Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Flamur Noka flet pas daljes nga SPAK

By: V K
27 June 2025 at 11:29

Ditën e sotme, deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Deputeti i PD Flamur Noka, sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka folur shkurt para gazetarëve duke u shprehur;  u thirra për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar Akoma.

“U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar Akoma. Krimi elektoral që na u premtuar se do të niste ndëshkimi, është duke I bërë karshillëk SPAK-ut, krimi elektotal më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve”, u shpreh Noka.

The post Flamur Noka flet pas daljes nga SPAK appeared first on Albeu.com.

U mor e pandehur, ironia e Kryemadhit: Sipas SPAK, unë kam bashkëpunuar me Metën për heqjen e…

By: V K
27 May 2025 at 15:18

ka folur Në një prononcim për mediat, Monika Kryemadhi, ka folur pas daljes nga PAK.

Ajo nuk i ka kursyer ironitë, pasi u mor e pandehur.

“Unë kam fajin që urdhër arreste që kanë ardhur nga bari për bandat e Durrësi u vonuan nga marsi deri në prill. Gjoka ka pasur ndikimin tim që i vonoi urdhër arrestet. Ishin gjithë këto faqe që ishin për t’u firmosur, besoj që shumë shpejt vazhdojnë akoma.

Janë në proces hetimi, do kemi edhe një thirrje tjetër. Meqë erdha sot nuk do vij të hënën e parë të qershorit për t’u paraqitur. Për një gjë më vjen keq, që kur nis gjyqi do ta bëjmë të hapur. Unë sipas SPAK për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën”, tha Kryemadhi.

The post U mor e pandehur, ironia e Kryemadhit: Sipas SPAK, unë kam bashkëpunuar me Metën për heqjen e… appeared first on Albeu.com.

Mori mbi 17 mijë vota por mbeti jashtë Parlamentit, Alimehmeti flet pas zgjedhjeve të 11 majit

By: V K
19 May 2025 at 11:04

Pavarësisht se mori 17 mijë e 500 vota në listën e hapur të Partisë Demokraike për qarkun e Tiranës, por sërish mbeti jashtë parlamentit.

Teksa ishte i ftuar në studion e Dita Jonë në A2 CNN, mjeku Ilir Alimehmeti, ia faturoi përgjegjësinë sistemit elektoral që ka prodhuar një garë të brendshme mes njëri-tjetrit, një parlament të dobët dhe me zëra gjithnjë e më të dobët.

Sipas tij, ky sistem duhet fshirë dhe të rikthehet sistemi mazhoritar.

“Problemi më i madh që pati sistemi që gara nuk duhet të jetë mes njëri-tjetrit por me kundërshtari ky vetëm sistem elektoral nuk është në vend të ketë garë idesh u trasformua në garë të brendshme. Një sistem që duhet fshirë, prodhon parlament të dobët se largon parlamentarin nga qytetari. Mentaliteti im, jam për mazhoritar atë që kemi pasur 20 vjet më parë ajo ishte garë.

Kjo nuk quhet garë. Në të kundërt do të kishim një proporcional kombëtar. Do kemi zëra gjithmonë e më të dobët në parlament. Vijmë te këto këtu që parlamenti hedh poshtë vendimet kushtetuese. Problemi është se ku po shkojmë ne përgjigjen na i japin njerëzit se zgjedhje pas zgjedhje votuesit janë gjithnjë e më pak. Lidhja mes tyre e deputetit nuk ka më deputet ata pyesin kush është deputet i zonës. Ata e duan mazhoritarin. Demokracia është përfaqësim për njerëzit. Duhet të flasim seriozisht për sisteme që funksionojnë për njerëzit jo për kokat e politikës. Të dy forcat politike kryesore PD-PS kanë qenë dakord dhe si çdo gjë e ka efekt mbrapa. Por në 2021 Rama bëri ndryshime unilaterale”.

Sipas Alimehmetit, kjo ka sjellë edhe efektin e largimit të njerëzve jo vetëm nga politika, por edhe nga vendi.

Ai thekson se kombi po plaket,  pasi politika nuk mendon për njerëzit, por për politikëbërësit e udhëheqësit.

“Realiteti është që njerëzit gjithnjë e më shumë largohen jo vetëm nga politika por edhe fizikisht, lindjet kanë rënë, pleqëria shtohet. Një komb që plaket e ikën rinia kombi shuhet. Nëse nuk shohim që këto lloj sjelljesh që fëmijët do t’i shohim vetëm me ëhatsapp dhe nipat e mbesat do na rriten rrugëve të Europës dhe ne plakemi vetëm. E dini ju që parlamenti shqiptar nuk ka agjende më shumë se 3 javë, ndërsa ai europian ka për 6 muaj. Këtu kemi ne problem madhor. Ne s’kemi politikë për njerëzit por për politikëbërësit e udhëheqësit”.

I pyetur nëse lista e sigurt e PD-së do të largohet për t’i lënë vendin, Alimehmeti u përgjigj se nuk lyp mandate atë e kërkon vetëm te njerëzit.

“Ligji është ligj edhe pse jam kundra këtij ligji dhe e kam kundërshtuar që verën e kaluar e është i disfavorshëm për opozitën duhet zbatuar. Lista e hapur ishte e vetmja mundësi dhe unë vetëm njerëzve ua kërkoj mandatin. nuk jam aty për të lyp mandate nga lista e mbyllur që të jemi të qartë. Por nëse dikush prej tyre e bën ligji kërkon zbritjen e listës, ligji duhet zbatuar edhe kur nuk të pëlqen. Vetëm njerëzve u kërkoj mbështetje besoj te demokracia nga poshtë”.

Për përgjegjësitë e Berishës dhe lidershipit të PD-së në këto zgjedhje, Alimehmeti shprehet Këshilli Kombëtar do të vendosë fatet e partisë, teksa pranon që ka një marrëdhënie profesionale me kryetarin demokrat.

“Procesi ende nuk ka mbaruar, do ketë një analizë shumë të kujdesshme zgjedhore dhe politike, unë bëj me stafin tim në sferën e vogël. I takon kryesisë dhe kryetarit të PD të bëjnë analizën totale, vendimet merren sipas forumit. Do kohën e vet. Do shprehen organet përkatëse të PD. Ditën e këshillit kombëtar do ta diskutojmë. E kemi marrëdhënien shumë profesionale”.

Për ata kandidatë që ishin në listën e sigurt të PD-së dhe që nuk bënë fushatë Alimehmeti u përgjigj:

“E dinim që për disa ishte si punë dhurate për disa ishte punë. Unë nuk vij nga një botë që më bëhen dhuratë. Për mua është krejt normale kjo gjë se me punë e kam arritur këtë gjë. Puna të jep fryte, dhuratat vijnë përpara po nuk i dihet atë jep frytet. Kushdo që punon e sheh veten në pasqyrë në mëngjes dhe thotë a po bëj maksimumin? Po”.

I pyetur nëse do të kandidojë për kryebashkiak të Tiranës në rast të zgjedhjeve të parakohshme, Ilir Alimehmeti tha:

“E kam parë demokracinë nga poshtë lart njerëzit janë ata që vendosin. E treguan për parlament, do kemi mekanizma edhe për këtë. Unë jam lojtar ekipi. Në këtë rast nuk është kohë ekipi. Nuk është terreni atëherë kur kandidova. Kemi bërë gola në Durrës dhe Fier”.

The post Mori mbi 17 mijë vota por mbeti jashtë Parlamentit, Alimehmeti flet pas zgjedhjeve të 11 majit appeared first on Albeu.com.

Samiti/ Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52% të votave

By: V K
16 May 2025 at 13:36

Tirana sot teksa mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në nisje të samitit, theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë dhe rajonin, duke nënvizuar lidhjen e fortë që shqiptarët ndjejnë me Europën si pjesë e identitetit të tyre.

“Mbërritja juaj vijon një fushatë ku Evropa ishte një pretendim i përbashkët identiteti – si përgjërim për përkatësi, jo si detyrë shtëpie, por si fat i bashkëndarë”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se fushata që i parapriu këtij samiti u udhëhoq nga fjalët kyçe “Evropë, identitet, përkatësi”, të cilat sipas tij “fituan më shumë se 52% të votave”, duke e cilësuar rezultatin si “një Brexit me role të përmbysura” , – një referencë simbolike për përkushtimin e shqiptarëve ndaj integrimit evropian.

“Mbërritja juaj vijon një fushatë ku Europa ishte një pretendim i përbashkët identiteti, si përgjërim për përkatësi, jo si detyrë shtëpie por fat i bashkëndarë. Ndaj jam kaq i kënaqur që fushata u drejtua nga fjalët Europë-identitet-përkatësi, që fitoi më shumë se 52% të votave. Ishte një Brexit me role të përmbysura”, tha ai.

The post Samiti/ Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52% të votave appeared first on Albeu.com.

“Duam ujë, s’na rruhet për BE”/ Kjo është vota më epike, socialisti pikturon djallin në fletë

16 May 2025 at 09:47

Këto zgjedhje kanë patur një numër të lartë votash të pavlefshme, teksa disa prej zgjedhësve edhe kanë shprehur fantazinë në fletëmn e votimit me shënja apo shkrime të çuditshme. Ka patur fletë votimi me shenjën e organit gjenital, të shkruar “Forca Real Madrid”, “Free Gaza”, teksa vota më epike nga të pavlefshmet duket se vjen […]

The post “Duam ujë, s’na rruhet për BE”/ Kjo është vota më epike, socialisti pikturon djallin në fletë appeared first on BoldNews.al.

Chris LaCivita flet për gazetën amerikane “Wall Street Journal”: Make Albania Great Again, personat që kanë përndjekur Trump, i kanë gjurmët te rasti i Berishës

By: V K
6 May 2025 at 13:26

Gazeta e madhe amerikane “Wall Street Journal”, shkruan se Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, po drejton fushatën e opozitës në Shqipëri.

“Gjatë një mbrëmje në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, një amerikan përshkoi një turmë të zhurmshme me mijëra vetë, u ngjit në skenë dhe bëri një pyetje:Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish”?

Ky amerikan ishte Chris LaCivita, një nga arkitektët e rikthimit politik të Donald Trump-it në vitin 2024, pavarësisht dhjetëra akuzave penale.

Ai tani po përpiqet të përsërisë atë strategji për Sali Berishën, një ish-kryeministër i vendit ballkanik, i cili përballet vetë me akuza për korrupsion dhe është i sanksionuar nga SHBA.

Si kryetar i partisë opozitare, Berisha do të ishte në rrugën për t’u bërë sërish kryeministër, nëse partia e tij fiton shumicën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në Shqipëri, LaCivita ka folur në tubime të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive, ka marrë pjesë në disa thirrje Zoom me mijëra shqiptarë, ka udhëtuar tre herë në këtë vend, është shfaqur në ngjarje të ndryshme publike dhe është kthyer në një objektiv për kundërshtarët dhe përkrahësit njëkohësisht. Ai shpesh i zhvillon takimet nga zyra e tij në Virxhinia.

Gjatë këtij procesi, ai është bërë papritur një figurë qendrore në një vend me rreth 2.7 milionë banorë përpara zgjedhjeve”, shkruan gazeta.

“Ka një pjesë të elektoratit në Shqipëri që më pëlqen dhe një pjesë që nuk më pëlqen”, tha LaCivita duke qeshur në një intervistë të fundit.

Gazeta shkruan se Berisha ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, si mashtrime dhe përpjekje nga kundërshtari i tij për hakmarrje politike.

LaCivita e krahasoi situatën me ndjekjet penale ndaj Trump-it. “Të njëjtët njerëz që ndërmorën veprime të ngjashme kundër Donald Trump-it, gjurmët e tyre janë kudo në këtë rast”, tha LaCivita.

Ai nuk pranoi të thotë se sa po paguhej, por u shpreh se ishte “në përputhje me një fushatë politike kombëtare” dhe se do të bëhej publike nga partia shqiptare pas zgjedhjeve.

Sipas gazetës, shumica e mesazheve të LaCivita në Shqipëri për Berishën kanë pasqyruar mesazhet e Trump. LaCivita e fajësoi Ramën për rritjen e çmimeve dhe krimin, duke u përqendruar te inflacioni.

Në vitin 2024, të majtët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump-in. Dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre. Do të dështojnë”, tha ai në një miting muajin e kaluar, me një përkthyes që përcillte fjalët e tij për turmën prej mijëra vetash, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj amerikanë.

LaCivita tha se do të donte të merrte më shumë klientë të huaj, por do të ishte i kufizuar vitin e ardhshëm për shkak të punës së tij me politikanë amerikanë në zgjedhjet afatmesme.

The post Chris LaCivita flet për gazetën amerikane “Wall Street Journal”: Make Albania Great Again, personat që kanë përndjekur Trump, i kanë gjurmët te rasti i Berishës appeared first on Albeu.com.

Monika Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: U kërkova votën për koalicionin opozitar dhe babain e fëmijëve të mi

By: V K
5 May 2025 at 14:39

Këtë të hënë, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi,  është paraqitur në SPAK.

Pas daljes nga prokuroria, ajo tha për gazetarët se u ka kërkuar personave në brendësi të prokurorisë dhe stafit që të votojnë në 11 maj koalicionin opozitar.

“U kërkova votën për koalicionin opozitar. I takova të gjithë. Unë kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi. Do ta kërkoj votën deri në fund”, tha Kryemadhi duke iu referuar kreut të PL, Ilir Metës, i cili garon në listën e hapur të Tiranës.

The post Monika Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: U kërkova votën për koalicionin opozitar dhe babain e fëmijëve të mi appeared first on Albeu.com.

Manjani flet për kërcënimet e Berishës, kush do shpallen organizata terroriste?

1 May 2025 at 21:26

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratën e kreut të PD Sali Berisha që foli për shpallje të organizatave terroriste më 12 maj, me të cilat siç tha do të shkojë edhe Edi Rama.

Sipas tij, me këtë deklaratë Berisha tregon se po luan me 2 skenarët, duke treguar se si në rastin që PD fiton edhe në rast se PD humb në 11 maj, ai do vijojë të qëndrojë.

“Asgjë nuk ka për të ndodhur në këtë bastin e tij; të humbë zgjedhjet dhe të largohet, do jemi në të njëjtën situatë politike. 2 partitë e mëdha po projektojnë sjelljen e tyre pas 11 majit; si ftoi, si humbi PD Berisha do vazhdojë të denoncojë ato që i quan parregullsi. Mendoj se të dy drejtuesit e partive kryesore janë duke projektuar sjelljen e tyre pas 11 majit; Rama me një siguri deri në arrogancë, Berisha po luan me të dy skenarët, që si fitova, si humba unë këtu jam”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Manjani flet për kërcënimet e Berishës, kush do shpallen organizata terroriste? appeared first on Euronews Albania.

Donald Trump flet për 100 ditët e para në detyrë: Reputacioni i SHBA-ve është rritur nën presidencën time, vendi po dështonte, por ne po e bëjmë Amerikën të madhe sërish

By: V K
30 April 2025 at 12:33

Gjatë një interviste ekskluzive me ABC News, Presidenti i SHBA Donald Trump, ka diskutuar 100 ditët e tij të para në detyrë,  duke diskutuar një gamë të gjerë temash nga ekonomia te imigracioni, fuqitë ekzekutive dhe politika e jashtme.

I pyetur nga Moran i ABC News, për një mesazh për votuesit që mund të ndiejnë njëfarë ankthi nga perspektiva e kostove më të larta nga tarifat, Trump pretendoi se e ka mbajtur premtimin e tij të fushatës, për të ulur çmimet në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

“Ka shumë shqetësime atje jashtë”, tha Moran. “Njerëzit janë të shqetësuar, madje edhe disa njerëz që votuan për ju thonë, ‘Unë nuk e pranova këtë’. Pra, si u përgjigjeni këtyre shqetësimeve”?

Epo, ata e pranuan, në fakt. Dhe kjo është ajo për të cilën unë bëra fushatë”, u përgjigj Trump.

“Thashë se jemi abuzuar nga vende të tjera në nivele që askush nuk i ka parë më parë… Mund ta kisha lënë kështu, dhe në një moment, do të kishte pasur një shpërthim që askush nuk e ka parë më parë. Por thashë, ‘Jo, duhet ta rregullojmë.’ Kam dashur ta bëj këtë për shumë vite”.

Trump mori meritat për atë që tha se ishin çmime më të ulëta për benzinën dhe ushqimet, duke treguar konkretisht vezët, të cilat u shfaqën si një problem i madh gjatë fushatës së vitit 2024.

“Ata më goditën javën e parë, ‘Vezë, vezë, vezë’, sikur të ishte faji im. Unë thashë, ‘Nuk e shkaktova unë këtë problem. Ky problem u shkaktua nga Biden. Cili është problemi me vezët?’ Dhe ata thanë, ‘Ata e kanë dyfishuar atë.’ Epo, vezët kanë rënë me 87% që kur u përfshiva”, tha Trump.

“Dhe meqë ra fjala — dhe kishte shumë vezë për Pashkë, të cilat sapo i kaluam”.

Trump promovoi politikat e imigracionit të administratës së tij dhe iu përgjigj shqetësimeve në lidhje me deportimin e padrejtë të disa njerëzve që jetojnë në Amerikë, duke pohuar se ata janë “të kujdesshëm” në përpjekjet e tyre.

“Epo, ato duket se funksionojnë”, – tha Trump për metodat e tij për të ulur kalimet e paligjshme përgjatë kufirit jugor.

Moran e pyeti Trump, nëse ai pajtohet që edhe “djemtë vërtet të këqij” meritojnë një proces të rregullt.

“Epo, ata kanë një proces ku ne duhet t’i nxjerrim jashtë, po”, u përgjigj Trump, duke shtuar më vonë se, “Nëse njerëzit hyjnë në vendin tonë ilegalisht, ka një standard tjetër. Këta janë të paligjshëm. Ata hynë ilegalisht”.

Kur Moran më vonë pyeti për komentet e podkasterit dhe mbështetësit të Trump, Joe Rogan, se atyre që deportohen duhet t’u ofrohet një proces i rregullt ligjor sepse “duhet të jemi të kujdesshëm që të mos bëhemi përbindësha ndërsa luftojmë përbindësha”, presidenti tha se ishte dakord.

“Oh, pajtohem me këtë njëqind për qind, po. Duam të jemi të kujdesshëm“, tha Trump. “Jemi të kujdesshëm. Po bëjmë diçka që duhet bërë. Kemi një vend që është shumë i sëmurë”.

Trump e paraqiti përdorimin e tij të paprecedentë të pushteteve zyrtare, për të çuar përpara axhendën e tij politike si një hap të nevojshëm në shërimin e një vendi “të sëmurë”.

“Çfarë u thoni njerëzve që janë të shqetësuar se po merrni, po rrëmbeni shumë pushtet dhe po bëheni një president autoritar siç nuk e kemi pasur më parë”? pyeti Moran.

“Jo, do t’i urreja ata ta mendonin këtë“, tha Trump. “Po bëj një gjë: Po e bëj Amerikën përsëri të madhe. Kishim një vend që po dështonte. Kishim një vend me të cilin qeshnin në të gjithë botën. Kishim një udhëheqës që ishte jashtëzakonisht i paaftë. Ai nuk duhej të kishte qenë kurrë president”.

Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump pohoi se; “nuk kishte asnjë arsye që Putini të qëllonte me raketa në zona civile, qytete dhe qyteza, gjatë ditëve të fundit“, duke shtuar se “më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalojë luftën, ai thjesht po më përgjon mua dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes “Bankimit” ose “Sanksioneve Dytësore?” Shumë njerëz po vdesin”!

Është e mundur,” i tha Trump Moranit për Putinin duke e “përgjuar”. “Po, është e mundur. Sigurisht. Ai mund të jetë duke më përgjuar pak. Do të thoja se ai do të donte ta ndalonte luftën. Mendoj se…”

“E beson këtë”? Moran ndërhyri.

“Nëse – nëse nuk do të isha unë, mendoj se ai do të donte të merrte kontrollin e të gjithë vendit, personalisht,” vazhdoi Trump. “Gjithmonë kam ndjerë, kështu që kur u largova, nuk kishte asnjë shans që kjo të ndodhte. Kur Biden u përfshi, nuk do të them nëse e trajtoi siç duhet apo jo, por padyshim që nuk ishte mirë, sepse lufta filloi”.

Presidenti vazhdoi duke thënë, “Mendoj se Putini donte të gjithë Ukrainën“, dhe pretendoi se Putini pushtoi Ukrainën sepse Biden ishte në detyrë. “Mendoj se nëse nuk do të fitoja zgjedhjet, ai do ta kishte marrë të gjithë Ukrainën”.

Më vonë ai shtoi se, “Dhe për shkak të meje, besoj se ai është i gatshëm të ndalojë luftimet”.

Trump, duke diskutuar Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë të administratës së tij, përpjekjen e udhëhequr nga miliarderi Elon Musk për të çliruar qeverinë federale nga ajo që ata e quajnë shpërdorim dhe mashtrim, tha se janë bërë referime në Departamentin e Drejtësisë për ndjekje penale për akuza mashtrimi.

Moran pyeti nëse DOGE, i cili ka shkurtuar programet e ushqimit të huaj dhe kërkimin mjekësor, ndër të tjera, kishte shkuar “shumë larg, shumë shpejt, shumë pakujdesshëm”.

Trump tha, “jo”, duke thënë se DOGE i kishte kursyer vendit miliarda.

“Ne gjithashtu gjetëm shpërdorim të jashtëzakonshëm, mashtrim dhe abuzim, siç e dini. Ne gjetëm shumë mashtrime. Kishte shumë mashtrime”, tha Trump.

“Gjëra mashtruese po ndodhnin, dhe ne i dhamë fund kësaj, dhe ata njerëz do të vuajnë”.

I pyetur disa herë nëse janë bërë ndonjë referim mashtrimi në Departamentin e Drejtësisë, Trump tha, “A ka pasur? Po, ka pasur”.

“Pra, ka pasur referime për mashtrim nga puna e DOGE”?- e pyeti Moran Trumpin.

Trump u përgjigj: “Sigurisht që ka pasur”.

Gjatë gjithë intervistës, Trump akuzoi vazhdimisht ish-Presidentin Joe Biden për paaftësi dhe fajësoi paraardhësin e tij për sfidat e panumërta me të cilat përballet administrata e tij. Moran gjithashtu e pyeti Trumpin për vendimin e tij për t’u hequr të dhënat e sigurisë kundërshtarëve të tij politikë dhe për shënjestrimin e disa firmave ligjore.

“A po i përdorni fuqitë tuaja si president për hakmarrje personale”?– e pyeti Moran Trumpin.

“Jo. Do t’ju them diçka – ju them diçka që duhet – jo – nuk po pyetni vërtet dhe duhet të pyetni. Nuk ka pasur kurrë një president në këtë vend në histori që është persekutuar siç u persekutova unë nga njerëz vërtet të korruptuar”, pohoi Trump. “Njerëz të pandershëm dhe të tmerrshëm. Dhe kjo është vërtetuar”.

Trump shpreson që Hegseth do të jetë sekretar i ‘shkëlqyer’ i mbrojtjes pavarësisht kritikave të Signal

Moran më vonë e pyeti përsëri Trumpin nëse “kjo ju jep të drejtën të ndiqni kundërshtarët tuaj politikë me fuqitë e kësaj zyre”?

“Unë nuk shkoj pas. Nuk shkoj. Po shkoj pas të gjitha që po bëj. Hej, Biden më bëri diçka dhe unë i bëra diçka Bidenit. Dhe e dini pse e bëra? Sepse ai është jashtëzakonisht i paaftë”, tha Trump.

Ky nuk është një njeri që duhet të lejohet, e dini, të shikojë gjëra që janë shumë konfidenciale”.

Një ditë pasi kanadezët votuan për të zgjedhur një qeveri të katërt liberale radhazi dhe për të mbajtur kryeministrin Mark Carney, i cili ka qenë kritik i ashpër ndaj tarifave dhe kërcënimeve të aneksimit të Trump, Trump minimizoi marrëdhëniet e përkeqësuara me fqinjin verior të Amerikës.

“Ju ishit një problem i madh në të”, i tha Moran Trumpit për zgjedhjet. “Dhe kanadezët, shumë prej tyre, janë vërtet të zemëruar, të tërbuar, për fjalimin tuaj rreth,Ne do të pushtojmë Kanadanë. Do të bëhet shteti i 51-të-‘”.

“Kjo është prerogativa e tyre,” tha Trump.

Kur Moran vuri në dukje një rënie të udhëtimeve nga Kanadaja në SHBA, Trump tha: “Po shkojmë shumë mirë”.

“Ndjehet sikur ka pasur dëmtim të reputacionit”, i tha Moran presidentit.

“Vendi po shkon shumë mirë”, pohoi Trump.

Moran më vonë e pyeti Trump nëse mendonte se “reputacioni i Shteteve të Bashkuara ka rënë nën presidencën tuaj?”

“Unë – jo, mendoj se është rritur shumë dhe mendoj se jemi përsëri një vend i respektuar”, tha presidenti. “Na qeshën në të gjithë botën”.

The post Donald Trump flet për 100 ditët e para në detyrë: Reputacioni i SHBA-ve është rritur nën presidencën time, vendi po dështonte, por ne po e bëjmë Amerikën të madhe sërish appeared first on Albeu.com.

E bija i akuzohet për vrasjen e të dashurit/ Flet e ëma: Jam e shokuar, e gjitha është sajesë, ja e vërteta

By: V K
29 April 2025 at 12:47

Prokuroria e Korçës, ka zbardhur pas 7 vitesh vrasjen e Antonio Karafilit, i cili u gjet i mbytur me çarçaf në Voskopojë më 14 Qershor të vitit 2018, i varur në një pishë.

Sipas organit të akuzës, nga provat biologjike ka rezultuar se autorë të krimit kanë qenë Kejsi Spaillari dhe Rexhep Vathi, në atë kohë, 17-vjeçe dhe 65-vjeç, të cilët e kanë mbytur me çarçaf dhe më pas e kanë varur në pishë për ta inskenuar si vetëvrasje.

Kejsi Spaillari, ishte e dashura e Antonio Karafilit, teksa dyshohet se motivi i krimit ka qenë një lidhje paralele që ajo kishte krijuar me viktimën dhe të moshuarin Rexhep Vathi.

Urdhër-arresti është lëshuar vetëm ndaj Kejsi Spaillarit, e cila pas krimit është larguar drejt Kanadasë, ku ka krijuar edhe familje.

Ndërkohë, i moshuari Rexhep Vathi, i ka dhënë fund jetës tragjikisht në gusht të vitit 2024.

Enkeljana Spaillari, e ëma e Kejsi Spaillarit, në një prononcim për mediat, i mohon akuzat e Prokurorisë ndaj vajzës së saj, të cilat i quan të gjitha një sajesë.

Sipas saj, vajza po i merret nën akuzë pa prova konkrete dhe kërkon drejtësi.

Sa i përket gjurmëve biologjike në çarçaf, ajo pohon se e bija ndodhej në vendngjarje pas vetëvrasjes dhe kishte ndihmuar në uljen e trupit nga pema, së bashku me persona të tjerë.

E ëma e Kejsit, thotë se vajza e saj dhe viktima kishin patur një grindje para ngjarjes së rëndë.

“Asgjë nuk është e vërtetë. Çdo gjë është sajesë, është e stisur e tëra nga fillimi. Ka qenë komplet ndryshe e tëra historia. Jam e shokuar”. 

Thuhet se vajza juaj ka patur një lidhje paralele me Antonio Karafilin dhe Gjergj Vathin?

“Nuk e njoh fare personin në fjalë, e dëgjoj për herë të parë. Këtë person e kam dëgjuar vetëm nga historia që ka dalë. Jam vërtet shumë e shokuar, sepse si ka mundësi që pa patur asnjë gjë konkrete të shpiket kjo histori. Si ka mundësi që në kaq vite Policia nuk është në gjendje të zbulojë një krim kaq… dhe të bazohet vetëm në fjalë dhe sajesa, pa patur asnjë fakt”.

Thuhet se janë gjetur të dhëna biologjike në çarçaf me të cilin është varur viktima?

“Normal që do gjenden, sepse Kejsi ishte ajo që kur e gjeti bashkë me të ëmën, e kanë mbajtur dhe e kanë prerë çarçafin bashkë me të ëmën edhe unë e kam prekur me dorë çarçafin në momentin kur e kanë sjellë djalin në shtëpi. Ne e dimë si familje si histori dhe nuk kishte arsye pse të ndodhete kjo apo Kejsi ta bënte këtë gjë. S’kishte fare arsye.

Kanë nisur një luftë si me mullinjtë e erës. Çdo gjë shpifet dhe besohet. Nuk e besoj si ka mundësi që të merret çdo fjalë e thënë, pa asnjë bazë të merret e mirëqënë. Të bësh një person vrasës pa pasur asnjë provë”.

Ju keni folur gjatë këtyre viteve me vajzën tuaj,. çfarë ju ka thënë?

“Atë që ju ka thënë të gjithëve. Kejsi ishte në Korçë, kishin pasur një grindje, ishin ngjitur në Voskopojë, kishin dashur të zbrisnin, ai nuk kishte dashur pas grindjes dhe Kejsi e kishte lënë aty, kishte pritur, ai nuk kishte dashur dhe kishte zbritur, ku kishte marrë të ëmën dhe të vëllain. Kur vajtën e kanë gjetur. Dhe ato që thanë atë natë, që Kejsi më mori mua në telefon duke ulërirë, pasi e kishin gjetur, ata nuk thanë që ishte i shtrirë, ashtu siç ata pretendojnë. Më tha që e ngritëm peshë që premë çarçafin, jo që e gjetëm me këmbë në tokë. Ësshtë e tëra një sajesë, mbas një muaji e gjysmë filluan e nisën të gjithë këtë”. 

Aludohet që në vendin e ngjarjes të ketë qenë edhe Gjergji Vathi?

“Nuk e kam idenë e kësaj, që mund të ketë qenë në momentin që e gjetën JO, ata s’e kanë pranuar, pastaj se çfarë kanë sajuar gjatë rrugës, nuk e di. Unë kërkoj vetëm drejtësi, të bëjnë punën e tyre të zbulohet kjo, sepse është mëkat që të bësh vrasës një person që nuk është”.

The post E bija i akuzohet për vrasjen e të dashurit/ Flet e ëma: Jam e shokuar, e gjitha është sajesë, ja e vërteta appeared first on Albeu.com.

Tërmeti 6,2 ballë, flet shqiptari në Stamboll: Tronditje shumë e madhe, e prisnim

23 April 2025 at 13:27

Gentian Fejzullahi, shtetas shqiptar që jeton në Stamboll tregoi në një intervistë për Euronews Albania se tërmeti që goditi të mërkurën Stambollin ishte shumë i fuqishëm dhe shkaktoi tronditje të madhe te qytetarët.

Ai tha se dita e sotme në Turqi është pushim zyrtar dhe shumica e njerëzve kanë qenë brenda banesave duke e bërë edhe më dramatike situatën.

Banorët kanë marrë direktiva nga autoritet që të mos futen në banesa për 2 deri në 3 orët e ardhshme.

“Tërmeti ka shkaktuar shumë panik, është ndjerë një tronditje e madhe. Shqetësimi është i madh, njerëzit kanë dalë në ambiente të hapura për të qenë larg pallateve. Autoritet kanë paralajmëruar që 2-3 orë nuk duhet të futemi në banesa. Ky tërmet pritej në një farë mënyrë, por jo sot…sot të gjithë sot janë në shtëpi pasi është pushim zyrtar për ditën e fëmijëve. Banorët janë shumë të shqetësuar, është ndërprerë energjia elektrike”, tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tërmeti 6,2 ballë, flet shqiptari në Stamboll: Tronditje shumë e madhe, e prisnim appeared first on Euronews Albania.

Alban Dokushi flet pas daljes nga SPAK: Veliajn e kam takuar në burg me autorizim të Prokurorisë

By: V K
18 March 2025 at 14:49

Këtë të martë, sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, është paraqitur në SPAK, ku është marrë në pyetje në lidhje me dosjen e Erion Veliajt.

Pas daljes nga SPAK, në një prononcim të shkurtër për mediat, Dokushi tha se takimet e tij me kryebashkiakun Veliaj, kanë qenë të autorizuar nga Prokuroria e Posaçme, duke lënë të kuptohet se ka vepruar brenda kuadrit ligjor.

“Unë e kam takuar kryebashkiakun Erion Veliaj me autorizim të prokurorisë”, – tha ai shkurtimisht para gazetarëve.

Alban Dokushi, është një nga njerëzit më të afërt të Veliajt, pasi kujtojmë se ka qenë i pari që e ka vizituar atë në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.

Gjithashtu, Dokushi e ka shoqëruar Veliajn në SPAK edhe kur dëshmoi herën e parë.

Kujtojmë se SPAK i ka hapur një dosje të re Erion Veliajt, aktualisht prej rreth 90 faqesh, e pranuar dhe nga vetë kryebashkiaku, në lidhje me dyshimet se ai ka “orkestruar” nga qelia sulme drejt prokurorëve dhe gjyqtarëve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Fillimisht i përgjoi bisedat me të vëllain dhe bashkëshorten nga paraburgimi i Durrësit, të cilat u përdorën për të përforcuar faktet dhe argumentat për ta lënë në qeli edhe pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Ndërkohë së fundmi, hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së paraburgimit të Durrësit dhe regjistrat e institucionit ku shënohen takimet me të paraburgosurit.

SPAK po analizon hyrje-daljet në paraburgimin e Durrësit dhe hetuesit do të identifikojnë dhe do të marrin në pyetje të gjithë personat që e kanë takuar.

Po ashtu, SPAK do të verifikojë edhe nëse Erion Veliaj ka përfituar trajtim të favorshëm në krahasim me të paraburgosurit e tjerë, duke iu lejuar më shumë takime me familjarët apo persona të tjerë.

Pas një hetimi 1 vjeçar të SPAK, mbi Erion Veliajn janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu, në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

The post Alban Dokushi flet pas daljes nga SPAK: Veliajn e kam takuar në burg me autorizim të Prokurorisë appeared first on Albeu.com.

Berisha flet pas daljes nga SPAK: Gjeta aty Krajën me Benet Becin, ja mesazhi që lashë për Ramën

By: V K
3 March 2025 at 10:38

Këtë të hënë, lideri demokrat Sali Berisha, ka folur në dalje të Prokurorisë së Posaçme, pasi zbatoi vendimin e GJKKO-së të detyrimit të paraqitjes, masë e vendosur në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

“Tani, çfarë gjeta unë aty. Aty ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar. Pra, një.

Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet më Skapi pa autorizimin e plotë të Edi Ramës.

Marrëveshja është kufizimi, ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë. Dhe pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul nëpërmjet Ulziut dhe firmosi marrëveshjen. Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte më nga Skapi”, u shpreh Berisha.

The post Berisha flet pas daljes nga SPAK: Gjeta aty Krajën me Benet Becin, ja mesazhi që lashë për Ramën appeared first on Albeu.com.

Berisha për median greke: Pas fitores, përgjegjësit kryesorë për instalimin e narkodiktaturës, përfshirë Ramën, do të përballen me ligjin

By: V K
2 March 2025 at 10:50

Në një intervistë ekskluzive për enikos.gr, kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, thotë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, ‘nuk do të kenë karakterin e marrëdhënieve që kishin Rama dhe Erdogan’.

Në të njëjtën kohë, ai sulmon rolin e Ramës në marrdhëniet e acaruara mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke bërë të qartë se është kundër marrëveshjes me Italinë për migracionin.

Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet në 11 maj për të zgjedhur kryeministrin e ri, ku Edi Rama përballet me kritika të forta.

Sipas analistëve, këto zgjedhje janë më të diskutueshmet në historinë e re të vendit.

Kreu i opozitës së bashkuar me PD, Sali Berisha, flet ekskluzivisht për enikos.gr dhe shprehet se për marrëdhëniet me Turqinë dhe lidhjet speciale me Erdoganin, “ato nuk do të kenë karakterin e marrëdhënieve që kishin Rama dhe Erdogan”.

Ai e quan kryeministrin shqiptar narkodiktator dhe parashikon që drejtësia të merret me të sapo të zgjidhet, pa përjashtuar dënimin me burg.

Lidhur me pronat e grekëve të Himarës, si dhe të drejtat e minoritetit grek, ai bën të qartë se jo vetëm do t’i mbrojë ata, por do të sigurojë që asnjë qeveri shqiptare të mos mund t’i prekë në të ardhmen.

Ai flet për punësimin e menaxherit të fushatës së Donald Trump në ekipin e tij të fushatës, ndërsa thtë pa i ngrënë fjalët se është kundër marrëveshjes Meloni-Rama për krijimin e një kampi për emigrantët që deportohen nga Italia.

E keni quajtur Ramën narkodiktator. A keni ndërmend ta burgosni kur të vini në pushtet?

Sali Berisha: Dëmi që ka pësuar Shqipëria në vitet e narkodiktaturës është i jashtëzakonshëm. Dhe, unë nuk mund të them se përgjegjësit kryesorë, ndër të cilët është Rama, nuk do të përballen me ligjin. Nuk është ndërmendja ime kjo. Por, pasojat e narkodiktaturës qenë të këtilla, saqë shumë vështirë të mendohet se do mund t’i shpëtojnë ligjit ata që vendosën narkodiktaturën në Shqipëri.

Narkodiktatura, thotë Samuel Huntington, është më e keqe se të gjitha diktaturat tjera, se diktatura komuniste, se diktatura naziste, se diktatura teokratike dhe se grushtet-shtetet ushtarake.

Nuk besoj se, nuk mund të mendohet se nuk do të veprojë ligji për ata të cilët kanë vendosur diktaturat.

Rama mban marrëdhënie miqësore me Erdoganin. A do ta mbani këtë miqësi dhe bashkëpunim të ngushtë me Turqinë?

Sali Berisha: Turqia është një aleat, një partner i Shqipërisë. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë nuk mund të jenë kurrë në dëm të një pale të tretë. Përkundrazi, Shqipëria do të ruajë marrëdhënie shumë të mira me fqinjët e vet, me Greqinë, me vende tjera, por natyrisht marrëdhënie me Turqinë do jenë marrëdhënie normale. Nuk mund të them se do të kenë karakterin e atyre marrëdhënieve që pati Rama-Erdogan, sepse nuk jam unë për ato lloj marrëdhëniesh. Jam për marrëdhënie normal, miqësore, dhe kjo është.

Cilat janë hapat e para që do të ndërmerrni për të forcuar lidhjet midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Sali Berisha: Mendoj se, lidhjet midis Greqisë dhe Shqipërisë në tërësi kanë zhvillimet e tyre pozitive, por problemet e krijuara këto vite janë probleme të cilat në një farë mënyre i ngadalësuan këto marrëdhënie, por edhe i dëmtuan.

Unë mendoj se, zgjidhja e Marrëveshjes së detit, rikthimi dhe vendosja e kësaj marrëveshje për zgjidhje është një nga objektivat e mia. Nuk mund të imagjinohet në një vend demokratik që t’i merret mandati cilitdo për përkatësinë e tij etnike. Çdo shtetas shqiptar, me Kushtetutë, ka të drejtë dhe do ketë të drejtë të marrë çdo funksion që i besojnë qytetarët shqiptarë me votën e tyre të lirë. Dhe kjo, besoj se është përgjigja më e drejtë ndaj aktit antikushtetues, antidemokratik të marrjes së mandateve, siç ndodhi me rastin Beleri.

Çfarë do të bëni ju me pronat e grekëve në Himarë dhe të drejtat e minoritetit grek në përgjithësi?

Sali Berisha: Të drejtat me pronat e cilitdo qytetar të Himarës dhe të Shqipërisë, parimi së pari, qeveria nuk mund t’i prekë ato. Unë kam qeverisur 8 vite, dhe nuk ka patur asnjë ankesë për marrjen qoftë edhe 1m2 tokë. Asnjë ankesë, sepse ka qenë jashtë çdolloj imagjinate. Akti i parë që do të bëj, do të anuloj ligjin e investimeve strategjike, ligj me të cilin qeveria grabit tokat e cilitdo.

Së dyti, do të bëj gjithçka të pajisen, në njësi kohe sa më të shpejtë, me të gjithë dokumentacionin e rregullt, zotërit e vërtetë të tokave. Qofshin ata grekë, qofshin shqiptarë, rumunë, çfarëdo që të jenë. Qëllimi ndaj pronës është një dhe vetëm një: respekti i të drejtës së pronës dhe pronarit.

Edi Rama ka votuar një ligj, i cili de facto, potencialisht e bën tokën në të gjithë bregun shqiptar të konfiskueshme për motive mafioze.

Ju keni marrë Chris LaCivita menaxherin kryesor të fushatës së Donald Trump në skuadrën tuaj të fushatës. A e keni dhe mbështetjen e Presidentit Trump?

Sali Berisha: Unë nuk mund të them këtë. Kam mbështetje totale dhe të plotë të Chris LaCivita që bashkdrejtoi fushatën më të suksesshme të kohërave. Është kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, por nuk është i kontraktuar në emër të Presidentit Trump.Për shumë arsye, Partia Demokratike e Shqipërisë mbështeti Partinë Republikane Amerikane në zgjedhje, dhe në këtë aspekt ajo është një aleat shumë i çmuar i yni.

Çfarë do të bëni me qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe me pakicën shqiptare në këtë vend fqinj?

Sali Berisha: Ne jemi për marrëdhënie shumë të mira me fqinjët. Probleme nuk është se nuk janë krijuar këto kohë. Mendoj se, ne nuk do të pajtohemi me një regres të të drejtave të shqiptarëve në këtë republikë. Shpresoj që, dialogu, besoj gjithmonë tek dialogu, tek fryma konstruktive. Me dialog është plotësisht e mundshme të zgjidhim çdo problem që kemi.

Sa i takon bashkëpunimit me Italinë për emigracionin dhe për problemin e  emigrantëve, marrëveshjes Rama-Meloni?

Sali Berisha: Ne, kemi qenë kundër kësaj marrëveshjeje. Natyrisht, e sanksionuar nga Gjykata Kushtetuese, ne do respektojmë këtë marrëveshje në afatin e vet 5-vjeçar.

The post Berisha për median greke: Pas fitores, përgjegjësit kryesorë për instalimin e narkodiktaturës, përfshirë Ramën, do të përballen me ligjin appeared first on Albeu.com.

SPAK lëshoi 24 masa sigurie, flet pedagogu i Universitetit Bujqësor: Ku janë lekët? Laboratorët bosh, prej 25 vitesh kam një karrige që më gris rrobat

By: V K
25 February 2025 at 13:06

Pedagogu Lush Susaj, ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme lëshoi 24 masa sigurie, për stafin dhe pedagogët e Universitetit të Bujqësorit, për abuzim me tendera.

Profesori Lush Susaj, i cili është pedagog në Universitetin e Bujqësorit prej 25 vitesh, foli për gjendjen duke u shprehur se laboratorët, baza prodhuese dhe pajisjet janë bosh/

“Ku janë lekët”? – u shpreh ai, duke theksuar se në Universitet mungojnë printerët dhe letrat.

Ai u shpreh se në zyrë nuk ka as kondicioner dhe se prej 25 vitesh ka një karrige që i gris rrobat.

“24 masa janë shumë, ndoshta është veprimi vonuar. jam kryetar i sindikatës së pavarur të punonjësve të Universitetit dhe më prek shumë goditja e reputacionit të Universitetit.

I bëj thirrje çdo studentë që të mbajë kokën lart sepse ata që kanë cenuar këtë Universitet nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë universitet.

Gjendja në sistemin universitar kurrë nuk ka qenë më e ligë, më e dobët, më e ndyrë më e poshtër, i dedikohet komplet korrupsionit, nepotizmit politik mbi shkollat e universiteteve. Jam prej 25 vitesh pedagog.

Nuk e di për çfarë tenderësh bëhet fjalë, por laboratorët janë bosh, baza prodhuese është bosh, pajisjet janë bosh, nuk kemi as kondicioner në zyrë, një karrige që kam tash e 25 vite, është e grisur më gris rrobat. Një printer nuk kam për të printuar letra, letra nuk kemi, gjithçka e ka investuar shtetit, por në universitete ka marrë fund gjithçka. Studentët në praktika nuk dalin, ku janë lekët? SPAK ka vepruar dhe inkurajon drejtësinë, qoftë i nderuar kushdo që ndërhyn, por lus Zotin që secili të gjykohet në të drejtën e ligjit”, tha pedagogu Lush Susaj.

The post SPAK lëshoi 24 masa sigurie, flet pedagogu i Universitetit Bujqësor: Ku janë lekët? Laboratorët bosh, prej 25 vitesh kam një karrige që më gris rrobat appeared first on Albeu.com.

Plarent Ndreca flet pas daljes nga SPAK: S’ka fakte për shkelje

By: V K
20 February 2025 at 15:57

Këtë të enjte, deputeti socialist Plarent Ndreca, ishte në SPAK. Ai akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “shkelje e barazisë në tendera” dhe për devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Pas daljes nga SPAK, Ndreca tha se ka kërkuar pushimin e menjëhershëm të kësaj çështje. Ai tha se nuk ka asnjë dëm ekonomik apo lidhje shkakësore për t`u ngritur këto akuza.

“Nuk ka asnjë lidhje shkakësore, nuk ka asnjë dëm ekonomik për shtetin shqiptar. Unë nuk e kuptoj se si kanë shkuar deri në pikën e ngritjes së një akuze, megjithatë unë i thashë të gjitha argumentet dhe vlerësoj se gjykata do bëjë një verifikim të drejtë. Unë i kam me shkrim mund t’ua jap t`i lexoni. E vërteta është se është një procedurë e kontrolluar nga çdo institucion i mundshëm i shtetit shqiptar për prokurimet publike”,-tha Ndreca.

The post Plarent Ndreca flet pas daljes nga SPAK: S’ka fakte për shkelje appeared first on Albeu.com.

Berisha flet pas daljes nga SPAK, kryetari i PD lexon letrën që la në ambientet e prokurorisë

By: V K
17 February 2025 at 10:37

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në SPAK, në kuadër të masës së sigurisë së vendosur ndaj tij” detyrim paraqitje”, ndërsa më pas u ndal për të folur para mbështetësve të tij dhe mediave.

Berisha u shpreh fillimisht se ka lënë në SPAK një letër në të cilën, sipas tij, ka shkruar se i drejtohet kreut të prokurorisë se politika e Xhorxh Soros, ka dështuar në SHBA dhe se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Shqipëri.

Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës letrën që vijon: Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri. Firmosur, Sali Berisha. Kjo është kopja”, – tha Berisha.

Lideri demokrat dënoi edhe protestën e militantëve të Erion Veliajt para Gjykatës së Posaçme, duke e konsideruar si një akt puçist, banditesk të narkoqeverisë dhe narkobashkisë.

“Por unë sot do të dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, banditesk të narkoqeverisë dhe narkobashkisë Rama, të cilët morën peng për orë të tëra gjykatës dhe prokurorë të çështjes Veliaj. Rikthyen në Tiranë skenat e viteve ’80, kur Eskobari sulmoi gjykatën dhe aty pati viktima të tëra. Pas 40 e sa vitesh, Ediskobari kreu të njëjtin akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë. Në historinë e botës ka pra vetëm dy raste, ka rastin Eskobar dhe rastin Ediskobar. Në historinë e botës ka me qindra raste protestash opozitare apo grupe interesi para gjykatave dhe prokurorive në çdo kryeqytet të botës. Por protestë shtetërore, protestë e organeve shtetërore, ajo përbën një grusht shteti brenda shtetit. Dhe e garantoj Edi Ramën dhe Erion Veliajn se ky krim antikushtetues do u regjistrohet atyre dhe do ndëshkohen në mënyrë shembullore që kujt të mos i shkojë mendja në pushtet të sulmojë pushtetin tjetër”, – deklaroi Berisha.

Kujtojmë se vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për t’i caktuar Berishës “detyrim paraqitje”, u mor pas shqyrtimit të ankimimit të bërë nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët kërkonin rikthimin e “arrestit në shtëpi” për liderin demokrat.

Gjyqtari i Apelit nuk pranoi kërkesën e SPAK, por gjithashtu prishi edhe vendimin e GJKKO-së të marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi më 27 Nëntor, e cila i revokoi të gjitha masat e sigurisë ndaj Berishës.

Lideri i opozitës e ka cilësuar vendimin e Apelit si një sulm politik ndaj tij, të porositur nga kryeministri Edi Rama, në prag të fushatës zgjedhore.

Për dosjen “Partizani”, Berisha është marrë i pandehur për akuzën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër, ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij Jamarbër  bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha, ndodhej në izolim që prej 30 Dhjetorit të vitit 2023, kur Gjykata e Posaçme vendosi t’i caktonte masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi lideri demokrat nuk zbatoi masën e mëparshme “Detyrim paraqitje”, duke e konsideruar si antikushtetuese.

Pas këtij vendimi, avokatët e Berishës, kishin bërë një sërë ankimimesh për t’i revokuar masën “Arrest shtëpie”, por kërkesat e tyre ishin rrëzuar si në Shkallën e Parë, po ashtu edhe në Apelin e Posaçëm.

 

The post Berisha flet pas daljes nga SPAK, kryetari i PD lexon letrën që la në ambientet e prokurorisë appeared first on Albeu.com.

U përjashtua nga “Big Brother”, vjen reagimi i parë i G Banit

By: V K
9 February 2025 at 13:55

Disa minuta pas përjashtimit nga “BIg Brother VIP 4”, i tronditur nga situata dhe vendimi i Vëllait të Madh, G Bani dha një intervistë për “Fan Club”,

Duke pranuar se goditi Gjestin, G Bani tha se edhe këngëtari bëri të njëjtën gjë ndaj tij.

“Jam mësuar të më preket imazhi“, tha ai.

G-Bani u largua pa përshëndetur asnjë nga banorët e tjerë.

The post U përjashtua nga “Big Brother”, vjen reagimi i parë i G Banit appeared first on Albeu.com.

Babai vrau djalin, bashkëshortja e viktimës rrëfen detaje tronditëse: Kunata donte gjysmën e shtëpisë, vjehrrit i erreshin sytë kur…

By: V K
5 February 2025 at 14:47

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, bashkëshortja e Asim Gjonit, i cili u vra nga babai 74-vjeçar Hekuran Gjoni, rrëfeu detaje tronditëse nga ngjarja.

Sipas saj, shkak për sherrin është motra e bashkëshortit të saj, e cila kërkonte letrat e banesës.

Bashkëshortja e viktimës: “Kam qenë me kolegët e punës në strugë, mbaj mend që më ka marrë goca e kunatit që ka ndodh një aksident, s’kemi diçka më mori më përcolli tek autobusi, do vinte t’u sillte brioshë fëmijëve dhe për të ikur në punë. Më thanë është në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak. Ngjarjen e pashë në rrjete sociale kur po vija rrugës, e pashë në media se çfarë kishte ndodhur. Unë nuk e di kush ka qenë i pranishëm, por thonë që ka qenë motra, mami dhe i ati. Me gocën s’kemi pasur marrëdhënie të mirë. E njëjta situatë na ka ndodhur para 11 vitesh, ishin sheshuar gjërat, konflikti para 3 ditësh më kanë kërkuar letrat e shtëpisë së burrit, i kishim ne, do që pjesën që ka të vetën t’ja kalojë gocës, nuk e vë në dyshim, çështja pronësisë.

Burri ka qenë në punë, po punonte pjesë ndërtimi, ai gjithmonë e ka pas, futej tek prindërit pastaj tek shtëpia, është ulur duke biseduar, aty ka nisur konflikti. Burri i ka gjet në bukë, vjehrri ka pas pirë gjithmonë, e ka pas të dhunshme i erreshin sytë, mund t’i kishte ndodh çdokujt, ai ça të kishte në dorë… pijen e kishte të dhunshme.

E ëma është në shtëpi, kunata nuk e di, ka qenë në spital se thonë që ka qenë në spital se thonë që është goditur. Para 10 vitesh ka qenë konflikti për pronësinë, është martuar, ndarë, ka lënë fëmijët rrugëve, është martuar, ndarë, është martuar 3 herë dhe është ndarë, ka 2 çuna jetojnë me të atin, donte t’i mbante vetë, njërin e ka në emigrim, tjetrin i ati, është tek 37-vjeç. Shtëpia ishte në emër të atit. Donte të merrte gjysmën e hyrjes, prindërit herë herë kanë qenë…kur vinte goca u ndryshonte mendjen, ndikonte.

Ajo e kishte këtë gjë që fuste njerëzit në sherr. E kanë bërë pijanec, të dhunshëm bashkëshortin. Çunat i panë në rrjete sociale, më thanë o mami ka vrarë gjyshi babin. Ka dhunuar bashkëshorten, dhëndrin. Me vjehrrën s’kam komunikuar, e ëma ishte këtu”.

 

The post Babai vrau djalin, bashkëshortja e viktimës rrëfen detaje tronditëse: Kunata donte gjysmën e shtëpisë, vjehrrit i erreshin sytë kur… appeared first on Albeu.com.

Berisha flet pas kthimit nga Gjermania: Udhëtimi im drejt Berlinit, udhëtim drejt fitores

By: V K
5 February 2025 at 12:27

Pas kthimit nga Gjermania, në një konferencë për mediat, kreu i PD Sali Berisha, deklaroi se udhëtimi i tij drejt Berlinit, ishte udhëtim drejt fitores.

Berisha u shpreh se CDU në Gjermani, pret me padurim fitoren e Partisë Demokratike në Shqipëri. Sipas tij, Konventa e CDU-së tregoi përzemërsi ndaj përfaqësuesve të PD-së.

Sali Berisha: Udhëtimi im drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores. 32 vite më parë kam qenë në Gjermani, në Bon atëherë dhe takova Helmut Koln. Historia përsëritet. Në atë kohë, pak kohë kishim që kishim dalë nga izolimi komunist, ndërsa tani dola nga izolimi i narko-shtetit.

Atëherë PD fitoi zgjedhjet, këtë herë PD fiton zgjedhjet. CDU pret me padurim fitoren e Partisë Demokratike, dëshirojnë fitoren e forcës tonë politike. Aleatët tanë e kanë të qartë se me PD në pushtet, ka zero flukse trafikimi drejt vendeve të tjera. Gjeta një dashamirësi të pakufijshme.

Fjala e Berishës:

Udhëtimi im drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores.

Natyrisht unë e kuptoj që ju keni kuriozitet të shpreh opinionin tim për këtë udhëtim, pra, ishte udhëtim drejt fitores.

Një koincidencë shumë interesante, kam qenë kryetar i PD 32 vjet më parë, kur jam nisur drejt kryeqytetit gjerman, në atë kohë ishte Boni, dhe nuk ishte kongresi i CDU-së, ishte një samit i OSBE-së, por Helmut Kohl do të ishte kryeministri i parë që unë do të takoja si politikan disamujor.

Historia përsëritet, në atë kohë pak muaj më parë kishim dalë nga izolimi komunist.

Edhe kësaj herë, pak muaj më parë dola nga izolimi i narkodiktaturës.

Atëherë fitova. Atëherë fituam zgjedhjet, PD fitoi zgjedhjet.

Këtë herë, PD fiton zgjedhjet.

Kjo është esenca.

Dhe unë mund t’u them demokratëve dhe shqiptarëve, se partia më e fuqishme e Europës, presidenti i të cilës merr në pak javë timonin e shtetit udhëheqës të Europës, Friedrich Merz, presin me padurim fitoren e PD.

Dëshirojnë fitoren e kësaj force politike si një forcë me të cilën ndajnë vlera të përbashkëta.

The post Berisha flet pas kthimit nga Gjermania: Udhëtimi im drejt Berlinit, udhëtim drejt fitores appeared first on Albeu.com.

❌
❌