Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen 25-vjeçare, arrestohet 55-vjeçari në Librazhd

By: M C
12 July 2025 at 16:43

Policia në Librazhd ka arrestuar 55-vjeçarin e shpallur në kërkim pak ditë më parë. Sipas raportimeve, I.F., theu masën e sigurisë arrest shtëpie dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me fqinjen 25-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd lokalizuan në fshatin Urakë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim I. F., 55 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 08.07.2025, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një 25-vjeçare (fqinje e tij)”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

The post Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen 25-vjeçare, arrestohet 55-vjeçari në Librazhd appeared first on Albeu.com.

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori i subjektit, procedohen penalisht dy punonjës të IMT-së

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës njoftoi sot se u arrestua në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat, i cili dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, sipas Policisë, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.

Policia bën me dije se në vijim të veprimeve, janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Inspektor A. B., me detyrë ndihmësspecialist i rendit (SPZ) dhe Nënkomisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.

Njëkohësisht ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Nënkomisar P. B., me detyrë koordinator i ndihmësspecialistëve të rendit në zonë.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit po vijon hetimin e thelluar disiplinor për këtë rast.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë u bën thirrje qytetarëve që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin.

/e.i//r.e/

The post Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori i subjektit, procedohen penalisht dy punonjës të IMT-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet një person i dënuar me mbi 7 vite burgim për aksident me pasoja fatale

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin, Klajdi Ruçi, pasi ishte i dënuar me shtatë vite burgim për aksident me pasojë vdekjen e dy personave vitin e kaluar dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të operacionit “Unavoidable” u lokalizua dhe u vu në pranga në zonën e Shkozës në kryeqytet, 40-vjeçari, Klajdi Ruçi.

Sipas Policisë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se, “Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/e.i//r.e/

The post Arrestohet një person i dënuar me mbi 7 vite burgim për aksident me pasoja fatale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar

By: Oldi
11 July 2025 at 22:52

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Mësohet se një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det pas ndalimit të një automjeti tip “Porsche” Panamera nga policia. Por gjatë tentativës për të ndaluar automjetin ku ndodheshin tre persona, njëri prej tyre u largua me vrap […]

The post VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet/ Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Emri)

11 July 2025 at 11:24

Një 29-vjeçar i identifikuar si Gerdi Dokolli është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe pasi e ndante në doza në banesën e tij e shiste në qytet.
Blutë kanë sekuestruar sasinë e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit me vete dhe në banesë.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lidhje me një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qytetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mundësuan identifikimin dhe kapjen e tij, konkretisht shtetasit G. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Ai u ndalua teksa lëvizte me automjet, në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”.

Gjatë kontrolleve, atij iu gjet me vete dhe në banesë, sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet/ Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr parcelës me ullinj në Shijak, arrestohet autori

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Në Shijak është arrestuar në flagrancë autori i një zjarrvënieje në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koxhas-Fushë, kishte rënë zjarr në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja  dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit S. L., i cili u kap pranë parcelës, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv.

Nga këqyrja paraprake rezulton se janë djegur 2 dynymë tokë arë, në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë Paulownia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

/gj.m/j.p/

The post Zjarr parcelës me ullinj në Shijak, arrestohet autori appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Falsifikim dhe mashtrim financiar/ 21-vjeçari kapet duke aplikuar për kredi me karta të rrema

10 July 2025 at 14:54

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar “Identiteti”, pas disa javësh hetimesh mbi një rast mashtrimi dhe falsifikimi të dokumenteve. Në pranga ka rënë S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe mashtrim përmes përfitimit të kredive bankare.

Sipas hetimeve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, 21-vjeçari falsifikonte karta identiteti, duke përdorur fotografinë e tij dhe të dhënat personale të qytetarëve të tjerë. Më pas, me këto karta të falsifikuara, ai aplikonte për kredi në institucione të ndryshme financiare.

Policia ka dokumentuar nëntë raste të përfitimit të kredive në shuma që variojnë nga 1000 deri në 3400 euro.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-1 automjet,

-karta identiteti të dyshuara të falsifikuara,

-2 telefona celularë,

-20 karta SIM.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Falsifikim dhe mashtrim financiar/ 21-vjeçari kapet duke aplikuar për kredi me karta të rrema appeared first on Sot News | Lajme.

U konfliktuan me njëri-tjetrin me sende të forta, arrestohen dy vëllezërit në Kukës

By: Ela
10 July 2025 at 13:51

Një sherr mes dy vëllezërve është regjistruar sot në qytetin e Kukësit. Falë ndërhyrjes së policisë sherri mes tyre nuk ka agravuar. Blutë bëjnë me dije se të dy janë vendosur në pranga. Fillimisht vëllezërit janë konfliktuar me sende të forta në banesë, ndërsa më pas njëri prej tyre i ka thyer xhamin e automjetit tjetrit. […]

The post U konfliktuan me njëri-tjetrin me sende të forta, arrestohen dy vëllezërit në Kukës appeared first on BoldNews.al.

Mediat zviceriane: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Noizyn

By: gaze tare
10 July 2025 at 09:48

Noizy, u ndalua në aeroportin e Zvicrës të shtunën me urdhër të Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme.

Media zviceriane “Watson.ch”, shkruan se për Noizyn është kërkuar të zbatohet masa e paraburgimit, por pa dhënë më tepër detaje mbi çështjen për të cilën reperi akuzohet.

Në artikull theksohet se ndaj këngëtarit shqiptarit rëndojnë disa vepra penale dhe se ndaj tij po kryhen një sërë procedurash. Noziy ndodhet në Zvicër që prej ditës së shtunë ku ishte nisur për të performuar në një prej klubeve vendase, ndërsa ndaj tij ende nuk është shpallur një vendim. Për më tepër, prezumimi i pafajësisë zbatohet deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar.

The post Mediat zviceriane: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Noizyn appeared first on iconstyle.al.

Mashtrim për shitjen e një veture në Prishtinë – arrestohet një i dyshuar

10 July 2025 at 08:55

Një rast mashtrimi është regjistruar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku janë përfshirë dy persona, meshkuj kosovarë.

Rasti lidhet me shitjen e një veture me targa vendore.

Sipas informatave nga Policia e Kosovës, njëri nga të përfshirët është identifikuar si i dyshuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. /Telegrafi/

The post Mashtrim për shitjen e një veture në Prishtinë – arrestohet një i dyshuar appeared first on Telegrafi.

E rëndë në Elbasan, 55-vjeçari thyen masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe tenton të përdhunojë fqinjen e tij 25-vjeçare

By: M C
9 July 2025 at 17:34

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij.

55-vjeçari I. F., ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “dhuna në familje”, dhe ka tenttuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me fqinjen e tij. Ka qenë vetë e reja, e cila ka denoncuar në polici rastin ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“U shpall në kërkim I. F., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “dhuna në familje”, dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, fqinje e tij”, informon policia.

The post E rëndë në Elbasan, 55-vjeçari thyen masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe tenton të përdhunojë fqinjen e tij 25-vjeçare appeared first on Albeu.com.

Lezhë/ Aksidentoi për vdekje turistin, Policia arreston shoferin 67-vjeçar

By: Oldi
9 July 2025 at 16:17

Policia e Lezhës arrestoi shoferin që u përfshi dje në aksidentin e rëndë, me pasojë vdekjen e turistit suedez që po udhëtonte me një motor. Burime zyrtare njoftuan sot (9 korrik) se pas veprimeve paraprake hetimore të ngjarjes së ndodhur te kryqëzimi i Gjadrit, rruga Lezhë-Shkodër, i vendosën prangat 67-vjeçarit. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit […]

The post Lezhë/ Aksidentoi për vdekje turistin, Policia arreston shoferin 67-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Kapet në flagrancë duke shitur drogë në Rahovec, arrestohet i dyshuari

9 July 2025 at 10:35

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, pasi që i njëjti u kap në flagrancë duke shitur marihuanë.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti dhe konfiskoi 4 qese me marihuanë në peshë totale 2.23 gramë, si dhe një telefon.

Përveç kësaj, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

The post Kapet në flagrancë duke shitur drogë në Rahovec, arrestohet i dyshuari appeared first on Telegrafi.

Në kërkim nga Italia, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Një 23-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nëpërmjet rrjetit “ENFAST” në Kroaci.

Policia njoftoi sot se “në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Kroacisë dhe FAST Italisë, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi, në territorin e Kroacisë, i shtetasit shqiptar A. T., 23 vjeç, banues në Peshkopi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian”, njoftoi Policia.

Sipas Policisë, “ky operacion i suksesshëm u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet strukturave të FAST Albania, pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

/m.q//r.e//a.f/

The post Në kërkim nga Italia, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezën zjarr në Finiq, arrestohen në flagrancë dy shtetas

TIRANË, 6 korrik/ATSH/  Ndezën zjarr në një sipërfaqe toke në Finiq dhe si pasojë u dogjën rreth 450 m² me bimësi dhe pemë frutore, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Policia njoftoi se si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 55 vjeçe, banuese në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq.

Këta shtetas, më datë 05 korrik, rreth orës 12:00, në fshatin Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, dyshohen se kanë ndezur me qëllim zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që të mos kryejnë zjarrvënie për asnjë qëllim, pasi përbëjnë rrezik për jetën, pronën dhe mjedisin, dhe ndëshkohen sipas ligjit.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

The post Ndezën zjarr në Finiq, arrestohen në flagrancë dy shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Iu jepte para me fajde personave të ndryshëm dhe më pas i kanoste, arrestohet polici në Elbasan

By: Ardit
6 July 2025 at 11:20

Një punonjës i policisë së Elbasanit, është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë), pasi jepte para me fajde. Në pranga ka rënë Nënkomisari Edison Pema me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan. Sipas AMP, Pema iu jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më […]

The post EMRI/ Iu jepte para me fajde personave të ndryshëm dhe më pas i kanoste, arrestohet polici në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Durrës/ Sekuestrohet drogë, armë, municion dhe dokumente të falsifikuara, arrestohet i riu (EMRI)

By: Ardit
6 July 2025 at 10:57

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, ndërsa një 40-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pas një operacioni të zhvilluar për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. i riu është identifikuar si Sentiljano Selami. Gjatë kontrollit të banesës të së riut, u gjetën 25 doza lëndë narkotike e […]

The post Durrës/ Sekuestrohet drogë, armë, municion dhe dokumente të falsifikuara, arrestohet i riu (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Kanosi policin përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari nga Podujeva

6 July 2025 at 09:56

Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Podujevë, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, kur i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “kanosje”, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj një zyrtari policor, gjithashtu mashkull kosovar.

Pas intervistimit në prani të organeve hetuese dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim. /Telegrafi/

The post Kanosi policin përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari nga Podujeva appeared first on Telegrafi.

Tentoi të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqim në tualetin e një kafeterie – arrestohet pejani

6 July 2025 at 09:20

Një person është arrestuar pasditen e së shtunës në Pejë nën dyshimin për tentim të kryerjes së një marrëdhënie seksuale pa pëlqim.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:27.

I dyshuari, mashkull kosovar dyshohet se në tualetin e një kafeterie ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një femër kosovare, me të cilën më parë kishte bashkëjetuar.

Pas arrestimit, rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar dhe autoritetet kompetente do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. /Telegrafi/

The post Tentoi të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqim në tualetin e një kafeterie – arrestohet pejani appeared first on Telegrafi.

I dënuar me 20 vite burgim për trafik droge, kapet në pikën kufitare 34-vjeçari

6 July 2025 at 09:45

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë ndaluan dhe arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin:

Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.

The post I dënuar me 20 vite burgim për trafik droge, kapet në pikën kufitare 34-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌