Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Libia kthen mbrapsht në aeroport 3 ministra europianë dhe komisionerin e BE

By: user 6
8 July 2025 at 22:28

Një vendim i paprecedentë erdhi nga Qeveria e Stabilitetit Kombëtar që kontrollon Libinë lindore. Një mision i BE-së që përfshinte ministrat e Brendshëm të Italisë, Greqisë dhe Maltës si dhe Komisionerin Evropian për Migracionin, Magnus Brunnes nuk u lejuan të vizitonin vendin. Ata u detyruan të kthehen mbrapsht në aeroportin e Beninës në rajonin e Bengazit pasi aeroplani u ul në pistë.

Konfirmimi erdhi direkt me një deklaratë nga Kryeministri i Qeverisë së Stabilitetit Kombëtar, Osama Saad Hammad. “Vizita e planifikuar e Ministrave të Brendshëm të Republikave të Italisë, Greqisë dhe Maltës, dhe Komisionerit Evropian për Migracionin, së bashku me delegacionin që i shoqëronte, u anulua me mbërritjen e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Beninës në qytetin e Bengazit. Ata u informuan siç duhet për detyrimin për t’u larguar menjëherë nga territori libian dhe u shpallën “persona non grata”.

Në oborrin e aeroportit të Benina dolën përfaqësues të së ashtuquajturës Qeveri e Stabilitetit Kombëtar të udhëhequr nga Osama Hammad, Kryeministër i emëruar nga Dhoma e Përfaqësuesve të Tobrukut, por i panjohur nga bashkësia ndërkombëtare. Vizita ishte rënë dakord me Khalifa Haftar, Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA), dhe jo me autoritetet qeveritare të Lindjes.

Sipas autoriteteve në Bengazi, pjesëmarrësit në mision shkelën “normat e përcaktuara diplomatike dhe konventat ndërkombëtare dhe përmes veprimeve që demonstrojnë shpërfillje të sovranitetit kombëtar libian, si dhe në shkelje të ligjeve të brendshme libiane dhe mosrespektimit të procedurave të vendosura që rregullojnë hyrjen, lëvizjen dhe qëndrimin e personelit diplomatik të huaj, siç përshkruhet në qarkoren e lëshuar nga qeveria libiane”.

“Qeveria libiane përsërit apelin e saj urgjent për të gjithë agjentët diplomatikë, anëtarët e misioneve ndërkombëtare dhe organizatat qeveritare dhe joqeveritare që të mbështesin dhe respektojnë sovranitetin libian, duke iu përmbajtur në mënyrë strikte legjislacionit libian dhe konventave dhe normave ndërkombëtare që rregullojnë vizitat diplomatike. Për më tepër, ata nxiten të bashkëveprojnë me qeverinë libiane në përputhje me parimin e reciprocitetit, të sanksionuar në marrëveshjet, traktatet dhe zakonet diplomatike ndërkombëtare” – thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al

The post Libia kthen mbrapsht në aeroport 3 ministra europianë dhe komisionerin e BE appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria po plaket/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja dyfishohet, tregu i punës në alarm

7 July 2025 at 07:49

Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në vend që të ulet. Popullsia në grupmoshën 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por në 2024 ra në 764 mijë persona, me tkurrje 44%. Në anën tjetër, nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, 80% e tyre të rinj, ndërsa nga 2020 – 2025 ky tregues është mesatarisht -34,5 mijë në vit. Emigracioni i të rinjve është rritur më shumë se dyfishi pas pandemisë, teksa asnjë politikë nuk po arrin ta ndalë zbrazjen që po gërryen nga rrënjët ekonominë dhe të ardhmen. Si po ndikon emigracioni në ekonomi, prodhime dhe çmime dhe çfarë këshillojnë ekspertët

Shqipëria po përjeton një cikël paradoksal dhe të rrezikshëm të emigracionit. Edhe pse vendi ka gjithnjë e më pak të rinj, ata po largohen me intensitet më të lartë vitet e fundit.

Këto zhvillime po krijojnë një cikël vicioz me rënie të popullsisë, rritje emigrimi dhe përshpejtim të rënies së popullsisë.

Popullsia në grupmoshën 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por më 2024 ishin vetëm 764 mijë persona në këtë grupmoshë, me tkurrje 44%.

Nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, sipas INSTAT.

Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj. Emigracioni neto negativ u përkeqësua pas pandemisë. Në vitin 2021, emigracioni neto ishte negativ me -32,000, po kaq edhe në 2022. Në vitin 2023 arriti në -43,7 mijë dhe më 2024 mbi 28,8 mijë.

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Grupmosha 18–34 vjeç përbënte rreth 80% të emigrantëve të rinj shqiptarë, sipas Eurostat.

Të dhënat tregojnë se shkalla e emigracionit për frymë është rritur, jo vetëm në shifra absolute, por edhe në përqindje të popullsisë aktive.

Shqipëria është në një fazë ku grupi i të rinjve po tkurret me shpejtësi dhe nga ana tjetër, ata që kanë mbetur janë gjithnjë e më shumë të motivuar për të ikur.

Ilir Gëdeshi, profesor i cili prej vitesh studion zhvillimet demografike në vend, thotë se në afat të gjatë, emigracioni në numër do të ulet për shkak se do të ketë më pak njerëz për të ikur, por në krahasim me popullsinë e mbetur, flukset janë shumë të larta.

Sipas tij, pa ndërhyrje të menjëhershme në formë politikash gjithëpërfshirëse që frenojnë ikjet dhe nxisin kthimet, vendi rrezikon një krizë strukturore afatgjatë të forcës punëtore, produktivitetit dhe sistemit të pensioneve.

Sot nuk ikin vetëm të rinjtë e papunë apo pa perspektivë si para një dekade, por ikin studentët më të mirë, profesionistët e rinj të shëndetësisë, IT-së dhe zanatçinj të kualifikuar.

Pandemia intensifikoi ndjenjën e pasigurisë dhe e bëri më të dukshme pabarazinë sociale dhe mungesën e perspektivës.

Nga ana tjetër, programet e BE-së (si punësimi sezonal, vizat studentore, marrëveshja me Gjermaninë) kanë hapur më shumë rrugë të ligjshme.

Emigracioni lartë ka krijuar edhe efekt psikologjik. Të rinjtë ndihen të paktë në një shoqëri të plakur e të zbrazur dhe janë më motivuar për t’u larguar.

Efektet në tregun e punës dhe në çmime

Forca aktive e punës (pjesa që punon ose kërkon punë) ka rënë, dhe nga ana tjetër, numri i vendeve të lira të punës është rritur.

Në pesë vitet e fundit, bizneset raportojnë mungesa të mëdha me punonjës në bujqësi, ndërtim, turizëm, shërbime, tregti, etj. Bizneset raportojnë vështirësi në rekrutim, jo vetëm për arsye pagash, por sepse nuk ka kandidatë.

Emigracioni ka krijuar një hendek demografik në tregun e punës, që nuk mbushet as me rritje pagash dhe as me trajnime të shkurtra.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 53% e të punësuarve në bujqësi janë mbi moshën 50 vjeç dhe të rinjtë nuk e trashëgojnë punën.

Rënia e forcës punëtore ka çuar në ulje të sipërfaqeve të mbjella, sidomos në fruta-perime në fermat familjare dhe rritje të varësisë nga importet ushqimore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë që deficiti tregtar në ushqime është rritur me 23% që prej 2020-s. Ulja e prodhimit vendas ka krijuar mungesa relative në treg.

Importet zëvendësuese janë më të shtrenjta. Prodhuesit vendas përballen me kosto më të larta për punonjësit, ndërsa produktiviteti bie.

Në vitin 2024, Shqipëria u rendit për herë të parë mbi mesataren e BE-së për çmimet e ushqimeve (102.4% e mesatares së BE-së sipas Eurostat).

Në 2023, çmimet e ushqimeve ishin sa 89,8% të mesatares së BE-së, nga 66,8% në 2014.

Ndërkohë, PBB për frymë në Shqipëri mbetet vetëm 35% e mesatares së BE-së. Konsumatorët paguajnë shumë më tepër për mallra bazë (ushqim, transport, energji).

Studimet e FMN-së tregojnë se emigracioni e përshpejton rritjen e çmimeve, sepse ul ofertën dhe shtrembëron ekuilibrin prodhim–konsum.

Emigracioni zvogëlon ofertën e brendshme, si në rastin tonë, ndërsa konsumi po rritet nga vizitorët e huaj gjithnjë e më të shumtë në numër.

Këto zhvillime kanë rritur varësinë nga importet e kushtueshme dhe ulur konkurrencën lokale, pasi bizneset e mbetura dominojnë tregun.

Nga 2015–2025, indeksi i çmimeve për ushqimet dhe pijet joalkoolike u rrit me 67 %, duke u renditur në vend të 10-të ndër 40 vende europiane. Prodhuesit vendas përballen me kosto të larta inputesh, teksa mungojnë subvencionet për bujqësinë.

Kjo i detyron prodhuesit vendas të rrisin çmimet e produkteve, duke dobësuar konkurrencën e brendshme ndaj mallrave të importuara.

Prodhimi bujqësor ra me 1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023.

Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2% të totalit të punonjësve. Të dhëna më të detajuara tregojnë se bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare, ku ka një tkurrje të fortë të sektorit të blegtorisë.

Në dekadën e fundit, numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.

Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë.

Fermat familjare për vetëkonsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.

Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me serra për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni, tani fermerët që prodhonin për vetëkonsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë.

Në bashkitë e vogla, pothuajse nuk ka më tregje fshatarësh.

Familjet shqiptare lënë 39,7% të buxhetit të tyre për ushqime, krahasuar me mesataren europiane prej vetëm 13%. /Monitor

The post Shqipëria po plaket/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja dyfishohet, tregu i punës në alarm appeared first on Sot News | Lajme.

Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit

By: Ardit
6 July 2025 at 09:52

Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në popullsinë e përgjithshme ashtu edhe në emigracionin e trurit. Për z. King, profesor në Universitetin Sussex në Britani, Shqipëria është kthyer në një rast studimor unik për fenomenin e emigrimit masiv. Pas dekadash izolimi, shqiptarët u […]

The post Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit appeared first on BoldNews.al.

HOLANDË – Dhoma e Ulët e parlamentit miraton ligje më të ashpra për azilkërkuesit

AMSTERDAM, 4 korrik /ATSH-DPA/- Dhoma e Ulët e Parlamentit holandez miratoi dje një shtrëngim të konsiderueshëm të ligjeve për azilkërkuesit, gjë që do ta bëjë më të vështirë marrjen e azilit dhe gjithashtu ribashkimin e anëtarëve të familjes në Holandë.

Dhoma e Ulët, Dhoma e dytë, miratoi me shumicë votash dy propozimet legjislative shumë të diskutueshme.

Legjislacioni gjithashtu e bën qëndrimin në vend pa dokumente të vlefshme, si dhe ofrimin e ndihmës për njerëzit pa dokumente, një vepër penale.

Për t’u bërë ligj, projektligjet duhet të sigurojnë shumicën në Dhomën e Lartë të parlamentit, ose Dhomën e Parë, ku paketa legjislative pritet të diskutohet në vjeshtë. Mbetet e pasigurt nëse dhoma do t’i mbështesë propozimet.

Ekspertët ligjorë, këshilltarët qeveritarë, autoritetet e azilit dhe organizatat e refugjatëve paralajmëruan për rrezikun e futjes së këtyre ligjeve.

Ata argumentuan se masat ishin ligjërisht të diskutueshme dhe praktikisht të pazbatueshme. //a.i/

 

The post HOLANDË – Dhoma e Ulët e parlamentit miraton ligje më të ashpra për azilkërkuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria, bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

By: Oldi
4 July 2025 at 08:03

Nga B.Hoxha Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje graduale, por të qëndrueshme në nivelin e investimeve që bizneset dhe individët shqiptarë bëjnë jashtë vendit. Një raport i Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime ekonomike (wiiw) evidentoi se në vetëm 7 vjet investimet e Shqipërisë jashtë vendit janë katërfishuar, nga 393 milionë euro me 2017 […]

The post “Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria, bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit appeared first on BoldNews.al.

“Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria/ Bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

By: V K
4 July 2025 at 08:16

Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje graduale, por të qëndrueshme në nivelin e investimeve që bizneset dhe individët shqiptarë bëjnë jashtë vendit.

Një raport i Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime ekonomike (wiiw) evidentoi se në vetëm 7 vjet investimet e Shqipërisë jashtë vendit janë katërfishuar, nga 393 milionë euro me 2017 në 1.57 miliardë euro në vitin 2024.

Disa prej kompanive më të mëdha shqiptare në sektorë si telekomunikacioni, ndërtimi, banka dhe energjia kanë filluar të zgjerojnë praninë e tyre në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajone të tjera të Ballkanit, duke krijuar degë ose duke investuar në partneritete.

Disa grupe familjare që kanë konsoliduar kapital të konsiderueshëm në dekadën e fundit po diversifikojnë portofolin përmes investimeve jashtë vendit, sidomos në tregje me kosto të ulët ose lidhje të forta kulturore e gjuhësore si Kosova.

Gjithashtu Integrimi gradual me BE-në dhe marrëveshjet rajonale kanë lehtësuar qarkullimin e kapitalit.

Përmirësimi i sistemit bankar dhe aksesit në shërbime ndërkombëtare financiare ka ndihmuar në transferimin më të lehtë të fondeve për investime jashtë vendit.

Disa kompani shqiptare janë tërhequr nga regjimet tatimore më të lehta në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni, duke i përdorur këto vende si qendra operacionale ose të regjistrimit të biznesit.

Në disa raste, investimi “në dalje” përfshin kapitalin që lëviz nga Shqipëria drejt nismave të drejtuara nga shqiptarë të diasporës, në Itali, Zvicër apo Gjermani, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme, transportit dhe tregtisë.

Megjithatë, Shqipëria ka një bazë prodhuese të kufizuar dhe numër të vogël korporatash me kapacitet për ekspansion ndërkombëtar.

Kapitali njerëzor me aftësi të ulëta dhe mungesa e kapaciteteve për të konkurruar në sektorë me vlerë të shtuar kufizon zgjerimin jashtë.

Rritja e FDI-së në dalje nga Shqipëria, është një tregues pozitiv i kapacitetit në rritje të ekonomisë shqiptare për të eksportuar kapital dhe eksperiencë.

Stoku të përgjithshëm i investimeve në dalje në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ishte 9.4 miliardë euro në 2024. Serbia dominon me 5.1 miliardë euro, ndërsa vendet e tjera si Shqipëria (1.6 mld euro), Kosova (1.2 mld euro) dhe Bosnja (793 mln euro).

Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim modest, por ngelen shumë pas fqinjëve të tyre lindorë në BE.

Investimet në dalje janë tregues kyç jo vetëm i forcës ekonomike, por edhe i integrimit të kompanive kombëtare në zinxhirët ndërkombëtarë të vlerës.

Për vendet e Ballkanit perëndimor kapërcimi i këtij hendeku do të kërkojë më shumë reforma strukturore, ndihmë teknike dhe qasje në kapital të lirë analizojnë ekspertët e Institutit të Vjenës./ Monitor

 

The post “Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria/ Bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit appeared first on Albeu.com.

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

By: Oldi
29 June 2025 at 16:13

Kosova po përballet me një shkallë të lartë të emigrimit (largimi i banorëve nga shteti) si pasojë e mungesës së perspektivës të qëndrueshme socio-ekonomike dhe mos stabilitetit politik. Sipas të dhënave zyrtare që nga viti dymijë e njëzet (2020) deri në vitin dymijë e njëzet e katër (2024), mbi njëqind e pesëdhjetë mijë (151 mijë […]

The post Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve appeared first on BoldNews.al.

Skema britanike për qendrat e kthimit të emigrantëve, Rama për “The Guardian”: E paimagjinueshme para 10 vitesh

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Plani britanik i azilit për vendet e treta tregon se Londra është në një situatë shumë të vështirë, sipas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, shkruan Helena Smith për ”The Guardian”.

Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në qendrat e kthimit në vendet e treta tregon se BM pas Brexit është në një situatë shumë të vështirë, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

Në intervistën e tij të parë me median ndërkombëtare që kur udhëhoqi Partinë e tij Socialiste në një mandat të katërt historik në detyrë, Edi Rama tha se ideja që Mbretëria e Bashkuar dëshiron të kërkojë vende për të hequr qafe emigrantët do të kishte qenë e pakonceptueshme një dekadë më parë.

Por, kjo ishte në përputhje me ndryshimin në diskursin publik në BM që nga Brexit, ku “krejtësisht e papranueshmja, krejtësisht qesharakja, krejtësisht e turpshmja” ishin bërë normale, sipas tij.

E njoftuar muajin e kaluar nga Keir Starmer gjatë një vizite në shtetin ballkanik, skema e qendrave të kthimit do të përfshinte qendra në një vend të tretë që përpunojnë kërkesat e njerëzve, të cilëve u është refuzuar azili dhe të cilët kanë shteruar rrugët ligjore në BM.
“Është një nga ato gjëra që 10 vjet më parë thjesht nuk do të kishte qenë e imagjinueshme… që BM të kërkonte vende për të larguar emigrantët”, tha Rama nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë.

“Fakti që sot nuk është thjesht e imagjinueshme, por po ndodh, nuk është për shkak të Keir Starmer ose Rishi Sunak që bëjnë diçka skandaloze; është për shkak se vendi është në një situatë shumë të errët.”

Rama, i cili është i njohur për pikëpamjet e tij të hapura dhe kontradiktore, shprehu zhgënjim për nivelin e diskursit publik në BM. Si një anglofil i përkushtuar, tha ai, ishte e vështirë ta pranonte.

“Tetëdhjetë për qind e gjërave që thuhen ose shkruhen, ose pranohen si një pjesë normale e diskursit në BM e sotme janë gjëra që para Brexit do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme”, tha ai.

Nën qeveritë e mëparshme konservatore, marrëdhëniet midis BM dhe Shqipërisë u bënë gjithnjë e më të tendosura, të lëna në hije nga kalimet me anije dhe akuzat për emigrantë të paligjshëm shqiptarë që “pushtonin” brigjet britanike.

Vizita e Starmer në maj – e para ndonjëherë nga një kryeministër britanik – kishte për qëllim vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe në një bazë të re. Ndërsa ishte në Tiranë, udhëheqësi i Partisë Laburiste tha se bisedimet ishin duke u zhvilluar “me një numër vendesh” për të ngritur qendrat. Por, në një veprim të parë si një qortim i butë ndaj mysafirit të tij, Rama tha në një konferencë të përbashkët për shtyp se Shqipëria nuk do të merrte pjesë në këtë skemë.

Duke kërkuar të sqaronte situatën në intervistë, Rama tha se Starmer, një “person shumë i mirë dhe i këndshëm”, as nuk e kishte bërë kërkesën publikisht dhe as nuk ishte udhëheqësi i parë britanik që e kishte hapur privatisht këtë temë.

Rama tha se përgjigjja e tij kishte qenë gjithmonë e njëjtë: “Kam qenë i qartë për këtë që kur Boris Johnson ma kërkoi dhe Rishi ma kërkoi… Gjithmonë kam thënë jo”.
Fakti që Shqipëria kishte rënë dakord më parë për një skemë të ngjashme me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ishte i ndryshëm për shkak të “marrëdhënies shumë të veçantë” që kishin të dy vendet. Kjo marrëveshje, e cila parashikonte kapjen e njerëzve në det dhe dërgimin e shumicës së tyre jo në Itali, por në një qendër pritjeje në Shqipëri për përpunimin e kërkesave të tyre për azil, deri më tani është penguar nga kundërshtime ligjore.

Që nga dita kur regjimi brutal stalinist i Shqipërisë u shemb në vitin 1991, Italia i kishte qëndruar pranë vendit të tij, tha Rama. Si rezultat, bashkatdhetarët e tij kishin “një pikë të dobët” për Romën.

“Praktikisht ne jemi një vend i përbërë nga dy vende të pavarura… Italia ka qenë aty për ne në çdo moment të errët dhe situatë të vështirë që nga dita kur dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Evropës”, shtoi ai. “Ne e kemi pikë të dobët Italinë, kështu që kur Italia na kërkon diçka, ne themi po dhe pikë”.

Qëndrimi i Ramës përkon me një besim të rigjetur, ndërsa vendi i vogël, ndër shtetet më të varfra të Evropës, bën hapa dikur të paimagjinueshëm drejt anëtarësimit në BE. Me një ndryshim dramatik të ritmit dhe tonit që ai ia atribuon “frymës së re të shtyrë nga gjeopolitika” e politikëbërësve evropianë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, negociatat e pranimit janë përshpejtuar, ndërsa Brukseli më në fund kërkon të përqafojë Ballkanin Perëndimor. Rajoni është parë prej kohësh nga Moska si një vend në sferën e ndikimit të Rusisë.

Rama, i cili mbush 61 vjeç në korrik, e drejtoi fushatën e tij zgjedhore me premtimin se do të nxiste përpara me ndjekjen e anëtarësimit në BE. Ai tani beson se negociatat do të përfundojnë deri në vitin 2027 dhe “brenda vitit 2030 do të jemi anëtare e BE-së”. Shqipëria, e cila iu bashkua NATO-s në vitin 2009, ka qenë një kandidate për anëtarësim për më shumë se një dekadë.

“E gjithë qasja ndaj procesit ka ndryshuar në mënyrë dramatike”, tha ai. “Tani ata [BE] janë shumë të etur të ecin përpara… Me agresionin rus gjithçka ndryshoi, kështu që disi edhe Vladimir Putin e bëri këtë, ai e bëri Evropën shumë më të interesuar për bashkimin”.
Ai sheh një efekt të ngjashëm në BE nga banori i ri i Shtëpisë së Bardhë dhe është “100% i bindur se zgjedhja e Donald Trump është një gjë e mirë për Evropën”. Rama tha se fitorja e Trump e nxori Evropën nga plogështia e saj dhe kishte sjellë “një frymë të trazuar” që i nevojitej botës.

“Mendoj se kur Trump thotë se Zoti e shpëtoi sepse kishte një plan për Amerikën, mendoj se ai thotë vetëm gjysmën e së vërtetës. Zoti e shpëtoi sepse kishte një plan edhe për Evropën, për ta zgjuar Evropën”, tha ai.

Më vonë këtë vit, piktori shqiptar i shndërruar në kryeministër do të nisë një tur falënderimi për komunitetet e diasporës të cilat, për herë të parë, arritën të votonin në zgjedhjet e muajit të kaluar, duke e ndihmuar të siguronte një fitore dërrmuese.
Mendohet se vetëm në Greqi jetojnë më shumë se 500 000 shqiptarë etnikë. Shpresa e Ramës është që ai t’i tërheqë ata përsëri “sepse tani pagat tona janë shumë afër atyre në Greqi dhe janë në shtëpinë e tyre”.

Por, udhëheqësi i Partisë Socialiste, 2,01 metra i gjatë, një lojtar basketbolli në rininë e tij, ka edhe kritikët e tij. Akuzat për korrupsion në shoqërinë shqiptare janë të përhapura. Po ashtu, janë edhe akuzat për autoritarizëm në rritje – Rama do të jetë udhëheqësi më jetëgjatë që nga Enver Hoxha, ish-diktatori brutal i vendit – megjithëse akuzat etiketohen si farsë nga admiruesit dhe zyrtarët më të rëndësishëm në Bruksel.

Një ish-ministër i BE-së tha se “Edi është më i madh se vendi që përfaqëson. Problemi i tij është se është shumë i madh për vendin e tij dhe unë nuk po flas për gjatësinë e tij”.

Nëse Shqipëria do t’ia arrinte përpjekjes së saj për anëtarësim, Rama tha se do të ishte “momenti i duhur dhe më i mrekullueshëm për të lënë stafetën”.

Do të ishte një arritje personale, por gjithashtu “do ta ndihmonte Evropën të ishte më pak e mërzitshme dhe më me diell”./ /a.jor.//gj.m//a.f//r.e/

The post Skema britanike për qendrat e kthimit të emigrantëve, Rama për “The Guardian”: E paimagjinueshme para 10 vitesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Destinacion emigrimi, por një në katër emigrantë kërkon të largohet nga Gjermania

By: user 8
18 June 2025 at 18:25

Ekonomia gjermane po dobësohet – megjithatë, punëtorët e kualifikuar janë të nevojshëm urgjentisht në shumë sektorë: në profesionet mjekësore, veçanërisht në infermieri, në IT, ndërtim dhe në zanate të kualifikuara. Gjithashtu, ka mungesë të edukatoreve të kopshteve, kuzhinierëve dhe njerëzve që mund të drejtojnë kamionë dhe autobusë, pra shoferëve profesionistë. Në fund të vitit 2024, kishte rreth 1.4 milion vende pune të paplotësuara në kompanitë gjermane në të gjithë vendin.

Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë emigrantë po punojnë në Gjermani. Në vitin 2024, përqindja e punonjësve të huaj ishte pak mbi 16 për qind. Është më shumë se dyfishuar që nga viti 2010. Punësimi në profesionet mjekësore është në mënyrë disproporcionale i lartë.

Më shumë se një në gjashtë mjekë ka shtetësi të huaj. Në infermieri, rritja e punësimit që nga viti 2022 ka ndodhur ekskluzivisht për shkak të stafit të huaj. Aktualisht, një në pesë punëtorë në këtë sektor është emigrant.

Mundësia e largimit nga vendi

Por a duan vërtet këta njerëz të qëndrojnë në Gjermani për një kohë të gjatë? Instituti për Kërkime në Punësim (IAB) në Agjencinë Federale të Punësimit ka paraqitur tani një studim mbi këtë temë. Studimi bazohet në një anketë online me 50.000 persona të moshës 18 deri në 65 vjeç, të cilët kanë lindur jashtë vendit dhe kanë emigruar në Gjermani. Personat që nuk kanë status të njohur qëndrimi në Gjermani nuk janë përfshirë në anketë. Periudha e anketës zgjati nga dhjetori 2024 deri në prill 2025.

“26 për qind, ose rreth 2.6 milion njerëz, thonë se e kanë konsideruar në të vërtetë largimin nga Gjermania vitin e kaluar – do të thotë, kanë menduar të largohen”, përmblodhi shifrat Yuliya Kosyakova, drejtuese e departamentit të Migracionit, Integrimit dhe Kërkimit të Tregut Ndërkombëtar të Punës në IAB, në prezantimin e studimit në Berlin. “Rreth tre për qind, ose 300,000 njerëz, tashmë kanë plane konkrete për të emigruar”.

Gjermania vetëm një ndalesë

Rreth gjysma e atyre që nuk duan të qëndrojnë duan të kthehen në vendet e tyre përkatëse të origjinës, gjysma tjetër dëshiron të shkojë në një vend tjetër, ku mendojnë se ka kushte më të mira. Midis atyre që janë të gatshëm të kthehen, Polonia ose Rumania përmenden më shpesh. Migrantët që duan të vazhdojnë udhëtimin e tyre nga Gjermania preferojnë Zvicrën, SHBA-në ose Spanjën.

Refugjatët dhe ata që erdhën si pjesë e ribashkimit familjar tregojnë tendenca dukshëm më të ulëta emigrimi sesa individët e arsimuar mirë dhe ekonomikisht të suksesshëm. “Një gjetje kryesore e anketës sonë është se ata që u zhvendosën në Gjermani për të punuar ose studiuar, që janë më të arsimuar, më të suksesshëm ekonomikisht dhe kanë një njohuri më të mirë të gjuhës gjermane, kanë mbi mesataren gjasa të marrin në konsideratë largimin ose të shprehin plane konkrete për të emigruar në ndonjë vend tjetër”, thotë studiuesja e IAB, Katia Gallegos Torres.

Emigrimi është një rrezik për Gjermaninë

Imigrantët me një diplomë masteri ose doktorature dhe me të ardhura më të larta në veçanti kanë menduar të largohen nga Gjermania në 12 muajt e fundit.

“Në sektorët e shërbimeve me njohuri intensive, siç janë IT, financat dhe shërbimet e lidhura me biznesin, midis 30 dhe 39 për qind e të anketuarve kanë menduar të largohen”, thotë Gallegos Torres.

Ekzistojnë gjithashtu trende “relevante” të migrimit në sektorët e kujdesit shëndetësor, prodhimit dhe logjistikës. “Këta janë pikërisht sektorët ku Gjermania ka nevojë urgjente për të siguruar punëtorë të kualifikuar. Ky emigracion selektiv paraqet rreziqe të konsiderueshme për qëndrueshmërinë ekonomike të Gjermanisë në të ardhmen.”

Taksa të larta dhe diskriminim në rritje

Por cilat janë arsyet, pse duan të largohen ata? Për ata që duan të kthehen në vendlindje, arsyet familjare luajnë një rol parësor. Ndërsa migrantët që duan të transferohen në një vend tjetër shpresojnë kryesisht për mundësi më të mira karriere dhe të ardhura më të larta.

Taksat e larta dhe burokracia e tepërt në Gjermani përmenden shpesh si arsye për t’u larguar. Kësaj i shtohen përvojat e diskriminimit. “Pothuajse dy të tretat e migrantëve raportojnë se kanë pasur ndonjë diskriminim, për shembull, në vendin e punës, në tregun e strehimit, në hapësirat publike ose në kontakt me policinë”, thotë Gallegos Torres.

“Një e treta e migrantëve ndihen aspak ose vetëm disi të mirëpritur. E këto janë faktorë që rrisin ndjeshëm tendencën për të emigruar.”

Problemet politike

Kultura mikpritëse ka vazhduar të bjerë në Gjermani. “Në vitin 2024, debati u dominua shumë nga tema e migracionit, dhe pranimi shoqëror nuk ishte veçanërisht i lartë”, vëren studiuesja Yuliya Kosyakova.

Pak më shumë se një e katërta e njerëzve në Gjermani kanë një histori imigracioni. Rreth 21 milionë njerëz kanë ardhur në Gjermani që nga viti 1950. Ndërsa nga vitit 2015 në Gjermani kanë ardhur rreth 6.5 milionë njerëz. Grupet më të mëdha midis tyre janë sirianët dhe ukrainasit.

Në zgjedhjet federale në shkurt 2025, Alternativa për Gjermaninë(AfD), një parti me prirje të ekstremit të djathtë, një parti me parime “ri-emigrimi”, doli si partia e dytë më e fortë. Në fund qeveris koalicioni CDU/CSU, i cili premtoi një politikë më të rreptë migracioni gjatë fushatës zgjedhore.

Në koalicionin me socialdemokratët (SPD), masa e parë e politikës ishte zgjerimi i kontrolleve kufitare. Mundësia që emigrantët e integruar mirë të merrnin shtetësinë me procedurë të përshpejtuar u shfuqizua menjëherë. “Këto debate të mëdha rreth migracionit dhe politikës së migracionit kanë një ndikim negativ tek njerëzit, në ndjenjën e të qenit të mirëpritur dhe në përvojat e diskriminimit”, tha Kosyakova. “Këto janë arsyet pse njerëzit raportojnë se mendojnë të emigrojnë më shpesh ose në të vërtetë planifikojnë të largohen nga Gjermania”.

Gjermania nuk mund ta përballojë emigrimin

Ekspertët llogarisin rregullisht se Gjermania ka nevojë për rreth 400.000 emigrantë shtesë çdo vit për të qëndruar përgjithmonë në këtë vend, në mënyrë që të ruajë forcën punëtore. Kjo është e vetmja mënyrë për të balancuar trendet demografike.

Gjermania është një vend në plakje. Ka një numër në rritje të pensionistëve krahasuar me më pak të punësuar. Kjo jo vetëm që çon në mungesë të fuqisë punëtore, por edhe në mungesë të të ardhurave për të financuar pensionet.

Studimi i IAB tregon se, në këtë sfond, “jo vetëm imigracioni, por edhe mbajtja afatgjatë e emigrantëve është një sfidë kyçe”, thotë Yuliya Kosyakova.

Motivimi për të qëndruar

Në përgjithësi, ka të dhëna që masat qeveritare, të tilla si ulja e burokracisë, thjeshtimi i njohjes së kualifikimeve, rritja e digjitalizimit dhe lehtësimi i taksave, mund të zvogëlojnë tendencën për të emigruar, veçanërisht në mesin e migrantëve të suksesshëm profesionalisht, thonë studiuesit e IAB. Por nevojitet edhe pranim shoqëror “i gjerë dhe i ndershëm”.

Ndërkohë, CDU po bën thirrje që studentët e huaj të mjekësisë të mos lejohen të largohen kaq lehtë pasi të diplomohen. Ata që studiojnë në Gjermani pritet të punojnë si mjekë për të paktën pesë vjet më pas – në zonat rurale të Gjermanisë, ku mungesa e mjekëve po rritet gjithnjë e më shumë. “Ata që nuk duan ta bëjnë këtë do të duhet të paguajnë disa kosto të trajnimit”, thotë Sepp Müller (CDU), nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU. Ministria e Shëndetësisë e ka mbështetur këtë ide. “Ne duhet të tërheqim mjekë të rinj për të punuar në Gjermani në vend që t’i shikojmë ata si emigrojnë”, shpjegon Tino Sorge (CDU), Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë. /DW

The post Destinacion emigrimi, por një në katër emigrantë kërkon të largohet nga Gjermania appeared first on Lapsi.al.

Gjermania nuk është më “ëndrra emigrante”: Mijëra të huaj planifikojnë largimin

By: gaze tare
18 June 2025 at 14:55

Një studim i fundit ka nxjerrë në pah një tendencë befasuese: Gjermania nuk është më destinacioni i preferuar për emigrantët, shumë prej të cilëve po mendojnë të largohen, ndërsa një pjesë tashmë kanë marrë vendimin.

Pavarësisht faktit se ekonomia gjermane ka një nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar, sidomos në sektorë si kujdesi shëndetësor, IT, ndërtimi dhe zanatet teknike, një numër i lartë i të huajve që jetojnë atje nuk e shohin më vendin si mundësi afatgjatë.

Studimi, i cili bazohet në një anketë online me 50.000 emigrantë të moshës 18 deri në 65 vjeç, tregon se rreth 26 për qind, ose 2.6 milion njerëz, kanë menduar seriozisht largimin nga Gjermania. Nga këta, rreth 300.000 persona, pra tre për qind, kanë tashmë plane konkrete për të emigruar.

Arsyet kryesore për këtë tendencë janë të shumta: rënia e atraktivitetit ekonomik të Gjermanisë në raport me vende të tjera, përvoja e diskriminimit në jetën e përditshme, dhe perceptimi se mundësitë për një jetë më të mirë ndodhen jashtë saj.

Ndërkohë, mungesa e fuqisë punëtore mbetet shqetësuese për ekonominë gjermane. Në fund të vitit 2024, vendi kishte rreth 1.4 milion vende pune të paplotësuara në sektorë kyç si infermieria, edukimi parashkollor, kuzhina dhe transporti.

Gjysma e atyre që planifikojnë të largohen dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës, ndërsa gjysma tjetër synon vende të tjera që perceptohen si më të favorshme,  në krye të listës janë Zvicra, SHBA-ja dhe Spanja.

The post Gjermania nuk është më “ëndrra emigrante”: Mijëra të huaj planifikojnë largimin appeared first on iconstyle.al.

Eksperti: Shqipëria, ndër vendet e para në botë sa i takon emigracionit në raport me banorët

By: Ela
10 June 2025 at 21:49

Eksperti i emigracionit, Ilir Gërdeshi, i ftuar në Log në News 24, tha se numri i popullsisë në Shqipëri ka ardhur vazhdimisht në ulje dhe vendi ynë zë vendet e para në botë për nga emigracioni në raport me numrin e banorëve. Sipas Gërdeshit, aktualisht numri i popullsisë është afërsisht 2.4 milionë banorë, nda 4.5 […]

The post Eksperti: Shqipëria, ndër vendet e para në botë sa i takon emigracionit në raport me banorët appeared first on BoldNews.al.

BERLIN – Merz mbështet planet e emigracionit pas pengesës ligjore për të kthyer azilkërkuesit

BERLIN, 3 qershor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz mbështeti sot përpjekjet e qeverisë së tij për të kthyer mbrapsht azilkërkuesit në kufijtë e vendit, një ditë pasi një gjykatë bllokoi këtë masë.

Vendimi urgjent nga Gjykata Administrative e Berlinit ishte një pengesë për Merz, i cili është zotuar të godasë emigracionin e parregullt.

Merz tha në Berlin se vendimi mund të ngushtojë hapësirën e manovrimit të administratës së tij.

Kancelari gjerman, i cili mori detyrën muajin e kaluar, tha se qeveria do ta bënte këtë brenda kuadrit të ligjit ekzistues evropian.

“Ne do ta bëjmë këtë për të mbrojtur sigurinë dhe rendin publik në vendin tonë dhe për të parandaluar mbingarkesën e qyteteve dhe komunave”, tha ai.

“Derisa situata në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian të përmirësohet ndjeshëm me ndihmën e rregullave të reja të përbashkëta evropiane, Gjermania do të duhet të vendosë kontrolle në kufijtë e brendshëm”, tha Merz.

Menjëherë pasi mori detyrën muajin e kaluar, ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt urdhëroi policinë të rriste kontrollet kufitare dhe të kthente mbrapsht emigrantët e parregullt, edhe nëse ata aplikonin për azil. //a.i/

 

The post BERLIN – Merz mbështet planet e emigracionit pas pengesës ligjore për të kthyer azilkërkuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut

By: Mirgen
30 May 2025 at 19:16

Gjykata Supreme e SHBA-së i ka lejuar administratës së Donald Trump të pezullojë një program të administratës Biden që u lejonte më shumë se 500,000 emigrantëve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela të jetonin dhe punonin përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Nëse merren në konsideratë vendimet e mëparshme, pothuajse një milion emigrantë janë ligjërisht në […]

The post Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut appeared first on BoldNews.al.

“Të gjitha vendet në Europë duan siguri”,kryeministrja e Letonisë:Emigracioni, çështje me rëndësi për ne dhe Shqipërinë

16 May 2025 at 10:44

Nis mikpritja e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian. Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nisi sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare. Kryeministrja e Letonisë Silina Evika, e pyetur në lidhje me luftën në Ukrainë, u shpreh se nëse Rusia nuk dakordohet për paqe, atëherë do të jetë e domosdoshme të merret sanksione.

“Për fat të keq lufta e Rusisë vazhdon në Ukrainë, e di që këto çështje do t’i diskutojmë dhe do të pretendojmë armëpushimin 30 ditor pa kushte. Ukraina e do një gjë të tillë, Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Të gjitha vendet në Europë duan siguri. Sot do të diskutojmë për emigracionin e paligjshëm, dhe është një çështje me rëndësi për Letoni, por edhe për Shqipërinë”, tha ajo.

The post “Të gjitha vendet në Europë duan siguri”,kryeministrja e Letonisë:Emigracioni, çështje me rëndësi për ne dhe Shqipërinë appeared first on Sot News | Lajme.

Pas tri dekadash, shpresa tek emigracioni, rekord në botë në raport me popullsinë

By: user7
3 May 2025 at 08:08

Shqipëria ka kaluar tre valë të mëdha emigracioni. Kur vendi doli nga diktatura në fillim të viteve ’90 ishte ndër shtetet më të varfra në botë. Shpresat ishin të mëdha në një vend të vogël, por me burime të pasura, që po shfaqte potenciale pa fund.

Dikush e gjeti rrugën nëpërmjet emigracionit, me valën e parë të viteve 1990-2000 që pa largimin e 600-650 mijë personave (shifra e bazuar në të dhënat e shtesës natyrore dhe të Censeve 1989-2001.

Në një vend ku shtesa natyrore ishte 40-60 mijë persona në vit, kjo valë dha pak ndikim në popullsinë totale, që u zvogëlua me vetëm 100 mijë persona në dekadën e parë të pas tranzicionit.

Emigracioni vijoi, me rreth 500 mijë të ikur në periudhën 2001-2011, por gjithsesi shtesa natyrore vijoi të ishte midis 15-20 mijë persona në vit, duke bërë që popullsia të reduktohej me rreth 300 mijë persona në dekadën e dytë të tranzicionit.

Dekada e tretë e tranzicionit e gjeti vendin në një pozicion më të favorshëm. Vendi nuk ishte më ai i fillimviteve ’90, bizneset vendase ishin forcuar, sipërmarrjet e huaja po shfaqnin interes, pagat po rriteshin, për procesin e integrimit në Bashkimin Europian po flitej gjithnjë e më shumë.

Por, sërish modeli i zhvillimit të vendit frymëzoi shumë pak. Korrupsioni i lartë, shpërdorimi i fondeve publike, sistemi arsimor i dobët, shërbimi shëndetësor që detyronte pagesat më të larta në Europë nga xhepi, pagat e ulëta që reflektonin një ekonomi të dobët jokonkurruese, bënë që nga vendi të ikte një forcë vitale si ajo e të rinjve.

U larguan dhe familje të tëra nga shtresa e mesme, pritshmëritë e të cilave për jetën ishin shumë të ndryshme nga ajo që u ofronte realiteti. Në periudhën 2012-2023 rezulton që ikën nga vendi rreth 500 mijë persona.

Por, me shtesën natyrore që vitet e fundit ka shkuar pothuajse drejt zeros, rënia e popullsisë ishte në nivele rekord me 400 mijë persona më pak, duke mbetur në 2.4 milionë shqiptarë.

Rreth 1.6 milionë të ikur në tre dekada, për një popullsi që në vitin 1989 numëronte 3.2 milionë banorë janë një protestë e heshtur për një qeverisje që nuk arriti të ngjallte shpresë, duke nxitur një emigracion me përmasa jonormale.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se emigracioni vazhdon. Vetëm në 2022-2023 janë regjistruar gati 100 mijë emigrantë nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Europian, ndërkohë që lejet e qëndrimit për herë të parë u rritën sërish në 2022-2023 me mbi 70 mijë në vit.

Ritmet me të cilat po vazhdojnë të largohen shqiptarët janë alarmante për një vend që tashmë e ka humbur gjysmën e popullsisë, duke qenë rekord në Europë, madje më të larta sesa shtetet ku banorët ikin për shkak të luftërave e konflikteve civile.

Të dhënat e Eurostat për vitin 2023, tregojnë se në raport me popullsinë, shtetasit shqiptarë ishin të parët që përfituan shtetësi, me 18.3 për 1000 banorë, shumë më të larta se Siria e konflikteve (4) dhe Maroku (2.8).

Një sondazh i zhvilluar në fund të vitit të kaluar në faqen e “Monitor”, ku u përgjigjën mbi 1000 persona, gjeti se shqiptarët tashmë nuk ikin më vetëm për më shumë të ardhura, por janë në kërkim të një cilësie jetese, që mesa duket nuk po arrijnë ta gjejnë në Shqipëri.

Përtej fasadës së një vendi që po lartësohet çdo ditë, të anketuarit, pjesa më e madhe e të cilëve me arsim të lartë e pasuniversitar, thanë se arsyeja kryesore e largimit është mungesa e perspektivës për të ardhmen dhe e standardeve të larta të jetesës./ Monitor

The post Pas tri dekadash, shpresa tek emigracioni, rekord në botë në raport me popullsinë appeared first on Lapsi.al.

Të rritesh pa prindërit:Plaga e heshtur e një brezi që u rrit me premtime në valixhe

By: gaze tare
30 April 2025 at 10:27

Në Shqipëri, emigrimi nuk është thjesht vendim ekonomik – është ndarje emocionale. Që nga vitet ’90, mijëra prindër janë larguar për të siguruar një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Por në shumë raste, “jeta më e mirë” ka ardhur me një çmim të lartë: mungesën fizike të nënës dhe babait në vitet më formuese.

Shumë fëmijë janë rritur nga gjyshërit ose të afërmit, ndërsa dashurinë prindërore e kanë marrë përmes telefonatave, dërgesave apo dhuratave nga larg. Ata mësojnë të thonë “mami” dhe “babi” në telefon, jo në kuzhinë. Ata mësojnë të mbyllin mallin, të festojnë ditëlindjet vetëm dhe të mësohen me mungesën si normalitet.

Ndërsa rriten, shumë prej tyre përjetojnë ndjenja të përziera: mirënjohje për sakrificën, por edhe boshllëk, inat dhe faj. Në të njëjtën kohë, ndihen në një betejë të brendshme për të mos e zhgënjyer prindin që “ka dhënë gjithçka” për ta. Dhe pikërisht për këtë, shpesh nuk guxojnë as të flasin për dhimbjen e tyre.

Në rrjete, këtë realitet e shohim të maskuar: foto nga jashtë, përshëndetje për fëmijët në TikTok, video ku takohen pas viteve ndarje. Por prapa ekranit fshihen fëmijë që mësojnë të duan nga larg, dhe prindër që vuajnë në heshtje, duke parë fëmijët të rriten përmes fotove.

The post Të rritesh pa prindërit:Plaga e heshtur e një brezi që u rrit me premtime në valixhe appeared first on iconstyle.al.

GJERMANI – Merz: Do t’i japim fund emigracionit të parregullt

BERLIN, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Ne synojmë të fillojmë një kurs të ri në politikën e migracionit dhe t’i japim fund emigracionit të parregullt, theksoi kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz.

”Do të kryhen kontrolle kufitare kombëtare dhe kërkesat për azil do të refuzohen. Do të nisim një ofensivë riatdhesimi. Ne do t’i japim fund programeve të pranimit vullnetar, do të pezullojmë bashkimet familjare dhe do të rrisim ndjeshëm numrin e vendeve të sigurta të origjinës”, shtoi ai.

“Në këtë kontekst, ne do të ndryshojmë edhe një herë ligjin e shtetësisë: natyralizimi do të jetë i mundur përsëri vetëm pas pesë vjetësh. Ne duam të forcojmë sigurinë e brendshme të Gjermanisë”, theksoi ai.

Udhëheqësi konservator tha gjithashtu se “ne do të lejojmë autoritetet e sigurisë të mbajnë adresat IP për tre muaj dhe kompetencat e policisë federale do të rriten”./   /os/

The post GJERMANI – Merz: Do t’i japim fund emigracionit të parregullt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Kina në Fier, i riu që ndërtoi suksesin në atdhe: Kthehuni, ekonomia po rritet

TIRANË, 3 Prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale historinë e Alvaro Shehajt, një të riu nga Fieri, i cili pasi përfundoi studimet në Kinë dhe punoi për dy vite atje, u kthye në Shqipëri dhe arriti sukses në biznesin e tij familjar.

“Me shembullin e Alvaros, i cili pas studimeve në Pekin u rikthye në Shqipëri dhe hapi një biznes familjar për prodhimin e qeseve plastike në Fier”, shkroi Rama.

Shehaj, i cili kreu studimet për katër vite në Pekin dhe më pas punoi në një kompani franceze për dy vite, vendosi të kthehej në Shqipëri duke parë zhvillimet ekonomike në vend.

“Kur u kthevq, fillimisht punova në një kompani franceze për gati dy vite dhe më pas iu bashkova biznesit të familjes. Biznesin e kishin hapur prindërit e mi dhe tani e menaxhoj unë. Ne prodhojmë qese plastike, kemi 25 punonjës dhe kontrata në Shqipëri dhe Kosovë. Biznesi po ecën shumë mirë”, u shpreh Shehaj.

Ai apeloi të rinjtë shqiptarë që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre, duke theksuar se klima e biznesit është në rritje.

“Duke nisur nga eksperienca ime dhe ajo e miqve të mi, mund të them se ekonomia shqiptare është në rritje. U bëj thirrje të rinjve të kthehen dhe të kontribuojnë në vendin e tyre, të investojnë në biznese sepse mundësitë po rriten”, përfundoi ai.

/a.f/

The post Nga Kina në Fier, i riu që ndërtoi suksesin në atdhe: Kthehuni, ekonomia po rritet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emigracioni dhe dhuna dyfishojnë kërkesat për divorc në Korçë

By: Ela
29 March 2025 at 16:43

Emigracioni dhe dhuna në familje kanë dyfishuar kërkesat për zgjidhje martese në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë. Sipas avokatëve, paditë më të shumta janë nga çiftet, ku bashkëshortët jetojnë prej një kohe të gjatë në emigracion, çfarë i ka humbur kuptimin bashkëjetesës dhe familjes. “Nga praktika dhe eksperienca ime, shqiptarët që jetojnë jashtë […]

The post Emigracioni dhe dhuna dyfishojnë kërkesat për divorc në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

11 February 2025 at 15:29

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të mbërrijnë së bashku me emigrantët e tjerë që do të deportohen nga Shtetet e Bashkuara. “Kjo do të përbëjë një sfidë për sistemin vendor të drejtësisë”, i tha BIRN në kushte […]

The post Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump appeared first on Reporter.al.

❌
❌