Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen 25-vjeçare, arrestohet 55-vjeçari në Librazhd

By: M C
12 July 2025 at 16:43

Policia në Librazhd ka arrestuar 55-vjeçarin e shpallur në kërkim pak ditë më parë. Sipas raportimeve, I.F., theu masën e sigurisë arrest shtëpie dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me fqinjen 25-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd lokalizuan në fshatin Urakë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim I. F., 55 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 08.07.2025, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një 25-vjeçare (fqinje e tij)”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

The post Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen 25-vjeçare, arrestohet 55-vjeçari në Librazhd appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit mes 4 vëllezërve dhe 5 personave në Librazhd

By: Rovena
10 July 2025 at 14:04

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë.

Vihen në pranga 2 nga vëllezërit dhe punohet për kapjen e 2 të tjerëve, pasi në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditën me grushte dhe me sende të forta, 5 shtetas.

Procedohet penalisht kamerierja e lokalit, pasi dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, dje, pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në fshatin Dragostunjë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan shtetasit e përfshirë në konflikt dhe në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:

-arrestuan në flagrancë shtetasit I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”;

-shpallën në kërkim shtetasit V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç (vëllezër të shtetasve të arrestuar);

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. G., 50 vjeçe (kameriere), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 09.07.2025, në ambientet e një lokali, në fshatin Dragostunjë, shtetasit I. Xh., A. Xh., V. Xh. dhe K. Xh. kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A. N., B. B., E. A., F. F. dhe M. F., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Librazhd, dy të arrestuar

By: V K
10 July 2025 at 14:30

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë, ka  paranduar përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë.

Vihen në pranga 2 nga vëllezërit dhe punohet për kapjen e 2 të tjerëve, pasi në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditën me grushte dhe me sende të forta, 5 shtetas.

Procedohet penalisht kamerierja e lokalit, pasi dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, dje, pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në fshatin Dragostunjë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan shtetasit e përfshirë në konflikt dhe në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:

-arrestuan në flagrancë shtetasit I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”;

-shpallën në kërkim shtetasit V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç (vëllezër të shtetasve të arrestuar);

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. G., 50 vjeçe (kameriere), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 09.07.2025, në ambientet e një lokali, në fshatin Dragostunjë, shtetasit I. Xh., A. Xh., V. Xh. dhe K. Xh. kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A. N., B. B., E. A., F. F. dhe M. F., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Librazhd, dy të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Konflikt mes 4 vëllezërve/ Përleshje në lokal, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

10 July 2025 at 14:11

Policia arrestoi në flagrancë I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç, ndërsa V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç, janë shpallur në kërkim. Të katërt janë vëllezër dhe akuzohen për “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Prishje të qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim.

Një konflikt i dhunshëm mes katër vëllezërve dhe pesë shtetasve të tjerë është parandaluar të përshkallëzojë më tej falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Librazhdit. Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në fshatin Dragostunjë, ku si pasojë e dhunës, pesë persona mbetën të lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe kamerierja e lokalit, shtetasja E. G., 50 vjeçe, e dyshuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në provat në vendngjarje.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi më 9 korrik, kur për motive të dobëta, katër vëllezërit kanë sulmuar me grushte dhe mjete të forta pesë shtetas: A. N., B. B., E. A., F. F. dhe M. F.

Policia vijon punën për kapjen e dy personave në kërkim, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Konflikt mes 4 vëllezërve/ Përleshje në lokal, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë appeared first on Sot News | Lajme.

Sherr i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal në Librazhd! E pëson edhe kamarierja

By: Ela
10 July 2025 at 14:12

Një konflikt i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë është parandaluar të përshkallëzojë më tej falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Librazhdit. Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në fshatin Dragostunjë, ku si pasojë e dhunës, pesë persona mbetën të lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi në […]

The post Sherr i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal në Librazhd! E pëson edhe kamarierja appeared first on BoldNews.al.

“Më bullizonin për peshën”, flet vajza që shkoi në mbrëmjen e maturës me gjyshin

By: Besnik
7 July 2025 at 20:31

Arta Tola, maturante nga qyteti i Librazhdit, ishte e ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, ku rrëfeu për zgjedhjen e saj të veçantë për mbrëmjen e maturës ku ndryshe nga bashkëmoshatarët ajo zgjodhi të shoqërohej nga gjyshi i saj.

Videoja e saj u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa ajo tregoi se kishte dalë me rezultate shumë të mira në provimet e maturës ndërsa tha se ka dëshirë për të ndjekur studimet në degën e stomatologjisë.

Arta jeton në Librazhd dhe tha se mbrëmja e maturës u zhvillua në të njëjtin qytet, më datë 1 korrik, ndërsa përgatitjet për natën e maturës kishin nisur prej muajsh.

Duke folur për mënyrën se si përfundoi duke shkuar në mbrëmjen e maturës me gjyshin, Arta tha:

“Mbrëmja e maturës planifikohet me muaj më parë. Kur një djalë të kërkon të të shoqërojë, është ndryshe. Mua nuk ma kërkoi asnjë dhe për këtë arsye zgjodha gjyshin, që është pika ime më e dobët.”

Ajo ndau gjithashtu një fakt të trishtë, duke rrëfyer se gjatë gjimnazit është bullizuar për shkak të peshës së saj.

“Gjyshi është përkrahja ime më e madhe. Ja propozova vetë. Ai nuk jeton me mua dhe ndodhej një natë në shtëpinë time kur i thashë: ‘Gjysh, kam një kërkesë. Do të vish me mua në mbrëmjen e maturës?’ Ai ishte pak konfuz, sepse ishte hera e parë për të, dhe më tha se atje janë vetëm të rinj, nuk ka bashkëmoshatarët e tij. Me ndihmën e hallave të mia, i mbushëm mendjen.” – tha Arta.

Gjyshi i saj, i quajtur Rrahman, sipas Artës është një njeri shumë i mirë dhe u ndje krenar për të në këtë moment të rëndësishëm.

“Kur kaluam në tapetin e kuq, e pyeta se çfarë do të preferonte të vishte dhe më tha se do ta zgjidhte vetë. E kombinoi vetë veshjen. Të gjithë reaguan shumë mirë kur parakalova me të, sepse nuk e prisnin që një maturante të vinte me gjyshin. Gjyshi qëndroi vetëm për pjesën e tapetit të kuq, pasi nuk mund të rrinte deri në orën 5 të mëngjesit.”

Arta tregoi se ka marrë shumë reagime pozitive, por edhe disa negative, nga shokët dhe shoqet, të cilët e vlerësuan gjestin si shumë të bukur dhe domethënës.

Fustanin për mbrëmjen e maturës ajo e kishte qepur posaçërisht në rrobaqepësi. “Modelin e zgjodha vetë dhe dola me një fustan të mrekullueshëm,” – tha ajo. Arta shtoi se preferoi ta bënte me porosi, pasi fustanet me qira i duken të gjithë njësoj.

E pyetur nga moderatori Flori Gjini se kush mori më shumë vëmendje, fustani apo gjyshi, Arta u përgjigj: “Sigurisht që gjyshi.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Më bullizonin për peshën”, flet vajza që shkoi në mbrëmjen e maturës me gjyshin appeared first on Euronews Albania.

14 vatra zjarri aktive në Shqipëri, 4 vazhdojnë të jenë problematike

3 July 2025 at 22:49

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 20:30 të datës 3 korrik 2025, janë raportuar gjithsej 14 vatra zjarri në të gjithë vendin. Prej tyre, 10 vatra zjarri janë shuar plotësisht, ndërsa 4 vazhdojnë të jenë aktive, duke kërkuar angazhim të mëtejshëm të forcave.

Vatra zjarri të shuara plotësisht

Falë punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e vatrave të zjarrit në:

Fshatin Byshek, Njësia Administrative Shushicë, Bashkia Elbasan.

Fshatin Vehçam, Njësia Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd.

Ish fabrikën e çimentos, Njësia Administrative Nr. 1, Bashkia Vlorë.

Lagjen Nr. 6 Kavajë, Bashkia Kavajë.

Lagjen Yzberisht, Njësia Administrative Kashar, Bashkia Tiranë.

Fshatin Rraboshtë, Njësia Administrative Kallmet, Bashkia Lezhë.

Fshatin Moravë, Njësia Administrative Otllak, Bashkia Berat.

Fshatin Rrencë, Njësia Administrative Gur i Zi, Bashkia Shkodër.

Fshatin Ashtë, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau-Dejës.

Fshatin Hoçisht, Njësia Administrative Hoçisht, Bashkia Devoll.

Ndërkohë, në Vlorë, një 38-vjeçar u arrestua për vënie zjarri ndaj mbeturinave në Jalë të Nartës, duke treguar qartë ndërgjegjësimin dhe masat ndëshkuese ndaj shkaktarëve të zjarreve.

Vatra zjarri ende aktive

Aktualisht, katër vatra zjarri mbeten aktive, duke paraqitur sfida për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike:

Qarku Vlorë- Zjarri i rënë dje midis fshatit Grazhdan (Njësia Administrative Livadhja) dhe fshatit Malçan (Njësia Administrative Dhivër, Bashkia Finiq), vijon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut, mbi fshatin Malçan. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të madhe dhe të pamundur për t’u arritur në këmbë. Megjithatë, forcat në terren kanë eleminuar rrezikun për banesat. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë në fshatin Malçan.

Qarku Elbasan- Më 3 korrik 2025, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në Bashkinë Elbasan. Angazhimi i madh përfshiu: 6 automjete zjarrfikëse me 18 efektivë nga MZSH e bashkive Elbasan, Cërrik, Librazhd, Tiranë dhe Peqin; 12 mjete të tonazhit të rëndë, 5 fadroma, 2 ekskavatorë dhe 1 traktor me zinxhirë nga bashkia Elbasan. Forcat e Armatosura angazhuan: 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor me zinxhirë, 35 trupa, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit dhe 1 helikopter Cougar. Gjatë ditës, puna u fokusua kryesisht në hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve. Zjarri vijon të mbetet problematik.

Qarku Kukës- Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj (Njësia Administrative Gjinaj, Bashkia Has), ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren janë angazhuar 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 5 forca të MZSH Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë- Në fshatin Bulticë (Njësia Administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë), në orën 13:30, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje shkuan 1 automjet zjarrfikës me 4 efektivë nga MZSH Tiranë dhe 3 forca policore. Terreni jo i favorshëm e bën të vështirë kalimin e mjeteve dhe vatra vijon të mbetet aktive.

Forcat e Emergjencave Civile dhe strukturat mbështetëse vazhdojnë punën e palodhur për të menaxhuar situatën dhe për të shuar plotësisht vatrat e mbetura aktive.

The post 14 vatra zjarri aktive në Shqipëri, 4 vazhdojnë të jenë problematike appeared first on Telegrafi.

Rritet çmimi i ujit për qytetarët e Elbasanit, i dhanë PS 10 deputetë

By: user 4
2 July 2025 at 16:21

Enti Rregullator i Energjisë ka rritur deri në dyfish tarifat e ujit për qytetarët e qarkut të Elbasanit. Përmes një vendimi të marrë këtë të hënë, ERRU ka vendosur që tarifa e ujit për familjarët në qytetin e Elbasanit të rritet nga 40 lekë për metër kub që është aktualisht, në 60 lekë për metër kub.

Rritja do të jetë edhe më e fortë për qytetarët e Gramshit dhe Librazhit. Për familjet e Gramshit, çmimi shkon nga 32 lekë për metër kub në 60 lekë, ndërsa për ata të Librazhdit nga 42 lekë në 60 lekë.

Rritje do të ketë edhe për shërbimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Sipas vendimit për qytetarët e Elbasanit çmimi rritet nga 9 lekë në 15 lekë, ndërsa për ata të Gramshit nga zero në 30 lekë për metër kub.

Rëndimi i ndjeshëm i tarifave në Elbasan është në vazhdën e rritjes së tyre në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi i Ujësjellësave kaloi nga njësitë lokale në varësi të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo e fundit vendosi që të reduktojë ndërmarrjet e ujësjellësave duke i bashkuar ato në rang qarqesh me argumentin se kjo do të rriste efiçencën e menaxhimit të tyre.

Por deri më tani, pasoja më e dukshme e reformës së Belinda Ballukut ka qenë dyfishimi i çmimit të ujit për qytetarët në pjesën dërrmuese të vendit./kapitali.al

The post Rritet çmimi i ujit për qytetarët e Elbasanit, i dhanë PS 10 deputetë appeared first on Lapsi.al.

Aksident në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

By: Rovena
23 June 2025 at 13:24

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. Makina e drejtuar nga një 62-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor, 70-vjeç.

“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.   

Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./abcnews.al

PAMJET/ Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagos, njëri në gjendje kritike

22 June 2025 at 18:18

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin nacional Librazhd-Qukës. Nga informacionet paraprake mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në vendin e quajtur “lokali i Zenelit” në Qukës. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, ku […]

The post PAMJET/ Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagos, njëri në gjendje kritike appeared first on BoldNews.al.

Aksident i trefishtë në aksin Prrenjas-Librazhd/ Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

By: Rovena
22 June 2025 at 18:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd. Tre makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Grup hetimore ndodh në vendngjarjen, për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident./abcnews.al

Aksident i trefishtë me 3 të plagosur në aksin Prrenjas-Librazhd! Një në gjendje të rëndë

By: D Marku
22 June 2025 at 18:39

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës, rreth orës 17:05 në aksin nacional Prrenjas-Librazhd, në  Qukës, në vendin e njohur si “Lokali i Zenelit”.

Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës.

Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment po vijon me një krah, duke krijuar vonesa në lëvizje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, si dhe një ekip i shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Prrenjas të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet dhe më pas për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Aksident i trefishtë me 3 të plagosur në aksin Prrenjas-Librazhd! Një në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Kultivonte bimë narkotike në Librazhd, arrestohet një person

By: user 11
19 June 2025 at 10:11

Policia ka vënë në pranga një person në Librazhd pasi kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë kanabis sativa. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet kryetari i këtij fshati, për shpërdorim të detyrës. Fidanët e kanabisit u asgjësuan nëpërmjet djegies.

“Si rezultat i kontrolleve me shërbime të shtuara dhe me dronë, si dhe i hetimeve me metoda proaktive, që po kryhen në kuadër të planit operacional “Koordinata”, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd konstatuan dhe goditën një rast në këtë fushë.

Për rastin u vu në pranga shtetasi J. R., pasi dyshohet se kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë narkotikë Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Spathar, shtetasin N. Xh.. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Librazhd. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.”, informoi sot policia.

 

The post Kultivonte bimë narkotike në Librazhd, arrestohet një person appeared first on Lapsi.al.

Investigimi/ Si u shndërrua Librazhdi në nyje të kontrabandës europiane të cigareve

By: user 6
11 June 2025 at 21:14

Në periferi të qytetit të vogël të Librazhdit, mes maleve të qeta dhe rrugëve që ngjajnë më shumë me heshtjen se me aktivitetin industrial, funksionon një fabrikë e vogël cigaresh me emrin e përulur, por ngjallës dyshimi: “Albania Tabak – Fabrika e Re e Cigareve”.

Nga jashtë, duket si një ndërmarrje prodhuese e zakonshme, por dokumentet tregojnë një histori tjetër: atë të një skeme shumëvjeçare kontrabande të mirëorganizuar që përfshin emra shqiptarë, destinacione fantazëm në Qipro, Dubai dhe kamionë që “zhduken” në kufinjtë e Shqipërisë për të përfunduar në tregjet e zeza të Europës.

Dokumentet tregojnë se kompania është shënuar me flamur të kuq nga agjencitë ndërkombëtare, por në Shqipëri ka pasur mbrojtje të plotë nga një zinxhir komandues i autoriteteve doganore shqiptare.

Një hetim dyvjeçar i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbuloi skemën, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare në buxhetin e shtetit shqiptar, të dokumentuara në më shumë se 35 milionë euro.

Hetimi, që përfshin 36 persona të dyshuar, përfshin edhe 29 punonjës të strukturave doganore, të cilët sipas SPAK janë përfshirë në aktivitetin kriminal si bashkëpuntorë në këtë rrjet kontrabande.

Në këtë aktivitet kriminal është provuar përfshirja e drejtpërdrejtë e zyrtarëve të lartë të Doganës Shqiptare. Eldi Hoxha, që në kohën e ngjarjes mbante detyrën e zv/drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Departamentit të Akcizës, sipas prokurorisë ka luajtur rol kyç në lejimin dhe mos-kontrollimin e ngarkesave.

Hetimet kanë provuar se nuk bëhet fjalë për veprime të izoluara, por për një marrëveshje të qëllimshme mes individëve me role të ndryshme – drejtues biznesi, administratorë, transportues dhe zyrtarë shtetëror – për të shmangur kontrollin doganor, për të falsifikuar destinacionet dhe për të prodhuar cigare pa pullë fiskale.

Në bazë të provave të grumbulluara, Gjykata e Posaçme caktoi masa arresti ndaj pronarëve Ilir dhe Darjo Jashari, administratorit Servet Dauti, shtetasit kosovar Luan Qorolli dhe shtetasve serbë Mile Bijeliç dhe Zeljko Stafjer, të dyshuar për kontrabandë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Por asnjë prej këtyre shtetasve nuk është arrestuar nga Policia e Shtetit, ndërsa për pjesën tjetër të grupit, kryesisht punonjës të administratës doganore, janë vendosur masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Ndërkohë që Prokuroria e Posaçme kishte nën hetim drejtuesit e fabrikës dhe punonjësit e administratës doganore, dokumentet tregojnë se në shkurt të vitit 2025 kompania iu shit për 1 lekë, me kusht shlyerjen e detyrimeve, kompanisë “EA TOBACCO”, një firmë në pronësi të Ergys Agasit, një biznesmen kontravers i përmendur nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj si një ndërmjetës mes politikës dhe grupeve kriminale. Agasi ka mohuar publikisht këto akuza, por deri në publikimin e këtij shkrimi ai nuk komentoi gjetjet e “shteg.org”.

Trarët e rënë të doganës

Fotografi të publikuara nga dogana që tregojnë linjën e prodhimit të cigareve

Credits: Dogana Shqiptare – Fotografi të publikuara nga dogana që tregojnë linjën e prodhimit të cigareve

Mëngjesin e 7 shkurtit të 2023 në zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) mbërriti një informacion i cili ngrinte dyshime për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në kontrabandën e cigareve.

Informacioni jepte detaje për një fabrikë në qytetin e Librazhdit ku prodhoheshin “Marlboro e Kuqe” dhe “Rothmans” dhe se punohej pa ndërprerje, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

“Cigaret e prodhuara ngarkohen me kamionë transporti dhe përmes rrugëve tokësore dhe detare kalonin nëpërmjet Greqisë, Italisë, Francës dhe Zvicrës me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar” – thuhej në informacion.

Bëhej fjalë për fabrikën e zotëruar nga shoqëria “Albania Tabak” e regjistruar në emër të shtetasit Darjo Jashari. Por, sipas Prokurorisë pronari faktik është i ati i tij, Ilir Jashari, një emër që nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare. Ilir Jashari ka qenë më herët i ndëshkuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike jashtë vendit dhe për kontrabandë cigaresh në Shqipëri.

Një informacion i ngjashëm duket se ishte shpërndarë në çdo pikë kufitare të territorit të Shqipërisë nga autoritetet ligj-zbatuese ndërkombëtare, por dokumentet tregojnë se prej vitesh ky informacion ishte injoruar nga autoritet shqiptare.

Vetëm pas 1 viti e 4 muaj nga marrja e të dhënave operative, Prokuroria e Posaçme regjistron procedimin penal, ngritur fillimisht akuza për korrupsion ndaj Nazmi Goçit, një punonjës ky i fabrikës që nga viti 2013.

Shumë shpejt hetimet e prokurorisë zbuluan se përmes një kombinimi të marrëveshjeve ndërkombëtare fiktive, përdorimit të regjimeve lehtësuese doganore dhe manipulimit të dokumentacionit eksportues, janë shmangur miliona euro taksa dhe dyshohet se janë furnizuar tregjet ilegale të cigareve në Evropë.

Një vit më vonë, në regjistrat e Prokurorisë së Posaçme, krahas emrit të shoferit të fabrikës në procedimin penal u shënuan edhe 35 emra të tjerë që sipas prokurorisë dyshohet se kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në të cilin përveç zotëruesve të fabrikës janë të përfshirë zyrtarë të lartë të Doganës së Shqipërisë dhe punonjës të Policisë Kufitare.

Sipas dokumenteve të siguruara nga hetimi, ky grup ka vepruar në bashkëpunim të ngushtë për të kontrabanduar cigare në sasi të mëdha, jashtë çdo kontrolli shtetëror, duke i shkaktuar dëm të rëndë buxhetit të shtetit që i kalon vlerën e 35 milion eurove, të paktën në 3 vite që është hetuar.

Skema kriminale nuk mund të kishte funksionuar pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të një numri të madh zyrtarësh të doganave shqiptare, të cilët janë akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal.

Hetimi tregoi se fabrika e cigareve në Librazhd ka përfituar ndër vite nga një mekanizëm ligjor që njihet si Regjimi i Përpunimit Aktiv (RPA), një lehtësi doganore që i lejonte të importojë duhan pa taksa, ta përpunojë në Shqipëri dhe më pas të eksportojë produktin final, cigaret, në një kompani porositëse në Dubai, e quajtur “GM Inter Tobaço Fze” dhe e zotëruar nga Luan Qarolli, një shtetas kosovar me nënshtetësi angleze.

Sipas prokurorisë, dokumentet janë nënshkruar nga Ylber Karanxha, me detyrë zv/drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, i cili ka dhënë autorizime pa kërkuar garancitë e nevojshme financiare, në kundërshtim me VKM-në në fuqi, duke lehtësuar veprimtarinë kontrabanduese të subjektit privat.

“Mos vendosja e garancisë nga Karanxha ka sjellë mos-vjeljen e të ardhurave, këtij subjekti ekonomik. Gjithashtu, mjaftonte një verifikim në burimet e hapura për të parë precedentët që ka pasur shtetasi Ilir Jashari në kontrabandimin e cigareve” – thuhet në dokumentet hetimore.

Autorizimi për Regjistrimin e Përpunimit aktiv nuk ishte dokumenti i vetëm që drejtuesit e fabrikës kishin siguruar si mbrojte nga autoritetet shtetërore.

Eldi Hoxha, ish zv/drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe drejtor i dy departamenteve kyçe (Hetimor-Operativ dhe Akcize), dyshohet se ka dhënë urdhra të drejtpërdrejtë për të mos shoqëruar kamionët me cigare, duke lejuar kontrabandimin e tyre. Gjithashtu, ai ka shmangur qëllimisht kontrollet në fabrikë dhe nuk ka marrë masa për monitorimin e regjimit të përpunimit aktiv.

Sipas dosjes hetimore, rol aktiv në këtë skemë kishin dhe oficerët doganorë në Kakavijë, përfshirë Ilir Hickën dhe Kreshnik Gumajn. Dokumentet tregojnë se ata kanë lejuar çlirimin fiktiv të ngarkesave me cigare, duke simuluar daljen e tyre nga territori shqiptar.

Kjo u mundësonte pronarëve të fabrikës që produktet e cigareve t’i tregtonin brenda territorit shqiptar apo të devijonin drejt Kosovës e vendeve të tjera, pa kaluar në mënyrë të rregullt nëpër pikat kufitare.

Hetimet kanë zbuluar se edhe punonjës të tjerë doganorë në Elbasan, përfshirë Gezim Sterkeshin, Matilda Duzhën, Mentor Nelin, Indrit Cenajn, Andri Tolën dhe Gentian Tabakun, kanë lejuar eksportin e cigareve pa kontrolle të thelluara, duke shmangur verifikimet mbi destinacionet dhe shoqëritë përfituese, shumë prej të cilave rezultojnë fantazmë.

Skema e kontrabandimit niste nga fabrika që prodhonte cigare pa pulla fiskale ose me shirita tatimor të parregullt vijonte me deklaratat doganore për eksport ku përdoreshin adresa fiktive dhe destinacione të rreme, ndërsa kamionët me cigare devijoheshin nga rrugët e ligjshme drejt kufirit me Kosovën.

Zyrtarët doganorë toleronin dhe mbyllnin sytë, në këmbim të pagesave nën dorë që kryheshin nga Nazmi Goçi.

“Bëhet flalë për vlera të vogla rreth 5000 lekë të reja. Këtë veprim e bënim sa herë kishim eksporte dhe nënshkrim procedurash” i tha Goçi prokurorëve.

Hetimet kanë zbuluar se pjesë e zinxhirit të kontrabandës ishin edhe shtetas të huaj që kishin për detyrë transportin ndërkombëtar të cigareve. Nga Serbia si shofer kontraktoheshin gjithmonë Zeljko Stajfer dhe Mile Bjelic ndërsa nga Maqedonia e Veriut Emin Sumbani dhe Ilber Kolçshi.

Këta transportues, ndonëse në dokumente kishin të deklaruar Qipron si destinacion përfundimtar, devijonin rrugën në mënyrë të qëllimshme dhe i dorëzonin ngarkesat në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Cigaret që zhduken në kufi

Cigare të sekuestuaraCredits: Dogana Shqiptare – Cigare të sekuestruara

Pasditen e 19 tetorit 2023 Stajfer Zeljko dhe bashkëkombësi i tij Bjelic Mile kaluan pa asnjë shqetësim kamionin e ngarkuar me cigare në pikën shqiptare të Kakavijës.

Kamioni kishte të ngarkuara cigare të markës “Regina” 500 koli, “Couture Saphire” 180 koli, “Couture Amethyst” 256 koli, “Black Mount” 400 koli, “Veve” I00 koli. Në total 1436 koli.

Sipas dokumentacionit të paraqitur, mallrat kishin si destinacion një kompani në Limassol, Qipro ndërsa kompania pritëse rezultonte me degë në Dubai.

Autoritet doganore shqiptare treguan kujdesin e duhur për të kopsitur si duhet çdo letër, ndërsa në traun e doganës askush nuk i trazoi.

Me të kaluar pikën shqiptare, kamioni me targa BP062-TO/AC-305BP, ngjalli dyshimet tek autoritetet doganore greke, dhe ishte i certifikuar nga i gjithë sistemi doganor shqiptar.

Fillimisht agjentët grekë konstatuan se vlera e faturës doganore ishte shumë më ulët se sa sasia e cigareve të ngarkuara në kamion.

“Kur mora dokumentet shoqëruese dyshova se si klient, paraqitej një kompani në Dubai dhe si marrëse vetëm një adresë në Qipro. Nga ana tjetër në fature dilte një vlerë shumë e vogël krahasuar me mallin e paraqitur. Menjëherë m’u kujtua fleta e informacionit që ishte dërguar nga shërbimi ardhur nga Ambasada Britanike dhe duke konstatuar se ndryshonte vetëm numri i targave të kamionit dhe drejtuesve, vendosa të bëj kërkime të mëtejshme” – tregon oficerja doganore greke.

Pas një kontrolli të thelluar autoritetet greke zbuluan se adresa e deklaruar “31 Amathuntos Ave, Flat 314532, Limassol” rezultoi fiktive.

Nuk kishte një dyqan cigaresh, nuk kishte kompani porositëse, vetëm një apartament në një kompleks turistik ku askush nuk kishte dijeni për ndonjë aktivitet tregtar.

Kamioni u sekuestrua, drejtuesit u arrestuan dhe ngarkesa prej 1436 kolish me cigare, të gjitha pa pulla fiskale dhe me mbishkrimin “For Duty Free Sale Only”, u konfiskua.

Zeljko Stajfer pranoi para hetueseve grekë se kontakti për këtë ngarkesë i ishte ofruar nga pala shqiptare, përmes një platforme online. Ai shtoi se nuk kishte dijeni për kompaninë porositëse, duke përforcuar dyshimet se skema nuk kishte asnjë hallkë reale tregtare, por ishte vetëm një maskim për kontrabandë.

“Ne i ngarkuan kutitë në Shqipëri, morëm dokumentet nga dogana në Shqipëri dhe erdhëm në doganën greke. Kur të hynim në Greqi do të kontaktonim agjentin që ka porositur transportin dhe do të çonim kamionin në Selanik, ku do të na thuhej se ku të linin ngarkesën” – dëshmoi Zeljko Stajfer.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se cigaret ishin prodhuar në Shqipëri, në një fabrikë me emrin “Albania Tabak – Fabrika e Re e Cigareve”, e cila kishte lidhur një marrëveshje prodhimi me kompaninë shumë të diskutueshme “GM Inter Tobaço Fze”, me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas përgjimeve telefonike të datës 25 maj 2023, rezulton se vetë administratori i fabrikës shqiptare, Servet Dauti, ka qenë personi që ka zgjedhur destinacionin fiktiv në Qipro. Në një bisedë mes një punonjësi të doganës shqiptare dhe përfaqësueses doganore Rajmonda Sina, përmendet qartë:

“Nuk kam informacion. Serveti duhet ta dijë destinacionin. Ai e cakton.”

Kjo manovër, sipas autoriteteve doganore greke, kishte për qëllim shmangien e detyrimeve doganore, tatimeve dhe tarifave të tjera që i takonin Bashkimit Europian. Në fakt, nëse cigaret do të futeshin në Greqi pa u zbuluar, dëmi ekonomik do të kapte shifrën e mbi 2.8 milionë eurove, siç evidentohet në raportin zyrtar të doganës greke të datës 20.10.2023.

Në hetimet e kryera nga autoritetet shqiptare, rezulton gjithashtu se punonjës të doganës dhe të sektorit të anti-kontrabandës janë përfshirë drejtpërdrejt në lehtësimin e traut të doganës shqiptare, duke kryer kontrolle fiktive dhe duke marrë ryshfet për të lënë të lirë transportet.

Nga bisedat e përgjuara të datës 18 tetor 2023 mes shtetasve Sefer Venari dhe Servet Dauti, rezulton se oficerët e anti-kontrabandës ishin ftuar “për kafe”, në shenjë marrëveshjeje për të mos ndërhyrë në kontrollet e ngarkesës.

Albania Tabak, në një memo drejtuar Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri më 22 korrik 2024, ka pretenduar se transporti dhe destinacioni janë përzgjedhur nga kompania porositëse “GM Inter Tobaço Fze” dhe se marrëveshja ka qenë në kushte EXë (Ex-works), që e përjashton nga përgjegjësia pas daljes së mallit nga fabrika.

Por provat e grumbulluara, përfshirë përgjimet dhe deklaratat, tregojnë të kundërtën: destinacioni fiktiv është zgjedhur nga vetë drejtuesit e fabrikës, dhe për më tepër, kamionët janë shoqëruar shpesh nga përfaqësues të saj.

Ky nuk ishte rasti i parë që kompania “Albania Tabak” kryente eksporte më këtë destinacion të rremë.

Praktikat doganore të vitit 2021 deri në 2023 tregojnë se janë rreth 35 raste, me destinacion të deklaruar një adresë në Limassol të Qipros: “31 Amathuntos Ave, Amathousia Beach APTS, Flat 314532”.

Në fakt, këto dokumente ishin të fabrikuara për të krijuar përshtypjen e një eksporti të ligjshëm, ndërsa mallrat e ngarkuara në kamionë nuk dilnin kurrë nga Shqipëria.

Kamionët që supozohej të kalonin nga dogana e Kakavijës për në Greqi, në shumë raste nuk kanë figuruar fare në sistemin TIMS.

Rrugëtimi i tyre i vërtetë nuk ishte drejt jugut, por në drejtim të veriut, ku përmes “Rrugës së Kombit” kalonin në Kosovë. Aty, ngarkesat e cigareve shkarkoheshin dhe rifillonin rrugën drejt vendeve të BE-së, të pashoqëruar dhe jashtë kontrollit të autoriteteve.

Pas sekuestrimit të cigareve në doganën e Kakavijës, dokumentet tregojnë se kamionët e fabrikës së cigareve në Librazhd nuk tentuan më të kalonin nga territori grek.

Agjentët doganorë “kujdeseshin” që në sistemit elektronik doganor “Asycuda World”, të deklaronin se sasitë e cigareve ishin eksportuar, por hetimet zbuluan se ato mbeteshin në territorin shqiptarë.

Dhe pse në dokumente përshkruhej i njëjti destinacion, ai në Qipro, është e provuar se në mbi 30 raste, grupi kriminal ndryshonte destinacionin e mallrave në dokumentacion dhe më pas shkarkonte ngarkesat brenda territorit shqiptar apo sipas hetimeve për t’i kontrabanduar ilegalisht në vendet fqinje.

Në çdo rast, skema është e njëjtë: cigaret ngarkohen në Librazhd, peshohen dhe plumbosen nga dogana Elbasan, dhe më pas kalonin përmes Doganës së Kakavijës drejt Greqisë. Por nga hetimet rezulton shumica e këtyre kamionëve nuk kanë hyrë kurrë në territorin grek.

Kamionët, siç zbulohet më vonë, kanë ndjekur një rrugë tjetër, atë të Kombit, ku në një pikë të caktuar dyshohet se rishpërndaheshin për të përfunduar në Kosovë e më tej në tregjet ilegale të Evropës.

Në 8 raste të veçanta janë dokumentuar ndalime të kamionëve me cigare kontrabandë në Kosovë, të cilat lidhen drejtpërdrejt me prodhimin e “Albania Tabak”.

Ky aktivitet kriminal ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ndaj buxhetit të shtetit, me humbje të vlerës 3.6 miliardë lekë (rreth 35 milionë euro) vetëm për tre vjet, që është dhe koha e hetuar deri më tani.

Në kulmin e hetimeve, fabrika ndryshon pronar

Fabrika në LibrazhdCredits: BIRN – Fabrika në Librazhd

Pas dy vitesh hetime, në shkurt të 2025 hetuesit e Prokurorisë së Posaçme thuajse kishin dokumentuar një pjesë të madhe të përfshirjes në aktivitet kriminal, jo vetëm të drejtuesve të kompanisë por dhe të strukturave doganore që implikoheshin në kontrabandën e cigareve të prodhuara nga fabrika në Librazhd.

Dokumentet e ardhura nga strukturat homologe, vëzhgimi në terren por dhe dokumentimi i ndryshimit të destinacionit të kamionëve të ngarkuara me cigare nuk linin asnjë dyshim për aktivitetin e grupit kriminal. Por ndërsa hetuesit rrekeshin të dokumentonin ngjarjet kriminale pikërisht në këto kohë, fabrika e cigareve ndryshon pronar.

Dokumentet tregojnë se nëpërmjet një marrëveshje me kusht, ajo i shitet për 1 lek tek biznesmeni Egys Agasi. Kontrata është nënshkruar më 5 shkurt të 2025, por me detyrimin që kompani “Albania Tabak” të shlyente të gjitha detyrimet që shkonin në vlerën e 5 milion eurove, detyrime këto që deklarohen si kredi në bankë apo mospagime të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) ndryshimet janë regjistruar më 29 maj, pasi kompania kishte deklaruar likuidimin e borxheve, dy ditë pasi Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar masën e arrestit me burg të pronarëve të fabrikës dhe një degë të zinxhirit komandues së doganave shqiptare.

Zyra e Qendrës Kombëtare të biznesit pranoi tjetërsimin e pronësisë së fabrikës dhe pse kishte një masë sigurie për moslejimin e tjetërsimit të pronësisë nga autoritet tatimore.

“shteg.org” e pati të pamundur për të mësuar nëse kompania “Albania Tabak” ka shlyer detyrimet, por tashmë pronari i fabrikës është Egys Agasi i akuzuar nga ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, si “koordinatori mes kryeministrit dhe grupeve kriminale”, por Agasi i ka quajtur këto akuza si thashetheme.

SPAK nuk ka konfirmuar nëse Agasi është pjesë e hetimit, po ashtu rezulton se asnjë prej kompanive të zotëruara nga familja Jashari nuk është prekur deri më tani nga masat ndëshkimore të Prokurorisë së Posaçme, dhe pse akuzohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas, Open Corparates, Darjo Jashari rezulton pronar i disa kompanive objekti i të cilave është nga shtrimi i autostradave, agjencive doganore e deri tek shitblerjet e pasurive të paluajtshme dhe deri eksporti dhe importi i fruta perimeve, kompani këto që 29 vjeçari rezulton ti ketë hapur gjatë vitit 2023, kur kamionët me cigare të fabrikës së tij “shpërthenin” doganat shqiptare.

Ekspertët e kontaktuar nga “shteg.org” ngritën dyshime mbi kontratën e shitjes së kompanisë së cigareve pikërisht në kohën kur ajo ishte nën hetim nga një person që sipas Ahmetajt është eminenca gri e kryeministrit Edi Rama,bizneset e të cilit rezultojnë të kenë përfituar fonde publike.

Kompania e tij, EA Solutions, ka pasur një rritje të pashpjegueshme financiare brenda një viti nga krijimi i saj dhe çuditërisht në fushën e shërbimeve të IT.

Dokumentet tregojnë se EA Solutions, e themeluar në mars të vitit 2023, ka deklaruar fitime prej 2.2 milionë euro në vetëm një vit. Kjo shifër bëhet edhe më e dyshimtë kur merret parasysh fakti se shpenzimet e saj totale vjetore janë vetëm 100 mijë euro.

Agasi nuk iu përgjigj pyetjeve të ngritura nga “shteg.org”, por kjo nuk është hera e parë që kompania “Albania Tabak” ka qenë nën hetim nga organet ligj-zbatuese shqiptare.

Një investigim i një rrjeti të gjerë gazetarësh, të cilët punuan për BIRN, zbuluan në 2018 se kompania prodhonte rreth 22 milionë paketa cigare në vit nën markën “Cleopatra”, me një pjesë të konsiderueshme të tyre që shiteshin kontrabandë në tregjet e Afrikës së Veriut.

Rasti u vu në pah nga autoritetet britanike në vitin 2015, të cilat sinjalizuan aktivitetet e dyshimta të fabrikës.

Megjithatë, hetimi penal në Shqipëri u pezullua në vitin 2016 për shkak të mungesës së bashkëpunimit ndërkombëtar. Në vitin 2017, çështja u rifillua, por pa arritur rezultate të prekshme deri në vitin 2023, kur SPAK i rihapi hetimet.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme caktoi masa të rrepta sigurie, duke vënë në arrest me burg ish-pronarin Ilir Jashari, djalin e tij Darjo Jashari, administratorin e kompanisë Servet Dauti, si dhe shtetas nga Kosova dhe Serbia, të dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kontrabandë të mallrave akcizore.

Asnjëri prej tyre nuk është arrestuar nga policia.

“Pas veprimeve policore u arrit të ekzekutoheshin 25 masa sigurie. Lidhur me shtetasit e tjerë, janë kryer procedurat përkatëse ligjore për të mundësuar gjetjen e tyre. Policia e Shtetit nuk është penguar nga asnjë forcë madhore për ekzekutimin e masave të sigurisë” – thuhet në një përgjigje zyrtare që “shteg.org” mori nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. /Marrë nga shteg.org

The post Investigimi/ Si u shndërrua Librazhdi në nyje të kontrabandës europiane të cigareve appeared first on Lapsi.al.

Tentoi të digjte me benzinë fqinjin e moshuar, arrestohet i riu në Librazhd

By: user 8
10 June 2025 at 16:12

Një 32-vjeçar është prangosur nga Policia e Librazhdit pasi tentoi të vriste duke e djegur me benzinë fqinjin e tij të moshuar.

Sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75-vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar i moshuari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Tentoi të digjte me benzinë fqinjin e moshuar, arrestohet i riu në Librazhd appeared first on Lapsi.al.

Tentoi të vriste fqinjin duke e djegur me benzinë, arrestohet 75-vjeçari

By: user7
10 June 2025 at 14:14

Një ngjarje e rëndë, është regjistruar në qytetin e Librazhdit ku një 75-vjeçar tentoi të vriste duke e djegur me benzinë fqinjin, gjatë një sherri. Bëhet me dije se autori i identifikuar si Gazmend Ozuni ka rënë në pranga ndërsa fqinji i tij është transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të vriste fqinjin duke e djegur me benzinë, arrestohet 75-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Bie në prangat e policisë 32-vjeçari në Librazhd/ Tentoi të digjte me benzinë fqinjin

10 June 2025 at 13:42

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75-vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar i moshuari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

32-vjeçari është arrestuar nga Policia e Librazhdit pasi tentoi të vriste duke e djegur me lëndë djegëse benzinë fqinjin e tij. Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Bie në prangat e policisë 32-vjeçari në Librazhd/ Tentoi të digjte me benzinë fqinjin appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident masiv në aksin Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur/ Një mjet përfundon në lokal

9 June 2025 at 12:23

Një aksident masiv është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Autoritetet policore raportojnë se një automjet është përplasur me dy automjete të tjera, dhe nga përplasja, një prej makina ka përfunduar në një lokal, duke shkaktuar dëme. Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është vënë nën hetim. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, […]

The post Aksident masiv në aksin Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur/ Një mjet përfundon në lokal appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina përfundon në lokal, plagosen 6 persona

By: V K
9 June 2025 at 12:47

Këtë të hënë, një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe dy shoferët.

Njëri prej shoferëve mësohet të ketë qenë një 80-vjeçar, ndërsa sipas informacioneve policore, thuhet se një nga tre makinat e përfshira në aksident, ka përfunduar në lokalin që ndodhej buzë rrugës.

Për rrjedhojë, Policia Rrugore procedoi penalisht drejtuesin e mjetit që dyshohet se ishte shkaktari i aksidentit, një 28-vjeçar, kurse të plagosurit po trajtohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë, janë dëmtuar lehtë M. K., E. H., dhe 4 pasagjerë në automjetin e këtij të fundit, si dhe janë dëmtuar ambientet e lokalit në të cilin përfundoi njëra nga makinat.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për M. K., 28-vjeç, pasi në aksin rrugor Elbasan -Librazhd, automjeti që drejtonte, është përplasur automjetin që drejtonte M. K., 80-vjeç dhe me automjetin që drejtonte E. H., 31-vjeç”, njoftoi policia.

The post Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina përfundon në lokal, plagosen 6 persona appeared first on Albeu.com.

Organizoi ndeshje mes maces dhe qenit, 32-vjeçari nga Librazhdi merret nën akuzë

By: Besnik
29 May 2025 at 17:53

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Librazhd, ku një 32-vjeçar ka organizuar një përleshje mes një qeni dhe një maceje, ndërkohë që i ka filmuar dhe ka publikuar pamjet në rrjetet sociale.

Sipas policisë, ai e ka bërë këtë me qëllim për të marrë sa më shumë klikime dhe përfitime.

32-vjeçari është marrë nën akuzë për keqtrajtim të kafshëve shtëpiake, konkretisht një qeni dhe një maceje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për A.Gj., 32 vjeç, pasi ka promovuar në rrjetet sociale një ndeshje ndërmjet dy kafshëve shtëpiake (qen dhe mace)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Organizoi ndeshje mes maces dhe qenit, 32-vjeçari nga Librazhdi merret nën akuzë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌