Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Babai sulmon fizikisht vajzën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri për lëndim të rëndë trupor

9 August 2025 at 09:09

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të premten në ora 19:00.

“Vushtrri 08.08.2025-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

The post Babai sulmon fizikisht vajzën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri për lëndim të rëndë trupor appeared first on Telegrafi.

Sulmoi një grua, nipi i Jack Nicholson arrestohet për dhunë në familje

By: gaze tare
8 August 2025 at 10:39

Nipi më i madh i Jack Nicholson, Sean Norfleet, po përballet me një akuzë për dhunë në familje pasi u arrestua në Los Angeles.

Sipas një raporti nga The Sun, producenti 29-vjeçar i muzikës, i njohur si Cutter Mattock, dyshohet se sulmoi një grua, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, dhe u arrestua po atë ditë. Sipas raportit, Norfleet u lirua me kusht dhe pritet të paraqitet në gjykatë më 26 gusht. Nëse dënohet, ai përballet me deri në katër vjet burg.

Edhe pse Norfleet nuk ka të kaluar kriminale, çështja ka shkaktuar trazira për shkak të lidhjes së tij familjare me Nicholson. Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Angeles tha se “nuk do të publikohet asnjë foto e arrestimit”.

Sean Norfleet është djali i Jennifer Nicholson, vajzës së aktorit fitues të çmimit Oscar, dhe ish-bashkëshortit të saj Mark Norfleet, me të cilin ajo ishte e martuar nga viti 1997 deri në vitin 2003. Edhe pse ai përdor publikisht emrin Sean Knight Nicholson, ai njihet me mbiemrin e babait të tij, Norfleet. Partnerja e fundit e njohur e Norfleet ishte Elizabeth Lawler, por ai nuk ka postuar për të në rrjetet sociale që nga qershori i vitit 2024.

The post Sulmoi një grua, nipi i Jack Nicholson arrestohet për dhunë në familje appeared first on iconstyle.al.

EMRI/ Krim në familje në Dibër, djali plagos me thikë nënën! 50-vjeçarja përfundon tek Trauma, arrestohet 26-vjeçari

By: M C
2 August 2025 at 18:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pocest të Maqellarës ku djali ka plagosur me thikë nënën e tij.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shtetit duke bërë me dije se 26-vjeçari Itles Sula, ka qëlluar me thikë nënën e tij, N. S., 50 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta. 50-vjeçarja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për trajtim të specializuar mjekësor.

Sakaq, 26-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Maqellarë/Dibër

Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme”, raporton policia.

The post EMRI/ Krim në familje në Dibër, djali plagos me thikë nënën! 50-vjeçarja përfundon tek Trauma, arrestohet 26-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Misteri i vrasjes së Anesti Ramës, prokuroria zbardh dinamikën: U gjet i shtrirë në sallon

By: Oldi
2 August 2025 at 11:59

Prokuroria e Fierit ka zbardhur të gjithë dinamikën e vrasjes së Anesti Ramës, për të cilën janë arrestuar tre persona. Mes tyre edhe e bija, Emanilda Rama, si autore, Çlirim Dogani si bashkëpunëtor i saj dhe gruaja e viktimës, Valbona Rama, e cila akuzohet se ka fshehur krimin. Por çfarë ndodhi natën e 23 korrikut? […]

The post Misteri i vrasjes së Anesti Ramës, prokuroria zbardh dinamikën: U gjet i shtrirë në sallon appeared first on BoldNews.al.

Rama: 237 mijë fëmijë përfituan bonusin e bebes që prej vitit 2019

TIRANË, 1 gusht/ATSH/- Prej mëse 6 vitesh, nëpërmjet programit të bonusit të bebes janë  mbështetur financiarisht mijëra të porsalindurit dhe familjet e tyre pavarësisht statusit social apo ekonomik të tyre.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019.

Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se familjet e reja janë mbështetur me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë

Në buxhetin e vitit 2025, për Programin e Bonusit të Bebes është akorduar një fond prej 2.2 miliardë lekësh, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj.

Programi i qeverisë do vijojë të mbështesë financiarisht familjet të cilat jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.

The post Rama: 237 mijë fëmijë përfituan bonusin e bebes që prej vitit 2019 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kina “paguan për të lindur”! Shteti shpërblen familjet me fëmijë

By: gaze tare
29 July 2025 at 22:42

Kina dikur kishte një politikë për një fëmijë, pastaj e hoqi atë dhe tani po shkon në ekstremin tjetër: do të fillojë të paguajë një pagesë vjetore për të rritur shkallën e lindjeve.

Prindërit do të marrin 3,600 juanë (435 euro) në vit për çdo fëmijë deri në moshën tre vjeç. Në total, rreth 20 milionë familje do të përfitojnë, në mënyrë retroaktive që nga fillimi i vitit.

BBC raporton se është hera e parë që një subvencion i tillë është futur në nivel kombëtar. Deri më tani, disa rajone kishin futur subvencione për të inkurajuar familjet të kishin më shumë fëmijë.

Por ato ishin gjithashtu më bujare, siç është qyteti i Hohhot në veri të vendit, i cili ofroi deri në 100,000 juanë në vit (pak më shumë se 12,000 euro) për secilin fëmijë për familjet me tre ose më shumë fëmijë. Nga ana e tij, Shenyang , një qytet në veri të Pekinit, ofron 500 juanë në muaj për familjet ku fëmija i tretë është nën tre vjeç.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2024 popullsia e Kinës u tkurr pak për herë të tretë radhazi.

The post Kina “paguan për të lindur”! Shteti shpërblen familjet me fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Krim i rëndë në familje/ Vëllai vret vëllanë dhe nipin, pas një debati për transportin e turistëve

By: V K
26 July 2025 at 11:12

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin bregdetar të Budvës në Mal të Zi, ku një vrasje e dyfishtë ndodhi pas një konflikti familjar për biznesin e transportit të turistëve me anije.

Të vrarë mbetën babai dhe djali i tij, ndërsa autori i dyshuar është S.S., 65-vjeç, vëllai i viktimës dhe xhaxhai i djalit të vrarë.

Ngjarja ndodhi pranë një lokali në plazhin Slovenska obala, ku dy palët kishin stenda turistike.

Sipas burimeve policore dhe raportimeve të mediave vendase, vrasjes i ka paraprirë një mosmarrëveshje shumëvjeçare për ndarjen e punës në aktivitetin e përbashkët të transportit me anije.

Një ditë para krimit, S.S. thuhet se kishte kërcënuar familjarët se do të “mbyllte hesapet”.

Të nesërmen në mëngjes, ai është paraqitur me armë zjarri, ka qëlluar për vdekje të vëllanë dhe një nga djemtë e tij, ndërsa djali tjetër arriti të shpëtojë.

Pas krimit, i dyshuari është ulur në një lokal aty pranë dhe ka pritur arrestimin nga policia, ku sekuestroi armën dhe e ndaloi menjëherë.

Autoritetet janë në pritje të ekspertizës së plotë, ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve.

The post Krim i rëndë në familje/ Vëllai vret vëllanë dhe nipin, pas një debati për transportin e turistëve appeared first on Albeu.com.

Vrasja në Fier/ “Vajza gënjeu, lekët i tërhiqnin ato se kishin prokurë,” fqinji: Gjithmonë i bërtisnin Anestit! I pyeta a e ushqenin se ishte dobësuar kohët e fundit

By: M C
25 July 2025 at 17:35

Detaje të reja janë zbuluar nga deklaratat e personave që njihnin 56-vjeçarin, Anesti Rama i cili u vra nga vajza dhe bashkëshortja e tij. Një fqinj ka deklaruar se viktima nuk dinte të shkruante dhe se paratë nga banka i tërhiqnin vajza dhe gruaja pasi kishin prokurë. Ai ka hedhur poshtë dëshmitë e vajzës e cila është shprehur se nuk i jepte para babai i saj.

Fqinji më tej ka zbardhur një bisedë që ka patur me të dyshuarat e krimit. Sipas tij ai i ka pyetur nëse e ushqenin 56-vjeçarin pasi ishte dobësuar kohët e fundit. Ai tha se nënë e bijë bënin çfarë të donin dhe se gjithmonë i bërtisnin viktimës.

“Faktikisht ai nuk dinte shkrim e këndim, ato e kishin bërë me prokurë që tërhiqnin lekët nga banka. Ajo që thotë vajza, që ka deklaruar se nuk i jepte lekë, janë gënjeshtra. Hani çfarë u donte qejfi vetë atyre. Unë si komshi ndonjëherë i pyesja e ushqeni apo nuk e ushqeni, se kohët e fundit ishte dobësuar shumë. I japim ushqim, thoshin, ndoshta mund t’i kishin dhe gënjeshtra. Por gjithmonë i bërtisnin,” tha ai.

26-vjeçarja, Emanilda Rama është arrestuar ditën e djeshme më 24 korrik pasi akuzohet se ka mbytur me tel babanë e saj, 56-vjeçarin, Anesti Rama. Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte. E reja ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetonte me prindërit. Ndërkohë në polici është shoqëruar dhe Valbona Rama nëna e vajzës, pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale.

The post Vrasja në Fier/ “Vajza gënjeu, lekët i tërhiqnin ato se kishin prokurë,” fqinji: Gjithmonë i bërtisnin Anestit! I pyeta a e ushqenin se ishte dobësuar kohët e fundit appeared first on Albeu.com.

Ja kush është Ermalinda Rama, mbyti me tel të atin dhe e masakroi në pjesët intime/ E motra tregon bisedat e fundit me familjen

By: M C
25 July 2025 at 16:14

Personat që shihni në foto janë viktima Anesti Rama 56 vjeç dhe e bija Ermalinda Rama 26 vjeç. Kjo e fundit është dhe autore e vrasjes së babait të saj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, e cila në bashkëpunim me nënën e saj, Valbona Rama, mbyti me tel të atin dhe më pas tentuan që ngjarjen ta trajtonin si aksidentale.

Ermalinda deklaroi fillimisht në polici se babai Anesti Rama është rrëzuar në tualet dhe për pasojë ka humbur jetën. Dëshmia e 26-vjeçares nuk ishte aspak bindëse, referuar këtu shenjave në qafën e viktimës.

Pas disa orësh marrje në pyetje, Ermalinda ka dëshmuar se ishte ajo që e mbyti babain e saj, pasi ky i fundit nuk e lejonte që ajo të jetonte e lirë, të vishej apo të dilte me shoqërinë. Më tronditëse rastin në fjalë e bën rezultati i marrë nga autopsia e kryer për trupin e viktimës. Përveç mbytjes me tel, Anesti Rama është masakruar dhe në pjesët intime!

Lidhur me këtë ngjaje, ka folur dhe vajza tjetër e familjes Rama, motra e 26-vjeçares, e cila tregon se është telefonuar nga Ermalinda, e cila i ka thënë se babai është rrëzuar në tualet e më pas i ka mbyllur telefonin. Ajo tregon se menjëherë më pas ka telefonuar mamanë, e cila i ka konfirmuar së i ati ka vdekur.

“Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë”, tha ajo për TCH.

The post Ja kush është Ermalinda Rama, mbyti me tel të atin dhe e masakroi në pjesët intime/ E motra tregon bisedat e fundit me familjen appeared first on Albeu.com.

Mb*ti babanë me tel dhe në bashkëpunim me nënën e raportuan si aksident, 26-vjeçarja: Ishte fanatik, s’më linte të dilja

By: M C
24 July 2025 at 18:06

Një krim i rëndë ka ndodhur në familjen Rama në fshatin Frashëri të Fierit. 26-vjeçarja, Emanilda Rama është arrestuar pasi ka mbytur me tel babain e saj dhe në bashkëpunim me nënën, e cila po ashtu është shoqëruar në polici, e ka raportuar ngjarjen si aksident.

Bëhet me dije se vajza e ka pranuar krimin dhe është shprehur se i ati ishte fanatik dhe nuk e lejonte të vishej apo të dilte. Sipas informacioneve, e reja e ka kallëzuar ngjarjen në polici dje rreth orës 23:00 dhe është shprehur se babai i saj, Anesti Rama ka humbur jetën aksidentalisht.

Pas dëshmisë së saj, policia ka ngritur dyshimet se ngjarja mund të mos jetë aksident dhe pas hetimeve ka rezultuar se vajza ishte autorja e krimit. Siç u përmend dhe më sipër, nëna e 26-vjeçares është gjithashtu në polici, pasi dyshohet se ka ndihmuar vajzën të pastrontë trupin e viktimës me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

The post Mb*ti babanë me tel dhe në bashkëpunim me nënën e raportuan si aksident, 26-vjeçarja: Ishte fanatik, s’më linte të dilja appeared first on Albeu.com.

Krim në familje në Fier/ 26-vjeçarja mbyt me tel babain, arrestohet si bashkëpuntore dhe nëna

By: M C
24 July 2025 at 17:44

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Fier. Mësohet se 26-vjeçarja Emanilda Rama ka mbytur me tel të atin e saj 56-vjeçar ndërsa ka bërë kallëzim në polici duke thënë se ishte një ngjarje aksidentale.

Policia ka arrestuar edhe nënën e saj me inicialet V.R., 53 vjeçe, pasi dyshohet se ka pastruar trupin e viktimës me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

Shkaqet dhe rrethanat e krimit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për rastin në fjalë.

Njoftimi i Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.

Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.

Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post Krim në familje në Fier/ 26-vjeçarja mbyt me tel babain, arrestohet si bashkëpuntore dhe nëna appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Fier/ 26-vjeçarja mbyt të atin me tel, e kallëzon në polici si ngjarje aksidentale

By: Rovena
24 July 2025 at 17:21

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Frashër të Fierit rreth orës 23:00 të ditës së djeshme.

26-vjeçarja Emanilda Rama ka mbytur babain e saj me tel, 56-vjeçarin Anesti Rama. Më pas e reja ka shkuar në polici dhe e ka kallëzuar si një ngjarje aksidentale. Policia ka arrestuar të renë, bashkë me të është shoqëruar në komisariat edhe e ëma.

Kjo e fundit dyshohet se ka ndihmuar 26-vjeçaren për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Qëlloi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

By: M C
22 July 2025 at 18:01

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Livadhja të Vlorës ku një 49-vjeçar ka rënë në pranga të policisë, pasi ka goditur me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij.

Kjo e fundit ka pësuar dëmtime në pjesën e fytyrës. Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja arrestuan shtetasin P. K., 49 vjeç, banues në fshatin Livadhja, Finiq, pasi dyshohet se ka goditur me një gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime.

The post Qëlloi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

22 July 2025 at 08:41

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 07:10, në aksin rrugor Shëngjin-Velipojë, në fshatin Rrjoll. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi J. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit […]

The post Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje appeared first on BoldNews.al.

Studimi i ri: Prindërit priren të mbrojnë fëmijën që bën më pak për ta

By: gaze tare
17 July 2025 at 18:26

Një realitet që shumë e njohin në heshtje: fëmija që sakrifikon, kujdeset dhe qëndron gjithmonë pranë, shpesh merret si i mirëqenë. Nuk bën zhurmë, nuk kërkon vëmendje dhe pikërisht për këtë, mbetet në hije.

Ndërkohë, fëmija më i largët, më i vështirë apo edhe më i ftohtë… trajtohet me më shumë ndjeshmëri. Me më shumë kujdes. E ndonjëherë, edhe me më shumë dashuri.

Ndoshta është faj, ndoshta ndjesë. Ndoshta thjesht mënyra se si prindërit përpiqen të balancojnë atë që nuk funksionon. Por barra mbi supet e atij që jep më shumë, është reale. Dhe shpesh… shumë e rëndë.

A ndihesh ndonjëherë si ai person që jep gjithmonë, por nuk shihet kurrë?

The post Studimi i ri: Prindërit priren të mbrojnë fëmijën që bën më pak për ta appeared first on iconstyle.al.

OSBE nxit bashkëpunimin mes bashkive kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Rreth 50 përfaqësues nga bashkitë, forcat e rendit, sistemi i drejtësisë, shërbimet sociale dhe shoqëria civile nga Kukësi dhe Dragashi u mblodhën sot në Kukës, për të forcuar bashkëpunimin në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Veprimtaria, e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, pason një takim të mëparshëm të mbajtur në dhjetor 2024 në Prizren, i cili shërbeu si një platformë për shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Qëllimi i takimit të dytë ishte krijimi i një mekanizmi ndërkomunal për përmirësimin e parandalimit dhe të reagimit.

Përfundimi kryesor i veprimtarisë ishte nevoja për të formalizuar bashkëpunimin dhe për të hartuar një manual apo protokoll për adresimin e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore ndërmjet juridiksioneve.

Fjalët përshëndetëse në hapje u mbajtën nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, kryetari i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilan Wahl, prefekti i Kukësit, Dritan Baji, kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Edvina Murati.

Temat kryesore të agjendës përfshinin rolin e drejtësisë dhe të mbrojtjes sociale në luftën kundër dhunës në familje, sfidat në trajtimin e rasteve dhe strategjitë për forcimin e përgjigjes ndërjuridiksionale.

Koordinatorë nga Kukësi dhe Dragashi ndanë përvojat vendore, ndërsa misionet e OSBE-së theksuan rëndësinë e kornizave bashkëpunuese ndërmjet bashkive dhe përtej kufijve.

Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, kjo nismë synon të shndërrohet në një platformë rajonale më të gjerë për veprim të përbashkët kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ambasador Wahl ftoi që takimi i radhës të mbahet në Maqedoninë e Veriut.

/gj.m//r.e//a.f/

The post OSBE nxit bashkëpunimin mes bashkive kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë, ndahen 147 apartamente të reja për të prekurit nga tërmeti dhe të shpronësuarit në njësinë 6

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Në njësinë 6 në kryeqytet u shpërndanë, dje dhe sot, 147 apartamente të reja për banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe të shpronësuarve nga projektet e zhvillimit urban.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në një postim në rrjetet sociale tha se “ky proces po zhvillohet me transparencë të plotë dhe në prani të qytetarëve përfitues. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në angazhimin tonë për të garantuar strehim dinjitoz për të gjithë ata që janë prekur nga projektet e zhvillimit urban”.

“Me përkushtim dhe vëmendje maksimale, po vijojmë me realizimin e çdo etape të këtij procesi, për të siguruar që asnjë qytetar të mos mbetet pas”, thekson MEKI.

/k.s//r.e//a.f/

The post Tiranë, ndahen 147 apartamente të reja për të prekurit nga tërmeti dhe të shpronësuarit në njësinë 6 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arben Anamali u shpall “Dëshmor i Atdheut”, Vengu i dorëzon titullin familjes së kapitenit

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i dorëzoi sot titullin “Dëshmor i Atdheut” familjes së kapitenit Arben Anamali, që humbi jetën disa ditë më parë teksa shpëtoi nga mbytja dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës.

Gjatë vizitës në familjen Anamali, ministri Vengu u shoqërua nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dhe prefektja Majlinda Angoni.

“Nderuam kujtimin e profesionistit të përkushtuar, mikut të dashur dhe prindit shembullor, që me aktin e tij fisnik u bashkua me heronjtë e pavdekshëm të Kombit. Sakrifica e Arbenit nuk është vetëm një shembull guximi, por një dëshmi e gjallë e shpirtit shqiptar që vendos jetën e tjetrit mbi të vetën prandaj nga sot ai rreshtohet mes “Dëshmorëve të Atdheut””, tha Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Kapiteni i një anijeje turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali u mbyt më 8 korrik  gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Trupi i pajetë i kapiten Anamalit u gjet më 10 korrik në liqenin e Shkodrës.

Kapiteni Arben Anamali u shpall “Dëshmor i Atdheut”.

1 nga 3

/k.s//a.f//r.e/

The post Arben Anamali u shpall “Dëshmor i Atdheut”, Vengu i dorëzon titullin familjes së kapitenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elon Musk ngre alarmin: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha

By: gaze tare
15 July 2025 at 10:55

Elon Musk e trajtoi edhe një herë çështjen e niveleve të ulëta të lindjeve në Evropë në një postim në X, në të cilin ai ofroi një hartë që tregon numrin e lindjeve për vend në Kontinentin e Vjetër. Sipas manjatit të Afrikës së Jugut, Evropa “ose do të fillojë të ketë familje të mëdha ose do të vazhdojë të vdesë”. Kujtohet se të paktën dy herë në të kaluarën, Elon Musk i është drejtuar çështjes se niveleve të ulëta të lindjeve.

Either Europe starts having large families or it will keep dying https://t.co/UNX72ZRn98

— Elon Musk (@elonmusk) July 14, 2025

Sikurse shihet ne harte, edhe Shqiperia ka nivele te uleta te lindjes.

The post Elon Musk ngre alarmin: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha appeared first on iconstyle.al.

Shkrumbohet banesa në fshatin Berkanesh, 14 anëtarë të familjes kërkojnë ndihmë

7 July 2025 at 09:34

Zjarri në banesën e Sulejman Doku në fshatin Berkanesh të Krujës, e ka shkrumbuar totalisht shtëpinë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Sipas kryefamiljarit zjarri është diktuar nga fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për të larguar njërin nga djemtë invalid dhe familjarët e tjerë.

Ndonëse zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur menjëherë, ka qenë a pamundur të shpëtonin gjë. Sipas 81-vjeçarit Sulejman Doku, zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike, ai bën thirrje për ndihmë dhe u kërkon institucioneve mundësi strehimi.

The post Shkrumbohet banesa në fshatin Berkanesh, 14 anëtarë të familjes kërkojnë ndihmë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌