Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 July 2025Main stream

EMRI/ Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, identifikohet i plagosuri, 54-vjeçari një ish-efektiv policie

By: M C
20 July 2025 at 20:05

Adil Veli është 54-vjeçari i cili u plagos mbasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës. 54-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Sarandës dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Gjithashtu bëhet me dije se Veli ka qenë më parë efektiv policie. Megjithatë ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

The post EMRI/ Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, identifikohet i plagosuri, 54-vjeçari një ish-efektiv policie appeared first on Albeu.com.

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

By: M C
20 July 2025 at 18:17

8 persona janë arrestuar nga policia greke, si pjesëtarë të një grupi kriminal që shiste drogë në Mykonos. 4 efektivë të policisë greke dhe 4 shqiptarë, përfshirë dhe një person tjetër në kërkim, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke rihedhur në treg drogë të sekuestruar nga policia.

Hetimet e policisë zbuluan edhe lidhje të oficerëve me pjesëtarë të mafias greke, duke i informuar për kontrollet policore.

Kreu i grupit kriminal ishte një oficer 42-vjeçar grek. Ai kishte qenë i pezulluar që nga 14 janari 2025 për mashtrimin e një ish-partneri në tetor 2024. Një oficer policie 31-vjeçar, që shërbente në Stacionin e Policisë së Akropolit, ishte “krahu i djathtë” i tij. Ai më parë kishte shërbyer në Departamentin e Narkotikëve të Athinës Juglindore, nga ku dyshohet se kishte sekuestruar lëndë narkotike të konfiskuara dhe i kishte shpërndarë ato për shitje përmes rrjetit.

Bashkëpunëtorët e tij ishin një Shef Policie 35-vjeçar i Nëndrejtorisë së Policisë së Mykonos dhe një Shef Policie 43-vjeçar i caktuar në Departamentin e Policisë së Akarnasit. Bashkëpunëtorë civilq të grupit ishin 43-vjeçar i kërkuar, një shqiptar 24-vjeçar dhe motra e tij 29-vjeçare, partnerja e kreut të grupit si dhe dy persona të tjerë nga Shqipëria. Në të njëjtën dosje, akuzohen edhe 13 persona të tjerë, përfshirë një Shef Policie i cili shërben në Departamentin e Policisë Pydna-Kolindros, por gjatë periudhës së hetimit ai shërbente në Nëndrejtorin e Policisë së Mykonosit.

Midis emrave të hetuar, janë tre individë me precedentë të rëndë kriminalë, emrat e të cilëve u përfshinë edhe në dosjen e madhe që heton vrasjet e katër anëtarëve të mafias grekë të cigareve të udhëhequr nga i shumëkërkuari “Entik”, i cili fshihet në Dubai.

Oficeri 42-vjeçar i policisë u arrestua më 23 tetor 2024, për mashtrim të përsëritur kundër ish-partneres së tij. Në atë kohë, telefoni i tij celular u konfiskua. Policia kishte informacione se si kishte një pozicion drejtues në një bandë trafikimi droge në ishullin e Mykonos dhe më gjerë. Deklasifikimi i komunikimeve zbuloi përfshirjen e tij në trafikimin e drogës dhe formimin e një organizate kriminale me të dyshuarit e tjerë. Në të njëjtën kohë, dolën në pah kontaktet e tij me individë të lidhur me aktivitetet e mafias greke, në kontekstin e informimit të tyre rreth kontrolleve të ardhshme policore dhe aktiviteteve të tjera. Shumë nga komunikimet e tij me oficerin 31-vjeçar të policisë u zbuluan, ndërsa regjistrimi i mbikëqyrjes së tyre zbuloi një marrëveshje midis tyre për një pazar droge që i përfshinte të dy.

Oficeri i policisë e informoi 42-vjeçarin për largimin e tij nga Departamenti i Zbatimit të Ligjit për Narkotikët dhe aftësinë që kishte për të larguar lëndët narkotike.

Zbulohen 5 milionë euro në llogari bankare

Autoritetet identifikuan transaksione bankare midis dy oficerëve të policisë, të cilët luajtën një rol kyç në rrjet. Gati 5 milionë euro u gjetën në llogaritë e 42-vjecari dhe partneres së tij, ndërsa dyshohet se ishte i përfshirë edhe vëllai i 29-vjeçaras shqiptare, i cili transportonte dhe kanalizonte drogën e sekuestruar.

Anëtarët e organizatës komunikonin ekskluzivisht përmes aplikacioneve online, ndërsa “truri” policor i rrjetit dyshohet se është i përfshirë edhe në raste të tjera të paligjshme, siç është informimi i biznesmenëve për kontrollet policore.

The post Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro appeared first on Albeu.com.

Punonjësi humbi jetën pasi e zuri korrenti, arrestohet përgjegjësi

By: Ardit
20 July 2025 at 11:59

Përgjegjësi i subjektit ku ditën e djeshme ndërroi jetë një 32-vjeçar gjatë punës, pasi e zuri korrenti, është arrestuar nga policia. Policia njofton se është arrestuar shtetasi me iniciale Z. Sh., 64 vjeç, me detyrë përgjegjës i subjektit (ortak) që po kryente punimet në vendngjarje. 32-vjeçari humbi jetën tragjikisht, pasi gjatë punimeve në një strukturë […]

The post Punonjësi humbi jetën pasi e zuri korrenti, arrestohet përgjegjësi appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ndihmoi autorin e plagosjes së dyfishtë në Sarandë, arrestohet 43-vjeçari

By: Ardit
20 July 2025 at 11:43

Policia e Sarandës ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi akuzohet se ka përkrahur autorin e plagosjes së dyfishtë më 17 korrik në Sarandë, Ramadan Zoto. Bëhet fjalë për Artan Murtaj, i cili akuzohet për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”. “Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen […]

The post EMRI/ Ndihmoi autorin e plagosjes së dyfishtë në Sarandë, arrestohet 43-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ndërtoi pa leje në një zonë të mbrojtur, arrestohet 52-vjeçari

By: Ardit
20 July 2025 at 09:51

Policia e Pogradecit ka arrestuar 52-vjeçarin Jetmir Muçllari, i cili u përfshi në një konflikti me sende të forta me tre të tjerë një ditë më parë në Pogradec. Pas konfliktit të dhunshëm në Volorekë, policia nisi hetimet për rastin dhe rezultoi që Jetmir Muçllari ka kryer punime ndërtimore pa leje në një sipërfaqe toke […]

The post EMRI/ Ndërtoi pa leje në një zonë të mbrojtur, arrestohet 52-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Sherri për çadrat/ Dhunimi i biznesmenit në Ksamil, arrestohen tre persona (EMRAT)

By: Ardit
20 July 2025 at 09:20

Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës, pas sherrit në Ksamil mes dy sipërmarrësve, të cilët u konfliktuan me sende të forta për një hapësirë publike në plazh. Nga sherri mbeti i plagosur Albert Pashaj 46 vjeç, ndërsa në prangat e policisë ra pronari i “Sunset Beach Bar”, Agim Taraj 43 vjeç banues në […]

The post Sherri për çadrat/ Dhunimi i biznesmenit në Ksamil, arrestohen tre persona (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Vodhën cigare dhe mbi 4 mijë euro, arrestohen një burrë dhe një grua në veri të Mitrovicës

19 July 2025 at 23:19

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një vjedhje të rëndë që ndodhi në një kioskë në rrugën “Kral Petri” në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit, persona të panjohur hynë me forcë në objekt dhe vodhën 141 paketa cigare dhe një shumë parash me vlerë rreth 4,700 euro.

Pas një hetimi të shpejtë, njësitë policore identifikuan dhe arrestuan dy të dyshuarit: E.H., 44 vjeç, mashkull, dhe S.M., 39 vjeç, femër.

“Të njëjtit janë arrestuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ku gjatë kontrollit në lokacionin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 141 pako (boksa) me cigare, të cilat dyshohen se janë të vjedhura”, thuhet në njoftim.

Të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të Prokurorit, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprën “vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë të sigurojë rendin dhe ligjin, duke u angazhuar që çdo shkelës të marrë përgjegjësinë ligjore dhe të mbrojë sigurinë e qytetarëve. /Telegrafi/

 

The post Vodhën cigare dhe mbi 4 mijë euro, arrestohen një burrë dhe një grua në veri të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Hoteli në Dhërmi derdhte ujrat e zeza në përrua, procedohet administratorja

By: M C
19 July 2025 at 21:54

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë” kësaj problematike e cila neglizhohet gjatë muajve të tjerë të vitit. Një rast i tillë i ndotjes është evidentuar në Dhërmi.

Raportohet se një hotel derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë biznesit. Kjo patjetër sjell ndotje të ambientit dhe duke krijuar një imazh negativ tek turistët. Në lidhje me këtë ngjarje është proceduar penalisht administratorja e hotelit. 46-vjeçarja me iniciale E. M. do të hetohet për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”. Ndëshkimi nuk është ndalur me kaq pasi Task-Forca e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve ka vendosur masë administrative ndaj hotelit.

The post Hoteli në Dhërmi derdhte ujrat e zeza në përrua, procedohet administratorja appeared first on Albeu.com.

Po lëvizte i armatosur dhe gati për qitje në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari

19 July 2025 at 13:23

Policia e shtetit ka arrestuar një person në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit po lëvizte i armatosur.

Policia njofton se ka sekuestruar armën e zjarrit automatike tip “Scorpion”, municion luftarak, 2 celularë, 1 automjet dhe 1 motomjet që i përdorte 21-vjeçari.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në të dhënat e siguruara për një shtetas që lëvizte me armë zjarri, në Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Siguria”. Gjatë operacionit, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin K. V., që po mbante një armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar”, njofton policia.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 1 armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me fishek në fole, dhe 2 krehra me municion luftarak për këtë armë.

Në vijim të veprimeve, shtetasi K. V., 21 vjeç, banues në Lezhë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/

The post Po lëvizte i armatosur dhe gati për qitje në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari appeared first on Telegrafi.

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

By: Oldi
19 July 2025 at 11:01

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar i cili ditën e premte në mbrëmje aksidentoi një 54-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në rrugën “Jordan Misja”. Sipas njoftimit të policisë, i aksidentuari ka ndërruar jetë në spital dhe në përfundim të veprimeve procedurale, policia ka arrestuar në flagrancë shoferin. “Në vijim të informacionit […]

The post Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Falsifikonin etiketat e produkteve ushqimore, 2 të arrestuar dhe 2 nën hetim


TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit finalizoi operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, duke zbuluar në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë administratori i magazinës, shtetasi F. D., 38 vjeç, dhe magazinieri A. D., 58 vjeç. Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasi S. T., 56 vjeç, ortak i subjektit, dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.

Nga hetimet rezultoi se subjekti ushtronte aktivitet në fushën e import-eksportit dhe tregtimit të produkteve industriale dhe ushqimore. Ai grumbullonte mallra të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, falsifikonte datat e skadencës dhe i rihedhte në treg, në mungesë të dokumentacionit tatimor përkatës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 716 koli dhe dhjetëra kilogramë me mallra ushqimore të përpunuara, të cilat kishin afat skadence të deklaruar për janar dhe shkurt 2025, por me etiketa të falsifikuara për t’u shitur si të vlefshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme në lidhje me disa vepra penale, përfshirë: “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm”, dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me sigurinë ushqimore në numrin pa pagesë 112 ose përmes aplikacionit Komisariati Dixhital.

/a.f/

The post Falsifikonin etiketat e produkteve ushqimore, 2 të arrestuar dhe 2 nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandal ushqimor në Vorë/ Falsifikonin datat e produkteve të skaduara, arrestohen pronari dhe magazinieri

By: Oldi
19 July 2025 at 09:59

Një magazinë në Vorë është zbuluar nga policia si qendër ku falsifikoheshin etiketa të produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas në mënyrë kriminale hidheshin sërish në treg. Gjatë aksionit u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, Florenc Domi (38 vjeç) dhe magazinieri Agim Domi (58 vjeç), ndërsa u proceduan penalisht ortaku me iniciale […]

The post Skandal ushqimor në Vorë/ Falsifikonin datat e produkteve të skaduara, arrestohen pronari dhe magazinieri appeared first on BoldNews.al.

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

By: Ardit
18 July 2025 at 22:40

Igor Popoviç përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas një deklarimi që ka bërë në Rahovec kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raportojnë mediat në Kosovë. Popoviç është ndihmës i Petar Petkoviqit, shefit të kësaj Zyre në Serbi. Përgjatë deklarimit të tij, Popoviç e […]

The post Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe appeared first on BoldNews.al.

GJERMANI – Policia arreston një libian të dyshuar për krime lufte

18 July 2025 at 15:55

POTSDAM, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Policia federale në Gjermani ka arrestuar një shtetas libian, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë.

”I dyshuari u ndalua në aeroportin e Berlin Brandenburgut pas një kërkese nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”, tha  sot një zëdhënës i zyrës së prokurorit Publik të Brandenburgut.

Gjykata në Hagë konfirmoi arrestimin.

Khaled Mohamed Ali El Hishri dyshohet për krime të rënda lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, tortura dhe përdhunim.

Gjykata tha se Ali dyshohet se ka qenë anëtar i administratës së burgut ”Mitiga”, ku, sipas aktakuzës, mbaheshin mijëra të burgosur.

Ai ka keqtrajtuar personalisht të burgosurit midis viteve 2015 dhe 2020 ose se ka dhënë urdhra për ta bërë këtë.

I dyshuari  aktualisht ndodhet  ende në Gjermani dhe do të transferohet në Gjykatën e Hagës./  /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Policia arreston një libian të dyshuar për krime lufte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrarit policor për spiunazh: Kështu rritet besimi në institucionet e sigurisë

17 July 2025 at 12:53

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë realizuar sot një aksion nën dyshimet për spiunazh.

Si rezultat i këtij aksioni një zyrtar policor i nacionalitetit serb ka rënë në pranga.

Telegrafi raportoi më herët se i arrestuari është Bojan Jevtiq i cili mbanë pozitën e zëvendëskomandantit të policisë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Po është e vërtetë, dua të përgëzoj AKI-në,IPK-në dhe Prokurorinë për këtë aksion jashtëzakonisht të rëndësishëm. Më shumë informacione nuk mund të ju jap, por sinqerisht mund të ju them se kështu rritet besimi në organet e sigurisë”, ka thënë Sveçla para mediave.

Ndryshe nga institucionet e sigurisë ende nuk janë dhënë detaje tjera rreth këtij aksioni. /Telegrafi/

The post Sveçla konfirmon arrestimin e zyrarit policor për spiunazh: Kështu rritet besimi në institucionet e sigurisë appeared first on Telegrafi.

EMRI/ Dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

By: Ardit
15 July 2025 at 21:39

Policia e Cërrikut ka arrestuar 55-vjeçarin Kastriot Omeri, pasi ndaj tij është bërë denoncim për dhunë në familje. U raportua se Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases Anita Toska, 51 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në oborrin e banesës ku viktima jeton në lagjen numër 2 […]

The post EMRI/ Dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Akuzohen se morën kredi duke i vjedhur të dhënat një 34-vjeçareje, telashe për një të re dhe administratorin e një institucioni financiar

By: M C
15 July 2025 at 17:35

Një 46-vjeçar banues në Tiranë është proceduar penalisht dhe ndaj një 33-vjeçareje që ndodhet tashmë në masën “arrest shtëpie” u referuan materiale shtesë.

Kjo ndodhi pas kallëzimit të një 34-vjeçareje nga Lezha e cila thotë se 33-vjeçarja nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë të dhënat personale dhe me to ka marrë kredi në institucionin financiar që administron 46-vjeçari.

“Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe materialet shtesë për shtetasen D. C., 33 vjeçe, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg” (e arrestuar në kuadër të operationit “Kredia”), pasi ka kallëzuar shtetasja M. S., 34 vjeçe, banuese në Lezhë, se shtetasja D. C., nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë të dhënat personale dhe me to ka marrë kredi në institucionin financiar që administron shtetasi A. A”, njofton policia.

The post Akuzohen se morën kredi duke i vjedhur të dhënat një 34-vjeçareje, telashe për një të re dhe administratorin e një institucioni financiar appeared first on Albeu.com.

Tiranë – Lirohet një hapësirë publike tek “Ali Demi”


TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit vijon punën në koordinim të plotë me Inspektoratin Kombëtar të Territorit, për lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin.

Në këtë kuadër, është liruar sot një hapësirë publike në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, e cila ishte zënë nga familjarët e një 67-vjeçari të arrestuar rreth një jave më parë, për të njëjtën paligjshmëri.

Gjatë këtij operacioni janë hequr blloqet e betonit që ishin vendosur në hapësirën e zënë, ndërkohë që më herët, nga e njëjta hapësirë, janë hequr dhe sekuestruar dy automjete të vendosura në mënyrë të kundërligjshme.

Për këtë rast, më datë 7 korrik 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, arrestuan shtetasin B. D., 67 vjeç. Sot, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, shtetasin E. D., 25 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumente në lidhje me pronësinë mbi këtë hapësirë publike, të cilën e zinin vazhdimisht me objekte të ndryshme, në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, familjarët e tyre konfliktoheshin me banorët e një pallati pranë kësaj hapësire, për të mos lejuar parkimin e automjeteve.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DPPSh-së, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë dhe me shërbimet e Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Trotuareve dhe Zgarave të Bashkisë Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar nga Prokuroria e Tiranës, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja”.

Materialet procedurale për këtë rast janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/a.f/

The post Tiranë – Lirohet një hapësirë publike tek “Ali Demi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Shiste drogë në plazh, arrestohet 50-vjeçari në Lezhë

By: Oldi
15 July 2025 at 13:38

Një 50-vjeçar i identifikuar si Denis Huti është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi shiste doza të lëndës narkotike kanabis në zonat bregdetare të Shëngjinit. Blutë gjatë kontrollit kanë sekuestruar dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një aparat celular në cilësinë e provës materiale. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetime të […]

The post EMRI/ Shiste drogë në plazh, arrestohet 50-vjeçari në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Bashkëpunim me policinë greke, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimi në Shqipëri

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët grekë u mundësua lokalizimi në Greqi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri i një shtetasi shqiptar.
Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Policia ndaloi D. M. alias D. M., 39 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 9 shkurt 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 4 shkurt 2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë).
Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
/m.m/

The post Bashkëpunim me policinë greke, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimi në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌