ‘barna’ në kuptim të Ligjit nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar kërkojnë: autorizim tregtimi, autorizim përdorimi dhe pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Ligjin nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

The post U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona nga Kosova/ Kontrabanduan në Shqipëri medikamente të paautorizuara

6 June 2025 at 11:51

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetas të Kosovës për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 173/2 i Kodit Penal.

Shtetasit A.M., B.Z., A.G., A.I., dhe F.Z. në dhjetor të vitit 2024, mbërritën nga Stambolli në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit me 300.000 euro cash dhe 14 valixhe me medikamente.

Pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nga kontrolli fizik i tyre, u konstatua vlera prej 300.000 euro. Ndërkohë që pas mbërritjes së bagazheve, nga doganierët e Doganës Rinas, Grupi i Antikontrabandës, Antitrafikut dhe Policia Rinas, u konstatuan 14 valixheve me 1057840 medikamente me mbishkrimin ‘Unified’ me peshë totale 417.1 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me vlerën monetare të padeklaruar.

Nga hetimet rezultoi e provuar kryerja e kontrabandës me mallra të licensuar (medikamente) të pa autorizuar në Republikën e Shqipërisë. Prokuroria arriti në përfundimin se vepra penale është kryer në bashkëpunim nga të pestë personat e arrestuar. Mallrat e sekuestruara të cilat klasifikohen ‘barna’ në kuptim të Ligjit nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar kërkojnë: autorizim tregtimi, autorizim përdorimi dhe pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Ligjin nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar.

Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dërgon në gjyq shtetasit A.M., B.Z., F.Z., A.G. dhe A.I. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’.

The post Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona nga Kosova/ Kontrabanduan në Shqipëri medikamente të paautorizuara appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për autorët

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin të akuzuar për vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cukun. Sipas Prokurorisë së Tiranës ata akuzohen për veprat penale “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Prokuroria njoftoi se “nga hetimet rezultoi se i pandehuri B.J. një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe në ndjekje nga organet hetimore dhe policore prej viteve 2000, në vitin 2012 u hetua nga Shërbimet e Policisë në Drejtorinë Vendore Policisë Vlorë për ngjarje të rënda kriminale konkretisht vrasjes së shtetasve Sh.M. dhe E. Sh. dhe falë punës hetimore në kohën që kjo drejtori drejtohej nga i ndjeri A.C., u arrestua dhe hetua për këto fakte penale të rënda të cituara më sipër, por më pas gjatë procesit gjyqësor doli i pafajshëm dhe u lirua”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017 Bledar Jambelli në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-drejtorit të Policisë Vlorë.

“Për të realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin Kristaq Leci dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin M. Sh., të cilit iu premtua pagesë rreth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin. Shtetasi Kristaq Leci e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim”, njoftoi Prokuroria e Tiranës.

“Shtetasi M.Sh e qëlloi të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri M.Sh. u dënua me dhjetë vjet burgim pasi pranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës”, njoftoi më tej Prokuroria.

Nga hetimet njoftoi prokurira e Tiranës “rezultoi e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se vrasja u krye me dashje në formën e paramendimit e shtyrë nga motive hakmarrje dhe për motive përfitimi të dy bashkëpunëtorëve të tjerë”.

“Këta tre persona bashkëpunuan në drejtimin e Bledar Jambellit për të vrarë Artan Cukun si qëllim final, të shtyrë nga motive të ndryshme. Organizuesi i këtij bashkëpunimi ka pasur qëllim hakmarrjeje, ndërsa ndihmësi ka pasur qëllimin për të ndihmuar shokun e tij dhe njëkohësisht djalin e hallës M. Sh. për të përfituar të holla dhe e ndihmoi në kryerjen e veprës penale, ndërsa M. Sh. kishte interesin e përfitimit material në këtë bashkëpunim dhe për pasojë të tre kryen vrasjen e ish-drejtorit të Policisë Vlorë”, njoftoi Prokuroria.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi: deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Jambellit për veprën penale “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit” dhe dënimin e tij me burgim përjetshëm; dhe deklarimin fajtor të të pandehurit Kristaq Leci për veprën penale “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit” dhe dënimin e tij me burgim përjetshëm. /j.p/

The post Vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për autorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e Artan Cukut/ Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin

By: V K
3 June 2025 at 14:35

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për shtetasit Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, të cilët akuzohen për vrasjen me paramendim të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cukut.

Sipas njoftimit zyrtar, vrasja u organizua si akt hakmarrjeje nga Bledar Jambelli, i cili ishte hetuar më parë nga Cuku për ngjarje kriminale, por u lirua gjatë procesit gjyqësor.

Për realizimin e planit, Jambelli bashkëpunoi me Kristaq Lecin dhe shtetasin M.Sh., i cili kreu aktin e rëndë duke qëlluar të paktën tetë herë viktimën.

M.Sh. është dënuar me dhjetë vite burg, pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe i kërkoi falje familjes së viktimës.

Prokuroria vlerëson se vrasja është kryer me paramendim dhe kërkon dënimin maksimal për dy të pandehurit e tjerë.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria Tiranë kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. dhe K.L. për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, A.C

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. alias B.M. dhe K.L. alias G.K. për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga anent 79/b dhe 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet e procedimit penal nr.139/2017, rezultoi se i pandehuri B.J. një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe në ndjekje nga organet hetimore dhe policore prej viteve 2000, në vitin 2012 u hetua nga Shërbimet e Policisë në Drejtorinë Vendore Policisë Vlorë për ngjarje të rënda kriminale konkretisht vrasjes së shtetasve Sh.M. dhe E. Sh. dhe falë punës hetimore në kohën që kjo Drejtori drejtohej nga i ndjeri A.C., u arrestua dhe hetua për këto fakte penale të rënda të citura më sipër, por më pas gjatë procesit gjyqësor doli i pafajshëm dhe u lirua.

Pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017 shtetasi B.J. në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin K. L. dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin M. Sh., të cilit iu premtua pagesë reth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin. Shtetasi K.L. e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim.

Shtetasi M.Sh e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri M.Sh. u dënua me dhjetë vjet burgim pasi pranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës.

Nga hetimet rezultoi provuar tej çdo dyshim arsyeshëm se vrasja u krye me dashje në formën e paramendimit e shtyrë nga motive hakmarrje dhe për motive përfitimi të dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Këta tre persona bashkëpunuan në drejtimin e B.J. për vrarë A. C. si qëllim final, të shtyrë nga motive ndryshme. Organizuesi këtij bashkëpunimi ka pasur qëllim hakmarrje, ndërsa ndihmësi ka pasur qëllimin për ndihmuar shokun e tij dhe njëkohësisht djalin e hallës M. Sh. për të përfituar holla dhe e ndihmoi në kryerjen vepres penale, ndërsa M. Sh. kishte interesin përfitimit material në këtë bashkëpunim dhe për pasojë të tre kryen vrasjen e ish drejtorit të Policisë Vlorë.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit B. J. për vepren penale “ Vrajse e punonjëseve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm; dhe

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.L. për vepren penale “Vrajse e punonjësve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm.

The post Vrasja e Artan Cukut/ Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin appeared first on Albeu.com.

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

31 May 2025 at 09:21

Nga Boldnews.al Pronari i kompanisë farmaceutike, “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, është dënuar pak ditë më parë me 1 vit burgim për “Manipulim Tregu”, pasi u gjet fajtor për shitjen e një medikamenti me një çmim shumë herë më të lartë se sa tregu. Megjithatë, falë dashamirësisë së një trupe gjykuese të Apelit, e përbërë nga […]

The post “Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma” appeared first on BoldNews.al.

Prokuroritë e rretheve regjistruan 34 procedime penale për krime zgjedhore

14 May 2025 at 11:24

Prokuroria e Përgjithshme shpërndau për mediat të mërkurën më 14 maj informacion përmbledhës për kallëzimet, procedimet penale dhe arrestimet e kryera gjatë javëve të fundit në lidhje me krimet zgjedhor. Në njoftim thuhet se deri të hënën, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë depozituar gjithsej 87 kallëzime, prej të cilave 49 nga policia gjyqësore, […]

The post Prokuroritë e rretheve regjistruan 34 procedime penale për krime zgjedhore appeared first on Reporter.al.

Fotografuan fletën e votimit, Prokuroria e Tiranës kërkon detyrim paraqitje për 2 persona

13 May 2025 at 10:45

Dalin për vlerësimin e masës së sigurisë përpara Gjykatës së Tiranës Hasan Doka dhe Alketa Hasani, dy persona që u arrestuan në 11 maj, ditën e zgjedhjeve parlamentare për fotografim të votës.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të arrestuarit. Seanca është duke u zhvilluar, teksa pritet që gjyqtari Sokol Pasho të japë vendimin.

Përveç Hasanit dhe Dokës, në kryeqytet u arrestuan edhe dy persona të tjerë për të njëjtën vepër penale,  “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, të cilët pritet te dalin të mërkurën përpara togave të zeza.

The post Fotografuan fletën e votimit, Prokuroria e Tiranës kërkon detyrim paraqitje për 2 persona appeared first on Sot News | Lajme.

Tjetër rast i fotografimit të votës/ Pas Elbasanit, arrestohet votuesja në Tiranë

By: Rovena
11 May 2025 at 12:34

Një votuese në Tiranë është arrestuar pasi ka fotografuar votën e saj, në shkelje të ligjit. Ky është rasti i dytë ku një grua arrestohet pasi fotografon votën. Më herët një tjetër votuese u arrestua në Elbasan.

“Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal. Kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. duke fotografuar fletën e votimit denoncoi rastin.

Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendngjarje është dërguar grupi hetimor dhe u dentifikua shtetasja si dhe administruan aktet përkatëse. Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasja A.H., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal”, njofton prokuroria./abcnews.al

Apartament dhe llogari bankare/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e “të fortit” me tre emra

By: V K
10 May 2025 at 11:58

Prokuroria e Tiranës ka sekuestrua pasuritë e shtetasit me tre emra, i arrestuar në Itali për ‘Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë dhe ‘Prodhim e shitje narkotikësh’

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit Valter Duro. alias E.D. alias E.D. dhe familjarëve të tij, i arrestuar në Itali për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë si dhe “Trafikim të Narkotikëve”.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.03, të datës 17.04.2025, u arrit në përfundimin se vlera e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit V.D. dhe familjarëve të tij, më konkretisht një apartament dhe dy llogari bankare, nuk mund të justifikohen nga të ardhurat e tyre të ligjshme.

Kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga shtetasi V.D., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Për këtë shtetas është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Më datë 12.10.2005, është bërë anullimi i kërkimit pasi është arrestuar në Itali.

Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arriti në përfundimin se pasuria e pajustifikuar është drejtpërdrejt në pronësi dhe zotërim të plotë të shtetasit V.D. alias E.D. dhe nënës së tij.

Për sa më sipër, bazuar ne nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar”, u kërkua dhe u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

1. Pasuria e Paluajtshme apartament Nr 214/342+1-46, zk 3866, vol 76, fq 62 , Tiranë;

2. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1,097,636.86 lekë; si dhe

3. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1.601.434.50 lekë

The post Apartament dhe llogari bankare/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e “të fortit” me tre emra appeared first on Albeu.com.

I arrestuar në Itali, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e shtetasit me tre emra

TIRANË, 10 maj /ATSH/ Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuritë e shtetasit V.D. alias E.D. alias E.D. dhe familjarëve të tij, i arrestuar në Itali për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë si dhe “Trafikim të Narkotikëve”.

“Në kuadër të procedimit pasuror të datës 17.04.2025, u arrit në përfundimin se vlera e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit V.D. dhe familjarëve të tij, më konkretisht një apartament dhe dy llogari bankare, nuk mund të justifikohen nga të ardhurat e tyre të ligjshme. Kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga shtetasi V.D., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin “Prodhim dhe shitje narkotikësh””, njoftoi prokuroria.

Sipas prokurorisë “për këtë shtetas është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Më datë 12.10.2005, është bërë anullimi i kërkimit pasi është arrestuar në Itali”.

Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë arriti në përfundimin se pasuria e pajustifikuar është drejtpërdrejt në pronësi dhe zotërim të plotë të shtetasit V.D. alias E.D. dhe nënës së tij.

“Për sa më sipër, u kërkua dhe u sekuestruan pasuritë e mëposhtme: Pasuria e Paluajtshme apartament Nr 214/342+1-46, zk 3866, vol 76, fq 62 , Tiranë; Llogaria bankare me gjendje aktuale 1,097,636.86 lekë; si dhe Llogaria bankare me gjendje aktuale 1.601.434.50 lekë”, njoftoi prokuroria.

The post I arrestuar në Itali, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e shtetasit me tre emra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Ka fshehur dënimin me burg’, PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në qarkun e Shkodrës

29 April 2025 at 19:39

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj kandidatit të Partisë Socialiste për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit, Ervin Doda. Sipas kallëzimit të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, Doda akuzohet për fshehje të së shkuarës së tij penale në formularin e dekriminalizimit.

Sipas dokumentit të dorëzuar në prokurori, Ervin Doda është arrestuar në vitin 2016 dhe ka qëndruar pesë muaj në paraburgim, si i dyshuar për veprat penale të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Edhe pse në përfundim është shpallur i pafajshëm, PD argumenton se vetë fakti i arrestimit dhe paraburgimit duhet të ishte deklaruar.

Doda ka plotësuar formularin e dekriminalizimit dy herë: në vitin 2023 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Fushë Arrëzit dhe në vitin 2025 si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Në të dy formularët, ai ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i arrestuar për kryerjen e një vepre penale.

Në kallëzim thuhet se kjo përbën konsumim të veprës penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Aktualisht, Prokuroria e Tiranës nuk ka reaguar zyrtarisht për kallëzimin, ndërsa pritet verifikimi i fakteve dhe vendimmarrja mbi nisjen ose jo të hetimeve.

The post ‘Ka fshehur dënimin me burg’, PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në qarkun e Shkodrës appeared first on Sot News | Lajme.

Detajet/ Mazniku u mor 4 orë në pyetje, pse çështja mund ti kalojë SPAK-ut

By: user 8
28 April 2025 at 14:32

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ministri Mazniku u mor në pyetje rreth 3 javë më parë nga prokurori i çështjes.

Arbjan Mazniku, njëherazi drejtuesi politik i PS-së në qarkun Elbasan, ka dhënë shpjegime për më shumë se 4 orë në prokurorinë e Tiranës, lidhur me një hetim që po kryhet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Dosja penale është çelur nga organi i akuzës mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Belind Këlliçi, në kohën kur garonte për kryetar Bashkie i Tiranës, përballe Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për rrugën Xhon Belushi në Tiranë, e cila ishte asfaltuar nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, në një kohë që tenderi ishte ende i hapur dhe nuk ishte shpallur asnjë kompani fituese.

Pas denoncimit, tenderi fiktiv u anulua, ndërsa në prokurorinë e Tiranës u kallëzua edhe Erion Veliaj, me detyrë kryetar Bashkie.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Arbjan Mazniku, atë kohë në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, ishte në cilësinë e autoritetit kontraktor.

Për këtë arsye, ai është thirrur në prokurori për dëshminë e tij. Burime pranë prokurorisë thanë se janë duke vlerësuar nëse do ta kalojnë dosjen për kompetencë të SPAK, pasi ka të dhëna dhe indicie për kryerjen e veprave penale.

The post Detajet/ Mazniku u mor 4 orë në pyetje, pse çështja mund ti kalojë SPAK-ut appeared first on Lapsi.al.

Arbjan Mazniku thirret për të dëshmuar në Prokurori

28 April 2025 at 12:36

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Mediat raportojnë se Arbjan Mazniku ka dëshmuar në kuadër të një hetimi të hapur për veprën penale “shpërdorim detyre”, lidhur me periudhën kur kryebashkiaku Erion Veliaj i kishte deleguar kompetencat. Bëhet fjalë për një kallëzim të […]

The post Arbjan Mazniku thirret për të dëshmuar në Prokurori appeared first on BoldNews.al.

Ministri Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

By: V K
28 April 2025 at 12:32

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, raportohet se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës.

Mësohet se marrja në pyetje e Maznikut, është bërë 3 javë më parë, në kuadër të një hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kallëzimi për rastin është bërë nga përfaqësuesi dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

The post Ministri Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Vrau fqinjin dhe më pas i mori paratë/ Prokuroria Tiranë mbyll hetimet, dërgon në gjyq Isuf Hasën

23 April 2025 at 11:06

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin I.H për veprën penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.258 të vitit 2025, u arrit të provohet se shtetasi I.H. shkaktoi vdekjen e fqinjit të tij, shtetasit Xh.M., i gjetur i pajetë në fshatin Shëngjin i Vogël në njësinë administrative, Shëngjergj të Tiranës më 13.01.2025. Ekspertiza mjeko ligjore provoi se viktima humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të forta në kokë, të cilat u shkaktuan nga mjete të forta si çekiçi.

Ndërsa autori, shtetasi I.H. i pyetur dhe ripyetur nga prokuroria, pranoi se goditi fqinjin e tij pasi kishin pirë kafen e mëngjesit pas mllefit të akumuluar prej kohësh, duke qenë se viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë, pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi, e nuk dinte çfarë bëhej me gruan e tij. Autori gjithashtu pranoi që mori edhe sasinë e parave që viktima mbante gjithnjë me vete të lidhura me një qese në qafë.

Për shkak të marrëdhënieve të afërta që ekzistonin midis tij dhe viktimës, shtetasi I.H. ishte në dijeni të faktit që viktima mbante gjithmonë një qese me vete të lidhur në qafë, ku gjendeshin paratë e tij dhe pasi kreu aktit e vrasjes u largua drejt shtëpisë së vajzës së tij në Vorë, ku la armën e krimit dhe sasinë monetare.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, dërgon në gjyq shtetasin I.H. për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ në dëm të viktimës, shtetasit Xh.M.

The post Vrau fqinjin dhe më pas i mori paratë/ Prokuroria Tiranë mbyll hetimet, dërgon në gjyq Isuf Hasën appeared first on Sot News | Lajme.

Krijuan kompani fiktive duke shkaktuar 45.5 milionë lekë dëm, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, çon për gjykim 4 persona

19 April 2025 at 11:20

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim katër persona të akuzuar për një skemë mashtrimi me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 45.5 milionë lekë.

Bëhet fjalë për

1-Serxho Mahmutaj,

2-Zenel Ruzaj,

3-Endi Stafa,

4-Panajot Kosta.

Njoftimi

Krijuan kompani për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm duke i shkaktuar shtetit një dëm 45.5 mln lekë, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 4 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër persona për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Moskallzim të krimit’ të parashikuara nga nenet 143, 180/25 dhe 300 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1695 të vitit 2024, rezultoi se shtetasit S.M., Z.R., E.S. dhe P.K. kanë krijuar tre subjekte tregtare për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe furnizimin me mallra pa faturë tatimore.

Këto subjekte, të cilat kanë funksionuar si të ashtuquajturat “NIPT-e shëtitës”, kanë qenë të regjistruara me të dhënat personale të shtetasve Z.R, E.S. dhe P.K., ndërkohë që veprimet reale janë kryer nga shtetasi S.M, i cili përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kjo veprimtari.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se shtetasi S.M. ka përdorur marrëdhënien e tij të besimit me tre individët e tjerë për të ngritur subjekte biznesi në emër të tyre dhe për t’i përdorur si mjete për të realizuar aktivitetin e paligjshëm. Ai ka përdorur metoda të ndryshme për të shmangur tatimet dhe taksat.

Ndërkohë që tre shtetasit e tjerë, të akuzuar për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ fillimisht kanë vepruar në mirëbesim, por më pas kanë pranuar pagesa mujore dhe kanë pranuar hapjen e kompanive në emër të tyre.

Këto subjekte kanë kryer një qarkullim në vlerën 303,781,520 lekë, duke rritur shpenzimet për të ulur normën e tatim fitimit në vlerën 45,567,228 lekë, vlerë e cila konsiderohet si dëm ndaj shtetit.

Në përfundim të hetimeve, është provuar se veprimtaria kriminale përfshin elementët e veprave penale:

  • “Fshehje të Ardhurash në bashkëpunim” – neni 180/25 i Kodit Penal
  • “Moskallzim i Krimit” – neni 300 i Kodit Penal
  • “Mashtrimi”-neni 143 i Kodit Penal.

Organet e drejtësisë mbeten të angazhuara maksimalisht në goditjen e fenomeneve që cenojnë integritetin ekonomik dhe sistemin tatimor të vendit.

❌
❌