Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident në Sarandë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në trotuar, shpëton shoferi

By: Ardit
10 July 2025 at 08:37

Një aksident rrugor është shënuar rreth 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar. Shoferi 22-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe kjo e fundit ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në trotuar. I riu ishte i vetëm në makinë, ndërsa raportohet se fatmirësisht ndodhet në […]

The post Aksident në Sarandë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në trotuar, shpëton shoferi appeared first on BoldNews.al.

Aksident me vdekje në Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

6 July 2025 at 20:14

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Gryk-Çajë të Kukësit. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka mbetur […]

The post Aksident me vdekje në Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Shkodër/ Rrëzohet nga motori, 50-vjeçari niset me ambulancë drejt Traumës

By: Oldi
4 July 2025 at 14:30

Një aksident ka ndodhur mesditën e së premtes në fshatin Trush të Shkodrës. Sipas policisë, shoferi 50-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe për pasojë është plagosur rëndë. Shoferi me iniciale S.L është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. “Rreth orës 13:20, në fshatin Trush, shtetasi S. L., 50 vjeç, dyshohet se […]

The post Aksident në Shkodër/ Rrëzohet nga motori, 50-vjeçari niset me ambulancë drejt Traumës appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

3 July 2025 at 16:39

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të enjte, rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit në Tiranë. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur i plagosur drejtuesi […]

The post Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë/ Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, shoferi raportohet me plagë të rënda

1 July 2025 at 20:31

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

Aktualisht në këtë segment rrugor ka patur dhe bllokim të rrugës.

The post Aksident i rëndë/ Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, shoferi raportohet me plagë të rënda appeared first on Sot News | Lajme.

Taksia përfundon jashtë rruge/ Aksidenti i rëndë trondit turistët pasagjerë

26 June 2025 at 13:39

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin nacional Novoselë–Vlorë, ndërsa brenda mjetit ndodheshin shoferi dhe dy turistë anglezë, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes, kalimtarët e rastit kanë ndërhyrë për të dhënë ndihmën e parë. Fatmirësisht, të tre të dëmtuarit nuk kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Mësohet se taksia e prenotuar nga dy turistët anglezë.

The post Taksia përfundon jashtë rruge/ Aksidenti i rëndë trondit turistët pasagjerë appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohet shoferi që përplasi 3 të mitur me monopatinë në Tiranë, nën akuzë për shkelje të rregullave rrugore

26 June 2025 at 09:38

Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga Ekerem Skurenin, drejtuesin e automjetit që aksidentoi tre të mitur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilët lëviznin me monopatina.

Arrestimi i tij është bërë nën akuzën për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik për sigurinë e fëmijëve në trafik.

Sipas burimeve zyrtare, ekspertiza paraprake në vendngjarje ka zbuluar se të miturit, të ndarë në dy monopatina, kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, në një moment kur automjeti ka kaluar me semafor portokalli.

Megjithatë, hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që drejtuesi i mjetit të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

The post Arrestohet shoferi që përplasi 3 të mitur me monopatinë në Tiranë, nën akuzë për shkelje të rregullave rrugore appeared first on Sot News | Lajme.

Qarkulloi me makinë në zonën e plazhit të Vlorës, e pëson shoferi

By: Oldi
24 June 2025 at 19:21

Policia ka vendosur gjobë prej 53 mijë lekësh te reja për drejtuesin e një automjeti që shfaqej në një video në rrjetet sociale duke lëvizur në bregdetin e Vlorës, në zonën e plazhit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia përmes një njoftimi, ku shkruhet se ai ka shkelur 3 nene të Kodit Rrugor, […]

The post Qarkulloi me makinë në zonën e plazhit të Vlorës, e pëson shoferi appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Përrenjas

24 June 2025 at 11:05

Policia e Elbasanit ka njoftuar arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me vdekje ditën e djeshme në aksin “Qukës-Përrenjas”. Në pranga është vënë shtetasi P. K., 62 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”. Duke drejtuar automjetin e tij, 62-vjeçari përplasi për vdekje këmbësoren, […]

The post Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Përrenjas appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

By: Oldi
23 June 2025 at 22:34

Një aksident është regjistruar mbremjen e sotme në aksin Lezhë-Milot. Raportohet se makina ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur. I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit nuk janë […]

The post Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi appeared first on BoldNews.al.

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

By: Oldi
21 June 2025 at 13:42

Nga Boldnews.al Në 7 Dhjetor 2017, një person i dendur nga avujt e alkoolit, hyn në ambjentet e Njësisë Administrative nr.11 në Tiranë dhe fyen e ofendon personat që gjenden aty. Nuk dihet për cilën arsye dhe për çfarë mund të jetë mërzitur me shërbimet e njësisë bashkiake, por ai “guxon” dhe ofendon edhe administratoren, […]

The post Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe appeared first on BoldNews.al.

Shoferi i autobusit i merr 3500 euro qytetarit për letrat greke, nuk ia bën dhe i mban 1500 euro

By: M C
18 June 2025 at 21:45

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro për t’ia çuar djalin në Greqi dhe për t’i bërë letra greke.

Por nuk i bën letrat dhe i kthen familjes vetëm 2 mijë euro. 1500 ia mban. Pasi Fiksi interesohet, ia kthen familjes shumën e munguar.

Në Fiks Fare u ankua znj. Dhurata Zejnati, e cila kërkoi ndihmë për problemin e saj. Shoferi i autobuzit Athinë -Delvinë e ka mashtruar duke i marrë 3500 euro dhe si këmbim do e pajiste djalin e zonjës me dokumenta greke. ” Lekë ia dhamë morëm dokumentet, por ato dolën falco. As kontratë pune nuk i bëri sië na pati premtuar. Tani na ka kthyer mbrapsht vetëm 2000 euro dhe 1500 euro nuk na i jep. Më thotë që kam paguar gjoba ndërkohë që nuk është e vërtet” tregon znj. Dhurata.

Edhe në një audio që zonja Dhurata flet me gruan e shoferit ajo i pohon se ata e kanë ndihmuar djalin se ka qenë me gjoba. Ndërkohë që shoferi u thotë se lekët nuk i ke të humbura por do t’i rregullojë letrat greke djalit. Edhe pse djali i zonjës Dhurata ka më shumë se një vit që ndodhet në Shqipëri ai figuron sikur është në Greqi pasi pasaporta ka vetëm vulën hyrëse në shtetit fqinjë dhe jo atë të daljes.

Më pas Fiksi shkoi dhe takoi vetë gruan e shoferit që është në dijeni të situatës. Ajo prano se lekët i kanë marrë por jo për vete, por për avokaten në Greqi. Pyetjes së Fiksit se përse kthyen vetëm 2000 euro dhe jo shumë totale, gruaja e shoferit pohon se dokumentet i ktheu avokatja greke Vango (shoferi) ” Thjesht i solli këtu”. Ndërsa për 1500 eurot që nuk janë kthyer ajo përgjigjet se për qëndrimin e djalit të denoncuese pa letra në Greqi është prerë gjobë. ” Gjobën ia pagoi avokatja dhe lekët ua ktheu po ajo” pohon zonja. Pyetjes së Fiksit se a ka ndonjë mandat të pagimit të gjobës gruaja e shoferit u përgjigj thjesht “është hequr nga sistemi”.

Por zonja bie në kontraditë me veten pasi njëherë pohon se parat ia dha burri i saj avokates dhe një herë që djali i denoncuese ia dha parat avokates.

Fiksi e pyeti nëse kanë ndonjë agjenci dhe a mund të lidhin kontrata pune, por gruaja e shoferit e mohon ” s’kemi lidhje fare”.

Disa orë pasi Fiksi shkoi te zyrë ku punonte gruaja e shoferit , denoncuesja Dhurata Zejnati telefonon grupin e Fiksit dhe thotë se “shoferi Vango Zoto ia ktheu paratë djalit”./ Top Channel

The post Shoferi i autobusit i merr 3500 euro qytetarit për letrat greke, nuk ia bën dhe i mban 1500 euro appeared first on Albeu.com.

Merr flakë makina në Bulqizë, shpëton shoferi dhe pasagjerët

By: user 5
13 June 2025 at 19:19

Një ngjarje është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat në Bulqizë, ku një makinë tip Benz ka marrë flakë gjatë ecjes.

Fillimisht flakët kanë nisur në pjesën pasme të makinës dhe më pas kanë depërtuar edhe në pjesën e parë të makinës.

Fatmirësisht shoferi dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin nga makina ku dhe kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë.
Sipas policisë lokale të Bulqizës e cila ka nisur hetimet, bëhet më dije se nuk ka asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike në rrjetin e impiantit të makinës.

The post Merr flakë makina në Bulqizë, shpëton shoferi dhe pasagjerët appeared first on Lapsi.al.

Gangsterët e Alban Laçit të Shqiponjave dhunojnë qytetarin, AMP vetëm i pezullon

By: Ardit
13 June 2025 at 10:24

Tre efektivë të “Shqiponjave”, janë pezulluar detyra nga AMP, pasi kanë dhunuar një qytetar, i cili ka përfunduar në spitalin e Traumës. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) bën me dije se punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për […]

The post Gangsterët e Alban Laçit të Shqiponjave dhunojnë qytetarin, AMP vetëm i pezullon appeared first on BoldNews.al.

Kryetarja e Bashkisë Tiranë i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e institucionit që drejton! ‘Shpërthen’ para kamerave: Legena, maniakë…

By: D Marku
6 June 2025 at 22:46

Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion automjete bashkë me shofer, e nganjëherë edhe me badigard, e kanë kthyer në normalitet shfrytëzimin e tyre për nevoja të familjes.

Në disa raste ne kemi denoncuar abuzimin që bëhet me makinat, karburantin dhe burimet njerëzore që paguhen nga taksat tona. Protagonistët e temave tona janë drejtues të rangjeve të ndryshme, që nga ish-ministrja e jashtme Olta Xhaçka, e cila kishte vënë në dispozicion të nënës së saj notere një makinë të ministrisë, apo ish-drejtorja e Illyrian Gard, e cila përcillte fëmijët për në shkollë me makinën e institucionit.

Raste të ngjashme ka patur me shumicë, kur drejtorë, kryetarë të bashkive apo edhe ministra, e nisin ditën duke përcjellë fëmijët në kopësht apo në shkollë, në mos vetë, përmes shoqëruesve të tyre me rrogë shteti. Kjo tendencë e abuzimit me pushtetin kishte zënë rrënjë edhe në bashkinë e Tiranës, kur vetë kryetari Erjon Veliaj çonte çdo ditë në kopësht djalin e tij.

Por ndoshta ky përdorim i aseteve shtetërore në dispozicion të fëmijëve, nuk përbën ndonjë çudi në këtë vend, kur shkelja e ligjit bëhet çdo ditë hapur.

Problemi është se nganjëherë abuzimi kthehet në ves, dhe nuk mjafton aq sa thamë më sipër, por zullumi duhet të kapërcejë çdo nivel dhe ai mjeti që shteti të ka vënë në dispozicion, duket se i rri ngushtë familjes.

Prandaj duhet një tjetër mjet shtetëror, në dispozicion. Por tani le të bëhemi konkretë.

Është e hënë, data 2 Qershor 2025, dhe kjo autoveturë e bardhë me targë AB649LD, që po del nga një garazh në Kodrën e Diellit, është pronë e bashkisë Tiranë. Shoferi në timon quhet Ladimir Kapaj, edhe ai punonjës i këtij institucioni….

Ku qëndron problemi këtu? Për ta mësuar këtë, na duhet të bëjmë 3 km deri në hyrjen e presidencës, kur nga mjeti zbret ky zotëri, i cili në realitet nuk ka aspak lidhje as me shoferin dhe as me makinën e bardhë nga e cila zbriti. Zotëria në fjalë quhet Bledi Cikopana, punonjës i kabinetit të presidentit të republikës.

Me sa duket, bashkia e Tiranës, duke parë mungesën e mjeteve për stafin e presidencës, paska vendosur të kontribuojë, me autovetura elektrike dhe me shoferë në dispozicion të punonjësve të presidencës.

Në fakt jo. Sepse përtej ironiës, zoti Cikopana është bashkëshorti i kryetares aktuale të Bashkisë së Tiranës, zonjës Anuela Ristani, dhe kjo që sapo patë nuk është diçka që ndodhi vetëm një ditë. Mjeti në fjalë është tërësisht në dispozicion të familjes së zonjës kryetare.

Në garazhin në Kodrën e Diellit dita nis herët. Shoferit personal të zonjës Ristani i bashkohet edhe kolegu i tij, i cili ka një detyrë tepër të rëndësishme, të shoqërojë familjarët.

Dy vartësit presin rreth 15 minuta deri kur secili prej tyre niset në destinacionin e paracaktuar. Njëri me makinën ngjyrë gri me targë AB338OA në dispozicion të zonjës Ristani që lëviz drejt një destinacioni të cilin do ta zbulojmë pak më vonë, dhe tjetri, që më përpara përcjell vajzën e saj në shkollë, dhe më pas kthehet dhe merr bashkëshortin… zotin Cikopana.

E gjitha kjo vajtje-ardhje e mjetit të bardhë, zgjat rreth një orë. Më pas makina parkohet tek bashkia në pritje të ndonjë pune të shpejtë për llogari të bashkisë… Por jo për shumë kohë, sepse dreka vjen dhe familjarët e kryetares duhen dërguar në shtëpi.

Është e martë, data 3 Qershor 2025… Makina e bardhë niset nga Kodra e Diellit duke kryer me përpikmëri itinerarin e paracaktuar drejt presidencës. Zoti Cikopana zbret nga makina dhe shkon drejt zyrës. Në të njëjtën kohë, shoferi i bashkisë që ai ka në dispozicion, largohet për të bërë ndonjë punë për të cilën paguhet nga taksat tona.

Tani le të kthehemi pak tek mjeti ngjyrë gri me të cilin lëviz kryetarja Ristani. Këtu nuk do të kishim diçka të pazakontë nëse çdo ditë në orën 8 të mëngjesit, qytetarja e parë e Tiranës të shkonte në zyrën e saj, me makinën e vënë në dispozicion sipas protokollit. Në realitet, itinerari është krejt i ndryshëm….

Sepse dita për zonjën Ristani nis jo në punë, por në palestër. Fundja, shëndeti mbi të gjitha. Punët në bashkinë e Tiranës po shkojnë aq mirë së fundmi, sa edhe mund të presin.

Ora shënon 9:10 minuta dhe kryetarja e bashkisë sapo ka dalë nga palestra. Tashmë me veshjen zyrtare, ajo drejtohet për në zyrë…. atje ku e presin hallet e qytetarëve.

Është dita e tretë e vëzhgimit tonë. Mjeti i bardhë është i saktë si një orë zvicerane. Në të njëjtin vend merr bashkëshortin e kryetares, për ta çuar në punë… Thuajse në të njëjtën kohë, mjeti ngjyrë gri i kryetares mbërrin përpara palestrës. Duket se zonja Ristani po ndjek një program shumë të ngjeshur me ushtrime.

Por le të kthehemi tek hyrja e presidencës, atje ku makina e bardhë sapo ka mbërritur. Në përballjen me ne, bashkëshorti i kryetares ka preferuar heshtjen, ndërkohë që mjeti i bardhë i drejtuar nga punonjësi i bashkisë, Ladimir Kapaj, është larguar menjëherë.

Por ndoshta zonja kryetare mund të ketë mirësinë që të na sqarojë se pse një makinë e bashkisë së Tiranës vihet tërësisht në dispozicion të burrit të saj, dhe pse ajo çdo ditë shkon me një orë vonesë në zyrë, pa ndonjë shkak që lidhet me punën që bën.

Në fakt, për këtë na u desh të presim edhe një orë tjetër, deri sa ajo të dilte nga palestra. Ndërkohë, zonja Ristani e humbet toruan duke folur gjëra që nuk kishin aspak lidhje me pyetjen e thjeshtë: Pse ka vendosur një makinë të bashkisë në dispozicion të burrit, i cili punon në Presidencë?!

Meqë pas daljes nga palestra, zonja Ristani nuk na dha asnjë përgjigje, përkundrazi nisi një lumë fyerjesh, kërkuam të flasim edhe njëherë me të, kësaj radhe në dyert e bashkisë, ku me sa duket të njoftuar më parë, e prisnin një skuadër e tërë policësh.

Por sërish pa rezultatin që prisnim! Në kulmin e zemërimit, zonja Ristani na akuzon se po përndjekim fëmijën e saj, ndërkohë që për hir të etikës, kemi hequr çdo pamje që tregon përcjelljen në shkollë të vajzës së saj me makinën e bashkisë. Sidoqoftë, ky është halli i saj dhe jo i yni.

Kur argumentet përplasen me mungesën e arsyes dhe të normave të edukatës, vazhdimi i këtij diskutimi me zonjën kryetare duket një mision tërësisht i pamundur…. Por sidoqoftë, shpresojmë që kjo që sapo patë, të shërbejë për dy gjëra.

E para, që makina e bashkisë me targë xxxxxx, dhe shoferi i saj, të rikthehen në punët e përditshme të këtij institucioni, pa u detyruar të vihen çdo ditë në shërbim të bashkëshortit të kryetares.

Dhe e dyta, që kjo e fundit, ta shtyjë orarin e palestrës për më vonë, dhe të rikthejë prioritetet që ka kryeqyteti…. sepse banorët e Tiranës nuk i kanë asnjë borxh kësaj zonje… përkundrazi…/ Syri.net 

The post Kryetarja e Bashkisë Tiranë i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e institucionit që drejton! ‘Shpërthen’ para kamerave: Legena, maniakë… appeared first on Albeu.com.

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

6 June 2025 at 19:45

Policia e Dibrës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksidentit e regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Arbrit”, në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, Autoritetet raportojnë se auomjeti i përmbysur pranë një përrroi ishte konstatuar nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan më pas […]

The post Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në aksin Lin-Pogradec, shoferi plagoset rëndë

29 May 2025 at 20:16

Një aksident eshte regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin–Pogradec. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë lageshtia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit dhe për pasojë ka kaluar më korsinë e bicikletave duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Aktualisht raportohet se nuk ka të demtuar.  Mësohet se drejtuesi i automjetit ka qënë duke udhetuar i vetëm dhe pas aksidentit ështe transportuar në spital për kontrolle, por pa dëmtime. Në vendngjajre ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Lin-Pogradec, shoferi plagoset rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident pranë Drenovës/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, përfundon në…

22 May 2025 at 11:32

Në afërsi të qytetit të Korçës fshati Drenovë, është regjistruar një aksident ku mjeti përfundon anës rrugës. Automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar lëndime të lehta për drejtuesin e tij. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, me pasojë daljen e tij nga rruga.

Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për mjekim. Fatmirësisht, sipas burimeve të spitalit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

 

The post Aksident pranë Drenovës/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, përfundon në… appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi

8 May 2025 at 21:10

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte, rreth orës 20:35 në aksin rrugor “Korçë- Ersekë”, në fshatin Dvoran. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka […]

The post Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi appeared first on BoldNews.al.

“Nuk dua të vdes, më shpëtoni”/ Telefonata dramatike e një shoferi kamioni të varur në një urë

By: Oldi
8 May 2025 at 10:55

Departamenti i Policisë së Louisville ka publikuar momentet e ankthit që përjetoi një shofer në SHBA, kur kamioni i tij mbeti i bllokuar pas një aksidenti trafiku në një urë. Aksidenti ndodhi të dielën, kur për arsye ende të panjohura shoferi i kamionit humbi kontrollin duke bërë që kabina të “varej” në boshllëk. Në telefonatën […]

The post “Nuk dua të vdes, më shpëtoni”/ Telefonata dramatike e një shoferi kamioni të varur në një urë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌