Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dëshmia tronditëse e 31-vjeçarit që vrau të dashurën 52-vjeçare në Pogradec: Ajo pinte dhe më dhunonte, por e doja…

By: V K
29 July 2025 at 10:33

Ilirjan Selmani, 31-vjeç, i arrestuar për vrasjen brutale të 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, ka dhënë një dëshmi tronditëse para policisë, duke pohuar se kishte një lidhje trevjeçare me viktimën dhe se, pavarësisht diferencës në moshë, ai e donte.

“E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës”, ka thënë Selmani në rrëfimin e tij, duke shtuar se marrëdhënia mes tyre ishte e trazuar nga xhelozia, alkooli dhe dhuna.

Ai ka pohuar se shpesh bashkëjetuesja e tij dehej dhe e dhunonte, por ai e duronte “sepse e donte”.

Sipas dëshmisë, kohët e fundit raporti mes tyre ishte tensionuar edhe më shumë: “jo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më”.

Selmani ka tentuar të justifikojë praninë e gjurmëve të gjakut duke thënë: “Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos ishte therur ndonjë pulë, sepse ajo ishte e fiksuar pas pastërtisë”.

Ndërkohë, policia ka konfirmuar se 31-vjeçari e ka goditur me thikë disa herë Kozeta Teçon pas një grindjeje, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Më pas, ai ka tentuar të zhdukë gjurmët duke i vënë flakën banesës.

Ilirjan Selmani, ndodhet tashmë pas hekurave.

The post Dëshmia tronditëse e 31-vjeçarit që vrau të dashurën 52-vjeçare në Pogradec: Ajo pinte dhe më dhunonte, por e doja… appeared first on Albeu.com.

Dosja Xoxa-Veliaj/ Ish-drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, dëshmon në SPAK: Si kalonin paratë tek gruaja e kryetarit të Bashkisë, pa zhvilluar asnjë lloj aktiviteti

By: V K
28 July 2025 at 15:28

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina, ka dëshmuar para Prokurorëve të SPAK për çeshtjen e abuzimeve skandaloze të Ajola Xoxës dhe shoqatave të saj, e mbështetur fuqishëm nga ndikimi i burrit të saj kryetar bashkie, tashmë i arrestuar.

Duke shfletuar pjesë të dosjes së SPAK që ka kaluar në GJKKO, të bie ne sy se Xoxa mundohej të justifikonte marrje parash dhe shlyerje shpenzimesh, për aktivitete që nuk ishin bërë asnjëherë.

Vjedhje të përmasave të mëdha për ngjarje që nuk realizoheshin kurrë.

Pjesë nga dëshmitë:

“Për sa i përket kompanisë ASLV, Voshtina deklaroi se është përzgjedhur me insistimin e shtetases Ajola Xoxa, e cila pretendonte se vetëm kjo kompani mund të realizonte kërkesat teknike të Festivalit.

Për të jusfitikuar pagesat TKOB, planifikoi disa shfaqje shtesë në kalendarin artistik, ndonëse realisht shërbimi ASLV ishte i nevojshëm vetëm për dy shfaqje.

Kjo praktikë, sipas saj u përdor për të justifikuar një shumë të madhe parash që kërkonte Ajola, dhe shumë nga aktivitet e ASLV në këtë kuadër ishin fiktive”.

Së fundi ajo pranoi se;për një shfaqje të titulluar, “Muzikë në vitet e stuhishme”, nuk ka pasur nevojë për ndriçim nga ASLV, por ajo është përfshirë në kontratë për të mbuluar shpenzimet e kërkuara nga Ajola për festivalin.

Këto shpenzime ishin justifikuar si të paguara nga Ajola Xoxa dhe kërkoheshin të rikuperoheshin përmes kontratave dhe operatorëve se ASLV dhe Rametal”.

 

 

Ndërkohë duke vijuar leximin e dëshmive të shumta bie ne sy se Xoxa jo vetëm i përdorte organizimet fiktive për të nxjerrë para por detyronte edhe të tjerët të firmosnin. Voshtina kishte deklaruar të njëjtën gjë në dëshminë e saj. E kishte bërë se kisha frikë nga Veliaj, kryetar bashkie, tashmë pranga.

Më poshtë gjejmë edhe “perla” të tjera. Shtetasja Adela Kondakçi, ish-financierja e OJF-ve dhe studios ligjore “Partner Law” të Ajola Xoxes, që ka marrë statusin e bashkëpunëtores së prokurorisë së Posaçme tregon detaje të tjera në lidhje me aktivitete që organizonte Ajola Xoxa.

“Shtetasja Adela Kondakçiu deklaron se në fillim ishte parashikuar që fondet të shpërndaheshin përmes një procedure të zakonshme prokurimi, por për shkak të afateve të shkurtra kohore TKOB dhe Ajola, bashkë me përfaqësues të tjera ranë dakord që shpërndarje e buxhetit të bëhej me prokurim të drejtpërdrejtë në disa kompani të caktuara”.
“Ajo deklaroi se kompanitë e përzgjedhura ishin Rametal Shpk, e cila do të merrte një pjesë të fondit dhe më pas do të kalonte te Partner Law dhe ASLV Shpk e cila do të merrte një pjesë të fondit që do të kalonte më pas tek Ava Studio. Këto kompani janë përdorur për të marrë fonde nga TKOB dhe për ti transferuar në kompani të tjera të menaxhuara nga Ajola, duke stimuluar shërbime që në fakt nuk janë kryer realisht”…

 

The post Dosja Xoxa-Veliaj/ Ish-drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, dëshmon në SPAK: Si kalonin paratë tek gruaja e kryetarit të Bashkisë, pa zhvilluar asnjë lloj aktiviteti appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Dëshmia e ekonomistes së “Igor Elektrik”: Ja si e njoh Mariglen Qaton

By: V K
24 July 2025 at 11:37

Në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si “Dosja 5D”, në Prokurori ka dhënë dëshminë e saj edhe shtetasja Pranvera Shahinasi, e cila ka deklaruar se ka qenë punonjëse në sektorin e financës në shoqërinë “Igor Elektrik” gjatë viteve 2016-2019.

Sipas dëshmisë, Shahinasi ka punuar si ekonomiste në kompani, fillimisht nën drejtimin e administratorit Eduart Meta, i cili më pas u zëvendësua nga Nestor Muhametllari.

Ajo është shprehur se detyrat në punë ia caktonte drejtuesi dhe se nuk ka mbajtur para cash, apo përgjegjësi mbi arkën e shoqërisë.

“Nuk mbaja para në zyrë dhe pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumentet që mbanim ishin mandat-pagesa dhe firmoseshin nga administratori”, ka deklaruar ajo.

Për pyetjet mbi dokumentet me përshkrimin “honorar”, Shahinasi është shprehur se nuk i kujtohet saktësisht, por mund të kenë qenë pagesa për shërbime të ndryshme.

Më tej, ajo shprehet se Mariglen Qaton, e njeh si një person që ka frekuentuar zyrat e shoqërisë dhe ka pasur kontakte me administratorin.

Ajo nuk ka pasur informacion nëse ai ishte ortak në shoqëri, duke sqaruar se sipas të dhënave të QKB-së, ortak figuronte vetëm Eduart Meta.

Shahinasi ka deklaruar se në raste të caktuara, me kërkesë të administratorit, ka dërguar e-maile me dokumente financiare, përfshirë edhe një rast kur një listë përmbledhëse me informacion financiar i është dërguar Mariglen Qatos.

“Kur më thoshte administratori ‘dërgoja këtë informacion filan personit’, unë e bëja. Edhe mund të kem dërguar e-mail Qatos”, është shprehur ajo.

Prokuroria i ka vënë në dispozicion dëshmitares një dokument shkresor, që përmban këtë komunikim elektronik si provë e përfshirjes së saj në dërgimin e të dhënave financiare.

The post Dosja “5D”/ Dëshmia e ekonomistes së “Igor Elektrik”: Ja si e njoh Mariglen Qaton appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Dëshmon pronari i VAS Konstruksion Petrit Muhameti: Dhëndri më premtoi se unë vetëm do firmos dhe stafi do punonte, tërhiqja lekët e kompanisë, paratë i merrte…

By: V K
3 July 2025 at 15:32

Petrit Muhameti, pronar i firmës VAS Konstruksion dhe vëllai i Mariglen Qatos, ka dëshmuar para SPAK në lidhje me kompaninë dhe përfshirjen e tij në dosjen 5D.

Ai ka treguar se është bërë pronar i firmës në vitin 2016-2017, falë ofertës së dhëndrit të tij, Alfred Qatos, i cili i premtoi se nuk do të duhej të merrej me punët e përditshme dhe se vetëm do të firmoste.

“Kam në pronësi një furrë buke prej 16-17 vitesh. Më ofruan të bëhesha pronar i VAS Konstruksion, më thanë që është një firmë e mirë dhe unë vetëm duhet të firmos, ndërsa stafi do punonte”, tha Muhameti.

Ai shpjegoi se kishte hapur një llogari bankare për të tërhequr lekët e kompanisë, ku merrte nga banka njoftime për shumën që mund të tërhiqte.

Paratë që merrte i dorëzonte tek Fred Qato, të cilat më pas shkonin në arkën e kompanisë.

“Dy herë shkova në bankë, pas një viti e shita kompaninë sepse pata një operacion në zemër dhe mjeku më rekomandoi të largohesha nga streset. As kur e bleva, as kur e shita, nuk mora asnjë lekë. As Nestor Muhametllarin, kur erdhi si administrator, nuk më ka kaluar para”, shtoi ai.

Muhameti deklaroi gjithashtu se, nuk njihte punonjësit e kompanisë dhe kishte shkuar vetëm një herë në ambientet e saj.

Për Eduard Metën, ish-pronarin e IGOR Electric, tha se nuk e njihte personalisht, vetëm kishte dëgjuar që kishte pasur atë kompani më parë.

“Më kanë pyetur edhe te Byroja për këtë. Nuk e njoh zoti prokuror. Nuk e di kush është. Mora vesh se ky kishte kompaninë IGOR para meje, por tani e kam marrë vesh.

Më tha Fredi që hap një numër llogarie. Fitimin e kompanisë do e procesonim nga banka. Më pëlqeu se thashë është punë me bankë. Puna ishte 25 minuta, ia jepja Fredit.

Nga 32 milionë lekë të vjetra, pasi ndërruam bankën, ia dhashë Nestorit, 4 herë. Shumat ishin: 42 milionë më e madhja, 32, 37, 38, 40, 18 milionë ishte më e vogla. Më tha Fredi mua, ta takoja Nestorin”, tha ai.

Më tej ai tha se, “me Mariglen Qaton, kemi marrëdhënie krushqie. Në vitin 2006 erdhi se më vdiq babai. Në 2011, te dasma e vajzës dhe për ditëlindjen e nipit 10 vjet më pas. Tre herë e kam takuar. Për Redi Mollën e dëgjova për herë të parë në televizor, kur u arrestua për grupin 5D”.

The post Dosja “5D”/ Dëshmon pronari i VAS Konstruksion Petrit Muhameti: Dhëndri më premtoi se unë vetëm do firmos dhe stafi do punonte, tërhiqja lekët e kompanisë, paratë i merrte… appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj Leonard Dukës për vrasjen e Santiago Malkos/ Dëshmon babai i të pandehurit: Nuk e di me kë bashkëpunonte im bir, Ervis Martinajn nuk e kam…

By: V K
1 July 2025 at 12:45

Ditën e sotme, po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për Leonard Dukën dhe të pandehurit të tjerë që akuzohen për atentatin mafioz ndaj Santiago Malkos, krim i ndodhur më 27 Gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Në seancë ndodhet edhe babai i Leonard Dukës, Muhamet Duka, i cili dëshmoi për të birin e tij.

I ati u distancua nga konfliktet që djali i tij ka pasur, teksa tha se; “Leonardi ka patur punët e veta, me biznesin e tij, me këto lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonte, nuk i jam përzier në punët e tij ata janë të rritur”.

Leonard Duka dhe Santiago Malko, ishin miq me njëri-tjetrin, por dyshohet se shoqëria e tyre u prish pasi ish-polici i dhunoi babain.

Lidhur me këtë, Muhamet Duka tha se nuk e njihte shoqërinë e djemve të tij, duke mohuar në këtë mënyrë pistën e konfliktit të tij me viktimën, Santiago Malko.

“Shoqërinë e djemve nuk më ka rënë rasti ti njoh, unë merresha me tregti me biznesin tim, kam patur një lokal timin te Fresku, punoja unë dhe nusja. Tani jam në pension. Unë jetoj me bashkëshorten, ata jetonin vetëm me njëri-tjetrin. Ata rrinin me qera, nuk kam pas shkuar te ata, unë rrija në Fresk, ata vinin te ne.

Unë i kam pas ndihmuar kur kanë qenë të vegjël kur u rritën filluan jetën e tyre. Kanë qenë të qetë, s’më ka trokitur njeri në derë. Nuk di asnjë gjë për shoqërinë e tyre. Në asnjë mënyrë nuk më ka ndaluar njeri në rrugë”.

Gjithashtu, Muhamet Duka, tha se nuk e ka njohur kurrë Ervis Martinajn.

“Ervis Martinajn e kam dëgjuar, as e njoh as e kam parë asnjëherë, në media e kam dëgjuar”, tha Muhamet Duka.

Kujtojmë se në dëshminë e bërë në GJKKO më 24 tetor 2024 Leonard Duka, ka mohuar akuzat se qëndron pas vrasjes së ish-policit Santiago Malko, krim i ndodhur më 27 Gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Leonard Duka, ka mohuar gjithashtu që babai i tij të jetë dhunuar apo fyer, duke theksuar se; “nuk kemi pasur asnjëherë konflikt, as unë dhe as familja ime”.

Ai ka thënë se shok i tyre i përbashkët ishte Ervis Martinaj dhe se para ekzekutimit të Santiago Malkos kishin 3 vite pa u takuar.

“E kam pasur shokë prej 15 vjetësh, jemi ndarë në 2017, secili në punën e vet. Por e kam ruajtur respektin për të”, tha Duka teksa theksoi se “kur e kam takuar s’ishim vetëm, por kemi qenë me miq të përbashkët”.

DOSJA HETIMORE

Leonard Duka dhe Ervis Martinaj, kanë pasur shoqëri prej rreth 15 vitesh me njëri-tjetrin dhe kanë bashkëpunuar me qëllim zhvillimin e biznesit në fushën e lojrave të fatit, si dhe në administrimin e bizneseve të llojit, hotele, lokale në zonën e ish-Bllokut dhe të tjera të Tiranës.

Po kështu, këta dy shtetas kanë bashkëpunuar edhe me qëllim zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikut të narkotikëve me qëllim përfitimi.

Por duket se kjo shoqëri mori fund pasi dhunimit që Santiago Malko, miku i Ervis Martinaj, i bëri babait të Leonard Dukës.

Duka mesa duket nuk ia fali Malkos, këtë poshtërim, por organizoi vrasjen e tij, që nuk vonoi.

Dosja Hetimore

Konflikti midis Dukës dhe Martinajt, ka nisur për shkak të një debati që Leonard Duka, ka pasur me Santiago Malkon, shtetasin e vrarë me datë 27 Gusht 2019 në Tiranë.

I cili rezulton se ka dhunuar babain e Leonardit, shtetasin Muhamed Duka.

Santiago Malko që dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitete të paligjshme ne fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër jetës, ishte lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit.

Pikërisht pas vrasjes së Santiago Malkos, Ervis Martinaj, bën përgjegjës për ekzekutimin e mikut të tij Leonard Dukën dhe lidhjet e tij.

Nga ku Martinaj fillon të investohet për të vrarë vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka dhe lidhjet e tyre shoqërore.

Ndërkohë që nga krahu tjetër këta persona investohen për të vrarë Ervis Martinajn, Erigers Mihasin dhe njohjet e tyre.

Dosja Hetimore

Nga analizimi i komunikimeve del se Fatmir Hyseni, shfaqet si një person me eksperiencë në fushën e krimeve kundër jetës dhe është i angazhuar në mënyrë konstante për lokalizimin dhe vrasjen e Ervis Martinaj dhe lidhjeve të tij.

Më datë 10 Korrik 2020, Leonard Duka, ka siguruar një informacion që Ervis Martinaj, mund të jetë në plazh me një femër në Dhërmi tek një vend i njohur si ‘Vin Bakalli’.

Për këtë arsye, ka njoftuar Fatmir Hysenin.

Dhe ky i fundit ka dërguar një person që i drejtohet me emrin ‘nipçe’, për të verifikuar këtë informacion.

Por ndërkohë që Ervis Martinaj po përgatitej të fuste në kurth Leonard Dukën, ky i fundit mëson për planin e kundërshtarit të tij.

Dhe organizohet ta zerë në befasi atë që deri dje ishte miku i tij. Por që tani ishte armiku më i betuar.

Dosja Hetimore

Në periudhën kohore duke filluar nga data 1 Gusht 2020 dhe në vazhdimësi, Leonard Duka, ka siguruar informacion që Ervis Martinaj ka angazhuar disa femra, me qëllim për t’i afruar pranë tij që ta nxirrnin në pritë.

Për këtë arsye Leonard Duka, njofton Fatmir Hysenin, i cili angazhohet për planifikimin e vrasjes së personave që do të afrohen për të vrarë Leonardin.

Në këtë plan kanë marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e grupit të drejtuar nga Leonard Duka, ku ky i fundit do të luante rolin e ‘karremit’ i cili do të takohej me këto femra në një vend, ku terreni është i njohur mirë nga ai vetë dhe lidhjet e tij.

Por vajzat nga Shkodra nuk erdhën në takim, dhe kështu plani duket se dështoi.

Ndërkohë që grupi i Leonard Dukës, mësoi se personi që do i fuste ata në kurth ishte Erigers Mihasi.

Edhe ky i vrarë në një atentat në Tiranë, disa kohë më pas.

Dosja Hetimore

Leonard Duka dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë dyshuar se organizatori i takimit me vajzat atë ditë do të ishte Erigers Mihasi, i njohur me pseudonimin ‘Boli’ dhe një person tjetër që dyshohet se është punonjës policie që i thërrasin me emrin ‘Olci’.

Më datë 12 Gusht 2020, Leonard Duka, ka kontaktuar me femrat me të cilat do të organizonte takimin por ato nuk janë treguar të disponueshme të takoheshin në këtë datë, sepse njëra ishte në Shkodër ndërsa tjetra kishte angazhime.

The post Gjyqi ndaj Leonard Dukës për vrasjen e Santiago Malkos/ Dëshmon babai i të pandehurit: Nuk e di me kë bashkëpunonte im bir, Ervis Martinajn nuk e kam… appeared first on Albeu.com.

Atentati i vitit 2019, dëshmon ish-prokurori Ndoja në GJKKO: Na qëlluan nga pas

By: user 11
27 June 2025 at 11:08

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar këtë premte në Gjykatën e Posaçme lidhur me atentatin e ndodhur në vitin 2019. Ai përshkroi momentet kur u qëllua mbi ta: “Sapo kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Fillimisht m’u duk si zhurmë plastike, por më pas kuptova që ishin plumba që vinin nga pas. Nuk pamë makinën, sepse nuk kishim si. Të shtënat dukeshin të vinin nga dy armë të ndryshme.”

Ndoja nënvizoi se ka tentuar të dalë nga makina por ka humbur ndjenjat nga një plagë e marrë dhe më pas kur është zgjuar e kanë dërguar në spital.

“Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me çuan në spital. Të tre u plagosëm. Personi që kishte pas mori plagë. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dal nga makina dhe ndjeu që ishte rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëve në atë kohë.

Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizikisht Plaurentin, ndërsa të atin e Julian Meces kam respekt, por nuk e njoh. Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë s’kam pasur asnjë problematik, asnjë shkak të besoj që dikush do më bënte atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur”, ka dëshmuar Ndoja.

The post Atentati i vitit 2019, dëshmon ish-prokurori Ndoja në GJKKO: Na qëlluan nga pas appeared first on Lapsi.al.

Arbjan Mazniku thirret për të dëshmuar në Prokurori

28 April 2025 at 12:36

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Mediat raportojnë se Arbjan Mazniku ka dëshmuar në kuadër të një hetimi të hapur për veprën penale “shpërdorim detyre”, lidhur me periudhën kur kryebashkiaku Erion Veliaj i kishte deleguar kompetencat. Bëhet fjalë për një kallëzim të […]

The post Arbjan Mazniku thirret për të dëshmuar në Prokurori appeared first on BoldNews.al.

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi dëshmon për herë të parë

By: user7
23 April 2025 at 10:04

Dritan Rexhepi po dëshmon sot për herë të parë në seancën në Gjykatën e Posaçme për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

“Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ecuador, kam qenë i dënuar 13 vite për trafik droge. Ju do me pyesni për ccështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj qe vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Per trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, ne ate kohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar. Ai doli i pafajshëm. Gentian Docaj ( Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen qe kam lexuar. Emri nuk më thotë gjë. Më ka sjell avokatja dokumentat nga burgu i Firencez, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njejtin sektor. Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për te dhene para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e nje sasie droge në portin Portsmouth të Londrës. E mora vesh nga mediat në Shqipëri. Kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzohesha për dicccka qe kishte ndodhur në Shqipëri.”, është shprehur Rexhepi në dëshminë e tij.

The post Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi dëshmon për herë të parë appeared first on Lapsi.al.

Veliaj lë qelinë dhe dëshmon në SPAK, i komunikohet një akuzë e re

20 March 2025 at 12:15

Erion Veliaj ka lënë përkohësisht ditën e sotme qelinë e paraburgimit në burgun e Durrësit dhe i shoqëruar nga forcat e Policisë ka dëshmuar në SPAK në lidhje me hetimet ndaj tij. Burime për mediat bëjnë me dije se Veliaj është marrë në pyetje në prani të avokatëve të tij Ermir Beta dhe Artur Selmani […]

The post Veliaj lë qelinë dhe dëshmon në SPAK, i komunikohet një akuzë e re appeared first on BoldNews.al.

Elman Abule dëshmon për 4 orë në SPAK për dosjen Veliaj

19 March 2025 at 14:17

Biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule ka dëshmuar ditën e sotme si person nën hetim për rreth 4 orë në Prokurorinë e Posaçme për dosjen e Erion Veliajt. Ai u paraqit në SPAK për t’u marrë në pyetje rreth orës 10:00 dhe doli në orën 13:50, ku nuk dha asnjë prononcim për mediat. Abule shoqërohej nga avokatja […]

The post Elman Abule dëshmon për 4 orë në SPAK për dosjen Veliaj appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në banesat në Pogradec, flet fqinji: Gruaja ishte me dy fëmijë brenda

By: Oldi
5 January 2025 at 08:56

Një zjarr i madh ka përfshirë dy banesa mbrëmjen e djeshme (e shtunë) në Pogradec. Një nga fqinjët u shpreh se kanë frikë se mos flakët përfshijnë edhe banesa të tjera, ndërsa ai tregon se në njërën nga banesat ndodhej një grua me dy fëmijë të vegjël. “Unë tani erdha se çova mamanë se kishim […]

The post Zjarri në banesat në Pogradec, flet fqinji: Gruaja ishte me dy fëmijë brenda appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit, dëshmon mbi akuzat për korrupsion

24 December 2024 at 14:48

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po dëshmon këtë martën para një gjykate në Tel Aviv, në procesin gjyqësor ndaj tij nën dyshimet për korrupsion.

Zoti Netanyahu është udhëheqësi i parë izraelit në detyrë që del para një gjykate si i pandehur nën akuza penale.

Ai akuzohet se ka pranuar cigare puro dhe shampanjë në vlerën e dhjetëra mijëra dollarëve dhe ka shkëmbyer favore me bashkëpunëtorë të pasur.

Zoti Netanyahu mohon të ketë shkelur ligjin dhe i ka cilësuar akuzat gjueti shtrigash.

Seancat e dëshmive do të zgjasin disa javë çka pritet t’i zënë një pjesë të konsiderueshme të kohës zotit Netanyahu ndërsa ai përballet me luftën në Gazë, si dhe me zhvillimet në Siri dhe Liban.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit, dëshmon mbi akuzat për korrupsion appeared first on Euronews Albania.

Babai i Martin Canit dëshmon në polici: Shkolla nuk më njoftoi për sherrin e djalit, familja e autorit s`na ka kontaktuar

By: V K
11 December 2024 at 12:22

Këtë të mërkurë, babai i Martin Canit që u vra pranë Shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Ëngjëll Cani, ka dhënë dëshmi në Policinë e Tiranës rreth ngjarjes.

Cani dëshminë e ka dhënë për llogari të hetimeve që drejtohen nga Prokuroria e Tiranës. Ai ka deklaruar se nuk është vënë në dijeni nga shkolla, apo instancat e tjera rreth një konflikti që ka pasur 4 ditë para ngjarjes i biri me autorin e vrasjes.

Ai ka deklaruar se informacioni i parë qe ka marrë, ka qenë vetëm në momentin që Martini ishte dërguar në spital dhe për këtë është njoftuar bashkëshortja e tij dhe se nuk ka pasur dijeni për asnjë konflikt të të birit nga shkolla.

Teksa është pyetur nga grupi hetimor nëse familja e autorit i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, Engjëll Cani shprehet se nuk e kanë kontaktuar deri më tani.

Po ashtu, babait të Martinit i janë kthyer nga policia edhe sendet e të birit, çanta e shkollës me libra, e cila u sekuestrua në vendin e ngjarjes, më 18 nëntor.

The post Babai i Martin Canit dëshmon në polici: Shkolla nuk më njoftoi për sherrin e djalit, familja e autorit s`na ka kontaktuar appeared first on Albeu.com.

Gjyqi për korrupsion, dëshmon Netanyahu

By: Ardit
10 December 2024 at 17:25

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dëshmoi të martën në gjyqin ndaj tij për korrupsion, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë izraelit në detyrë që paraqitet në gjykatë si i akuzuar. Dëshmia e tij është edhe një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit, i cili përballet edhe me një fletë-arrest […]

The post Gjyqi për korrupsion, dëshmon Netanyahu appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Martinit/ Autori kërkon daljen nga qelia, dëshmia e tij mbahet sekret

9 December 2024 at 12:50

Avokatët e 14-vjeçarit Mario Përlleshi kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar nga Shkalla e Parë, ku kërkojnë zbutjen e saj dhe daljen e të miturit nga qelia. Mario Përlleshi akuzohet për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani dhe plagosjen e shokut të këtij të […]

The post Vrasja e Martinit/ Autori kërkon daljen nga qelia, dëshmia e tij mbahet sekret appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Klaudio Prendit/ Dëshmon “Kleo i Freskut”, mohon të ketë lidhje me atentatin

8 December 2024 at 14:44

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 28-vjeçarit Klaudio Prendi në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, të cilat tashmë janë marrë në dorë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pasi dyshohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal. Burime për mediat bëjnë me dije se rreth dy javë pas atentatit, ka […]

The post Vrasja e Klaudio Prendit/ Dëshmon “Kleo i Freskut”, mohon të ketë lidhje me atentatin appeared first on BoldNews.al.

Vrau bashkëmoshatarin Martin Cani, zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit: U zumë se po më shikonte…

By: V K
20 November 2024 at 10:19

Është zbardhur dëshmia e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshtarin e tij Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli”, në Tiranë.

Sipas A2CNN, pasditen e djeshme, ai është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se gjithçka ka nisur pas një konflikti banal.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët, si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes, ndodhi ajo që ndodhi”, mësohet të ketë thënë i mituri.

I pyetur nëse është penduar, ai nuk ka pranuar të flasë.

Ndërkohë, as thikën nuk ka treguar se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

The post Vrau bashkëmoshatarin Martin Cani, zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit: U zumë se po më shikonte… appeared first on Albeu.com.

Jurgis Çyrbja dëshmon në SPAK: Nuk kam përdorur ndonjëherë “SKY ECC”, s`kisha nevojë për ndihmën e Altin Hajrit për t’u bërë deputet

By: V K
15 November 2024 at 14:55

Këtë të premte, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, ka dëshmuar për herë të parë në SPAK, që pas arrestimit të tij mbrëmjen e 20 Tetorit, dy ditë pasi kishte dorëzuar mandatin në Kuvend.

Çyrbja është marrë në pyetje nga Prokurori i Posaçëm Adnand Xholi për rreth dy orë, që prej orës 12:00 deri në orën 14:00.

Burime për mediat bëjnë me dije se ish-deputeti, ka mohuar se ka qenë përdorues i aplikacionit “Sky Ecc”, si dhe po ashtu ka mohuar të gjitha episodet për të cilat akuzohet nga SPAK, ku ka dalë nga bisedat e personazheve të njohur të krimit në Durrës.

“Nuk kam patur kurrë aplikacion Sky Ecc dhe nuk jam unë ai që komunikoj me ata njerëz. Unë nuk kam përkrahur asnjë person në kërkim, as nuk kam strehuar”, – mësohet se ka deklaruar Çyrbja.

Mes te tjerash, ish-deputeti raportohet se është shprehur para prokurorëve se nuk ka patur në përdorim aplikacion Sky ECC, ndërsa thotë se nuk kishte nevojë për ndihmën e Altin Hajrit për vota, pasi gëzonte mbështetjen në zonë.

Gjithashtu, edhe vëllai i kunatit të tij, i arrestuari Altin Masha, e ka mohuar se ka qenë përdorues i aplikacionit “Sky Ecc” dhe të gjitha akuzat e SPAK.

Ish-deputeti akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave penale të “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “përkrahja e autorit të krimit” si dhe “tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Bashkë me të ka rënë në pranga edhe Ahmet Masha, vëllai i kunatit të ish-deputetit Çyrbja, si dhe është rishpallur në kërkim Altin Hajri.

Nga bisedat mes njerëzve të krimit të organizuar në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, është zbuluar se si ata ndikuan që emri i Jurgis Çyrbjas, të renditej në listën e sigurt për deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Durresit, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

Edmond Koçi i njohur si Mond Çekiçi, i ekzekutuar pranverën e 2021 dhe Altin Hajrin, i shumëkërkuar nga drejtësia, u kërkuan zyrtarëve të PS-së që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën e deputetëve.

Po ashtu, Çyrbja i informonte personazhet e krimit kur ata shpalleshin në kërkim, apo për aksionet e Policisë për kapjen e tyre, madje në disa raste duke iu ofruar dhe strehim për t’i shpëtuar drejtësisë. Në këmbim ata i ofronin Çyrbjas vota në zgjedhjet parlamentare.

The post Jurgis Çyrbja dëshmon në SPAK: Nuk kam përdorur ndonjëherë “SKY ECC”, s`kisha nevojë për ndihmën e Altin Hajrit për t’u bërë deputet appeared first on Albeu.com.

Ish-ministri Beqaj kërkon prezantim me “Power Point”, opozita refuzon/ Përplasje mes deputetëve në komision

By: V K
12 November 2024 at 13:02

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur bashkë me avokatin e tij Ermal Yzeiraj, për të dëshmuar për sterilizimin dhe check up-in në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Por, Beqaj ka kërkuar që argumentat e tij t’i ilustrojë me “Power Point” me foto dhe grafika, një kërkesë e cila është refuzuar nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi, pasi sipas saj, aty është vetëm për dëshmi dhe për t’u përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Ky refuzim ka sjellë një përplasje të fortë mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, aq sa mbledhja u ndërpre për disa minuta për të rifilluar sërish.

Vokshi: Profesioni?

Beqaj: I papunë

Vokshi: Keni një deklaratë të kontekstualizuar?

Beqaj: Do të bëj një deklaratë, por do të shtroj dy kërkesa. Në bazë të ligjit në statusin juridik ligji përcakton kur ju merrni lejen për dëshminë gjykata ju jep dhe një kornizë. Dua të di nëse ka ndonjë kornizë nga gjykata.

Vokshi: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar që hetim parlamentar nuk ka ndonjë mbi vendosje për hetimin ndaj një dëshmitari, janë dy hetime të pavarura nga njëra-tjetra. Sikurse kemi vepruar me dëshmitarët e tjerë duke ju siguaruar për të gjithë hapat me konsensusin e deputetëve të këtij komisioni, ju ftoj të vazhdojmë me deklaratën.

Ndreca: Nuk kemi kufizim të ardhur nga SPAK, nuk është shoqëruar me ndonjë kufizim të caktuar për këtë çështje.

Beqaj: Së dyti, edhe nga ajo që kam ndjekur nga seanca, shpesh është thënë për të informuar publikun. Prandaj dua të ilustroj me zë, figurë dhe numra.

Vokshi: Unë i lexova të drejtat që jep ligji dhe respektojmë cdo të drejtë. Kodi i oprocedurës penale ka pasur të drejtën për një deklaratë të kontekstualizuar. Nuk jemi në konferencë, brenda të drejtave që përcakton ligji, do ju lutesha të kalojmë te deklarata dhe sa më koncize do të ishte akoma më mirë. Është dëshmi që e kemi kërkuar që në krye të herës dhe pyetjet janë të shumta nga ana e deputetëve. Këtu power point nuk lejohet e ka kërkuar dhe ish zv.kryeministri. Nuk është e drejtë ligjore, nuk është lejuar. Sikurse është vepruar në komisionet e tjera hetimore do veprohet.

Ndreca: A më lejoni të flas.

Vokshi: Ju nuk njihni vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ndreca: Je gjithë kohës duke ndërhyrë dhe duke bërë batuta pa thelb. Kërkesa e zotit Beqaj është e avokatit të tij. Je shumë larg të kuptuarit të avokatisë. Qëllimi juaj nuk është të merresh me thelbin por me individët. Nuk i imponoheni shumicës në këtë komision. Dëshmitari ka të drejtë ta bëjë kërkesën siç do ai. Heqja e së drejtës për të folur është shkelje e ligjit. Kush je ti? Ne vendosim.

Vokshi: Nuk vendosni ju. Ska vendim ju. Zoti Beqaj do e bëni atë deklaratën, do e lexoni, nuk vihet me power point këtu. Nuk ka poëer point këtu. Nuk jemi konferencë këtu. Është komision hetimor.

Spaho: Këtu është për t’iu përgjigjur pyetjeve.

The post Ish-ministri Beqaj kërkon prezantim me “Power Point”, opozita refuzon/ Përplasje mes deputetëve në komision appeared first on Albeu.com.

Ish-ministri Ilir Beqaj thirret për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

By: user 11
12 November 2024 at 10:08

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është thirrur sot për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi në lidhje me rolin e tij në koncesionin e Sterilizimit.

Beqaj ndodhet pas hekurave i akuzuar për shpërdorim të fondeve të SASPAC dhe gjithashtu nën hetim me masë “detyrim paraqitje” për koncesionin e Sterilizimit.

Thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, si më poshtë:

Ora 10.00
Ilir Beqaj

Ora 17.00
Admir Daca

Ora 18.00
Altin Fani

Umbro Stalccini
Elisabetta Anzanello
Giorgio Tardioli

AKUZA PËR BEQAJN
SPAK tha se në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Ilir Beqaj, në bashkëpunim me vartës të tij gjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me marrëveshjet e firmosura nga Shqipëria dhe Komisionit Evropian.

“Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të ngjarjeve: ‘Mbi organizimin e Konferencës Festa [E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri]’, si dhe ‘Konferenca e Energjetikës’, organizuar në vitin 2023 nuk u janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas prokurorisë, tenderët që janë zhvilluar me prokurim të thjeshtë, janë urdhëruar nga Ilir Beqaj.

Një prej shërbimeve, (organizimi i konferencës për turizëm) në vlerë prej 125.000 eurosh është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës prej 380.000 eurosh) për të njëjtin ngjarje, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare, që ka si administrator dhe drejtor dy persona nën hetim për abuzime me fondet e ndihmës së bashkimit Evropian.

SPAK thotë se i vetmi shërbim i ofruar në kuadër të këtij ngjarjeje nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, në një vlerë prej 4.189.000 lekë (40.000 euro) në restorant Gzona, që dyshohet se është në pronësi de facto të Ilir Beqajt.

SPAK-u thotë se Ilir Beqaj dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi këtë restorant pranë Kalasë Tiranë.

“Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masën 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020, duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim I. B., i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un”, thekson SPAK-u.

SPAK thotë se interesat pasurore të tij mbi këtë restorant, Beqaj i ka ushtruar përmes bashkëpunëtorit të tij, i cili i ka administruar ato, duke qenë i punësuar që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore. Në të njëjtën mënyrë ka fshehur edhe një automjet.

Prokuroria thotë se gjatë hetimeve janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë (7.000 euro), aparate telefoni me interes për hetimin. Hetimet vazhdojnë në lidhje me grumbullimin dhe sigurimin e provave për persona të tjerë të përfshirë në këto veprime.

Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës u krijua në tetor të vitit 2021 me vendim të Këshillit të Ministrave dhe kishte si mision koordinimin e ndihmës së huaj për programet dhe projektet zhvillimore.

Beqaj dha dorëheqje nga posti i drejtorit të agjencisë nëntorin e vitit të kaluar, pasi iu caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit” për shkak të hetimeve për dosjen “sterilizimi”.

Ndër përgjegjësitë e kësaj agjencie, ishte dhe mbështetja e Ministrisë përgjegjëse për Evropën në përmbushjen e përgjegjësive të saj për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe t’i mbështeste misionet diplomatike në koordinimin e punës së tyre me donatorët e huaj.

Përveç Beqajt, u arrestuan edhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj agjencie.

Pas hetimeve dhe kërkesës së SPAK-ut, gjykata ka caktuar masë arresti me burg, për Beqajn dhe dy bashkëpunëtorë të tij, “arrest shtëpie” për dy persona të tjerë, si dhe “detyrim paraqitjeje” për dy persona.

Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohen për kryerje të veprave penale “Korrupsioni pasiv”, “Korrupsioni aktiv”, “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, “Mashtrimi” si dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”.

The post Ish-ministri Ilir Beqaj thirret për të dëshmuar në Komisionin Hetimor appeared first on Lapsi.al.

❌
❌